E enjte, 25.04.2024, 06:53 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Jakup Krasniqi mashtron

E marte, 30.12.2014, 08:42 PM


JAKUP KRASNIQI MASHTRON?

Shkruan: Xhevat Rexhaj

Mos e njollos Heroin Adem Jashari, ngase ai nuk ishte gjallë kur ti me kompanin tande i zgjodhët bajrakatarët të cilët ti sot po i quan kriminela e bandita!

Jakup Krasniqi i kish " shkrue" disa fjalë-letër të ndjerit Heroit të Kosovës, Adem Jasharit , ndër të tjera:" Komandanti ynë legjendar kishim pas gabue me zgjedhjen e disa  bajraktarëve gjatë luftës..."

Që në fillim më duhet të them se jam më se i sigurt që lexuesit e kanë të kjartë se për këndë bëhet fjalë. Po une , megjithatë do filloi këtë shkrim të shkurtër me "deshifrimin" e kësaj që ka shkrue Kupa i joni,apo mu shoku më i ngushtë i këtyre bajraktarëve që tash Jakupi i kritikon edhe duke ia lëkundur eshtrat Heroit A. Jashari, i cili vërtet se asgjë nuk kishte me këta hajna shokë të Kupës, se kinse Jakupi e Ademi i paskan pas zgjedhur Hashimin, A. Sylen, K. Veselin, A. Grabovcin, Xh. Halitin, F. Limajn, S. Lushtakun, S. Selimin, Kamishin,  N. Bllacen, e plotë " komandanta" që pas çlirimit e shkokordhuen Kosovën me hajni e uzurpime e gjëra të tjera mozomakeqse...Jakupi në njëfar mënyre, po e fajëson edhe në varr  Heroin e Kosovës, ngase Jakupi po e ndan përgjegjësin edhe me Adem Jasharin se kinse i paskan  pas zgjedhur për shefa e komandanta    Hashimat dhe kotillën e hashimave, gabove o Jakup, se nuk ka asnjë të vërtet këtu , dhe në këto që ti thua. Të gjitha zgjedhjet dhe emërimet ; ti me Hashimin , Lushtaket, Sulltanat , Haradinajt, Xhavitat e të tjerët i keni bërë me interesa, ngase krejtë ju  ishin me interesa, dhe sot ti vet po flet kundër bashibuzukëve tuaj, pra shokëve tuaj, por mos e njollos Adem Jasharin se ai kishte ra Hero me Familje, para se ju të luajshit me poste e komanda e që pastaj të bëheshit " Bosat" e Prishtinës ....

E mozomakeq pra , shkuan qe 16 vite që nga vrasja mizore e Familjës heroike Jashari, dhe ende turli tupanxhije thirret në emër të tij,  e që realisht nuk kishin lidhje me Z. Adem e Hamëz Jashari, po ende i lëndojnë në amshim. Derisa qe 16 vite përseriten fjalët, rrenat, pallavrat, dhe shtrembërimet e disa të vetëquajtur komandanta që flasin blla blla, për ato  momentet derisa mjerisht bombardohej, dhe vritej Familja Jashari , pa patur as nji krismë pushke ndihmë nga këta " komandanta" të rremë, derisa ende Tv dhe kinse dokumentarët kushtuar përvjetorit të atyne ngjarjeve, na i sjellin mashtruesit e tillë  kinse si bashkëpunëtor të A. Jasharit , do të vazhdoi kapja e historisaë nga rrencat, dhe demagogët, banditët e pas luftës, dhe hajnat e pasurive të Kosovës. Në të gjitha ato Dokumentare e emisione të realizuara deri me sot për ngjarjet rreth asaj dite, që vërtet na sjell dhimbje në zemrat tona, por edhe krenari heroike nga  dhe për Familjen Jashari , ne kemi të njejtit përsonazhe, të njejtat fytyra që thirren në Komandantin Legjendar, por që në realitet ata e rrejnë edhe vehten e tyne, po edhe vet të ndjerin Komandant. PO pse e rrejnë dhe si rrejn`? E thjeshtë përgjigjja, ata që flasin se kinse ishin nën komandat e Ademit, ata na rrëfejnë qe 15 vite të njejtat rrena se kinse ishin luftëtar të forte, e sot janë hajna, disa edhe kriminela që janë denue me burgje, apo do të denohen për hajni e uzurpime, për korrupcion e krim, e deri te ato që kishin bërë kundër rivalëve politike shqiptarë deri në eliminime...,andaj rrejnë,  dhe mjerisht edhe e njollosin për së vdekuri emrin e Ademit kur thirren në bashkëluftëtar me te. Thjeshtë se nga keto emisione dhe Dokumentare,  kinse Dokumentare !, kuptohet kush dhe ku ishin gjithë këta të afërm komandanta të Adem Jasharit,  kur Familja luftonte kundër çetnikëve, ata vet shprehën se ishin " duke e përcjell situatën nga kodrat, nga lendinat, APO nga mbas çubave të fshehur...." e përralla të tjera komlet të pa kripa...Me këtë që shrova desha të kthehem ke emri i Jakup Kupës, i cili sot Jeton qe sa vite si milioner në Vilen e tij në Prishtinë, ka pastruese ka lluks dhe pse jo ka materialisht tana të mirat që dikur as andërr si ka pa, pra ky Jakupi do duhej të i thoshte në shkrimin e tij Ademit të vërtetn, duke i tregue se une Jakupi e kam ba mut gjithashtu sikur shumica e atyne që thirren në emrin tuaj. Boll ma me pisllëqe duke u thirr në emna Heronjësh, ashtu siç ndodh edhe me disa rrenca, mashtrues, hajna, korruptues nga LDK ja të cilët aty këtu duke na postuar Foto me Presidentin Rugova, vetëm sa e dëmtojnë emrin e Presidentit, shkurt me matrapaza si Jakupi  i "luftës" e Jakupat në LDK jemi rrasë ma, na duhet të shikojmë peërpara, e mos të bie pre e Jakupava gjenerata e re, gjenerata e re nuk ka ma nevoi për Baca por për shkollim e ardhmëri ekonomike. Jakupat e UçK së,  dhe Jakupanat e LDK së, që megjithatë  e them sinqerisht se janë më të pakët si berlloga , janë e kaluara që ende me rrena e mashtrime e mbajnë peng të ardhmën, andaj o Jakup edhe ti edhe ata si ti e keni DHIER Kosovën,  dhe të ardhmën e saj, dhe këtë gjithnji duke përlyer emnat dhe Heronjët e vërtet të shqiptarëve se po thirreni në ta, turp ma !!! Më në fund shoqëria e Kosovës duhet të dhiej sa më shpejt mbi rrencat, hajnat, korruptuesit, kriminelët dhe mashtruesit e devijuesit e historisë së dekadave të kaluara.....



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora