E enjte, 28.03.2024, 12:42 PM (GMT)

Mendime

Zejdush Kastrati: Mediokriteti si inferioritet!

E marte, 30.12.2014, 03:01 PM


Mediokriteti si inferioritet !

Ata që kanë zënë oazën, na hedhin  rërë syve. (Gribojodev)

Nga Zejdush Kastrati

Fatkeqësisht, para shumë fëtyrave mediokre,  të cilët kishin zënë vend dhe ishin akomoduar,   që nga orët e hershme të mengjesit,  të ditës së premte ,  të 26 dhjetorit, në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë,  Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama, jo vetëm kësaj radhe dhe fatlumësisht, jo vetëm në Kosovë, me diskutimin,  qëndrimin dhe mesazhin e një burrështetasi dhe lideri shumë të moderuar,  që përqoi,  jo vetëm tek audienca brenda sallës ku referonte, por edhe jashtë,  e  që transmetohej nga shumë media elektronike, si

televizione dhe radio,  reflektoi,  si përfaqësues dinjitoz i gjithë shqiptarëve, kudo që janë ata,  e që,  jo vetëm kurajoi dhe premtoi, por foli  shumë qart e gjithnjë shqip,  gjatë gjithë prezantimit,  të fjalës,  së tij hyrëse.

Por,   pas hapjes së debatit,  kryministër-audiencë, niveli profesional i komunikimit, përkatësisht parashtrimit të pytjeve,  shqetësimeve dhe kërkesave nga shumica e parshtruesve nga të pranishmit,  fatëkeqësisht,   ishin nën nivel të profilit profesional dhe  të natyrës së këtij  debati,  dhe në  diskrepancë  shumë të madhe, edhe në raport,  me  përgjegjiet,  përkatësisht,  ”thumbimet” shumë “profi” që kryministri Rama, me shumë gjentilencë,  e herë- here,  edhe me shumë mjeshtri,   i  adresonte,  tek kjo  audiencë, pjesa më e madhe e të cilëve, me siguri,  kishte mbetur edhe pa gjumë,  me të vetmin qëllim, vetëm e vetëm,   për të qenë”live” në televizionet nacionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë,  të cilët edhe bënin transmetim të drejtpërdrejt të kësaj ngjarjeje.

Edhe pse   i ri në Qeverinë,  Isa Mustafa, ministri i disaporës, Valon Murati,  i cili nuk është i papërvojë në politikë, e që ishte edhe parashtruesi i parë,  në këtë bashkëbisedim,  në afër pesë minutshin e tij,  më shumë elaboroi me tema  dhe shqetësime,  të cilat , mund të korespondojnë me raportimet para eprorit të tij të qeverisë, kryministrit Mustafa,  kësaj radhe ia huqi,  dhe   nuk ishte  një intrigues  i fuqishëm, me pytje  e shqetësime konkrete,  nga sfera e diasporës shqiptare,  kudo në rruzullin tokësor ku jetojnë shqiptarët,  e që dihet,  se  janë,  kategoria më e dhimbëshme dhe më e diskriminuar , edhe nga vet  institucionet tona ,  me rastin e kthimit në atdhe,   e të mos flasim, për diskriminimet dhe padrejtësitë që përjetojnë,  atje,  ku edhe jetojnë,  veprojnë e punojnë,  përkohësisht.

Halil Matoshi, kësaj radhe e pati më lehtë ,  në krahasim me një debat të fundit në Top Chanel në Shqipëri,  ku injorohej e kërcënohej edhe nga pothuaj gjithë panelistët tjerë,  por kësaj radhe,   kryeministri,  Rama  e “palosi” që në start me përgjegjien që ia dha,  por “fitorja” më e madhe  tij,  ishte,  se pas prezantimit,  që i bëri,  moderatori,  Zogaj,   atij, duke e prezantu gazetar,    në fillim të diskutimit, kosovari Matoshi,  bëri edhe një riprezantim , duke  prezantuar vehten,    edhe si shkrimtar,  gjë që e pat përsëritur,  edhe në debatin e  Tiranës,  kur u pat injoruar,  skajshmërisht.

“Patriotëve”  dhe”moralistëve” të Lëvizjes Vetëvendosje,  për herë të dytë,  Kryeministri,  Edi Rama , po gjatë vizitave  në Kosovë, po u qon selame dhe po ua shpalos fëtyrën e tyre të vertet.Pas deklaratës,   kur  pat thenë ,  me një ironizim të skajshëm,  se ai nuk mund të takohet me liderin  Kurti,  pasi që ai është “njeri i madhë”, kësaj radhe Visarin, që gjestikulonte si para foltores së Kuvendit të Kosovës,   dhe Vetëvendosjen e “komplimentoi” për kompromiset dhe proceset reformiste  pozitive (sipas tij) nëpër të cilat,  po kalon,  ky subjekt politik,  për cka,  edhe  reagimi i audiences,  dëshmoi,   se goditja,  ishte e qëlluar.

Pati pytje edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, disa prej të cilëve , njihen edhe nga debatet e fundit kur ishin “argat” të “mish -mashit” kushtetetues,  që për cdo natë,  e në shumë studio televizive, flisnin si ekspert të kushtetuses, e që në fund u pa  se  sa ishin profesionistë,  dhe që edhe para Edit, u munduan të shpalosin më shumë ”profesionalizmin” e tyre institucional, por pa ndonjë efekt, pastaj pati edhe nga bota e analistëve, por që morën kundërpërgjegjie , se e kanë gabuar qasjen dhe  adresën, si dhe  disa pytje , nga prezantues tjerë,   të cilët, më shumë tentonin të paraqiteshin  mediatikisht bukur,  se sa të parashtronin pytje,  për të kënaq,  jo vetëm shikuesit, por edhe për të treguar,  se prezenca e tyre,  nuk është e  rastësisishme  aty ?

Nga regjia  televizive, patëm rastin,  disa here,  ta shofim në ekran,  edhe kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërgjaliun,  të cilim,  e mbajmë mend,  me deklarata  nëpër studio televizive kosovare,  si reaguesi dhe kritikuesi më  madhë,  për bojkot të produkteve kosovare drejt Shqipërisë, andaj mosëparaqitja e tij dhe mosëparashtrimi  i pytjeve  përsonit ë kompetent  nga Shqipëria , flet për  joseriozitetin dhe(jo)  profesionalitetin e bartësve të institucioneve tona!

Kur jemi te debati, organizatori, përkatësisht moderatori Zogaj, ndoshta nga mosëpërvoja apo trema , shumë herë gjatë këtij debati,  nuk arriti ta vendos situatën nën kontroll, dhe ndërhyrja e kryeministrit Rama,  në disa raste ,  e  margjinalizonte skajshmërisht prezencen e tij, edhe si nikoqir, por mosegjeturia apo mosënjohja e natyrës së debatit,  në këso përmasa dhe me nje kaliber të till të musafirit, ndoshta ndikoi që edhe (mos)menagjimi  sa i përket përcaktimit të terminit kohor dhe parashtrimit të pytjeve,   sa më të shkurtëra e sa më koncize,  drejt kryeministrit, të shumtën e rastve ,  të jenë të pakuptimta e pa sens !

Megjithate, është për tu lavdëraur dhe meriton respekt  Ojq”FOL” që ka aranzhu dhe ka arrit  me organizu edhe disa debate tjera,   me musafirë tjerë, e në veqanti ,  debati me ambasadoren e SHBA-ve , zon.Jacobson,  e cila siq dihet,  foli me gjuhën që kuptojnë liderët kosovar , dhe u bindëm se  shumë shpejt mori fund edhe  ngërqi institucional politik pesëmujorë.

Por,  gjitha debatet tjera,  u mbajtën në një ambient shumë më komod dhe me një skenografi e ambient  më joshes, në krahasim me ambientin dhe skenografinë,  ku u organize debati me Kryeministrin Rama, ku pos dy- tri karrigave të nivelit të restoraneve të dasmave,  diku në provincë,  dhe një tavoline që i gjasonte një sandëku të aleteve të mjeshtrit Mujë, cdo gjë  tjetër , ishte nën cdo nivel,  edhe skena e cila ishte e zbrazët,  edhe vijëzimet rrethore,   që shiheshin  non stop,  në ekran,  ishin të leckosura e të zbuluara,  sikur këpucët e “Lulit të vocërr”.

Pra edhe në aspektin teknik, organizatorit, i është dashur,  një organizim dhe ambient më atraktiv dhe më dekoreativ,  pasi që mysafiri Edi,  kët e meritonte,  i cili edhe kesaj radhe,  na mbajti,  nje leksion,  që do të mbahet mend gjatë.

Edi Rama , pas përfundimit të debatit,  na adresoi edhe një mesazh, me të cilin “lavdëroi” Batonin,  i cili sipas tij, është shumë i pranueshëm në Shqipëri,  e hiq në Kosovë, por ne do sakrifikonim, dhe  nuk do të behej kijameti edhe sikur   Batoni të transferohej  bile për një sezon në Tiranë,  por me  një kusht që domosdo,  të kthehej përsëri në Prishtinë, pasi që është shumë i nevojshem,   edhe për Thacin,  Isen,  Veselin, Haradinaj, Pacollin…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora