E enjte, 25.04.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Albert Zholi: Nderohet dietologia Anila Kalleshi

E premte, 09.01.2015, 07:54 PM


Dietologia, Anila Kalleshi u nderua me çmimin “The International  Award United Europe", Austri

Nga Albert ZHOLI

Anila Kalleshi nuk ndalon së vlerësuari nga juri ndërkombëtare me çmime ndërkombëtarë për kontributin e dhënë në fushën e dobësimin e shëndetshëm për të gjithë personat që vuajnë nga obeziteti apo mbipesha. Në 30 dhjetor  2014 Anila Kalleshi  u nderua me çmimin “The International  Award United Europe “ me motivacionin për "Kontribut në zhvillimin e Integrimit Europian". Anila Kalleshi ishte e vetmja përfaqësuese shqiptare e cila u nderua me çmim ndërkombëtar në Samitin e Liderve Ndërkombëtarë në ceremoninë e përvitshme të cmimeve Socrates në Pallatin Mbretëror Pallavicini organizuar nga Asambleja e Biznesit Europian . Ky çmim për Anila Kalleshin është një ogur mirë për 2015, ku ajo do vazhdojë të punojë me seriozitet e të ndihmojë të gjithë individët që kanë probleme me shëndetin. Anila Kalleshi është vlerësuar në Amerikë, Londër, Belgjikë, Itali, Zvicër, Paris etj..

Ku konsiston terapia që u nderua me cmim?

Si rezultat i kësaj terapie, klienti humbet 6-7 kg në 10 seanca të plota dobësimi dhe reduktim të perimetrit deri në 10 cm. Ky shërbim ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi. Humbja ne peshe nepermjet aparaturave vjen si pasojë e djegies së kalorive. Shumë njerëz të cilët kanë tentuar humbje peshe përmes dietave te cilat nuk kanë qenë të suksesshme, do të arrijnë rezultatin qëkanë dëshiruar prej kohësh brenda një kohe të shkurtër. Shpeshherë paaftësia për të humbur peshë është e lidhur me toksinat kimike. Këto toksina eleminohen nga trupi gjatë përdorimit te aparaturave dhe humbja në peshë vjen në mënyrë të natyrshme ,në mënyrë të shëndetshme duke djegur kalori pa kryer aktivitet fizik të sforcuar .

Shërbimet që ofrohen tek “Anila Kalleshi’s Center” janë dobësim i përgjithshëm dhe lokal, rimodelim i trupit, detoksikim, tonifikim, drenim, trajtim anticelulit. Trajtimi konsiston në paketa prej 10 seancash ku një seancë zgjat 3 orë. Seancat bëhen çdo ditë, dhe trajtimi është intensiv. Terapia nuk konsiston në përdorimin e medikamenteve shkarkuese, si lasix (një medikament që përdoret për të sëmurët me hipertension, por që në kushte normale shkakton probleme serioze për shëndetin), çajërave të ndryshme, kapsulave, etj., të cilat kanë efekte anësore mjaft të rënda për organizmin.Në një seancë realizohen pesë proçese: dobësim, modelim, drenim, tonifikim dhe detoksikim.Në çdo seancë klienti humbet 1-1.5 kg.Natyrisht kjo nuk është një peshë reale dhe në 10 seanca të plota arrin të ruajë si peshë të humbur 6-7 kg. Proçesi i dytë është modelimi I cili ka të bëjë me rregullimin e formave dhe të pjesëve të veçanta të ekzagjeruara apo “të mbytura “ nga dhjami. Në këto zona problematike punohet dyfish në mënyrë që rezultati të jetë më i dukshëm në zonat problematike. Drenimi është një proçes tjetër mjaft i rëndësishëm pasi nuk lejon që dhjami të “ngurtësohet”,por e copëton në mënyrë që të jetë më e lehtë të dalë jashtë. Për personat me formë trupore ginoid (me shpatulla të ngushta dhe këmbë të trasha), ritensioni hidrik është një ndër faktorët kryesore të shtimit të peshës peshë, ndaj drenimi është një proçes shumë i rëndësishëm për këtë kategori klientësh. Pas procedurës së dobësimit , një rëndësi mjaft të madhe ka tonusi I lëkurës,ndaj tonifkimi bëhet pas çdo seancë në mënyrë që mos të kemi një mish të lëshuar. Ulja e tensionit te gjakut- Nxehtesia shkakton zgjerim te eneve te gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje te presionit të gjakut. Zemra juaj do të punoje me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur te gjakut në lëkurë . Kjo është arsyeja pse sauna ben një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Detoksikimi -Ne jemi të ekspozuar ndaj mjaft substancave toksike në jetën tonë të perditëshme . Lëkura nëpërmjet djersitjes ndihmon në eleminimin e toksinave dhe të metaleve të rënda nga trupi ynë. Ulja e tensionit të gjakut. I nxehtit shkakton zgjerim të enëve të gjakut, duke rritur kërkesën e gjakut në lëkurë. Rritja e vëllimit të enëve të gjakut shkakton ulje të presionit të gjakut. Zemra juaj do të punojë me shpejt për të kompensuar kërkesën e rritur të gjakut në lëkurë . Kjo është arsyeja pse këto aparatura bëjnë një stërvitje të butë kardiovaskulare që është e krahasueshme me ecjen ne këmbë. Aparaturat lehtësojne dhimbjen. • Dhimbja mund të lirohet përmes reduktimit të spazmave të muskujve. Dhimbja mund të përmirësohet nga hyperemia dhe vasodilatatacioni i prodhuar. KJo terapi ndihmon në reduktimin e infiltratit inflamator, edemës inflamatore dhe eksudate. • Qarkullimi i rritur periferik siguron transportin e nevojshëm për të ndihmuar në evakuimin e edemës, ndalimin e inflamacionit, qetësimin e dhimbjes dhe për të dihmuar shërimin e semundjes. Detoksikimi është proçes tjetër shumë i rëndësishëm pasi ndihmon në nxjerrjen e toksinave përjashta. Organi që përfiton më shumë nga saunat infrared është lëkura. Përmes lëkurës bëhet e mundur eliminimi i toksinave nga trupi juaj. Përdorimi i kremërave , deodoranteve, vajërave, qelizat e vdekura të lëkurës etj , bllokojne poret e lëkurës duke bllokuar mbeturinat në të. Nxehtësia nga aparaturat hap poret dhe djersitja largon toxinat dhe metalet e rënda nga trupi juaj. Zgjerimi i enëve të gjakut rrit sasinë e oksigjenit dhe lëngjeve në qelizat e lëkurës, pastron dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës dhe materialeve të tjera të dëmshme duke nxjerrë një shtresë të re të freskët me qeliza te shëndetshme. Lëkura juaj jo vetëm që do të duket dhe të ndihet më e re, por ajo gjithashtu do të funksionojë në mënyrë më efikase . Aparaturat të pajisura me INFRARED përmirësojnë sistemin imunitar. Nepermjet nxehtësisë rritet dhe temperatura e trupit tuaj, duke shkaktuar një ethe artificiale. Organizmi punon për të luftuar kete"ethe", dhe sistemi imunitar forcohet. Shumë baktere dhe viruse mund të mbijetojnë vetëm në vargje shumë të veçanta nga rritja e temperaturës. Eliminimi e toksinave dhe mbeturinave të prodhuara nga djersitja intensive, bëjnë që rezistenca ndaj sëmundjeve të rritet. Në këtë mënyrë mund të dobësoheni dhe sistemi juaj imunitar do të përmirësohet. Studime të shumta tregojnë një reduktim të ftohjes me 30% në personat që frekuentojnë këto aparatura. Për një minutazh prej 30 minutash në këto aparatura digjen 900 kalori . Pas 10 seancave të cilat bëhen cdo ditë, bëhet i mundur dobësimi 6-7 kg , celuliti do të eleminohet dhe lëkura juaj do të jetë e tonifikuar. Kanotazh : 600 kalori Not : 300 kalori Vrapim : 300 kalori Tenis : 265 kalori Ciklizem : 225 kalori Golf: 150 kalori Ecje ne kembe :150 kalori Bowling : 120 kalori Maratonë : 593 kalori Përveç anës estetike , aparaturat arrijnë të realizojnë edhe një pjesë të mirë të problemeve shëndetësore që mund të shkaktohen nga mbipesha.Trajtimi në seancë ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave dhe shkrirjen e tyre në thellësi. . Aparaturat në vetvete kanë të inkorporuar infrared, i cili penetron 6 cm nën epidermë dhe bën djegien dhe shkrirjen e dhjamërave. Sa për informim, rrezet e diellit ndahen në: dritën e diellit (që ka vetëm elementin viziv), ultravioletin-që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit- nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kancerogjene dhe mund të krijojë kancer të lëkurës) si dhe Infrared-i që ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve si artriteve, cefaleve, metatarsave, mpiksjeve të gjakut, sinusitit, asmës bronkiale, tendinitet, pagjumësinë, lodhjen, ankthin, stresin, lënien e duhanit dhe të alkolit,etj Trajtimi nuk ka efekte anësore. Nuk u këshillohet grave shtatëzëna, fëmijëve në zhvillim,personave qëjanë me dializë dhe atyre që vuajnë nga epilepsia.Trajtimi përmirëson dukshëm dhe pamjen e celulitit deri në zbehjen e plotë. Aparaturat që përdoren janë vibrosauna,magic line,space tunel, vakum, sauna, ultratinguj, infrared dhe eletrostimulator..Bëhet një analizë trupore ku merren të gjithë parametrat trupore si : indeksi i masës trupore, masa dhjamore, masa skeletore, masa hidrike, masa muskulore dhe metabolizmi dhe në sajë të këtyre treguesve bëhet një rregjim ushqimor i personalizuar i cili konsiston në marrjen e 5 vakteve por në reduktimin e sasive kalorike ushqimore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora