E premte, 19.04.2024, 11:49 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Manifestimi “Flaka e Janarit” 2015”

E hene, 05.01.2015, 03:46 PM


NJESIA PËR KULTURË, RINI DHE SPORT

KONKURS

Manifestimi “Flaka e Janarit” 2015”

1.         Arti Letrar

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2015, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2015 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Njesia për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe

në adresën elektronike:

penaflakes2015@gmail.com

Rezultatet e konkursin shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës” 2015

Te gjithe  konkurruesit duhet t’ju përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit.

Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe me rreshta të rrallë)

Çmimi i parë……………………………… 300 euro

Çmimi i dytë………………………………. 250 euro

Çmimi i tretë………………………………..200 euro

Për poezi ( deri në 50 vargje)

Çmimi i parë……………………………… 300 euro

Çmimi i dytë………………………………. 250 euro

Çmimi i tretë………………………………..200 euro

Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, do të botohen në  revistën letrare - kulturore AGMIA.

2.         Arti Pamor

Për punimet e sferës së Artit Pamor, për Ekspozitën kolektive mbarëkombëtare që do të hapet ne Galerinë e Qytetit. Të gjithë artistët profesional mund të konkurrojnë me një (1) vepër, përmasat e së cilës duhet të jenë jo më të mëdha se 120 cm dhe të jetë e pa ekspozuar më parë dhe teknikisht të përgatitur. (Çmimi blerës për fondin e galerisë – 500 € dhe tri çmimet të tjera në vlerë prej 150 €). Punimet, jo më të vjetra se dy vite, teknikisht të përgatitura, dhe të pa-ekspozuara më parë, me tematikë të lirë, të dorëzohen në Galerinë e Qytetit, gjatë orarit, në ditët e punës, deri më 09 janar 2015.

Në konkurs, mund të marrin pjesë krijuesit e të gjitha zhanreve të artit pamor nga të gjitha trojet tona etnike, ndërkaq që punimet e përzgjedhura, do të katalogohen .

3. Arti Muzikor

Festivali mbarëkombëtarë i këngës popullore në frymën e traditës ftone  interpretues te këngës popullore  shqipe.

Te drejte konkurrimi kane te gjithë interpretuesit  e pasionuar nga te gjitha trevat shqiptare,qe kultivojnë ketë zhanër.

Mosha e lejuar mbi 18-vjeç.

Te gjithe interpretuesit konkurues do te nenshtrohen audicionit

Juria profesionale  do të vlerësojë interpretuesit të cilët do të garojnë për këto shpërblime:

a)         Çmimi i parë – 400€,

b)         Çmimi i dytë – 300€ dhe

c)         Çmimi i tretë – 200€.

Këngët do te interpretohen drejtpërdrejtë nën përcjelljen  orkestres profesionale -Gjilan.

Afati i aplikimit është deri me  12 Janar 2015.

Aplikimi mund të bëhet në Njesin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan

Adresa:ndertesa e Teatrit të qytetit kati dyte ose në adresën elektronike festflaka2015@gmail.com

Ndërsa për “xixat e flakës” koncert i organizuar për fëmijë me këngë të reja apo të kënduara. Afati i aplikimit është deri më 09  janar 2015.

aplikimi mund të bëhet në Njesin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan

adrersa: ndërtesa e Teatrit të qytetit kati i dyte ose në adresën elektronike

xixat2015@gmail.com

4. Arti Dramatik

Do te perzgjedhen pes shfaqje teatrale mundesihste  me perfaqesime nga trevat mbarekometare duke mundesuar prezentimin e vlerave me te mira te drames shqipe.

Konkursi  është publikuar  në gazetë dhe është i publikuar edhe në ueb faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit e cila është: kk.rks-gov.net/gjilan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora