E marte, 16.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Ndërron jetë aktori Tonin Ujka

E enjte, 10.07.2008, 12:24 AM


Ndërroi dje jetë aktori dhe regjisori shkodran Tonin Ujka. Që prej 2 korrikut kur Ujka kishte pësuar hemorragji cerebrale, ka qëndruar në një nga spitalet e Tiranës. Por nesër ai do të jetë në Shkodër, për t’u prehur në vendlindje ku dhe ushtroi për një kohë të gjatë aktivitetin e tij artistik. Në nderim të tij do të bëhen homazhe në hollin e Teatrit “Migjeni”.

Tonin Ujka, 65-vjeçar, ka punuar pranë këtij teatri si aktor që nga vitet ‘60-të e deri në fillim të viteve ‘90-të, kohë kur u zhvendos familjarisht në Tiranë. Ai ishte deputet i Shkodrës në parlamentin shqiptar duke përfaqësuar Partinë Demokratike. Po në vitet 90-të ka kryer dhe detyrën e drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe më pas të Teatrit të Kukullave në Tiranë derisa doli në pension.

Interpretimi i tij mbahet mend në dramat “Baca i Gjetajve” në rolin e djalit të bajraktarit, tek “Fisheku në pajë”në rolin e mësuesit, tek “Çështja e Blertës”në roli i vëllait etj. Si regjisor ka vënë në skenë me trupën e “Migjenit” dramën “Luani i shtëpisë” dhe një sërë veprash për fëmijë. Interpretimi i fundit i tij me këtë teatër ishte në vitin 2000 në dramën e Fadil Krajës “Flamur në dasmë”. Tonin Ujka ka qenë i pranishëm me rolet e tij dhe në kinematografi në filma si “Në pyjet me borë ka jetë”, “Nga mesi i errësirës”, “Shokët”, “Plagë të Vjetra”, “Kur zbardhi një ditë” etj. Pak ditë më parë, më 21 qershor ai do të ishte i pranishëm për herë të fundit në Shkodër dhe në teatrin “Migjeni”, ku mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi” i Shkodrës, regjisorit Esat Oktrova.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora