E hene, 06.12.2021, 05:30 AM (GMT)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Intervistë me Prof Musa Dërmaku

E hene, 05.01.2015, 07:24 PM


Shpirti, Zemra dhe mendja më shkonin në Shqipëri

INTERVISTË  EKSKLUZIVE  ME  PROF,  ATDHETARIN, TË  BURGOSURIN  POLITIKË   z. MUSA  R  DËRMAKU

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

Gjatë viteve 79, 80-të, unë dëgjoja Radio Tiranën, Radio Televizionin Shqiptarë-RTSH-rë, shikoja filma shqipë, natyrishtë që shpirti, zemra dhe mendja më shkonin andej  Kufirit,  pra në Shqipëri.

Musa Dërmaku, është veprimtarë, humanistë, inxhinierë i Bujqësisë, pjesëmarrës i demostratave të 11 marsit të vitit 1981, dhe I atyre  me 29, 30, 31 janar e me 1 shkurt të vitit 1990. I burgosur politikë . Nga Dardana dërgoi telegramin në përkrahje të minatorëve, dhe një sasi ndihmash materiale. Musa s´ bashku me  Ramiz ( të ndjerin ) e Ekrem Hesatin, Refikun e Kadris, Rahim Rrudhanin, Musli e Musa Rexhepin, Agim Demirin, Qazim Bekteshin, Fatmir Shabanin, etj, ishim organizator të demostratave në Roganë.  Musa në ato demostrata u rrahë brutalisht nga inspektorët e sigurimit serbë; Naser Shevelli dhe Momçillo Trajkoviç-( ose siq e thirrnin Moma). Pasë qëndrimit 3 javor në spital Musahin akoma pa u shëruar do ta dërgojnë në Gjykatën për Kundërvajtje në Daradanë, aty do ti shqiptohet masa e dënimit me dy muaj burgë. Pasë daljes nga burgu, inspektorët e sigurimit; Moma e Naseri,  e ftonin në biseda të shpeshta informative por nuk mungoi  asë dhuna. Duke i parë me sy e dëgjuar me veshë të gjitha këto akuza, shpifje, intriga të organeve të sigurimit serbë të cilët ia shanë edhe nënën shqiptare. Musa detyrohet të largohet nga  Kosova, drejtë  Zvicrës. Pasë sakrificave të shumëta që Musa përjetoi gjatë rrugës arriti I lodhur dhe I shkatërruar në Zvicër. Akoma pa u stabilizuar mirë ., me përkushtim të madhë angazhohet për ndihmimin dhe internacionalizimin e çëshjtes së Kosovës dhe të shqiptarëve. Musa pos që merrte pjesë në aksione humanitare, protesta, demostrata, tubime, përkrahu fondin e 3%-it,  e ndihmoi UÇK-ës, fondin “ Vendlindja ju Thërretë“ , etj. Momentalisht jeton dhe vepron në Reineck të Zvicrrës. Ky intelektualë me përkushtim e devotshmëri  i kontriboi (e po i kontribon edhe sot)  internacionalizimit dhe prezentimit të Çështjes sonë kombëtare shqiptare, në arenën ndërkombëtare.  Ky veprimtarë, po bënë ate që dikur bënin Rilindasit tanë. Musa  ka marrë pjesë edhe në protestat e Tiranës, kur u rrëxua busti I Enver Hoxhës. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, tërë kohën e shoqëronte deputeti I Partisë Demokratike, studenti e pishtari i Demokracisë z. Azem Hajdari. 

Kush është Musa Dërmaku ?

Musa Dërmaku, i lindur më 01.05.1962, në Fshatin Shipashnicë e Epërme . Gjashtë Klasë, të shkollës fillore i kreu në fshatë,  klasën e 7 dhe 8-të në shkollën fillore në Hogosht. Është i martuar; Baba i  4 fëmijëve, dy djem e dy vajza. Ky rrjedhë prej një familje të mesme shqipëtare por e djegur për Lirinë dhe çështjen kombëtare. Shkollën e Mesme – Gjimnazin e kreu në Hogosht - drejtimi Matematiko-Shkencor. Regjistrohet në  Fakultetin e Bujqësisë drejtimi i përgjithshëm në Universitetin e Prishtinës  në Prishtinë. Diplomoi në Maj të vitit 1986. Shërbimin  Ushtarak e kreu në vitet 1986/87. Agronomi Musa Dërmaku ushtroi detyrën e Profesorit  në Shkollën e Mesme (më parë“9 Maji“), sot“ ISMAIL QEMALI“ në Dardanë. Para se tia fillonim intervistës, z. Musa, mi tha fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili porosiste, citojë:

" Njeriu s’ka ne nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë mund të gjejë edhe nën thundrën e të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit - Lirinë”

Musahi  gjatë kryerjes së shkollës fillore  ishte në mesin e nxënësëve më të mirë si në mësime ponjashtu edhe në aktivitete të lira; kulturore, sportive, muzikore, etj. Tek z. Musa dominon: ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. Musahi  ishte edhe aktivistë I LR në fshat dhe ishte krahu im I djathtë për themelimin e Klubit Futbollistikë” BESA”.

Që nga bankat e shkollës së mesme , ju filluat të merreni me çështje kombëtare, çka ju shtyri  ?

Musa Dërmaku: Fëmijëria ime më duket largë një shekull nga imagjinata e përkujtimeve. Kështu është kur mua dhe brezit tim na ka rënë fati të heqim të zitë e ullirit; shembjen apo ndryshimin e një rendi botëror, prishjen e një shteti totalitar dhe me një regjim  anti shqiptarë siq ishte ish Jugosllavia.Që nga mosha 15-16 vjeçare tek Musahi vërehej një urrejtje ndaj regjimit në fjalë, apo thënë shkurtë nuk e njihte regjimin komunistë. Çdo herë kur arsimtarët, shoqet-apo shokët e klasës, flisnin diçka që ishte ne dëmë të çështjes kombëtare, Musa reagonte ashpër. Gjatë jetës sime si çdo veprimtarë, atdhetarë edhe unë natyrishtë se pata batica  e zbatica momente shumë të vështira - shqetësuese nga të cilat s'mund të vëja gjumë ne sy.., netë të tëra. Mirëpo, dashuria e vullneti i madhë që kisha ndaj çështjes kombëtare i kalova të gjitha ato sfida. Sa më tepër që rritesha, aq më tepër më shtohej urrejtja ndaj armikut . Fillova  ta kuptojë realitetin  se në ç`farë kohe.., dhe me këndë po jetonim ..,  këto nuk  ishin  vetëm ëndërrat e mia.., por ishin ëndërra te të gjithë kosovarëve dhe  moshatarëve të mi. Gjatë viteve të 80-ta, unë lexoja “Zërin e popullit“, shikonim fshehuraz,i Radio Televizionin Shqiptar në Prishtinë. Unë kur dëgjoja ditarin  - Lajmet, apo kur bisedoja me ta , se si e  flisnin gjuhën shqipëtarët e Shqipërisë, mua kënaqej shpirti për atë gjuhë të ëmbël, për ato këngë të mira kushtuar fytyrave eminente të kombit shqipëtar. Natyrishtë, që shpirti, zemra dhe mendja ishte andej kufirit. Apo kur  shikonim filma shqipë; Nëntorin e parë, Nëntorin e dytë, Flaka e Malëve, Avni Rrustemin.., etj, mbeteshim pa tekst. Pasë të gjitha këtyre që i pashë me sy dhe i dëgjova me veshë , ndjihesha më i disponuar më i kënaqur më i sigurt dhe më i ditur se ç farë rruge do të shkojë. Kur unë isha nxënës i shkollës së mesme, regjimi kriminel serbo-çetnikë e burgoste shqiptarët, kur e shihja se si po maltretohet, po rrahet, po burgoset, po helmohet, populli im, kur shihja se si po  shkeleshin të drejtat më elementare të popullit tim.., nuk mund të  rrija i qetë.

Tek z. Musa dominon: ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë, e rigorozitetit dhe e parimitetit. Ai  vazhdon, e dua Kosovën me të gjitha trojet e okupuara së bashku : ” Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund të ketë Shqipëri ” .

Ju morët pjesë në ngjarjet revolucionare të 11- marsit të vitit 19 81, dhe ato të vitit 1990, na tregoni diqka më gjërsishtë?

Musa Dërmaku: Po është e vërtetë kjo që thuani  Ju. Musa  morri pjesë në protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë, agjentët e sigurimit, e  ftonin në biseda të ashtu quajtura informative, e ofendonin e dikur edhe e rrahën, dhe e dënuan me burgë. z. Musesë,  kurrë s’iu tremb syri. Unë nuk do të flasë për demostratat e vitit 1981 pasi për to është folur e shkruar shumë. Por do të flasë për protestat ose siq i quanin disa demostratat e 29, 30,31, janar si dhe ato me 1  shkurt, të cilat u mbajtën në Roganë. Organizatorë të demostratave në Roganë që nga 29,30,31 januar si dhe të 1 shkurtit të vitit 1990 , ishim: Musa Ramadani, Ramiz e ( I ndjeri ) Ekrem Hesati, Refik Kadriu, Musli e Musa Rexhepi, Selam Shabani, Fatmir Shabani, Qazim Bekteshi, Ejup Habibi, Azem Ramizi, Naim Xhemaili etj. Ne nga Shipashnica niseshim në ora 10 -10 30 ,sepswe I pritnim  protestuesit nga Desivojca, Laqiqi, Maroca dhe Poliqka, të cilët I bartëte me traktorë Ekrem Hesati. Pra detyra e Ekremit, Ramizit, Musahit, Refikut  të Kadrisë, Rahim Rrudhanit, dhe Bajram Kallabës ishte të mbajmë kontakte të rregullta me kreun e LDK-ës në Dardanë. Cdo mbrëmje kur ktheheshim nga protestat, silleshim dy here në fshatë duke bërtitur parullat:” Kush nuk është me ne, është trathëtar”,” Jetën e japim, Kosovën se japim”, “Rugova Rugova”..,etj. Numri I protestuesëve arrinte deri 100 niseshim nga Shipashnica e Epërme  e rrugës na bashkoheshin edhe ata nga Shipashnica e Ultë, Muqiverci, Dajkoci. Ditën  e fundit pra të enjten me 1 shkurtë,të vitit 1990, ne ishim marrë veshë që të gjithë protestuesit që do të vinin në  Roganë, pasë orës 12 të niseshim rrugës për në Dardanë. Mirëpo, policia e kishin bllokuar rrugën hyrje të fshgatit Hodonoc, dhe ne nuk mund ta thenim kordonin  e   Policisë. Pasi kishim biseduar me Ramadan e Rifat Latifajn, që të takohmi s bashku ne Dardanë, me protestuesit që vinin nga Hogoshti, ne e kërcyem lumin duke u zbathur të gjithë, dhe e kaluaamr lumin. U nisëm fushës drejtë fshatit Topanicë. Binte shi ora ishte 13^, ishim lodhur e rraskapitur,nga shiu që binte. Në fshatin Topanicë dhe Koretinë na u bashkuan shumë protestues,..,numri arrinte diku mbi 1000. Tek ( Lapidari I Ushtarëve të UCK-ës ku sot ndodhet) e thyem kordonin e policisë, mbi ne qarkllonte dhe hidhte gaz lotësjellës helikopteri. Kordonit të protestuesëve I printe Rexhep Alyshani, Hetem Selimi,  Hajrullah Iba, Bejtullah Riza, Ramizi e I ndjeri Ekremi, Refik Kadriu. Pasë 1 orë orvatjesh për ta thyer kordonin e plicisë që ishte vendosura para   zyreve  të organizatës Magnoromë,ku ishin të vendosura edhe tanka, picgauier,kamiona, vetura policije etj. Nga tanku hudhej gaze lotsjellës, nga helikopteri  por edhe nga policia filluan edhe të rrahen protestuesit. Duke e parë gjendjen ne u këthyem për në shtëpi. Në Koretinë, ishin të hapura të gjitha dyertë e kapexhikët, dhe na  shpërndaheshin qepë, bukë,ujë,djathë. Dhe aty nga ora 23 e 30 minuta ne arritëm në fshatë. Unë   shkova të bisedoj e  informoj Musahin për rrjedhën e protestës. Nëna e Musahit më informoi se Musahin e kanë rrahur në Katushnicë, dy spiunat e siguimit serbë, Moma Trajkoviç dhe Naser Shevelli, dhe gjendja e tij është shumë serioze. Ai ndodhet në spital të Gjilanit nën përcjelljen e organeve të Sigurimit sebë.

Si e prite lajmin kur ju informuan ,se ju nuk mund të ushtroni detyrën e profesorit, dhe kush ua tha ?

Musa Dërmaku: Në ditën kur mua ma komunikuan lajmin, se jeni përjashtuar nga procesi edukativo arësimor, mu kujtuan fjalët e  Naim Frashërit; ” Djalin që e tradhton atdheun s’e do as nëna e vet ”, Atdheu do sakrifica. Pa gjak  s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon forcën e vet në dhëmbje. Më mirë të thyes eh se sa të përulesh”. Ndjenja e besnikrisë:- tek profesori Musa është moto e jetës së tij. Ai  gjatë bisedës më tha: Besnik bëhuni, por kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Musa thotë; i urrej pa  kufi spiujt e tradhtarët:

”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i ngjet një anijeje pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa herë që ndryshon era”, tha prof. Musa. Nga dhëmbja që ndjente disa pika loti i rreshqiten zvare nepër fëtyrë. Duke hipur së bashku shkallëve ( në shtëpin e tij…, Musa  u ndalë ) shikoi  përpjetë, shiqimi i tij u ndal në vendin ku qëndronte dikur fotografia e heroit tonë kombëtar - Skënderbeu, dhe më tha: -Ja se ç’bënë shovinistët e shfrenuar serbosllave...,, i hoqën edhe fotografitë e fëtyrave më të ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Pastaj vazhdon Musa, babai  ishte ai që më frymëzoi e më dha shtytje që me tërë qenien ti kryejë ca shërbime “të vogla” për popullin tim të shtypur e shumëvuajtur. Pra, unë shpesh herë kam deklaruar: “Asgjë s’kam punuar, asgjë s’kam vepruar dhe te gjitha meritat i takojne babait tim". Disa arsimtarë e profesor lojal të cilët frikësoheshin edhe prej hijes së vetë, duke qenë të friksuar nga "rreziku", që do t'ua sillte shoqërimi me Musahin ..., nuk pranonin të bisedonin me te.

Kurrë nuk më ka shku mendja se jamë i vetëm.., por  gjithëmon kamë qenë me shokë ,si në shkollë ashtu edhe gjatë kohës së lirë, vetëm në gjumë kamë qenë i vetmuar. Edhe, unë i takoja një familje të mesme fshatare që kisha mundësi të shkollohem dhe të mësoj më shumë për Atdheun. Unë nuk e urreja Partin Komuniste as nuk isha anëtar i asaj Partie.  Për të qenë anëtar  i asaj partije .., kërkoheshin ca kushte që duhej ti plotësosh ..,

Cilat ishin ato kushte ?

Musa Dërmaku: Kërkohej të ishe bashkëpuntorë  i  shkive, ta kishe njërin prind .., P. Sh;, Shka..,  apo rus, të ishte antishqiptarë., apo Spiun i ish. UDB-ës  Jugoslave,  etj.Unë kisha lexuar shumë libëra të Marksit, Engelsit dhe Leninit, dhe programi i tyre ishte tjetër .., kurse politika që udhëheqte shteti krejt tjetër ! Politika Jugosllave ishte e dëmshme për  shqiptarët dhe ne si popull nuk ishim të barabart me popujt tjerë në Ish.Jugosllavin Titiste.

Çka ju shtyri që ju ta  urreni  aq  tepër  regjimin komuniste ?

Musa Dërmaku: Ju që nga vitet e 1981-90,  filluat veprimtarinë atdhetare dhe patriotike, ne kohën kur njerëzit jo që nuk flisnin.., por asë nuk guxonin të mendonin keq për   atë sistem ? Pranveres së vitit 1981 më saktësisht isha me 9 dhe 11 Mars . Unë qysh kur isha student  mora pjesë në Demonstratat e 1981.Mjerisht u mbyllën përkohësisht Fakultetet dhe unë vendosa të kthehesha në Fshatë për tu kujdes për famije dhe pastaj shpërthyen demonstratat e më vonshme me 25,26,27 mars,1 Prill që për momentin isha në fshat dhe s´mund të shkoja në Prishtinë ..,ngase rrugët ishin të bllokuara por une disi ia dola. Para menzës së studentëve edhe unë iu bashkova protestuesëve  sepse kisha  një ndjenjë krejt tjetër sepse i dilje përballë një policie të veshur me helmeta,mbrojtëse,të armatosur gjer në dhëmbë një policie barbare Jugosllave, ishte një farë befasi edhe kënaqësi ti shikoje ata të armatosur e ne me duar thatë, ata na shtynin, na rrahnin na dënonin me burgë por edhe na vranin . Ato vite ishin shumë vite të rënda për shqiptarët.Na e ndërruan Kushtetuten, na e ndërruan edhe Flamurin , kjo politik shoveniste serbe në krye me Sllobodan Millosheviqin të ndihmuar nga disa shqipëtarë  të shitur siq ishin;  Rrahman Morina, Hysamedin Azemi dhe Ali Shukriu. Shkijet nuk dinin se ku të ja ndonin Yllin Shqiponjës në Flamur.., sa anash sa majtas e sa djathtas por ma mirë të ja kishin hjek krejt at yll.

Mirë z. Musa ti kthehemi viteve kur ju punuat si profesor në Gjimnaz 1988/1989, Çka ju kujtohet nga ajo kohë ?

Musa Dërmaku: Ishte knaqësi të punoje me nxënësa të gjimnazit,me Profesor Patriot si Nexhat Rexha, Isa Morina, e disa të tjerë. Të ndodheshe me  ta  në ato vite ishte kënaqësi e lëre ma të punoje me ta.

Gjatë asaj kohe  nuk kishte atmosferë mësimi sepse urrejtja mes shkijëve për shqiptarët e kishte kaluar më shumë se kufirin. Atëherë filluan diferencimet, burgosjet ,maltretimet, vrasjet dhe se shkau donte që askund mos të dëgjoj fjalë shqip, dhe ne e kuptuam se do na shfarosin .,do na i mbyllin shkollat dhe do ndodhë diçka çka ishte e paparashikueshme dhe e pa dëshiruar për një popull vetëm pse ishim shqipëtar. Atë botë nisen pakënaqësi të mëdha në mbarë Kosovën. Minatoret e morrën bajrakun- ata e filluan e gjithë Kosova e I përkrahte dhe e përshëndeste ata. Pra edhe mu këtu filloj lëkundja e trungut Kosovë, këtu filluan të bijnë gjethet dhe frytat në tokë dhe ti mbetej në fyt molla e kuqe Regjimit  fashist, regjimit komunist, regjimit Qubrolloviqian, Rankoviqian, Millosheviqian e vazhduan edhe Tadiqian, Jeremiqian e tani edhe ….. klyshet serb.

Ne profesorët vendosëm që ta mbanim një takim në sallë dhe ta shkruanim një telegram që edhe ne të fundit fare ishim me kërkesat e minatorëve për Mos ndryshimin e pamjes së Flamurit për mos suprimimin e Kushtetutes së Kosovës edhe ashtu kështu ishte me shumë pakë të drejta për neve shqiptarër. Edhe ne ishim për dorëheqjen e 3 - qenve-zagarve  të Jugosllavisë: Rrahman Morinen, Hysamedin Azemin dhe Ali Shukriun. Profesoret serbë, ishin kundër nesh. Pasi  ne  e shkruajtëm telegramin  se merrte askush me dërgua . Unë e mora ( të pa  vulosur) sepse Komunisti I përbetuar dhe shërbëtori I Serbisë. Drejtori I gjimnazit.., Avni Krasniqi, nuk pranonte kursesi që ta vulosnim telegramin. Telegramin dërguar Minatorëve. Më në fund pasë shumë orëve bisedimesh e bindem z.Avni Krasniqi se duhej patjetër ta nënshkruante telegramin.., dhe këtë ai e bëri por pak si me trysni. Musa na tregoni se kush e dërgoi pastaj telegramin ?  Tash shtrohej pyetja se kush do ta dërgojë Telegramin në RT e Prishtinës, në Radio Prishtinë dhe në Staritërg tek Minatorët ?

Unë u ngrita dhe ju thash.., të nderuar shokë profesor unë  jamë i gatshëm që ta formojmë një ekipë dhe të shkojmë me veturen time dhe me shpenzimet e mia. Kështu u bëmë 4 veta dhe shkuam aty ku i shkruajta më lartë. Ishte dita e fundit por   edhe Dardana iu bashkua Kosovës në kërkesat e saja të drejta. Pranveres së vitit 1981 më saktësisht isha me 9 dhe 11 Mars  dhe atyre Unë qysh kur isha student edhe mora pjesë në Demonstratat e 1981 .Mjerisht u mbyllën përkohësisht Fakultetet dhe unë  vendosa të kthehesha në fshat për tu kujdesur  për familje. Por përsëri  shpërthyen demonstratat e më vonshme me 25,26,27 mars,1 Prill, Unë  isha në fshat dhe  dëshiroja     shkoja në Prishtinë.., mirëpo , të gjitha rrugët ishin të bllokuara. Unë pas 7 orëve arrita , dhe u Aty i bashkova shokëve tek Menza e Studentave ishte një ndjenjë krejt tjetër sepse i dilje përballë një policie të veshur me helmeta, mbrojtëse, të armatosur gjerë në dhëmbë një policie Jugosllave fashiste ..,ishte një farë befasi .., por edhe një kënaqësi  ti shikoje ata të armatosur e ne  duarë thatë. Polocia,ushtria, rrahnin, ofendonin, plagosnin por edhe vranin e djegnin çdo gja që ishte shqiptare  kuptohet se Prishtina ishte shqiptare.Këto vite ishin shumë vite të rënda për shqiptarët.

Na ndrruan Kushtetuten, na ndërruan edhe Flamurin ,kjo politik shoveniste në krye Me Sllobodan Millosheviqin të ndihmuar nga qent e tij shqiptar si ; Rrahman Morina,Hysamedin Azemi dhe Ali Shukriu.Nuk diniin shkijet se ku të ja ndonin Yllin Shqiponjes në Flamurë..,  sa anash .., sa majtas.., e sa djathtas ,por ma mirë të ja kishin hjek krejt at yll.

Mirë do ishtë ti kthehemi pak vitëve kur punova Profesor në Gjimnaz gjatë viteve 1988/1989 ?

Musa Dërmaku: Ishte knaqësi të punoje me nxënësa dhe ca profesor të gjimnazit; Isa Morina, e Nexhat Rexhën  etj. disa të tjerë.

Atë kohë nuk ishte atmosferë mësimi.., sepse urrejtja mes shkijëve për shqiptarët e kishte kaluar më shumë se kufirin. Atëherë filluan diferencimet,  burgosjet, maltretimet, vrasjet dhe se shkau donte që askund mos të dëgjoj fjalë shqipë dhe ne e kuptuam se do na shfarosin do na i mbyllin shkollat dhe do ndodhë diqka qka ishte e paparashikueshme dhe e pa dëshiruar për një popull vetëm pse ishim shqipëtar ?! Atë botë filluan të paraqitën pakënaqësi të mëdha në mbarë Kosovën. Minatoret e filluan grevën, e gjithë Kosova e përkrahte dhe e përshëndeste dhe këtu filloj lëkundja e trungut Kosovë, këtu filluan të bijnë gjethet dhe frytat në tokë Regjimit  fashist, regjimit komunist, regjimit Qubrolloviqian, Rankoviqian, Millosheviqian e vazhduan edhe Tadiqi, Jeremiqi e tani edhe ….. klyshet serb.

Ne profesoret vendosem që ta mbanim një takim në sallë dhe ta shkruanim një Telegram që edhe ne të fundit fare ishim me kërkesat e minatorëve për Mos ndryshimin e pamjes së Flamurit, për mos suprimimin e kushtetutes së Kosovës edhe ashtu kështu ishte me shumë pakë të drejta për neve shqiptarë. Edhe ne ishim për dorëheqjen e tre qenve  të Jugosllavisë: Rrahman Morinen, Hysamedin Azemin dhe Ali Shukriun. Profesorët serb ishin kundër këtij telegrami dhe pasi e shkruajtem telegramin drejtori i shkollës shërbëtori i pushtetit serbë nuk donte ta nënshkruaj dhe ta vulosë telegramin. Më në fund pas shumë orëve bisedimesh e bindem z.Avni Krasniqin se duhej patjeter ta nënshkruante dhe këtë e bëri por pak si me trysni.

Tash shtrohet pyetja, se kush do ta dërgojë Telegramin në RT e Prishtines, në Radio Prishtinë dhe në Stariterg te Minatoret ?

Musa Dërmaku: Une u ngrita dhe ju thash të nderuar shokë profesor jamë i gatshëm që ta formojmë një ekipë dhe të shkojmë me veturen time dhe me shpenzimet e mia.Kështu u bëmë 4 veta dhe shkuam aty ku i shkruajta më lartë.Ishte dita e fundit por   edhe Kamenica iu bashkua Kosovës në kërkesat e saja të drejta. Në protestat që mbaheshin në Miniera, dmth; grevat e minatorëve,  Ju i përkrahet  moralishtë e materialishtë.

Gjatë protestave në Roganë ndaj jush u përdor edhe dhuna e më vonë  , ju rrahen policia dhe ju dënuan..,me burgë, na tregoni me gjërsishtë se Çka ndodhi ? Në protestat që mbaheshin në Roganë,  Ju, jo që i përkrahet  materialishtë por  edhe moralishtë  , ju rrahen policia dhe ju dënuan..,me burgë, na tregoni se a jeni penduar për ato që keni bërë ?

Musa Dërmaku: Po është e vërtetë se mua në protestat apo demostratat në Roganë. Më rrahën. Po edhe ju e dini se Unë-Musahi i Ramadanit, Muslia e Musahi i Rexhepit, I ndjeri Ekremi, Refiku i Kadrisë, Fatmiri i Shabanit, Selami i Shabanit,  Ejupi i Habibit, Azemi i Ramizit, Miniri i Tefikut, Rahim Rrudhani, Bajram Kallaba, Ramadan A. Latiofaj ( të cilin edhe do ta vrajnë me …, ) e Rifat Latifaj ., nga Hogoshti. Etj. Grupi ynë mbanim kontekte të rregullta në mes vete. Informacionet i sillnin Rahim Rrudhani, Bajram Kallaba, Musa Ramadani, Ekrem Hesati, (të gjithë kishin veturat e tyre me të cilat shërbeheshin)  Agim Demiri, Naim Xhemaili.., etj. Që nga data 29.30,31, dhe 1 shkurtë, ne ninim marshin nga fshati Shipashnicë e E Epërme niseeshim në ora 10-të, Ekremi shkonte me traktorë  në Desivojcë i merrte protestuesit dhe aty nga ora 10.30 , turma prej më shumë se 50 deri në 150 protestuesissh   niseshim në këmbë drejtë Roganës. Turmës sonë i brashkangjiteshin edhe pjesë marrës nga Shipashnica e Poshtme, Muqiverc“ etj. Cdo herë kur ktheheshim nga Rogana, ne thirrnim parullat; Edhe nesër sikur sot, kush nuk bashkohet me ne është trathëtar, rroftë Adem Demaqi, jetën  ejapim e Kosovën s e japim etj.

Jo nuk jam penduar  kurrë, pra asë atëherë e as sot. Është krenari e kohës që të jesh i ndëshkuar  për çështjen kombëtare. Pë këtë shkak erdhi koha kur edhe vdekja  të dukej si zgjidhje, krahasë dhunës  e okupimit të  egër të Serbisë. Musah ju falemnderit për intervistën.Ju falem nderit edhe Ju.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora