E marte, 23.04.2024, 10:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Begzat Rrahmani: Nëma e Zotit

E marte, 30.12.2014, 02:38 PM


Begzat RRAHMANI

 

NËMA E ZOTIT

 

Shqiptarët kanë nëmë

Prej ZOTIT vet

Fëmijët e tyre

Perëndimi i tret...

 

Prindërit atë e bëjnë

Me vetëdije e dëshirë

Kurse fëmijët pa ta

Por ndihen pak mirë...

 

Kur e kuptojnë ato

Gabimin e bërë

Fëmijët e tyre

Janë asimiluar të tërë...

 

I presin ato me lule

Që janë në qeveri

Edhe pse i shkapërderdhin

A ne presim drejtësi...

 

Mbahen atdhetar

Dhe besimtar të mirë

S’dinë shkencë as Ajete

Prandaj shiten aq lirë...

 

Punoni ju të arsimit

Por edhe ju të fesë

Këtyre që janë tash

Mos i zini më besë...

 

Kanë lindur shqiptar

Por punonin për Leninizëm

Në mënyrë shumë perfide

Punojnë për antishqiptarizëm...

 

Kanë poste përgjegjës

Por vetëm si zëdhënës

Atij i rrinë gatitu

Shkelin premtimet e nënës...

 

Shqiptar mendoni

Dhe mbusheni me mend

Sot janë këto paçavure

Nesër ju vini në rend...???!!!

 

 

GOMARI I MENÇUR

 

Ma morën gomarin

Ma çuan në polici

Pse mbaja dru

Në dimër të mos ngri...

 

Pas tri ditësh

Kishte ngordh gomari

Më erdhi shumë keq

S’di ku i është varri...

 

Malit e gjente rrugën

Ai për mrekulli

Edhe pse s’ishte

Anëtar në parti...

 

Përherë kur pëlliste

Thoshte s’jam lider

Por jam shumë i mençur

Bile edhe dylber...

 

S’kam si liderët

Unë fakultet

As nuk pispillosem

Të dukem si mbret...

 

Barrën që ma ngarkojnë

Unë e çoj në shtëpi

Është amanet

Gostitem me tagji...

 

Jo si ato të pa cipë

Shumë gjëra premtojnë

Si ulen në kolltuk

Ato i harrojnë...

 

Tash te kolltuku

Vëndojnë kunj të fortë

Shpejt lumturia

Do tu kthehet në mort...

 

Lider mësoni rrugën

Siç e mësojnë gomarët

Mos të cofni si ai i mjeri

Ju nga vetë shqiptarët...???!!!

 

 

LIDER MADHI

 

Fshati është i bukur

Me plot pallate-shtëpi

Por s’ka asgjëkafshë

As pleq e as rini...

 

Na e bënë partitë

Lufta e politika

Rroftë thonë Evropa

E më shumë Amerika...

 

S’qa më fëmijë

Bosh është shkolla

Lëvdohet LIDER MADHI

Lirinë (shkretinë) ua solla...

 

Pas dyerve të mbyllura

Plot fatura e gjoba

Ejani paguani burra

Se shtëpitë ua dogja...

 

Avionët fluturojnë

Drejt vendeve pa njerëz

Të mbajnë gjallë liderët

Me vota dimrit e verës...

 

Ato trashen

Bile edhe rriten

Disa herë në perëndim

Ato mirë priten...

 

Mikpritjen shqiptarët

E kanë trashëgim

Por tash pas trazirave

E kanë obligim...

 

Ta shkrijnë kapitalin

Të japin edhe vota

Deri kurrë o shqiptarë

Do të na shkeli rrota...???!!!

 

 

TRURI  RETARDUAR

 

Plasi sherri

Në mes të arenës

U këput teli

I ranë sirenës...

 

S’ luhet me kombin

More fytyrë zi

Retardoni trurin

Për epshe e kënaqësi...

 

Rruga është e gjatë

Si në fushë e në malësi

Shuani llambadarë

E ndizni qiri...

 

Mjaftë aventura

Në dëm të gjakut

Burrëri është

T’i ktheheni oxhakut...

 

Lufa e Bufa

Prej në jug e veri

Shiten shumë lirë

Duan sallamadi...

 

Për të mirën tënde

Dëgjohet miku e komshia

Por kur luajnë bishtin

U mbyllet shtëpia...

 

Pse hidhni vetveten

Në zjarr e në greminë

Me premtime të bukura

Na vëndoni  robërinë...

 

Dikur dikush tha për qenin

Se ta sjell ujkun në torishtë

Na doli realitet

E jo rrenë me bisht...

 

Kombi ka burra

Por edhe pleq e rini

Që shkatërrojnë barrikada

Për liri e drejtësi...

 

Nesër do të pendoheni

Ndoshta (s) do të jeni në birucë

Por do të jenë kokulur

Të zhgërryer me llucë...???!!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora