Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lule Nela: Kontributi i shkollës në formimin kulturor

| E marte, 23.12.2014, 08:28 PM |


Kontributi i  shkollës  në formimin kulturor...

Nga Lule Nela

Në këtë vit të rëndësishëm për historinë e vendit që përkoi me 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore ku Shqipëria u vendos përkrah koalicionit të shteteve fituese,  u organizuan shumë aktivitete kulturore në të gjithë vendin. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte jo vetëm nderimi i kësaj ngjarjeje të madhe ndërkombëtare, por edhe respektimi i historisë sonë kombëtare. Një vëmendje të veçantë ndër këto aktivivete përkujtimore ju dha aktiviteteve me natyrë kulturore. Për këtë u angazhuan thuajse të gjitha institucionet arsimore të vendit që kishin planifikuar aktivitete të natyrës edukative. Shumë shkolla organizuan vizita  në muze, në varrezat e dëshmorëve, përgatitën koncerte etj.
Në kryeqytet shkolla 9-vjeçare ‘’ Servete Maçi’’, ndryshe nga shumë shkolla  të tjera,  përveçse një shkollë  e formimit të përgjithshëm ka të ndërthurur  në punën e saj  kurrikulare edhe profilin  muzikor.  Në këtë shkollë  mësohet instrumenti  i pianos, i violonçelit  dhe i  violinës  nga klasa e parë  e deri tek klasa e nëntë.  “Duke qenë një shkollë muzike”,-   thekson  nëndrejtoresha - “kemi  fatin që të përgatisim edhe aktivitete shumë të larmishme, sipas planit edukativ të shkollës. Koncertet janë nga më të larmishmet sepse përveç këngëve, recitimeve, luhen edhe pjesë me instrumentat e ndryshëm.  Kemi dhënë  shumë koncerte në bashkëpunim me “Teatrin e Operas dhe Baletit”, Ministrinë e Kulturës, e cila ka mundësuar edhe sallën e koncerteve dhe së fundi me Ministrinë e Mbrojtjes, me rastin e 70- vjetorit të çlirimit të atdheut.
Sipas nëndrejtoreshës  së shkolles ,Elsa Koleci,“ më datë 27 Nëntor  të gjithë nxënësit e shkollës të mirëorganizuar, vizituan muzeun e armëve, ku me të vërtetë dolën të kënaqur edhe të impresionuar.  Më pas u drejtuan në kinemanë që ndodhej në mjediset e Ministrisë së  Brendshme dhe dhanë një koncert me këngë, recitime, pjesë orkestrale, kushtuar luftës Nacionalçlirimtare”.
Sipas znj. Koleci “një e ndihmë e madhe  u dha edhe nga komuniteti i prindërve në shkollë  ku në veçanti   përmend z. Dodë Leka, funksionar në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Kemi në plan për të organizuar edhe nje koncert me rastin e festave të fundvitit, ku përveç  koncertit  shpërndajmë dhe dhurata  në bashkëpunim me shoqatat që ofrojnë bashkëpunim  për nxënësit në nevojë, nxënësit  e komunitetit egjyptian, rome,per nxenes me ndihme sociale dhe për nxënësit me arritje të shkëlqyera në mësime”.  Në këtë shkollë është edhe orkestra e shkollës, ku koralet, solo, të gjitha shoqërohen me orkestër. Gjatë muajit  nentor deri me 10 dhjetor jane zhvilluar aktivitete te shumta nen moton “Jo dhunës me baze gjinore dhe kunder dhunes ne familje”.  U angazhuan ne keto aktivitete te gjithe nxenesit e shkolles me postera,flete palosje,ne konkursin e vizatimit, me loje ne role. Më datë 4 dhjetor ne bashkepunim me shoqaten “Sot per te ardhmen” u zhvillua nje takim me znj. Migena Mollaqi, aktiviste per te Drejtat e Njeriut dhe psikologen Esmeralda Domi.
Ne kete takim nxenesit folen per llojet e dhunes me baze gjinore dhe dhunen ne familje. Prezantuan punimet e tyre.Takimi  nxori mesazhe nga vetë nxenesit për t’i thënë “Ndal!“dhunës.
Ne ditet ne vazhdim do te organizohet ( tashme pergatitjet kane filluar) edhe koncerti i festive te fundvitit. Ne zhkollen “Servete Maçi” nxenesit dhe mesuesit  udhehiqen nga motoja : te vime ne shkolle me deshire dhe te largohem prej saj te kenaqur,sepse shkolla nuk konsiderohet vetem vendi ku merren dije por edhe nje vend argetimi.Duke qene se shkolla  duhet te jete dhe nje qender komunitare nuk mungojne aktivitetet  per komunitetin ne bashkepunim me prinderit.
Mendojme ne te ardhmen te orgazizohen aktivitete kulturore dhe ndihme  per femijet e shtepise se femijeve ”Zyber Hallulli” ,tek shtepia e të moshuarve dhe tek  “Instituti i femijeve qe nuk degjojne e nuk flasin”. Kemi në plan shume aktivitete që të gjitha mundesohen nga bashkepunimi i prinderve dhe i institucioneve shteterore”.
Për studiues të shkencave shoqërore pjesëmarrja e fëmijëve në aktivitete kultuore është e rëndësishme sepse ndikon shumë në formimin e tyre qytetar. Sipas sociologes Entela Binjaku , cila drejton një nga organizatat jofitimprurëse në vend e cila merret edhe me çështje të edukimit të të rinjve, sa i takon ndikimit që ka formimi kulturor në kulturën e tyre “kjo është evidentuar në shumë raste ku nga shkollat me traditë kulturore të vendit kanë dalë talente me kontribut të rëndësishëm në kulturën tonë kombëtare”.  Formimi kulturor që në vegjëli është i rëndësishëm jo vetëm për mbarëvajtjen emocionale, për pasurimin e botës shpirtërore, por rritjen e kapacitetit kulturor të mbarë shoqërisë. Por po ashtu ai ndikon edhe në formimin e një qytetari që i shërben komunitetit edhe nëpërmjet personalitetit të tij të mbrujtur edhe me elementë të kulturës të marrë që në hapat e para të shkollës.
Prej aktiviteteve më natyrë kulturore mund të rritet dhe konsolidohet bashkëpunimi mes komunitetit  të prindërve me shkollën i cili  është i një vlere të madhe sepse ndikon  në formimin e  personalitetit të fëmijës.  Pra ngjarjet festive, të shoqëruara me aktivitete kulturore  shërbejnë edhe si urë lidhëse mes shumë hallkave të shoqërisë.”Kur shkolla ndërmjetëson dhe lehtëson këto komunikime,  vlera e saj është edhe më e madhe sepse ajo  ndihmon në përmirësimin e  punës  së disa agjencive shoqërizuese sëbashku e njëherazi”, pohon sociologia Binjaku, drejtuese e Fondacionit “Harriet Martineau”.