E enjte, 28.03.2024, 09:11 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Asllan dibrani: Si priten festat në Gjermani!

E hene, 05.01.2015, 02:22 PM


Si priten festat e fundvitit në Gjermani!

Nga Asllan Dibrani

Kur ngrohja e qirinjve zëvendësojë errësirën e nëntorit dhe ardhjen me ngjyra të veçanta me stolisje në fundin e dhjetorit duke i përfshirë festat e fundvitit me rastin e krishtlindjeve dhe të vitit të ri janë ma të preferuarat në Gjermani.

-Këto festa shënojnë spektakël dekorimesh me ndezjen e mijëra dhe milionave drita në qytete parqe, lokale , rruge ,spitale , uzina dhe vende publike duke filluar që nga familja private. Më shumë drita për Krishtlindje dhe vitin e ri me dekorime mbulohet çdo pëllëmbë e shtëpive së ndryshme në gjermani. Po marrim si shembull një shtëpi private në Shtutgard të Gjermanisë në lagjen e Bad -Canstadit si më poshtë.

Pamje nga një shtëpi private në Shtutgard e dekoruar dhe e stolisur shumë bukur porta e shtëpisë bredhi , muret rrethuese që lënë përshtypje të jashtëzakonshme që errësirën ta shndërrojnë në parajsë!

Shumë qytetar dhe turistët vijnë posaçërisht për shtëpinë e këtij qytetari ,vetëm të marrin një vështrim në spektaklin këtyre dritave për të hedhur në kokën e tyre një skenë artistike të përpunuar me jave të tera . Këto zbukurime janë të realizuara shumë nga to ,nga vet pronari i shtëpisë me qëllim që të jenë sa ma te gëzuar për krishtlindjet dhe për vitin e ri. Dritat e kësaj shtëpie çdo vit dekorohen nga 20 dhjetori deri me 5 janar.

-Çdo ditë kjo festë pasurohet me shumë aktivitete në harmoni dhe gëzime edhe në forma kolektive , po edhe familjare që mrekullojnë kuzhinën e tyre me dekoratat e Krishtlindjeve. Për vitin e ri po ashtu dhurojnë me dhurata të ndryshme, që ma është bërë traditë në popullin gjerman ,po edhe ne popujt e Evropës me një civilizim në familjen dhe shoqërinë e tyre...

E gjithë kjo është pjesë tradicionale festive e Krishtlindjeve, me pamje të ndryshme, aromatike dhe natyrisht duke i përzgjedhur dhuratat për ta kënaqur anëtarin e familjes duke filluar nga Gruaja fëmijët etj...

Gjithashtu gëzojnë muzikën klasike dhe valle me një atmosferë që është i pashembullt dhe i këndshëm kudo me kujdes, organizojnë programe për fëmijët me të gjitha llojet e ceremonive emocionuese dhe artistike. Me aktivitete zbavitëse dhe nostalgjike të shoqëruar me Baba Dimrin ushqejnë shpirtin e fëmijëve me programe cilore .Me programe të ndryshme organizojnë duke i përshtatur për të gjitha moshat që lënë përshtypje për festat e Krishtlindjeve dhe të vitit të ri si rrallë kund në Evropë .

Pamje nga brendësia e shtëpisë rrethe për qark e stolisur me drita dekoruese me figura të ndryshme dhe me pamje të jashtëzakonshme!

Këto ditë pash spektakël mediash në Kosovë për mos organizimin e dekorimit të qytetit të Prishtinës, nga e cila edhe artikullin që po e shkruaj, ishte motivi që se paku te bëjmë një krahasim në mes dy shoqërive që jetojnë në Evropë , populli Gjerman dhe ai shqiptar në organizimin e këtyre festave..Njëri bënë garë për ta bëre errësirën dritë, ndërsa shoqëri e popullit tim në Kosovë, errësirën duan ta shndërrojnë në burg të vetëdijes për shoqërinë dhe popullin e Kosovës të nxitura nga grupe të ndryshme me pretendime fetare, që mediat e cilësuan si të tillë fatkeqësisht kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin . Viteve të kaluara, Prishtina stolisej me dekorime në fund të muajit nëntor. Kurse pjesët që zakonisht dekoroheshin ishin sheshet ‘Ibrahim Rugova’, ‘Skënderbeu’, ‘Nënë Tereza’, ‘Zahir Pajaziti’, komplet rruga ‘Agim Ramadani’ deri të ‘Xhamia e Llapit’, rruga ‘UÇK’, rrugët ‘Ilaz Kodra’, ‘Edi Durham’, shkallët në lagjen ‘Arbëria’ etj.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që disa ditë vazhdimisht po kritikohet nga qytetarët e Prishtinës për këtë veprim të tij, ata vazhdimisht ia kanë rikujtuar kryetarit të tyre se stolisja e qytetit në këtë kohë festash është traditë evropiane, të cilës pretendojmë ti takojmë edhe ne!!!???...

Gëzuar Vitin e Ri!Gëzuar edhe festat tjera .Gëzuar bashkëqytetarët e mi kudo që jeni në Kosovë, Shqipëri e gjetiu festoni dhe gëzohuni . Le të jetë viti 2014 i kujtimeve për së keqi ,pervishnju punës dhe gëzoni zemrat e njeri tjetrit me punë e vetëm me punë që ta shporrim nga vatrat tona varfërinë ,skamjen , korrupsionin , vjedhjen , krimin , abuzimin , intrigat me qellim qe ta ndërtojmë vendin tonë si shtet me standarde të shteteve evropiane .Le të jetë shembulli ma i mire Gjermania qe nga një ditë, që qytetari i saj punonte mbas luftës së dytë botërore për dy kila bukë, tani e shndërroj vendin e vet në një shtet me kapital marramendës.

Te festojmë edhe ne si bota e civilizuar me drita shapanije dhurata dhe fishekzjarre qe edhe populli ynë të jetë sa ma shpejt në gjirin e familjes evropiane ... Një gjë të tillë e meriton sepse , gjuha dhe kultura jonë një kohë u shfrytëzuar në nderimin dhe formimin e kombeve te Evropës dhe më gjerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora