E enjte, 25.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Nebi Dragoti: Urim Saadiu, mallkim Saadiu

E hene, 05.01.2015, 03:13 PM


NEBI DRAGOTI

URIM SAADIU, MALLKIM SAADIU

Esse.

Urim Saadiu, mallkim Saadiu ardhur nga larg edhe në vendin tim si më i çmuari leksion filozofik.Ardhur për njeriun një mision si hyjni për t’ia fisnikëruar shpirtin, për t’ia brumosur mendjen, që cilido të jetë për jetën, të jetë njeri për njeriun, të mos jetë hijenë, ujk, kafshë që ha dhe kafshët për të jetuar si parazit duke e bërë jetën e duke jetuar me djersën e të tjerëve padrejtësisht.Urim dhe mallkim Saadiu për politikanin, parlamentarin, qeveritarin , guvernatorin.Urimi dhe mallkimi nuk është për bujkun, për bariun, për punëtorin, që prodhojnë vlera materiale, vlera ushqimore dhe jetës i japin bukuri, i japin gëzim dhe madhështi zhvillimi.Dhe të tillë njerëz kanë shpirt të pastër, shpirt të pasur dhe kjo është pasuria më e madhe dhe karakteri i duhur, që influencon e zbukuron vendin e që shoqërinë e bën të fluturojë në harmoni gëzimi.Dhe ky objektiv njerëzor është i prekshëm dhe gabon rënd po e more për idealizëm utopik, sepse, kështu,  mohon idealin njerëzor, sakrificat, ekzistencën e të qënit njeri në kuptimin më të mirë të fjalës.Ja, për këtë poeti pers qindra vjetë më parë edhe jep mesazh, edhe jep mision, edhe dikton:

“Në qoftë një mbret bari për popullin e tij,

Det i pastë të mirat, notoftë në begati!”

Shtrohu paqë mbi këto vargje dhe thith nektarin ti që merresh me politikë dhe thithe këtë nektar për popullin tënd siç bën dhe bleta duke punuar lule më lule.Kështu duhet të prodhosh të mira edhe ti në shërbim të detyrës që ke.Mos i lejo vetes as një cen që dëmton ëndrrën, që ka populli për zhvillim.Po pati të mira e begati populli, të mira dhe begati do të kesh edhe ti.Për ty politikan këmbanë të qëndroftë në vesh urtësia e Saadiut e, në të kundërtën, të shurdhoftë e të çaftë timpanin e veshit e të qërroftë e të lëntë në katër rrugë, ku nuk di nga të shkosh ose të të marrin e të të lenë në burg, ku nuk sheh as dritën e diellit.Kështu e meriton këtë, sepse kështu e ke kërkuar, sepse mendët i ke, por të qënkan për larasaka.Haram të qoftë dhe përkundja e nënës në djep bashkë me gjirin që të ka mëkuar.Doemos, po nuk na ndëgjove, vjen ndëshkimi i merituar, sepse vetë e ke kërkuar, dhe këtë s’e ke gjykuar drejt, o i matufepsur pas ligësive shpirtzi, budalla politikan.Kështu, për këtë të zëntë mallkimi i poetit të madh Saadi:

“E, në s’është tjetër gjë, veç vrasës e tiran, Në ferr i vaftë shpirti, në zjarr e në katran!”

Kjo goditje ndodh, kur populli merr forcën, kur populli kërkon zbatim ligjshmërie, dhe politikanit njeri të drejtë e të aftë, të mençurit i jep pushtetin e vet për të drejtuar vendin për së mbari.Populli shfaq fuqinë demoniane nëpërmjet votës fortunë.Dhe, pas kësaj, kështu, pret mot të mirë:qetësi, siguri, drejtësi, begati e progres në mbarë rrugën e duhur njerëzore.

DY TREGIME

FUSHA E SKËNDERBEUT

Horizont fëmijëror.fantazi me ide krenarie për heroin legjendar, Skënderbeun tonë.”Fusha e Skënderbeut” kështu quhej:fushë e gjatë, e ngushtë, ku anash e shoqëronte një kodër e e valëzuar ëmbël: tamam sikur ta kishte rregulluar dorë njeriu këtë kodër.Në imagjinatë dukej sikur lëvizte kjo kodër.Në një gur, paksa të madh, erozioni natyror kishte skalitur katër gjurmë të një kali.Mbase, vërtetë, ishin të kalit të Skënderbeut.Dhe kështu flitej.Dhe në ëndërr na dilteAty pranë ishte një burim me ujë tepër të kulluar, ku, ndoshta i madhi Skënderbe,  duke u ulur më gjunjë, kishte pirë i etur e ishte shlodhur bashkë me ushtarët e tij trima.Unë me bashkëmoshatarët si fëmijë që ishim dhe, që t’i ngjasonim heroit tonë, edhe nëqoftese nuk kishim etje, shpesh  shkonim e pinim ujë në këtë burim.Horizont fëmijëror.Fantazi me ide krenarie…

BISHTI I QENIT

Bela me pluralizmin pa skaj, sepse në këto limite tepër të skajshme me shije të tepruara, bëhesh i neveritshëm edhe në ambjente publike.-Qeni im i dashur, shpirti im , i pazëvendësueshmi im!” dëgjohej zëri i ngjirur i zonjës në një stol të veçuar, disi larguar nga stolat e tjerë, , atje, në lulishten e qytetit.Kaloje aty pranë e të binte në sy bishti cung i qenit.E përkëdhelte dhe e përkëdhelte zonja e mbetur grua e ve , siç duket e flitej, sepse prej disa vitesh ishte ndarë nga i shoqi.Asnjë nuk e dinte shkakun e divorcit.Dhe nuk ka divorc pa shkak.Shkakun duhet ta mënjanosh, ose…ose, për ndryshe, të përmbyset jeta nga shthurje ndjeshash pa fre siç ndodh jo pak në këtë shoqërinë e sotme.E puthte qenin në buzë si të ishte fëmi.Ia shtërngonte kokën në gjoks.Aty pranë kundërmonte parfum i përzierë me një erë të pështirë, të cilën s’ke si e spjegoje.Zonja bashkë me qenin kundërmonte.Dy çapaçula ishin bërë kureshtar.Njëri pyeste tjetrin:-Pse e dashka kaq shumë këtë kafshë?Tjetri përgjigjej:-E ka pjesëtar të familjes së vet.-E ku ka familje ajo?-ia plasi gazit djali ezmer.-Keq, kur e ndërton jetën pa mend, -vazhdoi biseda edhe nga të pranishëm të tjerë që pushonin në lulishte.Bishti cung i mbuluar me qime të gjata qëndronte në mes të dy kofshëve të bardha.Aty guduliste bishti e zonja e skuqur qeshte me gjithë zemër.E shtërngonte bishtin me dy kofshët e saja.Jargët e qenit i binin mbi gjoks.Ajo, zonja belbëzonte si në ekstazë:-Shpirti im!...-Edhe bishti i qenit paska shpirt?!...qeshën e ia këputën vrapit dy çamarrokët.

PARADIGMA SE SI…

Kritikë

Se si kërcet në proçesin e krijimit mendja e krijuesit jashtë realitetit jetësor?Se si kërcet ai, krijuesi, në rrokjen e një tematike jashtë tokësore, që nuk ka vlerë për jetën?Se ç’krijues është, a e kupton këtë?Se si del nga orbita e kohës?Se si tradhëton problemet sociale, trajtimin e tyre, problematikën e shoqërisë dhe livadhiset duke u larguar sa më shumë prej realitetit?Se si krijon një botë të dytë(se në kuptimin e mirë arti e ka këtë moderacion), por, jo, kurrësesi, kurrën e kurrës pa qënë kjo një paralele artistike e kohës ku marrim frymë, e botës që përceptojmë me shumëshqisat tona?...Se si merret me një krijim arti për të bërë figurë, vetëm për t’u dukur ekstravagant, fenomenal, ku nuk ka mbështetje ose rrënjë në tabanin tokë, ku lind jeta, ku ka lulëzim të saj?SE SI KRIJON NJË ART, QË QËNDRON PEZULL, NDOSHTA  ME PARIMIN E VETËM, ME MANINË E MODELIMIT TË FORMAVE PËR FORMA, DUKE PRISHUR KUFIRIN MIDIS VARGUT TË POEZISË DHE RRESHTIT TË PROZËS?!...Se si shkruan pa e ditur se ç’është poezia?Se si shkruan pa e ditur, se çfarë shkruan, për kë shkruan dhe kujt ia adreson krijimin?Se si gabon rëndë, kur shkruan për vete dhe për të kënaqur vetëm vetveten?Se si nuk azhurnohet me shijen e lexuesit, me kërkesat që ka që ta ketë atë lexuesin sa më afër dhe ky lexues të vijë në rritje si numër?Se si rreket e bëhet manjak i pavetëdijshëm i këtij proçesi të të krijuari në rrugë imagjinare prej të sëmuri, ku lexuesi vret trutë për ta zbërthyer kuptimin, qoftë edhe të një strofe pa kuptim ose që ka një kuptim bajat e të shterptë?Se si kërcet ky krijues, që e mërzit lexuesin, gjersa e largon nga leximi i poezisë?Se si nuk e kupton , se gjinia e poezisë është bukuria perfekte e fjalës së shkruar e mbarsur me ndjenjat më sublime njerëzore?Se si nuk e kupton se nga kjo superxhiro donkishoteske rrëzohet nga pegasi i poezisë dhe i rrezikohet rrugëtimi poetik i pakontrolluar prej tij?Se si nuk e kupton , se kjo krijimtari jashtë mase fallso, është anemike?Se si nuk e kupton, që poezia pa lexues nuk është më poezi? Se si…se si??!!...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora