E enjte, 25.04.2024, 05:30 AM (GMT+1)

Kulturë

Dik Daci: Mbi poezinë e Rexhep Shahut

E merkure, 07.01.2015, 07:21 PM


Mbi poezinë e Rexhep Shahut

Nga Dik Daci

Rexhep Shahu është autor i shumë veprave, publicist e me një jetë aktive në lëmin e artit. Ai di të falenderojë artistikisht e të ushqejë respekt tek lexuesi për figurat-shtet të kombit shqiptar, tek poezia “Bulevardi i mbretit”

Tek “Vetja ime e cmendur më thtë”, këtu autori nuk është më autor, është ëndërr, realitet, përtejmoral, me një gjuhë të bukur deri në ndershmëri. Rexhep Shahu e don atdheun, por ndryshe nga ata që i marrin erzin. Urren britmat e tyre, mburrjet si mbretëresha të virtytit e nderit, se poetët kanë planetin e tyre pa ligësi! Ai është poeti “vizionar” që kërkon të rinovojë poezinë me besueshmërinë më të madhe tek ndjesitë e tij. Kjo poezi prish cdo lidhje logjike me tradicionalen, pothuajse është kundërvënie e të gjitha formave(kategorive) të kohës, hapësirës e efektit. Pra, cdo gjëje që ka efekt psikologjik mbi njeriun Rexhep Shahu i mvesh ndjenjën dhe e shndërron përnjëherë në një pezi të vërtetë. “Qyteti i lutjeve” është shtëpia, qyteti, fshati, familja, kombi, shteti e gjithë bota e zhvilluar. Është fëmijëria, urrejtje-dashuria, vetmia, degradimi social, dashuria etj . Tek ky vëllim gjejmë poetin rebel, atë depërtues, një model i ri poeti që deri dikui kundërvihet poetit të zakonshëm. Ky poet nëpërkëmb institucionet, sistemet, vlerat e moralin e shoqërisë së kalbur që këmbët e cojnë përpara, por me kokën nga e shkuara. Poezia e tij gjen rrugdalje e prespektiva të reja poetike, e ardhmja shihet në përmbysjen e së djeshmes.

Ai përmes figurave-koncept që ka ndërtuar në poezinë e tij shpreh fuqishëm inatin për të padrejtën, msmirnjohjen, pseuatdhetarizmin, dashiurinë për femrën, fenë e Zotin. Rindërton konceptet estetike të së bukurës dhe së mirës përmes modeleve-vlera. Por, ajo që të bie në sy tek gjithë ky vëllim poetik është lakonizmi që shpreh përmes heshtjes e rënkimit gjithë botën imazh të kësaj poezie. Ka një “gjuhë të zhveshur” , e kjo lakuriqësi vjen si rezultat i të thelluarit në të vërtetën, pamëshirshmërinë në betejën për një realitet NDRYSHE, më të mirë..

Krijimtaria e tij ka realitetin në thelb, është kritike, patriotike, demaskuese me synimin për të përsosur moralisht njeriun. Poezia e Shuahut po ngre në lartësitë e mëdha artistike problemt akute, sfidat që kemi përpara. Ai përmes kësaj poezie vë gishtin në plagë, dëfton anët patlogjikeduke ‘denoncuar” cdo rast! Ka një dialektikë që mban gjallë kërshërinë e lexuesit cka ia shton akoma më shumëvlerat shkencore kësaj poezie. "



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora