E shtune, 20.04.2024, 08:21 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Vit i mbrapshtë për Kosovën

E hene, 05.01.2015, 04:02 PM


2014, vit  i mbrapshtë për Kosovën

Shkruan: Faton MEHMETI

Në fund të vitit 2013, të gjithë uronim që 2014-ta  të ishte vit i mbarë për Kosovën, dhe  shqiptarët  kudo që ndodhën.Ndonënse parametrat nuk jepnin shenja se dicka e tillë do të ndodhte, gjithsesi shpresën nuk e humbëm, por tani në fund te viti 2014 fatkeqësisht  mbetëm    zgjënjyer.

Shpresonim se 2014 do të ishte viti i parë i fillimit të  një jetë të dinjitetshme: aty ku përpara ligjit jemi të gjithnjë njësoj, aty ku qytetarët sdo kishin nevojë të mësynin rrugët e botës , aty ku me gëzim rrisim femijët tanë..në një shtet të së drejtës, por jo. Fatkeqësisht 2014 mbeti viti i 15-të pas lufte, i humbjes së shpresës,  zhvlerësimit të dinjitetit të njeriut, të nepërkëmbjës së vlerave,  zhvatjës së popullit te varfer, rritjës së kriminaliteti, thellim të varfërisë, rritje të pasurimit të politikanëve brenda natës etj.

Përjetuam edhe një vit të vrasjës së endrrave të të rinjve , të cilët me të madhe mësyn rrugët e botës, nën buzët e të cilëve  bëlbëzonin trishtimin KËTU NUK JETOHET.

A thua deri kur do t’i abortojmë endrrat tona, apo kështu të trishtuar të dorëzohemi përball realitet të hidhur se ëndrrat në Kosovë mbesin ëndrra, se duhet marruar arratin diku larg Kosovës për jetë të dinjitetshme ?

A nuk janë këta njerëzit që deklamojnë më pompozitet vetën si clirimtar, si njerëz që luftuan kundër regjimit të Milloshevicit..por a nuk janë të njejtit njerëz që Kosovën e kanë shndërruar në vendin më të varfër në Evropë, ne vendim me te kirminlaizuar ne Evrope e mbase edhe en bote..a nuk ajne keta njerez qe u pasuaran brenda nates….keta te ashtucuajtur clirimtar qe shnderruan Kosoven ne nje burg ne mes te Evropes se shekll 21.Clirimtarët e vërtetë nuk vjedhin ushqimin e fëmijëve në sofër, nuk vjedhin ilaqet e të sëmurëve, këta që thirrë në emër të clirimtarëve janë shtresa më e paskrupullt e Kosovës, të cilës ia humbën dinjitetin.

Iku edhe nje vit, edhe nje vit i zi ne historinë e Kosovës, edhe një vit ku shpresat edhe ashtu të paketa u zbehen, ku endrrat po vritën dhe ku e ardhmja është e zymtë .Edhe 2014 vazhdoi përjetimin e trishtimit për shtresën e varfëra në Kosovë, që  përbën mbi 80 % të populates , të cilët cdo ditë po vdesin se  nuk vjedhin gjepat e askujt dhe jetojnë jetën pa hile.Ky është sistemi që eshte instaluar që 15 vjet, sistem që pasuron shtresën politike të mbëshjellur me oligarki dhe kaktaklizëm, sistem që Kosovën e ka shndërruar në nderrmjara fitimpruese për poltikanët,  sistem që zhvesh vlerat tona si komb e kombi i shndërruar në pronë private të aty “ clirimtarëve” edhe atyre pacifistëve te cilët janëbërë bashkë jo pse duhen, por pse duan pushtetin, rrjedhimisht duan famë dhe pasuri.

Kosova e vogel me mbi 70 zv.ministra, mbi 150 këshilltar, me qeverinë më të madhe në Evropë, si dhe më popullin më të varfër në Evropë…kështu iku edhe viti 2014, një vit për tu harruar…viti  mbarapshtë.

Megjithëse jam pesimist  që edhe viti i ri 2015, do të jetë me ndryshe, gjithsesi uroj  të jetë viti i parë për Kosovën.Vit i kthimit të qeverisjes së popullit, vit që politikanët do të shohin veten  shërbëtor të popullit, vit qe do të punohet për të mirën e këtij populli të stërvuajtur, viti i rikthimit të  dinjitetit qyetetarëve të rëndomtë.

Uroj që 2015 të jetë viti  që me gëzim do rrisim femijët tanë, dhe me buzëqeshje ndër buzë do themi KËTU JETOHET…

GËZUAR 2015…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora