E merkure, 24.04.2024, 11:34 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Servilizmi i Veselit dhe Prof. Latifi

E enjte, 08.01.2015, 09:30 PM


SERVILIZMI I KADRI VESELIT DHE PERSONI PROF. BLERIM LATIFI

Nga Selim M. Nengurra

Dje ishte dita e festës së Krishtlindjes pravosllave dhe serbët në Kosovë kishin festë per te cilen ishin organizue mirë që ta festojnë.

Dy krenet e shtetit Presidentja Atifete Jahjaga dhe shefi i qeverisë Isa Mustafa shkuen në manastirin e Deqanit ku u priten nga at Sava Janjiqi ndersa Kardi Veseli ( mjerisht Kryeparlamentari i Kosovës ) bashk me prefektin e Klinës Sokol Bashoten dhe Prof. Blerim Latifin shkuen te nji familje serbe në nji fshat të Klinës ku nikoqiri i priti mirë dhe shtrojë edhe drekë, bile nikoqiri serb para kamerave televizive foli në gjuhen shqipe rrjedhshëm dhe shprehu gëzimin per viziten që ja ban familjes dhe ati.

Nuk ka asgja të keqe pse lider e njerëz të politikës dhe edhe të shkencës shkojnë me urue e pergëzue komshiun per festen fetare , perkundrazi kjo asht humane dhe respekt ama të shkojnë me ngritë dolli lideret e shtetit të Kosovës në manastire serbe e në shtëpi private ditën kur jipet lajmi se nji shqiptar me aftësi të kufizueme u gjet i ngrim dhe pa jetë në Hungari në nevdkalimin kufitar Serbi - Hungari per bindjen time ishte poshtërsi, idiotizem i dorës së parë. Athue vallë harruen lideret e Kosovës se jan pikrishtë këta serb të Kosovës që jan fajtori i parë per mbi 15.000 shqiptar të vramë , per djegjet e shtëpive dhe ekonomive familjare të komshive të vet shqiptar , per dhunimin e diku nga 5000-15.000 vajzave e femrave shqiptare ) , per diku mbi 2000 trupa të pagjetun të shqiptarve. Thash se jan fajtor serbet e Kosovës per faktin se kam lind në nji fshat me diku 250 shtëpi shqiptare, 35 serbe 12 malazeze dhe 11 magjupe e nji familje rome.

Mbaj mend mirë se si ishin mardhënjet mes neve shumicës shqiptare dhe pakicës serbe dhe asaj malazeze. Raportet e komshillakut ishin shumë të mira , mirpo kur filloj të ngris krye hegjemonizmi serb me Slobodan Millosheviqin në krye ata sikur ndryshuen dhe u ban strofulla e albanofobisë nga e cila ushqehej ndjenja e etjes per gjak shqiptari per forcat policore e paramilitare serbe. Pothuej gjithandej Kosovës serbet vendas janë ata që djegen pronat shqiptare , janë ata që ban masakrat e tmerrshme kunder komshive të vet shqiptar. Janë ata që dhunuen e masakruen vajzat e grat shqiptare.

Jam i vetdishem se ka pas edhe serb të mirë që jan distancue nga dhuna dhe kan ndihmue aq sa kan mujt shqiptaret, por unë flas per shumicen apsolute diku mbi 98% e tyne kan duert e perlyta me gjak të pafajshem shqiptar.

Dhe të gjitha këto i din Kadri Veseli, i din edhe Atifete Jahjaga dhe Isa Mustafa dhe patjeter se i din Sokol Bashota andaj baj pyetjen a ju ka hije ky far servilizmi këtyne njerëzve të kreut të shtetit dhe komunave?! Pse, pse par tan ky servilizem?!

A janë të vetdishem se jan serbet fajtoret numer nji per varfninë që u soll fshatarsia e Kosovës pas luftës.  Sepse komshit serb e malazez bashk me boshnjak e magjup ju dogjen pronat e shtëpitë dhe ju plaqkiten e vodhen pasuninë shqiptarve dha ata ma nuk munden të mëkamben dhe per ti shpetue mjerimit po mbushin aytobuset per me gjet shpetim në prendim diku. Para disa viteve lumi TISA i pat marr me veti 16 viktima shqiptare e tash ngricat dhe acari e mori edhe nji tjeter fatzi kryefamiljar me aftësi të kufizueme.

Edhe me këtë trafikim të fatzive shqiptar bosat e parë jan serbet në bashkpunim me njerzit shqipfolsa të niveleve të Kadri Veselit dhe Sokol Bashotës dhe pse ndodhë kjo?!

Pse tan ky servilizem i mjeranve politikan të Kosovës. A nuk do mjaftonte me dal me nga nji deklaratë në TV të tre lideret Kryetarja, Kryeparlamentari dhe Shefi i qeverisë dhe me i urue serbet per festen e tyne fetare?! Unë mendojë se po. Unë s`mbajë mend të ken shkue te ndonji familje shqiptare të besimeve muslimane apo katolike per tja urue festen dhe per ti ndihmue me diçka sikur se ban këta mjeran këtë here e edhe të gjitha herat tjera në të kaluemen.

Mendojë se ministri i jashtem ( me pas si me e qit njihere e pergjithmonë jasht ) Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa do duhej me shkue në Hungari me pa refugjatet që shteti fashist hungarez i mban në burgje pa asnji faj në vend se me i perzan nga aty, me shkue e me u kujdes per ta , me provue me i nxjerr nga ato burgje çnjerzore, me u angazhue tash per rrethanat pse dhe si vdiq tue u ngri në borë shtetasi i Kosovës atje. Jo ata shkojnë dhe bajnë servilizem në kisha e manastire serbe dhe shkojnë e ngrejnë dolli me shkije qe jo fort moti vran e masakruen , dhunuen e torturuen shqiptarët.

Aferim ju qoftë gjakovarve dhe edhe liderve të komunës aty që nuk lejuen futjen e autobusve serb në Gjakovë. Nuk kan çka lypin shkijet në vendin të cilin e kan ba rrafsh per toke para 15 vjetve.

Dhe per fund disa fjalë per Prof. Blerim Latifin. Mesa di ky asht nga Mitrovica. Me vemendje dhe kujdes kam percjell debatet e ti në TV të ndryshme në lidhje me islamin dhe edhe kam lexue me kujdes e andje shkrimet e tia të botueme në revista e portale interneti. Padyshim se ky njeri njef mirë doktrinën islame dhe andaj edhe asht me interes me e ndegjue dhe me e lexue. Per qendrimet dhe deklaratat e ti grupet islamike e kan kerrcnue disa here sipas lajmeve që ka dhan TV dhe shkrimeve në gazeta.

Mirpo unë dje kur pash se Blerim Latifi krah per krah me Kadri Veselin dhe Sokol Bashoten shkuen te familja serbe nuk mujta tu besojë syve të mi.

Nji mik permes telefonit pasi e pyeta më tregojë se Blerim Latifi qenka i punsuen si këshilltar i Kadri Veselit.

Mirë unë sjam kompetent me i tregue Blerim Latifit se cilat punë i pranon ai e cilat jo, por unë quditem per faktin se dihet tashma se islamizimin e Kosovës e kan ba SHIK-u dhe PDK-ja , dihet se Kadri Veseli ishte dhe edhe asht Shefi bosi i SHIK-ut dhe njeriu i dyt i PDK-së pas Hashim Thaçit si ka tash mundësi te jet këshilltar nji njeri që haptas ka dal me qendrime kunder ekstremit islam dhe që haptas ka spjegue doktrinen kuranore islame bile per mrekulli e ka ba këtë?!

Qofsha unë i gabuem, por po më duket se Blerim Latifi qenka i nivelit të Milaim Zekës i cili i sherben Hashimit, Kadriut apo SHIK-ut dhe PDK-së si qeni të zotit, por per me ba mjegullë para opinionit askush ma shumë se Milaimi se sulmon Hashimin, Kadrin etje që kan pushtetin duket këte punë po e bajka edhe " Prof " Blerim Latifi.

Po bindem se shqiptari asht krijesa ma e kollajshme per me e ba per veti vetem jepja ni rrogë, nji post, nji armë, servilizmi shqiptar asht kampion bote.

Nuk po muj  e ndali gjuhen se shqiptarë jam edhe vetë, por jemi bythëlepisa neve si askush tjeter.

Te priftë e mbara Blreim Latifi se me të thanë të marroftë Zoti nuk po të tham por mbrenda meje asht edhe ky mallkim per ty.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora