Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Pasmesnate

| E shtune, 27.12.2014, 06:49 PM |


PASMESNATE

(Fragment drame nga groteska idilike me motive nga tre libra: Xhadia, Rrufjani dhe LAVDI “heronjëve” të Xhadfisë).

NGA KALOSH ÇELIKU

Matanë xhamave errët. Imzot, lehin qentë! Vetëm përtej çative sheh një dritë. E hap dritaren, është dhoma e Djemnushës. Me siguri e ka harruar dritën ndezur apo e ka marrë gjumi mbi libër! Po, dritaren? Dritaren a e ka lënë sonte hapur pasmesnate? Nuk e di. E shuan dritën dhe shtrihet në shtrat. Rrokulliset lëmsh nëpër errësirë. Dikur, zgjohet i larë në djersë, e hap përsëri dritaren dhe fluturon mbi çatia…

Mëngjesi e gjen në shtrat. Rrotullohet herë në njërin krah, herë në tjetrin. Nata ka qenë e gjatë dhe e mundishme. Dita më e shkurtër për një sy gjumë. Mundohet t’i heq perdet, por nuk e dëgjojnë duart. E ka vështirë pas gjithë asaj beteje në shtrat ta marr veten në duar dhe përsëri të ngrihet më këmbë. Megjithatë, lufta është luftë, nuk dorëzohet: armët para se mejdanin, pa e shkrepur tekefundit edhe një fishek…

Djemnusha e puthi në faqe. Papritmas, kërceu nga shtrati dhe i hapi sytë. Dritë… Dritë… Dhe, dritë… E shikoi orën, tre pasmesnate. O Imzot, ç’po ndodh me të pagjumin! Kush i rri me tokmak vathe mbi kokë natë e ditë?