E marte, 23.04.2024, 10:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Magjistari: Këmbëngulje absurde

E marte, 06.01.2015, 07:31 PM


KËMBËNGULJE  ABSURDE

Nga Ilir Magjistari

Ajo e kishte kapur në flagrancë pas 28 vitesh.

“Më në fund…”-psherëtiu.”…më në fund edhe ai e pranoi”!

Vuri re ,se duart nuk ishin te qeta,gishtat i dridheshin ndonëse pretendonte se po ujiste lulet, por pa bindje.

U fut në kuzhinë, dhe u plas në kolltuk me një fare triumfi në vetvete. Instiktivisht ndezi televizorin, dhe u përqëndrua sikur priste të dëgjonte dicka…Dicka që asaj do t’i pëlqente.Mbase ,edhe per triumfin e saj,pse jo.

Qeshi për një moment, dhe iu kujtua ajo luftë e gjatë .Troja nuk ishte gjë para saj…

***

Ishin njohur që të rinj,fare te rinj…

Ajo 17 e ai 20.Kishin lozur pasditeve në plazh deri sa mbeteshin vetëm te dy, dhe laheshin në detin e ngrohtë te jugut.E ndjenin se nuk rrinin dot veç ,dhe me tu kthyer në qytetin e tyre, kishin bërë çmos të takoheshin dhe të dilnin së bashku.

Ajo kishte shfaqur shënja xhelozie që në fillim.Atij i kishin pëlqyer.

-Kjo do të thotë se ti me do ! –kish qeshur ai nje ditë, dhe e kishte pushtuar fort.

Ajo ishte trembur.

-Po ti…?

Ai ishte bërë serioz ne çast.

-Dëgjo ketu ti bija ime,-dhe trashte zërin si një babagjysh kur jep mësime për jetën,-Dashuria ka për bazë besimin reciprok .Pa të, ajo nuk mund të ekzistojë.Ndryshe…do jetë një gjë e zbehtë dhe e vobektë, që mezi do presë edhe vetë që të vdesë.Po edhe ti do shërohesh nga kjo merzitje.

Pastaj e merrte ne krahe dhe e rrotullonte,e puthte ,e shtrëngonte, aq sa ajo i lutej ta lëshonte se po i merrej fryma.

Por ndihej e lumtur.

Asaj, kishte pëlqyer ky lloj ngacmimi,kjo lloj loje që bënte me të.Edhe atij, po ashtu.

Ai vazhdimisht ishte i qetë,nuk i kthente përgjigje për gjithë pyetjet dhe mosbesimet e saj,vetëm e shihte dhe buzëqeshte.Vitet kalonin, dhe ata ishin mësuar me njëri tjetrin,thua se kishin pranuar me gjithë ç’ndodhte mes tyre.

Por shpesh ,ajo e gjente vehten të betohej:

“-Unë e di,nuk më bën dot për budallaqe.Do të të kap!”

Kalonte shumë kohë duke kontrolluar cantat, xhepat e tij,kroskotin e makinës…kudo, kudo.Nuk gjente asgjë për të parë praninë e një femre tjetër.Nganjëherë i vinte mirë për këtë,ndihej e lumtur dhe në heshtje qortonte vehten për gjithë ç’bënte.Por këto ishin rastet kur ata shkonin kaq mirë dhe ditët ishin kaq të ëmbla.

Pastaj…dicka i vinte përbrenda e i thoshte:

“-Budallaçkë,fjete? Prapë ta hodhi ?”

Ai kishte nisur që të ndjehej i bezdisur me kalimin e viteve.

“-Mjaft,të lutem,mjaft!U bë kaq kohë.Akoma ti?”

“-Dmth, tani nuk të pëlqen më të mendosh se e kam nga dashuria?”

“-Kam menduar se do bindeshe një ditë.Por kanë kaluar kaq kohë…”

Ajo qeshte ironikisht, dhe i largohej:

“-Po! Tani me siguri…! Ah…por unë do të të kap se s’bën…!”

Kohët kalonin.Ai ftohej.Asaj i shtohej pasioni për të gërrmuar në të,për të gjetur atë që duhej të gjente, për ti shtuar vlera vehtes,për të qënë nje grua e forte,një grua e zgjuar,një grua vigjilente që realizon qëllimiet e saj.

Ai gjithnjë e më shumë e linte të qetë në pyetjet e saj ,në këmbënguljen e saj.

Ai e ndjente se i mungonin shumë gjëra nga ajo,por mundohej të mos bënte sherr,mundohej ti zgjidhte vetë, ashtu siç dinte.

Ajo….vazhdonte si ajo….

***

Ndjeu t’i ishin mbushur sytë me lot nga kujtimet.

-Një jetë e tërë…-pëshpëriti.

Por në çast mendoi ,se mbase do qe më mire, që gjithë atë kohë ,ti qe përkushtuar atij,dashurisë së tyre.Ti kish mëkuar me respektin që duhej.Të mos kish lënë aq boshllëqe që koha e mosbesimit ja merrte.

Kush vallë do ta kishte gjykuar për këtë?

-Po po ,tani që e kapa kam shumë kohë…

Pastaj u kthye nga pasqyra,kaloi doren ne flokët që kishin nisur të ndërronin ngjyrë dhe i foli vehtes:

-Për çfarë me duhet koha tani? Për çfarë?

U ndje nje pensioniste që…të nesërmen nuk do dinte ç’të bënte më.Tani nuk i duhej më koha,por “Ai” ,që ndjeu ta kishte humbur ….

Ndjeu sa vonë po kujtohej për gjëra më të mira…

U vesh nxitimthi ,dhe bëri të dali nga ajo shtëpi që kish harruar se qe e tyrja,e quante të vetën.Ndjeu një lloj vetmie të hidhur.

-Do iki ta marr,do ti kërkoj ndjesë.Një jetë të tërë…

Brenda vetes,ndjeu, se ende e donte…dhe kuptoi se i kish prishur jeten dhe Atij.

Çuditerisht,i erdhi mire, që ai mund  te ndiehej  i lumtur dhe pa te…



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora