E shtune, 20.04.2024, 06:40 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Eksodet e Vlorës

E shtune, 27.12.2014, 06:35 PM


EKSODËT E   VLORËS OSE ËNDRRA PËR NJË TROLL TË RI,  PERËNDIMIN E SHPRESËS

Nga Gëzim Llojdia

1.

Pamja e shfaqur  në portin detar të Vlorës tregoi  një miniskenë të eksodeve masive,  që ngjanë në qytetin jugor buzë detit në fillim të viteve ’90.Skemë mashtrimi njëqind për qind dhe madje tipike e atyre të mëparshme .Unë besojë  sikurse këta eksodistët e fundit, kanë besuar në një ëndërr të kahershme,  andra për Perëndimin, atje   ku punohet ndërsa  jeta gëzohet si njeri, mirëpo që kthehet  çuditërisht në  të madhin mashtrim,  nga ku lindja  e tij  vjen nga krahinat e varfra  dhe më tej zgjatet drejt portit jugor, që lidh tokën tonë me detin .Një gjë na bëri përshtypje të thellë. Cila është arsyeja,  përse  gjithë këta fakirë  me çanta, fëmijë, plaçka, valixhe, para  dhe gjithçka që i dihet një mërgimi modern  nxitojnë për të marrë rrugët e kurbetit?

2.

Gjiri i Vlorës është thinjur nga eksodët e pas viteve ’90.Ndryshe ka ngjarë shekujë më parë, eksodistët të tjerë drejtoheshin bash në këtë gji për tu strehuar.Dr. Ana Kohen ka shtruar vite më parë një pyetje të thjeshtë :A mund të ngrihej një monument, përmendore në brigje,  pranë humbëtirës së madhe ujore të Gjrit të Vlorës, për të përndjekurit e Mesdheut, për hebrenjtë e ikur nga Spanja në valën e përndjekjeve të vitit 1492, ku nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar ikja e madhe e përgjithmonë.Nga versioni historik mësohet se :ata kishin lënë brigjet me pikëllimin, që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën ku gjendej  edhe Gjiri i Vlorës

3.

Këto miniskena eksodi na rikthyen ndër ato kohëra. Asokohe ishte kështu?

Limiti kohor.Kanë kapërcyer njëzet vjet.Por në qiellin e shpirtit tim, nuk janë zhdukur retë e bardha.

Humbëtirë e madhe ujore. Qyteti në këmbët e tij, llapashitej nën kapotën ushtarake, të kohës. Njerëzit e ngritur me sytë e përgjumur nën cigrimën e atij dimri, kërkonin rishtazi një copë truall të ri.Ishte Mars, ’91. Regjistrohet kohë e ftohtë, në të gjitha buletinet metrologjie. Frymorja e përditshmërisë së qytetit ishte shtuar.

Copëra nga bisedat, që ndeshje në rrugë:Kanë filluar të nisen anije për në Itali...

-Tre nga ato kanë kaptuar mezokanalin. S’duhet besuar ende, këta të vrasin. Është vrarë.B... e kanë gjuajtur, sapo u nis ...

Të shtëna armësh, që lëmonin e kafshonin muzgjet ishin reflekse, që shquheshin ndër më të shumtit e kohës.

Nga versioni i asaj dite marsi kemi këtë rrëfim:Portin e vogël e kishin “mësyrë”, refugjatët, të strehuar  në një çast vetmie në atë marramendje dhe rrëmujë të përgjithshme, ishin rrëmbyer motopeshkatore dhe ndonjë transportues tjetër detar. Tre ditët e para bilanci, që bëhej në kapiterinë e portit:”Rrëmbimi i mjeteve  detare  ishte kryer me brutalitet nga refugjatët eksodistë, të përbërë nga turma të mëdha:”Si të veprojmë-Stop”.

Nën vrazhdësinë e kohës ishte kërkuar çarja e madhe e përgjithmonë. Ata kishin lënë brigjet me pikëllimin, që u ndihej në shpirt dhe si udhërrëfyes kishin tokën e premtuar në perëndim. Ndërkohë, nga zyrat e larta të shtetit  mbrinin me togje mesazhet:”Mos i lini të ikin, përdorni edhe armët.”

Të nesërmen :’I lini të ikin, se kemi zgjedhjet,  përpara”.Togjet e zjarrit ndrisnin si yje, ato net marsi të ftohta me acar.

4.

Pjesa tjetër e rrëfimit.

Porti i Vlorës. Qyteti jetonte me shpirtin tek deti. Dhe sa më lart, sa më i fuqishëm bëhej përgjërimi i nënave për djemtë, që iknin e iknin si kurrë ndonjëherë, aq më  tepër vala eksodistëve trefishohej. Ishte e vetmja shpresë.

Tre motopeshkatoret e para të ngarkuara me një dendësi të atillë, sa për një kokër mollë nuk kishte vend, kapën bregun përtej mezokanalit. Lajmet e para se kishin mbritur e dha RAIUNO, RAIDUE, pothuajse tërë ditën.

-Si ka qenë deti ?Pothuajse i tërbuar.

-A kishte të vrarë, vetëm një. Ishte vrarë4 Mars ’91.Rimorkatori i vjetër, tre ditë ngarkuar, sakaq nuk kishte pëllëmbë në dysheme dhe ata, që mbeten, hipën sipër tyre. Turmat e mëdha prisnin, përtej, largoheshin veç në mesnatë. Qyteti nuk ndjente gjumë. Sytë e tij, rridhnin lot të patharë. Rimorkatori ishte në listën e të rrëmbyerve. Rrugën e aventurës e mori në muzg, mbasi kishte pritur tre ditë, ngjeshur në bankinë, shtrirë për të marrë një sy gjumë .Firoma e njërit përfundonte në faqen e tjetrit, që kishte tre ditë pa vënë brisk. Në ritmin e kësaj frymëmarrje, qielli ishte mbyllur pus dhe nata e ftohtë, acar, që të thante.Kohë e mardhur, palcë dimri me erë ujqërish deti.Motorët e rimorkiatorit të vjetër, prisnin si më thikë hepimin e ujit, që formonte hinkën.Diku ai gulçonte, ecte përpara. Përballë një sprove të  këtillë,  drejt ëndrrës së tokës së premtuar, në shpirtin e tyre ishte akumuluar dhimbja, që kishin pësuar atje, të pakrahë, të pa shpresë, të humbur dhe dhuna që vinte me një intensitet perfid, që gërryente dhe përmbyste themelet. Ishte erë e ftohtë, therëse e marsit ’91, që gryeu definitivisht themelet e atij regjimi. Ata, përpara kishin shpresën., vezullimi i dritave u ngjante me atë vegim magjik, në atë llahtari dhe në çast, çehrja u ndëronte. Shumica, të rinj, me shpirte të pastër, dhe të virgjër.Në rimorkiator, hera-herës, thyhej heshtja.U duk sikur, bryma e natës i mbuloi vezullimin e ëndrrës së tyre.Rimorkiatori çapiste thellë ujërat e kripura.Kishin mbështetur kokat në supet e tjetrit, në të njëjtin kohë.Pak përpara mesnatës, kur po afroheshin ujërave teritoriale.V.H, kishte lënë bukën me ullinj në dysheme. Djaloshi, ka braktisur vendin dhe nga marramendja ka shkuar tek tubot anësore, ka hedhur duart, por ah të atilla, atje s'kishte.Ka rënë në detin- shkumë.Ka humbur në çast në hapësirë-zbrasti. Eshtë, çarë qielli, nga britma e tij e vetme. Oh !!!Era, qe ndalur papritur, qielli pus.

-Ka rënë një njeri në det.Ndalojeni, për atë Zot, ç’bëhet ?

Rimorkiatori mbasi ka ecur disa milje është kthyer ka shkuar ta gjejë gjurmët ndaj mesnatën e trishtuar, të zymtë e të pistë .Ekzagjirisht ka ndodhur kështu. Gjurmët e djaloshit i kishte kafshuar deti.Mbas tij është hedhur në det një ushtar, për të shpëtuar, por deti i tmerrshëm i ka përpirë të dy. Përkund gjurmë të dy jetëve s’u gjendën. I ranë kryq e tërthor. vendit, por atje  mbretëronte deti pus dhe heshtje e rëndë, thellësia dhe era që, nisi vrullshëm me të fshikulluar.Në rimorkiator, gjendja, qe e grishtë. Duke u torturuar nga dhimbja pa pasur kujt t’ja rrëfenin veç vetes fatkeqësinë e tyre, ata nuk mund të duronin dot dëshirën, që kishin për të derdhur lot. Ora, mesnatën kishte kapërcyer. Sorollatja në det u kushtoi edhe jetën .Ndërkohë, nga ana e përtejme rimorkiatori, që kishte ecur kuturi është qëlluar me top nga marina jugosllave, që u hakërrohej djelmoshave, përse këta shqiptar e braktisnin socializmin .Torua humbur nga paniku, nuk e kishin marrë dot vesh se për ku udhëtonte rimorkiatori i vjetruar, kur ata ende të marrosur gati po ngrinin së ftohti. Në kuesturën italiane  është marrë vesh fatkeqësia .Një helikopter i karabinierisë ka fluturuar, në vendin e ndodhjes, kur era kishte pushuar, deti ishte i qetë dhe dita e zymtë. Helikopteri ka kërkuar disa orë, kur ka mbritur,  përfundimi ishte i parë:”Asgjë e re.”Ekspertët kanë konkluduar se në vendin e mbytjes, nuk u gjet asnjë gjurmë. Në këto ujera, ka rryma thithëse të fuqishme .Kishin bërë, ç’është e mundur, por rezultati kishte dalur negativ. Gjurmët e tyre nuk u gjetën .Si kudo, familja, atë dimër e kërkuan zyrave të kryqit të kuq, nëpër ministri për tu lidhur me shtetet fqinje, për të gjetur të paktën kufomën, por shurdhëria e shtetit dhe burokratëve ishte memece .Krejt lakuriqe përgjigjet:

-Mos iknin, çu duhej atje ja ku e kishin socializmin.!”

Kështu ëndrra për një troll të ri,  perëndimin e shpresës, mbeti dhimbje, mbeti kujtim i shndërruar tash në rrëfim. Për ata, që si varr u mbeti deti, streha e fundme e tyre vendi ku ish ngjizur dhimbja,  gëzimi,  dëshpërimi,  ëndrra,  frika,  dhe vdekja në fund. Kështu, kujtimet e dhjetëra shqiptarëve, që i mori deti, vijnë tek ne dhe mbijnë përherë të reja në tokën e shpirtit tonë. Gazetarja O. Hila ne librin e pare me poezi detit, do ti thoshte germe për germe kështu:”Deti ua lau qefinët e vdekjes,  i mbështolli deti,  i mbuloi në krahët e tij, në fundin e tij, dhe nga dhimbja gërryhen brigjet ngadalë, derisa të treten deri sa të mos mbetet asnjë dëshmitar okular, që të dëshmoj, kundër detit, absolutisht. Ja njohim fajet detit sigurisht, prandaj mbi të rëndojnë fajet e krimit sigurisht.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora