E enjte, 25.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Themelohet "Albanian Youth Steps in Europe"

E marte, 30.12.2014, 04:13 PM


Në datën 10 Dhjetor në një ceremoni të organizuar në sallën e konferencave të Hotel Livia në Tiranë, u bë prezantimi i organizawts “Albanian Youth Steps in Europe” (AYSE).

Qëllimi i organizatës “AYSE” është edukimi dhe përfshirja e të rinjve në cështjet europiane. Ajo cfarë synohet mes krijimit të organizatës janë aktivitete dhe projektet të cilat nxisin pjesëmarrjen dhe përfshirjen e të rinjve në implementimin e tyre,planifikimi pjesëmarrjes në takime, konferenca,kongrese,forume,tryeza të rrumbullakëta,ekspozita,seanca komunikimi të specializuara me pjesëmarrje të një publiku vendas dhe të huaj,bashkëpunim aktiv me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në bazë të bordit drejtues, i cili përbëhet nga :

President -Albana Hasmeta

Zv. President -Laura Bixhi

Zyra e Thesarit -Mejsi Sulaj

Zyra e Mardhënieve Ndërkombëtare -Viktor Mërkuri

Sekretar I Përgjithshëm- Edison Allmuca

Objektivat kryesore të AYSE-së janë:

?  Nxitjen e aktivizmit të të rinjve;

?  Rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar;

?  Informimin e të rinjve rreth Bashkimit Europian dhe strukturave të saj, mundësimi i të rinjve dhe studentëve të fakulteteve të ndryshme

?  Mundësi për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare që do të zhvillohen nga AYSE dhe partnerët e saj

?  Mundësi për të punuar si pjesë e një grupi rinor energjik dhe kreativ;

?  Mundësi për të testuar veten dhe për të provuar aftësitë tuaja në punë.

?  Edukimin e të rinjve me vlerat Europiane dhe integrimin e këtyre vlerave në frymën e të rinjve;

?  Krijimin e urave të bashkëpunimit midis të rinjve që vijnë nga vende të ndryshme;

?  Bashkëpunimin me OJF – të në rajon dhe më gjerë;

Qëllimi themelor i AYSE është edukimi dhe përfshirja e të rinjve në cështjet europiane, qëllim i cili synohet të arrihet përmes organizimit të aktiviteteve apo projekteve që nxisin pjesemarrjen dhe perfshirjen e të rinjve në implementimin e tyre, me anë të bashkpunimeve me aktore të tjerë të cilët do të japin kontributin e tyre, si dhe organizmin ose pjesemarrjen ne takime, kongrese, forume dhe konferenca të ndryshme.

 

 

AYSE në vetvete është një organizatë në mbështetje të ides së Europës Federaliste.

Por c’eshte Europa Federaliste?

Sigurisht Federalizem Europian do të thotë bashkimi i shteteve europiane në një federatë të vetme,të ngjashme me SHBA-në,vetëm në këtë rast do të kishim Shtetet e Bashkuara të Europes. A është e vështire kjo?

Sigurisht që është,pasi në tërësi të Europës është një numër i madh shtetesh me kultura shumë të ndryshme, duke filluar që nga gjuhët e ndryshme.

Megjithatë të qënurit federalistë për anëtarët  e AYSE-s, s’do të thotë thjesht të lobuarit për një shtet federativ Europian,por në vetvete do të thotë të lobosh për paqe e demokraci të konsoliduar e të pranosh federalizmin do të thotë të jesh altruist,sepse sipas ides federaliste ligji i xhunglës ku i forti sundon mbi të dobetin merr fund, sepse për hir të federatës që i përket dhe kërkesa e të dobetit duhet të merret parasysh.

Duket paksa utopike,por Levizja Federaliste Europiane ka marrë jetë pas luftës së dytë botërore, për t’i dhënë fund nacionalizmit e për t’i hapur rrugë paqes.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora