E premte, 29.03.2024, 08:42 AM (GMT)

Kulturë

Dhimitër Pango: Në Shqipëri ke liri fjale, por nuk fiton e drejta e fjalës

E merkure, 09.07.2008, 03:46 PM


Dhimitër Pango: Sot në këtë qeveri thuhet se, flisni sa të doni se nuk e çajmë kokën fare. Sepse vetë deputetët shajnë njëri-tjetrin brenda zyrave të parlamentit.

Në Shqipëri ke liri fjale, por nuk fiton e drejta e fjalës

Nga Albert Zholi

Intelektaul i mirëfilltë. Poliglot. Etja për dije dhe liri fjale i kushtoi vite të tëra burgu në diktaturë. Edhe në errësirën e burgjeve ai e kërkonte vetë dritën. Nëpërmjet leximit. Lexonte pareshtur. Zgjeronte njohuritë mbi gjuhët e huaja. Demokracia ja shpërbleu njohuritë. Kudo ku shkeli ju hapën frontet e punës. Nga puntor minierash në menaxher, mësmimdhënës, publicist. Nga Greqia rrugëtimi i tij drejt Europës ndalet Në Belgjikë. Aty ndodhet familjarisht. I lidhur në mënyrën më të sinqetë me atdheun, ai ndjek çdo zhvillim dhe nuk heziton me penën e tij të jap opinionin e një njeriu  intelektual që fjala të tentojë gjithmonë drejt së vërtetës. Problemet e mëdha sociale, ekonomike të Shqipërisë së sotme ai i lidh me politikanët të cilët anashkalojnë problemet për interesa meskine.

Kur  keni filluar të shkruani  për  herë të parë?

Fillimet e shkrimeve të mia janë që në shkollën shtatë vjeçare që kemi pasur  në ato kohë. Kam filluar kur kam qenë në klasë të katër në Përmet, ku kemi pasur  një mësues e të  mirë që  na fuste pasionin për  artin  dhe letërsinë, ku i  ati i tij kishte qenë bashkëkohës dhe mik i afërt i Frashërinjve. Ai quhej Ifti Lako. Ifti ka pregatitur shumë nxënës të mirë. Mes atyre nxënësve kam qenë edhe unë. Këtë dëshirë për të shkruar e kam mbajtur të ndrydhur për vite me radhë, pasi ishte e pamundur për mua të botoja në kushtet e regjimit komunist, aq për më tepër për vitet e gjata të burgut. Kështu unë fillova të shkruaj vetëm në pleqëri. Arti është diçka e vështirë që kërkon një eksperiencë të madhe. Në  shkrimet e mia ndryshe nga shkrimet e realizmit socialist, jam përpjekur të paraqes  jo vetëm jetën ashtu siç ishte në ato vite, siç është edhe sot, por jam përpjekur ta paraqesë me një mënyrë  tjetër të së shkruari. Nëse në kohën e socilizmit autorë të ndryshëm përpiqeshin me çdo kusht të krijonin figura të bukura  letrare, qoftë  edhe  shkrimtarit tonë të madh të periudhës  socialiste ku do të bëj një parantezë.Unë mendoj se Shqipëria e realizmit socialist pati me të vërtetë  artistë të fuqishëm  dhe artistë  dhe shkrimtarë të  fuqishëm ku këta  shkrimtarë e nderuan  atë letërsi me  cilësitë e tyre të mëdha. Për t’ju referuar  po  citoj një varg  të bukur të  shkrimtarit tonë të madh Dritero Agolli:

Pisha e gjelbër
nga  qepalla  nxori lot

Flitej për një partizan. Atëherë i jepej shumë  rëndësi  figurës  artistike. Por  në të gjithë letërsinë artistike  nuk ka asnjë vend, ku mund të meditosh ku mund të shikosh mendime.Ka një shabllon propogande.Të veshur me mjeshtëri artistike  dhe asgjë më tepër.Letërsia e vërtetë fillon atje ku ka mendim.Për këtë jam shumë krenar dhe mund të them se çdo faqje e shkrimeve të mia, ka më tepër  mendim social, filozofik dhe politik sesa në një vepër të tërë të realizmit socialist nga ndonjërit prej autorëve që kanë shkruar. Dikush mund të thotë që kjo është një mburrje por nuk është aspak mburrje, le ti marrin dhe ti lexojnë ata që ti shohin.Por a mund të qajë në këtë periudhë letërsia sot,dhe aq më tepër veprat e atyre njerëzve që dikur ishin pa emër?! Veprat e mia në përgjithësi nuk kanë ndonjë popullaritet, por janë lexuar nga një numër i caktuar njerëzish që më kanë njohur, këto janë njerëz të shumtë me arsim të lartë që vinin në atë kohëra para  viteve ’90-të dhe mbas viteve ‘84-’94 tek unë. Kanë ardhur të mësojnë gjuhë të ndryshme si anglishten, frengjishten ose gjermanishten. Këto njerëz duke  njohur vlerat e mia ashtu (siç i njohin) mendojnë se edhe në shkrimet e mia do të ketë diçka. Për sa i përket publikut të gjërë  këto vepra janë me një tirazh të kufizuar, dhe emri im është i panjohur për lexuesin e gjërë. Kështu unë nuk predentoj që këto vepra duhet të jenë të popullarizuara për t’u njohur  nga lexuesi i gjërë.

-Ju a keni shkruar ndonjë tregim, poezi në realizmin socialist, dhe hyrja juaj  në burg si kundërshtar i asaj ideologjie, politike, a ju dha më shumë kohë për t’u njohur më mirë me autorët  shqiptarë dhe të huaj, me letërsinë shqiptare dhe atë botërore?

-Komunizmi mbetet akoma një aspiratë e madhe e njerëzimit.Tentativat e vendosjes së një shoqërie të barabartë janë të herëshme dhe këto rrënjë të tentativës për të vendosur një shoqëri komuniste zënë fill ndoshta qysh në fillimet e erës sonë. Lidhur me këtë problem unë kam ndërmend të përkthej në gjuhën shqipe dhe të përshtas një roman vërtetë madhor “Tentativat e  komunizmit”, këtu janë përshkruar me hollësi mënyrat se si janë dashur të aplikohet. Si teori  e veshur   me  petkun e humanizmit, kjo teori ka bërë  pas  vetes  figura të mëdha jo vetëm të letërsisë botërore por të mendimit filozofik,estetik. Në fushën e  artit dhe të letërsisë Pikasso vdiq  me testin  e komunizmit në xhep.Edhe filozofë të famshëm kishin prirje të theksuara  komuniste. Kur këta njerëz  kaq të mëdhenj ranë në ndikimin e kësajë ideologjie, nuk mund të mendohet ndryshe që edhe në Shqipëri fënmijë të lindur  në agimet  e  vendosjes   të kësajë diktaure të egër duke dëgjuar dramë të gjithanëshme të luftës klasore  dhe për të mirat që do të kishte regjimi komunmist, sigurisht që kishte ndikimet e veta. Kështu edhe unë në fillimet e mija të  para, kam shkruar poezi për partinë, por nuk ka rastisur  që unë të shkruaj  për “xhaxhin” Enver.Unë mendoj  që edhe shkrimtarët e realizmit socialist që shkruajtën vepra madhore të realizmit socialist (këtyre njerëzve) u mbetet të mos turpërohen. E keqja e madhe është  se një pjese e këtyre  padrejtësisht kërkojnë të hiqen disident pa qenë kundër regjimit,  duke qenë  këngëtarë  oborri. Dhe si të tillë  nuk e kanë të drejtën morale  për  të folur. Nëse do të shkruaje për një komisar drite, besoj se nuk i kishte shpëtuar  vëmendjes së këtyre njerëzve të vinin kaq  thellë  në shpirtin e  njerëzve  dhe në ngjarje të kohës. Nuk u kishte shpëtuar fakti që duke kaluar nëpër rrugët automobilistike të Shqipërisë, të shikonin vargane të burgosurish që  bonifikonin Maliqin, Karavastanë dhe ndërtonin uzina dhe fabrika kudo nëpër  Shqipëri. Unë mendoj se zgjedhja e tyre në moshë të re  (duke I kënduar Partisë, Enverit), mendoj se ka qenë një zgjidhje pasionante, më vonë ka qenë një zgjidhje servile ose një zgjidhje bindjesh. Kështu, ata  nuk kanë asnjë të drejtë tëjapin mendim se çfarë bëhet sot për letërsinë, them se nuk bëhet asgjë  për letërsinë dhe këta njerëz të letërsisë  shqiptare po  lenë në hije disidencën dhe ata njerëz që kanë vuajtur dhe kanë hequr në kurrizin e tyre peshën e rëndë mbytëse të regjimit komunist, sepse ka një tendencë sot nëpër  librari, ku e dhe  vetë shitësit preferojnë të vendosin në vitrinat e tyre emrat e këtyre autorëve të famshëm dhe  të  tjerët nuk  i vënë.Veç  kësajë  një fatkeqësi  tjetër e librit shqip është,  se ka  një rritje të madhe të botimeve  për arësye të ekonomisë së lirë të tregut, ku gjithkush din të zhgarravisi,  (ai që  e quan veten shkrimtar) ku mund të botoi diçka  ku mjafton të ketë pesë lek në xhep ose mjafton që dikush ta sponsorizojë. Këto libra janë të keqtrajtuara në kuptimin e vendosjes  së tyre nëpër  vitrinat e librarive, sepse  libraritë sot janë disa kioska, ku njeriu edhe sikur të dijë sepse ekzioston një libër  i shkruar  nga X autor, edhe kur pyet  shitësin e  librave ai nuk  e din se ku e ka  një libër të tillë. Kjo është shumë e dëmshme.Unë  mendoj se libraritë mund të jenë modeli i një shoqërie të përparuar. Kudo në  botë ka kioska, por kioska ku ka një numër të kufizuar librash. Libraritë ku shiten  librat duhet të jenë me të vërtetë qendra ku njeriu mund të shikojë, ku mund të shpalosi tituj të ri dhe këtyre titujve të rinjë unë mendoj që edhe shtypi, televizioni duhet ti bëjë një jehonë.Unë mendoj se letërsia e sotëme   pavarësisht një numri të madh veprash pa vlerë  të  shkruar në një gjuhë  shqipe që vlen për tu dëshiruar, shpesh mudn të justifikohet sepse kjo ndodh edhe nëpër gazeta. Kjo ndodh edhe nëpër  gazeta ku vetëm në një faqe unë mund të gjej afro 40 gabime. Edhe në   mënyrën e të folurit shpesh nëpër media televizive përdoren fjalë të panevojëshme në gjuhë të huaj, ndërtohen fjali vend e pa  vend  me  një strukturë të pazakontë  të gjuhës shqipe. Në një nga veprat e mia unë kam shkruar një tregim që titullohet “Noli me kamxhik”. Ajo është një ngjarje e vërtetë  dhe unë jam munduar ta përshkruaj këtë ngjarje.Unë me këtë tregim kam shpalosur përplasjen e mendimit të një shkrimtari anglisht shkrues amerkan pikërisht me mua personalisht në një  ishull .të Greqisë ku unë punoja si menaxher  për disa hotele. Ky njeri nuk  e njihte  gjuhën  shqipe dhe  unë e  bindja  se gjuha shqipe  ka një pasuri fjalësh me një fuqi të madhe  dhe shprese  dhe disa  herë më të madhe se të anglishtes. Ai u skandalizua  dhe foli edhe me dy tre miqtë e tijë anglishtfolës të mirë të arteve dhe të  letërsisë, ku njëri prej të cilëve njëri ishte  një prej anëtarëve të Akademisë Elizabetiane të Londrës dhe vendosën të më vinin në provë për  këtë. Atëherë i thashë se do të citoj Nolin e  madh me titullin e  tregimit “Noli me kamxhik”, në të cilin i bëj të qartë në mënyrë të dukëshme  dhe të  reklamuar para tyre (në mënyrë paralele) tekstin origjinal në anglisht, dhe tekstin e përkthyer  nga i madhi Nol në gjuhën shqipe. Ata vunë re  çuditërisht se, muzikaliteti i fjalës artistike të Shekspirit në gjuhën angleze, përputhet plotësisht  me muzikalitetin e fjalës së përkthyer nga Noli. Vunë re gjithashtu  se vepra e paraqitur dhe e hedhur në letër nga Shekspiri në gojën e  Hamletit apo të Makbethit, dhe shumë të tjerëve  (të cilët unë i citova  njëri pas  tjetrës  atë ditë) në gjuhën shqipe  kishte risi të jashtëzakonëshme.Unë shfrytëzova një fakt  të cilët anglezët nuk e njihnin.Unë nuk shfrytëzova faktin se ne në gjuhën shqipe  kemi lakimin, i cili nuk gjendet në gjuhën angleze (dhe si shembull për  ata  dhashë shembullin më të thjeshtë që shkruhet nëpër  libra të gjuhës angleze). Anglishtja ka një trajtë të tillë me një kryefjalë, një folje dhe një kundrinë. Ndërsa shqipja ka lehtësinë për të vendosur  kundrinën në krye të fjalisë. Mund të vendosi foljen në  krye të fjalisë dhe kryefjalën në fund. Kjo  gjë nuk mund të bëhet në anglisht. Ata mbetën të habitur  për  këtë dhe  që  nga ajo ditë unë kam  një marëdhënie të shkëlqyeshme me këtë shkrimtar amerikan, veprën dhe foton e të cilit e kam në shtëpinë time në Bruksel,dhe mund të them se unë jam krenar  për përdorimin e gjuhës sonë.Unë nuk dua  që ta sakatojmë këtë gjuhë. Gjuha me kalimin e viteve gjithmonë pasurohet. Në kushte e globalizimit ekonomik  dhe në kushtet e hapjes, sigurisht do të ketë interferenca të gjuhës dhe të llojeve të tjera dhe në kushte të veçanta ku shqipja akoma  nuk ka  fjalën  natyrale të saj  dhe nuk  bëhet përpjekje  për të  gjetur  fjalë të reja.Mendoj se dyndja e  madhe e këtyre fjalëve,  e deformon gjuhën. Ne duhet të përdorim një gjuhë tonën aq të bukur, të mirë të dlirë ashtu siç e thonin edhe rilindasit e mëdhenj.

-Si njohësi i disa gjuhëve, mos vallë regjimi komunist  dashje pa dashje inicoi indirekt për shkak të kohës së madhe në dispozicion që ju ti futeni mësimit të gjiuhëve të huaja ?

-Mua regjimi komunist vetëm më ka penguar në këtë drejtim.Pas mbarimit të vitit të katërt në Universitetin në Paris unë qeshë i detyruar të kthehesha në atdhe për arësye të presioneve të ndryshme.Atëherë unë i njihja të gjithë këto gjuhë. Gjatë kohës  së qëndrimit në burg  unë mund të them vetëm një gjë, se kam një tregim  tjetër  që flet në mënyrë kuptimplotë për këtë.Është një tregim ku një djalë i ri fshatar i cili ndodhej në mes intelektualëve si Astrit Delvina dhe zoti Çoba (e  disa  djemve të tjerë në  burgun  e Spaçit)mbasi  kishte mësuar  disa  gjëra, tha se me të vërtetë tani po bindem se burgu është universitet. Ata e  menduan në heshtje, ndoshta kështu  e mendonin apo për ti bërë  qejfin këtijë djali, por unë ndërhyra dhe thashë  se nuk jam  dakort. Dhe  fjala ime ka qenë kjo:

Sa  më tepër  të zgjasi ky burg, aq  më pak intelektualë do të mbetemi ne.

Dhe sa më tepër të zgjasi aq më pak njerëz do të mbeten.

Kultura në Shqipëri ishte e kufizuar dhe ishte lënë pronë e një grupi të veçantë njerëzish. Ndërsa një i burgosur vetëm degradonte nga dita në ditë. Dhe për këtë mënyrë kam thënë se do të degradojmë  në mënyrë të pashmangëshme si intelektualë. Burgu i gjatë të degradon edhe moralisht. Lum ata që dolën nga burgu ashtu si hynë.

Ju  mbas daljes nga burgu, lëvizët në disa vende të Europës si në Greqi dhe në Belgjikë, si janë parë ndryshimet ekonomike, social-politike të këtyre vendeve  në optikën e një intelektuali shqiptar  të një vendi  ish-komunist?

Për arësye të një gjendje ekonomike të vështirë të familjes sime dhe të  rrethit tim familjar (pas vitit 1990), unë kërkova dhe u mundova të siguroj  një vizë për të çuar vëllain në Greqi dhe në atë kohë isha dhe kam pasur gjithmonë probleme me shikimin  dhe isha edhe unë ku preka tokën greke ku çova vëllain dhe bëra  edhe një vizitë  për sytë. Atje punova në një firmë u caktova menaxher i kësaj firme  ku ishin 10 hotele në ishullin Nikelos në Greqi dhe selia ishte në hotelin “Afroviti” prona të z.  Mihallis Karamahall.Aty erdhi edhe gruaja ime bashkë më vajzën ku qëndruan gjatë gjithë sezonit turistik. Ata më propozuan dy gjëra të mëdhaja ku gjatë gjithë sezonit turistik të punoja gjithmonë për  ta, duke më premtuar një rrogë sa dyfishi i asaj që më dhanë (dhe kjo nuk ishte pak në vitin 1991 ku unë paguhesha 450 mijë dhrami, sa 5-6 punëtorë  shqiptarë  që punonin në vepra të tjera ndërtimi).Njëkohësisht më premtuan edhe një vend në një nga licetë e Athinës për mësimdhënie në gjuhë të huaj ku të paktën do të më siguronin një shkollë  private ku unë të jepja mësim.Kjo e bëri akoma më të lakmueshëm qëndrimin tim në Greqi, por  gruaja dhe vajza  ime thanë se ndjehemi të lumtur vetëm në tokën shqiptare. Pasi  e  panë  edhe Greqinë  thanë  se burime më të mëdhaja njerëzore dhe natyrale kishte më shumë në Shqipëri se sa   Greqia  ku Shqipëria mund të bëhej si Greqia brenda 2-3 vjetëve. Unë i dhashë të drejtën gruas time dhe për këtë u ktheva në Shqipëri, me bindjen se Shqipëria brenda 2-3 vjetëve mund të arrinte nivelin e Greqisë. Sigurisht kjo ishte një utopi dhe një mosnjohje  e problemeve. Nëse  vëndi im lëngon akoma nga varfëria dhe mijëra probleme të tjera, kjo është për arësye të politikës shqiptare. Sepse politika shqiptare asnjëherë nuk ka qenë një politkë demokratike, duke mos harruar që në këtë moment në Shqipëri nuk mund të kishte më asnjë demokrat në  vitet  ku u  shemb ajo që u quajt  diktaturë.Në Shqipëri u shemb vizioni i diktaturës.Në  Shqipëri u futën disa  elementë të  rinjë të jetës  ku mund të  flisje  dhe  mund të  shpreheshe lirë dhe nuk mund të shkoje në burg,  kjo ishte një fitore e  madhe. Çlirimi nga vargojt e frikës solli edhe pasoja të tjera qoftë në psikologjinë e popullit. Shtresat e politikës shqiptare nuk ishin as më shumë dhe as më pak komunistë të bindur, të cilët ishin të lodhur  nga sistemi totalitar  i tyre. Sekretari i parë i Tiranës nuk ishte më i sigurtë më për jetën e tijë, sepse kishte parë që paraardhësit i tijë edhe kur kishin arritur  të bëheshin anëtarë  byroje kishin shkuar si kovë pusi, në momentin kur dikatori nuk i pëlqente. Ata kërkonin një farë sigurie dhe kjo sigurie dhe kjo duke e modifikuar komunizmin.Këtë kërkuan edhe në atë takimin e 70 intelektualëve të famshëm me Ramiz Alinë.U kërkuan disa  ndryshime dhe nuk u kërkua shëmbja e Komunizmit.Ajo erdhi nën ndikimin e trysnisë popullore. Ky ndryshim në Shqipëri ndodhi në një mënyrë të butë. Kjo ishte një marëveshje e heshtur. Ishte një Enver Hoxhë dhe 200 petrita lule që ndërtuan  Shqipërinë e kuqe, nuk mund të imponoheshin 3 milion njerëz .Unë mendoj se përveç një Enveri të madh në Tiranë kishte me mijëra Enver të  vegjël. Këta njerëz e kuptuan që erdhi koha të hiqnin petkun e sekretarit, të  kryetarit të këshillit dhe të ktheheshin menjëherë në kryepleq  ose në kryetarë partishë ose edhe në pronarë, që ishte akoma më komode. Tashmë dihet se u ngritën disa delegatë në kongresin e PPSH dhe heqin emrin nga komunistë në Parti socialiste. Për  mendimin tim  ato kanë qenë dhe janë komunistë. Brenda kafkës së të gjithë njerëzve që golojnë nëpër  partitë e ndryshme politike në Shqipëri janë konceptet marksite –leniniste. Ata kështu u ideuan. Nuk patën kohë ku të mësojnë diçka tjetër. Jeta është e tillë ku formimi njerëzor i njerëzve ku varet edhe kur ky është edhe intelektual arrihet deri në  moshën 18 vjeç.Dhe në moshën 18 vjeç  këto njerëz kishin dëgjuar vetëm teori komuniste.Mos të flasim për një numër të madh intelektualësh që ishin pjekur  plotësisht  në furrën e ideologjisë komuniste.Për këtë  një aspekt të veçantë  ka drejtësia shqiptare e cila dhe mund të them se është vatra e Kovaçit ku ndodhen të gjitha rrokullitë e mëdha që e kanë lënë Shqipërinë në këtë varfëri. Përparime në Shqipëri janë bërë sepse ka inisiativa private të mrekullueshme. I gjithë regjimi komunist nuk ndërtoi dot një rrugë Tiranë-Durrës. Apo rruga e Llogarasë e cila ishte ndërtuar në vitet 1918 nga forcat austriake, nuk është bërë asgjë për 50 vjet.

-Sa libra keni shkruar gjithsejt dhe na thoni diçka mbi bashkëpunimin tuaj me vajzën tuaj?

- Libri i fundit që kam shkruar ishte “Drama shpresë dhe skëterrë” kjo është vepër vetëm e imja..Kam  dy vëllime me novela dhe tregime ku i kam shkruar  bashkë më vajzën time. Bashkëpunimi me  vajzën në fushën e  letërsisë  tani për tani e kam ndërprerë sepse vajza  ndodhet në një situatë tepër të mbingarkuar me letërsinë meqenëse është edhe avokate në Bruksel dhe ka shumë probleme të avokatisë ku ajo duhej të merret. Në kushte të  tilla  (ajo  tani edhe u martua) nuk ka pasur mundësi të bashkëpunojë më.Ajo nuk e len pas  dore krijimtarinë. Ajo  ka ëndër që të shkruajm një libër për diktaturën. Nuk e kam fjalën për diktatorin Enver  Hoxha por  ç’është diktatura  tek njerëzit. Enver  Hoxha ishte një shembëlltyrë e  keqe. Ai ishte një mitoman, i cili përpiqej  që  ti vinte vetes  ato që nuk i kishte. Për të është folur që kishte në shtëpi një bibliotekë shumë të pasur ku midis të cilëve kishte dhe filozofë të mëdhenj.Nuk  quhet një njeri i kulturuar  kur  ti mbaron universitetin, as  i kulturuar kur ti ke blerë 20 metra linearë libra të shkencave të ndryshme, por  Enver  Hoxha ishte një mitoman. Ishte një mitoman i tipit Ali Pasha, i cili kur u transformua nga hajdut rrugësh në dervenaga i pëlqeu pushteti pasi filloi të  ngjitet  drejt majave për të arritur të bëhet Pasha i Janinës.Në një nga librat e mia kam shkruar këto vargje:

Ka një këngë popullore ku thuhet:

Moj Gjirokastra e bukur
çe  bëre  Shemohajdunë

Dhe unë më tej kam vazhduar se Shemohajduti nuk ndodhej më në Gjirokastër.Ai ishte ulur këmbëkryq në Tiranë dhe në përvjetorin e ditëlindjes së tijë (këtë mund ta vërtetoni duke parë arkivin e ditëlindjeve të Enver Hoxhës ku në një nga përvjetorët e tijë) ai deklaron:

E shikoni këtë qilim, ku mbi të cilin po e shkel, është qilimi i Shefqet Vërrlacit.

Një kryetar shteti që lavdërohet se po shkel mbi një qilim të vjedhur.

Vajza ime tani po punon për një dramë që ka të bëjë me diktaturën kjo diktaturë  flet për  diktaturën e  Neronit, e parë  në një këndvështrim të ri  dhe i gjithë vështrimi është, në një nga shkrimet e  mia  tek “Shembja e shenjtores”.Unë e  kam thënë që, kur një miku im im vjen e më thotë se shembën Enver Hoxhën   dhe vetëm bustin e  tijë, unë përgjgijem por jo ata që i mabjnë në kokë ideologjinë e tij. Këtë  cilëson më tepër  vajza ime tek drama “Neroni”.Ajo shkruan më lehtësisht në gjuhën frenge se sa në gjuhën shqipe. Ajo këtë dramë po e  shkruan në gjuhën frënge dhe unë  shpresoj ta përkthej në gjuhën  shqipe.

-Duke përjetuar një vend të tillë siç është Belgjika ku janë nga disa  institucionet kryesore Europiane demokratike,msi e shikoni realitetin e sotëm shqiptar në dy këndvështrime.Në aspektin e të drejtave të njeriut, në aspeketin  e politikës  shqiptare të vënies  në funksion  të probleme  popullore  të këtijë populli dhe së dyti në aspektin social të mirëqenies të masave të popullit?

-Para dy ditësh më ndodhi që t’i japë  dikujt një dhjetëmijëlekësh.Mu duk vetja si një njeri që po fyej dikë.Se me ato dhjetë mijë lekë ai munmd të merrte  vetëm pesë  paketa cigare.Në ato vite ne kishim një duhan të mrekullueshëm” Diamanti”,ose  “Partizani” që ishin me  duhan të zgjedhur.Pesë paketa duhani në atë kohë  kushtonin  90 lekë, ku ishte 18 lekë një paketë. Pra, unë i kisha dhënë  atij mikut tim gjithsejt 90 lekë,dhe sot ato bëjnë 10 mijë  lekë.Raporti është 1me 100. Këtu unë përmenda vetëm duhanin. Por  dua të them se çmimet janë të tilla që popullata nuk mund ti përballojë dot. Shoku Enver thoshte se populli ynë  është i mrekullueshëm.Ai e thonte këtë dhe kishte shmë të drejtë që populli i tijë ishte  i mrekullueshëm sepse nuk e ngrinte zërin.Edhe sot ky popull është i mrekullueshëm  sepse nuk e ngre zërin. Në drejtim të lirisë së fjalës në Shqipëri është vendi më i lirë në botë. Në Shqipëri mund të thuash çfarë të duash, të llomutisësh çfarë të duash, të shash kë të duash dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.Sepse vetë deputetët shajnë njëri-tjetrin brenda zyrave të parlamentit .Në  diktaturë Enver Hoxha thoshte kush do të lëvizë bishtin do ti presim  kokën. Ndërsa sot në këtë qeveri thuhet se flisni sa të doni se nuk e çajmë kokën fare.Në Shqipëri ndryshon  raporti liri fjale  dhe të drejtë fjale.

Sa njihet  letërsia  shqiptare në Belgjikë, dhe mendimi juaj  për  shkrimtarët  e sotëm shqiptarë në raport me kërkesat e letërsisë  botërore?

-Letërsia e realizmit socialit ishte një letërsi e mrekullueshme përsa i përket nivelit të saj artistik. Mund të them që edhe interpretimi i të gjithë aktorëve shqiptarë, në të gjithë filmat dhe dramat shqiptare  të luajtur gjatë periudhës së realizmit socialist kanë të drejtë të mburren me talentin e tyre. Ka një ndryshim të madh midis  një mjeshtri boje  i cili mer bojën e tijë  dhe e  hedh në pëlhurën e tij me një kombinim të mrekullueshëm por pa ide  brenda. Pa  ide  them se brenda   kësajë lloçkovitje bojërash kishte vetëm ideologji komuniste, nuk kishte as shpirt  njerëzor as mendim njerëzor.Në këtë vështrim unë them se letërsia shqiptare zvarritet akoma.Në krijmtarinë e një artisti vepra lind në trurin e  tijë jo si rezultat i studimeve dhe i aftësive të mëdha, por si rezultat i asaj që ndjen. Letërsia shqipe jashtë kufijëve të Shqipërisë është e paktë. Sepse ka  mangësi të përkthimit të veprave shqiptare. Duke  lexuar  Kadarenë  në  frengjisht ka një moment ku njëri nga përsonazhet mund të thotë se hip këtu dhe shiko Stambollin. Në gjuhën shqipe hip këtu dhe shiko Stambollin flitet për një pamundësi.Kjo  do të thotë se këtu kjo nuk arrihet, nuk bëhet kurrë.Dhe këtë shprehje unë e kam  gjetur  pikërisht të lexuar në frengjisht. Ka edhe një shprehje  të tillë. Po planin  kush do ta bëjë Marika  thotë një nga personazhet, dhe unë e lexoj këtë në  frengjisht. Kjo në gjuhën  frënge nuk  përkthehet dot. Kërkon njohje të thella të gjuhës. Mund të them se edhe përkthimet e autorëve të  ndryshëm  nga gjuha e huaj në gjuhën  shqipe vlejnë për tu dëshiruar. Për të mos  folur më për abuzimet e viteve të kaluara që paraqiten  me  tituj të rinj sot si përkthime të X dhe të Y, përtë cilën  ka  folur edhe një kanal televiziv në një emision që  quhet “Fiks  Fare”. Ata me shumë humor  kanë  lexuar  një pjesë  nga ky libër  me një titull të ri, dhe pjesën në të njëjtën faqe të atijë romani të përkthyer më përpara.Të  rinjtë shqiptarë nga  një dëshirë e zjarrtë  për të marrë një kulturë të vërtetë , jo të përciptë, kanë  studiuar dhe kanë shkruar shumë letërsi, por nuk kanë mundur tëhyjnë në rrugën e krijimtarisë së mirëfilltë, në rrugën e përktimit si art. Athere si do të njihet letrësia shqiptare në botë ?! Vetëm me tre katër autorë? Kaq pak autorë ka vendi ynë. Kështu do të paraqitet gjithmonë letërsia jonë, pa talene të të rinj?



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora