E premte, 18.10.2019, 12:37 AM (GMT+1)

Komente » Xharra

Fahri Xharra: Koncerti i madh i Vjenës

E hene, 05.01.2015, 08:33 PM


Koncerti i madh i Vjenës  

(pjesa e parë)

Nga Fahri Xharra dhe miqtë e tij

Krimi nuk ka atdhe , por krimi vepron në atdhe; e krimi më i madh është humbja e vetëdijës kombëtare , shoqërore , familjare dhe individuale e një populli shumë të vjetër.

Te jesh shqiptar është  krenari, të mburresh me ate që je shqiptar ështëedhe më shumë.

" Unë e kam besën, fjalën, burrërinë, po kurrë vdekshmërinë. Oh… Ti, kupto, si shqiptar jam i pavdekshem. Këte duhet t’a mesosh mirë. Nuk jam i ardhur e as pushtues . Kurrë nuk i mora as turkut, as serbit e as grekut asgjë, perkundrazi, ata u munduan te merrnin diçka qe nuk mirret dot. Nëse ata kanë diçka të mirëne vendin, traditen, kulturen,... e tyre, jo per meritë të atyre, por është meritë e stërgjyshit  tim.. Jam dem baba dem ne tokën time. "(S.P.)

Mediat po rrejnë "Ne gënjejmë për të mashtruar vetvetën, për të ngushlluar të tjerët, gënjemë për të trimëruar të tjerët, gënjejmë për të fshehur mjerimin tonë dhe të dikujt tjetër. ...Ne shqiptaret po iu kalojme serbeve !(shqiptaret ne rolin e serbeve )

"Me vjen shumë keq që neë vendin tim çdo gjë e bukur duhet te përdhoset. Dhe me vjen akoma më keq që kjo bëhet për motive politike, edhe pse jo te shprehura hapur. Emigrantet ( një prej te cileve jam unë) e panë, e shijuan dhe u ndien krenar për Shqiperinë tonë, për muzikën tonë të mrekullueshme dhe për ata istrumentist virtuoz që kane arritur majat në profesionet e tyre ne tokë të huaj, por këte ju nuk mund ta kuptoni, sepse në të shumtën e rasteve mjafton t’u shkosh pas mides të njerit politikan apo tjetrit, apo te bësh një shkrim si ky (shkrimi i MAPO-s fxh) dhe te hedhesh baltë mbi diëka të bukur për të cilën duhët të ndihemi krenar kudo ku jemi dhe ç’farëdo drejtimi politk të kemi. Një pjesë e mrekullueshme shqiptare e luajtur ne pauzen midis pjesës së parë dhe pjesës së dyte te Koncertit te Vitit te Ri të Vjenës, në krah të shumë pjesëve të tjera me famë boterore…………………………" (Albana Janar 3, 2015 at 3:28 pm )

“Mendoj se MAPO e shumë media tjera duhet të merren seriozisht me dukurinë tejet negative teë gënjimit (të vehtes dhe tjerëve) dhe mashtrimit permanent qe ushtrohet e praktikohet ne shoqerine shqiptare, sidomos nga ana e politikes, mes tjerash KRYESISHT permes mediave. Para se gjithash per shkak se genjeshtra dhe mashtrimi jane shperfaqja me e sakte e mungeses se kualititeit te domosdoshem per perballje me te verteten dhe rrjedhimisht fakton ndjenjen e inferioritetit, individual, apo kolektiv (psh genjeshtra dhe mashtrimi i ushtruar nga nje kryetar partie. apo zyrtar (i larte) shteteror). Per kete edhe disa fjale me vone ne kete koment, mirepo tash e shoh me rendesi qe fillimisht te potencoje se me e demshme eshte praktika e mohimit te vlerave te dalura nga shoqeria e jone, e cila ushtrohet me aq zell e perkuhstim, saqe vetem e nje e dhjeta e ketij zelli e kultivuar ne pozitive do te perparonte vendin dhe Kombin tone. Ashtu edhe ne rastin e Koncertit te Vitit te Ri te Filharmonise se Vjenes dhe pikes muzikore "Shpirti i Shqiptarit" te interpreteuar nga Ansambli Filharmonik i Vjenes me violinist Shkelzen Dolin nga Gjakova. Pra me fjale tjera duhet bere nje dallim i kjarte me mashtrimit te porositur e me qellim qe bene politika, dhe keqinformimit - si ne kete rast per Koncertin DHE MOHIMIT TE MOHUESVE KUJDESTARE (te porositur dhe me agjende) te cdo arritje te shqiptareve. Per kete se pari eshte mire te kuptohet se:

.

- Nuk eshte fjala per mashtrim (pos ndonje rasti …), por per nje perhapje e nje lajmi te paverifikuar si duhet, qofte per shkak te  gezimit dhe befasise qe solli ngjarja, qofte per shkak te joprofesionalitetit te mediave, MEGJITAHTE,

- Pasaktesia e lajmit NUK E UL, as zvogelon rendesine e prazantimit te pikave muzikore te muzikes shqipe si uverture e transmetimit direkt te Konzerit te Vitit te RI ne Vjene, pasiqe ky transmetim u realizua nga TV publik austriak ORF2 dhe u transmetua me 90 vende tjera.

- Sipas DW ky transmetim u percjell nga 50 milion shikues televiziv dhe miliona tjere prane mediave tjera si live-stream apo ne radio … (Artikulli ne gjermanisht, http://www.dw.de/walzerseligkeit-an-neujahr/a-18164100 ose perkthimin ne shqip http://botasot.info/.../koncerti-i-vjenes-sekreti-i.../

- Kjo permase e promovimit te nje pike muzikore shqipe duhet vleresuar, sepse te pakta (apo fare) ka pas raste te tilla

- Aq me teper duhet shikuar me pozivitet ky prezantim, pasiqe kishte te bente me kengen „Hapi syte“ kushtuar Camerise ( Niq Krasniqi )

“Te interpretosh nepermjet gjinise instrumentale folkorike “specifike e nje kombi - Albanian Soul” ne nje koncert te tille madheshtor, qe ka te beje vetem me dinastine e mirenjohur nacjonale Shtraus, eshte e kuptueshme qe nuk kemi te bejme thjesht me ndonje versjon okazjonal praktikues, por ndjehemi te privilegjuar si komb, sepse kemi te bejme me nje fenomen teper te rralle!

Pjesmarrja dinjitoze, me virtuozitet, e Shkelzen Dolit gjate programit muzikor te Vjenes te ketij viti, eshte sot nje nder arritjet me te sukses’shme te kultures se kombit tone ne arenen nderkombetare.” ( Vatian Kol )

PER FUND, mendoj se mediat tona meritojne kritike per gazetari e informin te natyres ‚copy and paste‘, pra ka mjaftuar qe nje medium ta beje formulimin jo te sakte, ashtu qe ai te shperndahet vazhdimisht si i tille, MIREPO ata qe percjellin muziken klasike e sidomos ata qe percjellim Koncertin e Vitit te Ri te Filharmonise se Vjenes e KANE KUPTUAR fillimisht se pika muzikore shqipe nuk ishte pjese e Koncerit te Filharmonise se Vjenes. Ne koncertet e Vitit te Ri ne Vjene kryesisht interpretohen veprat muzikore te muzikanteve te familjes Strauss …

Prandaj eshte nje sukses i madh dhe i vecante qe pika muzikore ‚Hapi syte“ e interpretuar nga Philharmonic Ensembles Vienna me violinist Shkelzen Doli, dhe si e tile duhet te perkrahet e proklamohet - si nje sukses dhe prezantim shume i mire i „Shpirti i Shqiptarit“ tek me shume se 50 milion shikues e po aq degjues …SEPSE eshte nje promovim pozitiv rreth dhe per shqiptaret, jo vetem per imazhin e shqiptareve, por permes perkrahjes eshte edhe nje gjenerim i pozitives ne mesin tone. POZITIVES qe e kemi aq te nevojshme si shoqeri, per te ngritur vlerat dhe vetbesimin kolektiv ne perditeshmeri dhe perballje me te tjeter - PER TE DALUR PERFUNDIMISHT NGA POZITA E INFERIORITETIT, jo vetem ne rajon, si burim i shume te keqija per popullin dhe Kombin, pozite qe usht dhe ushqen te tjeret per te synuar dhe sulmuar vlerat, vendit dhe popullin tone, perfshi edhe te kaluaren e pasur historike (per te cilen Ti mik i dashur shkruan me aq perkushtim !)

.PS:

NESE veq duhet te trajtohet genjeshtra dhe mashtrimet qe behen te shqiptaret, atehere te fillohet nga politika dhe ‚bizneset“, nese per asgje tjeter atehere per arsye se ato jane genjime e mashtrime te planifikuara, ne forme, ne permbajtje (sasi dhe shpeshtesi) dhe qellime te caktuara. Ku perfshihen EDHE ato qe shkruan MAPO. PARA SE GJITHASH DUHET LUFTUAR MOHUESIT KUJDESTAR ME PAGESE; APO NGA TRUSHPELARJA! ... MAPO bene mire nese do luftonte (me perkushtim) keto mashtrime DHE ATE pa dallime, e kur ti arrin caqet e para ne kete drejtim ti merr per trajtim edhe 'mashtrimet' e paqellimshme, apo keqinformimet e rastit ne art etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT