E enjte, 25.04.2024, 02:21 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Zajmi: Nderim për të rënët gjilanas e anamoravas

E marte, 23.12.2014, 08:26 PM


Nderim kolektiv në 70 vjetorin e të rënëve gjilanas e anamoravas

Nga Ukshin Zajmi

Në shenj të kujtimit të viktimave shqiptare të Luftës së Dytë Botërore, shumica e të cilave edhe mbetjet mortore nuk u dihen, në Gjilan u organizua  Akademi përkujtimore. Në hapje të kësaj Akademie, kryetari i komunes së Gjilanit Lutfi Haziri, pasi përshendeti familjaret e disa prej më tepër se 8000 të vrarëve e të masakruarve, tha se është ky një nderim kolektiv në 70 vjetorin e rënies së tyre, qoftë duke mbrojtur pragun e shtëpisë, qoftë duke mbrojtur kufirin shqiptar apo edhe në luftëra të ndryshme të detyruara anë e kënd  trojeve të ish Jugosllavisë e madje edhe pas hyrjes së forcave partizano-çetnike  jugosllave. Në shënimin e këtij përvjetori e në propozim të ansamblesë të komunës së Gjilanit, Kryetarja e Kosovës  Atifete Jahjaga, me urdhërin e Lirisë, pos mortum, nderoi Esat Berishen dhe Halim Oranen, ndërsa me po këtë urdhër në nderim te të gjitha viktimave, të rënëve e të vrarëve u dekorua edhe komuna e Gjilanit. Kryetari komunës së Gjilanit këtë urdhër ua ndau familjarëve-pasardhës  të Esat Berishës e Halim Oranës dhe edhe për vetë komunen. Përndryshe, një muaj, prej 23 dhjetorit 2014 e deri më 23 janar 20145, madje edhe manifestimi shumëkulturor “Flaka e Janarit 2015”do të organizohet në shenj kujtimi për viktimat anamoravase të Luftës së Dytë Botërore e edhe fill pas saj.

Në këtë Akademi përkujtimore u lexuan edhe pesë kumtesa shkencore, që ishin hartuar enkas për rrjedhat e Luftës së Dytë Botërore në këtë rajon të Kosovës, e që atbotë shtrihej më e gjërë se sot.

Prof.dr. Fehmi Rexhepi foli për pasojat e Luftës së Dytë Botërore për shqiptarët në përgjithësi dhe Gjilanin në veçanti, i cili veçoj se për rajonet shqiptare jashta Shqipërisë londineze u zbatuan elaboratet e Qubrilloviqëve, Garashaninëve, Andriqëve e Qosiqëve ndërsa Masakra e paparë e Gjilanit, para 70 viteve, u zhvillua sipas urdhërave dhe udhëheqjes direkte të gjilanasit Vllada Popoviq,  për të rehabilituar babain e vet radikalin Toma Popoviq, për të cilin flitej se është i burgosur, por që askush nuk e ka parë në burg .

Mr. Aliriza Selmani foli për masakren e njësive partizane të Ushtrisë  Nacionalçlirimtare në Gjilan, i cili tha se përkundër proklamatave demokratike të partizanëve, shumica e të cilëve nën yllin pesëcepësh mëshifnin kokardat çetnike e të cilët qenë rehabilituar,  kryen masakër të paparë ndaj popullsisë se pafajshme e të pa  mbrojtur nga askush, madje edhe të detyruar që të mos mbyllin dyert e oborreve e të shtëpive, në mënyrë që të hyjnë neper to kur të duan e të veprojnë si të duan. Zatën, tha ai, vullnetarët  shqiptar që e sulmuan Gjilanin dhe me pak përpjekje e moren ate me 23 dhjetor 1944, ata u tërhoqen duke mos dashur të luftojnë me partizanët shqiptarë të brigadës së Shaban Haxhisë.

MA.Blerim Haziri, foli për sulmin në Gjilan dhe pasojat e tij. Pasi dha një kronologji të Levizjes së forcave shqiptare të komanduara nga mulla Idriz Gjilani- Hajrullahu, ilustroi formacionet që e rrethuan Gjilanin dhe sulmuan ate, duke mos e dëmtuar asnjë pjestarë të komuniteteve joshqiptare gjilanase, pos  të atyre që rezistuan. Mirëpo, kjo nuk ndodhi, kur këto forca u tërhoqen e me ta shkuan edhe banorët  madhor  shqiptar të Gjilanit, e mbetën pa kurfar mbrojtje në mëshirën e partizanëve të Brigadës së XVII maqedonase fëmijët, gratë e të moshurait  shqiptar, ndaj të cilëve u përdor çdo lloj mjeti  vrasës e për masakrim.

Prof. Reshat Ramadani dha një vështrim në 70 vjetorin e Masakrës së Gjilanit të vitit 1944/45. Ky më tepër rrëfeu se sa lexoi kumtesën e vet, ngase,  si i ri edhe vet e kishte përjetuar këtë katrahurë. Edhe Mr. Naim Musliu foli për Masakrat e njësive të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë në Anamoravë.

Për të pranishmit, nxënësit dhe përsoneli mësimor i Shkollës së muzikës të Gjilanit, pos intonimit të himnit kombëtar shqiptar, eksekutuan edhe disa pika muzikore.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora