E shtune, 20.04.2024, 09:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Berati hyn ne Listen e Pasurive Boterore

E merkure, 09.07.2008, 12:40 AM


Rrugetimi i "Dosjes se Beratit" pakez i gjate, per te perfunduar ne mbledhjen e radhes se Komitetit te UNESCO-s qe kete vit u mbajt ne Kanada. Qyteti i "nje mbi nje dritareve" ju shtua Listes se Pasurive Boterore, por me nje specifike sikunder edhe pritej. Dosja qe mori "OK" nga UNESCO ishte e perbashket me Gjirokastren, e cila i eshte shtuar listes se UNESCO-s, vite me pare. Dosja e perbashket e kerkuar ne muajin maj te vitit 2007, i cileson dy qytetet shqiptare, si pasuri paralele te njerezimit, duke i quajtur ato si dy qendra komplementare. Mirepo, sipas prof. Emin Rizes, "pavaresisht dallimeve dhe afrive te dy qendrave, "qytetit te gurte" dhe "qytetit te nje mbi nje dritareve": "Si qendra komplementare do te jene me vlera unikale per te deshmuar karakterin dhe tiparet e qytetit shqiptar dhe atij ballkanik gjate shekujve XVIII-XIX, krahas fortifikimeve dhe ndertimeve te kultit, ndertuar ne periudha me te hershme". E duket se ky ishte kushti qe edhe qyteti-muze i Beratit te hynte ne listen e pasurive boterore. Duke e cuar ne kete menyre ne tre numrin e qyteteve shqiptare ne listen e UNESCO-s, pas Butrintit dhe Gjirokastres, duke mos lene menjane iso-polifonine, e cila ne vitin 2005 u pranua si kryeveper gojore e njerezimit. Dosja e Beratit, qe vetem dje u pranua ne Listen e Pasurive Boterore, eshte hartuar disa here, por eshte kthyer pas per plotesime te metejshme. Prof. Emin Riza, i cili ka drejtuar grupin e punes per hartimin e dosjes, eshte shprehur muaj me pare se "afrite shpjegohen me perfshirjen e dy qendrave ne te njejten hapesire etnike dhe kulturore". Ndaj edhe u kerkua qe te hartohej nje dosje e perbashket per Gjirokastren dhe Beratin si pasuri paralele te njerezimit. Pervec specialisteve shqiptare, te drejtuar nga prof. Riza, UNESCO kurre nuk "harron" te monitoroje, dergoi ne Shqiperi nje specialist te shquar, Azedin Becaush, i cili ka qene edhe president i Komitetit te UNESCO-s, e qe e njeh fare mire Beratin. Riza rrefen: "Ai pati miresine, qe bashke me ne, keto dite t'i hidhte syrin e fundit dosjes, dhe ai e mori me vete, pasi duhej qe dorezimi i saj te behej brenda muajit janar". Mirepo, ndonese keto dy qytete kane perafri, ka edhe shume dallime mes tyre. A. Ymeri

DALLIME

Nje prej dallimeve te kalave te ketyre dy qyteteve eshte edhe fakti shume i njohur, qe Kalaja e Berati edhe e banuar, ndersa e Gjirokastres jo. Kalate e Beratit dhe te Gjirokastres, rreth mesit te shek. XIX humben vlerat e tyre si qendra strategjike.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora