E marte, 21.09.2021, 12:10 PM (GMT+1)

Faleminderit

Tefik Selimi: Portret piktori - Nagip Berisha

E hene, 05.01.2015, 09:18 PM


Portret piktori

Nagip Berisha, piktor i kthyer kah motivet e vendlindjes ...

Nga Tefik Selimi

E bukura jeton në art. Ajo jeton dhe ka art magjeps. Kjo është fuqia e artit. Me artin e bukur, artistët e jetojnë jetën e tyre. Andaj, artistët janë fuqi madhore që e hijeshojnë vendin, natyrën, njerëzit, por edhe krejt jetën. Kjo është madhështorja e artit. Pra, nuk ka më madhështore se arti! Çdo gjë që na josh, është art i bukur... Për shembull: art është vepra letrare, një pejsazh i bukur, një rrugë, një qytet, por art është edhe vetë jeta jonë. E, Nagip Bersha, piktor gjilanas, kaherë është nisur kësaj rruge të artit piktural. Është piktor modest. Nuk lavdërohet. Ai është i afërt me të gjithë njerëzit. E, vepra e tij artistike është art e qëndrueshme dhe po lë gjurmë në fushën e kësaj dije. Ai (piktori) e jeton jetën me artin e pikturimit. Ai thotë, se pa frymëzim të lartë, nuk ka vepra të mëdha. “Nuk më pëlqen hijezimi nga të tjerët, por krijimi origjinal i artit piktural. Kjo është vepra origjinale, e cila shpreh talentin e secilit krijues të artit”. Nagip Berisha, piktor, punon e s’ndalet. Vepra e tij artistike është vepër jetësore. Thonë, se, pa telent dhe angazhim, s’ka art të mirëfilltë. Nagip Berisha është piktor gjilanas, por i ardhur nga Peja rugoviane. Në atelien e këtij piktori gjilanas gjen përherë brusha, ngjyra, pëlhura e “sende” të tjera pune. Ato janë pjesë e jetës artistike të tij. Ai bën piktura arti dhe s’lodhet. Ky është art. Art që të pushton dhe të rrëmben. Por, krahas këtyre “sendeve”, Nagipi, si mjet “tjetër” e “posedon” imagjinatën dhe talentin e përsosur prej artisti. Pra, ai jeton me vepra pikturale. Piktura dhe jeta e tij është NJË: Arti dhe Ai. Ai punon dhe ato piktura të tij janë plot imazhe jete. Thonë, artisti i madh jeton duke krijuar piktura. Ky lloj “arti” i gjason poetit lirik. Pse jo?  Pra, “rrëfehet” me anë të ngjyrave, vijave, trajtave e teknikave që janë elemente kryesore në formësimin e veprës artistike. E, artisti jeton dhe hudhet përtej detit duke krijuar imazhe, pejsazhe apo edhe botë tjetër që flet dhe jeton. Kjo është fuqia e artistit dhe artit. S’ka me artin e bukur! Artisti është pushtues i botës. Ai e “artikulon” artin si gjë artistike. Kjo pëlqehet. Nagip Berisha është i lindur më 8 dhjetor të vitit 1954 në fshatin Kryshec, komuna e Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen – Shkollën e Artit në Pejë. Ai me kohë ka diplomuar në Akademinë e Arteve Figurative, drejtimi i Pikturës, më 1977 në Prishtinë në klasën e Tahir Emrës. Te i njëjti profesor kreu studimet pasdiplomike. Me qëllim studimi, ai ka  udhëtuar në  disa vende të botës, si janë: Itali, Greqi, Gjermani, Austri, Çekosllovaki, Poloni, Zvicër, Turqi, Shqipëri etj. Është anëtar i Shoqatës së  Artistëve Figurativ të Kosovës. Dhe, jo vetëm kjo. Nagip Berisha është i përfaqësuar në dy monografi, si: “Arti bashkëkohor i Kosovës” botuar më 1988 dhe në vitin 2000 në Prishtinë, botimi i Galerisë së Artit të Kosovës. Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe koleksione private në vend dhe jasht vendit. Aktualisht, ky piktor gjilanas punon si profesor i Pikturës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Kur deshëm të dijmë edhe më shumë, ai na tha se, ditë më parë, më 26 dhejtor, e ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve në Pejë. “Po. E dua vendlindjen. Ajo, ashtu si është, emrin e ka vendlindje. Ështe foleja më e ngrohtë e jetës sime. Kësaj here, në pikturat e mia jam kthyer vendlinjes me një ekspozitë, e cila dallohet nga të parat e më vonë. Dallohet kjo ekspozitë personale, për faktin se, tani nuk kam motive nga lashtësia apo nga mitet tona, por jam kthyer pejsazhit të kësaj ane të Rugovës, e cila, për mua është vendi më atraktiv dhe më i bukur i Kosësovës. Gjer tani kam pasur 8 ekspozita personale, ndërsa mbi 100 kolektive. Ekspozita e parë imja ishte në vitin 1982 në Foajeun e Teatrit Popullor në Prishtinë”. Nagip Berisha thotë se, unë krijoj piktura aty-për aty, që janë të momentit. Këto janë piktura të qëndrueshme. Nuk jam piktor që imitoj piktorët e mëdhenj, por krijoj piktura aty ku gjendem duke pushuar në natyrë, aty fillon piktura ime mbaron. Kjo më lë përshtypje dhe qëndron. Aty e krijoj pikturën time, të cilën e pëlqej unë, por ajo pëlqehet edhe nga të tjerët. Unë gjer më tani kam krijuar shumë piktura nga ambienti i Rugovës. Më pëlqen ky vend madhështor, i cili ka bukuri të rralla, siç janë Bjeshkët e Nemuna e pjesë të tjera të kësaj ane. Tek unë akoma “jeton” piktuar e krijuar nga mitet, nga lashtësia e popullit, por edhe nga rruga e lashtësisë së historisë sonë. S’mundem të largohem nga këto tema. Diku- diku, pikturat e mija janë një lloj “romani”, që flasin e “rrëfejnë” qëndresën e popullit tonë nëpër kohë e shekuj. Pra, aty gjen mbretërit e lashtë Ilirë shqiptarë, si janë: Teuta, Agroni, Bardhyli e gjer tek mbretërit e më vonshëm. Unë krijoj vepra me petkun e thellë artsitik. Më flë shumë letërsia, sidomos veprat e Kadaresë e shkrimtarëve të tjerë të mëdhenj, të cilët, historinë tonë e kanë përshkruar në mënyrë të dhimbshme dhe heroike. Duke i lexuar veprat e shkrimtarëve tanë, te unë është formuar hija e artit tim piktural, e cila ka forcë dhe qëndron, sot, por reflekton edhe nesër. Kur është fjala te ekspozita ime, që këto ditë e hapa në vendlindjen time, në Pejë, ajo ishte një ekspozitë prej 26 pikturave, të cilat ngërthejnë në vete më tepër pejsazhe të kësaj pjese të vendlindjes sime. Ky kthim pas kah vendlindja më bën sot më krenar, sepse, s’ka më bukur se ta madhërosh vendlindjen, folenë më të ngrohtë të jetës. Peja me rethinë ka bukuri të rralla natyrore. Edhe në piktukrat e mia janë këto bukuri të rralla të natyrës, të cilat ngjyra e kënde të këtij vendi më pëlqejnë dhe janë si formë të shkrira në artin piktural. Në këtë ekspozitë personale të N. Berishës mori pjesë edhe Bujar Haziri, drejtor i Kulturës dhe Sportit në Gjilan, i cili e vlerësoi lart artin e piktorit pejan. Mori pjesë edhe Luan Shahiqi, piktor nga Gjilani. Ekspozita zgjoi interesim të madh  tek artdashësit, për faktin se, për herë të parë është hapur një ekzpozitë e tillë me piktura që flasin e përshkruajnë ambientin më të bukur të kësaj ane të Pejës me rrethinë. Siç dihet, ky piktor gjilanas, gjer më tani ka rezantuar mbi 40 vepra të realizuara në vitet 2005-2010 në teknikën e vajit dhe kanavacës. Është autor që është shpërblyer disa herë, si janë: në vitin 1985 mori shpërblimin për pikturë në “Takimet e Majit” në Gjilan; në vitin 1996 i takoi shpërblimi për pikturë në Sallonin Pranveror SHAF të Kosovës; në vitin 1995 mori shpërblimin për pikturë në manifestimin “Flaka e Janarit”; më 1999, i takoi shërblimi për pikturë “Flaka e Janarit”, 3003; mandej,  mori shpërblimin blerës të Galerisë së Arteve në Gjilanit, më 2006; i takoi shpërblimi për pikturë salloni 33 I Nëntorit të SHAF të Kosovës, më 2009; mori shpërblimin për pikturë “Nëntori 2009” dhe më 2010; mori shpërblimin për pikturë Saloni I i Gjilanit etj. Pas shumë ekspozitave të hapura në vendin e tij, piktori kosovar zgjodhi Beratin për të prezantuar veprat e tij, falë lidhjes së fortë që ka mes dy galerive, asaj të Beratit dhe Prishtinës. Nagip Berisha është i njohur për përdorimin e simbolikës në veprat e tij artistike. Ky piktor gjilanas i takon brezit të krijuesve, të cilët artin kosovar e begatuan me këndvështrime të reja tematike e shprehimore. Mirëpo, shpejt i braktisi ato “motive” simbolike dhe kaloi në një rrafsh tematik tjetër, gjithsesi më domethënës dhe më të avancuar. Ky kalim shënon periudhën e thyerjeve dhe të përsiatjeve shprehimore të piktorit, kur ai frymëzohet me mite e legjenda kombëtare, me eposin dhe filozofinë e popullit”, shkruan për veprat e tij Mustafa Ferizi, piktor. Kur trajton mitin, dramën apo të bukurën, Nagip Berisha përherë paraqitet si piktor ekspresiv, lirik dhe sensitiv, si artist me kulturë të gjerë kreative e tejet artistike tek ne.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora