Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: A kemi nevojë për Iluminizëm?

| E merkure, 24.12.2014, 12:54 PM |


A kemi nevojë për Iluminizëm ?

Nga Fahri Xharra

Shqiptarët, kemi nevojë për iluminizëm të ri dhe rilindje kombëtare Ne ende jetojme ne frymen osmane dhe komuniste ! Boll mo! Turpi kombtar është aq i madh sa të vjen marre që në Europë të flasish shqip. "Iluminizmi eshte dalja e njeriut nga mituria e e vetefajsuar. Mituria eshte mosaftesia e perdorimit te arsyes pa u udhehequr nga tjetri. E vetefajsuar eshte mituria, kur ajo nuk buron nga mungesa e mendjes, por vendosmeria e guximi per te drejtuar veten tende pa udheheqje nga tjeret." Keshtu e pershkruan Immanuel Kanti periudhen e iluminizmit.

Sa nga ne e dijnë që:"Nata 21-22 dhjetor, është nata më e gjatë e vitit, që pason me natën e buzmit dhe sipas kalendarit shqiptar vazhdon me festat tjera me radhë që nga kjo datë e ndjekin solsticin dimëror deri më 6 janar " ? Pse babai shqiptarë me lotë në sy të kërkon fëmijët e humbur, dyshon se janë përfshirë në ISIS! ? (Një qytetar zviceran me origjinë nga Kosova dhe i cili jeton në Zurih të Zvicrës po kërkon djalin dhe vajzën e tij në Adana të cilët kanë 3 ditë që nuk ka informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Anadolu Agency (AA). )

Po ku ishe or baba , që ndër sytë e tu fëmijt ta luenin lojën e padëshiruar nga askushi ?

"Sipas informacioni të marrë Halit Loxha 47 vjeç, i cili jeton në Zurih të Zvicrës ka bërë një denoncim në polici pas mos ardhjes në shtëpi më 19 dhjetor, të vajzës së tij 18 vjeçare Edita dhe djalit të tij 16 vjeçar Visar. Policia e Zyrihut, duke u përqendruar në mundësinë e pjesëmarrjes në ISIL të fëmijëve ka raportuar këtë rast në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL). "Babai Loxha pas procedurave iu është drejtuar gazetarëve dhe me sytë e përlotur ai iu ka treguar mediave fotografitë e fëmijëve. Loxha i cili punon si sanitar në një kompani në Zurih ka theksuar se fëmijët e tij asnjëherë më parë nuk janë larguar nga shtëpia.(lajm gazetaresk) Pse nuk i ndalje fëmijët që në Cyrih ? Mungesa e edukatës familjare- do të thosha unë, Mosbisedimi me fëmijët për një devijim aq të rrezikshëm , dhe pak a shumë mosdija , mosinformimi i prindit për dredhitë e matrapazëve fetarë. Unë dhe lexuesit e ndajmë dhëmbjen me ty or prindi nga Kosova, por nuk mundem pa të kritikuar dhe "shajtur" për lojën tënde symbylltas në familje. "Fëmijët që prej 2 vitesh shkonin në një xhami, ku kisha dëgjuar se ata që shkojnë në atë xhami ishin persona që merrnin pjesë në ISIS. Më parë kanë ardhur në Stamboll, nga këtu mund të kenë shkuar në Siri. " po shkruajnë gazetat dhe ti po qanë. E kotë ,për ty dhe fëmijtë e tu.! Ata e kanë pirë"sherbetin e mashtrimit". "Vajza 3-4 muaj më parë filloi të mbulohet me shami. " paska thënë prindi që mundohet t`i gjejë fëmijët nëpër kanalin më të turbullt të tradhëtisë ndaj nesh, nëpër Turqi.

Albin Kurti , kishte me thënë se është cështje familjare , shkuarja në Siri; dhe nuk guxojmë të sjellim ligjeqë e ndalojnë këtë masakër kombëtar. Edhe familja Loxha është viktimë e një qendrimi të tillë politik të një partijeje.

Miku mshkruan "Baca Fahri, kam vënë re se ne shqiptarët vëme ne diskutim cdo gjë që ka të bëjë me të kaluaren tonë të larget dhe të afërt. Duam te jemi te "pa anëshem dhe europian "në vlerësime dhe gjykime me cdo kusht. Nga kjo kanë përfituar fqinjët tanë duke fabrikuar me anë të institucioneve të tyre shtetërore historitë e prejardhjes së tyre, duke vjedhur e pervetësuar cdo gjë që i perket popullit tonë. Mos të flasim për pseudohistorianë e pseudoarkeologë që kane rolin e Judës në universin etnik shqiptar duke mbjellur dyshim dhe duke shpërndare mjegull në ate pak qe ka mbetur nga identiteti ynë kombetar dhe duke vene në diskutim shtyllat qe formojne ketëidentitet. Ne jetojmë ne Ballkan dhe fqinjët tanë nuk kanë parime dhe skrupuj morale si te europianeve, Ne shqiptaret nuk kemi nevojë te shpikim dhe të vjedhim nga askush për të emeruar prejardhjen tonë,na duhet vetem te pervetesojme ate cka eshte e jona dhe t'ua bertasim fort ne fytyrë të gjitheve. Unë mendoj se i vetmi shpëtim për kombin shqiptar është patriotizmi i pastër, por di edhe se ne jemi gati një shekull mbrapa fqinjëve tanë në krijimin dhe forcimin e identitetit tonë, për arsye që dihen pra do të isha dakord edhe me pak nacionalizëm, pasi nuk mund te jesh parimor i kulluar ne mes te hipokritëve dhe maskarenjve. Akademitë e shkencave të fqinjëve tane nuk skuqen dhe as ju nxihet faqja kur pa pikën e turpit pervetesojnë heronjtë tanë ,historinë tonë dhe e shfytyrojne të kaluarën, duke pretenduar te merren per te verteta deklaratat e tyre vetem pse dalin nga Akademi Shkencash.....Kurse ne , jo vetem nga qeveritë tona dhe nga institutet perkatëse nuk bëjmë asgjë, por edhe kur persona me ndjenja te larta patriotike mundohen te mbushin këte zbrazetirë me informacion dhe te dhëna aq te cmuara për vetedijësimin e shqiptarëve, i vemë nëdiskutim në emer të europianizmit dhe të një të vertete historike që vetëm per ne ska dashur t'ja dijë." Zoti Loxha , jo vetëm ju por i tërë kombi ynë ka nevojë për iluminizëm, pak dritë në mendjet tona të errësuara.

Gjakovë, 22.12.14