E enjte, 28.03.2024, 11:39 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Pushteti me qenë ha fëmijët

E hene, 22.12.2014, 08:14 PM


PUSHTETI ME QENË PO NA I HA EDHE FËMIJËT

DRITON JASHARI ËSHTË DHURATA E QEVERISË SË RE E CILA ËSHTË VAZHDIMSI E TË VJETRES

NGA AGIM GASHI

Mjerimi e ka kapluar këtë popull, e ka vjelë totalisht nga dashuria për popullin e atdheun, dhe duke filluar nga pjesa e mesme e shqiptarëve e deri në kokat më të larta të pushtetit, janë të zbathur plotsisht nga ndjenjat për ta bë atdheun.

Fatkeqësisht, filluan edhe qentë me na i hangër fëmijët. Kjo na tregon se deri tani duke hëngër njëri-tjetrin, pak na u duk, e shteti na i lëshoi edhe qentë. Dritan Jashari, fëmiu gjashtë vjeçar është pasqyra e qeverisë së deritashme e cila si duket sdo të dalloj asgjë as nga e tashmja.

Dritoni ishte një fëmijë i Kosovës. Ishte ashkli, por i lindur e rritur në këtë tokë dhe i ushqyer me copa buke nga berllogjet e Fushë Kosovës dhe mbarë  atdheut. Qentë dhe Dritoni, deri në ditën kritike, ndanin ushqimin në kanta bërllogu bashkarisht. Ndanin sepse tretmanin populli i Kosovës, nga Qeveria të cilën e zgjedhë vetë, e ka të njejtë me qentë endacak.

Nuk duhet të shkosh larg e të shohësh se ligësia dhe vuajtjet janë përhapur me të madhe në tokat shqiptare. Lufta na i mori trimat, dëshmorët, të pafajshmit… dhe në luftë mori pjesë mbarë populli, e jo si trumpetojnë ata që nuk luftuan, se vetëm ata luftuan. Edhe aksidente vdekjeprurëse ndodhin në tokat tona, duke marrë edhe jetë njerzish, duke na ligështuar në shpirt, duke na dhuruar dhimbje, e madje edhe lotë të derdhur në masë.

Por, të na hanë edhe qentë e qeveritarëve, këtë se kemi menduar.

Po të ishte Driton Jashari ndonjë fëmijë i ndonjë politikani, ndryshe do të reagonte shteti dhe populli. Por familjes së Driton Jasharit, nuk i shprehi ngushllime shteti, as Kryeministri e as super Kryeministri Hashim Thaqi.

Dritoni i vogël e i pafajshëm, u përball me dhjetë qenë, të cilët nga “xhelozia” se po ua merr ushqimin, e coptuan fëmiun e vogël e të pa sherr. Gjaku i Dritonit gjakosi të gjitha copat e bukës e mishit të cilat i hudhin pasanikët duke filluar që nga Kryeministrat e poshtë.

Me të drejtë njerzia bëjnë pyetje sot:

Pse na ndoshin neve sot këto të kqija?

A e ka fajin Perëndia apo kush?

Mos është karma, apo pasojat e veprimeve tona apo të qeveritarëve tanë?

Kur do të vijë një kohë kur në tokat shqiptare nuk do të ketë më kësi ligësi e vuajtje të tilla të çdoditshme?

Për tu përgjegjë në këto pyetje, ka dy gjëra që duhet ti kuptojmë, pse po na ndodhin këto të kqija e si mundemi me i largue.

E para, se populli është më së paku fajtor për të kqijat dhe tragjeditë tona, dhe:

E dyta, populli është fajtor që lejon të instalohen Qeveri antipopullore në pushtet.

Një fajlë popullore thotë: “ Sa do ti respektosh ti të tjerët, aq do të jeshë i respektuar”!

A po i shkojmë ne kësaj maksime popullore, që si popull shumicë ti nderojmë e t´u mundësojmë jetë normale edhe tjerëve? E di, se jetë normale skemi as ne shumica e popullit shqiptar, sepse kasta kriminale politike rrëmbeu çdo gjë, dhe sot njerzit pa dallim kombësie ia mësyejnë kantave të bërllogut, ia mësyejnë edhe largimit nga atdheu.

Fatkeqësisht, koha jonë pak dallon nga e Vaso Pashë Shkodranit të pra një shekulli e tëhu, kur e shkroi poezinë e famshme të vajit burrëror e popullor, e të mesazhit të fuqishëm “Moj e mjera Shqipëri”, aktuale fort në kohen e sotme, dhe kur politikanët më shumë çmojnë një karrike pushteti se sa atdheun e bërë katrahurë.

Përjetojmë të pabesueshmën kur askush askendin nuk e njef më si gjak të vetin e as si vlerë. Kjo kastë politike, e queme peshë, aq shumë shahet e e nënçmohet, tamam thua se gjenden diku në stepat e Afrikës e jo në zemrën e Evropës.Në mbrëmje ulen dhe I bëjnë bashkë planet e hajnisë.

Tani, pas ngjarjes së 17 dhjetorit në Fushë Kosovë, qeveritarët do të marrin në thue edhe në të vdekur, mu si murën në thue dhe perdhosje deri më sot, edhe të dëshmorët e viktimat e luftës.

Ku mbeti kodi i etikës njerzore? Kjo shthurrje kombëtare në vazhdimësi po na bëhet shqetsuese për të nesërmen tone. Çfarë do të jetë kjo e nesërme dhe me çfarë mistere do të përballemi, e në çfarë vakume do të takohemi? Thua se ne nuk mundemi pa susllovë e karaxhoza për ta vulosë fatin e kombit. Sot, si intereson më a ngritet një gisht i dorës së majtë e të djathtë, a ngrihen dy gishta apo i tërë grushti. Populli duar e trup i ka në flake zjarri, si pjesë e vdekur e vetëvetes.

Fundi i festive të fundvitit duhet të mbyllet me kufomen e Drton Jasharit në Presidencë e Qeveri, dhe gjku i Tij të jetë lulzimi i instuticioneve tona të mjera. Kështu do ta kemi në pambarim derisa ligjet tona, drejtësia e shteti nuk funksionojnë.

Unë personalisht i shprehi ngushllime Familje së Driton Jasharit. Dhembjen e ndja me Ju. Ju jeni pjesë e Kosovës sonë. Varfëria nuk po na pyet çfarë kombësie jemi.

Shpresat sdo ti humbim për një ardhmëri më të mire. Ngushllime nga Qeveria e Presidenca nuk prêt më as populli. Ata u bënë për ti ngushllue.

 

18.12.2014

Düren



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora