Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Veselaj: Përformëzimi i ''patronimeve të shqiptarëve''

| E premte, 02.01.2015, 06:35 PM |


KONSTATIME E VËNERIME RRETH PËRFORMËZIMIT

TË “PATRONIMEVE TË SHQIPTARËVE”

- me theks: zgjidhja alternative: njëjësi i shquar / prapashtesa -AJ

NGA DR. NUHI VESELAJ

Hyrje

Si ndërkombëtarizëm, termi patronim etimologjikisht shpjegohet, si kompozitë me prejardhje greke: patronimik/os pater  - babai  + onoma emër (patronimikos edhe mbiemër, nga emri i babait), por si konceptpatronimia i takon një disipline shkencore si nëndegë e fushës së antroponimisë, e cila studion emrat e përveçëm të njerëzve e kjo bashkë me toponiminë bëjnë pjesë në kuadër të onomastikës - degë e gjuhësisë, e cila studion tërësinë e emrave të përveçëm. Sipas historikut të kësaj disipline (patronimisë) thuhet se zanafillën e ka që në Kinën e lashtë, kur fëmija, sipas traditës mijavjeçare (matrialkatit) thirrej në emër të nënës, por që në epokën e matriarkatit, nga dinastia Shang (1600 - 1040 p.e re), ndryshon dhe tani bëhej në emër të babait. Me sa dihet edhe në klanet, (dinastitë) perandoritë e vendeve të tjera edhe të Europës emnimi i fëmijës bëhej fillimisht në emër të nënës por ndërkohë, kryesisht në emër të babës, gjithsesi në emër të prindërve, por më vonë edhe me mbiemra të tjerë, varësisht nga organizimet e organizmat shoqërorë, fetarë e shtetërorë. Kështu edhe rreth emërtimeve të mbiemrave familjarë (patronimeve) kishte dhe ka përkime, por ka edhe dallime në mes të popujve, që ne gjatë analizës lidhur me antroponimet në krahasim me gjuhë të tjera mund të përmendim në gjuhën tonë ndonjë karakteristikë gjurmëlënëse që nga epoka pellazgo-estruske-ilire, gjithsesi paraantike, si dhe më vonë, siç janë konkordancat ndërndikuese helene, romake, bizantine, sllave, turke dhe të mëvonshme e aktuale. Është konstatuar se që në epokën paraantike disa onoma, qoftë si matronime, qoftë patronime, jo dhe aq hamendjesisht, shpjegohen me anë të shqipes, siç janë fjalët hebr. h/elloh ose arab. all –lah (sot Hyll *h/ll), pellazde a pellazg (pjell(a)-dhe(u)), si dhe Adam (a/da –de sot dhe), Zeus (sot Zot),  Ili (sot ylli) etj. Onomastikanët tanë dhe të huaj kanë konstatuar se në Greqinë antike praktikohej që në shenjë patronimi për identifikim emrit vetjak i bashkëngjitej emri i vendit  të prejardhjes, si p.sh. Herakliti nga Efesi, Aleksandri i Maqedonisë etj. Edhe në Perandorinë Romake fllon të praktikohet “by onoma”, d.m.th. emërtimi dy gjymtyrësh: “i biri” i ... (të jatit) ose “personi i prindit+vendi”!, por ndërkohë zunë të përdoreshin tri emërtime: 1) preanomen  (i biri i  ... (emri) të jatit), 2) gens  (i biri i + (emërtim me identifikim klani (farefisi) me elemente të patronimit të sotëm) dhe 3) cognomen  (me kuptimësi kryesisht llagapi, (tej)emër(tim) sipas pozitës shoqërore etj.). Ndërkohë e në kohë regjistrimi me patronime bëhej nga ungjillorët për interesa fetare e klanore, sidomos kjo u imponua në kohën e kryqëzatave (noms de guerre).  Kjo praktikë me ndonjë modifikim vazhdoi edhe në Perandorinë Bizantine dhe do të kalojë edhe në Perandorinë Osmane. Sipas dokumentacionit ekzistues në administratën turke janë ruajtur regjistrat (defterat) përkatës, ku shënohej: 1) emri personal, 2) emri i prindit, zakonisht i babait, ose në raste, i nënës dhe 3. vendi. Edhe në gjuhët sllave u ndoq pothuaj një praktikë e tillë lidhur me identifikimin e mbiemrave, madje si në gjuhë të tjera u identifuan edhe formante speciale për një destinim të tillë. Kështu, p.sh. në Europë thuhet se për shënimin e patronimisë prijnë irlandezët të cilët si formant të parë identifikimi për të posalindurit fillimisht shënonin një “O”... (*ou) me kuptimin “nip”, pinjoll i familjes, ndërkohë shënohej Mac ose Mc, me kuptimin “i biri i ...” ose Nic: “e bija e...”. Theksohet gjithashtu se në Danimarkë dhe në mbarë Skandinavinë si patronime prijnë që moti emërtimet me formantin fundor “...sen” që ka kuptimin “...djalë” ose i biri. Në gjuhët sllave për konceptin e patronimit prijnë trajtat e mbiemrave –OV dhe –EV si p. sh. Jovanov që do të thotë ... i Jovanit, Radiçev që do të thotë  ... i Radit, por ndërkohë në këto gjuhë (sidomos në serbishte) u shtua prapashtesa diminutive –IQ, dhe kështu mbiemri shënohej me dyfishim formanti si: Jovanoviq, Radiçeviq, por në kohë të vona shihet një thjeshtëzim, duke u hequr formantet e pronësisë –OV e -EV dhe kështu mbetet vetëm diminutivi tash formant i specializuar për këtë destinim: –iq: Joviq, Radiq. Në gjuhën turke për konceptin “i biri” del *oglu – o(g)llu (-OLLI), në arabisht –bin–, hebr. –ben-, mirëpo formante ose finesa të tilla të specifikuara për këtë destinim ndeshim edhe në gjuhë të tjera

E pamë të nevojshme të bëjmë këtë sihyrje, sepse populli ynë ka pasur fatin që të ketë bashkëndërlidhje e ndërndikim jetese me popuj të tjerë edhe sa i përket ndërndikimit të patronimisë që nga paraantika, d.m.th. që nga epoka pellazgo-ilire–estruske, pastaj nga antika, epoka helene, latine dhe në vijimsi, siç u cek më sipër, duke u ballafaquar për këtë segment edhe me format bashkëkohore të gjuhëve të sotme fqinje: sllave, greke, italiane, por edhe të popujve të tjerë si të gjuhës gjermane,  franceze,  ruse, angleze etj. si dhe me me të gjitha rrymat ideologjike e fetare të atokohshme, të pakmëhershme dhe të sotme.

Sido që të jetë, siç e pamë paksa nga të dhënat e mësipërme, dihet, nga zhvillimi jetësor bashkëkohor i çdo shoqërie njerëzore e gjuhësore se çdo mbiemër i fëmijës fillon e rrjedh nga emri i prindit (babës ose nënës), por nuk mbetet me aq në rrjedhësepse siç kuptohet nga praktika e mbiemrave patronimi del i shtrirë së paku si trajtë përfaqësuese jo vetëm të një familjeje të ngushtë, por edhe më gjerë me tendencë vijimsie.

Së këtejmi, tema “Konstatime e vënerime rreth përformëzimit të “patronimeve të shqiptarëve” në raport me antroponimet është mjaft komplekse. Kështu në punimin tonë kemi për qëllim të zbardhim pikërisht:zgjidhjen alternative me theks formantet patronimformuese, por para se të thellohemi në analizë, fillimisht e shohim të arsyeshme të sqarojmë tri gjëra terminologjike:

së pari, termin patronim ne gjithsesi e përdorim me kuptim të konceptit përfaqësues për të dy prindët: emri i babait (patronim) dhe emri i nënës (matronim), por edhe më gjerë si emër familjar, i cili mund të jetë as mbi bazë të emrit të të jatit as të së ëmës, por të një gjyshi e stërgjyshi, por edhe mbi bazë të ndonjë burimi tjetër, që mund jetë bazë e një toponimi, ose të një ofiqi, nofke apo ndonjë veçorie karakteristike njerëzore,

së dyti, edhe pse e pamë se nocioni i antroponimit shtrihet jo vetëm te emrat vetjakë të prindërve, por edhe te ndonjë rangu tjetër, qoftë si patronim ose  matronim, ndërkaq ne për arsye thjeshtëzimi e stili në raste fjalë-termin antroponim e përdorim vetëm për emrat vetjakë të gjymtyrës së parë ose në raste të tjera si koncept edhe për emër-mbiemrin bashkë dhe

së treti, këtu po shtojmë edhe një sqarim tjetër, që më tepër vlen për shkollarët fillestarë, të cilët e kanë të freskët nga mësimet në shkollë për termat emër e mbiemër si kategori të veçanta gramatikore. Po sqarojmë se me fjalë-termin “mbiemër” ose “patronim” e kuptojmë jo si një mbiemër, që si pjesë e lakueshme e ligjëratës cilëson emrin dhe pështatet me të në gjini, në numër e në rasë, por kemi të bëjmë me një emërtim, që bën pjesë në kategorinë e emrit, madje të emrit familjar (si llagap etj.) që vihet pas një emri vetjak të njeriut (Shih FGJSH 2006 f. 604), përkatësisht me “patronime të shqiptarëve”, kuptojmë emrat e familjeve përkatëse në gjuhën tonë të regjistruara ose të njohura që kanë bartur, bartin dhe do të bartin si trashëgim shqiptarët, ndërkaq sot si kriter kryesisht kemi parasysh emërtimet zyrtare.

Sido që të jetë, për të pasur një ide më të qartë rreth kuptimësisë dhe rëndësisë që ka studimi i shquarsisë dhe shumësit të emrave të përveçëm për historinë dhe gjuhën tonë kombëtare, ku bëjnë pjesë, pra, edhe patronimet, ne, veç tjerash lidhur me emrat familjarë (mbiemrat) konsultuam lëndën e përfshirë në dy vepra të autorëve tanë, së pari, përmendim veprën shumë cilësore, për kohën kur u botua, të studiuesit Jusuf Shpuza“Vëzhgim për emrat familjarë të shqiptarëve”, Shkodër 1998 (në tekstin e mëtejshëm VEF) dhe së dyti, veprën po ashtu cilësore të Çlirim Bidollarit “Fjalor i patronimeve  të shqiptarëve”, Tiranë 2011 (në tekstin e mëtejshëm FP). I quajmë vepra cilësore që të dyja burimet sepse në to veç fondit të shembujve të tillë të grumbulluar në numër të konsiderueshëm ndeshim gjithsesi edhe konstatime me interes praktik e teorik rreth patronimisë shqiptare, megjithatë, siç do të shihet edhe nga ky punim, kjo çështje në kuadër të gjuhësisë shqiptare, në mos qofsha i gabuar, na duket se për disa pika ende ka ngelur në hapat e parë studimorë, kur kihen parasysh çështjet si: shquarsia, përzgjedhja e trajtës përfaqësuese në kuadër të sinonimisë, si dhe trajtimi nga pikëpamja përformëzuese me theks zgjidhja alternative e emërtimit të mbiemrave (emrave familjarë) në raportin:njëjësi i shquar/ prapashtesa -AJ.

Ç’është e drejta, ne për arsyet e mësipërme e vlerësojmë lart veprën VEF, por e quajmë nismëtare për pikat e mësipërme, edhe pse, siç e thotë vetë autori, atë vepër e botoi:

pas studimeve më të gjera, më të thella dhe më sistemore rreth emrave të familjeve (patronimeve),

duke përmbledhur shembuj e duke nxjerrë në dritë fakte brenda - e jashtëgjuhësore, me të cilat, sipas tij:

janë ndriçuar aspekte të patronimisë, ku, më së miri vihet në pah origjinaliteti i kombit tonë në pikëpamje etnolinguistike dhe etnokulturore, të cilat me dashje o padashje, janë keqinterpretuar nga autorë të huaj.

Po ky qëllim shprehet edhe në veprën e Çlirim Bidollarit Fjalor i patronimeve të shqiptarëve (emra familjesh mbiemra, llagape), ku përfshihet një numër mjaft i madh i mbiemrave të shqiptarëve, kryesisht nga dhjetë qarqet administrative të Shqipërisë, pas L2B.

Sidoqoftë, meqë këto konstatime dhe të tjera të autorëve të nderuar të sipërcekur nuk përputhen me objektivin e temës sonë, por gjithsesi e njomështojnë dhe e plotësojnë përmbajtjen e titullit të këtij kreu, ne i kemi shfrytëzuar  dhe konstatimet dhe vënerimet tona për këto dy vepra, me theks: zgjidhja alternative e mbiemrave “patronimeve të shqiptarëve” në raport ndërkëmbyes: njëjësi i shquar/ prapashtesa –AJ, ku do të kihet parasysh specifika e shquarsisë dhe e shumësit të emrave të shqipes, do t’i zbërthejmë në këta gjashtë nënkrerë:

së pari, disa konstatime të nëpërdukshme rreth patronimeve të përfshira kryesisht

në këto dy vepra;

së dyti, faktografi rreth rëndësisë shkencore-historike kombëtare e aktuale me

interes të  lëndës së përfshirë këtu dhe përgjithësisht;

së treti, vënerime rreth llojllojshmërisë së imponuar jouniformëshe të shembujve

për të njëjtin emërtim-koncept patronimi dhe ofrimi i zgjidhjes alternative lidhur me formimin e përdorimin e patronimeve në gjuhën tonë.

së katërti, konstatime rreth kompleksit të formëzimit të patronimeve me theks në

argumentimin rreth prapashtesën -AJ si formant i specializuar patronimformues që qëndron në raport alternativ me nyjë-mbaresat e emrit në njëjësin e shquar në funksion patronimi dhe në raport me prapashtesat e tjera vendëse si dhe ato me burim të huaj destinuar për këto emërtime;

së pesti, konstatime dhe vënerime rreth disa emërtimeve me fundore të imponuara

dhe zgjidhja alternative brendapërmbenda tyre dhe në raport me prapashtesën –AJ dhe

së gjashti, konstatime e veprime rreth thjeshtëzimit dhe konsolidimit të përdorimit

të patronimeve të shqiptarëvre kryesisht sipas zgjidhjes alternative: njëjësi i shquar / prapashtesa –AJ.

(I) KONSTATIME PARAPRAKE RRETH PATRONIMEVE NË VEPRAT:

VEF të J. Shpuzës (1998) dhe FP të Ç. Bidollarit  (2011)

Ne, kur formuluam temën e kreut të mëparshëm “Rreth vlerës kombëtare e shkencore të studimit, përzgjedhjes dhe kodimit të emrave të përveçëm të njerëzve në shqipen e sotme standarde”, patëm parasysh jo vetëm antroponimet (emrat vetjakë), por edhe patronimet (emrat e familjeve) në gjuhën shqipe, po meqë shtjellimi i patronimeve nga pikëpamja e zgjidhjes alternative sipas temës sonë (për shkak të specifikave jo të pakta që ka) na mori hapsirë mjaft të gjerë, atëherë e pamë të arsyeshme që këtë temë ta trajtojmë si krye më vete.

Në të vërtetë, ne edhe më përpara, por sidomos ne kreun V të kësaj pjese të këtij punimi e kemi përshoshur paksa këtë temë, ku veç tjerash përmendëm rastet emër-mbiemër bashkë që shprehnin konceptin lidhur me individualizimin e personit që i përkiste një familjeje ose vëllazërie të caktuar, dhe se kjo është arsyeja që emri e mbiemri në korniza të atij nocioni shkruhen me shkronjën e madhe, sepse ashtu si me emra vetjakë (antroponime) edhe me mbiemra ose emra familjesh (patronime) kemi të bëjmë me emra të përveçëm. Të kujtojmë rregullën e parë nga DGJSH 1973, ku në raportin: përdorimi i shkronjës së madhe / emrat e përveçëm del rregull-formulimi i njohur:

Shkruhen me shkronjën e parë të madhe emrat dhe mbiemrat e personave, epitetet ose ofiqet (nofkat) që janë pjesë përbërëse të tyre.

Madje, ç’është e vërtetë çështja e patronimeve është prekur mbase jo aq kalimthi edhe në krerët e tjerë të këtij punimipor në rastet e tilla nuk u ndalëm aq në hollësi rreth veçorive të tyre në gjuhën shqipe, siç do të bëjmë tani gjatë analizës së përmbajtjes së lëndës që na ofrohet nga veprat: VEF (1998) dhe FP (2011),  të cilat, edhe pse viti i botimit i ndan për 13 vjet distancë, edhe sot na duket se në aspektin studimor sjellin material të freskët, gjithsesi aktual.

Në të vërtetë, ne, këto dy burime edhe pse nuk i përshtaten plotësisht temës sonë bosht: “Rreth shumësit dhe shquarsisë së emrave në shqipen standarde”, i konsultuam mjaft në hollësi, por që këtu do të përpiqemi që nga përmbajtja e tyre fillimisht t’i përmendim vetëm disa nga konstatimet dhe vënerimet tona.

Disa konstatime dhe vënerime rreth veçorive

të “patronimeve të shqiptarëve”

Në vijim do të  përpiqemi jo vetëm t’i përmendim, por edhe t’i qartësojmë disa konstatime e vënerime tona lidhur me patronimet e shqipes, siç janë:

E para, vetë patronimi (mbiemri) sipas natyrës fillimishte që ka si pjesë përbërëse e emrit vetjak, të cilin e passhoqëron dhe që të dyja gjymtyrët (antroponimi dhe patronimi) bashkë individualizojnë personin e caktuar, po tash nënkuptueshëm me zgjerim kuptimi plus jo vetëm si individ, por plus edhe si anëtar të një njësie më të gjerë, siç është familja, vëllazëria, farefisi etj.

E dyta, me nocionin e patronimit kuptohet nocioni i shumësisë dhe njëherazi semantikisht kuptohet lehtë, përveç konceptit të emrit parashoqërues edhe koncepti i shquarsisë së ngurosur të emrit përkatës vetjak në numrin njëjës dhe nga të dyja gjymtyrët shprehet nocioni i emërtimit në funksion të ri tash: si emërtim familjeje a llagapi.

E treta, në të vërtetë, koncepti i vet personit i emërtuar në njëjës si patronim, por me kuptimësi shumësi dhe shquarsia del i analizueshëm si antroponim vetëm në ato raste kur emri përkatës zhvishet nga funksioni i patronimit, duke u kthyer, nëse natyra e konstruktit lejon, në funksion apelativi ose të emrit vetjak me kuptim fillestar, zakonisht në njëjësin e emrit me shquarsi normale në rasën emërore, siç vepruam ne në kreun V me mbiemrat e 87 firmëtarëve të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit (1972).

E katërta, në të vërtetë në zanafillë mbiemri (patronimi) i emrit të përveçëm (antroponimit) në shqipe më natyrshëm dilte (ashtu siç praktohet jozyrtarisht në stlin e lirë edhe sot) jo në emërore po në rasën gjinore sipas devizës: X-i i Y-it (djali i filanit) ose X-ja- e Y-it (vajza e filanit). Po i improvozojmë dy shembuj:

1) Agimi i Gjinit ose Agimja e Gjinit,

2) Doniku i Kastriotit ose Donikja e Kastriotit,

madje në raste patronimi (si emërtim familjeje të gjerë, vëllazërie, fisi) dilte në numrin shumës:

1)  Doniku i Kastriotëve ose Shpresa e Kastriotëve,

2) Agimi i Gjinëve ose Agimja e Gjinëve,

por për nevoja shoqërore administrative (universale) si në gjuhë të tjera të zhvilluara edhe në administratën shqipe që nga viti 1912 filloi individualizimi ose regjistrimi i emër-mbiemrave zyrtarisht sipas shembullit: Agim (ose Donik) Gjini, përkatësisht Agime (ose Shpresa) Gjini. Megjithatë në VEF dalin të regjistruar 42 raste me mbiemra në gjinore, 4 në gjininë femërore (matronime) dhe 38 në gjininë mashkullore që karakterizohen me nyjën e përparame ose  të gjinisë përkatëse. Te shuma 42 e emrave mashkullorë si patronime dalin 6 mbiemra (gramatikisht të vërtetë) të paranyjëzuar në funksion patronimi në trajtën e pashquar, si: (X-i) I Çalë, I Vogël, I Zi, i Gjatë, I Bardhë dhe dy shembuj në trajtën e shquar: I Madhi, I Larti, të cilët (si të substantivuar) kërkojnë qartësim, ngase mund të zbërthehen ndryshe-ndryshe. Në të vërtetë, si patronim mjafton trajta pa nyjën e përpame (X- Madhi, X- Larti), ose X+Y-ia – e Madhja, ose  X+Y-i – i Larti,  si Gavril Dara – i Riu,  apo jo?

Pikërisht ky fenomen i paranyjëzimit ia vlen të gjurmohet më tej edhe në raport me zgjidhjet në gjuhët e tjera europiane etj., ngase nuk është pa bazë vënerimi që bën ptof. Shaban Sinani, kur thekson:

Do të meritonte një vëmendje më vete hetimi i mbijetesës së një nyjeje në funksion aristokratik (nyjës së fisnikërisë), sikurse “de” në frëngjisht, “von” në gjermanisht, “van” në hollandisht etj., që del ende në ligjërime etnografike në shprehje të tilla, si i Hot, i Gjomark etj.

Sepse:

Rruga historike e përveçimit të popujve përmes etnonimeve kalon tek patronimet ... dhe prej patronimit tek etnonimi.

Sido qo të jetë, në FP nuk ndeshim raste të tilla të shënuara në gjinore.

Shënim: Po sjellim këtu një fakt nga praktika jonë që zgjon interes, është fjala për

identifikimn e parë me I- (“i biri i...”) ose E (“e bija e...”), që si gjurmë del e vëneruar që në lashtësi (Shaban Sinani), por që rasti ynë nuk ka të bëjë fare me “nyjë identiteti të fisnikërisë” por me një veprim praktik lidhur me identitetin e gjinisë dhe njëherazi të personit të posalindur. Kemi vënë re, (së paku me fëmijët e mi) që në lindtore (maternitet) të Prishtinës, (infermjerja shqiptare asokohe) për identifikim foshnjes së posalindor në bylyzyk të dorës ia kishte vënë një rreth-shirit, kuptohet me emër të nënës, ku ishte shënuar:

për djalë: i +... (emri i nënës), ndërsa për vajzë+ ... (emri i nënës),

kështu, si me thënë që në “regjistrimin e parë” koncepti i patronimit dilte i sforcuar me një: i  +...  për djalë, ndërkaq i matronimit me një e +... për vajzë. Kuptohet në shtëpi përhajrimi bëhej: për djalë: (I biri) i +... (emri i babës), për vajzë: (e bija) e +... (emri i babës), por nga kujtesa e kam të freskët se në shpi të madhe, kur lindja e djalit ose lindja si bijë dëshiri (hasreti) përshpallej dhe me të shtënë të armës, në odë (burrash) përhajrimi, shoqëruar me cigare, kafe e ndonjë gotë,  bëhej si i biri i ... ose bija e ... (e shpisë, në emër të kryefamiljarit (zotit të shtëpisë, vëllazërisë, bajrakut, fisit), po ashtu emërtimi përdorej në rasën gjinore.

Ndërkaq tash në regjistrimin zyrtar respektohet procedura tri e më tepër gjymtyrshe emri i fëmijës /+ emrat e prindërve /+ patronimi (emërtimi familjar, por gjithnjë emri patronimit shënohet në njëjësin e emërores së shquar.

E pesta, ndërkohë, (ende flasim për të kaluarën), jo veç për shkak të zyrtarizimit që tashmë praktikohej mbiemri (patronimi) në rasën emërore, por edhe për nevoja të tjera, kur emri i prindit nuk mjaftonte, ngase familja krijonte histori trashëgimie më vete, siç thuhet, së paku mbi tre breza, doli e nevojshme që emrit të prindit në funksion patronimi t’i shtohej zakonisht ndonjë shenjëzim tjetër ose ndajshtesë vendëse ose e huaj. Ç’është vërteta, thuhet se një shenjim i tillë dallues si patronim, si te popujt e tjerë, edhe në gjuhën tonë së pari dokumentohet te disa familje të mëdha fisnike kombëformuese që njihen që nga Mesjeta, siç ishin familjet: Kastriotët ose Kastrioti,, Gropët ose Gropa, Bushatët ose Bushati,, Zenebishët soe Zenebishi, Muzakët ose Muzaku, Blinishtët ose Blinishti, Gjinët ose Gjini  etj., mirëpo meqë këto emërtime shumësi nuk mund të cilësoheshin kështu, as atëherë as sot në gjuhën shqipe, si patronime funksionale të mirëfillta individësh, atbotë si tash dolën, siç u tha edhe shenjëzime si formante në vetë emrin si emërtim përkatës. Sipas studiuesve si më autoktone atbotë, së paku, që nga shekulli V të e.r. dokumentohet e përftuar në gjuhën tonë për këtë destinim prapashtesa –AJ. Ne shembujt me këtë formant, në nënitull të veçantë dhe në raport me nyjëmbaresat e emrit në njëjësin e shquar, do t’i trajtojmë më në hollësi më poshtë Mirëpo, megjithatë edhe tani po këtë prapashtesë, e cila, si më e përshtatshme dhe vërtet e sukseshme (simbolike) që ofrohet për këtë destinim, do ta përdorim edhe ne si studiuesit e tjerë, për zëvendësimin e mbaresave të shumësit ose të njëjësit të shquar të emrave të familjeve të sipërcekura si: Topiaj/t, Muzakaj/t, Gropaj/t, Gjinaj/t, Kastriotaj/t, Blinishtaj/t etj., duke thjeshtësuar dhe njëzuar funksionalisht me konceptin e shumësit dhe njëherazi duke kapërcyer e afruar sinonimin, siç u tha, me njëjësin e ashtuquajtur prej nesh si zgjidhje alternative, d.m.th. me nyjë-mbaresat e njëjësit të emrit të caktuar. Kështu sot, siç do të shohim më në hollësi kjo prapashtesë (-AJ) paraqitet në bashkëjetesë alternative me nyjëmbaresat e emrit në njëjësin e shquar të të dy gjinive, tanimë të patronimizuara: -I, -U, -A ose -JA si p.sh. (Iks) Gjini (Iks) Gjinaj, (X) Muzaku (X) Muzakaj, (X) Topia (X) Topiaj, (Ikse Grop(X-e) Gropaj)  (X-e ose Kastriote) Kastriotja (X-e Kastriotaj) etj.

E gjashta, siç po shihet nga kontrukti i jashtëm, por edhe nga vetë logjika e brendshme gjuhësore doli e nevojshme që çështja e shquarsisë dhe e shumësisë të normalizohej në alternativë, si b.f.: Agim (Agime) Gjini, ose Agim (Agime) Gjinaj. Kështu kjo rregullsi alternative si zhvillim mund të përgjithësohet si: emër vetjak + patronim (me nyjëmbaresë shquarsie) ndaj emër vetjak + patronim (me prapashtesën –AJ) . Vihet re se emri vetjak si gjymtyrë e parë në alternativë del në trajtën e pashquar njëjës (Agim ose Agime), ndërsa mbiemri (patronimi) del në trajtën e shquar po njëjës (Gjini). Pra ky fakt, që po e përsërisim, ka rëndësi të theksohet në mënyrë të veçantë, sepse është një specifikë karakteristike vetëm për gjuhën tonë, e cila është e pajisur me kategorinë e shquarsisë së emrit (që disa gjuhë nuk e kanë). Këtë fakt si rregull po e përsërisim:

Antroponimi (si emër vetjak) si rregull del në njëjësin e emërores së pashquar, ndërkaq patronimi (si emërtim familjar) del si emër në njëjësin e emërores së shquar.

Në të vërtetë, siç e pamë, tek emra shqiptarësh, kjo rregull lëkundet pa të drejtë apo jo, tek disa emra të gjinisë mashkullore, por më fort po praktikohet edhe tek ata të gjinisë femërore, nëntipi: Shpresë – Shpresa etj.

E shtata, në disa gjuhë praktikohet që me radhë së pari të shkruhet mbiemri e pastaj emri, ashtu siç po veprohet në referenca shkencore (literatura) edhe në gjuhën tonë, në të vërtetë, siç është vepruar edhe në Listën telefonike të Shqipërisë, por edhe në ato raste shquarsia sipas rregullit nga pika e mësipërme në gjuhën tonë nuk ndryshon, tipi: Agim Gjini ose Gjini Agim. Sidoqoftë, meqë në këto dy vepra, siç e theksojnë autorët, kemi të bëjmë kryesisht a vetëm me patronime shqiptarësh, çdo lexues ka mundësi ta konstatojë sa del e respektuar rregulla rreth gjinisë e shquarsisë në ato burime, apo jo? Nëse ndeshim, në ato burime patronime në trajtën e pashquar, vallë, a mund të jenë raste të paqortueshme, le ta gjykojnë vetë autorët, por le t’i gjykojnë me seriozitetin e duhur dhe paanësi studiuesit me standardologët tanë në krye, apo jo?!

E teta, u përmend më sipër se rregulli në fjalë rreth shquarsisë vlen për të dyja gjinitë, andaj as shquarsia e matronimit (mbiemri në gjininë femërore) nuk diskutohet, si  b.f. (X ose X-e) Katriotja (Shota, Nora, Shpresa, Hasimja, Hasija etj), mirëpo, vlen të sqarohet, rasti, kur është fjala te trajta e patronimit me prapashtesën –AJ, sipas mendimit tonë, meqë kemi të bëjmë me trajtën e formuar me prapashtesën e specializuar patronimformuese –AJ, me të cilën formohen patronimet pa shquarsi ose me shquarsi të ngurosur, atëherë edhe mbiemri i gjinisë femërore neutralizohet sa i përket gjinisë gramatikore e natyrore, d.m.th. emërtimi alternativ i patronimit i të dy gjinive duhet me dalë njëtrajtshëm: Kastriotaj, Gjinaj (jo Kastriotjaj, jo Gjin/iaj) apo jo? Krahaso, sipas nesh, zgjidhjet e pranueshme alternativisht:

Donik ose Donike Kastriotja  zgjidhje me nyjë-mbaresë, alternativë e parë

Donik ose Donike Kastriotaj – zgjidhje me prapashtesën e specialitzuar –AJ,

alternativë e dytë.

Së këtejmi, po ritheksojmë mendimin tonë, se kur është fjala te patronimet dhe matronimet zgjidhja sipas alternativës së dytë me prapashtesën –AJ, mjafton, sepse kjo trajtë, më mirë mbiemri me –AJ, siç u tha, përfaqëson të dyja gjinitë, por këtë sirregull duhet ta vlerësojnë dhe rekomandojnë patjetër edhe standardologët tanë kompetentë, ngase në burime të ndryshme si dhe edhe  në këto që i kemi në konsultim, siç e pamë, paraqiten lëkundje.

E nënta, sipas natyrës së patronimit, siç konstatohet nga hartuesit, në këto dy burime në parim, pasi nuk kemi të bëjmë me raste emrash të vetmuar ose të veçuar, por kemi të bëjmë me “përzgjedhje të repertorit me synim për të qenë sa më përfaqësues”, siç e cek në mënyrë të veçantë, autori i veprës së dytë, por nuk dimë mu ky kriter sa është respektuar aty, andaj është një çështje që kërkon sqarim, apo jo?! Sidoqoftë, edhe pse emri si patronim shënohet në njëjësin e shquar (Agim Gjini ose Shpresa  Kastrioti), shumësia e tij kuptimore (familjare) paraqitet ose përfaqësohet si në planin vertikal (së paku tre brezash) ashtu edhe në atë horizontal me perspektivë të pakufizuar gjallimi (me tendendë trashëgimie), andaj pikërisht kjo pikë lypset sqaruar metonimisht në burimet e ardhshme me shembuj konkretë edhe në varësi nga komponentet jashtëgjuhësore, apo jo?!

E dhjeta,  ç’është e vërteta, si për ne e për çdo të interesuar mund ta jetë vënë re edhe një veçori tjetër e patronimeve me –AJ, të cilat në krahasim me formimet me prapashtesa e mënyra të tjera, paraqitet më e qëndrueshme. Kështu të gjitha trajtat me formante të tjera kanë mundësi të pakufizuar shumimi, por njëharazi edhe thjeshtëzimi e shpërndërrimi e rishikimi në kuptim përmirësimi përmbajtësor e praktik, qoftë me elemente shquarsie, qoftë me prapashtesë çfarëdo (përveç asaj me –AJ), ndërkaq vetëm trajta me –AJ, nuk ka as nevojë as mundësi të tillë. Me fjalë të tjera të gjitha rastet e tjera paraqesin mundësi të hapur për ta modifikuar ndonjë emër në funksion patronimi të imponuar në kohë-hapësirën përkatëse, andaj bartësi mund edhe ta ndryshojë, ta bëjë atë më shqip, ndërkaq trajta me prapashtesën –AJ, meqë e mbart cilësinë e natyrës së gjuhën shqipe për këtë nënfushë semantike, nuk ka nevojë ndryshimi.

E njëmbëdhjeta, e shohim të arsyeshme ta sqarojmë faktin pse ne zakonisht në vend të termit formim, në kontekste të caktuara e përdorim termin, formëzim ose edhe përformëzim të patronimeve, sepse formimquajmë vetëm formimet përkatëse të patronimeve me prapashtesim, sidomos me prapashtesën –AJ, ngase vërtet emërtimi i patronimit si emër në shumicën e rasteve del i formuar në një fushë tjetër semantike, qoftë si apelativ, emër i përgjithshëm, emër i prëveçëm vetjak, madje mundet me ardhë edhe si huazim transfer nga ndonjë gjuhë e huaj, ndoshta edhe jo me kuptim patronimi etj., andaj kur shembulli i patronimit vjen si formë e gatshme në fushë të emrit familjar, ai tani formëzohet ose shndërrohet në patronim në gjuhën tonë, pra merr një semantikë të re (emër familjar). Pra, emri i tillë nga kuptimi i parë, kalon ose formëzohet në kuptimin e shkallës së dytë ose të tretë që tash si patronim nuk përfaqëson më nocionin zanafilles (apelativin), madje as vetëm personin (antroponimin) nga i cili vjen, por zakonisht përfaqëson nënkuptueshëm vetëm emrin e personit plus të familjes (farefisit, vëllazërisë) që i takon, përkatësisht përfaqëson paraardhësit e bartësve të emërtimit përkatës, duke respektuar kështu, përkatësisht: birërinë tashëguese antroponimike, prejardhjen toponimike ose veçorinë morale, gradën, profesionin ose ndonjë tipar të jashtëm fizik karakteristik nga trashëgimia, qoftë si llagap, nofkë etj., si p.sh.: afrim-i/ Afrimi/Afrimaj, topall-i/Topalli/Topallaj, Lorik-u/Loriku/Lorikaj, e kështu me radhë.

Andaj në këtë kompleks vetëm rastet me prapashtesa, siç është edhe prapashtesa –AJ i shtrohen procesit të fjalëformimit, apo jo?!

E dymbëdhjeta, sidoqoftë, edhe pse ne në pikën e mësipërme cekëm në parim mënyra të ndryshme se si u lindën ose edhe lindin dhe formëzohen ose formohen patronimet, tashti do të shohim po sipas FP-së se si përftohen patronimet sipas prejardhjes, pothuaj ashtu siç ndodhë edhe në të gjitha gjuhët indoeuropiane. Është fjala për katër burime prejardhjeje shembujsh, që mund të jenë:

1- prejantroponimikë, d.m.th. emra personalë që kryesisht shërbejnë si lema përfaqësuese, duke përfshirë jo vetëm trajta të plota, por edhe të shkurtuara hipokoristike (përkdhelëse) dhe diminutive (zvogëluese), si: (Sinan) Sinani, (Sami) Samiu (Shotë) Shota, (Marte) Martja; Cimi, Meti, Kate, Kato, Buli. Bula, Erëza, Valëza, Naze, Nazo, Nazi, Tini, Tina  etj.;

2- prejtoponimikë, nga emra vendesh, si oikonime (vendbanime) e ruronime (emra fshatrash): (Reç) Reçi, (Frashër) Frashëri, (Prekaz) Prekazi, (Mazrek) Mazreku, (Mborje) Mborja, (Mjedë) Mjeda etj.; urbonime (emra qytetesh), si dhe emra njësish territoriale më të vogla ose më të mëdha: si (Tiranë) Tirana, (Dibër) Dibra, (Prizren) Prizreni, (Prishtinë) Prishtina, (Shijak) Shijaku; (Lumë) Luma, (Muzeqe) Muzeqeja, (Drenicë) Drenica etj.;

3- patronimizime titujsh, ofiqesh, profesionesh etj. të ndonjë pararendësi të familjes përkatëse, si: (Prift) Prifti, (Hoxhë) Hoxha, (Efendi) Efendiu, (Pashë) Pasha. (Defatore) Defatorja, (Sazexhije) Sazexhija, (Bostanxhi) Bostanxhiu etj. dhe

4- patronimizime nofkash e llagapesh që pjesa më madhe e tyre me sa pamë rridhnin prej fjalësh të huazuara ose të përvetësuara, si: (Topall) Topalli, (Qos) Qosi, (Maçok) Maçoku, (Sorrë) Sorra, (Skile) Skilja, por disa prej tyre me burim nga turqishtja  ose përmes  turqishtes, të cilët në shqipen (e sotme) kanë rënë në shtresën e leksikut me status të cenuar emocional-stilistik, thuhet në atë burim. Njëherazi shihet edhe një tendencë tjetër që familjet përkatëse, përveç nofkave jo aq të përshtatshme, të emërtohen edhe me të ashtuquajtur mbiemra zbukurimi dhe një dukuri e tillë në botën shqiptare do të vijë mbase gjithnjë duke u shumuar, ashtu siç po shumohen edhe emrat e bukur të fëmijëve, sipas natyrës së gjuhës shqipe, si Bukuroshi, Engjëllusha, Urtaku, Flamuri etj.

Edhe në veprën e J. Shpuzës respektohen po këto katër kriteret e sipërcekura  universale, por shtohen edhe të tjera, madje aty këto mënyra rrahen e shpjegohen më në hollësi, deri në 18 fusha vëzhgimi, dhe për secilën nga ato ka çka sheh e vren sirisime vrojtuesi, siç është b.f. edhe prejardhja e patronimeve nga “emërtimet e pjesëve të trupit të njeriut” që ilustrohen me afro 30 shembuj, pastaj janë shënuar 35 shembuj mbiemra grash  (matronime) etj.

Sidoqë të jetë, ne përveç këtyre 12 veçorive që hetuam gjatë analizës e përvojës sonë, edhe pse, për çudi, në veprën e Bidollarit nuk ceket si literaturë e konsultuar vepra e  J. Shpuzës (!!!), do të cekim fakte e veçori të tjera që na duken të arsyeshme nga të dyja veprat, edhe pse jo gjithherë të padiskutueshme. Në të vërtetë, nga konsultimi i materialit të grumbulluar në këto dy vepra, lidhur me këtë nënfushë diturie, ne vertifikuam, përforcuam por edhe zgjeruam njohuritë tona parazotëruese. Së këtejmi, sipas lëndës së shënuar në këto dy vepra, përveç rasteve e konstatimeve të shumta që përputhen, ka jopak edhe aso që nuk përkojnë plotësisht me konstatimet, synimet e kriteret tona të shprehura më përpara, por që do të shprehen edhe tashti në këtë punim, sepse ne sipas rasteve mund të shprehim madje edhe guximtarisht mendime e sugjerime rreth shquarsisë, përzgjedhjes së trajtës përfaqësuese, rreth përparësisë së radhitjes etj., të cilat autorët nuk i kanë pasur objekt trajtimi në hollësi. Sido që të jetë, ne autorëve u shprehim falenderim dhe sidomos të dytit i dëshirojmë punë të mbarë e suksese në vepra të tjera të kësaj natyre, siç i ka paralajmëruar vetë, por duhet të ketë kujdes që mos t’i shkasin defekte shtypi e ndonjë lëshim tjetër eventual si b.f. te artikulli Syni f. 308,  pastaj 371 e te“Treguesi i lemave”, f. 358, 388  si dhe f. 365, 375, 403, 404 etj., ku ka përsëritje shembujsh, madje nuk dimë pse në Fjalorin e tij kanë munguar shembuj patronimi me RR nistore, që përveç: Rrahman e Rrahim, sigurisht di edhe për mbiemrat: Rrapaj, Rrashtulli, Rragami, Rrokaj etj., apo jo?!

Gjithsesi, siç paralajmëruam, në vijim, gjatë analizës do të ballafaqohemi me çështje të veçanta ndoshta paksa më të ndërlikuara të natyrës patronimformuese e formëzuese në gjuhën shqipe, por që pragmatikisht e shkencërisht tërheqin vëmendjen. Së këtejmi, ndonjërën nga të dhënat më karakteristike që dalin nga analiza edhe tash fill që do të imponohen si risi në këtë krye do të përmendim, por edhe do ta shfrytëzojmë sipas rastit edhe në punime të tjera.

(II) FAKTOGRAFI RRETH RËNDËSISË HISTORIKE-KOMBËTARE

DHE STUDIMIT TË PATRONIMEVE NË GJUHËN TONË

Studiuesit kanë konstatuar me të drejtë se nga pikëpamja e shpërndërrimit të substancës kuptimore dhe jetëgjatësisë së përdorimit patronimet ashtu si edhe toponimet kanë qëndrueshmëri më të madhe në kohëhapësirë, andaj studimi i tyre si në aspektin sinkronik e aq më tepër në atë diakronik del sheshit se ka rëndësi të padiskutueshme etno-historike kombëtare. Dihet, siç e thekson studiuesi Jusuf Shpuza se patronimet ose

“emrat familjarë, si fond i rëndësishëm i onomastikës, paraqesin interes shkencor për gamën e gjerë të problematikës dhe për ndihmesën që mund ta japin për sqarimin e shumë çështjeve që lidhen me gjuhësinë, historinë, etnografinë dhe etnogjenezën etj.”,

andaj nga konsultimi i të dy veprave në fjalë që ne që të dyja i quajmë dhurata pune për gjuhësinë shqiptare e sidomos nga kjo e fundit mësojmë gjëra me interes, jo vetëm për fushat përkatëse të dijes, por edhe për gjëra praktike, siç është preardhja e formave të caktuara sipas trevave, që ne edhe atë ta shfrytëzojmë si ndihmesë për njohje rreth shpëndarjes ashtu si edhe të ecjes më të mirë e të mbarë të emërtimeve drejt konsolidimit të tyre sot e nesër në tërë shoqërisë shqiptare.

Ne duke u bazuar në këto dy vepra, pa shfrytëzuar burime konkrete e hipotetike më të hershme, siç është periudha para e ajo pellazgo-ilire që shkenca më e re po nxjerr në shesh gjithnjë e  më shumë fjalë atroponime e toponime të protoshqipes që shpjegohen me brumin e shqipes më mirë se me çdo gjuhë tjetër, por që disa i takojnë funksionalisht edhe patronimisë, ne nga këto të sotmet kryesisht në përdorim e sipër mësuam se të gjitha emërtimet e regjistruara (të diskutueshme ose jo) që cilësohen si patronime të shqiptarëve, konsiderohen fjalë shqipe, sepse emërtimet e tilla, qoftë vendëse, qoftë ato me prejardhje të gjuhëve të huaja, përdoreshin, po përdoren edhe sot nga vetë goja e shqiptarit dhe secili patronim ka historinë e shpjegimin e vet si nga pikëpamja e prejardhjes ashtu edhe sipas gjallimit të tij nëpër kohë e hapësirë. Së këtejmi, konstatojmë se  në  FP janë shënuar afro 400 patronime me origjinë të qartë vendëse, prej tyre më së paku 130 i ndeshim të dokumentuara para disa shekujsh, siç janë regjistrat me emra shqiptarësh edhe para atij italian i vitit 1431, atij turk 1465 etj. Ndërkaq, në përdorim të përditshëm vetëm ato me origjinë vendëse prejtoponimike kalojnë 250-shin. Në të vërtetë Fjalori në fjalë i Bidollarit përmban rreth 1500 artikuj bazë, kushtuar lemave përkatëse, por që brenda tyre jepen 6 fish më shumë ose afro 7 mijë trajta shembujsh sinonimikë. Konsiderohet se në gjithë territorin shqiptar përdoren aktualisht rreth 25.000 mbiemra (Shih në internet: Forumi shqiptar). Në këtë vazhdë për të ilustruar rëndësinë e tyre historike edhe atë aktuale po i sjellim:

së pari, disa nga shembujt e dëshmuar, shoqëruar me vitin e dëshmimit, me të cilët argumentohet disa shekuj më përpara autoktonia e vetë shqiptarëve dhe e gjuhës së tyre në këto troje, dhe

së dyti, për hir të rëndësisë aktuale shoqërore që kanë do të jepen edhe disa shembuj (pa datë dëshmimi) po të formëzuar si patronime më parë dhe që njëharazi cilësohen si fjalë të qarta, të kuptueshme nga përditshmeria jonë dhe si të tilla mund të frymëzojnë edhe motivojnë aktualisht ripërtëritjen e tyre dhe të ngjashme në stile të caktuara.

1. Disa shembuj patronimesh nga vepra e Bidollarit të dëshmuar

shekuj më parë

Pranë shembujve është shënuar  edhe viti i dëshmimit:

Bacani 1443; Bala 1467, Balashi 1417, Bardhyli 1417, Gjini 1355, Besarku 1279,1431,1461,1467, Blinishti 1272, Bukli 1485, Bunga 1510, Burri 1330, 1335, Bushasti 1335, Buza 1467, 1555, Bej (Skënderbej) 1448,1457,1460, Berisha 1348, Birko 1467, Cerga, 1417, Cubi, 1417, Curri, 1330, Dardha 1417, Dashi 1485, Derri 1330, Dreni 1485,  Dukagjini  695,1281,1387, Gruri 1485, Gryka 1417, Guri 1485, Gurra 1485, Gjana 1304,1526, Gjata 1393,1417, Hoti 1414, Uka 1485, Katundi 1322,1421, Kripa 1461,1497, Leti 1273, Lushi 1417, Lëkurësi 1431,1461, Lleshi 1330, Madhi, 1424, Malaj 1236, 1330, 1417, Mati 1330, Mazi, 1274,1333,147, Muzaka 1274, Pashko 1315, Rafti 1461, Skura 1201, Lopari, 1393,1481, Suma 1332,1425,1330, Shyti 1348, Suta 1417, 1467, Tanushi 1223, Toska 1533, Trasha 1330, Thana 1467, Trimi 1383 etj.

Nga shembujt që ne i shënuam rastësisht rezulton se sipas nyjë-mbaresave ose fundoreve përkatëse që kanë: prej 54 shembujve, 30 raste dolën me – fundore,  18 me –a,  1 me –u, 2 me –o, 1 me –aj dhe 1 me –ej. Po e shtojmë vetëm edhe këta 2 shembuj  nga  vepra e J. Shpuzës: Shpata 1417, Kordha 1461 me vërejtjen se jo vetëm aty, por edhe në burime të tjera ka dëshmi që disa fish kalojnë numrin e shembujve të mësipërm, patronime këto që mund të jenë në moshë të njëjtë përdorimi e dokumentimi si dhe të kenë rëndësi të njëjtë dëshmimi, por ne nuk shënuam data, ngase besojmë se edhe kështu e kaq mjaftojnë që lexuesi i nderuar të bindet ose të sjellë në kujtesë shembujt nga trashëgimia lahtënore përkatëse, por që gjallojnë edhe sot si fakte historike-gjuhësore në të mirë të etnisë shqiptare shekuj e shekuj më parë në këto troje, por që edhe mund të ripërtërihen si të tilla, sikurse edhe këto që po i shënojmë në pikën vijuese.

2. Disa shembuj patronimesh nga  përditshmeria jonë të cilët edhe kanë

gjurmë historike, por edhe motivojnë krijime të reja të ngjashme

Po i shënojmë në vijim edhe disa patronime të formuara nëpër kohë nga fjalë tona të përditshme, të cilat edhe kanë gjurmë historike, si:

Arra, Ashta, Baca, Baçi, Bardhi,  Beci, Bufi, Bulku, Byku, Cungu, Demi, Çuni, Çarku, Çerepi, Çika, Driza, Dhelpra, Dhëmbi, Dhija, Ferra, Fisheku, Flaka, Garo, Gega, Gonxhe, Laze, Guraziu, Gjiza, Kokoshi, Kotherja, Kroi, Lundra, Llaveshi, Mani, Manari, Qafa, Pite, Qypi, Shkaba, Mishi, Mjalti, Mjekra, Shtylla, Tufa, Vegshari, Veshi, Xhoka, Ylberi, Ylli, Xhufka, Zdruktari, Zogu, Zhguni etj.

Nga FP i shënuam pa përzgjedhje vetëm 53 shembuj, që sipas fundoreve rezultati del kështu: me  -i fundore  - 22 raste,  me -a – 18, -u - 7, -e – 3, -o – 1, dhe me –ja – 2  shembuj dhe i lamë pa shënuar po thuaj 3 fish më shumë. Siç po shihet asnjë shembull nuk e shënuam me prapashtesë-fundoren –AJ po me fundore të tjera dhe këtë e bëmë me qellim, ngase të gjitha ato fundore, siç do të shohim në vijim mund të zëvendësohen alternativisht me prapashtesën –AJ.

Kur është fjala te diskutimi, gjithsesi përtheksojmë një vërejtje serioze që paksa u cek më sipër dhe kjo vlen jo vetëm për autorët e veprave që konsultuam, por edhe për studiuesit e tjerë, që para se të botojnë ose ribotojnë material të tillë, patjetër duhet të konsultojnë të dhënat dhe të harmonizojnë shifrat, ngase me sa pamë, nga dy veprat që konsultuam ka mospërputhje vitesh, madje edhe ndonjë mospërputhje shkrimi (teksti). Po përsërisim, na vjen çudi që nga vepra e Bidollarit nuk shihet se është konsultuar vepra e J. Shpuzës, apo jo, pasi nuk del në refernca?!

Sido që të jetë, besojmë se vetë dokumentimi i paraqitur këtu flet mjaft për rëndësinë historike, shkencore e shoqërore që ka studimi i patronimeve, qoftë për të kaluarën, qoftë për të tashmen dhe sidomos për të ardhmen e kombit dhe të shkencës shqiptare.

Së këtejmi, sido që të jetë, kemi bindjen se lexuesi, që ndjen me vesh dhe i prek me zemër në përditshmërinë tonë jo vetëm nga këta shembuj, por edhe nga të tjerë, e kupton, veç tjerash, edhe rëndësinë edukuese kombëtare që ka edhe krijimi, përvetësimi edhe përdorimi i patronimeve te ne, ku duhet të mbizotërojë parapëlqimi që patjetër fjalët a elementet e mirëfillta fjalëformuese e formëzuese të jenë sa më të përqafueshme shqiptarisht, andaj ne pikërisht në vijim do të bëjmë fjalë për çështje shquarsie e drejtshkrimo–fjalëformuese të emrave të shqipes të formëzuar ose të konvertuar në funksion patronimi, natyrisht duke u pozicionuar në të mirë të elementeve të natyrës së gjuhës sonë.

(III) VËNERIME RRETH ZGJIDHJES ALTERNATIVE: NYJË-MBARESAT

E SHQUARSISË/ PRAPASHTESA -AJ

Në kreun V të kësaj pjese të këtij punimi kur bëmë fjalë rreth katërvariantëshit të shquarsisë të emër–mbiemrave bashkë përmendëm rregullën që në raste të tilla emri vetjak, si element i parë, siç e kërkon rregulli, duhet të jetë në trajtën e pashquar, ndërsa mbiemri (patronimi), si element i dytë me radhë, në trajtën e shquar, konstatim ky si rregull i shprehur edhe në veprën e  J. Shpuzës, andaj kur rastet e tilla nuk përputhen edhe ne si të tjerët këtë dukuri e quajtëm çështje të hapur. Pra, gramatikisht e logjikisht e quajmë të diskutueshëm, jo vetëm emrin (antroponimin) në trajtën e shquar, por aq më tepër edhe patronimin në trajtën e pashquar.

Pikërisht për të pasur me të qartë problemin, për ilustrim, po i përsërisim shembujt e diskutueshëm të patronimeve, në trajtën e pashquar, që u shënuan në kreu V  të kësaj pjese të punimit, duke e dalluar me italike barasvlerësin në trajtën e shquar që sipas rregullit gramatikisht lypset parapëlqyer:

a) me fundoren -I: Jazexhi (Jazexhiu), Qermixhi (Qermixhiu);

b) me fundoren –O: Mero (Meroja!), Vreto (Vretoja!), Malo (Maloja!);

c) me fundoren –E: Tare (Tarja!);

ç) me fundoren –AJ: Mekaj, Lekbibaj, Cakaj, Metaj.

Siç mund të shihet për tri pikat e para me të pjerrta shënuam trajtën e shquar përkatëse (me pikëçuditëse), ndërkaq për pikën ç) nuk shënuam asgjë me italike, ngase trajta me –AJ konsiderohet trajtë e padiskutueshme, sepse vlerësohet si trajtë me shquarsi të ngurosur ose si trajtë pa shquarsi. Siç e pamë kështu ndodh edhe tek emrat gjeografikë.  Po kjo çështje bashkë me të tjera të kësaj natyre reflektohet edhe në Fjalorin e Ç. Bidollarit ashtu si më parë edhe në veprën e J. Shpuzës, çështje këto e të tjera, të cilat, kur është fjala për patronimet, ne do të përpiqemi, dhe jo aq shkel e shko, me i trajtue tash fill, në disa pika:

Së pari, për të pasur ide më të qartë rreth laramanisë ose sixhunglës së trashëguar lidhur me trajtat e emrave në funksion patronimi që paraqitet si trashëgimi imponuar në gjuhën tonë aktualisht nga pikëpamja drejtshkrimo-fjalëformuese përgjithësisht dhe për të vënë në pah rëndësinë pragmatike e shkencore që ka studimi i materialit të tillë për thjeshtëzim e konsolidim, për fillim analize, shkëputëm për ilustrim nja 6 (5 +1) shembuj nga FP:

1. (Gegë) Gega: Gegaj. Gegalli, Gegëprifti, Gegës!, Gegi!, Gego!, Gegoli!, Gegollari, Gegolli, Gegushi.

2. (Ukë) Uka: Ukaj, Ukja (Uke!), Ujkaj, Ujkja (Ujke!),Ujkani, Ujkanej, Ujkashi, Uci!, Ucaj.

3. (Shyt) Shyti: Shytaj, Shytanj!, Shyta, Shytja (Shyte!), Shytani(!).

4. (Rrustem) Rustemi: Rrustemaj, Rustemati, Rustemo, Rustem(!), Rusta, Rustaj, Rusti(!), Rusto!, Ruste! (Rrustja!).

5. (Pjetër) Pjetri: Pjetraj, Pjetrushi, Petro, Petraj, Petri, Petre(!), Petrej, Petraqi, Petrollari, Petromilo, Peci, Peçi, Peti, Pepo, Pepaj, Pepe(!) (Pepja!), Peposhi, Pepivani, Pepkola, Pepkolaj, Pepleka, Pepmarku, Tuku, Tuçi, Tushi.

6. (Zog)  Zogu  Zogaj,  Zogolli, Zogollaj, Zogi!, Zoga, Zog’ja ( Zoge!), Zogo.

Në VEF mbi të njëjtën bazë  emrash ndeshim këto trajta patronimesh:

1) Gegë, Gegëprifti dhe Gegprifti;

2) Ujka, Ujkaj, Ukasheviq, Ujku, Uka, Uklesha (uk+lesh), Ukleshaj;

3) Shyta;

4) Rrustemi;

5) Pepa, Pepaj, Pepiq, Pepitone;

6) Zoga, Zogu.

Ndërkaq  si antroponime për emrat përkatës hasim këto trajta:

1) Gegë; 2) Ujk, Ukan, Uk; 3) -; 4) - ; 5); Pjetër, Pepa, Petar, Petr, Petro, Petrus, Pietro; 6) Zoga, Zogë, Zogza, Zogjet, Zogjeta, Zogla.

Mbështetur në realitetin tonë gjuhësor mund të themi pa mëdyshje se numri i shembujve të regjistruar në lemat e cekura, as si patronime as si antroponime, assesi nuk mund të quhet shterues dhe një shumësi e tillë assesi nuk tregon pasuri, por mishmash a sixhungëlzim, i cili kërkon trasim rruge, thjeshtëzim e mbarështrim nga studiuesit. Sido që do të jetë, ne edhe pse bolduam ose nënëvizuam apo vumë ndonjë pikëçuditje e ndonjë rast e shënuam me kursiv, këtu nuk do të ndalemi në sqarime të çështjeve të hapura që janë aq shumë, sepse disa nga sqarimet e sugjerimet, sa ka qenë e mundur, janë shtjelluar gjatë analizës së antroponimeve e bashkë me to është prekur edhe çështja e patronimeve, por diçka-diçka do të jepet më poshtë edhe këtu. Ndërkaq, tash fill nuk mund të përmbahemi pa e përmendur një çështje me shumë rëndësi, e cila, sipas nesh, do t’i ndihmojë çdo lexuesi për të kuptuar më mirë dallimin rreth shquarsisë e shumësit të emrave në raportin: emër i përveçëm vetjak (antroponim)/emërtim patronimi (mbiemër familjar), andaj kërkojmë, nga lexuesi i nderuar, edhe njëherë që shembujt e mësipërm t’i vështrojmë së bashku me kujdes të shtuar. Jo pse mund të dyshohet në funksionalizimin e ndonjë trajte sinonimike të shënuar si patronim, por të vihet re se autori i FP-së ka bërë mirë (edhe pse nuk ka vepruar kështu në të gjitha lemat) që shembullin përfaqësues e ka shënuar në njëjësin e shquar: Gega, Uka, Shyti, Rustemi, Pjetri, ndërkaq menjëherë pas lemës e ka shënuar si zgjidhje alternative: patronimin e mirëflltë me prapashtesën e specializuar patronimformuese –AJ, si:

(Gega) Gegaj, (Uka) Ukaj, (Shyti), Shytaj, (Rustemi) Rustemaj, (Pjetri) Pjetraj,

(Zogu) Zogaj (Këtë e shtuam nga realiteti ynë, për hir të fundores –U).

Sido që të jetë, edhe pse nuk e sjellim në dyshim, pra, shndërrimin e shembullit të parë në patronim. (iks ose ikse) Gega (Uka, Shyti,  Rrustemi, Pjetri, Zogu), siç e kemi parë ose siç do të shohim edhe më tej, por po theksojmë se emri i tillë si emër i përveçëm i numrit njëjës në trajtën e shquar (Gega, Zogu etj.) ende ruan elemente antroponimi të mirëfilltë, ngase si antroponimi përkatës zbërthehet lehtë eptimisht ose e bën shquarsinë mirëfilli si dhe shumësin me -ËT, si Gegët, Ukët, Shytët, RrustemëtPjetrët, Zogët(!), siç e kemi parë në kreun V të kësaj pjese të punimit, kur patronimet (mbiemrat) e nënshkruesve të Rezolutës së KD-së i kthyem në emra identifikues për personin përkatës, ndërkaq patronimi më –AJ, ndryshon nga shembujt e tjerë, sepse, ndonëse mund të konsiderohet se është në numrin njëjës Gegaj, Ukaj, Shytaj, Rrustemaj, Pjetraj, Zogaj, njëherazi joformalisht tregon shumësi, shumësinë e familjes (farefisit, vëllazërisë) dhe nuk mund të kthehet (zbërthehet) si rastet e tjera si emër vetjak (njeriu), sepse kjo trajtë me –AJ fundore në realitet mbetet e specifikuar me mirëfillësi më të madhe, si me thënë, në shkallën më të lartë vetëm si patronim, dhe si e tillë vetëm si patronim ka lidhshmëri alternative në krahasim me rastet e emrit në funksion patronimi me nyjë-mbaresën përkatëse të njëjësit të shquar: -i (Shyti), -u (Zogu)  ose –a (Uka) apo –ja (Kastriotja).

Për ta kuptuar më mirë këtë që sapo e thamë, për ilustrim, po e improvizojmë një shembull, i cili mund të shërbejë si gjedhe sinteze që kuptimësinë e saj do ta vërtetojë edhe analiza në rrjedhë e sipër:

Familja e gjerë me emërtimin Gega (Uka, Shyti, Rrustemi, Pjetri, Zogu, Kastriotja) ka mbi 100 e sa anëtarë, të ndarë në disa familje të ngushta dhe të gjithë Gegajt (Ukajt, Shytajt, Rrustemajt, Pjetrajt, Zogajt, Kastriotajt) e asaj familjeje të gjerë, edhe pse jetojnë në disa vendbanime, për mos me harrue njëri tjetrin si kushërij që janë, e kanë bërë zakon që së paku njëherë në vit të takohen në një datë të caktuar të emnueme si ditë feste familjare për ta.

Pra nuk thuhet dot të gjithë Gegët (Kastriotët apo Kastriotet), por Gegajt (Ukajt, Shytajt, Rrustemajt, Pjetrajt Zogajt, Kastriotajt e asaj familjeje (farefisi, fshati, qyteti ose të disa vendbanimeve)... Po përsërisim faktin, se vetëm emri me prapashtesën –AJ semantikisht i përgjigjet më së miri konceptit të patronimit të mirëfilltë përkatës familjar në shqipen e sotme dhe, siç do të vërtetohet, qëndrom si barasvlerës i plotë konceptor në krahasim me shembujt përkatës të gjuhëve të huaja, apo jo?!

Natyrisht edhe kjo çështje, meqë këtu, kështu si konstatim a kërkesë e prerë, me sa dimë, po plasohet për të parën herë, kërkon mirëkuptim e implementim, por edhe sqarim përforcues paraprak nga studiuesit e veçantë, por edhe nga institucionet tona përkatëse sidomos me standologët tanë në krye. Kemi bindjen se kjo që u tha sirregull do të jetë e pranueshme dhe e zbatueshme nga të gjithë studiuesit dhe standardologët tanë, e në veçanti nga shqipfolësit si të kuptohet më mirë, sepse siç do të argumentohet në analizën që pason, ky sirregull vlen për të gjitha trajtat e patronimeve në alternativë me trajtën me -AJ, por sidoqoftë, ne po vazhdojmë me konstatime të tjera.

Së dyti, ç’është e vërteta, dihet se secili emërtim patronimi në trajtën e caktuar, qoftë i diskutueshëm për shkak origjine ose për kritere të tjera, sot për sot, siç u cek më lartë, kishte dhe ka historinë e vet, madje edhe e ka kryer ose është duke e kryer funksionin përkatës patronimik, por njëherazi dihet e vërteta tjetër se vetëm një trajtë ose dy në alternativë, siç i shënuam ne pak më sipër, mjaftojnë për atë destinim. Fundi i fundit, kjo problematikë rreth patronimeve, përzgjedhjes së trajtës së caktuar është vetëm një pjesë e çështjes që rëndon në shkencën tonë gjuhësore për këtë fushë ditunore, sepse aq më tepër shqipja ka çështje të tjera të hapura problemore jo mjaft të studiuara, jo vetëm në nënfushën e patronimisë, por edhe më gjerë, çështje këto që nuk kanë të bëjnë vetëm rreth shumësit dhe shquarsisë së emrave të përveçëm në përgjithësi, por edhe për patronimet, ku bën pjesë edhe çështja drejtshkrimo-fjalëformues dhe përzgjedhja tyre në harmoni me rregullsitë gramatikore të shqipes standarde. Sidoqoftë, edhe për këtë temë, të cilën ne e morëm në shqyrtim si krye më vete, do të përpiqemi të vëmë në pah sipas mundësive që kemi, jo vetëm pasqyrimin sadopak të gjendjes ekzistuese të patronimeve, por kemi ambicje për të përcaktuar ose sugjeruar qoftë edhe guximtarisht edhe ndonjë zgjidhje ose të pikasin ndonjë prirje drejt zgjidhjes që na ofrohet nga analiza. Gjithsesi, përpjekjen tonë, studiuesit e standardologët tanë edhe nëse e vlerësojnë si përpjekje të guximshme ose vetëm si nismë të mbarë nuk duhet ta lënë si hap të parë, siç është, por duhet ta shpiejnë më tej, ngase ata fundi i fundit e kanë për detyrë të punojnë për disiplinimin ose edhe normëzimin e patronimeve krahas antroponimeve në kuadër të onomastikës së gjuhës shqipe. Së këtejmi ne kërkojmë që pa prekur në lirinë universale të përzgjedhjes individuale të patronimit, studiuesit duhet t’i ndihmojnë çështjes që njeriu ynë të dijë ta përzgjedhë e ta drejtshkruajë si trajtën e emrit vetjak, ashtu edhe atë të mbiemrit familjar në harmoni me kriteret e shëndosha të gjuhës e të shoqërisë sonë kombëtare.

Së treti, nga shembujt e mësipërm kemi vërejtur variante të ndryshme për të njëjtin koncept që silleshin nga 5-24 shembuj, tash po cekim edhe ndonjë statistikë tjetër. P.sh. për patronimin Aliaj në FP dalin 45 variante patronimesh (llogaritur edhe sikompozitat), Mehmeti 36, për Aja 30 shembuj etj. Ndërkaq, ne me qëllim po shtojmë edhe një rast tjetër: variantet për patronimin Dema, trajtë e shkurtër e formuar me aferezë nga emri Adem (*Adamh adham -njeri i lindur nga dheu) që është i njohur sipas shkallës fetare në përmasa botërore, por edhe në realitetin tonë që nga protoshqipja e deri më sot. Por para se të sjellim shembuj nga veprat në shqyrtim, ngase zgjon shumë interes për temën e shembullin tonë, po shënojmë konstatimin e onomastikanit tonë të njohur Rexhep Doçi, i cili në studimin: Fjala pellazde-ilire-shqiptare da - de  /dhe në funksione onomastike, veç tjerash, na bën me dije se ka qindra e mija antroponime e patronime me bazën AD-, ndërkaq ky autor vetëm trajtën Adam, pa kaluar në trajtat shqipe me DH: Adham, Dhame, Dhamo, e jep të shënuar në afro 30 variante. Sidoqoftë, autori na bën me dije se pikërisht në kët emër ka hise protoshqipja me fjalën Da- DE ose Dha/m  -Dhe (dheu - sot) dhe që në mesjetë (shek XIV) te shqiptarët dokumentohet antropomimiADAM... dhe së andejmi konstaton se ky fakt për kombin e gjuhën tonë:

Ka rëndësi shumë të madhe ngase antroponimi Adam është përdorur tek ilirët dhe shqiptarët e krishterë mesjetarë, para se të futej në shqipe me trajtën Adem (përmes turqishtes) dhe se kemi arsye të kërkojmë tek emri vetjak Adam – Adem rrënjorin –da (de –DHE), me a-në protetike dhe me –m-në fundore. (Shih. Bota sot, 11.12. 2014 f. 23.)

Sidoqoftë, ne në “Fjalor emrash” të V. Zotos (f.7) ndeshim këto variante antroponimesh mbi këtë emër:

Dem, Demë, Demush, Demlush, pastaj: Dhame, Dhamo, Adam, Adame, Adamje, Ademia, Ademt, Ademta, Ademin, Ademina.

Ndërkaq në VEF në cilësi patronimi shqiptar ndeshim këto trajta: Ademi, Ademovi, Ademovski, Ademi, Dema, Demalia, Demolli dhe si antroponim: Adem, Dem.

Konstatojmë se në Fjalorin e Bidollarit trajtën Adem si patronim nuk e ndeshim fare, por vetëm Dema, me variantet:

Demai, Demaj, Demalia, Demallari, Demollari, Demanj, Demçe, Demço, Demçolli; Demeti (Dem+Meti), Demollaraj(!).

Ndër ne ndeshim edhe trajtat:

Demaçi, Demaku, Demi, Demiqi, Demnushi, Democi, Demoviqi, Demovitët(!).

Pra, ndeshim 20-30 e sa raste mbi këtë bazë, ndërkaq, gramatikisht e logjikisht për të përfaqësuar konceptin përkatës patronimik të një nocioni, siç u cek më sipër, do të mjaftonte vetëm një trajtë ose në alternativë dy, siç e konstatuam ne: Dema / Demaj.

Na kujtohet rasti kur Adem Demaçit në ribotimin e veprave iu ndryshua mbiemri nga Demaçi në Dema, gjatë promovimit të librave referuesve u shkonte goja, dikuj me qëllim e dikuj spontanisht, me të drejtë, te trajtaDemaj, me prapashtesën –AJ, e cila, pra, jo vetëm sipas nesh, por ka gjurmë e traditë përdorimi me shekuj si formant i specilizuar për emërtime të tilla, sepse trajta Dema gramatikisht shkon sipas emrit femëror, apo jo? Sidoqoftë, edhe pse ne trajtën Demaj e quajmë mirëfilli më të mbështetur shkrimisht si patronim, trajtën Dema nuk e quajmë të qortueshme vetëm pse shkon sipas formës së emrave femërorë, ngase trajta e tillë Demë Dema u bashkohet emrave malësorë të shqipes që kanë traditë shekullore, siç është tipi Ukë Uka, Dedë Deda, Dodë Doda etj., dhe në anën tjetër asnjë emër femëror paralel nga ajo kohë e deri tani mbi këtë bazë për këtë tip emrash nuk ka formë homonime paralele me –Ë /-A, ngase emri në femërore merr fundore tjetër shquarsie, siç e pamë në shembujt e mësipërm, si b.f.: Ukë / Uke Ukja, Ukije Ukija; Dedë/ Dede Dedja, Dedijë Dedija; Dodë/Dode Dodja. etj.), e vërtetë kjo që del e sqaruar edhe nga analiza e antroponimeve. Sido që të jetë, ne alternativën: Dema Demaj, si variant e quajmë të mbështetur dhe si koncept, për një njeri konkret të gjitha rastet e tjera mund të jenë të panevojshme, madje disa edhe jofunksionale, siç do të përpiqemi ta argumentojmë më poshtë po në këtë punim.

Së katërti, në pikën e mësipërme trajtën e patronimit me prapashtesën –AJ si te rasti Demaj kundrejt trajtës Dema (edhe pse trajta Dem Demi gramatikisht del më e gjinisë) e sugjeruam si alternativë të tolerueshme, gjithsesi jo të qortueshme, ngase e konsiderojmë mbiemrin Dema si trajtë tashmë stabile si patronim nga tradita, edhe pse kjo trajtë, si me thënë, ashtu si edhe barasvlerësi i mundshëm Demi nuk i ka ndëprerë tërërisht raportet me shkallën e parë kuptimore, siç ndodhë me trajtën me –AJ: Demaj.

Kjo dukuri kuptohet, ngase shembulli i rastit Dema, i cili mund të kthehet po në atë trajtë si antroponim i rëndomtë (Demë Dema), ndërsa trajta me –AJ jo. Së këtejmi emrat e formuar me prapashtesën –AJ në gjuhën shqipe i quajmë plotësisht të qëndrueshëm formalisht e semantikisht si patronime të mirëfillta. Mirëpo kjo që e thamë ka nevojë të përforcohet me fakte, ngase aktualisht mund të themi se prapashtesa -AJ konkurrohet në temë nga mëse 30 -50 formante të tjera që ne disa prej tyre i quajmë konkurruese si alternativë, siç janë fundoret -i, u, -a, -ja  (si fundore shquarsie), disa i quajmë të diskutueshme, si –O, -E, -I, e –A a -AJ e disa edhe të qortueshme, përfshirë si raste disa diminutiva, rastet me ndërrim të temës prodhuese fjalëformuese etj., si dhe formimet me fundore ose me prapashtesa të imponuara e ndonjë përftim spontan, si rrjedhojë nga shtytës të brendshëm ose të jashtëm. Nga shembujt e mësipërm shkëputëm fundoret konkurruese në temë ndaj formantit –AJ, të cilat po i shënojmë më poshtë, por këtë rast shtrojmë kërkesën që vetë lexuesi, nga tema e secilit emër të shënuar pas fundores përkatëse ta provojë sa pëlqen apo jo, ndërtimi i patronimit përkatës me ndërrimin e cilitdo formanti konkurrues me prapashtesën –AJ, si p.sh: Geg/alli ose Gegëetj. me Gegaj etj dhe kështu ta bindë veten se zgjidhja më e mirë të këtij kaosi, është mbështetja në të prapashtesën e specializuar –AJ, apo jo?!

Ja shumica e shembujve me  formantet fundore konkurruese:

1) -a/LLI: Gegalli, 2) -S: Gegës, 3) –I: Gegi, Zogi!, Rusti, Demi, Tuki, Tuçi, Tushi, 4) o/LI: Gegoli, 5) o/LLARI: Gegollari, Petrollari, 6) -a/LLARI: Demallari, 7) -USHI, Gegushi, Petrushi, 8) a/NI: Ujkani, Shytani, Pepivani(!), 9) -EJ: Ujkanej, Petrej, 10) a/SHI: Ujkashi, 11) -ANJ: Shytanj, 12) –A: Shyta, Rusta, 13) ATI: Rustemati, 14) zero: prapashtesë: Rustem, Dem, Adem, 15) –E: Ruste, Petre, 16)  -T: Ademt, 17) -AQI: Petraqi, 18) -AÇI: Demaçi, 19) -OSHI: Peposhi, 20) -LUSHI: Demlushi(!),  21) –LIA: Demalia, 22) -OLLI: Demolli, Zogolli, 23) –ÇOLLI: Demçolli!, 24) -a/KU: Demaku, 25) -OCI: Democi, 26) –IQI: Demiqi, 27) –O/VIQI: Demoviqi, 28) -ÇO: Demço, 29) -ov/ITËT: Demovitët, 30) –JA: Zog’ja!...

Siç mund të shihet shumica e formanteve janë prapashtesa, qoftë vendëse, qoftë të huazara. Dhe që të gjithë shembujt në këto 30 pika në njëfarë mënyre sfidojnë zgjidhjen me prapashtesën –AJ. Pa dyshim në realitetin tonë gjuhësor, ashtu edhe në veprat që konsultuam këtij mishmashi fjalëformues i shtohen edhe ndajshtesa e mënyra të tjera në numër të hapur, mbase të pakufizuar(!), gjithsesi shumica të diskutueshme për formimin e patronimeve të mirëfillta, andaj ne për mos me humbë në këtë farë sixhungle a mishmashi drejtshkrimo-fjalëformues do të marrim në shqyrtim më poshtë vetëm disa nga këto raste konkurruese, por edhe do të shtojmë të tjera që na duken me interes. Kështu pas përforcimit të rasteve në alternativë me prapashtesës –AJ do të trajtohen edhe patronime me formante të tjera.

(IV) DISA VËREJTTJE E VËNERIME LIDHUR ME ASPEKTIN

DREJTFJALËFORMUES ME FORMANTE

SHQUARSIE  DHE PRAPASHTESIM

Në të vërtetë,  para se t’i vargëzojmë më poshtë disa vërejtje e venerime tona të tjera konkretisht lidhur me zgjidhjen alternative të patronimeve të shqipes në aspektin drejtfjalëformues me formante shquarsie dhe me prapashtesim përkatës, tash fill po e përmendim numrin e shembujve sipas prapashtesave përkatëse që për këtë tip emërtimesh i ka pasur në konsideratë studiuesi Jusuf Shpuza, siç janë prapashtesat: -AJ, -EJ, -OJ, -RAJ me origjinë vendëse, si dhe ato me prejardhje të huaj: -LER/I, -LLAR/I , –OLL/I,  –OV/I dhe –EV/I.

Ja pasqyra e numrit të krijimeve të tilla sipas VEF-it, që ne po shtojmë edhe numrin që qëmtuam nga FP:

-----------------------------------------------------------------------------------

Vepra     Numri i                           P r a p a s h t e s a t

shembujve      -aj,     -ej    - oj     -raj    –ler/i,      -llar/i,  -oll/i,  - ov/i     -ev/i

VEF     1337          1062   162      4       8         1             40      22       31        7

FP         626            460     40    15       8         2           110      50         1        1

Të dhënat që i nxorëm ne nga FP duhet të verifikohen, por edhe ato nga VEF-i, sepse nuk përputhen me fjalorthin përkatës që secili autor e boton si shtojcë në veprën e vet, por sidoqoftë, ne duke e pasur numrin e shembujve si pasqyrë aksiomativisht të saktë, d.m.th. rezultatin e mësipërm përgjithësisht nuk e shohim aq larg realitetit të rastit, por megjithatë ne këtë kompleks shohim gjëra që kërkojnë qasje e studime më serioze, andaj  së këtejmi lëndën në vijim do të shtjellojmë në tri pjesë:

Së pari, rreth raportit alternativ: nyjë-mbaresat e njëjësit të shquar/formanti –AJ si prapashtesë e specializuar për formimin e patronimeve.

Së dyti,  formimet me prapashtesat vendëse dhe

Së treti, formimet me prapashtesat me prejardhje të huaj

(a) Shembuj me  fundore - prapashtesën –AJ si formant i specializuar

në raport alternativ me nyjëmbaresat e njëjësit të shquar

Lidhur me formantin –AJ Xhuvani-Çabej në monografinë e tyre mbi prapashtesat e gjuhës shqipe shprehen kështu:

Me këtë prapashtesë janë formuar:

1- Patronimika: Gjinaj (Gjin), Gjelaj (Gjel), Kolaj (Kolë), Llukaj (Llukë), Nikaj (Nikë).

2- Emra visesh e krahinash të Jugut e të Veriut të dalë nga patronimikat:

Bardhaj, Çorraj,  Lekaj, Memaliaj, Sinanaj, Zogaj.

Pra, edhe pse nuk i shënojnë shembujt në alternativë, si me thënë, këtë prapashtesë e cilësojnë të specifikuar për emërtimin e patronimikave, përkatësisht të toponimeve të dala nga patronimikat.

Ndërkaq, siç e pamë nga pasqyra në FP dalin mbi 450 shembuj, ndër ta afro 40  janë lema bazë të bollduara, kurse studiuesi Jusuf Shpuza shënon mbi 1000 raste, i cili lidhur me mirëfillsinë e kësaj prapashtese, 13 vjet para botimit të veprës së Ç. Bidollarit shprehet kështu:

Siç vihet re nga pasqyra e mësipërme prapashtesa –AJ është më e përhapura. Me ndihmën e saj janë formuar patronime, kryesisht nga antroponime, por jo rrallë edhe nga toponime.

Së këtejmi, pa u hamendur shumë mund të konstatohet fakti se pothuaj të gjithë studiuesit e kësaj teme e përmendin formanti –AJ si prapashtesë të specifikuar, madje disa e cilësojnë edhe të specializuar për formimin e pastronimeve në gjuhën shqipe, dukuri e gjallë kjo specifikuese, e cila si e tillë imponohet që nga tradita lashtënore paradokumentuese e sipas dokumentimeve të para të shqipes (P.sh. D. Luka konstaton se onomasti Devollmë parë quhej Eordai) dhe njëherazi ndërkohë formanti –AJ, pothuaj praktikisht u cilësua si formant i specializuar për këtë destinim. Që është kështu aktualisht, apo jo, pa përmendur emra të tjerë studiuesish të huaj e vendës, po përmendim faktin se tash së voni (2014) këtë të vërtetë mjaft, shkurt e shqip, e ka shqiptuar me penën e tij, doktorandi Isuf Bazaj me fjalët:

Që tash më është provuar se ndajshtesa –AJ del e specializuar për formimin e patronimeve.

Edhe pse edhe ne në punimet tona, madje edhe pak më sipër, e kemi përmendur një fakt të tillë, konstatimin e doktorantit Isuf Bazaj e theksojmë në mënyrë të veçantë, ngase është thënë në tezën e doktoratës të këtij studiuesi, të cilën e ka punuar nën udhëheqjen shkencore të prof. Ç. Bidollarit, njëri ndër njohësit më të mirë të kësaj problematike në Shqipëri e më gjerë. Por, ç’është vëreta, edhe pse edhe ne mendojmë ashtu, deri më sot nuk kemi pasur rast me lexue ndonjë arsyetim të plotë: “për që ky specializim është provuar tash më”, ashtu, siç e thotë autori.

Edhe studiuesit e tjerë nuk e mohojnë këtë, por dikush e sheh më sipërfaqësisht e dikush më në thellësi. P.sh. studiuesi Ramadan Asllani, duke e parë të vërtetën rreth shtrirjes në kohë e hapësirë të këtij formanti si në toponime, ashtu edhe në patronime, po pa mohuar përparësinë e saj të specifikuar parësorisht në formime patronimesh, lavron pak më gjerë:

“Prapashtesa e sotme shqipe –AJ vjen nga një trajtë e hershme –ANJ, e cila ende vazhdon të jetë e pranishme, sidomos në patronime dhe toponime, përkatësisht: “prapashtesa -AJ është shumë prodhuese në mbarë truallin shqiptar, sidomos “në patronime është e shprehur në të gjitha zonat e viset shqiptare”.

Kështu sipas tij:

Toponimi Bunjaj dëshmohet në krisobulat e Deçanit (1330). Dhe po të asaj periudhe janë edhe mbiemrat Vanaj, Zataj apo Zotaj (1411, 1438). Madje, si në Çameri e Labëri edhe në Serbinë Jugore, dëshmohen patronimet me –AJ, si: Rrapaj, Bubanj, Banjaj-t Gjakaj-t, Lepajt, Devcajt, Dallkajt, Bajrajt, Arnautajt, Nicajt, Rracajt, Pllanajt, po ashtu edhe në Kosovë dëshmojnë mbi 30 raste. Vetëm në vitin 1938 në Shqipëri janë evidencuar rreth 260 emra fshatrash me prapashtesën –AJ (me prejardhje patronimie), si: Likaj, Rrapaj. Demiraj, Hysenaj etj.

Ndërkaq ndër të tjera edhe studiuesja Migena Arllati, e përqëndruar në patronimet aktuale të Gjakovës me rrethinë, shikuar nga këndvështrimi  i saj shpreh mendime me interes, si:

Rruga e formimit të patronimeve me –AJ mendohet të ketë ardhur si rezultat i trajtës pas singularizimit të formës së shumësit (Petriti i Dedajve) – Petrit Dedaj.

Dhe kështu vazhdon së komentuari:

Sipas përdorimit praktik të patronimeve në Gjakovë, vërejmë se pjesa më e madhe e atyre patronimeve që dalin me –AJ, rëndom u përkasin mbiemrave të banorëve në zonat rurale, ndërsa në zonat urbane gjejmë gjithashtu të njëjta patronime, por pa prapashtesën –AJ. Kështu p.sh. gjejmë dy variantet: Leka Lekaj, Gjoka Gjokaj, Mala Malaj, Nika Nikaj, Marku Markaj. gjë që na jep të kuptohet se patronimet e krijuara në bazë të emrit të kryetarit të familjes janë përdorur pa dallim në zonat urbane e rurale, por këta të fundit janë pajisur me ndajshtesën –j, -AJ(!).

Për ne mendimi rreth përftimit të trajtës me –Aj nga singularizimi i formës së shumësit zgjon interes si kontatim i mbështetur, gjithashtu edhe konstatimin pse në qytet trajta me -AJ dalka më e modifikuar me zgjidhjen me nyjëmbaresë se në fshatra, ku del më e konservuar, ka arsyen e vet të shpjegueshme. Sidoqoftë autorja, edhe pse mbetet borxh, për ndonjë sqarim, bën mirë që e përforcon dukurinë ekzistuese (dy variantshe) si zgjidhje alternative, sepse kjo zgjidhje del e ofrueshme pothuaj në mbarë të folmet e shqipes edhe në zonat rurale më konservative si edhe tek ato urbane më liberale, ndërkaq për konstatimin e fundit s’kemi nevojë të shprehim paksa rezervë, edhe pse vërehet sadopak njëfarë paqartësie që kërkon kthjellim. Me fjalë të tjera prapashtesa –AJ, siç konstatojnë studiuesit ishte e pranishme në gjuhën shqipe, pikërisht për emërtim patronimesh, që para se shqipja të konstaktonte me gjuhën sllave si dhe me atë turke. Prapashtesa-AJ thuhet se mund të ketë dalë nga trajta *–anj, ose trajta latine –“anius”, po ne shtrojmë një pyetje tjetër rreth përftimit të këtij formanti, pa kundërshtuar hamendjet e sapocekura: Sa ka pa pasur hise vetë nyja e përparme -I ose -E e përftuar edhe si mbaresë, siç ishte rasti i biri i...ose e bija e... (përkatësisht e = e bijA, fundorja A e dalë nga E+Ë, nënkupto: i + ...(emri i prindit) ose  e + ... (emri i prindit)... Kujto edhe shembullin i HOT sot Hot+i  (i =i biri), i Arbresh (i)Arbresh+I Arbreshi, ose (...) I Gjakovs ose (...) E Gjakovs; (i) Gjakovs+I, (e) Gjakovs+ja (që dëgjohet deri në ditët tona, para se me dalë trajta me –AR (gjakovar ose gjakovare), andaj kujto ngjashëm: e Mal(ë)+E, (e) Malë(E), Malë+e(a) sot Malë Mal+A – Mala. Pra, nyjëmbaresa –A, është formuar nga Ë+E, ngase sipas historianëve të gjuhës shpjegohet se  Ë-ja (dikur si mbaresë i takonte gjinisë asnjanëse ose asaj mashkullore)Andaj, sa mund të ketë pasur hisen e vet të ndikimit ky fakt ë+E, prej nga del krasisi:–A mbetet të hulumtohet, apo jo?? Më konkretisht të shquarët e emrave mashkullorë malësorë e të tjerë edhe pse të gjinisë mashkullore natyrore, që dalin në numër të konsiderueshëm me –A fundore dhe eptohen si emrat femërore sipas gramatikës aktuale, ka shpjegimin e vet. Pyetja jonë është: nyjëmbaresa –I bashkë me krasisin: ë+e =A si nyjëmbaresa fundore, patën hise në formëzimin e prapashtesës -AJ, apo jo? Kur këtij sugjerimi: A+I - AJ dhe rreth kontaminit të mbaresave –I, -A (Ë+E) me prejardhje nyjore mbiemërore i shtohet edhe një fakt tjetër. Le të krahasohet varianti i shquarsisë së emrit mashkullor me –a të theksuar fundore: tipi, Thoma Thomai, Isa Isaitrajtë që ofrohet si zgjidhje alternativepatronimie, krahas versionit me –JA (Thomaja, Isaja) ashtu si edhe trajta Thomaj, Isaj me prapashtesën –AJ e konvertuar në patronim. Dhe kështu, tani në kohën tonë, pikërisht emërtimi me prapashtesën -AJ shërben në patronime për të dyja gjinitë në alternativë me fundoren mashkullore –I (...) edhe -A (e+ë) për femërore-mashkullore, apo jo?! Sidoqoftë për raportin –AI ndaj -AJ, le ta vrasin mendjen etimologët, po së këtejmi, ne po kthehemi te rasti i shënuar –J nga autorjaPra, mendojmë se në realitet nuk kemi të bëjmë fare me ndajshtesë(!) të veçantë -J, po ndoshta me një -I –të jotëzuar, apo jo?! Dhe për këtë është mirë, siç u tha të gjurmohet më tej. Aty, te shembujt konkretë, në të vërtetë, kemi të bëjmë me prapashtesën e sotme –AJ, e cila si e tillë kur i bashkangjitet temës me zanore, vokalin fundor të saj e elidon, siç ka ndodhur konkretisht me nyjëmbaresat e shquarsisë të njëjësit: -i, -u, -a, që i shënon si duhet vetë autorja, siç dëshmojnë shembujt konkretë: Bardh/i Bardh/aj, Mark/u Mark/aj, Mal/a Mal/aj, formante këto të cilat R. Asllani i quan, me të drejtë apo jo, prapashtesa, ngase vërtet funksionalisht kryejnë një veprim të tillë. Por sidoqoftë autorja bën mirë që e konstaton zgjidhjen alternative dyvariantshe që po e theksojmë edhe ne në mënyrë të veçantë: Leka Lekaj, Bardhi Bardhaj, Marku Markaj, dukuri kjo që do të përforcohet mbase edhe spontanisht edhe nga autorë të tjerë. Pikërisht këtë fakt e cek jo aq kalimthi edhe studiuesi Ramadan Asllani, i cili duke konstatuar lashtësinë e prapashtesës AJ për këtë destinim  në të gjitha trojet shqiptare shënon për ilustrim edhe këto raste alternative: Bici Bicaj, Ceka Cekaj, Vrana Vranaj. (Shih:  zsh, 29.09.2008.)

Në të vërtetë, shembuj të tillë rreth zgjidhjes alternative dëshmohen edhe në punimet e studiuesve të njohur të kësaj problematike, si: Rexhep Doçi, Begzad Baliu, Bahtjar Kryeziu, Rami Memushaj etj, por për ne më dallueshëm se të tjerët këtë alternativë qoftë edhe të përgjysmuar e fut në përdorim Jusuf Shpuza, në kapitullin Ngjyrimi sllav në formën e disa patronimeve shqiptare të veprës së tij. (Shih, f. 131-140.) Aty autori shënon afro 40 patronime të vjetra shqipe me prapashtesë ose fundore shqipe tash të sllavizuara nga trajta e serbishtes –IQ (me variante), si b.f. :

Martinaj – Martinoviq, Kada – Kadiq, Qosja – Qosiq, Ulaj - Ulaviq, Lulani Lulanoviq, Mekuli Mekuliq, por edhe në alternativë:  Gashi e Gashaj – Gashiq, Sadiku e Sadikaj – Sadikoviq.

Edhe pse autori nuk e cek, nga vetë forma e patronimit me -IQ na bëhet e kuptueshme se familjet e tilla tashmë kuptohet se janë sllavizuar plotësisht, ose janë në rrugë sllavizimi edhe pse rrënjori i emrit i takon qartë gjuhës shqipe, apo jo?!

Pikërisht kjo temë është trajtuar edhe nga studiuesi Ismet Ajvazi. Edhe ky në punimin Patronimet në Sanxhak, pasi konstaton se disa familje me prejardhje shqiptare që ende bartin temat (rrënjorët) e patronimeve të shqipes, pormes prapashtesë të shartuar me specien –IQ (me variacione) të serbishtes. Së këndejmi, familjet e tilla tashmë edhe gjuhësisht konsiderohen të shkombëtarizuara, si: Kastratoviq – ish-Kastrati, Gjinoviq – ish-Gjini, Gjonoviq – ish-Gjoni etj., por ndeshëm aty edhe nja tri raste alternative nënkupto:

Duka Dukaj të shndërruara në Dukiq, Zogu ose Zogaj në Zogoviq, përkatësisht Leka ose Lekaj në Lekiq.

Po si mund të kuptohen rastet kur një familje përkatëse shqiptare, edhe pse ka qenë e detyruar me pranue një prapashtesë të tillë (-V/IQ), gjuhësisht ose edhe patronimisht dëshmon se nuk është sllavizuar?

Besojmë se shumica e lexuesve e di përgjigjen e pyetjes së mësipërme, por për të kuptuar më mirë ne do ta përmendim një veprim të studiuesit të nderuar prof. Skënder Hoxha, i cili duke bërë fjalë në një artikull për disa patronime të shqiptarëve të Krajës (Mali i ZI), ka vënë re se krajanët mbiemrave me –IQ i kishin shtuar I-në shquese si te emrat e shqipes: -IQ/I dhe për këtë sjellë afro 30 shembuj. Mirëpo edhe pse një prapashtesë e tillë –IQI, vërtet tingëllon paksa hibride, autorin e iriton edhe ky fakt, ngase sipas tij shartimi i mbiemrave të shqiptarëve me formantin –IQ, bërë me qëllim asimilimi të tyre në Krajë ishte, pothuaj ende i freskët, ngase dihej ose ndihej së paku me zemër, njerëzisht e shkencërisht, sepse me formantin –IQ, ishin zëvendësuar trajtat alternative barasvlerëse të shqipes, përkatësisht, qoftë me –AJ, qoftë me trajtat e nyjë-mbaresave të njëjësit të shquar:  -I, -A, -U, -JA  të emrit përkatës.

Prof. Skënderi në atë artikull shënon afro 3O shembuj emërtime familjesh me –IQI, pra jo me -IQ, siç ndodhi te rastet e dy studiuesve të mësipërm. Në atë artikull veç tjerash autori kërkon me ngulm që zyrtarisht t’u rikthehen familjeve shqiptare patronimet në gjendjen e mëparme, në trajtën e plotë të shqipes, dhe trajtat e shqipes i shënon sipas zgjidhjes alternative, qoftë me -I, -U, -A, -JA  fundore, qoftë me prapashtesën–AJ, sipas skemës:

Është                     -                Duhet

Aruçeviqi               -    Aruçi     ose    Aruçaj,

Bardiqi                   -    Bardhi     “      Bardhaj,

Gjinoviqi                -    Gjini       “      Gjinaj,

Koliqi                     -    Kola        “      Kolaj

Ramusheviqi           -    Ramushi  “      Ramushaj

Durakoviqi              -    Duraku    “      Durakaj   etj.

Kuptohet lehtë nga gjithkushi se autori kërkon që fundorja –IQI si b.f. Aruçeviqi të zëvendësohet alternativisht me fundoret e shqipes ose -I ose –AJ: Aruçi ose Aruçaj, e kështu me radhë.

Shënim.- E shohim të arsyeshme ta komentojmë paksa dy konstatimet e mësipërme rreth trajtave –IQ dhe -IQI:

Së pari, te shembujt e shënuar nga  J. Shpuza  dhe Ismet Ajvazi emërtimet dilnin me –IQ fundore, ngase kishim të bënim me raste plotësisht ose në rrugë sllavizimi të plotë, si p.sh, trajta shqipe ishte shndërruar tashmë në atë sllave, kështu nga:

-i: Mekuli  në Mekuliq, Kastrati–Kastratoviq,  Gjini-Gjinoviq, Gjoni-Gjonoviq,

-a: Kada – Kadiq,

-ja: Qosja Qosiq

ose duke zëvendësuar të dyja versionet altenative të shqipes, si nga:

-i ose –aj : Gjashi Gashaj në Gashiq, Sadik Sadikaj në Sadikoviq,

ose vetëm –AJ , si Martinaj në Martinoviq,

-a ose –AJ: Duka Dukaj në Dukiq, Leka Lekaj në Lekiq,

-u ose –aj: (Sadiku  Sadikaj– Sadikoviq, Zogu Zogaj  në Zogoviq.

Së dyti, shembujt te Skënder Hoxha, sipas formës së shënuar të prapashtesës sllave –IQ, me një –I fundore shtesë dolën me –IQI dhe pikërisht nga kjo –I fundore shtesë nënkuptohet se kemi të bëjmë me familje shqiptare (shqipfolëse), të cilat edhe pse ishin të detyruara me pranue, ndryshimin e fundores së mbiemrit, megjithatë atë e kodifikuan sipas natyrës së vet, duke e shquar emrin me prapashtesën e huaj si të ishte emër autokton i tyre. Ne pikërisht te rastet me –I fundore tek: –IQI shohim forcën atavike të gjuhës shqipe që përkundër dhunës e presioneve ajo me sistemin e vet e ka mbrojtur vetveten. Me fjalë të tjera strukturat ligjërimore të shqipes kanë aftësi, atavike që huazimet e çdo gjuhe t’ia përshtatin vetvetes, kështu me –I-në shtuese trajtës –IQI, sadopak i është zbutur elementi i huaj.

Kështu, ne pa hyrë në etimologjinë e formantit të serbishtes –IQ, si diminutiv ka të bëjë me elementintin *ik apo *iki (të lanishtes apo të protoshqipes(!), apo jo?), që shqiptarët këtë rast i shtuan atavikisht elementin e vet –I, në njërën anë dhe që dihet në anën tjetër kemi shumë emra familjesh shqiptare me formantin –IQI, si: Koliqi. Menxhiqi, Mjekiqi, Plakiqi, Duriqi,Vuniqi etj. etj. e sidomos atë Krasniqi, që këtë mbiemër e mbajnë pinjojë të një fisi të njohur shqiptar (Krasniqe Krasniqja), megjithatë, ne kurrsesi nuk parapëlqejmë patronime të reja me këtë formant, madje dhe ato të vjetrat të pangulitura nuk qortohen nëse zëvendësohen me formante të qëndrueshme më shqipe, siç është specializuesja -AJ. Po përsërisim, përkrahim pa rezervë kërkesën e prof Skënderit për rikthimin e trajtave fillimishte pa –IQ-in serb, sipas zgjidhjes alternative dy trajtash ose ose, siç e propozon ai, por njëherazi bëjmë me dije lexuesin tonë të nderuar se po këtë zgjidhje me –I fundore shtuese shqipfolësit e praktikuan edhe ndaj prapashtesave po ashtu të imponuara nga gjuha turke e gjuhë të tjera, siç do t’i shohim në vijim.           .

Si përmbyllje

Duke përfunduar këtë pjesë analize rreth zgjidhjes alternative në raportin: nyjë-mbaresat e njëjësit të shquar/ prapashtesa e specializuar –AJ, e sforcojmë mendimin tonë edhe me 6 shembuj, nga tre në të dyja gjinitë, së pari me nyjëmbaresat e njëjësit të shquar si zgjidhje e parë më afër konkretizimit kuptimor dhe në anën tjetër zgjidhjen me prapashtesën e specializuar –AJ me elemente paksa më abstrakte që ka të bëjë jo me emërtim prindi a të një personi plotësisht të njohur, por me një emërtim të një familje të gjerë, një vëllazërie, fisi ose llagapi a ndonjë veçorie jo individuale por simbolikë për brezet e asaj familjeje:

Donik (Donike)  Bardhi     –    Donik (Donike) Bardhaj,

Donik (Donike)  Marku      -    Donik (Donike) Markaj

Donik (Donike)  Mala         -    Donik (Donike) Malaj

Donik (Donike)  Filja          -    Donik (Donike) Filaj

Donik (Donike)  Shkurtja   -    Donik (Donike) Shkurtaj

Donik (Donike)  Rrushja    -    Donik (Donike) Rrushaj

Pra kjo zgjidhje (3 + 3  shembuj, sipas gjinive) nuk kontestohet, përkundrazi, por ne konstatojmë se po një mënyrë e tillë zgjidhjeje alternative mund të zbatohet edhe në raste të tjera, madje edhe kur emërtimi ka fundore tjetër përveç katër nyjë-mbaresave të shquarsisë, në funksion prapashtese, apo jo?

Por pa marrë parasysh ndonjë ndryshim të vogël që mund të shfaqet gjatë analizës gjithsesi një mundësi të tillë zgjidhjeje e ofron prapashtesa –AJ, e cila, siç është konstatuar, jo vetëm prej nesh, në gjuhën shqipe historikisht e aktualisht e ka të fituar atributin me u konsiderue si prapashtesë e specializuar për emërtimin e patronimeve (mbiemrave), zakonisht të familjeve me histori disa brezash. Dhe si dëshmi e kësaj që thamë del e vërteta, se sikurse bashkëjeton prapashtesa –AJ në alternativë në raportin  me nyjë-mbaresat –I, -U, -A , -JA të emrit në njëjësin e shquar në funksion patronimi, po këto elemente do të bashkëjetojnë, në alternativë edhe me prapashtesa të tjera, qoftë vendëse, qoftë me burim të huaj, edhe pse ato nuk kanë cilësi specializimi, të cilat madje edhe vetë ato mund të zëvendësohen ose edhe të përforcohen me prapashtesën –AJ.

Prandaj kërkojmë nga lexuesi që të ndiqet me vëmendje të shtuar edhe analiza që pason tash fill në dy nëntituj vijues, siç e kemi përmendur, duke filluar me trajtimin e shembujve me prapashtesat vendëse e pastaj edhe ato me prejardhje të huaj.

(b) Formimet mbi temën përkatëse me prapashtesa

të tjera vendëse

Edhe pse Jusuf Shpuza theksonte se “prapashtesat –ar, -tar, -njor etj. shërbejnë për të formuar emra banorësh dhe nuk duhen konsideruar si prapashtesa patronimformuese”, megjithatë në veprat e konsultuara, siç do të shohim më poshtë, ndeshëm emërtime patronimesh me këto e prapashtesa të tjera vendëse. Së këndejmi, si prapashtesa të tjera vendëse (përveç asaj –AJ), edhe pse pothuaj shumica e tyre të specifikuara ose të specializuara për nënfusha të tjera semantike, por që jo në pak raste shërbejnë edhe si formante patronimformuese si më të dalluara, po i marrin në trajtim shembujt me këto formante: -EJ, -OJ, -RAJ. -ANJ/i,-Ë/SI, -ASI, -J/ANI, -TARI,  -ARI, -ORI.

1. Shembuj me fundore-prapashtesën –EJ

Xhuvani - Çabej mendojnë se  nga  -AJ doli –EJ (kur a-ja nga palatalizimi u kthye në e). Nuk dimë që profesorët e nderuar Xhuvani-Çabej e kishin parasysh faktin se siç e pamë në pjesën e dytë të këtij punimim me formanti –EJ i ndeshim 10 emërtime fisesh ilire, andaj sipas konstatimit të këtyre duajenëve të shkencës sonë gjuhësore, formanti –AJ, do të ketë pasur moshë edhe më të hershme se epoka e gjallimit të fiseve ilire, apo jo?

Sidoqoftë, në FP ndeshëm këta shembuj më –EJ fundore:

Abdulej, Alibej, Allajbej, Bej, Alibej, Bardhej, Brahej, Dedej, Filej,  Canej, Hysej, Hoxhej, Hysenej, Gjonej, Lakej, Martinej, Dodmasej, Halilej, Haxhirej Kukej, Jakej, Llukaçej, Ndojej, Nuzej, Osmanej, Petrej, Skënderbej, Sulqebej, Symbëdhej, Topallej, Ujkanej,  Ungrej, Zefej Zotej,  Zhej.

Në të vërtetë, këta 35 shembuj argumentojnë faktin se edhe patronimat me –EJ si ata me –AJ nuk i shtroheshin shquarsisë, mirëpo, është konstatuar se ky formant në konkurrencë me prapashtesën –AJ e ka të humbur gjallërinë si dhe aftësinë e prodhimtarisë, jo vetëm për shembuj të rij, por edhe për ata ekzistuesit tashmë kanë mbetur pa motivim. Së këtejmi, siç e ka konstatuar J. Shpuza:

Prapashtesa –EJ, e cila sot ka një përdorim relativisht të kufizuar, dikur ka qenë më e përhapur. Këtë na e vërteton numri më i madh e patronimeve me këtë prapashtesë në regjistrat e vitit 1923, si p.sh: Dërvishej, Osmanej, Juknej, Kukej Hallunej, Llukaqej, Alivadej, Turkej, të cilët në regjistrat e viti 1930 janë regjistruar me këtë prapashtesë të humbur.

Ndërkaq, në FP me prapashtesën -EJ ndeshëm vetëm këto patronime: Gjonej, Simonej, Hadrej.  Madje rasti Gjonej shenohet si njëri ndër 35 variante të lemës Gjoni (Gjonaj) Së këtejmi mund të konstatohet se edhe këta shembuj në raste kur duam të identifikohet emërtimi i një familjeje të veçantë mund të zëvendësohen pothuaj normalisht me prapashtesën –AJ ose nëse një formë e tillë me –EJ del tejet e ngulitur ndoshta edhe me ndryshim nuancash kuptimore, atëherë, si shtesë përforcuese mund t’i shtohet kontruktit përkatës me –EJ fundore plus formanti -AJ, si b.f. (familja) Abdylejaj, Çabejaj, Lafejaj e kështu me radhë.

Kjo mundësi plus mund të jetësohet sidomos për familjet e reja, apo jo?!

2. Shembuj me fundore-prapashtesën -OJ

Në FP ndeshim këta shembuj me fundoren –OJ:

Dulloj, Bardhoj, Çipçoj, Hankoj, Kroj, Kukoj, Hysenkoj, Përndoj, Rukoj, Sakoj, Surroj, Tejzoj.

Xhuvani-Çabej, për destinim patronimi këtë formant nuk e kanë shënuar fare, ndërkaq,  Jusuf Shpuza po, por e shoqëron me këtë konstatim:

Përdorim shumë të kufizuar ka prapashtesa –OJ. Në regjistrin e Shkodrës gjenden sot  vetëm katër patronime: Bitroj, Bukloj, Rexhoj dhe Shetoj.

Është interesant se asnjëri nga këto emërtime nuk dalin të shënuara në fjalorthin FP si patronime, madje edhe në Fjalorthin e J. Shpuzës shembulli Bitroj del jo me –Oj fundore, po me –AJ: Bitraj.

Sidoqoftë, edhe këta mbi dhjetë shembuj tregojnë prirjen që edhe patronimet  me këtë fundore, sikurse ato me –AJ dhe -EJ të mos i shtrohen shquarsisë. Në të vërtetë, edhe për këto raste vlen konstatimi se në rast nevoje mund të zëvendësohet formanti –OJ me sinonimin paralel -AJ si:  Bardhoj - Bardhaj, Kukoj - Kukaj etj., por në raste të ngulitjes thellë në përdorim të një forme të tillë, atëherë trajta e emrit  me –OJ mund të marrë si shtesë prapashtesën –AJ, sidomos në rastet kur toponimi dhe patronimi krijojnë homonimi të vrazhdë, si b.f.: fshati Surroj, familja Surroj, fshati Bukjoj patronimi Bukloj, prandaj  patronimi mundet me dalë fare natyrshëmSurraj, Buklaj, ose  në trajtën me –AJ shtesë: Surrojaj, Buklojaj, e kështu me radhë. Nëse tentohet që mbiemri Bukloj për t’i ikur homonimisë me fshatin Bukloj me marrë shquarsinë me –I Bukloi ose Surroi (si të ishte fundore e theksuar!), mund të thuhet se është: bidat i ri në katund të vjetër, apo jo?! Sidoqoftë, zgjidhja me –AJ mund të shfrytëzohet fare natyrshëm edhe në këso rastesh.

3) Shembuj me prapashtesën - RAJ

Në formimin e patronimeve janë disa raste që kur përputhet tema me –A  të theksuar me prapashtesën –AJ, atëherë si element kundër hiatit është përftuar një –r- dhe kështu formohet si me thënë një prapashtesë e re -RAJ, siç e ka vënë re J. Shpuza, i cili edhe e emnon si prapashtesë më vete, Në të vërtetë, J. Shpuza  shënon numrin 8 të rasteve, por në fjalorthin e tij dalin vetëm 5 shembuj:

Agaraj, Hamzaraj, Musaraj, Mustafaraj dhe Memisharaj,

ndërsa ne në FP ndeshëm të shënuara plus:

Allaraj, Isaraj, Thomaraj,

që vërtet arrin numri 8, mirëpo kur kemi parasysh edhe katër raste të tjera:

Musaraja dhe Masarajthi si dhe Minarolli e Aliraj,

ku -r- ja del e shpifur si element antihiatizues (ose si pjesë e prapashtesës), atëherë mund të themi se me formantin –RAJ, që del i përftuar vetëm në zonat jugore të Shqipërisë, në shqipe janë formuar nja 10 shembuj patronimesh, përkatësisht 12 raste nëse merret për bazë elementi shtues antihiatizues -r-.

Ne lidhur me këtë formant konstatojmë se Xhuvani-Çabej nuk e shënojnë fare si prapashtesë, andaj mund të themi se për raste të reja patronimie nuk besojmë se gjuha shqipe do të ketë nevojë për të, madje edhe ato që janë mund ta humbin konkurrencën  kundrejt  specializueses –AJ, apo jo?!

4. Shembuj me prapashtesën -ANJI

Po i trajtojmë shembujt me mbaresën arkaike –ANJ. Pa hyrë në historizëm, konstatojmë se sot për sot shembujt e tillë nuk e kanë atributin as destinacionin e plotë siç e ka prapashtesa –AJ, madje mendojmë se duhet rishikuar fakti se mos ka ndryshim prejardhjeje e zhvillimi në raportin -ANJI ndaj –AJ, sepse shembujt e shënuar me –ANJI në burimet përkatëse paraqiten edhe në trajtën e shquar dhe në trajtën e pashquar, fakt ky që nuk ndodh me formantin -AJ. Sidoqoftë, kjo që sapo thamë rreth shquarsisë do të ilustrohet me shembujt konkretë që i ndeshëm në FP:

a) Shembuj në trajtën e shquar:

a) prejantroponimikë: Ahmetanji, Gjinanji, Jorganji, Kukanji, Priftanji, Xhaferanji,

Feudanji;

b) prejtoponimikë: Bozhanji, Bracanji, Irmanji, Kalëtanji, Vishanji dhe

c) një rast me shquarsi me mbaresë femërore –A  Isufanja.

Gjithsej  13 (7+ 5 + 1) raste.

b) Shembuj të shënuar në trajtën e pashquar:

Në trajtën e pashquar i ndeshëm këta prejantroponimikë, por që emërtimi përkatës i tyre më mirë stabilizohet në fushë të patronimisë nëse pajisen me fundoren –I:

Bardhanj, Brahimanj, Hasananj,Guranj, Halilanj, Habibanj,  Hoxhanj, Hysenanj Ibranj, Idrizanj, Islamanj, Januzanj, Kalemanj, Karafilanj, Muhametanj, Muratanj, Murtezanj, Myrtanj, Sadikanj, Shytanj, Ymeranj, Zeqiranj.

Gjithsej 22 raste

Shënim.- Konstatojmë, edhe pse kuptimisht ndryshon raporti i treshesh së tillë: antroponim /toponim /patronim, formalisht njëjësin e shquar e bëjnë njësoj, por kur është çështja te shumësi u ndryshon mbaresa, kështu shumësi i emrit toponimik (gjegrafik) merr mbaresën –A/t, antroponimikët e mirëfilltë marrin –Ë, ndërsa patronimikët marrin -AJ, po e ilustrojmë me shumësin e shembullit të parë përkatës:

dy) Bozhanja  ose dy Bozhanjat (emra fshatrash),

(disa) Ahmetanjë  ose Ametanjët (emra të përveçëm njerëzish),

ndërkaq si patronime (mbiemra familjesh) dalin:

(familja) Bozhaj ose Bozhanjaj,  Ahmetaj ose Ahmetanjaj.

Po përsërisim s’ka arsye që trajta –ANJ/I të mos zëvendësohet me trajtën e specializuar për këtë destinim –AJ, por nëse konstatohet se emri përkatës qënka aq fort i ngulitur me –I (-anj/i) fundore të shquarsisë ose jo, le të qëndrojë, por në rastet e reja ekziston mundësia t’i shtohet prapashtesa  speciale –AJ, si Ahmetanjaj, Sadikanjaj, e kështu me radhë, apo jo?!

5.  Shembuj mbi temë në -ËSI

Edhe pse prapashtesa -Ë/S del e specifikuar për emrat e vepruesit, përkatësisht për formëzimin e emërtimit të njeriut sipas profesionit etj. mbi bazë pjesoreje kryesisht, ndeshim këtë formant edhe në disa patronime (mbiemra familjarë). Ja disa shembuj mbi bazë toponimi, si:

(Xks) Kukësi, Durrësi, Dredhësi, Gegësi, Lopësi, Llupësi, Damësi, Helmësi, Kudhësi, Lëkurësi.

Edhe këtu në rast përforcimi të emrit si patronim trajtës së emrit të pashquar mund t’i shtohet si zgjidhje alternative prapashtesa –AJ: (familja) Kukësi Kukësaj, Kudhësi Kudhësaj, Durrësi Durrësaj, e kështu me radhë, apo jo?!

6. Shembuj mbi temë në –ASI

Prapashtesa AS është formant i specializuar për emërtimin e banorëve ose të njerëzve sipas prejardhjes, por e ndeshim edhe te disa emërtime patronimesh, si:

Drenasi, Kagjinasi, Arbanasi, Selenicasi, Hasanbegasi, Malasi, Vllamasi, Stërmasi, Llazasi, Gjolekasi, Gjikasi e të tjerë,

madje dhe mbi bazë toponimike si:

Bregasi, Alibejasi, Aranitasi, Lumalasi, Përrenjasi, Stërmasi, e ndonjë tjetër.

Edhe në raste të tilla, sidomos për t’i ikur homonimisë me emërvendin përkatës  prapashtesa –AJ ofrohet si zgjidhje alternative. Kështu emërtimet e tilla mund të përforcohen si patronime në alternativë me këtë element, si p.sh.: (familja) Arbanasaj, Përrenjasaj, Stërmasaj, e kështu me radhë, apo jo?!

7. Shembuj mbi temë në  –J/ANI

Me -JANI (-ANI)  fundore  në  FP  janë regjistruar një mori emërtimesh të njerëzve mbi bazë etnonimi, emërtime banorësh  zakonisht mbi bazë toponimike, si:

a) me prapashtesën JANI:

Çipani, Damjani, Derjani, Cerjani, Dojani, Dhuvjani, Brabjani, Lumjani, Kukësjani , Shkupjani etj.

b) me prapashtesë-fundoren –ANI :

Cakrani, Gajtani, Gosturani, Grazhdani, Jubani, Jarani, Melqani, Shkodrani, Troshani, Tropopojani etj.

c)  me prapashtesën –ANA ose –ANIA:

1)  Bardhana, Ulpiana, Artana, Arbana, Besiana

2) (Pejane) Pejania, (Shkodrane) Shkodrania, (Shabane) Shabania etj.

Edhe shembujt mbi ketë bazë mund të sforcohen në alternative me prapashtesën –AJ: (familja) Shkupjanaj, Lumjanaj, Gosturanaj, Jubanaj, Troshanaj, Shabanaj, Bardhanaj, Shkodranaj, e kështu me radhë, apo jo?!

8. Shembuj me fundore –prapashtesat –TARI (-DAR/I)

Në veprat që konsultuam gjetën emërrtime  me prapashtesën shqipe –TAR/I, dhe atë me prejradhje persiane: –DAR/I ,  Ja disa shembuj:

a)  -TAR/I: Bajraktari, Magji(s)tari, Peshkatari, Zylyftari;

b) –DAR/I: Silihdari, Çohadari, Haznedari.

Shembujt e tillë i ndeshim me zgjidhje alternative pothuaj normaslisht me prapashtesën –AJ, si: Bajraktari Bajraktaraj. Ndërkaq ato me –DARI, nuk janë aktive, ose dalin të përvetësuara me barasvlerësin e shqipes –TAR/I.

9.  Shembuj me prapashtesën –ARI

Me prapashtesën –ARI, shënuam këto patronime:

Argjendari, Behari, Beqari, Lushnjari, Bahtiari, Gjyzari, Jenisari, Jorgari, Kashari, Kolari, Llapari, Pinari, Pronjari, Qibari, Muzeqari, Bujari Korçari, Manari Mokrari, Tuxhari, Vegshari etj.

Edhe për raste të tilla  si zgjidhje alternative, për t’i ikur homonimisë, ofrohet prapashtesa –AJ, si p.sh.:, si  Bujari Bujaraj, Muzeqari Muzeqaraj, Bahjtjari Bahtjaraj, Behari Beharaj etj.

10. Shembuj me prapashtesën ORI:

Me prapshtesën –ORI nga burimet volëm këto emërtime  patronimesh:

Zaganjori,  Mulori, Llogori, Nestori.

Edhe këta shembuj mund të kenë zgjidhje alternative me prapashtesën –AJ, si:

Zaganjori Zaganjoraj,  Nestori Nestoraj etj.

(c) Shembuj mbi temë me prapashtesa me prejardhje të huaj

Shembuj me prapashtesa me prejardhje të huaj, sipas shembujve të regjistruar në burimet që konsultuam i kemi ndarë në tri pjesë:

a) Shembuj me prapashtesa turke,

b) shembuj me prapashtesa sllave dhe.

c) shembuj me prapashtesa greke.

a) Shembuj mbi temë me prapashtesa turke

Nga pasqyra që jepte J. Shpuza ishin në konsideratë këto dy prapashtesa me prejardhje nga turqishtja –LER/I dhe  - LLAR/I, Ndërkaq ne sipas burimit FP dhe të tjera, veç këtyre do të trajtojmë shembuj të imponuar edhe me prapashtesa të tjera me origjinë nga turqishtja:  -OLLI, -a/XHI XHIJA (- ÇIJA),  A/LI, -A/LIU, -A/LIJA dhe –I-ja.

1) Shembuj me prapashtesën –LER/I

Prapashtesa –LER në turqishtes tregon shumësin e disa emrave, nga ky ndikim edhe del e huazuar për këtë destinim si: shehler/ë, dervishler/ëbejlerë etj. Ndërkaq J. Shpuza e cek si prapashtesë patronimesh në shqipe, edhe pse në VEF del e përfaqësuar vetëm me një shembull Bejleri. Sipas FP-se kjo prapashtesë nuk del aspak prodhuese për patronimet e gjuhës shqipe Aty ndeshim të shënuar edhe një shembull: Koçileri.

Ndoshta më mirë do të ishte që ky formant të mos shënohej fare si prapashtesë patronimformuese e shqipes, kur ofrohen zgjidhje më të përshtatshme alternative, si: Shehu Shehaj, Dërvishi Dërvishaj, e kështu me radhë, apo jo?

2) Shembuj me prapashtesën –LLAR/I

Edhe prapashtesë-mbaresa turke –LLAR, si edhe ajo –LER në atë gjuhë del si formant i specializuar për formimin e shumësit të emrave përkatës. Ndërkaq, në shqipe u trasformua ose u imponua si prapashtesë mjaft prodhuese për formimin e  patronimeve. Në të vërtetë, në veprën VEF emrat e tillë nuk arrijnë as numrin 10 të përfaqësimit, ngase studiuesi i ka vjelë nga ndonjë regjistër dhe nuk ka pasur mundësi t’i shënojë në fjalorthin e tij të gjithë shembujt që mund të ndeshen në realitetin tonë gjuhësor, megjithatë ai mjaftohet me faktin, duke e cekur të vërtetën se emërtimet e tilla kryesisht janë aktive në viset jugore të Shqipërisë, e vërtetë kjo që dëshmohet pikërisht me numrin aq të madh në veprën FP  që kalojnë 100-shin.

Sidoqoftë ne mendojmë se një prapashtesë e tillë dikur e imponuar ose e pranuar mbase spontanisht nuk është mirë jo vetëm të përsëritet po është mirë të zëvendësohet, nëse jo menjëhershmërisht, atëherë së paku nga brezat e rinj. S’do mend se si zëvendësim i saj paraqitet barasvlerësi i shqipers -AJ, por nëse ndonjë emër del aq i ngulitur nuk prish punë që konstruktit të atij emërtimi t’i shtohet prapashtesa –AJ. Kështu në vend emërtimit b.f. Kostallari, mund të dalë emërtimi në alternativë: (Kosta) Kostaj ose Kostallaraj, në vend Çaushallari me dalë: (Çaushi) Çaushaj apo Çaushllaraj, në vend Pashallari: (Pashai) Pashaj ose Pashallaraj, në vend Ramallari me dalë (Rama) Ramaj ose Ramallaraj, e kështu me radhë.

Së këtejmi, do të ishte e këshillueshme që familjet e tilla ta ndryshojnë vetë një prapashtesë të tillë me origjinë të huaj, sot fare të panevojshme.

3) Shembuj me prapashtesën -OLLI

Në krahasim me dy prapashtesat e sipërcekura, prapashtesa –Oll/i (*oglu) është formant i mifëfilltë në patroniminë e turqishtes. Ka kuptimin, siç është cekur më sipër: biri i-, ngjashëm si arabisht -bin-, sllavisht –ov+deminutivi –iq, -sen në gjuhët skandinave etj., formante këto që tregojnë prejardhje birërie.  Së andejmi, pra nga ndikimi i turqishtes me këtë formant në gjuhën shqipe, paksa  të ndryshuar në shqipe –OLLI (*OGLLU), si në veri si në jug pa dallim janë formëzuar disa patronime. Në VEF i ndeshim të shënuara 22 raste, ndërsa në  FP dalin afro 50 shembuj, si:

Afëzolli,  Afezolli, Ndreçolli, Likolli, Liçolli, Canolli, Pacolli etj.

Edhe  lidhur  me këtë  po theksojmë se formime të reja me këtë prapashtesë, e cila tashmë për emra shqiptarësh as nuk imponohet as nuk motivon, jo vetëm nuk del e këshillueshme, por edhe ato që janë s’ka arsye të mos zëvendësohen me prapashtesën -AJ, si: (Aga) Agaj, (Deva) Devaj, Dema) Demaj, (Paci) Pacaj, (Hoxha) Hoxhaj, por në raste ngulitjeje të mbiemrave të tillë familjarë si Agolli, Devolli, Demolli, Kasapolli, Pacolli, Hoxholli etj. mund t’i shtohet konstruktit prapashtesa e mirëflltë shqipe –AJ, si Agollaj,  Devollaj, Demollaj, Hoxhollaj, e kështu me radhë.

4) Shembuj me prapashtesën –XHI -XHIU (-ÇI –ÇIU)

Me prashtesën –XHI (-ÇI) që me sa dimë në turqishte del e specilizuar për formimin e emrave vepruesish, më fort të profesioneve, por ajo ka shtrirje për një destinim të tillë  jo vetëm në shqipe, por edhe në disa gjuhë të tjera. Madje në gjuhën tonë del e shtrirë edhe në numër të konsiderueshëm edhe në nënfushën e patronimisë.

Në burimet që konsultuam ndeshëm mbi 40 shembuj mbiemrash familjarë me këtë prapashtesë, madje përveç fjalëtemave të huazara nga turqishtja, me këtë formant ndeshim edhe emërtime mbi bazë të temave shqipe, si: qerrexhi qerrexhiu, qirixhi  qirixhiu etj.

Në të vërtetë, në realitetin tonë gjuhësor pati përpjekje që ende vazhdon që formanti –XHI për profesione të zëvendësohet me prapashtesën –TAR të shqipes (tipi Jorganxhi – Jargantar, Sahatçi – ortar etj., megjithatë disa prej tyre ende ndeshen në arenë konkurrence e ndonjë ka mbetur si i domosdoshëm në përdorim, sidomos në nënfushën e patronimisë. Sidoqoftë edhe këto që kanë mbetur në përdorim, sidomos për patronime rekomandohet përshtatja e krejt fjalë-emrit me këtë formant sipas zgjidhjes altenative: së pari, gjithsesi me shquarsinë e njëjësit me –U, si b.f.: (Hanxhi) Hanxhiu, (Bostanxhi) Bostanxhiu dhe së dyti, duke pajisur emërtimin me prapashtesën –AJ, (Hanxhi Hanxhiaj, Bostanxhi Bostanxhiaj. Kështu në alternativë del zgjidhja patronimike e emrave të gjinisë mashkullore: Hanxhiu – Hanxhiaj, Kondakçiu - Kondakçiaj, Bostanxhiu – Bostaxhiaj etj., ndërkaq për matronimet (emrat e gjinisë femërore) për këtë tip emrash me prejardhje orientale, shquarsia ndryshon. Kujto rastin Shefki Sefkiu ndaj Shefkije Shefkija dhe meqë në gjuhën dhënëse me dallim gjinije (m. Shefkij, f. Shefkijje) emrat e tillë dalin pothuaj të përafërt me trajtat e gjinisë femërore të shqipes (Shefkij Shefkijje), atëherë në realitetin tonë gjuhësor ngatërrohen trajtat e shquarsisë që anojnë nga trajtat e gjuhës dhënëse, përkatësisht të gjinisë femërore të shqipes, andaj kjo dukuri rreth lajthitjes së shquarsisë  del edhe në patronimet e përfshira në veprën FP që konsultuam. Po përsërisim se emërtimet e gjinisë mashkullore kurrsesi nuk duhet toleruar me dalë si trajtat e gjinisë femërore. Pra jo: (Haxhi) Haxhia ose Haxhija, (Hallvaxhi) Hallvaxhia ose Hallvaxhia), por vetëm në alternativë (Haxhi) Haxhiu Haxhiaj, (Hallvaxhi) Hallvaxhiu Hallvaxhiaj, (Sahatçi) Sahatçiu Sahatçiaj, e kështu me radhë. Ndërkaq, siç u pa, vetëm për emrin e gjinisë femërore në trajtën e pashquar del fundorja /-E, ndërtkaq në trajtën e shquar del –A: (Haxhije) Haxhija, (Hallvaxhije) Hallvaxhija, apo jo, por edhe në këto raste zgjidhje alternative për të dyja gjinitë mjafton trajta me –AJ, si:

1. gj. m.: (Haxhi)    Haxhiu  - Haxhiaj, (Hallvaxhi)    Hallvaxhiu  - Hallvaxhiaj;

2. gj. f.:  (Haxhije) Haxhija - Haxhiaj,  (Hallvaxhije) Hallvaxhija - Hallvaxhiaj,

e kështu me radhë. Kështu na mëson rregullla gramatikore, apo jo. Sidoqoftë, presim që standaologët ta sqarojnë më mirë këtë çështje.

5) Shembuj me prapashtesën –/LI/u, -LIJ/A

Prapashtesa –LI në turqishte, më sa dimë, del e specializuar për formimin e mbiemrave të substantivuar, po edhe në shqipe reflekton diçka të tillë, por  në shqipe me këtë prapashtesë të imponuar janë pëftuar edhe disa patronime që në FP dalin mbi 30 shembuj. Rreth formimit të tyre në shqipe vlen konstatimi i mësipërm që u tha për emërtimet me –XHI. Kështu për emrat e gjinisë mashkullore del fundorja –LIU, ndërkaq për gjininë femërore  –LIJ/A. Së këtejmi, për ilustrim, po japim tash fill në dy rubrika, nja gjashtë shembuj në të dyja gjinitë:

Gjinia mashkullore                                    Gjinia femërore

1) (Sojli) Sojliu         ose  Sojliaj       -  (Sojlije)      Sojlija    ose   Sojliaj

2) (Qoseli) Qoseliu     “   Qoseliaj     -  (Qoselije)   Qoselija   “    Qoseliaj

3) (Sevdali) Sevdaliu  “   Sevdaliaj   –  (Sevdalije) Sevdalija  “   Sevdaliaj

4) (Nishli) Nishliu      “   Nishliaj,     -  (Nishlije)   Nishlijna   “   Nishliaj

5) (Ymerli) Ymerliu   “   Ymerliaj    -  (Ymerlije) Ymerlija    “  Ymerliaj

6) (Tepeli)  Tepeliu    “   Tepeliaj     -  (Tepelije)   Tepelija    “   Tepeliaj etj.

6) Shembuj orientalizmash me  –I fundore

Po ashtu nëpëmjet gjuhës turke në gjuhën tonë kanë hyrë një serë antroponimesh me –I fundore, Siç e kemi vërejtur në analizat e mëparshme rreth emrave të përveçëm me origjinë orientale, numri i tyre në të dyja gjinitë është i konsiderueshëm. Kujto tipin: Avdi e Avdije, Sami Samije  Shefki Shefkije, Nuri Nurije etj. etj. Disa prej tyre sipas burimeve që konsultuan dalin të formëzuar edhe si patronime. Edhe këta sikurse dy tipat e mësipërm me prapashtesat –XHI dhe -LI u shtrohen rregullave të njëjta të zhvillimit e zgjidhjes.

Pra, jo në gjininë mashkullore në trajtën e shquar Avdia ose Avdija, Alia ose Alija, por vetëm  me –U shquese: Avdiu, Aliu,  ashtu si edhe Kadiu, Myftiu, Efendiu etj., ngase sipas normëzimit të shqipes shquarsia me –IJA ose -IA asocionon  gjininë famërore sepse në gjininë femërore emrat e tillë në njëjësin e pashquar marrën fundoren –JE Avdije, Alije, Shefkije, ndërsa në trajtën e shquar marrin -A. Pra, sipas rregullit emrat e tilla në asnjërën gjini nuk marrin fundore as –IA as IJA, por –U në gjininë mashkullore dhe –A në gjininë femërore. Së këtejmi duhet ngulmuar në këtë rregull-zgjidhje dhe assesi ndryshe, pa marrë parasysh trajtat e përftuara aktualisht sipas shqiptimit të gjuhës dhënëse ose praktikës së përzierjes së trajtave.

Sipërfundim

Për mendimin tonë del e nevojshme të përsëritim vërejtjen që e kemi cekur veç veç për shembujt me –XHI, -LI dhe –I fundore me prejardhje orientale, ngase në realitetin tonë ashtu si edhe në FP nuk është respektuar shquarsia dhe dallimi i gjinisëm, siç rekomandohet gramatikisht.

Ç’është e vërteta, në realitetin tonë gjuhësor, në kontekst të caktuara ndikimi i gjuhës turke-arabe, është tejet i ndjeshëm për këta tipa emrash, sidomos lidhur me gjininë mashkullore, ngase kemi të bëjmë me faktin se trajtat e tilla në gjuhën dhënëse marrin fundoren “–IJ” në gjininë mmashkullore, që në gjuhën tonë fundorja e tillë reflektohet me –i të theksuar në trajtën e pashquar: Hanxhi, Bostanxhi, Kondakçi, ose Ymerli, Sevdali, Nishli, ose Nuri, Bafti, Kadri, e cila nën ndikimin e  gjuhës dhënëse në realitetin tonë kemi raste të mosdallimit as të gjinisë as të shquarsisë, kështu po përdoret eptimi ngjashëm për të dyja gjinitë si për patronimin në gjininë mashkullore ashtu edhe për atë femërore. Me fjalë të tjera, në realitetin tonë gjuhësor një formë e tillë shquarsie po përdoret dy mënyrash me –IA ose –IJA fundore: (Haxhi) Haxhia ose Haxhija, (Sevdali) Sevdalia ose Sevdalija, (Nuri) Nuria ose Nurija, në vend se të shquhen me –U fundore:Haxhiu, Sevdaliu, Nuriu.

Për të kuptuar më mirë këtë shrregullim shquarsie, sa për ilustrim, po japim skemën e mëposhtme me nga një shembull përfaqësues të dy gjinive, sipas fundoreve: -XHI, -LI dhe –I.

Skema

shquarsia dhe shumësi në raportin  antroponim / patronim

__________________________________________

Nënfusha semantike                        Sh e m b u j t

Gjinia                       njëjës                                shumës

--------------------------------------------------------------------------

1) antroponime

mashkullore                      (trajtat e shquarsisë

Haxhi Haxhiu              Haxhi (j/nj !)  Haxhitë

Ymërli Ymerliu            Ymerli    “      Ymerlitë

Bafti   Baftiu                Bafti       “      Baftitë

femërore                         (trajtat e shquarsisë)

Haxhije Haxhija           Haxhije          Haxhijet

Ymerlije Ymerlija         Ymerlije         Ymerlijet,

Baftije Baftija               Baftije            Baftijet

2) patronime:

mashkullore    (njëjësi i shquar)   ( trajtë pa shquarsi)

Haxhiu                Haxhiaj

Ymerliu               Ymerliaj

Baftiu                  Baftiaj

(matronime)

femërore.    (njëjësi i shquar)       (trajtë pa shquarsi)

Haxhija                 Haxhiaj

Ymerlija                Ymerliaj

Baftija                   Baftiaj

Pra, po kështu gjejnë zgjidhje alternative, të gjitha patronimet me prapashtesat përkatëse –XHI, –LI,  dhe –I, të të dy gjinive:

bashkë:

Valdet Hanxhiu ose Valdet Hanxhiaj; Valdete Hanxhija ose Valdete Hanxhiaj,

Gëzim Ymerliu  ose  Gëzim Ymerliaj;  Gëzime  Ymerlija ose  Gëzime  Ymerliaj.

Gjjithsesi trajtat me –I/A ose –I/JA për gjininë mashkullore në shqipen e normëzuar (gramatikisht) janë të papranueshme, kurse për gjininë femërore vlen vetëm fundorja –A ngase tema e emrit në gjininë femërore është me -IJ/E fundore dhe me rastin e shquarsisë –E-ja fundore ia lëshon vendin –A-së, si nyjëmbaresë shquese që është, ndërkaq trajta me –AJ vlen për të dyja gjinitë, siç u shpjegua më sipër.

b) Shembuj mbi temë me prapashtesa sllave

Na duket tejet pa vend stimuli i rasteve si patronime shqiptarësh me gjysmë prapashtesat sllave –ov, -ev që J. Shpuza në pasqyrën e sipërcekur i shënon në dy trajta:  -OV e -OVI (nga -OVIQ), 31 raste,  përkatësisht –EV e -EVI (nga -EVIQ ose –EVSKI),  7 raste. Në të vërtetë në Fjalorthin e tij të patronimeve ndeshim këto trajta me origjinë sllave jo vetëm OV/I e EV/I, por edhe IQ/I me variantet përkatëse:

1) Me fundoren - i të shqipes, jo të shumësit të serbishtes, ndeshim:

-OVI:   Ramovi, Pajovi, Radovi, Ademovi, 4 raste

-EVI: Malevi, 1 rast

-IQI: Nikoliqi, Galiqi, Haveriqi, 3 raste

2) Pa –i fundore shqipe ndeshim afro 70 raste, prej tyre me:

-OV: Mosllov, Sherpenjov, Muhamedov, Rrahmanov, Rahmaninov; Ramovi, 5 raste

-EV: Gjingjev, Rizajev, Trimçev, Shqipernjev, 4 raste,

-OV/SKI: Ademovski, Bajramaovski, Rexhepovski, 3 + 1 me OJ/SKI Savojski, gjithsej 4 shembuj,

-IQ: Alibaliq, Arnautaliq, Gliçiq, Gjukiq, Hasiq, etj. (afro 20 shembuj),

-OVIQ: Arnautoviq, Bajramoviq, Gjeçeviq, Gjonoviq etj. (mbi 30 shembuj),

-EVIQ: Erkoçeviq, Kajosheviq, Llukaçeviq etj. mbi  10 shembuj,

-VIQ: Ula/viq – një shembull,

(Ndonjë studiues edhe rastet me –OVIQ, EVIQ sikurse –A/VIQ i konsideron si krjimime me prapsahtesën –VIQ)

Sidoqoft, në FP  me –I fundore shqipe ndeshim këta shembuj, me:

-OVI: Gjeçovi, Manovi,  2 raste

-OVIQI: Abazoviqi, Heboviqi (2 shembuj)

-EVI: Shqevi, 1 rast.

Në të vërtetë, në FP si patronime prejtoponimike dalin me fundoret përkatëse si më poshtë:

–OVA (prapashtesë me origjinë sllave), afro 30 raste si: Drenova, Gjakova, Cerova etj,

ICA dalin 5 shembuj, si: Prangarica, Gllavica etj. dhe

–ECI: Kostreci, Poradeci, Logoreci etj., po kjo ka të bëjë me emërvende të ngulitura tashmë në trajtën e tillë.

Sa më lartë medojmë se familjet shqiptare, gjithsesi, kanë mundësi të lirohen ose të çlirohen nga një barrë e tillë, tashmë fare e panevojshme dhe për shumëkë irituese E kemi fjalën jo vetëm për rastet pa -I fundore. por edhe për ato me –I që nuk janë të ngulitura, andaj është vepruar drejt në FP që nuk janë shënuar shembuj të tillë, pos dy rasteve: Gjeçovi (*Gjeçi), përkatësisht Shqevi (*shkau shkavi shqetë).

Sidoqoftë, e themi me plot gojë se formanti –AJ në alternativë me fundoret e njëjësit të shquar, i zëvendëson pa lënë firo të gjitha prapashtesat sllave: si p.sh.

–ov:     Muhamedov  (Muhamedovi!)       –    Muhameti, Muhametaj

-ev:     Trimçev  (Trimçevi!)                     -    Trimçi, Trimçevaj

–iq:      Hasiq    (Hasiqi)                             -     Hasi,     Hasaj

-oviq:  Gjonoviq   (Gjonoviqi)                   -     Gjoni , Gjonaj

- eviq: Llukaçeviq   (Llukaçeviqi)             -     Llukaçi  Llukaçaj

Kur shënuam variantin -iqi (në kllapa), që ne nuk e parapëlqejmë aspak, patëm parasysh patronimet ekzistuese të ngulitura mbi bazë toponimi në shqipe me –QI fundore, si: me –EQI: Serreqi; –I/QI: Muziqi, Gëziqi, Kakarriqi, Kardhiqi, Maliqi, Krasniqi etj.; me -A/QI: Qyrsaqi, Mustaqi, Uruqi etj. dhe njëherazi që janë edhe mbi bazë antroponimi që jo vetëm në Kosovë, por edhe zona të tjera emërtimet e tilla të imponuara duket se janë përvetësuar tashmë dhe janë në numër jo aq të vogël në trojet shqiptare.

c) Shembuj me prapashtesat: -OSI, -J/OTI ndërndikim me greqishten

Pa hyrë në ndërndikime patronimesh në raportin greqisht – shqip, ngase meriton studim të veçantë që nga koha parahelenike e këndej, ne këtu konsultuam vetën shembujt toponimesh të përvetësuara me prapashtesat -OS, dhe -J/OT që në veprat që konsultuam nuk janë në numër të madh, si:

1) Shembuj me prapashteasën –OS/I: Patosi, Bardhosi. Bagosi.

2) Shembuj me : –OT/I –JOTI, -NJOT/I) Miloti, Kastrioti. Delvinjoti, Dragoti, Himarjoti, Labinoti etj.

Sidoqoftë, edhe këto raste përveç zëvendësimit që ofrohet me –AJ, nëse dalin aq të ngulitura me këto fundore, atëherë emërtimet përkatëse mund të marrin si shtesë sforcuese pikërisht prapashtesën identifikuese të patronimit në shqipe –AJ: Patosi Patosaj, Katrioti Kastriotaj etj.

(V) PATRONIMET ME FUNDORET E IMPONUARA: -E, -O, -I DHE –A e -AJ

DHE ZGJIDHJA ALTERNATIVE ME SHQUARSI

OSE ME PRAPASHTESËN –AJ

Një ndër çështjet që kemi vënë re dhe i kemi prekur në analizë si të diskutueshme lidhur me emrat në funksion patronimi është edhe dukuria që ka të bëjë me imponimin e fundoreve –E, -O, -I edhe –A e -A/J në funksion shquarsie. Në të vërtetë, shembujt me këto fundore imponohen si trajta të pakonsoliduara sa i përket gjinisë dhe shquarsisë. Me sa hetuam një dukuri e tilla që ishte më e theksuar në viset jugore të Shqipërisë sot nuk ka mbetur më shtrirje lokale, andaj ne po i trajtojmë paksa shembujt e tillë me këto fundore si trajta  me shquarsi të imponuar.

1.Shembuj me fundoren –E në temë

Kur është fjala te ky tip emrash zakonisht në dukje të natyrës femërore, që në FP dalim me dhjeta shembuj të imponuar si patronime dy trajtash të shkallës së parë, që ne i ndamë në tri grupe, së pari ato me –E fundore (trajtë e pashquar), së dyti, ato me –JA (trajtë e shquar) dhe së treti, shembuj e shënuar në të dyja trajtat e shquarsisë:

a) shembuj me –E fundore (trajtë e pashquar):

Çamçe, Jaçe, Gongje, Tole, Babe, Begzade, Dane, Pepe, Babe, Baçe, Dale, Dajçe, Dane, Çamçe, Dre, Late, Mile, Saçe, Kopaçe, Çylçe,  Shuke,  Çule, Edike, Sulçe, Vançe, Zote, Duke, Bashe, Cele, Tode., Teme, Goge, Kame, Lale,, Sine, Muhe, Naçe, Stase, Rodhe, Gonxhe,  Pogaçe, Qole, Qyqe, Tole, Zeze etj

b) Shembuj vetëm në trajtën e shquar si:

Shytja, Ujkja, Jekja, Qordja, Ndocja, Baçja, Dakja, Çerpja, Çezmja, Dulja, Brahja, Ibrja etj

c) Shembuj të shënuar në dy trajta shquarsie, si:

Braçe Braçja, Gjoke Gjokja, Cufe Cufja etj.

Kjo dukuri që nuk është e re edhe pse vjen nga tradita, mbetet çështje e diskutueshme, jo pse trajta e tillë me –E fundore si temë emërore shërben për të dyja gjinitë, por për faktin se trajta e shquar, sipas burimeve që konsultuam del e shënuar në numër të konsiderueshëm dhe e ndihmuar nga rregulla gramatikore, mendohej se do ta mbizotëronte, por, si duket një praktikë e tillë e përdorimit të trajtës së shkurtër nuk është pakësuar, përkundrazi ndërkohë edhe është shumuar. Kështu jo vetëm në FP, por kemi vënë re edhe burime të tjera të ditës si në  Listën e kontabiltetit të miratuar (Tiranë) ndër 503 emra patronimesh me -E fundore ndeshëm afro 10 shembuj patronimesh, si p.sh. Bege, Dule, Kore, Jançe, Mane, Take, Mançe, Qojle, Saqe, Sheme që asnjëri nuk përkon plotësisht me shembujt e mësipërm, por edhe aty (në atë listë) ndeshëm po ashtu trajtat me –JA: Çurbja, Dedja, Zenja, Benja, Xhija,  Daja, Resnja.

Së këtejmi, edhe pse mendohej se trajta e shquar e emrave të tillë do të mjaftonte për arsyen që e shprehëm më sipër, faktet na bëjnë te mendojmë se zgjidhja e kësaj çështje nuk është aq e thjeshtë, andaj standardologët duhet të kërkojnë zgjidhje më të përshtatshme. Për të pasur edhe më të qartë problemin, ne me qëllim po shënojmë disa shembuj të këtij tipi në tre rubrika, si:

1) (X ose X-e)   Babe   ose   Babja      -  (X ose X-e)    Babaj;

2)        “            Zote      “    Zotja       -         “             Zotaj;

3)        “            Duke     “    Dukja      -         “             Dukaj.

4)        “            Çamçe   “   Çamçja    -         “             Çamçaj

5)        “            Gonxhe  “   Gonxhja  -         “             Gonxhaj

6)        “            Dake      “   Dakja      -         “             Dakaj (Dakjaj!?!)

Kështu përveç zgjidhjes alternative: trajta e shquar/prapshtesa –AJ, tash po del në konkurrencë alternative edhe trajta e pashquar me –E ndaj trajtës së shquar me –JA.

Sa u shtrua më sipër standardogët kanë mundësi të marrin qëndrimin e duhur që sa më natyrshëm ta zgjidhin këtë çështje, të rekomandojnë trajtën e pashquar ose atë të shquaren, por si zgjidhje alternative në rezervë gjithsesi mbetet trajta me  prapashtewsën –AJ, apo jo?.

Mirëpo kur është fjala te zgjidhja me alternativën –AJ, kemi vërejtur në FP dalin nja 2 raste që zgjidhja me prapashtesën –AJ, nuk është bërë sipas propozimit tonë, por mbi bazë të trajtës së njëjësit të shquar të gjinisë femërore. Krahaso propozimi ynë: f. Dake Dakja Dakaj, Dede Dedja Dedaj, ndërkaq aty (f. 80 e 84) jepet kjo zgjidhje f. Dake Dakja Dakjaj, Dede Dedja Dedjaj. Ne mendojmë se një zgjidhje e tilla Dakjaj, Dedjaj  për emrin në gjininë femërore edhe pse sa i përket fjalëformimit është përftim i drejtë, del fare e panevojshme kuptimisht, sepse, siç e kemi arsyetuar edhe më parë trajta Dakaj, Dedaj mjafton për të dyja gjinitë e patronimit. Ndërkaq, në praktikë  si paraqitje konceptit të shkallës së parë: trajtja e pashquar si edhe e shquara, siç u tha, mbesin në konkurrencë për të njëjtin koncept.

Sidoqoftë, standardologët e kanë në dorë rekomandimin për zgjidhjen përfundimtare të këtij rasti të imponuar, dukuri kjo e brendshme, por e shkaktuar si po thuhet nën ndikim e gjuhës fqinje jugore.

2. Shembuj me fundoren –O në temë

Në gjuhën tonë imponohen disa formime patronimesh nga emrat me fundoren –O në temë në trajtën e pashquar, po në funksion si të ishte trajtë e shquar, si:

Çero, Llazo, Muço, Miho, Kuko, Spaho, Vaso, Vito, Zako, Ago, Aliko,  Birko, Çelo, Demo,  Diko, Leo, Fundo, Garo, Jako, Hanko, Lito, Lolo, Niko. Sako, Temo, Toto, Ziko, Zeqo, Janko etj.  - numri i të cilëve, sipas FP së kalon 50-shin,

Disa shembuj dalin edhe në alternativë edhe trajtën e shquar si:

Mero  Meroja, Kapo Kapoja, Vito Vitoja. Simo Simoja, Ago Agoja.  Ibro Ibroja, Gjoko Gjokoja etj.

Si veçori e këtij nëntipi emrash është se nga shquarsia nuk dallohet emri sa i përket gjinisë natyrore, siç e kemi parë, kur trajtuam emrat si antroponime e toponime. Për të kuptuar më mirë zgjidhjen  alternative edhe për patronime të tilla po i shënojmë për iluistrim nja 6 raste, sipas njohjes vetjake, 3 të gjinisë maashkullore dhe 3 të gjinisë femërore:

1) (X ose X-e)   Llazo  ose  Llazoja     -     (X ose X-e)  Llazaj

2)        “           Niko   ose  Nikoja       -             “           Nikaj

3)        “           Diko   ose  Dikoja       -             “           Dikaj

4)        “           Vito    ose Vitoja        -              “           Vitaj

5)        “           Maro  ose  Maroja      -             “           Maraj

6)        “           Kato   ose  Katoja      -              “           Kataj

Lexuesi i nderuar mund të gjykojë lehtë cili variant i rubrikës së parë del më i mbështetur si patronim, qoftë gramatikisht, qoftë sipas natyrës së gjuhës shqipe, trajta e shquar apo ajo e pashquara?  Është e vërtetë, se në burime të tjera si dhe në Listën e kontabilistëve të miratuar (Tiranë), ndër 503 shembuj sa ka lista, ndeshëm mbi 40 patronime me –O fundore dhe asnjë të shquar me –JA. Kjo flet mjaft për shtrirjen e emrave të tillë aktualisht në funksion patronimi. Sidoqoftë, ne mendojmë se kjo dukuri nuk duhet injoruar, por as joshur shumë, kur kemi para vetes me dhjeta variante të tjera me të njëjtëm rrënjë emërformuese dhe me prapashtesa të tjera të sprovuara të shqipes, andaj lypset gjykuar cila mund të jetë zgjidhja më mirë. Kështu themi sepse zgjidhja e parë alternative që ofrohet në dy trajta, ajo mund të shprehet edhe në mënyra të tjera, P. sh. Në Ggegni zakonisht pëdoret nyjëmbaresa –A: Llaza, Nika, Dika, për gjininë mashkullore  (si emra malësorësh), përkatësisht edhe më natyrshëm po me –A në gjininë femërore si Marë Mara Vitë Vita, Katë Kata, andaj edhe ekziston mundësi përzgjedhjeje. Po, s’do mend, emërtimi me -AJ, sipas nesh në të gjitha versionet assese nuk mund të jetë i qortueshëm, apo jo?

Sidoqoftë, presim rekomandimin e standardologëve edhe për këtë pikë?

3. Shembuj me –I të imponuar në temë

Imponohen si patronime edhe disa shembuj me -I fundore, me shquarsi të paqartë ose të ngurosur ose të pazhvilluar plotësisht. Shembujt e tillë imponohen tri grupesh:

a) emra diminutivë: Bici, Budi, Cali, Cani, Bazi,  Cici, Feçi, Jani, Jorgji, Geci   etj.

b) emra përkdhelës: Cimi, Uki, Gaci, Demi, Babi, Ejlli, Hoxhi, Agi, Ylli etj.

c) emra me huazim tranfer ose nën ndikimin e gjuhëve të huaja, si: Meri, Oli, Foti, Eski, Kimi, Mili, Andi, Gjyli, Meli etj.

Po i shënojmë sa për ilustrim nja 6 shembuj krahas zgjidhjes alternativeme –AJ:

1) (X ose X-e)  Bici               -                  (X ose X-e)  Bicaj

2)        “           Geci              -                         “           Gecaj

3)        “           Budi              -                         “           Budaj

4)        “           Gyli               -                         “           Gylaj

5)        “           Meli              -                         “           Melaj

6)        “           Gili               -                         “            Gilaj

Ka mendime që emrat e tillë të cilësohen me shquarsi të plotë, duke cilësuar trajtën e pashquar pa fundoren –I: Bic Bici, Gec Gec, Bud Budi, Gyl Gyli, Mel Meli, Gil Gili, por edhe ky farë zbërthimi nuk ndihmon në identifikimin e gjinisë, madje ç’është e vërteta, shembujt e tillë në praktikë përdoren vetëm në trajtën e ngurosur me –I fundore. Sidoqoftë, zgjidhja alternative e emrave të tipit të tillë si patronime është: Geci Gecaj, Gili Gilaj, Kili Kilaj, e kështu me radhë.

Pra problemore dalin emërtimet sa i përket gjinisë, ngase trajtëformimi sipas  shquarsisë nuk e përcakton këtë kategori. Kjo ka të bëjë jo vetëm për raste të huazuara transfer, por edhe për raste vendëse të përvetësuara nga tradita, po edhe nga moda nën ndikimin e reklamave rastësit, apo jo?!!

Sidoqoftë, edhe për rastet e tilla ofrohet zgjidhja alternative, madje le të vlerësohet në këtë raport cilat dalin më të qëndrueshme trajtat me nyjëmbaresën fundore të imponuar apo ato me  prapashtesën –AJ?

4. Formimet e patronimeve me fundoren  – A e A/J të imponuar

dhe prapashtesa -AJ

Si pikë më vete po e trajtojmë paksa involvimin e prapashtesës patronimformuese te shembujt mbi temë po me -A e –AJ fundore, dukuri kjo homonime që shfaqet në dy mënyra:

së pari, nga emrat toponimikë të prejardhur mbi bazë antroponimie me mbaresën -A apo prapashtesën –AJ dhe

së dyti, te disa shembuj të huazuar kryesisht nga turqishtja po me fundoren –AJ në temë.

1) Nga toponimet me –AJ fundore

Siç dihet nga patronimet (tejantroponimike)  me –AJ janë formuar në shqipe një mori vendbanimesh, madje edhe analogjikisht pa pasur bazë të mëparshme as antroponimi, as patronimi, si b.f. nga zgjidhja me alternativëVata Vataj thonë se doli si trajtë mbizotëruese Vataj, por njëherazi doli edhe vendbanimi i sforcuar po në trajtën Vataj?! Edhe pse për ne një ndërmarrje e tillë te toponimet ishte e qortueshme, kjo mënyrë formimi analogjikisht ka vazhduar pothuaj në mënyrë arbitrare si në Shqipëri më parë, ashtu edhe në Kosovë, mbase me tepri. Kështu në gjuhën tonë është shtuar shumë numri i oikonemeve me –AJ, duke krijuar homonimi me patronimet mbi të njëjtën trajtë. Madje në rast shpërnguljeje nga këto vendbanime është shtuar e po shtohet në mënyrë të përligjur edhe numri i patronimeve mbi këtë bazë. Andaj kur është fjala te dallimi të patronimit të vjetër shndërruar në toponim dhe në anën tjetër nga toponimi  në patronim  mbiemri i ri (si patronim) shkakton njëfarë problemi kontekstor që mund të  cilësohet edhe si çështje e diskutueshme, ngase në këtë raport po shkaktohen pa qartësi homonimie. Sidoqoftë, ne, duke e parë këtë dukuri në raportin dy ose tredimensional: emërtim patronimi/emërtim vendbanimi/emërtim patronimi, po mbi të njëjtën temë prodhuese, për këtë çështje do të shprehim mendimin tonë, mbase guximtarisht. Ne mendojmë se aty ku homonimia del e vrazhdë d.m.th. kuptimisht paraqet vështirësi të dukshme, atëherë mendojmë se trajta e toponimeve të ngulitura si Ferizaj, Skënderaj etj. mos të preket, por për t’i ikur homonimisë patronimit mbi bazë toponimi mund t’i shtohet  prapashtesa –AJ, si p.sh.

Familja Ferizaj e shpërngulur para sa vitesh në  Elbasan  është kthye në Ferizaj, por tash e ka modifikuar mbiemrin me një –AJ shtesë Ferizaja.

Sidoqoftë, sipas nesh kjo është mundësia që propozohet si zgjidhja më e kapshme, apo jo?!

2) Nga huazimet me -AJ fundore

Po kjo zgjidhje me shtesë të formantit –AJ është dhënë në FP për tre shembuj me –AJ fundore të huazuar nga turqishtja: Jaja, Daja dhe Jahaj, të cilët si patronime dalin në trajtën e shquar kështu: Jajaj, Dajaj Jahajaj( f.397), dukuri kjo që  mund të praktikohet edhe në të gjitha rastet ku tema përfundon me –A/J ose –A të theksuar, siç janë edhe patronimet e tjera me prejardhje nga tuqishtja: Çullaj e ÇullhajMirallaj, Mullaj, Qehaj, Ustaj, Fejzullaj dhe Allaj, të cilat  në shqipe më fort shqiptohen edhe me një –A fundore të theksuar në trajtën e pashquar ose me shquarsi dyvariantëshe, si Mulla Mullaja  dhe Mulla Mullai, por që patronimi del: Mullajaj. Po një zgjidhje të tillë kanë edhe rastet, sipas gojës popullore, po sipa nesh jo të drejta shkrimisht: Avdijaj (Avdija), Baftijaj, Delijaj, Haxhijaj, Ndrejaj (Ndreja), ngase gramatikisht emrat e tillë shquhen me -U të gjinisë mashkullore, si Avdiu, Ndreu, Baftiu etj. sepse siç e përmendëm më parë kemi të bëjmë formën gramatikore të shquarsisë së emrave femërorë, por që në të folmet populloire ngatërrohet gjinia për shkak të huazimit transfer.

Sidoqoftë, po vazhdojmë me sqarimin. Shembujt e tillë të gjinisë mashkullore si emra të përgjithshëm në njëjësin e shquar kanë këtë zhvillim: mirallaj mirallaji, mullaj mullaji, qehaj qehaji, ustaj ustaji allaj allaji, andaj edhe në funksion të emrit të përveçëm frymori marrin të njëjta mbaresa shquarsie dhe së këtejmi zhvillimi e shumësit të tyre normalisht gjen zgjidhje me mbaresën -Ë Mirallaj Mirallaji (disa) Mirallajë Mirallajët, (Mullajë Mullajët, Qehajë Qehajët, Ustajët, Allajë Allajët), ndërkaq për t’u shndërruar në funksion të mirëfilltë patronimi normalisht mund ose duhet të marrin prapashtesën e specializuar –AJ mbi temën me konsonantin fundor -J, si: (familja) Mirallajaj Mirallajajt, Qehajaj Qehajajt, Ustajaj  Ustajajt, Ajajaj Ajajajt.

Së fundi, shembujt në shqyrtim me –AJ fundore, qoftë si toponime, qoftë si antropopnime edhe pse përputhen dy trajta të njëjta njëra si fundore e temës e tjetra si prapashtesë, kuptimi nuk lejon të veprojë fenomeni e haphologjise, andaj  formanti –AJ si prapashtesë, tipi Ferizajaj, është krejtësisht i arsyeshëm, për gjininë mashkullore si edhe atë femërore.

(VI) RRETH THJESHTËZIMIT E KONSOLIDIMIT TË  “PATRONIMEVE

TË SHQIPTARËVE” SIPAS ZGJIDHJES ALTERNATIVE

Nisur nga fakti se emërtimi i patronimit në të shumtën e rasteve në parim ka rëndësi më të madhe kombëtare se vetë emri personal, ngase qëndruehsmëria dhe përfshirja kuptimore e përfaqësimit të patronimit përkatës ka gamë më të gjerë semantike si në vijën vertikale ashtu edhe atë horizontale, në vijim po vargëzojmë disa venerime që mund të quhen si konstatime përmbyllëse rreth thjeshtëzimit nga pikëpamja drejshkrimo-fjalëformuesetë patronimeve në gjuhën shqipe dhe njëherazi edhe si një përpjekje a sugjerim rreth konsolidimit të patronimisë shqiptare me ndihmën e zgjidhjes alternative: trajta e njëjësit të shquar /prapashtesa –AJ.

1. Rreth thjeshtëzimit strukturor të patronimeve

Rreth thjeshtëzimit strukturore të patronimeve kur është fjala te patronime shqiptarësh, po theksojmë se trajta e pashquar nuk vjen në konsideratë, pos rasteve përjashtuese me gjini të ngurtëzuar, sepse patronimi zakonisht vjen në radhë pas emrit përkatës në trajtën e pashquar, andaj logjika e kërkon që patronimi  në rrugë zyrtare duhet patjetër me qenë emri në trajtën e shquar dhe se kjo vlen për të dyja gjinitë, andaj sipas nesh janë të patolerueshme ose shumë të diskutueshme, trajtat që ndeshim në FD:

1) Si p.sh. shembujt: Isuf, Kovaç, Muharem, Omer, Emir, Pilaf, Resul, Rustem, Sulejman,  Memush, Meleq, Ndrek, Nevruz, Pilaf e ndonjë tjetër, madje aq më keq kur ka raste si Faber, Hastopall, Magar i ndeshim si lema bazë, të cilat për të shërbyer si patronime duhet të maerrnin nyjën shquese –I ose U apo –A ose -JA edhe më pëlqyeshëm rezervën –AJ, apo jo?

2)  Po në FP, ndeshim nja dy trajta të gjinisë femërore të shënuara jo sipas drejtshkrimit të  sotëm si p.sh.: aty  trajta e shquar del Shaban’ja, Zog’ja në vend: (Shabane) Shaban/ia ose Zoge Zog/ia. Është kjo sivërejtje për normëvënësit tanë, apo jo le të vlerësohet. Sipas normës në fuqi, s’ka arsye të mosrespektohet rregulla drejtshkrimore për këtë pikë, edhe pse në shikim të parë, shikuesit mund t’i shkojë mendja tek patronimet mbi bazë të ndonjë toponimi  me i të theksuar, si  (Shabani) Shabania, (Zogi) Zogia(!). Ne besojmë se se sqarimi do të dilte nga vetë konteksti, sepse në ato dy raste kemi të bëjmë me matronime: Shabane Shaban’ja (Shabanja?!) – Shaban/ia Zoge Zog’ja (Zogja?! Zogi/a?) – Zog/ia – Zogia.

3) Në vend që të mjaftonte trajta me –U ose me –AJ (Spahiu Spahiaj, Zalliu Zalliaj Saraçiu Saraçiaj ose Saraç Saraçi - Saraçaj, aty del e përzgjedhur trajta me –n- epentetikeose shtuese në mes dy –i-ve si p.sh. Spahini, sikurse edhe Zallini, Saraçini, dukuri kjo që lypsert sqaruar, kemi të bëjmë me një –n- epentetike apo me huazim tranfer.  Fundja, edhe në qoftë një përftim të tillë si rast transfer ne e quajmë të panevojshëm, kur tema fjalëformuese bazë në gjuhën tonë saraç saraçi, zall zalli, Spahi Spahiu,  është e qartë dhe motivon.

4) Duke respektuar drejtshkrimin e drejshqiptimin ai dhe shquarsia e fjalëve si kriter fjalori drejtshkrimor normativ, atëherë vetvetiu trajtat si mollagjija, qerragjia, duhen shkruar sipas standardit  m. Mollaxhiu,, Dardhaxhiu; f. Mollaxhija Dardhaxhija etj. Pastaj jo  Shehi po Shehu, jo Maloki po Maloku, jo Hazbi po Hazbiu, jo Qerregjia po Qerrexhiu,  jo Terezi, po Terezia ose Tereziu (Tereziaj) etj., pa marrë parasysh lokalizmat.

5) Ç’është e drejta, mendojmë se në patronimet e sotme, edhe pse nuk kërkohet kryejtësisht të ndryshojë gjithçka nga imponimet e së kaluarës, çka, hë për hë, është e pamundur, megjithatë, duhet ndihmuar njerëzit që sadokudo edhe kjo veprimtari të kthehet në rrjedha normale gjithnjë duke respektuar zgjidhjen alternative më të pranueshme për strukturën e shqipes. P.sh., nëse kemi të bëjmë me përzgjedhjen e patronimit për një koncept që lidhet me mbiemrin Marë Mara dhe kur kemi parasysh 7 mënyra normale të zgjidhjes që ofrohen nga shkalla e parë, si:  (iks)  Mara. (iks) Maro, (iks) Maroja, (iks) Mare, (iks) Marja,  (iks) Maria e (iks) Marija, atëherë si thjeshtëzim mund të vijë prapashtesa speciale me –AJ: Maraj, trajtë kjo, e cila në bazë të temës së mbështetur prodhuese ka tagër me i zëvendësue gjithsesi pesë trajtat e para, por edhe dy të fundit mund t’i zëvendësojë në bazë të kuptimit që e jep vetë emri përkatës, apo jo?

6) Ne e shohim si përpjekje, po s’dimë sa mund të jetë e mjaftueshme për thjeshtëzim veprimi i prof. Ç. Bidollarit, rreth përcaktimit të lemave, i cili me sa pamë, vendin kryesor natyrshëm u ka dhënë shembujve me -I fundore mbi 650 shembuj, me –U fundore mbi 160. Me –A afro 250, me –JA afro 50,  ndërkaq me  -AJ përafërisht sa edhe shembujve me –O fundore nga 40 shembuj dhe me –E fundore ku shembujt arrojnë rreth numrit 20.

7) Sidoqoftë, ne pa hyrë në hollësi të çështjeve të diskutueshme, edhe pse nuk e shohim gjithçka pozitive kemi vënë re se në Listën përkatëse të 100 patronimeve më të përdorura në Shqipëri, që sa i përket fundoreve rezultati del kështu: me -i  fundore  janë 48 shembuj, me   -u  6,  me  –a  31 dhe  me  –ja   vetëm 1 rast, ndërsa me prapashtesën  speciale –aj  3 shembuj, ndërkaq  me -o fundore  të imponuar 7 shembuj si dhe me fundoren -e të imponuar 4  raste - gjithsej 100 shembujMirëpo në  Listën  e kontabilistëve të miratuar dalin mbi 50 patronime me prapashtesën –AJ dhe shumica prej tyre me orgjinë nga qytetet e Jugut të Shqipërisë. Edhe ky fakt flet për zgjerimin e përdorimit të prapashtesës –AJ, edhe pse për ne paraqitet vetëm si zgjidhje alternative. Shikuar edhe nga ky aspekt rastet me fundoret e imponuara me –O dhe –E, edhe pse dalin të diskutueshme, konsiderohen me shquarsi të ngurosur, apo jo?!

Sidoqoftë, edhe nëse mund të ketë mbetur edhe ndonjë çështje tjetër e paqartë, ose edhe e diskutueushme, si çdo punë e dhe kjo do të plotësohet në analiza të ardhshme, sigurisht edhe nga të tjerë, të cilëve sinqerisht u dëshirojmë suksese dhe kushte më të mira për punë, madje më shumë se vetvetes.

Gjithsesi gjasat janë që nëse ekzistojnë e aktivizohen bërthamat shkencore përkatëse, atëherë edhe gjendja e patronimeve do të jetë më e mirë, sepse në njëfarë mënyre do ta ketë mbikëqyrjen ose përkujdesjen shoqërore e shkencore.

2. Përmbyllje rreth konsolidimit të raportit sipas zgjidhjes alternative:

emërorja e njëjësit të shquar / prapashtesa -AJ

Nga tema e shtjelluar në këtë krye të kësaj pjese të punimit konstatimi i nyjëmbaresave të njëjësit të shquar: -I, -U, -A, -JA në funksion patronimi ishte i domosdoshëm, edhe pse gramatikisht thuhet se dy nyjet e para (i dhe u) i takojnë shquarsisë së emrit të gjinisë mashkullore të numrit njëjës dhe dy të dytat (a dhe –ja) emrit të gjinisë femërore, nga shembujt konkretë u pa se një ndarje e tillë për patronimet vlente mbase vetëm në parim, sepse asnjëra nga nyjëmbaresat e tilla nuk i përmbahej plotësisht destinimit sipas rregullës gramatikore të përmendur. Vërtet me –A fundore prinin patronimet e gjinisë mashkullore, po edhe të tjerat nuk i rrinin në besnikëri gjinisë së destinuar, dhe së këtejmi doli sheshit se edhe raporti i tyre ndërgjinisor meriton një trajtim të veçantë, por sidoqoftë në trajtimin tonë roli i prapashtesës –AJ zuri vend të veçantë, si formant jo vetëm i specifikuar, por edhe si i specializuar për formimin e patronimeve (mbiemrave) në gjuhën shqipe, andaj e pamë të arsyeshme që këtu t’i përsërisim ose t’i ravijëzojmë disa nga veçoritë e saj për këtë destinim dhe kjo të shihet domosdo gjithnjë në raport alternativ ndërlidhur me emëroren e njëjësit të shquar të emërtimeve në shqyrtim. Po i radhisim pra, disa nga konstatimet e vënerimet tona për këtë në të mirë të shndritjes së kësaj çështjeje.

Së pari, të gjithë studiuesit duke filluar që nga Xhuvani-Çabej e deri në ditët e sotme e kanë konstatuar autoktoninë e prapashtesës –AJ, qoftë si anase, qoftë të përvetësuar që në lashtëni dhe njëherazi kanë vënë re specifikimin e këtij formanti pikërisht për emërtimin e patronimeve.

Së dyti, emërtimet me këtë formant, kishin edhe kanë si në të kaluaren edhe aktualisht shtrirje në të gjitha trevat shqiptare dikur më tepër në veri tashti si në jug si në veri.

Së treti, ndonëse është shfrytëzuar njëherë rregullisht e tash së voni edhe arbitrarisht prapashtesa –AJ për formimin e vendbanimeve (oikonimeve), sipas interpretimeve të gjuhëtarëve, përparësia fillimishte i takon antroponimit të formëzuar si patronim, prej nga ka dalë emërtimi i vendbanimit e jo e kundërta, por me rastin e shpërnguljeve etj. ka gjasa të shumta që edhe toponimi i tillë të shërbejë për përtëritjen e patronimeve me këtë formant. Një realitet të tillë e kemi të njohur me muhaxherët në Kosovë, por edhe në Shqipëri është e njohur një traditë e tillë e trashëguar që nga epoka antike apo jo?

Së katërti, siç e pamë kjo prapashtesë shërben edhe për zëvendësimin e prapashtesave vendëse, të cilat zakonisht dalin të specifikuara për nënfusha të tjera semantike, ndërkaq për këtë destinim e kanë të humbur konkurrencën nga prapashtesa -AJ.

Së pesti, më mirë se asnjë formant tjetër shërben për zëvendësimin ose rikthimin e  së drejtës së shkelur nga administratatat e huaja, të cilat në vend të saj ose elementeve të tjera shqipe, imponuan prapashtesa me prejadhje të huaj, siç janë parashtesat identifikuese me prejardhje turke e sllave (serbe, bullgare) e të gjuhëve të tjera

Së gjashti, prapashtesa –AJ, siç e pamë ofrohet  përherë e gatshme si mjet rezervë në zgjidhje alternative krahas formimeve të patronimeve me nyjë-mbaresën përkatëse të njëjësit të shquar të emrit përkatës (-i, -u, -a dhe –ja) ose edhe të shumësit të shquar, si ademovitët (ademajt) muzakët (muzakajt), kastriotët (kastriotajt) etj.

Së shtati, ky formant shërben edhe si mjet ofrues për secilin patronim të të gjitha trajtave, siç u cek paksa më sipër, si element shtesë sforcuese, si b.f. Bajraktari Bajraktaraj, Gjinali Gjinalaj, Devolli Devollaj etj. dhe në në rast nevoje ndihmon dallimin e homonimisë përkatëse, siç janë edhe emërvendet të ngulitur me këtë formant, si Skënderaj Skënderajaj, Mirallaj Mirallajaj etj.

Së teti, çka është me shumë rëndësi të dihet specializimi i kësaj prapashtese për destinim patronimi, vërtetohet edhe nga ky aspekt, se të gjitha trajtat e tjera mund të përplotësohen, ndryshohen, zëvendësohen me këtë formant, ndërsa emërtimi me fomantin -AJ qëndron stabil, ngase asnjë formant tjetër për këtë destinim nuk mund ta ose modofikojë ose ta zëvendësojë atë me të njëtën peshë kuptimore. Së këtejmi, pra, ky emri me këtë prapashtesë, duke mos pasur kurrfarë nevoje për përplotësim të vetvetes në të vërtet e tregon veçorinë e tij të veçantë si  formant i specializuar për destinim patronimi.

Së nënti, duhet ngulmuar jo vetëm për formimet e patronimeve me këtë prapashtesë, por edhe për formëzimet me nyjëmbaresat përkatëse: -i, -u dhe –a e –ja, sepse, si formimet me nyjëmbaresat përkatëse të shquarsisë ashtu edhe formimet me –AJ, si zgjidhje alternative tregojnë forcën atavike të strukturës formëzuese e fjalëformuese të sistemit vetjak të shqipes. Kjo strukturë, sidomos ajo e shquarsisë që siç e kemi vënë re prapashtesave të huaja si sllave e turke ua ka vënë elementin e vet –I ose U, duke i hibridizuar ato, prandaj edhe në rrjedhat e tashme e të mëvonshme gramatikanët tanë normëvënës  duhet ta sforcojmë zgjidhjen alternative me elemente të shquarsisë së emrit në njëjësin e emërores që ka aq shumë nevojë jetësore gjuha jonë, për ta ruajtur individualitetin e vet, apo jo?. Së këtejmi, ne u bashkohemi atyre studiuesve, si Gjovalin Shkurtaj e të tjerë që ngulmojnë jo ta zhdukim shquarsinë e emrave për arsye të ndonjë dukurie të re globaliste e ku ta dimë, por ta ruuajmë atë si digë të fortë për mbrojtjen e sistemit eptimor të gjuhës shqipe.

Së dhjeti, këtë prapashtesë të specializuar për formimin e patronimeve duhet ruajtur nga goditja spontane që po bëhet nga formimi arbitrar i shumësit të disa emrave në kundërshtim me normën në fuqi, siç janë shumësatshpifës, si b. f. çobajt në vend çobanët, politikajt për politikanët, luajt për luanët, katallajt në vend  katallanët etj,

Fundi i fundit, po theksojmë se të gjitha rastet me formantet e tjera, që janë me dhjeta e dhjeta, siç u pa, nuk ka nevojë të jenë aktive edhe më për nënfushën semantike të patronimeve, ngase rasti i parë emri, qoftë në gjininë mashkullor në trajtën e shquar me –I, -U ose qoftë në femërore e mashkullore (!) me –A ose –JA dhe ai i dyti me –AJ po për të dyja gjinitë e emrit përkatës të shndërruar në patronim, mjaftojnë, qoftë për të zëvendësuar eventualisht ekzistueset e diskutueshme, si dhe tendencat që të përvetësohen emërtime gjoja të reja pa kriter, ku s’u dihet as shquarsia as gjinia, madje as kuptimi!

Së këtejmi, të gjitha vënerimet tona prej fillimit e deri këtu le të shërbejnë si konstatime ose sugjerime, së paku orientuese, jo vetëm për kontrollin e kaosit ekzistues terminologjik, por edhe për thjeshtëzimin dhe konsolidimin e duhur të patronimeve të shqiptarëve qoftë duke pasivizuar formimet me formantet joadekuate, qoftë në anën tjetër, duke sforcuar e mbështetur zgjidhjen alternative në dobi të formëzimeve me nyjë-mbaresat përkatëse, përkatësisht të formimit me prapashtesën e specializuar –AJ.

Kërkojmë nga studiuesit e sidomos nga standardologët që punën e thjeshtësimit dhe të konsolidimit të formëzimit dhe të fjalëformimit të patronimeve ta shpiejnë më tej, ngase kështu kanë vepruar të gjithë kuadrat e gjuhëve të zhvilluara, gjuhë këto që edhe këtë nënfushë të dijes e kanë vënë në binarët e duhur.

Krejt në fund po e theksojmë me plotgojë se trajta me –AJ pas këtij shkrimi, edhe pse duket pak si e fryrë, gjithsesi ka me pasë të ardhme edhe më të mirë se trajtat e tjera me prapashtesim për emërtimin e patronimeve, sepse do të respektohet më mirë si formant i specializuar, siç është, e  i cekur këtu, jo vetëm sa me la gojën, por me meritë. Me meritë, ngase, si e tillë, prapashtesë e formëzuar historikisht për këtë destinim, andaj duhet ta shfrytëzojmë për të njëjtin funksion si model të gatshëm. Së këtejmi presin që edhe më qartë do ta vlerë[sojnë e rekomandojnë institucionet tona kompetente, me në krye standardologët e gjuhës sonë.

Përfundim i kreut X

Në hyrje të këtij kreu sipas historikut të patronimeve u konstatua se që në Kinën e lashtë në kohën e materialkatit, kur gratë zinin pozitën drejtuese në administrimin e punëve të fiseve etj. emërtimet familjare bëheshin sipas emrave të grave, por ndërkohë pas ndryshimeve shoqërore, kur për administrimin shoqëror burrat zunë pozitat kryesore, periudhë kjo e patriarkatit, atëherë edhe emërtimet familjare bëheshin sipas burrave të familjeve, përkatësisht të klaneve të shquara, vëllazërisë, fisit, krahinës, principatës etj. Po një rrugë të tillë zhvillimi, pak a shumë, patën patronimet edhe te popujt e tjerë të botës e të Europës. Pra, kështu e patën, edhe paraardhësit e gjuhën sonë, kur kemi parasysh ndërlidhshmërinë pellazgo-iliro-arbërore të shqiptarëve, periudhë që daton që nga epoka paraantike dhe qëndroi dhe hapëroi deri në ditët e sotme. Në të vërtetë, kjo ndërlidhshmeri për një periudhë mjaft të gjatë qe mbuluar me një tis pluhuri të përmjegullt me plot errësirë subjektive, por që fatmirësisht po zbardhet dita më ditë me fakte gjithnjë e më bindse nga studiuesit tanë e të huaj. Mirëpo ne punimin tonë e kemi mbështetur në argumenta kohësisht më të përkapshëm. Ne shfrytëzuam materialin e përfshirë në dy vepra të studiuesve tanë: Jusuf Shpuza “Vëzhgim për emrat familjarë të shqiptarëve”, Shkodër (1998) dhe Çlirim Bidollari “Fjalor i patronimeve të shqiptarëve” Tiranë (2011). Natyrisht ne duke pohuar dhe falenderuar ndihmesën teorike dhe praktike të autorëve të këtyre veprave dhe të tjerëve u përpoqëm të vëmë në pah jopërplotësimin e historikut po pasqyrimin e realitetit tonë të sotëm sipas zgjidhjes alternative, që ka të bëjë me veçoritë formëzuese dhe fjalëformuese të emërtimeve të “patronimeve të shqiptarëve” aktualisht, nocion ky që e kemi shtjelluar në 6 nënkrerë.

Së pari, bëmë fjalë rreth specifikave që kanë emërtimet e patronimeve në gjuhën shqipe, mbështetur kryesisht në dy veprat  e sapocekura.

Së dyti, edhe pa vajtur larg në kohë duke u mbështetur në FP, ku është përfshirë një numër i konsiederueshëm i emërtimeve të tilla, nxorëm mbi 100 shembuj patronimesh me të cilët jo vetëm dokumentohet identiteti i gjallimit të shqiptarëve dhe të gjuhës shqipe në këto troje që para shek.XIV, por me qartësinë e tyre shembuj si të tillë janë aq aktualë sa që motivojnë  përftime të ngjashme edhe sot.

Së treti, pasi konstatuam se nga pikëpamja drejtshkrimo-fjalëformuese e formëzuese, edhe pse kemi përpjekje stabilizimi, e kemi të trashëguar një mishmash trajtatsh, andaj shtrohet detyrë e ngutshme për mbarështrimin e zgjidhjen e problemeve që dalin në këtë drejtim. Pikërisht në këtë kontekst ne u përqendruam në sqarimin e zgjidhjes alternative, veprim i parë ky më i domosdoshëm dhe më i përkapshëm për këtë qëllim, që ndërlidhet me shfrytëzimin nyjëmbaresave emërore të njëjësit të shquar, si zgjidhje e parë dhe në anën tjetër emërtimi me prapashtesën speciale –AJ, e cila imponohet si zgjidhje e dytë alternative.

Së katërti, pikërisht në këtë pjesë zgjidhja alternative del më e qartë rreth përformëzimit të patronimeve në raportin nyjë-mbaresat e emrit në njëjësin e shquar: I, -U, -A, -JA ndaj formimeve me prapashtesë –AJ, e cila del që moti e specifikuar për këtë destinim, por sipas rrethanave që përjetoi populli ynë nëpër shekuj, pa e gëzuar asnjëherë mëvetsinë  shtetërore e bashkimin kombëtar, gjuhës sonë iu imponuan mënyra e formante të tjera patronimformuese që përveç prapashtesës –AJ arrijnë në 50 e sa formante e mënyra të tjera, disa prej të cilave ende mund të quhen konkurruese e disa jo dhe aq.  Është vërtetë, sipas shembujve të regjistruar për një koncept në lemën përkatësee ofrohen 40 e sa trajta vetëm për një koncept patronimi, ndërkaq për mbulimin e atij nocioni mjafton një ose në alternativë dy trajta. Ne duke u përqëndruar vetëm në raport rreth zgjidhjes alternative vumë re se trajta e emrit të njëjësit të shquar në funksion patronimimi me nyjën përkatëse të shquarsisë në të dyja gjinitë është zgjidhje konstante e shkallës së parë, ndërkaq specifikimi dhe specializimi i formantit –AJ del si zgjidhje alternative e dytë, që padyshim paraqet model favorizues patronimformues për të gjithë tipat e emrave të të dy gjinive. Kështu ky formant mund ose siç u sprovua është i zbatueshëm, qoftë për zëvendësimin me e pa alternativë, qoftë disa fundore të imponuara., qoftë për përplotësimin ose përplotësimin e 10 e sa prapashtesave vendëse, dhe po aq e më shumë me prejardhje të gjuhëve të huaja (turke, sllave e greke etj.) .

Së pesti, pikërisht dukuria me fundore të imponuara të shkaktuara, qoftë nga zhvillimi i brendshëm i shqipes, qoftë të përftuara nga ndikimi i jashtëm, u trajtua në nënpjesë të veçantë dhe lidhur me këtë mbetën ende çështje të hapura.

Së gjashti, nga krejt punimi del se gjithsesi edhe në gjuhën tonë ka mundësi thjeshtëzimi dhe konsolidimi të trajtave të patronimeve sipas zgjidhjes alternative në përputhje me raportin: nyjëmbaresa përkatëse e njëjësit të shquar / prapashtesa e specializuar –AJ.

Si poentë më të dalluar nga trajtimi i kësaj lënde nxiret kërkesa që si me rastin e vënien ose verifikimit të emrit vetjak, ashtu edhe lidhur me përzgjedhjen e mbiemrave familjarë (patronimet) në parim duhet vënë rregull. Detyrë e standaologëve për këtë punë është që pasi paraparakisht të njihen me lëndën në përgjithësi, të pëpiqen me vu rregull, më drejt me vu në zbatim kriteret rreth zgjedhjes së trajtës përkatëse të patronimit. Ne mendojmë se tashmë nga trajtimi ynë del më qartë se kudo gjetiu fakti se thjeshtëzimi dhe konsolidimi i patronimeve të shqiptarëve duhet filluar nga zgjidhja alternative. Kjo është kërkesë logjike për të vënë në jetë kriteret në përputhje edhe me interesin kombëtar.

Pra, me respektimin zgjidhjes alternative kemi të bëjmë me dy të mira të mëdha ndaj gjuhës shqipe, së pari sforcohet shquarsia karakteristikë që e ruan veçorinë e gjuhës shqipe si mburojë nga erozioni dhe e dyta, sforcohet më tej specializimi i prapashtesës –AJ, si model shumë frytdhënës për këtë destinim. Mund të themi pa u rrudhur se me një veprim të tillë nuk bëhet kurrëfarë mëkati ndaj të drejtës universale të individit ose gjoja se kjo punë do të ngjallte reaksion nga bartësit e trajtave të gjuhëve të huaja e ku ta dimë, sepse në çdo gjuhë të zhvilluar janë konsoliduar edhe trajtat formëzuese e fjalëformuese të mbiemrave të familjeve, madje kemi bindjen se gjithkuj, çdo intelektuali, qoftë vendës qoftë i huaj, do t’i vijë mirë kur sheh rregull edhe për këtë pikë në gjuhën shqipe, kur del sheshazi një zgjidhje më e lehtë e normale e emërtimit të patronimeve, siç janë trajtat e njëjësit të emrit në funksion patronimi, duke respektuar domosdo nyjëmbaresën përkatëse: -i, -u ose –a, -ja të emrit, e cila lidhet me emrin e prindit ose të kryefamiljarit që në njëfarë mënyre tregohet si autoritet dhe së dyti, si shkallë e dytë, ofrohet zgjidhje alternative e natyrshme: trajta me prapashtesën  –AJ, që ka përhapje në të gjitha trevat shqiptare, që tregon fazë më të lartë të rritës së familjes me elemente gjegjëse, edhe pse jo aq thjesht konkretizuese, siç bëhej me nyjëmbaresa, ngase tashti kemi të bëjmë me përzgjedhje për familjen që nuk është dhe nuk do të mbetet pa histori të veten.

Sigurisht, çdo patronim që njihet nga bashkësia përkatëse shoqërore, dhe se një zgjidhje e tillë ka miratimin e shkencës, atëherë edhe duhet konsideruar se është në përputhje me të drejtën universale të njeriut, andaj një konsolidim të tillë, siç u përpoqëm ta ravijëzojmë në këtë punim, do të jetë i pranueshëm së pari për ne dhe i mirëpritur edhe për bashkësinë europiane dhe kulturën në përgjithësi