E enjte, 25.04.2024, 09:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Rrustem Geci: Pika e madhe e gjakut

E shtune, 03.01.2015, 06:52 PM


Rrustem Geci - 50 vjet krijimtari, rreth 30 mijë vargje, 17 libra, dy mijë poezi, 26 poema. Ky është kontributi i tij dhënë Letërsisë sonë të bukur!..

 

PIKA E MADHE E GJAKUT

 

Nuk ka nevojë për kryengritje

As për thirrje për të ngre krye

Duhet ta mbledhim mendjen

Para të nderuares , pavarësi

 

Degët që nga trungu vuajnë

Prej rrënjëve e kanë zemërimin

Lisi nuk është më pak ujor

Se pemët e tjera dhe bimët

 

Ne jemi lindur për të jetuar

bisedonin kallxuesi dhe kryefjala

liria ka nevojë të kremtohet

Me forcën poetike të dashurisë

 

Fal teknologjisë moderne të

kohës, prekim qiejtë planeteve

dhimbjet tona janë të mëdha

të mëdha janë dhe lumturitë

 

Kosovë, përpiqu të mos jesh e

e mundur, nga babëzitë e bijve

tuaj. Babëzia është armiku yt

nuk njeh sintaksë as metaforë

 

Në një fletë të gjelbër peme

Mbjellur e kam lulekuqen time

ajo dorën e ka të tërën tek ju

dhe rrënjët të thella në tokë!..



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora