E enjte, 25.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Gjak për vizatime

E enjte, 08.01.2015, 09:00 PM


GJAK PËR VIZATIME : Charlie Hebdo dhe sulmi vdekjeprurës

Nga Viktor Mërkuri

Kisha lexuar dkur që “Momentin që ndaluam së luftuari për njëri-tjetrin , ai është momenti që humbëm humanitetin tonë”, mos vallë humaniteti po na shket nga duart…..

Në mëngjesin e të mërkurës gazeta franceze Charlie Hebdo me qëndër në Paris u sulmua nga radikal islamikë duke lënë të vrarë 10 gazetarë dhe 2 polica. Arsyeja për këtë masakër nuk ishte kundërpërgjigjja në ndonje sulm ushtarak, nuk ishte reagimi ndaj ndonjë diskriminimi të popullsis myslimane në qytetin e Parisit apo në ndonjë zonë të Francës, nuk ishte shprehja e racismit kundrejt ndonjë xhamie apo vendi të shenjtë për myslimanët nga kjo gazetë....por ishin karikaturat. Vizatime të publikuara nga gazeta të cilat ironizonin islamizimin gjatë kohës dhe profetin Muhamet.

Me sa duket kjo arsye ishte mëse e mnjaftueshme që tre persona të armatosur të kapnin armët dhe të ekzekutonin 12 persona, sepse kjo sipas tyre ishte e vetmja menyrë për të ndëshkuar këta persona për mëkatet satanike që kryejtën, kjo ishte e vetmja mënyrë që sipas tyrë feja islame duhet të kundërpërgjigjet ndaj satirës, gazetaris, liris së fjalës dhe jetës njerëzore.

Fondametalizmi Islamik, kryesisht gjatë vitit të fundit me përfshirjen e ISIS-it në Lindjen e Mesme, nuk ështe ajo e cila çudit, as ideologjia e disa personave fanatik që mendojnë se të mos qënit mysliman është mëkat më vete,  as mendimi se disa vizatime do te ngjallnin dhunë nga persona që e vetmja gjë që kanë njohur në jetë është ekstremi. Por ajo çfar po çudit më shumë është se ideologjia e cila vrau 3 mije veta në 11 Shtator të 2001-it, ideologjia e cila pret kokën e dhjetra personave dhe pastaj poston fotografit e akteve në youtube dhe facebook çdo ditë për të fituar “like” dhe simpati, ideologjia e cila detyroi Salman Rushdien të fshehej për një dekadë nën një dënim me vdekje për shkrimin një romani, ideologjia e cila sjell cdo ditë përdhunime massive dhe shitjen e femrave me ulje çmimi 99$/për femër në Siri dhe Irak, ideologjia e cila vrau njëqind e trembëdhjetë fëmijë pak javë më parë brënda një shkollë në Pakistan, eshte kjo ideologjia dhe njerëzit e saj të cilët mesjeta i ka harruar mes nesh.

Sot orët e para të mëngjesit u lajmërua për një tjetër sulm kundrejt dy policave në Francë , njëra prej të cilëve ngeli e vdekur nga plumbat, dhe fatkeqësisht diçka brenda meje po më bërtet se këto akte nuk do jenë të fundit që do të shohim nga persona që kanë humbur sëbashku me llogjikën e mendjen edhe shpirtin e tyre, dhe që së shpejti do jenë në ferr, edhe pse jo aq shpejtë sa do duhej.

Liria e fjalës dhe e mendimit është ajo çfar ka veçuar drejtësin dhe demokracin nga tirania dhe gjaku. Por kam frikë se disa persona e kanë të lehtë të konsiderojnë lirin për të menduar si diçka të sigurt kur ajo nuk u është marrë atyre.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora