E shtune, 20.04.2024, 05:08 AM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Maqedonia, me emër të pa ndarë

E merkure, 31.12.2014, 05:30 PM


Maqedonia,  me  emër të pa ndarë,  nga ''mëna'' e saj  e dashur, Jugosllavi

,,Kërthiza e fëmijës, me emër Maqedoni, edhe pas 23 vjet nga lindja,

ka mbetur e pa prerë nga barku i s ëmës, e quajtur Jugosllavi,,

-ka shkruar në internet  një shakaxhi

Nga Reshat Nexhipi

Fjalët e këti  nënteksti janë të  një humoristi  i cili ka vendosur vetëm inicialet B.S. dhe  ka shtuar që elaborimin e kësaj thënie, po ua lë ta bëjnë historianët. Dhe, meqenëse edhe  unë jam një nga ata, vendosa t ia plotësoj dëshirën, përmes tekstit në vijim. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, asnjë nga republikat e saj, nuk ndryshoi emrin, përveç Maqedonisë, kryetar i së cilës, i mbeti ,,besnik,, Beogradit, duke caktuar emër edhe me  element  të bashkangjitur Jugosllave, gjë që inkurajoi fqiun e veriut, për të  mos  hequr dorë nga ish ,,Serbia e Jugut,, veç tjerash, edhe duke  mos e  njohur pavarësinë e kishës Maqedonase, që nënkupton edhe  mohimin  e kombit të këti vendi. Ka zëra që thonë, se, për shkaqe të cilat  lehtë kuptohen, pushtetit maqedonas, ose,të paktën, pjesës më    madhe të tij, i konvenon miqësia  me armikun më të madh shqiptar, prandaj dhe  çështja e ndryshimit të emrit, me element pra  jugosllav, po zgjat aqë tepër, sa që, meriton të hyjë në librin e Ginisit, kuptohet: në kuptim negativ të fjalës.

Pas vdekjes së ish vasalit të Beogradit, forcat probullgare dhe anti serbe, aktualizuan ndryshimin e emrit  të trashëguar prej tij, gjë që futi në lojë Greqinë, e cila, në fillim,  pretendonte dhe insistonte që në emrin e këti shteti, mos qendrojë fare termi Maqedonë, por më vonë zbuti qendrimin, me kusht që termi në fjalë mos ketë karakter etnik, por vetëm gjeografik, propozim të cilin, me të drejtë, e refu zon pala maqedonase. Dhe, me qenëse fajtori  i kësaj situate dihet, humoristi i lartpërmendur, këtë rahmetli e krahason me ,,Tersin e   Pojanit,, të Shqipërisë, i cili, bashkëfshatarët e tij, i mundoi edhe pas vdekjes, përmes  litarit që, sipas amanetit të tij, i kishin vënë në varr dhe, policia, kur e pa, i shtroi në dru tërë banorët e fshatit, duke menduar se e kanë varrur.

Por, t i kthehemi edhe njëherë  kontestit  të emrit të Maqedonisë. Rasti e kërkon, të dal nga modestia dhe të tregoj se, kësaj  çështje, i kam kushtuar disa shkrime në shtypin shqiptar dhe në atë maqedo nas, duke i fajësuar, pothuajse në mënyrë të barabartë të dy palët e konfrotuara. Greqisë ,,i kam thënë,, në se mund të shprehem në këtë mënyrë, se, këtë çështje, duhej ta aktualizonte  pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore, kur vendosej   emri i shtetit në fjalë, e jo tani pas 70 e ca vjet, kur tërë bota Maqedoninë e nje me këtë emër, pa marë parasysh, që  ka të bëjë me stërgjyshët tanë dhe ka rrënjë të  gjuhës tonë.

Palën maqedonase e kam ,,qortuar,, që ra dakord    negociojë-bisedojë me Greqinë për emrin e   shtetit të vet, me çka, pa dashur, ka arësyetuar   kërkesën e palës greke. Dhe, për ta ilustruar këtë, të dy palëve ,,u  kam thënë,, që, mua si shqiptar,  nuk më pëlqen emri tim, se është  turko-arab, ose otoman, por,  nëse fqiu kërkonte që ta ndroj, do ta pështynja në fëtyrë, do ta largonja përgjithmonë  nga oborri,  ose, për ta bindur që nuk është tamam,  do t i thosha të shkojë të merret vesh me prindët e mij në varr. Përveç kësaj, për ta bërë shkrimin edhe më të qartë dhe interesant, pajtimin  e palës maqedonase, e  krahasonja me   vajzën,  e cila, pranon ofertën e djalit për t u takuar me të,  bredhin  bashkërisht 23 vjet me rradhë dhe, kur ai kërkon të vendosë kurorë me të, ajo  refuzon dhe, bëhet gazi i botës.

Ps.Kërkoj falje nga autori me inicialet  B.S. nëse nuk e kam elaboruar si duhet thënien e tij.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora