E premte, 29.03.2024, 03:25 PM (GMT)

Mendime

Gani Qarri: Një urim ndryshe

E diele, 04.01.2015, 01:27 PM


Një urim ndryshe për vitin që vjen

Nga Gani Qarri

Në këtë fund-vit, si asnjë herë tjetër, me shumë dëshirë do të trokisja derë më derë dhe tek çdo individ e familje shqiptare për tu dëshiruar një urim të thjeshtë e të sinqertë ,të ngrohtë e njerëzor të dal me shumë dashuri nga zemra për raste të tilla të veçanta si ky i ndërrim motmoteve.

Por ,sa është e mundur një gjë e tillë edhe në kushtet që sot një pjesë e madhe e popullit tim jeton, apo ndoshta unë notoj i vetmuar në eter me ëndrrat e mia, përkundër dëshirës së mirë për një Urim?!

Madje, sidomos në këtë ditë ,urimin time do t`ia drejtoja secilit, qoftë edhe për një reflektim hareje, në buzët e thara të atyre që kohët e fundit nuk u bie shpesh të kenë gëzim.

Njerëzve me zemrat e zbrazura nga keqësimi rapid i kushteve të tyre jetësore, që të lodhur nga skamja e mjerimi, gjithnjë e më rrallë u bie të buzëqeshin me shpirt, si pjesë e një populli në varfëri të skajshme, por me deputet e ministra milioner.

Me këtë rast pyes veten si ka mundësi të shpërndaj njeriu një dhuratë shpirtërore me atmosferë festive që edhe nën këto kushte, ti gëzonte të gjithë përnjëherë dhe lehtësonte jetën, qoftë edhe për një natë të veçantë si kjo, tek secila familje dhe njeri, pa përjashtim.

Ndaj, ndjehem kaq i munduar dhe i pa fuqi në brigjet e thepisura të kujtimeve të trishta prej nga çdo gjë mund të rrokulliset me shpejtësi edhe pse në shumë porosi dashamirëse përsëritet se duhet të shohim nga e ardhmja, sepse megjithatë - jeta vazhdon.

Por, me këtë rast lind pyetja si të ecim përpara....kur në këtë vend ka vite që asgjë më nuk lëviz as ndryshon për së mbari, këtu sa vije e rritet varfëria e skamja , ndërsa ecën e rritet pandalshëm vetëm korrupsioni dhe padrejtësitë, nga të cilat është bllokuar çdo gjë dhe për shumë këndë është bërë e pa mundur të jetohet nën këto kushte.

Atyre që u mungon buka e familjes, nuk mund të jetojnë me aromë lirie në sofrën e thatë ,para së cilës u kërcasin zorrët në barkun e uritur.

Edhe ata duan të hanë, bota e tyre është bosh, pa ëndrra, pa ndihma ,pa shpresa, ndaj si të gëzohen qenie të tilla, nëse edhe në kontejnerët e bërllokut as për këtë natë nuk gjejnë diçka për të ngrënë dhe mbijetuar?!

Shqiptarët e shumëvuajtur, me të drejt këto vite pritën më shumë gëzim e mirëqenie, por ja që pellgjet e mbushura me lot e vaj nga ta, ende nuk po shterojnë dhe sot fatkeqësisht shumë kujt i mungon gjithçka.

Para syve të mi qëndrojnë pafundësisht radhët e gjata të njerëzve të cilët njëjtë si në kohën e vërshimeve mesjetare të otomanëve në këto troje, edhe në shekullin XXI, shqiptarët mbeten të dënuar me ikje nga vendi i tyre, si të mallkuar përjetshëm edhe nga zoti.

Ndaj bashkëkombësit e vuajtur edhe në raste të tilla, qëndrojnë para dilemës, si t`ia bëjmë; të festojmë me vuajtje, të reflektojmë me dhembje, apo edhe në këto dit të veçanta, të ikim si të mundemi nga fati ynë, jo i mirë...

Derisa popujt tjerë buzëqeshnin e këndojnë dhe  u gëzohen ndërrimit të motmoteve, vendi im secilin vit prodhon ikje kolektive gjithnjë e më të gjera, ndarje biblike dhe lamtumirë e largime të përjetshme për shumë-kë, nga atdheu

E ç `faj kanë këta njerëz fatkëqij, apo duhet të ndjehen fajtor vetëm pse Zoti i lindi shqiptar?! Si të festojnë ata në këtë gjendje mizerable, kur atyre u mungon edhe buka në sofër dhe janë të zënë me gjurmimet nëpër kontejnerë bërlloku, për të kaluar edhe një natë duke mbijetuar “sot për nesër”?

Ndaj, para kësaj gjendjeje rrëqethëse nuk e di se si do ishte më mirë të quhet kjo ditë; festë, reflektim, kujtim apo porosi...Porosi për njerëzit të cilët para se të ikin, të ngrihen dhe lënë një nam në vendin e tyre, sepse guri i rëndë peshon në vend të vet, duke u treguar satrapëve se nuk pajtohen me gjendjen e krijuar nga ta, e cila pa të drejt i detyron të lënë plangë e shtëpi.

Kjo edhe për faktin se ikja nuk është zgjidhje, nuk jetohet gjithmonë me ikje, madje për çudi sot detyrohesh të ikësh nga njerëzit e tu, të cilët kaq shpejt harruan çdo gjë dhe sundojnë padenjësisht Atdheun e lirë e të pavarur, të ëndërruar gjatë si të tillë prej të gjithë neve.

Nga dëshpërimi i madh me udhëheqësit vendor dhe dëshira e pafund që edhe në trojet tona të rregullohet gjendja dhe përmirësohet jeta e bashkëkombësve tanë, për vitin që vjen, shpreh urimin tim të veçantë, të sinqertë dhe më të përzemërt, drejtuar të gjithë shqiptarëve kudo; Zoti na ndihmoftë më 2015!

Gëzuar!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora