Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Shahin Ibrahimi

| E hene, 29.12.2014, 02:58 PM |


Shahin Ibrahimi

 

Mallëngjim

 

I uritur ju drejtova një maketi

Të mirrja diçka për të ngrënë,

Djersë më dolën prej sikleti

Një palë sy komplot më bërë

 

Pa dashje ranë në tokë qindarkat

Dhe veten shqip nisa të shaj,

Nga pas banakut arkëtarja

Diçka më tha me zënë e saj.

 

I ardhi keq për gjëndjen time

Ndaj deshi pak të më ndihmojë,

Më nguli sytë plot përdëllime

Ca sy të butë, që si harroj.

 

Ndërsa më vinte nëpër duar

Ca pak ushqime për të ngrënë,

Në shqip më pyeti e përmalluar

Dhe fytyra e saj mu bë si hënë.

 

Më trubulluan fjalët e saj

Në gjoksin tim një far u ndez,

Do doja shumë zemrën ta ndaja

Ta kisha pranë gjer në mëngjez.

 

I uritur ju drejtova një marketi

Ish mbsdite ditë e shtunë,

Djersë më dolën prej sikleti

Sytë e tu kurth më zunë.

 

 

Jeta në letër

 

Lind, rritet, vdes

Ushqehet merr frymë,

Shpesh herë i mbytur nëpër stres

Dhe diellin pret në errësirë.

 

I gëzuar është, ai që ka

I kënaqur është ai, që ruan,

Dhimbja e tjetrit, nuk të ha

Kur je sëmurë veç plagën kruan.

 

I vetëm hesht në heshtjen tënde

Ska gjë se tjetri vdes në tmerr,

Seç ndodh përjashta stë bjen në mëndje

Dhe je një treandafil në ferr.

 

Gjithçka që sheh, e don për vete

Kujton që jeta është dhuratë,

Pastaj kur zhytesh nëpër dete

Me veten grindesh natë për natë.

 

Sa herë të shoh, më ngjan e ndryshëm

Sa emra i ke vënë vetes vallë,

Më kot mendon se je i fisëm

Ti kotësinë e ke në ballë.

 

 

Poiltikanëve të vëndit tim

 

Mendimet lundrojnë në valët e kohrave

Duart prekin me dhimje kockat e tyre,

Malli më kthen në lëndinat e moshave

Me re kujtimesh të çdo ngjyre.

 

Me eufori dhe ego keni qepur dhe qiellin

Njëri tjetrit ja shohim rrudhat e fytyrës,

Dolëm nga errësira për të shijuar diellin

Por ramë në honet e mëshirës.

 

Me lotët e syve bëjmë lumenj

Se marrëzia triumfoi mbi arsyen,

Ju dilni njerëz të mëdhenj

Nga pritja e gjatë zemrën ma gryet.

 

Na vratë me fjalët si thartirë

Mëngjeset e ngrysur përmbysën ëndrrat,

Sa herë që flasim, sju vjen mirë

Mbi ditët tonë vini themrat.

 

Nuk mund tua falë aspak zhgënjimet

Nga fjala juaj s`kam më shpresë,

Unë veç me zotrat pres takimin

Dhe sju bëj mik, gjersa të vdes.

 

 

Qielli i arnuar

 

Ai ty të ndaloi të buzëqeshje

Kujtime të trishta shpesh të fali,

Të ktheu mëngjesin në ngërdheshje

Me urdhëra prej vandali.

 

Hija e tij të ndjek nga pas

Dhe majë malesh ku pinë retë kafe,

Nervozohesh se shuajtën të ëmblin gaz

Thinjesh kur shikon librat në rafte.

 

Çdo dit me zë të tharë qiellit i afrohesh

Jeton me dhimbjen, se s`të kanë vlerëuar,

Nga peshë e robërisë, ankohesh

Se të matin me hijen, e lisit të vetmuar.

 

Andej kthehesh veshur me rroba drite

I falesh në udhë ngazëllimit,

Përkushtimi për dije nuk njeh kurrfar frike

Ngadalë po të afrohen lulet e gëzimit.

 

Në bangat me shoqet të shoh të buzëqeshur

Lumturia tu kthye sërish,

Ca fjongo prej hëne, në trup mban veshur

Të presim sërish, mes dy diejsh të vish.

 

 

Mall për Çamërinë

 

Ngroh o diell i Majit ngroh

Ngroh zemrat e të gjorëve

Duro moj zemra jonë duro

Mos të dalësh krahërorëve.

 

Bjerë ti vesë e Majit bjerë

Mbi trandafilat e shtëpive

Na sill erën,mërzinë na nxjerr

Monopatave e rrëpirave.

 

Largohu frikë më lerë të shohë

Rrugët dhe miqtë besnikë

Se këtë zemër dua të ngrohë

Lash pas Varret,delet,shtëpinë.

 

Do të na ikë,ëmbëlsija jote

Por ne e ruajmë dhe,e mbajmë atë

E kemi në gjak,na lëviz në deje

Se ka yndyrën e njerëzve tanë.

 

Oh sa afër na dukesh, ti Çamëri

Në ditën e përvjetorit për atë tokë

Sa lot është derdhur në Qafë Botë

Aq dhimje,të heqim për çdo motë.

 

Sa duvak të bukur ke pasur Çamëri?

Hapma gjirin të flë tek ti

Të pa fajshëm,Engjëj mban ne gji

Me mall,a ju a ke mbyllur ata sy?

 

Se ëndërrat e tyre u ndaluan

Duke parë djepet në lumë

Me zërin e foshnjave që u lumuan

Sa Zemër vrarë je,ti Nënë.

 

Na rrite me kulloshtër e çapella

Të mbajtëm me maraj* e manxuran*

Si harruam skalcat* e dandellat

Me djersën tonë të vaditëm Vatan.

 

I thellë malli për ty Çamëri

A ësht në çardhak foleja e zogut?

Mola*ka hëngur shumë atë shtëpi

Dhe mjengulla u bë pjesë e morgut.

 

Këto vargje do të heqin dhimjen ty

Se këto dalin nga zemra e poetit çam

Jemi munduar të vimë të t`shohim ty

Dhe ne,si prindrit desh na vranë.

 

S`na e larguan dot mallin për ty

As Tërmetet, as erërat e kohërave

Joni sjell Erën tënde,fllad nga ti

Ai,në Zemrat tona i freskët rri.

 

Ke qënë dhe je për ne Çamëri

Si një fëmi që  rritet mes nesh

Që e mbajmë me gaz e dhëmshuri

Nënë,në zemër ke qënë e do jesh.

 

Me uratën që na ke dhënë,ti Çamëri

Dëshira jote,në vesh të Perëndisë

Dhe këtu e ngritëm jetën,si tek ti

Duam të vdesim,në tokën e Çamërisë.

 

Ëndërrojmë,Ëndërrojmë për ty Çamëri

Tani jemi shumë,ashtu siç deshe ti

Me mallë e mbaj akoma,dheun në gji

Me të,ne Çamët,bekojmë brezin e ri.

 

Me thes në krah na mban mënd,Çamëri

Për mbulesë,se dysheku ynë ishe ti

Kudo e themi,jemi Çamër me krenari

Mbajm zakonet tona,dasmat me violi.

 

Poetët dhe Skulptorët punojnë Çamëri

Erëra erëmira po frynë drejt teje

Kemi besuar dhe besojmë në Perëndi

Jemi të tutë,gjaku vrapon drejt teje.

 

Maraj,manxuranë=Bimë erëmira.

Skalca=Në veshjen krahinore.

 

29- 06- 2008.

 

 

Të shoh atë vënd

 

Ah dëshirë po më vë marazin

Me zinzhir më ke prangosur

Po ma ngushton gërmazin

Se ti me mua ke lozur.

 

Disa herë e kam vendosur

Të shkojë në mbrëmje me qetësi

Po mbrëmjet skanë të sosur

Se mukajeti do burrëri.

 

Do ulem unë në atë vënd

Ta shoh,mos t`a ëndërroj

Se kam koh e parafytyroj

Zemra ime më,mos të rëkoj.

 

Mundësia mu dha, shkova

Dhimja dhe rënkimi më verboi

Zërat e tyre në kaset hadha

Veç një rryp,kohës i shpëtoi.

 

Me rripin në duar,turpin e kohës

Eca pa u lodhur, ti tregoj botës

Gjaku dhe mishi ishin tretur

Përveç rrypit asgjë skish mbetur.

 

Lulet tregonin dashurinë e humbur

Pedalet e radhitura lexonin mëshirë

Para pushkatimit, fjalën e fundit

S`kërkuan dëshirë, por mëshirë.

 

 

Dua ta heqësh zinë

 

Sa e gjatë na u duk rruga kur ikëm

Rënkimet e tua i kemi kaluar në breza

Me lot e gjak,të kemi vaditur çdo metër

Me vargje zemre,të thurim në perimetër

 

Me vain e tokës time po shkruaj Çamëri

Më të dashuruar me ty do të kthehemi

Më të pastër dhe të bukur do të bëjmë

Me kandarin tënd të vuajtjeve,do peshohemi.

 

Një stromë*,nga ikoi*do shtroi në tokë

Të shtri kokalet* nga rruga e gjatë

Shtëpitë i ka hëngur mola,ti shoh si muze

Se ti toka nënë,vetmia të ka plakë.

 

Na përcolle zbathur dhe shumë fukarenj

Rënkimet tona e kalonin,klonin me gjëmba

Na sitisën, ne ngelëm si ishim,të mëdhenj

Në mëndjen e gjyshërve,e si na e kish ënda.

 

Kujtesa bie si sirenë,membranave të zemrës

Gjen çelsin dhe hap portat e dëshirës

Amanetin e marrë,të mos harrojmë atë emër

Dhe uratën e tyre,të përqafojmë të mirën.

 

Do vijmë fukarenj Çamëri,por do punojmë

Me forcë e dije,të mbartur mbi supe për ty

Ullinjtë dhe limonat e tu do na shërojnë

Që të lumturohesh,të heqësh këtë zi.

 

Stromë*=Dyshek,Ikua*=Stivw me rroba

Kokale*=Kocka

 

 

Këtu të ndërtojmë

 

Bir ku je,flet nëna nga thellesia e zemrës

Më theri malli, më coptoj,

Vdekja afrohet me trokitjen e lemzës

Për vuajtjet e tua pa reshtur vajtoj.

 

Keni kohë, që rrugët e kurbetit keni marrë

Si yzmeqarë pa dinjitet,

Hidheni këtu djersën se jeni Shqipëtarë

Kurbeti ëndrrat po jua vret.

 

Ah moj Nënë ta ndëgjoj rënkimin

Lotët ende s`më janë tharë,

Malli, po ma ngrys shikimin

Më djeg gjoksi për tju parë.

 

Ah mor bir, mor bir i nënës

Po ti nis dy fjalë me erën,

Rri e pres në dritë të hënës

Dhe smë bëhet të mbyll derën.

 

Ti lëmë rënkimet mënjanë

Hajdeni ju pret vendlindja,

Se për ju dhe ajri qan

Krahërorët i çau dhimbja.

 

 

Ushqe dashurinë

 

Të shoh që më fshihesh, të shoh

Sepse sytë e tu lëshojnë rreze,

Kërko zjarrin e ëndrrave të t`ngrohë

Se sytë e tu ndriçojn zjarre shprese.

 

Flakën e zemrës tënde afër shoh

Dimrin e acartë ta kalojë me ty,

Që afshi i dashurisë të më ngrohë

Dhe këtë kënaqësi ta ndajmë të dy.

 

Qiellit çdo natë për ty i thërras

Smë bëhet të shkoj as në punë,

Hëna do më ndrijë mos të t`humbas

Në dashuri kam rënë unë.

 

Si shkëmbejt që përkëdhelen nga valët

Si puhiza unë rend drejt teje,

Të të mbush mëndjen, s`duhen fjalët

Por ritmi i gjakut ndër deje.

 

 

Plagë e vjetër

 

Zemra nxjerr përher rënkime

Qanë e zverdhur nga mandata,

Kur kujtojmë ato gjykime

Ato net aq shumë të gjata.

 

Origjinën po të tregoje

Errësira nxirrte dhëmbët,

Tërë fisin internoje

Burgu të mbërthente këmbët.

 

Larot na tërhiqnin zvarrë

Në prag të demokracisë,

Oh sa jetëra që kanë marrë

Të besuarit e partisë.

 

Më i zymtë të bëhej qielli

Tek shikonte këto derte,

Të kthente shpinën dhe dielli

Se dhe ai kish ftohtë për vete.

 

Ju kujtoj me ankth në shpirt

Tek po shkruaj këto fjalë,

Për tmerret që kan parë syt

Nga këta njerëz të përdalë.

 

Si s`u tha kjo plagë e vjetër

Nën qiellin ngjyrë lot

Menduam një botë tjetër

Por më ngjan u lodhëm kotë.

 

 

Jemi të vuajtur.

 

Jemi të vuajtur,inati na tërbon

Ëndrrën për mirqënie,ta lëm të lir

S`lëpihet një dorë,kur të keq trajton

Si shërbehet asaj,për jet më të mir.

 

Kështu do vdesim, se jemi të ndarë

Ëmbël këndojmë, një e nga nji

Punojmë,por do të vdesim barkëtharë

Njerzit e ndershëm,mbushen me mërzi.

 

Këlysh tek tjëtri, zagar tek vetja

S`është ves i joni,hua e kemi marrë

Kokën mos e ul,s`mohohet vet vetja

Veç nofkë i vëmë vetes,të MARRË.

 

Të drejtën kërkoje, në rregullore

Çdo nen i saj,është shkruar me gjak

Ka dhe një protestë popullore

Detyroje,mos e ler,të të hy në hak.

 

Thinjat u shtuan,vetëm prej mërzisë

Flejm me ëndrrën,shohim realitetin

Mendimet nuk sosin,vetëm prej vetmis

Detyrimet, hallet, vetëm na tretin.

 

Pse nuk shohim, popujt e tjerë

Sikur në venat tona, nuk ka gjak

Për tjetrin dolli, për vete vrerë

Me brohërima, nuk mbushet ky bark.

 

Pse s`ngrihemi, për një të vërtetë

Zërin e arësyes, le ta ndëgjojnë

Kur humb arësyeja, plasin rrufetë

Veç të lind dielli,një rreze drite.

 

Veç diellin,e shohim të kthjelluar

Por ndëgjimi, e ka humb vegimin

Deri kur do vuaj,ky shpirt i kulluar

Kur arësya,do ngrej lart arsyetimin.

 

 

Më shtoi etjen

 

Nën diellin përvëlues kisha etje

Por ajo gotë ma shtoi më keq,

Se mbeta rob i një lanetje

Dhe ajo prangat nuk mi heq.

 

Më vrau zemrën pa kuptuar

Tek dridhte belin si që moti,

Ca pika uji më ranë në duar

Nuk ish ujë, por ilaxh zoti.

 

Mendimet ikën më braktisën

Oh ç`vajzë me shije Çamërie,

Drejt saj vështrimet varg u nisën

Me ca fjalë malli dashurie.

 

Një lemzë zu të më ngacmonte

S`ma hiqte dot ajo gotë me ujë,

Por ajo dorën s`po e largonte

Kish ngrirë në këmbë si një statujë.

 

Nën diellin përvëlues kisha etje

Por ajo gotë ma shtoi më keq,

Se mbeta rob i një lanetje

Dhe ajo prangat nuk mi heq.

 

 

Shikimit të zymtë

 

Rruga e gjatë ma skuqi fytyrën

Më diqjte lehtë një zjarr i heshtur,

Veprimi i tij e hiqte yndyrën

Mbi buzë kur vuri një të ngërdheshur.

 

Nga larg më solli era fjalë

Ndaj erdha, që ta shoh të gjallë,

Për të malli më ka marrë.

Dikujt si erdhi mirë, që më pa pranë.

 

U mundova mos ta fyej

Se nuk desha që ta humb,

Por fytyra e tij më s`njihej

Ishte zhytur keq në llum.

 

Ajo natë më trubulloi

Me të mitë atë natë su shmalla,

Si mërgimi zemrën ma varfëroi

Smë pëlqen të them përralla.

 

Tashmë mbetesh një kujtim

Mbyllur brënda në sirtar,

Unë jam udhëtar pa kthim

Nëpër qiejt dritë larë.

 

 

Pranë lagjes

 

E shoh çdo mëngjes të përgjumur

Rrezet e diellit mbi të shkëlqejnë,

Makinat në të bëjn zhurmë e pluhur

Fratot me zhurmë gurët i thyejnë.

 

I shkret, i varfër, dikur ishe

Tani je kthyer në beton,

Shumë shpejt, do të bëhesh ndryshe

Pejsazh i zhurmshëm që stonon.

 

Këtu kaluam fëmininë

U rritëm me ajrin e virgjërisë,

Fabrikë çimentoje po bën një firmë

Një plagë më shumë ndaj mushkrisë.

 

U ktheve, në kantierë ndërtimi

Ne fëmijët që na rrite si punëtor,

Një ditë do mbytemi nga tymi

Zëmra na digjet në kraharor .

 

Mendojmë këtë zhurmë

Dhe të kaluarën qetësi,

E ardhmja këtu do jetë

Lëvizje, tym, anarshi.