E premte, 29.03.2024, 11:15 AM (GMT)

Kulturë

Ukshin Zajmi: “Mbledhja n’Parlament”, premierë

E premte, 02.01.2015, 04:38 PM


“Mbledhja n’Parlament” premierë në fundvitin 2014

Ndonëse me probleme finansiare, Teatri Profesionist i Gjilanit në këtë sezon(28.12.2014) ngjiti në skenë premierën e komedisë “Mbledhja n’Parlament” të Ray (Raymond George Alfred) Cooney-t në regji të Ekrem Sopit me aktorët: Avni Shkodra, Alban Shahiqi, Njomëza Kalaveshi, Tringa Hasani, Artan Selimi, Naser Zymberi, Gëzim Bucolli, Egzona Salihu, Rexhep Maloku e Gyner Halili. Është kjo një komedi e dramaturgut më të madh anglez pas Shekspirit, që është cilësuar si “mjeshtër i farsës” e që ndërtohet në konfliktin e situatave.

Nga Ukshin Zajmi

Ray Cooney në lëminë e artit dramatik debutoi në moshën 14 vjeçare dhe duke ndjerë dashurinë e babait të tij për artin e Çarli Çaplinit ai vendosi, pas shumë peripetive jetësore, të punoj që “…popullit t’i  falë të qeshura”. Në këtë sferë ai shkroi një mori komedishë, e që në gjuhën shqipe deri më tash janë inskenuar: “Ah paratë, paratë…!”, “U njohëm në internet” apo “Burri me dy gra”, “Shiko kush erdhi?”, “Pse nuk rri për mëngjes?” e “Mbledhja në parlament!”, kjo e fundit u inskeua nga Teatri i Kumanovës në fillimvitin e 2014-tës. Edhe regjisori Ekrem Sopi u përcaktua për inskenimin e kësaj komedie në TPGJ-it për shkak se përkon me situaten aktuale në skenën politike të Kosovës, por, edhe për t’u dhënë aktorëve hapsirë e mundësi për kreacion dhe shpalosje të karaktereve në situata të ndërlikuara, e të cilat, përshkallëzohen nga momenti në moment.

Neglizhenca e një ministri për punën e vet më qëllim të shfryrjes së epsheve ndaj opozitës, përmes përsonifikimit të sekretarëshes së saj, anashkalon mbledhjen e parlamentit e vendoset në Hotelin “Parlament” së bashku me këtë sekretareshë, për të kaluar një natë “hamshorësh” e kështu për të injoruar punën e tij primare. Mirëpo burri i kësaj sekretareshe Roni paguan agjent privat (Fredin) për të përcjellur sekretareshën e opozitës Sofian, e, i cili alivanoset në dritaren e dhomës së tyre. Në këtë ngjarje, ministri involvon këshilltarin e vet (Benin) për të larguar agjentin. Krijimin e situatave e mundësojnë edhe drejtori i hotelit, shërbuesi i dhomës (Elvisi) pastruesi i dhomave (Mario), e më vonë involvohet edhe gruaja e ministrit (Monika) dhe infermierja e nënes së Beni-t, Liza. Në krijimin e situatave mundësojnë edhe elementet skenografike e të garderobës si: dritarja, që alivanos agjentin por edhe lëndon protagonistet, fustanet, dyert, ballkonet, telefonat, karrikët, karrocat, rrobat e vjetra, pishinat e elemente të tjera.

Koncepti regjisorial

Krijimi i lojes së aktorëve si dhe karaktereve të tyre përmes situatave dhe përshkallzimit të tyre ishte një obligim që mori mbi vete regjisori Ekrem Sopi me ndihmësin e tij Jashar Shahiqi, e që me aftësitë e tyre profesionale i ndihmuan mjaft mirë bartësit e roleve të kësaj komedie, që koincidoi edhe me situaten aktuale në vend, e besa, edhe në rajon. Duke koncipuar versionin gjilanas të komedisë “Mbledhja n’Parlament” regjisori arriti që protagonistet të mos i lejoj në karikimin e rolit, por në krijimin e karakterit të rolit, e kësisoji edhe situatat lehtë të transformuara në karikaturë t’i balansoi në rrafshin komik, por edhe t’i mbajë vertikalisht përmes vijëzimit të karakterit, veç e veç të protagonistëve, por edhe të shfaqjes në tërësi. Vlerësuar nga reagimi i publikut gjilanas e më gjërë, në premierë dhe në reprizën e parë, në këtë fundvit, regjisori e arriti qëllimin e vet. Ndonëse në shfaqjet teatrale kemi kryerole e role të kategorive të dyta e terciare, regjisori, me këtë rast, me sukses krijoj një shfaqje kolektive me një porosi se, egoizmi në jetën e përgjithshme nuk çon askund, pos në fiasko e dështim, kuptohet duke krijuar vështirësi të mëdha.

Loja e aktorëve

Barra kryesore në këtë komedi iu ofrua ministrit (Avni Shkodra), tashmë i dëshmuar në role të tilla, i cili me kreatvitetin e tij mundësoi që të krijon një lidhshmëri të plotë të te gjitha veprimeve skenike. Ai, në këtë komedi, duke kombinuar shkathtësinë e diksionit, të lëvizjes, mimikes e të menagjimit të hapsirës skenike, së bashku me objektet skenografike, arriti të mban ritmin e ngjarjes dhe të bashkëkomunikon e bashkërendit veprimet aktoreske, ndonëse, me këtë rast mjaft të komplikuara. Beni, këshilltar i ministrit (Alban Shahiqi) u dëshmua si një bashkëpuntorë i ngusht i ministrit, i cili, duke sakrifikuar u mundua të realizon aspiratat e tij në hijen e situatave, me të cilat përplasej ministri dhe ngjarja, andaj u detyrua të përjeton thyerje të ndryshme momentale emocionale, të cilave me sukses ua doli. Njomëza Kalaveshi, në rolin e Sofisë, sekretare e opozitës u mishërua mjaft mirë me rolin, për realizimin e të cilit dha kreativitet e emocione të dukshme. Gruaja e ministrit Monika (Tringa Hasani) realizoi mirë konceptin regjisorial të rolit të saj, duke krijuar situata e raste, aq sa ia mundësoi hapsira në shfaqje. Roni, burri i Sofisë (Artan Selimi) paraqiti mjaft mirë përsonalitetin e njeriut që lufton për mbrojtjen e integritetit të antarëve të familjes, duke ndërlidhur ashpërsinë ndaj atyre që provokojnë e shfrytëzojnë gruan e tij por njëherit edhe butësinë ndaj Sofisë. Drejtori i hotelit (Naser Zymberi) inkorporohej në ngjarje herë duke mbrojtur interesat e objektit, por edhe për t’u inkorporuar në tërë ngjarjen. Gëzim Bucolli, dha kreativitet duke na e paraqitur shërbëtorin tejet korrekt, jo aq për të kryer punë, por më tepër për përfitim përsonal. Infermierja Liza (Egzona Salihu) duke vepruar si një puntore e mirë për përkujdesje ndaj nënes së Benit, ajo vrapon duke dhënë kreacione sa emocionale aq edhe aktoreske për të sendertuar dashurinë që ka ndaj punëdhënësit të saj. Rexhep Maloku, në rolin e agjentit përsonal të Ronit, në skenë hyri si përson i alivanosur, por që me profesionalitetin e tij, edhe në këtë gjendje, përmes levizjeve inkoprorohej në plotësimin e mozaikut të ngjarjes. Italiani Mario, pastrues i dhomave (Gyner Halili), me paraqitjet e tij duke u shprehur me një kombinim shprehjesh shqipe e italiane, e pastaj edhe në rolin e nuses Ajla, dha më tepër kreacion vizuel.

Një gjë duhet theksuar se gjuha e përdorur në këtë komedi i përkiste asaj standarde, andaj nuk u aplikua gjuha e rrugës dhe ajo vulgare, që për habi, disa regjisor  mjaft shpesh e përdorin.

Elementet përcjellëse të shfaqjes

Skenografia e Venera Ramadanit paraqet dhomen e një hoteli me dritare, derë e interier të nevojshme për lojë. Dritarja ishte më funskionalja në këtë shfaqje nga se ajo përdorej për alivanosjen e agjentit, por edhe per kalimin e klineteve të hotelit nga dritarja në ballkon e pastaj edhe me ballkonin e dhomes tjeter. Këtë skenografi e realizuan Medi Hoti, Haki Alili e Femi Hoti, e cila, krahas funksionalitetit është mjaft e lehtë për bartje dhe vendosje. Garderoba e realizuar nga Sehadete Arifi është mjaft komode për aktorët, ndërsa muzika e Florim Gagicës, rekuizitat e Suad Berishës e dritat e Fatmir Halilit, ndihmuan mjaft në kompletimin e shfaqjes. Në realizimin e kësaj komedie ndihmuan edhe Raif Haziri si inspicient, Kenan Gurgurovci si organizator e Fazli Berisha fotograf.

Në fund

Nga e gjithë ajo që u pa në skenën e Teatrit Profesionist të Gjilanit, dhe nga reagimi i publikut, që në premierë e kishte stërmbushur sallen, komedia e Ray Cooney-t “Mbledhja n’Parlament” është një realizim i suksesshëm skenik, e, i cili shpresohet se do të mbahet gjatë në repertuarin e këtij teatri, duke u  shfaqur edhe në skenat e teatrove të Kosovës e më gjërë.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora