E premte, 19.04.2024, 01:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Tefik Selimi: Bahtijar Kryeziu dhe vepra e tij

E hene, 29.12.2014, 03:11 PM


Botime të reja

Bahtijar Kryeziu dhe vepra e katërmbëdhjetë e tij shkencore publicistike…

Nga Tefik Selimi

Për njeriun, jeta është studim. Pra, puna (vepra) e hijeshon njeriun. Ia “dizajnon” formën dhe përmbajtjen e tij. Pa punë, s’ka të mira jete. Vetëm veprat e mira kurorëzohen me punë të pa lodhur. Puna e lartëson njeriun. E bën madhor. Ia ngrit emrin gjer në pavdekësi. Edhe poeti ynë i madh i Rilindas, Naim Frashëri, e ka çmuar shumë punën. Ai ka shtuar: “Punë, punë natë e ditë, që të shohim pagëz dritë!” Kjo është motoja kryesore për njeriun punëtor. Duke punuar (studjuar), njeriu mund të “krijohet” dijetar, piktor, studijues, shkrimtar, poet, dramaturg, arkitekt, gjuhëtar, gazetar, romansier, këngëtar etj. Pra, krejt jeta e është studim. Andaj, për studjuesit, jeta është një fushë e papërfunduar e dijes. Andaj, kaherë në këtë rrugë të dijes e diturisë është nisur edhe Bahtijar Kryeziu, profesor në Fakultetin e Edukimit në Gjilan. Pse jo? Veprat e tij studimore dalin në dritë njëra pas tjetrës. Kjo vlen. Vlen se, studjuesi gjithnjë është në kërkim të dijeve të reja e të gjera  Ai, ditë më parë botoi veprën e  katërmbëdhjetë me opinione, përurime dhe intervista, të cilat pjesë studimi e rrumbullakësojnë këtë “projekt” të rëndësishme për lexuesit tanë, në përgjithësi. Bahtijar Kryziu është njëri nga studjuesit e zellshëm të fushës së albanologjisë. Ai është profesorët i merituar i ditëve tona. Është shembull i studjuesit të palodhur. Është njeri i urtë, fjalë pak e punë shumë. Ai punon dhe punën e ka hobi jete. E, jeta e tij studjueses e shkencore është rezultat i punës dhe i përkushtimit të palodhur. Siç dihet, ky studjues i shquar i Albanologjisë, gjer më tani ka botuar katërmbëdhjetë vepra të ndryshme: shkencore, publicistike etj. Andaj, veprat e tij janë: “Onomastika e  Hashanisë” (2000);  ”Shkolla fillore “Metush Krasniqi e Roganës” 1945-2000 (monografi), Gjilan, 2001; “Bibliografi e magjistrave dhe doktorëve të shkencave dhe arteve të Anamoravës I, Prishtinë, 2003; “Shkolla fillore “Metush Krasniqi’ e Roganës 2000-2005 II,Gjilan, 2006; “Fjalori anomasktik i Malësisë së Bujanocit”, Prishtinë, 2006;  “Si të flasim dhe si të shkruajmë drejt”, Prishtinë, 2006; “Kulturë gjuhe” (dispensë, Fakulteti i Edukimit, Prishtinë, 2006; “Fjalor i homonimeve të gjuhës shqipe”, Prishtinë, 2008; “Gjuhë amtare” (tekst universitar), Prishtinë, 2010; “Trajtesa onomastike”, Prishtinë 2010; “Gjuhë amtare” (tekst i plotësuar) Prishtinë, 2010; “Për fjalën shqipe”, Prishtinë, 2013; “Recensa filologjike”, Prishtinë, 2014 dhe vepra e fundit e tij është: “Opinione, përurime, intervista”, vepër kjo e katërmbëdhjeta me radhë e tij. Jo vetëm kaq. Dr. Bahtijar Kryeziu, gjer më sot ka botuar me qindra shkrime më të ndryshme nga fusha e gjuhësisë dhe artikuj të tjerë publicistikë e shkencorë. Ka botuar 150 artikuj dhe studime, pesë dispensa për studentë të FE. Ky profesor nuk ka lënë tubime me karakter shkencor duke marrë pjesë. Pra, ka marrë pjesë në mbi 53 tryeza shkencore, konferenca, simpoziume, kongrese në vend dhe jashtë vendit. Mbi 15 herë ka pasur qëndrime studimore në universitete të shteteve të jashtme. Edhe pas kësa pune me rëndësi jetike, profesor Bahtijar Kryeziu gjen kohë dhe shkruan e boton vepra shkencore e publicistike. Ai, ditë më parë botoi veprën “Opinione, përurime, intervista”, një vepër me vlera të shumfishta për shkencën tonë. Në këtë vepër janë përfshirë disa shkrime, të cilat janë shkruara pas botimit të veprës së fundit “Recensa filologjike”, por që dallojnë nga shkrimet të botuara më parë. Pra, vepra “Opinione, përurime, intevista” është e përmbledhur me shkrime nga tri fusha, të  cilat ngërthejnë në vete tema më të ndryshme, por në brendësinë e tyre kanë lidhje të ngushtë dhe portretizojnë një vepër të plotë të kësaj natyre. Kjo vepër, si shton autori, - është një përpjekje e një studimi modest, por me të vetmin qëllim për ta ndriçuar fushën e onomastikës, disiplinë kjo paksa e re dhe shumë problemore për të rinj. Sidoqoftë, autori, Dr. Bahtijar Kryeziu, ia ka dalë në krye punës që ta formësojë këtë tekst jo vetëm të plotë, por edhe të rëndësishëm për kohën, sot. Ajo që e dallon këtë vepër shkencore, është fakti se, një vend të mirë e  qëndrueshëm zë punimi që ka të  bëjë me shpërnguljen e shqiptarëve të Malësisë së Bujanocit nëpër shekuj, shpërngulje kjo e dhunshme nga të tjerët, për faktin se, në këtë pjesë të Bujanocit janë bërë padrejtësi të shumta gjatë kohës së sundimit turko-serbo-sllav. Por, sidomos autori, në opinionet e tij ka shkruar për shpërnguljen e banorëve gjatë viteve 1998-1999, gjatë luftës së fundit në Kosovë, e cila shpërngulje, ka përputhshmëri me dëbimin e popullatës së 650 fshatrave shqiptare para një shekulli të viteve 1877-1878. Ky është një fenomen që ka ngjarë tek populli shqiptar, i cili kurrë nuk ka qenë i qetë në trojet e veta stërgjyshore, por përherë i përndjekur dhe i dëbuar me dhunë nga okupatorët e huaj. Autori, B. Kryeziu në veprën e tij ka bërë fjalë edhe për e mr. Xhavit Kryeziun dhe veprën e tij “Pishtarët e  shkollave shqipe në Dardanë”. Mandej në vepër shkruhet për një shkrim tjetër, ku autori flet për literaturën që e plotëson një vokuam teoriko-letrar. Po ashtu, në vepër të autorit bëhet fjalë për “Fjalorin katërshkronjësh i enigmatikës” të autorit Zijadin Hasanit, mjek në Spitalin e Gjilanit. Si opinionist, autori shkruan për veprat e Ismajl Zylfiut, i cili, ndonëse me profesion inxhinier, ai ka botuar disa libra monografi për  fshatin Kopra (Kopernica), me titull: “Kopra, dje, sot e nesër III”. Si gjuhëtar i zellshëm e punëtor, dr. Bahtijar Kryeziu bën fjalë për mikrotezën: “Shqipja dhe përdorimi i standardit të saj në tekstet shkollore të gjuhës shqipe” (klasa I-V). Në këtë vepër mjaft interesante ndeshemi me  temat paksa të kuptueshme, si janë: “Transformimi i shkollave të larta në fakultete – imperativ kohe”, Fakulteti i Edukimit në Gjilan – jo filial i Prishtinës”, “Edhe një universitet publik në  Anamoravë – domosdoshmëri e kohës etj., etj.  Në veprën “Opinione, përurime, intervista”, autori ka radhitur edhe disa punime të tij, të cilat shkrimjanë vlerësime për arsimin e lartë, si psh. “Procesi i vlerësimit të diturive në arsismin e  lartë” dhe shkrimi: “Puna praktike në peshojë”. Një kaptinë të veçantë autori ia kushton mësuesit të tij, akademik Idriz Ajetit, në 95-vjetorin e lindjes së tij, ngjarje kjo e organizuar në Gjilan, më 16 tetor 2012. Autori në fjalë, këtë njeri të madh të shkencës e quan Lis i madh i gjuhësisë shqiptare. Pra, në këtë “ngjarje” të madhe të lindjes së këtij klasiku të madh të gjuhës sonë, Bahtijar Kryeziu e çmon dhe e nderon duke shtuar se, “ky Lis i Madh, siç po e quajmë me të drejtë disa, “mbiu” më 26 qershor të vitit 1917, në një cep të Kosovës Lindore, në Topallën e Metvegjës, në ato tërthore që me shekuj nuk gëzuan të drejtën e tyre të jenë pjesë e Shqipërisë etnike. Mbiu atje për të lëshuar rrënjë të thella në të gjitha trojet e përtej trojeve shqiptare”(f. 200-201). Pse jo? Akademik Idriz Ajeti ishte e mbeti një gur themeltar i madh i gjuhës shqipte, i cili, edhe në kohët e vështira e të “mjegullta”, ai punoi dhe nuk u ndalë asnjëherë për kulturën dhe dhe historinë e shqiptarëve, i cili, si një dijetar i madh i shkencës, emri i tij sot “qëndron në kopertinat e 22 veprave shkencore e gjuhësore. Ai akoma jeton dhe, si ekspert i gjuhësisë shqiptare, disa herë ishte drejtues i shumë ekspeditave shkencore në trojet shqiptare; kërkimtar bibliografish e arkivash në dhe  jashtë vendit tonë; pjesëmarrës në shumë kongrese, simpoziume, konferenca e sesisone shkencore të mbajtura  në vedn e në qendrat më të njohura ballkanike e evropiane; autor i qindra (mbi 150) studime të botuara në organet shekencore gjithandej vendi dhe jashtë vendit; udhëheqës i shumë kandidatëve për tituj më të lartë akademikë etj”(f. 202). Pra, autori i veprës në fjalë i ka dhënë vend të veçantë profesorit Ajeti, i cili, edhe në këtë moshë, ai ka interesime të shumta në fushën e dijes e të diturisë sonë. Edhe sot, ai punën nuk e ndalë dot. Në fund të shtojmë se, kjo vepër e Bahtijar Kryeziut ngërthen në vete lëndë të  bollshme të dijes dhe të natyrave të tjera, të cilat vështrime, opinione, intervista janë me interes për të  gjithë lexuesit tanë. Librin e ka botuar Shtëpia Botuese “Era” Prishtinë, 2014.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora