E merkure, 24.04.2024, 04:16 AM (GMT+1)

Mendime

Saim Tahiraj: Rugovizmi, koncept filozofie politike

E merkure, 07.01.2015, 08:06 PM


RUGOVIZMI SI NJË KONCEPT I NJË FILOZOFIE POLITIKE

NGA SAIM TAHIRAJ

Rugovizmi si një koncept i një filozofie politike, lindi në një moment shumë të rëndësishëm historik, apo më saktë të themi, ishte një lindje e domosdoshme në rrethanat shoqërore-politike të popullit tonë. Gjithashtu faktorë shumë të rëndësishëm që determinuan lindjen e saj ishin elementet gjeopolitikë dhe gjeostrategjikë të politikës globale të udhëhequra nga SHBA-të, ku përfundimisht po shkatërrohej perandoria komuniste e quajtur BRSS.

Fillimisht kundërshtimet e para kundër një regjimi diktatorial, Ibrahim Rugova ia nisi në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës ku haptas i kundërshtoi qëllimet hegjemoniste serbe, që artikuloheshin përmes shoqatës së shkrimtarëve të Serbisë. Këtu doli në sipërfaqe figura e madhe e Rugovës dhe u bë shumë e respektuar për mbarë opinionin shqiptar. Kjo ishte porta kryesore që iu hap, që ai më vonë të dalë në ballë të levizjës politike të shqiptarëve për liri,demokraci dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia.

Themelimi i LDK-së dhe zgjedhja e Ibrahim Rugoves për kryetar të saj ishte kompletim i një projekti politik të mbështetur në tri shtylla kryesore, LIRI-PAVARËSI-DEMOKRACI, e që sot me plotë të drejtë quhet RUGOVIZËM. Kjo filozofi politike origjinale shqiptare e mbështetur edhe në traditat e popullit tonë, e bënë Ibrahim Rugovën një përsonalitet unikat në botë me lëvizjen e tij të rezistencës active paqësore të kombinuar me atë të rezistencës së armatosur. Fillimisht me njesitët guerile e më vonë edhe luftën e armatosur. Ibrahim Rugova si një personalitet i shquar i kombit tonë, dallohej me vetitë e tija të njohura që ndërtonin këtë përsonalitet.

Profesionalizmi, diplomacia, urtësia, toleranca, burrëria tradicionale, vendosmëria ishin disa nga elementet që përsonifikonin personalitetin e tij dhe të gjitha të kompletuar u shëndrruan në një filozofi që sot quhet- Rugovizëm. Që nga dalja në skenë e Ibrahim Rugovës e deri më sot, me veprimet, sjelljet dhe vendimet e tij të matura, në momente të vështira për popullin tonë, e bënë figurën më të dashur, më të respektuar dhe më të pranuar në mbarë opinionin shqiptar. Ai gradualisht pushtoi zemrat e çdo individi, madje edhe të kundërshtarëve të tij, dhe kështu u ngulit thellë në ndërdijën esecilit që flet dhe mendon shqip.

Rugovizmi si një koncept filozofiko-politik dje dhe sot, sot dhe neser, ishte dhe vazhdon të jetë i ngulitur thellë në ndërdijen e mbarë elektoratit Rugovian ku pjesa më e madhe është e organizuar në dhe përrreth LDK-së. Një pjesë e këtij elektorati rrinë i heshtur sepse nuk është i pajtimit me veprimet e lidershipit që dje dhe sot po e udhëheqin LDK-në, dhe fatkeqësisht janë jashtë çdo koncepti Rugovian. Po rri i heshtur elektorati për të shpërthyer në momentin e duhur kurë shofin së Rugovizmi është në rrezik.

Unë mendoj se Rugovizmi nuk po lind, ai lindi një herë, u fuqizua dhe vazhdon të jetojë në masat e gjëra të popullit tonë. Një pjesë e tij po rri i heshtur, duke përcjellë me vëmendje veprimet e papërgjegjshme të lidershipit të LDK-së të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me Rugovizem, por janë në kundërshtim të plotë me te. Veprimet egoiste për të kënaqur orekset e kryetarit të saj, Isa Mustafa dhe klanit të tij, të cilët po e dëmtojnë shumë këtë filozofi politike të presidentit Rugova. Ndërsa një pjesë tjeter e elektoratit të LDK-së po e ngritë zërin, madje shumë fuqishëm kundër këtyre veprimeve të pandergjegjëshme të lidershipit të saj që aq shumë po e dëmtojnë LDK-në, partinë e vlerave të mëdha kombëtare.

Ka ardhur koha që i tërë elektorati i LDK-së, ai që po rri i heshtur, ai që është aktiv dhe ai që është shumë shumë aktiv, të bashkohen dhe në ballë të LDK-së të zgjedhin dhe të vendosin ata që në ndërdije kanë të ngulitur filozofine politike të rugovizmit dhe përfundimisht të dalë në skenë Rugovizmi i vërtetë me tërë fuqinë e tij. Vetëm Rugovizmi me fuqinë e tij do ta ribëjë shtetin tonë të nëpërkëmbur nga bandat më kriminale që nga Lufta e Dytë Botërore e deri më sot. Banda të cilat nuk lanë mjete pa përdorur vetëm e vetëm ta zhbëjnë Rugovizmin-ideologjinë tonë të pastër kombëtare dhe ta zëvendësojnë me ideologjinë pansllaviste-kamunizmin. Fatkeqësisht sot këto banda komuniste me ndihmen e lidershipit të LDK-së, të cilët nuk kanë të bëjnë asgjë me Rugovizmin, po e udhëheqin shtetin tonë. I janë vërsulur si çakejtë duke ia ngrënë edhe atë pak pasuri kombëtare që ka mbetur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora