E enjte, 18.04.2024, 06:22 PM (GMT+1)

Mendime

Mesila Doda: Protektorët e krimit godasin përsëri

E hene, 29.12.2014, 06:19 PM


Protektorët e krimit politik godasin edhe njëherë procesin e pastrimit të shtetit nga kriminelët.

Nga Mesila Doda*

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, u miratua dhe ligji i dosjeve i përgatitur me qëllimin e pastër për të mbrojtur krimin politik të djeshëm dhe për të hapur e rënduar vetëm ata që dikur u shtrënguan nga sistemi.

Ligji që u miratua sot dhe theksimi i kryeministrit për të mos trajtuar lustracionin, pasi ky nuk ishte këndvështrimi i tij, nxjerr qartazi qëllimin e futjes së një ligji paralel për dosjet.

Ligji për hapjen e dosjeve dhe lustracionin, i sjelle nga shoqeria civile dhe mbeshtetur nga studentet e dhjetorit dhe te persekutuarit politike, ka më se një muaj që është i depozituar në parlament dhe ende nuk merret në konsiderate. Sot ndeshemi edhe me deklaratën e ministrit që në orvajtjen për të amnistuar krimin politik, pjesë drejtuese e shtetit dhe Partisë në pushtet, tashmë është bërë edhe Kryetar Parlamenti edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese, duke treguar edhe njëherë atë tendencë diktatoriale të kësaj qeverie për të uzurpuar cdo pushtet tjetër, atë të legjislativit dhe të drejtësisë. Ligji që flen në protokollin e Parlamentit prej një muaji nuk ka asnjë element antikushtetues dhe ministri vetë është në dijeni dhe i ndërgjegjshëm se thelbi i shqyrtimit të lustracionit në këtë ligj është trajtimi, një për një i veprimtarisë se spiunëve, drejtuesve të sigurimit të shtetit dhe organeve të tjera të dhunës dhe të politikbërjes diktatoriale dhe jo dënim kolektiv sic po përpiqet të hedhë shashka, kryetari i ri i gjykatës kushtetuese Veliaj.

Në këto kushte, Grupi i shoqërisë civile që e solli këtë ligj dhe mbështetësit politik të këtij ligji, Studentët e dhjetorit dhe deputetët mbështetës do duhet që t’ia dërgojnë Parlamentit Europian dhe Këshillit të Europës të dhënat mbi mënyrën se si qeveritarët e sotëm i shmangen lustracionit dhe se si vazhdojnë të qeverisin me punonjësit e sigurimit që dikur rekrutonin e drejtonin spiunët. Të dhënat do ja dërgojmë NATO-s, që ta dijë se si ju punoni dhe drejtoni me sigurimsa e spiunë.

Do i drejtohem me një apel gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë, personalisht dhe një për një, veçanërisht atyre që janë pjesë e një sistemi që shembi komunizmin dhe që kanë të persektutar e të vrarë në familjet e tyre dhe rrethin e tyre. I kërkoj ti bashkohen një vetdije të re politike për të mos mbrojtur kriminelët e djeshëm që sot vazhdojnë të jenë në majën e politikës qeveritare. Ligji që kërkon të shitët si risi, është vetëm një mënyrë për të shantazhuar spiunët e nivelit të ulët por njëherazi të mbrojnë xhelatët dhe shefat e qeverisë dhe partisë.

I drejtohem shoqërisë civile, studentëve dhe vecanërisht të persektuarve të mos lejojnë që xhelatët ti trajtojnë si numra në dëmshpërblime dhe të tallen duke vazhduar të nderojnë e dekorojnë xhelatët e komunistët.

Më së fundi ju kujtoj se nuk mund të ketë spastrim të politikës nga krimi ordiner pa u spastruar njëherë e mirë nga krimi politik, i cili është rrënja e monstruoziteteve të djeshme e të sotme.

*Deputete, Kryetare e Aleancës së Grave Deputete në Parlamentin e Shqipërisë



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora