E marte, 19.10.2021, 04:38 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Pse më shikon ashtu...?!

E shtune, 27.12.2014, 07:04 PM


“PSE    SHIKON  ASHTU...?!

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Ishe një ditë tue lexue tek “Hylli i Dritës”... Kerkova me pa ndonjë foto...

Kalova fletën dhe u gjeta krejt papritmas përballë me këte foto që më “shikoi” e më tha: “Pse më shikon ashtu Fritz?”... Për pak çaste mbeta i shtangun vërtetë tue e shikue...

Mu kujtue një ditë që tashma hyn nder vitet e shkueme mjaft larg prej tyne: 6 Janar 1940.

Ishte Burri i parë jo i shtëpisë, që takova në këte Botë!

Mbas 12 muejsh me 31 Dhjetor 1940 Ai nuk ishte ma! Ndoshta, një fat i madh për Té!

Ai vërtetë u çudit kur unë po i shikojshe dekoratat e varuna në gjoks!

Pyetja e Tij: “Pse më shikon ashtu?”... Disi, më erdhi e papritun... Ndoshta, më topiti me shikimin e Tij të vrantë po, tue mos e ndij vetën fajtor për shka ka ngja, Ju përgjegja:

– At Gjergj, kur ishe fëmijë 5 vjeç, porsa kishte fillue shkolla dhe unë kishe hy në klasën e parë, në Dajç të Bregut të Bunës, mësueja ime zonjusha Viktore Kuka, na tha: “Nuk do të këndoni ma në shkollë Hymnin e Flamurit “Porsi Fleta e Ejllit t’ Zotit..!” Né shikuem njenitjetrin dhe u topitëm... Po, askush nuk dijti me pyet dhe as, me kundershtue!

Kur shkova në shtëpi me vrap, i tregova Gjyshës sime: Nana Nine, nuk duhet me këndue ma kurrë Hymnin e Flamurit, na ka thanë mësuesja... Ajo më shikoj, dhe u bind se unë po i thojshe një të vërtetë, në moment fshani e tha: “Uuuu, këta i huptë Zoti !”...

Tezja Rozë, veshtroi dhe i tha: Gjatë ka shkue, ooo Nine, po këta, mos bajshin ditë të mirë, si kanë me këndue Hymnin e At Gjergjit kur Shqipninë e shkretë, e futne nën Jugosllavinë e komunistave të pashpirtë e t’ pa Zot!..

Mbas pak kohe, nuk e pashë ma librin “Lahuta e Malcis”, që daja e kishte tek rafti... Nga biblioteka e vet Ai hoq shumë libra, madje edhe disa i dogj në furrën e bukës...

Per të gjitha këta që shpjegova At Gjergji, nuk tregoi interes, sikur i dinte të gjitha...

Deshta me i tregue edhe për thesin me Eshtnat e Tij, po më tha: “E dij, e dij edhe atë!”

E pyeta: “At, po mos ndoshta, Haxhi Qamili kur shkoi me djegë qelen e Don Nikoll Kaçorrit, ka gjetë aty foton që keni ba bashkë me Té, Mit’hat Frashërin e Don Ndre Mjedjen në Manastir 1908, e até nuk e ka djegë me tjerat e ua ka lanë porosi këtyne?!

Ai më pyeti: “Po, çfarë porosije u la Haxhi Qamili këtyne per mue?!”... – Jo, jo, i thashë, po, më shkoi mendja mue, se kam vue ré, që permendin Kongresin e Manastirit, zanë me gojë Alfabetin që krijove Ti, tregojnë vleren kombtare... E emnin Tand, kurrë!

Bani buzën në gaz e si në buzqeshje, më tha: “Po, me Haxhi Qamilin, ku hij unë?”

– At Gjergj, po me gjithatë Kryq të varun në fyt, tashti mbasardhësit e Haxhi Qamilit, si thue Ti, a do të merren me Ty?... – Jo, ooo At Gjergj... Po, as “fra-telat” e sotit nuk po flasin ma “Gjuhë Tande”... Se, u duket edhe Ajo, si “Gjuha e Krishtit”... Janë me shkollat e dreqit... E sigurisht, edhe do të flasin me gjuhën e tij...

Më nderpreu, dhe më tha me shumë butësi dhe ambelsi, ashtu si ka pasë natyren:

“Pasha bukën, 100 vjetë para ua pata shkrue në 1914, për shka ngjau në nandor të 1944...:

***

Qé, shkjau, harlisë krenije,

Meshtarët asht tue i mbytë;

Lterët Tu, seli hyjnijet,

Me gjak asht tue Ti zhytë:

E rrfeja e Jote Kisha

Por rrzon e veç çan pisha!

 

As gjaku, pra, i Meshtarëve

As gurt e elterëve t’ Tu

S’ mund rreshkan mshirë Shqiptarëve,

Nuk mundkan mëninë me t’ zgjue?

E fatin e Shqipnisë

E lankan n’ dorë t’ shkjenisë?...

 

O e mjera, moj e mjera

Shqipni, se keq ké ngelë!

Se mirë, moj, ty t’ thau vera,

Qysh se shkjau asht tue t’ shkelë

E tue t’ poshtnue pa dhimbë,

Tue t’ lanë n’ vaj e n’ brimë.

 

T’ kanë rrahë gjithkah me topa,

Tue t’ djegë e tue t’ shkrumue:

T’ kanë ndamun copa – copa ,

Si t’ ishe pa zot lëshue,

E shk’ asht ma fort per t’ kja,

Me dorë t’ Mbretnive t’ Mëdha.

 

O Zot! O Zot! Mos tjeter

Per ketë pleqni tradhtare,

Qi Evropa, rrence e vjeter,

Bani mbi tokë Shqiptare,

Deh! Ti mos lèn që njeri

Kshtu ta dhunojë pa hiri.

 

Veç n’ Ty na e kemi shpresën

Se ‘i ditë Liri mund t’shohim;

Pse njeriut fjalët e besën

Fort mirë sot po ia njohim:

Ai syt s’ i prir kurr ngjeti,

Veç ku mund t’ grryejë per veti.

 

Prandej, o Zot, prej qiellet

Ti priri syt mbi né,

E ban qi puna t’ kthjellet,

Si asht mirë per Atme e Fé; ...”

*Nga At Gj. Fishta, “Mrizi i Zanave”: “Mbi vorr të At Alois Paliq O.F.M.”, 2001.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora