E enjte, 18.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Kulturë

''Amaneti'': Dhimbje e thellë për gazetarët

E enjte, 08.01.2015, 07:42 PM


Fondacioni Amaneti

Njoftim për shtyp

Tirane, 08. 01.2015

Fondacioni “Amaneti”, ndodhet tejet i tronditur dhe shpreh dhimbje të thellë për jetët  e humbura te gazetarëve që gjetën vdekjen nga plumbat e terroristëve në redaksinë e gazetës " Charlie Hebdo" në Paris (Francë). Fondacioni  ynë, këtë ngjarje të tmerrshme e cila na ka goditur thellë, jo vetëm e dënon njëzëri këtë akt terrorist të kryer mbi një institucion të medias së lirë në zëmër të Europës, por ngre zërin fuqishëm për ndëshkimin e menjëhershëm të ideuesve dhe autorëve të këtij krimi makabër mbi një kolektiv të gjerë redaksie dhe mbi gazetarët e pafajshëm që shpërndajnë paqe, mirësi, edukim, vëllazërim.

Fondacioni “Amaneti”, shpreh ngushëllimet e veta për gjithë redaksinë e gazetës "Charlie Hebdo", solidaritet të fuqishëm me gjithë komunitetin e gazetarëve të Francës dhe gazetarëve europianë në përgjithësi. Fondacioni “Amaneti”, përcjell me dhimbje të thellë këtë humbje jetësh të një redaksie dhe gazetarëve të saj. Kjo ngjarje përbën ngjarjen më të madhe të shekullit për gazetarinë dhe lirinë e shtypit dhe të fjalës së lirë. Kjo ngjarje makabër ka përcjellë në zemrat e çdo anëtari të Fondacionit tonë solidaritet dhe inkurajim për stafin e gazetës, familjarët e kolegëve të tyre si dhe gjithë për komunitetin dhe shoqatat e gazetarëve të Francës.

Për Fondacionin Amaneti

Kryetari Qazim Gapi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora