E enjte, 28.03.2024, 03:59 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Bosnje: Islamisiti ekstremist qëllon mbi imamin

E hene, 05.01.2015, 03:02 PM


Qëllohet 7 herë imami nga Bosnja që bënte thirrje të mos shkohet në luftën e Sirisë

Imami nga Bosnja, Selvedin Beganovic, është goditur shtatë herë në gjoks nga islamistët eksremistë, për shkak të predikimit të islamit paqësor në ligjëratat e tij.

Një person me mjekërr të gjatë futet brenda oborrit të xhamisë dhe godet imamin Beganovic shtatë herë në gjoks, duke bërtitur: "Tani unë do të të masakroj ty". E godet shtatë herë dhe ikën nga vendi i ngjarjes. Kështu nis rrëfimi i Associated Press për imamin Selvedin Beganovic, i cili u ka mbijetuar të paktën tri sulmeve vetëm në muajin e fundit.

Beganovic është i njohur për thirrjet e tij paqësore.

Ai thotë se "lufta në Siri nuk duhet të jetë lufta jonë".

"Kjo nuk është lufta jonë", thotë imami.

"Xhihadi jonë është ta luftojmë papunësinë në Bosnjë", kishte deklaruar Beganovic në një intervistë për Associated Press.

Të paktën 150 persona nga Bosnja deri tani u janë bashkuar militantëve islamistë në Siri dhe Irak.

http://www.gazetaexpress.com/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora