E premte, 29.03.2024, 01:33 PM (GMT)

Mendime

Bekim Toçani: Gramatika e dhembjes së padurueshme

E premte, 02.01.2015, 05:30 PM


Letër dashurie tejdimensionale

Gramatika e dhembjes të padurueshme

Vendet më të errta në ferr, janë të rezervuara për ata që përkujdesen të jenë neutralë në kohë të krizave morale… -  Dan Brown “Inferno”

President i dashur, romantik a idealist, gazetar a poet, i krisur a abnormal, më duhet të të them. “Elita 5” e ka thanë atë që më dhemb mua, mbase edhe qindra mija shqiptarëve DARDANË…sepse Dashuria dhemb…edhe nëse lotët e të gjithë atyre Dardanëve që po ikin zemërthyer nga At a Mëmëdheu bëhen në një vend…nuk munden dot ta thonë sa dashuria dhemb…Ne po komunikojmë përtejdimensionesh, I dashur President! Ajo që Biblikisht ishte e para, dhe Ty, na e the sa herë…!

…sot e përgjithëmonë, ka diçka që nuk ndryshon…

Më fal, të lutem më fal, që nga vetja s´të ndajë

Ty e din se jam pa faj…

Më fal, të lutem më fal,

që nuk mundem të ndryshojë

Të jetojë e të t´harrojë…Më fal, Të lutem Më fal…

Shkruan: Bekim Toçani

Prolog dhembjeje apo Më Falni Kryetar dhe Kryeministër!

Është vështirë të heshtësh, krejt më vështirë të thuash a shkruash, kur gjithçka tingëllon demagogji gazetareske, tundim poetik në mjerim njerëzor. Dhe të gjendesh në një udhëkryq të tillë të tmerrshëm, në Ferrin Dantesk të aktualitetit në Kosovën e sotme, tingëllon krejtësisht sikur pohimi i autorit “The Shadow Dancer”, Weldon Parish!

Në një mënyrë, Parish kishte të drejtë! “Gazetarët janë forma e fundit e qenies njerëzore, ndërkaq që editorët nuk kualifikohen fare si qenie njerëzore”! Apo, thënë ndryshe, pse gazetaria është një letërsi e keqe?! Dua të besojë dhe lutem e përgjërohem, se jam unë shembull më tragjik i këtij mendimi, asnjë tjetër gazetar a editor në Kosovë. Ndryshe, ju kërkoj falje të sinqertë të gjithë njerëzve të fjalës të lirë dhe lirisë së Fjalës! Më falni a më mallkoni, jemi njësoj, në këtë apo atë botë a jetë! Njerëz të Fjalës dhe besmitarë të Fjalës, atë që na e la Jezusi ynë dhe dr. Rugova!

…dhe, nuk mund të ndihesh ndryshe kur në dhembje mbyllesh hermetikisht! Shpesh mendon që më e mirë është HESHTJA dhe ikja nga të qenit qenie e ultë! Vetëm se, në këtë djall situate e gjendje që e ka kaplue vendlindjen, si mund të heshtësh!? Si mundet njeriu ta zhbëjë atë shpirt kur dashuria DHEMB! Nuk ka lidhje cila dashuri, sepse të dyja dhembin shumë; ajo për Familjen dhe tjetra për Vendlindjen që nuk i ke parë as prekur qe një stinë…dhe dëshira për t´i parë të mirë, të përparuar e SHTET i lirë e me mirëqenie! Asnjë nga ajo ëndërr me të cilën u rritëm dhe ëndërruam përkrah NJERIUT dhe TË PAPËRSËRITSHMIT IBRAHIM RUGOVA! Të vjen pastaj jo vetëm të qash e të qirresh, kur sheh IKJEN nga Atdheu, të të rinjëve të pa paperspektivë! Sepse në tunelin makabër të Vendlindjes, nuk shihet dritë, atë që qeveritarë krimesh e kanë mbuluar me terr tragjikomik, të zi si futa!

Madhështia dhe Dashuria për Lirinë dhe Kosovën qëndron vetëm në skarificë, atë që Ibrahim Rugova na e përcolli me dashuri prej Jezusi, ndërkaq që ne nuk e kuptuam kurr. Nuk po e kuptojnë dot edhe dy “pasardhësit e tij” dhe pamundësisht shumë, nuk po e kuptojnë ata që u vranë dhe vrasjet e tyre edhe pas plot 20 vjetësh mbetën “vrasje të pandiçuara”! Më keq se tragjikisht, nuk po e kuptojnë ATA qytetarë që i besuan dr. Rugovës, por që pas Tij, u zhgënjyen keq dhe përfundimisht po IKIN nga atdheu e liria…në fakt nga Krimi i organizuar, korrupcioni qeveritar dhe KAPJA për shpirti e fyti e SHTETIT! Nga SHIK dhe PDK, të dyshuarit e vrasjeve dhe të VRASJES të Lirisë (në emër të të cilës thirren aq keq e askush nuk u beson më) dhe të Mëmëdheut!

Ese e heshtjes në dhembje apo një vullkan në pritje…!?

A do të mundej bie fjala Isa Mustafa që të IKTE nga koalicioni me SHIK-PDK dhe të mos e votojë kurr, ama KURR HIQ, Hashim Veselin apo Kadri Thaçin për President!? Së paku që të mos e MALLKOJË përfundimisht dhe tragjikisht deri në fund qytetarin e Kosovës! Dhe e dyta: A mundet Fatmir Sejdiu, të kërkojë falje sepse ishte i pari që shkeli Kushtetutën (profesor e Doktor i drejtësisë) duke hyrë në koalicion me PDK kur nuk u desht fare? Pastaj që Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu të bëhen bashkë edhe me Nexhat Dacin e Ukë Rugovën, në mënyrë që ta KTHEJNË LDK-në aty ku na e la me dashuri e vizion dhe mision Dr. RUGOVA!

Vetëm që LIRIA dhe KOSOVA të shijojnë ndryshe, pa PDK as pa SHIK!?

Pastaj, në brendi heshtjeje, një vullkan do të shpërthejë në çast! A ka kush të shpëtojë vendlindjen nga çdo lloj abuzimi, hajnie e korrupcioni moral, kulturor, njerëzor…nga Prostitucioni politik i politiKUAJVE të të gjitha llojeve! Më së shumti nga soji i ZI i atyre që proklamojnë se na paskeshin çlirue! O Tempora o Mores!

Ferri i Dantes ka kapluar shoqërinë kosovare. Askush më nuk pret e as që shpreson se kjo kastë politike, pozitë a opozitë, ka hallin e qytetarit të rëndomtë. Por kur heshtin si mumje intelektualë e Akademikë, shkrimtarë e filozofë, profesorë Universitarë, në këtë gjendje mjerimi e ikjeje, atëherë Dan Braun ka të drejtë mbase: Vendet më të errta në ferr, janë të rezervuara për ata që përkujdesen të jenë neutralë në kohë të krizave morale…

Kush përveç “formës së fundit të qenieve njerëzore” po flet e po çirret 24 orë plus NJË (siç thoshte Enver Maloku) për tragjedinë që e ka kapluar shoqërinë kosovare, sot e qe sa kohë të IKJES dhe AUTOBUSËVE me plot të shqiptarë të të gjitha moshave?! A ka ma tragjedi se të ndjesh që përkundër të gjithave, nuk mund të ndryshosh ASGJË! Gazetarë a njerëz të fjalës, në këtë gjendje, ndihen të pafuqishëm. E megjithate, ata shkruajnë dhe bërtasin për të mos pëlcitë nga fotografitë makabre të IKJES! Nga shteti i privatizuar ku lëngojnë të plagosura segmentet më vitale të një shoqërie. Arsimi, Kultura, Shëndeti dhe cka jo krejt nuk është PRIVATIZUAR, për të mos thënë se SHIK e PDK e kanë privatizuar edhe shtetin e edhe lirinë! Aty ku “privatizohet” Liria dhe Lufta për çlirim, aty ku tentohet të “privatizohen e shfrytëzohen edhe HERONJT, aty dhe atje ku ka veç ASFALT dhe jo Fabrika ku do të punësoheshin qytetarët, aty ku TENDERËT janë alfa dhe omega e politi-KUAJVE, nuk ka dritë, nuk ka jetë por veç VETVRASJE ose IKJE për të MBIJETUAR!

Në krejt këtë KAOS e KRIZË morale, në të cilën Hashim Thaçi dhe SHIK e kanë sjellë Kosovën që nga rishpallja e njëfarë pavarësie, është krejtësisht e kuptueshme që të ketë MUNGESË DRITE e LIRIE, mungesë të tmerrshme ligji e rendi dhe drejtësie, mungesa të të gjitha llojeve! Më e tmershmja është ndërkaq se po vazhdon të kete MUNGESË DASHURIE; për shtetin e kombin, për familjen e miqt, për përparim dhe ndërtim të Lirisë, Demokracise dhe PAVARËSISË! Asaj ëndërre që e projektoi kombëtarisht dhe intelektualisht e politikisht Presidenti RUGOVA. Dhe që tragjikomedia e tillë të mbërrijë kulminacionin, politiKuajt e sotëm, gjithnjë po thirren në emër të Kosovës dhe në emër të miqëve që i krijoi Rugova. Më e keqja mbet se me kësi lloj “arsyetimesh”, të gjithë udhëheqësit e partive politike ranë cop tuj VJEDHË Shtetin e qytetarët. E keqja e tillë bëhet tragjikisht më e madhe sepse po e shfrytëzojnë barbarisht keq dhe rrejshëm edhe politi-KUAJ (politi në gjuhën daneze i bie POLIC dhe në Shqip emri Kuajt ka kuptimin autentik, pra bëhet fjalë për KUAJ POLICORË, tu Kosovës të SHIK. Këtu më duhet të ju kërkoj falje Kuajve që po i krahasoj me Hienat! ) e partisë që e krijoi me identit dr. Rugova!

Në emër të “interesit kombëtar dhe me bekimin e miqëve ndërkombëtarë” LDK, pa dëshirën e anëtarësisë, bëri një “salto mortale” duke hyrë në Qeveri me të njëjtit njerëz që i dijmë se janë asgjë tjetër përveç se kriminelë e zhvatës të shtetit, luftës dhe të lirisë…Prandaj edhe kosovarët IKIN!

Sejdiu si Mustafa, të dy hynë në ujëra të zeza me të PDK-ZINJT!

Një miku im që është kundër Kryeministrit aktual, por ështe edhe kundër atij që po mbetet si ministër i JASHTËM (Ai gjithëmonë ka qenë dhe do të mbetet i JASHTËM, pra jo i Kosovës) e mbronë me fanatizëm ish Presidentin Sejdiu. Dhe unë e kuptoj plotësisht! Së paku si mentalitet provincial dhe si liri e të shprehurit, pavarësisht që kujtojmë që i dijmë të gjitha e në fakt nuk dijmë ASGJË! Frymëzimi që më dha, ka të bëjë me atë se “të gjithë miqt e mi dhe njerëzit tjerë janë më të rëndësishëm se unë, sepse nga të gjithë mësoj diçka të re”! Fundja, respektin për të dy ish kryetarët e LDK; njëri ish Kryetar i Republikës dhe tjetri Kryeministër aktual, do ta ruajë vetëm nëse do t´u them se të dy bënë gabim të njëjtë kur hynë në pazare me zhvatësit e shtetit.

Paka dhe Prapa  SHTICA e LDK: letër Mustafës e Sejdiut, miqësisht!

Periudha e ndërtimit të lirisë e të shtetit, në fakt mund të ndahet në dy kohë; atë RUGOVIANE dhe në post periudhën e TIJ! E thjeshtë, ka të bëjë me atë soj të njerëzve që trashëguan edhe moral e edhe intelektualizëm e kombëtarizëm në politikë, nga dr. Rugova! Sish që nuk mësuan e as nuk mund të mësojnë ASGJË, as nga Dr. Rugova e as nga Filozofia Nacionale e Demokratike e asaj LDK-je që ishte edhe si parti e më shumë si Lëvizje, e para ANTIKOMUNISTE dhe e para PROPERËNDIMORE!

Është si një lloj Gramatike e Dhembjes dhe e krenarisë në nisje e vazhdim, kurse krejt Gramatikë fatkeqësie që kur AY IKU në Pavdekësi. U krijua hapësirë për UZURPUESIT e Lirisë e të shtetit që të rishpallin Deklarata pavarësie, kurse në udhëheqjen e LDK njerëz hynë figura dhe jo personalitete që do të vazhdonin politikën kombëtare dhe demokratike të “Gandit të Ballkanit”!

LDK, pas Rugovës i pati dy “pasardhës”. Madje edhe kolegë në një mënyrë. Të dy nuk kanë folur kurr për të përbashktat që kanë, sepse dallimet deri sot janë tejet vizuele, por krejt të parëndësishme për zhvillimin e Kosovës. Mirë që janë këto rrjetet sociale, përndryshe profesor Isa nuk do të kishte mundësi të shantazhonte ata që nuk e votuan dhe i “dënoi pa gjykim”. Kurse hiq pa menduar se çka po thotë, ish Kryetari Sejdiu, me komoditet prej “asketi politik”, do të na e thotë se LDK e Isës që nga muaji Shkurt ka pasë marrëveshje me PDK! Po, nëse Sejdiu e kishte këtë informacion, pse nuk i tha elektoratit të vet, sepse është Kryetar nderi dhe do të duhej të ishte i sinqert me ata që e admirojnë!? Ose profesor Isa, pse duhet të eliminojë edhe VAZHDIMTARËT (KRYQTARËT) e fundit të dr. RUGOVËS dhe krijon ministra madje edhe me rreth 600 vota!? Ky i fundit, ka hyrë në fazën e fundit të vetshkatërrimit e do të duhej të LUTEMI që të mos e shkatërrojë edhe LDK-në! Nëse ende nuk e ka kuptue që vetëm njerëzit (në këtë rast deputetët e Parlamentit nga partia që ende e udhëheqë, së paku deri në Zgjedhjet brenda partisë nëse nuk do të ribën ndonjë “vjedhje industriale” që do ti preferonte Thaçi) e sinqertë dhe miqt e bashkëpunëtorët e njëmendtë mund edhe të mos e votojnë ose ta kundërtshtojnë! Profesor Isë, të gjithë ata që “ta bajnë rrafsh” e përpiqen të të rrijnë në prapanicë, dije mirë që as nuk i ke miq e as bashkëpunëtorë. Ata janë thjesht, PUTHADORË! Ky soj po e shkatërron LDK-në ashtu siç i ka hasmuar profesor Sejdiun me profesor Isën! Ajo që i bashkon tragjikisht keq, që të dy, janë abuzimi me emrat e tyre, nga familjarë apo këshilltarë! Ky lloj i matrapazëve, që thirren paturpësisht në emër të tyre, Sejdiut dhe Mustafës, i stërkeqën skajshmërisht shumë marrëdhëniet në mes të ish dy miqëve e kolegëve! Dyshimi është se brenda LDK, SHIK ka arritë të ziejë e përziejë punët. Natyrisht që këtë e ka arritur falë sojit të puthadorëve të cilët sot e qe sa kohë, gjatë ditës gjenden në pozita udhëheqjeje në emër të LDK. Por flirtojnë natën me PDK e SHIK…

Isën e Fatmirin më shumë i bashkon LDK e Rugovës se sa i ndanë SHIK e PDK

Çka i dallon, ka pak, më shumë kanë të përbashkëta matematike që të dy PASARDHËSIT e të madhit RUGOVË!

Edhe Sejdiu e edhe Mustafa, jam më shumë se i sigurtë, që e dijnë se secili lloj koalicioni me PDK dhe SHIK ishte i gabuar. Mbase e bënë se po ua kërkojnë “miqt ndërkombëtarë apo interesi nacional”, dy stereotipet ma të pshtira që ua qet goja të dyve. Të dy e dijnë mirë se kush qëndron parapa VRASJEVE POLTIKE, për të mos thënë se e dijnë shkëlqyeshëm se kush urdhëroi e kush qëlloi mbi Ali Ukajn, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Kolonel Ahmet Krasniqin e kolonel Tahir Zemajn, Komandant Drinin, Sali Cekajn, Agim Ramadanin, Ismet Rracin, Ukë Bytyqin, Shaban Manajn, Bekim Kastratin e Besim Dajakun, Bardhyl Kastratin, Sebahate Tolajn…eh sa shume veprimtarë e luftëtarë a gazetarë…të gjithë PËRKRAHËS të Presidentit RUGOVA dhe LDK-së!

Por pse të dy, bënë dhe janë në koalicion me të dyshuarit për këto vrasje, kjo nuk e arsyeton ASNJËRIN dhe në asnjërën formë, pavarësisht stereotipeve bajate dhe krrokatjeve kuazi patriotike në emër të Kosovës! Të hysh në koalicion me ATË soj që të kanë vrarë e plagosur miqt, bashkëveprimtarët apo anëtarët e partisë të cilës i takon, apo je (ose ISH) udhëheqës, kjo ka vetëm një kuptim: Pajtohesh me të dyshuarit për krime gjithëfaresh! Thjesht, viktima pajtohet me kriminelin! Këtë e ka bërë Hashim SHIK Thaçi duke u pajtue me ish zëdhënësin e kriminelit serb Milloshevic, por se do ta bënte një herë Sejdiu e pastaj edhe Mustafa, këtë nuk e kanë pritur as edhe një anëtar i devotshëm i LDK! Përveç atyre që janë deputetë Parlamenti fatkeq (me përjashtime) apo kryetarë komunash apo shfytëzojnë secilën pozitë politike për të punësuar familjarë e kushërinj dhe PUTHADORË e HESHTAKË Mumjesh të gjalla! Falja është e shenjtë, por jo edhe harresa!

Mos harroni, ju lutem, veprimtarë e ish kolegë dhe miq të LDK, se ky soj i korruptuar deri në asht, do të ju befasojë nesër kur të mbahen Zgjedhjet brendapartiake në LDK. Ata, do t´ua kandidojnë e preferojnë të zgjidhen, çdo lloj kandidati, madje sish qe kurr nuk kanë qenë në LDK! Vetëm sepse shpresojnë që edhe kur ai soj i keq të mos munden të kandidojnë më sepse askush nuk do tu japë as edhe një votë më, soji i ri i preferuar i atyre që sot udhëheqin me bagazh të madh korrupcioni e kriminaliteti, do të mund të vazhdojnë të kontrollojnë tenderët edhe Pastaj! Duke shantazhuar e duke ndërsyer LAKEJT drejt TENDERËVE të rinj! Jo drejt përmirësimit të jetës të qytetarit e as të përparimit të komunës apo Shtetit! Prandaj mos u besoni! Mos i votoni kurr më, as atë soj kriminelësh e kurr hiq të preferuarit e tyre që mëtojnë të vijnë në karrige tenderësh!

Çka është më e rëndësishme: 100 ditëshi i Isës apo armiqësia e Sejdiut!?

Profesor Isë, do ta kesh jo vetëm 100 ditëshin që po ta proklamojnë, lutem të provohesh para qytetarëve të vendlindjes sikur që ishe profesor i mirë gjatë studimeve të neve, Brezit të Republikës siç thoshte Presidenti Rugova. Është e vërtetë se do ta kesh të vështirë të bësh diçka në një shtet ku SHIK ka KAPUR e ka ABUZUAR me të gjitha segmentet e jetës dhe të shtetit! Veç mos e harro një mësim nga jeta, apo më shumë sish! Para dialogut që e nisi zëvendësi yt dhe I JASHTMI i Kosovës, para të gjithave, dil e thuaje një fjalë për këta që po IKIN! Ndali nëse mundesh, duke u kirjuar vende pune dhe vetëm PAK jetë njerëzore, hiq më shumë! Jetë njerëzore aktualisht kanë vetëm TË KORRUPTUARIT dhe kriminelët e të të gjitha llojeve e pozitave. Madje, sish ke me kamiona edhe në LDK, fatkeqësisht!

Derisa e sheh përditë IKJEN si SHPËTIM, dhe kjo IKJE ka të bëjë pikërisht më korrupcionin dhe krimin e organizuar që Hashimi i JASHTËM ta ka lënë brenda në sistemin e shtetit që e RROPI deri në ASHT e RRASHT, ti përpiqu të na bindësh se ke vullnet të gjykosh edhe krimet e para, gjatë e pasluftës. Ato që u bënë NË SHQIPTARË dhe oponentë politikë, sepse pak mundësi patën me vra shkie ky soj heronjësh të gjallë e me pasuri përrallore! Deri atëherë, do të kesh shans e mundësi të tregosh që u hap një fabrikë dhe u punësuan së paku njëqind qytetarë. Poashtu do të kesh mundësi të provosh se XX ish ministri apo YY kryetari a ZZ funksionari, u gjykuan për korrupcion dhe u dërguan në Dyz, që burgu të jetë funksional për të gjithë spektrin e shkelësve të ligjit e të lirisë dhe të luftës! Në fatkt të Ardhmërisë të cilën nuk po e shohin dot edhe ata që duan të IKIN por edhe ATA që ende po qëndrojnë në Kosovë!

Sepse ende dua të BESOJË në LDK-në e Ibrahim Rugovës! Shkaku i IDEALIZMIT të pashërueshëm dhe DASHURISË të PËRJETSHME për vendlindjen dhe LIRINË, dua të ju them diçka ende! Brenda zemrave të qindra mijëra veprimtarësh a votuesish të LDK, krejt sipas ndjenjave më njerëzore të Anton Çunit e Vjosë Osmanit, Doruntinë Malokut a Teutë Rugovës, Armend Zemajt a Adem Salihajt…!

Ju të dyve, ish kryetarëve të LDK pas dr. Rugovës, keni shumçka të përbashkët e në të njëjtën kohë shumë dallime. Dhe me matematikën e thjeshtë, unioni i të gjitha këtyre “dallimeve” a “të përbashktave” është KARRIERIZMI dhe titulli: Dr apo Akademik! Më tepër se kaq, ju të dyve ju lidhin jo vetëm kolegialiteti e miqësia, por edhe ajo që po e quaj Semiologji fjalësh në gjuhën e bukur shqipe. Thjesht, Ju po bëni një Gramatikë dhembjeje e shpërfytyrimi!

Profesor Sejdiu ështe nga Pakashtica e Ty z. Kryeministër vjen nga Prapashtica. Të dy vini nga SHTICA, vetëm se njëri vjen nga PAKA e tjetri nga PRAPA! Dhe ajo që ju lidhë është SHTICA! Merreni secilin fjalor në shqip dhe analizojini këto fjalë, emra a mbiemra, folje a lidhëza, që të vini në përfundimin e parafundit! Ta kuptoni krejt në fund se cili nga JU të dy do të mbeteni tragjikisht Gramatikë dhembjeje apo Semiologji SHKRETNUESE e LDK. Janë veç dy fjalë a terma, emra a mbiemra. Në SHQIP dhe krejt Dardançe a Kosovarçe, merrini si të doni. Semiologji post RUGOVË dhe pos LIRI të ëndërruar! Do doja të bënit pajtimin dhe unifikimin e elektoratit dhe kështu të hapnit rrugën për sendërtimin e Programit nacional për krijimin e shtetit dhe të lirisë, për çka punuan shumë dhe për të cilën ranë heroikisht Ademi e Zahiri, Agimi e Salihu dhe mijëra ushtarë e veprimtarë dhe civilë Dardanë!

Në vend të epilogut: Dashuria për Lirinë dhe Kosovën qëndron në skarificë

A e kuptojnë dy kryetarët e LDK pas Rugovës se çka po ndodhë në Kosovë?! Apo ju mjaftojnë postimet në rrjetet sociale që të komunikojnë “politikat e tyre” klanore, derisa IKJA ka marrë përmasa të tragjedisë më të rëndë kombëtare! Që tragjedia të ketë vulë turpi e trathtie kombëtare, nuk është ironike të thuhet se shqiptarët e Kosovës janë RRASË çlirim e liri që gjoja na e sollën SHIK me Hashimat e Kadriat, ndërkaq qytetarët shesin shtëpi e katandi vetëm që të ikin nga SHTETI I KAPUR! Qytetarët nuk janë injorantë e as ëndërrimtarë që IKIN vetëm se po u teket! JO, ata përfundimisht e kanë kuptuar se në të gjithë segmentet e shtetit kanë hyrë kriminelët, të korruptuarit deri në asht!

Ky soj i keq kriminelësh po udhëheqë qe sa kohë edhe me shtetin e edhe me jetën e varfër e të varfëruar deri në padurim. Këtij mjerimi, të cilin e kemi pas parashikue qe pothuaj dy dekada ne që e flisnim se në dritë me diell a pas shpine, shqipfolës i vranë Ahmet Krasniqin, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, Bekim Kastratin, Sebahate Tolajn, Bardhyl Ajetin dhe qindra e mija veprimtarë e ushtarë të lirisë. Shiket kishin shkue tashmë, apo së paku kështu shpresonim, por po del parashikimi i plakut llapjan që pat deklaruar më 1999 një oficeri anglez, se veç “shkinat po shkojnë”!

Ata njerëz të Kosovës që kanë pasur mundësi të provojnë “heroizmin e Kumandantëve” të LPK-së, alias PUDUKU, tash e 7 vitet e fundit patën mundësi të shohin se si në emër të luftës e të njëfarë lirie, po i njëjti soj i zi vodhi e rropi popullatën e stërvarfëruar. Pa dashur të amnistojë as edhe “politi-KUAJT” të partive tjera, faktet flasin se politikat e mbrapshta TENDERISTE e KORRUPCIONISTE i kishin kapluar edhe shumë kryetarë komunash, ministra a drejtorë të drejtorive në të gjitha partitë politike. Këtë soj organizimi që Kosova me afër dy milion banorë dhe me mbi 50 etnitete politike, nuk do ta kuptonte kurr se reflektonte hiq më shumë se KAOS!

Dhe krejt në këtë kaos të zi si futa, njerëzit e LDK-së, do të donin që sërish, edhe Fatmir Sejdiu e edhe ish këshilltari i tij, tash Kryeministër, do të tejkalojnë dallimet! Përsëri ka lutje e shpresë që UNIONI i vetëm i të dyve të ketë të bëjë më LDK dhe qindra mija veprimtarë e votues të Ibrahim Rugovës! Në emër të të cilit thirren që të dy. Prandaj, lërini anash dallimet dhe kapuni për atë që ju bashkon! Bashkojeni elektoratin RUGOVIST duke skarifikuar diçka nga egot personale, të sëmura a me grip të keq! (Lutem që asnjëri prej tyre të mos e ketë zgjebën alias zhugën egoiste)

Çështja që dhemb aq shumë në krejt këtë gjendje mbetet ende vazhdim i Hamletizimit të shoqërisë kosovare.

Madhështia dhe Dashuria për Lirinë dhe Kosovën qëndron edhe në skarificë: A do të mundej bie fjala Isa Mustafa që të IKTE nga koalicioni me SHIK-PDK dhe të mos e votojë kurr, ama KURR HIQ, Hashim Veselin apo Kadri Thaçin për President!? Së paku që të mos e MALLKOJË përfundimisht dhe tragjikisht deri në fund qytetarin e Kosovës! Dhe e dyta: A mundet Fatmir Sejdiu, ti kërkojë Falje elektoratit Rugovist pse bëri koalicion me PDK (profesori Doktor i drejtësisë që shkeli i pari Kushtetutën e vendit)  kur nuk u desht fare? Pastaj që Isa Mustafa e Fatmir Sejdiu të bëhën bashkë edhe me Nexhat Dacin e Uk Rugovën, në mënyrë që ta KTHEJNË LDK-në aty ku na e la me dashuri e vizion dhe mision Dr. RUGOVA! Vetëm që LIRIA dhe KOSOVA të shijojnë ndryshe, pa PDK dhe pa SHIK!?

Pyetja Hamletiane, përsëritshëm mbetet e NJËJTË: Kush dhe pse e Si u bë që po TRATHTOHET Liria, Atdheu dhe RUGOVA…!? Krejt kjo krizë morale, kulturore dhe gjithfare po reflektohet në IKJEN si SHPËTIM! Mos bëni gabime deri në krim më. Që të mos trathtoni Lirinë dhe LDK-në dhe të mos mbetet që të themi: Vdiçën të vdekurit, siç ka pohuar Markez.

Ju lutem deri në qiell e diell!



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora