E enjte, 18.04.2024, 07:04 PM (GMT+1)

Mendime

Nëngurra: A ka Hashimi dorë në islamizimin e Kosovës

E merkure, 07.01.2015, 09:30 PM


A KA HASHIM THAÇI DORË NË ISLAMIZIMIN E KOSOVËS

Nga Selim M. Nengurra

Neve gjenerata e lindun në mesin e shek. të kaluem që pa fajin tonë u lindem dhe u rritem në nji sistem monist , por sistem që funksiononte me perpikni në të gjitha ato ligje që i kishte në Kushtetutën e vet e që edhe feja dhe praktikimi i sajë ishte e rregullueme me ligje disi po quditemi se si u ba që shqiptarët e ndam që mbeten jasht nga shteti am Shqipnia ne kohen e kapitullimit të Perandorisë Otomane sado  me mbi 95% analfabet megjithate panderpre luftuen per të drejta kombëtare, per gjuhën Shqipe, per Flamur, per histori të sakt shqiptare, per kulturë , per arsimim e per shkolla në gjuhen Shqipe, pra si u ba që tash të lirë  dhe ti perbuzin, ti nëperkambin dhe ti shkatrrojnë të gjitha vlerat e fitueme me mund e gjak të brezave të paraardhësve tanë?!

Dhe krejtë këtë e bajm per shkak se qenkemi popull islamik dhe se vlera ma e madhe e jona qenka feja islame. Pra sot kështu na predikojnë imamet e shumtë shqipfolsa, kështu ju flasin në ligjerata studentve profesoret e universiteteve dhe kështu flasin edhe deputetet e Parlamentit të Kosovës

Meqense kam shkrue shumë shkrime me temë të tillë dhe edhe shumë e shumë analistë, publicist e gazetar kan trajtue e po trajtojnë po të njejten temë panderpre, unë këtë here spo perserisë nga ato që i kam thanë ma heret apo që i kan thanë edhe koleget e mi. Unë do trajtojë këtu Hashim Thaçin njenin nga personalitetet ma të perfoluna ( shumë pak per mirë e ma shumë per të keq ) në boten shqiptare në këto dy dekadat e fundit. Pra do baj pytjen a ka Hashim Thaçi dorë në këtë mbrapshti, në këte asimilim të dukshem dhe të shpejtë tmerrësishtë të shqiptarve të Kosoves , të Maqedonisë dhe viseve tjera shqiptare të okupueme nga Serbia e Mali i Zi?!

Nese këthehemi pak mbrapa dhe perkujtojmë ndodhitë e ditve kur duhej të mbahej Konferenca e Rambujesë në Francë dhe perkujtojmë se çka ndodhi padyshim se do vim te konstatimi se Hashim Thaçi shumë heret u infiltrue në sherbimet e shteteve antishqiptare në radhë të parë Serbisë dhe Turqisë e pastaj edhe aleatve të Serbisë si ta zam Francës e mund të ketë edhe tjera shtete dhe në perpikni zbatojë urdhna dhe këshilla per ta pengue rrugtimin europian të shqiptarve.

Para dy viteve kam marr nga publicisti dhe historiani Tomë Mrijaj disa libra si dhuratë dhe mes tyne edhe nji libër që ishte biografi per Priftin Don Anton Kçira. Aty mes tjerave shkruente se si kur delegacioni shqiptar kishte ardh në Rambuje nga Amerika vijnë edhe nji grup i madh i mergates shqiptare atje bashk me disa kongresmen, senator , aktivist per të drejtat e njeriut dhe bashk me ta edhe Don Anton Kçira të cilin vet delegacioni amerikan e kishte shti në listen e referuesve që do i folte masës së protestuesve në tubimet e protestës që do mbaheshin në Paris dhe edhe para kështjellës së  Rambujesë. Në detaje e pershkruen rastin z. Tomë Mrijaj dhe thotë: ... pasi hypi në binë dhe doli para foltorës Don Antonit ju kumtue se Ai nuk ban me folë aty. Masat e protestuesve aty per rreth ku ishin të infiltruem shumë element të LPK-së enverostaliniste fillojë me fishkllima dhe nuk ju lejue Don Anton Kçires me folë per gjeniocidin serb kunder shqiptarve në Kosovë.

Arsytimi pse u pengue ishte se nga vet Kështjella e Rambujesë, pra nga Hashim Thaçi ka ardh urdhni se nuk ban me fol Prifti aty sepse Kosova nuk asht katolike e as shtet fetar krishtenë.

Veren e vitit 2014 derisa isha në pushime verore bleva dhe lexova librin e Veton Surrojit  " KAMBËT E GJARPNIT " dhe edhe aty mes tjerash hasa në nji pershkrim të personit Hashim Thaçi, pershkrim ky që perafersishtë thotë kështu:... nuk pranonte Thaçi me nenshkrue marrveshtjen e Rambujesë dhe diplomacia nderkombëtare ishte e shashtrisun në veqanti Sekretarja e shtetit Amerikan zonja Madlein Olbrait. Nji ditë dola bashk me Blerim Shalen ( thotë Veton Surroji antar i delegacionit dhe autor i librit që po e perflasë ) dhe aty në holl të Kështjelles u ulem dhe morem nga nji kafe dhe pas pak erdh edhe Hashim Thaçi dhe u ul pran nesh, Blerimi i tha, nënshkrueje o Hashim at marrveshje dhe papritmas asajd kalon zonja Madlein Olbrait dhe perqafon Blerimin dhe mu ( Veton Surrojin ) dhe Hashim Thaçit i thotë ; ... po pse nuk po e neshkruen, a din ti se Millosheviqi spo beson se neve pernjimend do e bombardojmë Serbinë dhe forcat e saja ushtarake se me e ditë ai e nenshkruen para juve dhe pastaj juve e bajshit me shendet okupimin e perjetshem serb, andaj të lutem nenshkrueje dhe na e jep shansin ta heqim qafe Millosheviqin dhe hegjemoninë serbe në Ballkan, Hashimi me perbuzje dhe cinizem i thotë jo nuk e nenshkruej. Zonja Olbrait u largue shumë e zhgenjyeme dhe shkoj duke mallkue diçka ndersa unë ( Veton Surroji ) dhe Blerimi ( Shala ) i thamë a e ndegjove o Hashim mos na merr në qafë  ?! Ndersa ai ( Hashimi ) u ngritë me shpejtësi dhe në ikje na tha; ... pse ta nenshkruej a mos juve dy po dëshroni të ju flasin fëmija anglishtë në Kosoven e lirë pastaj?

Pra të pengohet Don Anton Kçira me folë per situaten në Kosovë per shkakun se ai asht Prift katolik dhe tu thuhet dy bashkpjesmarrësve të delegacionit shqiptarë në Konferencen e Rambujesë se nuk duhet me lejue që të na flasin fëmija anglisht në Kosovë a nuk dëshmonë se Hashim Thaçi me bashkveprimtaret e vetë të LPK-së ishin argat të sherbimeve panislamike të politikave gllabruese permes fesë islame të treshes anadollake Abdulah Gul, Rexhep Taip Erdogan dhe Ahmet Davudoglu si dhe sherbimeve shoviniste serbomëdha që në bashkveprim me Turqinë islamike të Erdoganit ta asimilojnë popullin e Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare të okupueme nga Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi asimilim i cili duhet me ndodhë permes fesë islame.

Te gjitha ato veprime të shpejta në ndertimin e mbi 1000 xhamijave në trojet shqiptare gjithandej e ma së shumti në Kosovë, tan ky entuziazem tanë kjo eufori e njerzve të shtresave e niveleve të ndryshme në vrapin mas imamve, mas fesë islame dhe xhamijave deshmojnë se krejt kjo ndodhi me plan , me parapregaditje, se ndodhi permes institucioneve shtetnore kosovare.

Mos reagimi i asnji akademiku, asnji profesori, i asnji intelektuali i punsuem në institucionet arsimore e kulturore poashtu asht sinjal se kjo murtajë e rrezikshme depertojë dhe po deperton me aminin e institucioneve shtetnore kosovare.

Rastet e prononcimeve të Hashim Thaçit në Rambuje deshmojnë se ky njeri i lig me bashkvepritaret e vet të ideologjisë enverostaliniste të LPK-së ngadal por sigurt të perkrahun nga sherbimet serbo - turko-islamike së pari vuni ne levizje të gjitha forcat per ta marr pushtetin nga Levizja Kombëtare e Kosovës që u transformue në parti politike LDK ( Lidhja Demokratike e Kosovës ) , ta menjanojë rrugtimin prendimor të Kosovës të trasuem nga Lideri i sajë Legjendë e Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe pastaj timonin e rrugëtimit të shtetit që do lindëte dhe edhe lindi ma vonë me pranim nderkombëtar ta drejtojë kah terri oriental islamik gja që edhe ndodhi.

Hashim Thaçi nxiti me mjete të sofistikueme mjekrroshin Rexhep Qosja që ti del në krah per ti luftue deklaratat e Ismail Kadaresë per rrugtimin dhe percaktimin e popullit shqiptar.

Ishte pikrisht perplasja e Qosjës me Kadarenë që manipuluen shtresat injorante të shqipfolësve të Kosovës dhe trevave tjera shqiptare dhe ata me mish e shpirt perkrahen Qosjen dhe me këte u tjetersuen dhe mbrenda natës u ban musliman të devotshem, praktikues të fesë së pushtuesit pesë shekullor tue mohue vlerat dhe kulturën qindra mija vjeçare shqiptare në vend se me ndëgjue këshillat dhe  fjalët e Kadaresë. Perkrahës Qosjes në këtë rrugtim i doli në perkrahje edhe komplet sherbimi i intelegjences së PDK-së së Hashim Thaçit  në krye me Azem Sylen, Kadri Veselin , Xhavit Halitin nga PDK e të cilet kishin edhe sherbtorët e vet në partitë tjera si në LDK, në AAK, në ORA, ne AKR, në PD dhe tash së voni dolen edhe parti tjera të pastërta ilsamike si ajo e Fuad Ramiqit LISBA. Nuk po la rastin pa permend disa nga islamiket në partitë tjera. Po fillojë së pari në partinë të cilen e kam perkrah dhe votue në kontinuitet me LDK-në. Aty kryeislamik asht Lutfi Haziri, por pastaj asht edhe Ali Sadriu, Sabri Hamiti , ky bile dhe vishte si Ajatollahet e Iranit , Ismet Beqiri etj. Në AAK asht ish ministri i Drejtësisë Januz Salihaj dhe ma merr mendja se Ramush Haradinaj ( po e sulmojë vetveten tash se e pata ba nji shkrim per Ramushin per këtë deklaratë ) në vend se me i quejt flliqtana mjekrroshet së pari ta shef ai flliqtanin e vet në partinë e ti të cilin e pat ba edhe ministër e tek pastaj le ti sulmon të tjeret. Haptas shifet se lideret dhe kandidatët per deputet sulmojnë ose perkrahin islamin vetem per perfitim votash per veti se nuk kan gajlen e perhapjes së kësaj murtaje që po na kerrcnon me na zhduk. Per partinë ORA  dihet aty kryemisteriozi islamik ishte vet nenkryetari Ulber Hysa dhe u ba mirë që ajo parti e thej qafen e u shue. AKR e kryeislamistit ka në krye sllavistin rusofil Behxhet Pacollin, Agim Baftirin etj. PD ka vet liderin Ferid Agani, pastaj Gëzim Kelmendin, njifar Gerbeshin dhe at sorren e mbulueme nga Gjilani ( nuk po ja di emnin tash ) e cila u ba e para sorë( e mbulueme me shami ) e Parlamentit të Kosovës. LISBA e Fuad Ramiqit asht komplet antishqiptare dhe parti islamike. Hashim Thaçi per perfitimin e votave per veti arriti ti korruptojë e blej edhe disa shqiptar të besimit katolik kryesishtë te rrethit të Klinës dhe ata ban koalicion me PD të Ferid Aganit e Gëzim Kelmendit , me LISBAN e Ramiqit dhe me PDK-në e Thaçit . Pra Hashim Thaçi me forcen e pushtetit që ka joshi edhe katolikët me perkrah pushtetin e ti per ta islamizue Kosovën sa ma shpejt.

Asht per keqardhje, por asht e pakontestueshme se si e krejt kjo ndodhi ne kohen kur Hashim Thaçi ishte në krye të pushtetit në Kosovë.

Hashim Thaçi edhe sot asht në krye të pushtetit sado që " shef" e ka Isa Mustafën e LDK-së me të cilin bani koalicionin jonormal qeveritar në Kosovë.

Hashim Thaçi posa mori pushtetin në Kosovë u perkujdes që ta perforcojë bashkveprimtarin e vetë në rrugtimin drejtë territ islamik myftiun e Kosovës Naim Tërnava, pra ta perforcojë në postin e të parit të fesë islame në Kosovë. Këtë e bani tue emnue Dr. Rexhep Bojën Ambasador në Arabinë Saudite, pra konkurrentinn e vetëm të matrapazit e antishqiptarit Naim Ternava dhe njeriun ma meritor dhe të vetmin imam të Kosovës i cili me vite kishte dëshmue se asht shqiptar më SH të madhe Rexhep Bojën e menjanojë nga BIK-u ( bashkësia islame e Kosovës ) Hashim Thaçi.

Largimi i Rexhep Bojes mundësojë veprimin perfid të Hashim Thaçit permes Naim Ternaves dhe në Kosovë pati disa vizita të zyrtarve të shumtë të qeverisë së Erdoganit dhe edhe të vet Erdoganit me ç`rast ai e tha haptas se Kosova asht Turqi.

Nga Turqia pati nderhymje direkte në perpilimin e teksteve shkollore të Kosovës, tash kryeministri i turqisë Ahmet Davudoglu e thotë se islamin do e perhapin në Kosovë sepse shqiptarët i kemi vëllazen. Hashim Thaçi asnj deklaratë kunder se ban. Ky paturpsishtë shkon dhe lidhet namaz bashk me Erdoganin në Gazimestan aty te vendvarrimi i zorrve dhe të mbrendshmeve të sulltan Muratit , pushtuesit të trojeve shqiptare.

Para pak kohe pati arrestim spektakular të mbi 42 imamve të xhamijave të Kosovës dhe perqudi ngadal , por sigurt në heshtje secili nga këta u lirue nga paraburgimi.

Disa ish politikan dhe profesor universitar thonë se u burgosen vetem per me i friksue pak. Ku ka ma keq se kjo.

Gjykatat dhe Prokurorija jan në doren e Hashim Thaçit dhe SHIK-ut andaj edhe lirohen imamet të cilet në secilin shtet normal do duhej me ba dekada burg per nxitje të urrejtjes, per perhapje dhe propagndë të nji feje ekstreme dhe per regrutimin e shqiptarve në luftat ne Siri e Irak.

Mendojë se koha  ( nese veq nuk do zhdukemi deri atëhere ) ka me tregue se Hashim Thaçi asht kryefajtori i importit të nji ilsami agresiv , të nji islami antishqiptar në trojet e Kosovës dhe hapsinat tjera gjeografike shqiptare. Mjerisht populli po hesht sado qe din per këto tradhëti të këti psikopati analfabet që uzurpojë kupollen shtetnore në Kosovë dhe nga aty po shkatrron shtetin e Kosovës, po shkatrron vlerat e kulturën e vjeter ilirodardane sikurse me hapa të shpejt e të sigurt po asimilon shqiptarët tue i ba turq e musliman.



(Vota: 23 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora