Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Dorë për dorë

| E marte, 30.12.2014, 03:04 PM |


DORË PER DORË

-Shkrimtari e poeti Gjon Markokaj ne javet e para te Janarit 2015 do na dhuroje edhe tre libra te rinj. Në njerin prej tyre ne gjetem kete foto-ballinë dhe kete poezi shoqruese.

-Bashkshortes time të jetës, Zojës-

Nga Gjon Markokaj

 

Shkrimtari Gjon Markokaj me bashkshorten  e tij Zojën

Në ballinen e këtij libri

Po dal me Zojen

Me Atë që ndertova jeten

Mbi gjysem shekulli

Mike e bashkshorte

Ka hise në çdo varg

Po ju them të verteten.

 

Në punen time shumëvjeçare

E ndjej edhe gruan bashkautore

Le të jemi (edhe) në këtë kopertinë

Si shtigjeve të jetës

...Dorë per dore.

-------------------

-Per botim në ZSh, nga Z. Lushaj-