E merkure, 24.04.2024, 04:16 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" Nr. 2/2008

E merkure, 09.07.2008, 07:40 PM


SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VIII nr. 2/ Bleror-Lulëzor-Qershor- 2008

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Festim Kodra

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj

Redaktor përgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

 

K R Y E A R T I K U L L I

 

PËRMBYSËSIT E VLERAVE NJERËZORE AS KANË FE AS ATDHE

/Ne shqiptarët s’jemi terroristë, ata që janë terroristë, nuk janë shqiptarë/

 

Nga Kadri Mani

 

Numri i parë i revistës tonë "Shqipëria Etnike" doli më 10 Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

Jakup Gjoça: Fanatizmi fetar - Vdekja e unitetit tonë kombëtar
E hene, 23-06-2008, 07:59pm (GMT+1)

Nga Jakup B. GJOÇA

Sarë Gjergji: Kush fshihet prapa Organizatës Islamike ''Xhihadi Thërret''?!

E diel, 29-06-2008, 09:44pm (GMT+1)

Duke ju bashkëngjitur reagimeve të sipërme e të tjerave të ngjashme, grishim mendjet e shëndosha kombëtare e ndërkombëtare kundër dhunës në Kosovën e Pavarur, si nga terroristët serbë e po ashtu edhe nga miqtë e tyre rusë edhe nga organizata terroriste proserbe ''Xhihadi Thërret''.

Dhe kjo për arsye të qartë të përmbysjes së vlerave njerëzore, të cilët as kanë fe as atdhe:

10 urdhrat e Ten Zot janë ato me germa të zeza, kurse këto me germa më të çeltë janë udhërrëfime-shpjegime.

1. Atëherë Perëndia shqiptoi tërë këto fjalë, duke thënë:

2. (1) Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e robërisë.

3. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.

4. (2) Mos bëj gdhendje ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet lart në qiej ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë.

5. Mos u përkul para tyre dhe as do t`u shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë e etërve mbi fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë,

6. dhe unë përdor dashamirësi të patundur deri në të njëmijtin brez, për ata që më duan dhe që zbatojnë urdhërimet e mia.

7. (3) Mos e përdor emrin e Zotit, Perëndisë tënd, kot, sepse Zoti nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.

8. (4) Mbaj mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.

9. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde;

10. por dita e shtatë është e shtuna, e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet brenda portave të tua;

11. sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.

12. (5) Ndero atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.

13. (6) Mos vrit.

14. (7) Mos shkel kurorën bashkëshortore.

15. (8) Mos vidh.

16. (9) Mos bëj dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.

17. (10) Mos dëshiro shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".

Dhe çfarë bëjnë terroristët e tipit të Millosheviqit?- vetëm përmbysin vlerat:

13. (6) Mos vrit=vrit!

15. (8) Mos vidh=vidh!

Dhe shokë të Millosheviqit ishin Sadami, Gadafi... dhe turqit ishin dje dhe e janë edhe sot kundër:  jermenëve, kurdëve, boshnjakëve, shqiptarëve...

“UTICAJ I DOPRINOS ANDREJA BOGDANIJA

Ondašnji složeni društveno-politi?ki i ekonomski uslovi odrazili se na život i kulturna nastojanja pojedinih arbanaških pedagoških i literarnih stvaralaca. U takvim uslovima živeo je i Andrea Bogdani sa svojim sinovcem Pjetrom.

Andrea je pokušao da zaštiti albanski (katoli?ki) živalj, koji je, naro?ito u Prizrenu, bio izložen politi?kim i verskim progonima. I sam Andrea bio je proganjen[1]) i do?ivljaavao mnogo drugih neprijatnosti (Turci su mu, pored ostalog, spalili ku?u).[2]

(PËRKTHIMI: NDIKIMI DHE KONTRIBUTI I ANDREA BOGDANIT

Problemet e atëhershme të ndërlikuara shoqërore-politike dhe ekonomike shpreheshin në jetën dhe kulturën e qëndrimeve të disa krijuesve zë literaturës e pedagogjisë shqiptare. Në kushte të tilla ka jetuar edhe Andrea Bogdani me birin e vet Pjetrin.

Andrea tentonte ta mbronte popullatën shqiptare (katolike), i cili, sidomos në Prizren, ka qenë i ekspozuar ndjekjeve politike e fetare. Edhe vetë Andrea ka qenë i ndjekur, dhe ka përjetuar edhe shumë gjëra tjera të pakëndshme (Turqit, ndër të tjera, ia patën djegur shtëpinë).

Terroristëve që dënojnë njerëz të pafajshëm, po jua përkujtojmë një citat të Nolit: se janë dy lloj politikash, e lapsit dhe e hanxharit. Kjo e dyta pret koka, pret çdo kokë derisa ta presë edhe kokën e vet.

Ne jemi shumë dhe të paluhatshëm në qëndrimet tona atdhetare, si ndaj sllavizmit si ndaj “myslimanëve” terroristë- bashkëpunëtorë të sllavizmit si dje si sot, të cilët s’kanë as fe as atdhe; përmbysësve të çdo vlere, dhe përçarësve kombëtar. Dihet sheshit se çfarë ka bërë Kisha shqiptare për popullin shqiptar, por nuk na thatë kurrë se çfarë ka bërë xhamia juaj e shkretë!?!

Arkivore

Lutje për Kosovën

 

 

31 Mars 2007- Kisha katolike shqiptare “Zonja e Shkodres”, Hartsdale, N.Y. Tubim: Lutje për Pavarësinë e Kosovës-Përshëndetje, Sami Repishti

                                                 -----------------------

Fortlumturia juej Peshkop Nikon i New England dhe Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Amerike,

Shumë  i nderuemi Imam Tahir Kuka, i bashkësisë shqiptare myslimane në Staten Island, 

Shumë i nderuemi Dom Pjeter Popaj, famullitar i Kishes Katolike Apostolike Romane Shqiptare “Zoja e Shkodres”, Hartsdale, N.Y

 

Të dashtun vellazen e motra të Nanës Shqiptare. Mirëdita!

Para se gjithash dëshiroj me falnderue Shumë të nderuemin Dom Pjeter Popaj për organizimin e këtij tubimi. Kjo vepër ashtë vazhdimësi e traditës shekullore të Kishës Katolike: me qenë pararojë e luftës për kombin dhe popullin shqiptar. Vellazen e motra shqiptare katolike: dhjetë milionë shqiptarë nëpër botë çmojnë veprimtarinë tuej dhe ju respektojnë!

 

Mbas 130 viteve, e kaluemja tragjike e Kosovës po merr fund nji here e përgjithmonë, me pavarësinë që po lind këtë pranverë!

Që nga viti 1877, me sulmin e parë serb kundër Kosovës dhe deri më 1912, ma shumë se 250.000 shqiptare janë vra e dëbue nga trojet e tyne dhe kanë mbete muhaxhirë. Që nga viti 1912 deri në vitin1919, simbas statistikave serbe, janë vra 12.777 shqiptarë. Që nga viti 1920 deri në vitin 1941, ma shumë se 400.000 shqiptarë janë vra, janë rrahë dhe detyrue me emigrue. Që nga viti 1944 deri ne vitin 1990, statistikat tregojnë se janë vra në mes të 36 dhe 60.000 shqiptarë e shqiptare nga dora kriminale serbe.

Kam pa vorrezat e Recakut, vorrin e nji fëmije 9 vjeçar- 9 vjeçar o Perëndi!- i vramë si “terrorist shqiptar”, gratë e nanat e veshuna me të zeza. E kunora lulesh për nderim. 174 familje shqiptare janë djegë për së gjalli në konaket kosovare. 12.000 të vramë nëpër rrugë, qytete, fshate dhe pyje të Kosovës. 15.500 shtëpia të rrënuese. Ma shume se 200 kisha e xhamia të dinamitueme ose te damtueme. 3000 persona të zhdukun pa shenjë pa gjurmë. Nji miljon popull të debuem me forcë jashtë Kosovës. Arkivat shtetnore e historike, dokumentet e pronesise, çdo gja që ndihmon krijimin e  nji shteti kosovar janë vjedhë ose djegë. Vite të humbuna pa punë, pa arsim, pa shërbime shëndetësore, pa bukë. Femij të helmuem në shkolla, popullsi pa shërbime mjekësore…e kurrize të dermuem me drue… Mjaft krimit serb në Kosovë!

Më 1990-1999, përplasja shqiptaro-serbe arriti kulmin me rezistencën paqësore ma parë, dhe të armatosun ma vonë, Ajo tërhoqi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare, të NATO-s, e veçanërisht të SHBA-s, deri në ditën e çlirimit, qershor 1999.

Për tetë vjet me radhë, Kosova kërkon nji zgjidhje të drejtë, paqësore, të menjihereshme: dhe kjo ashte pavarësia. Ky ashte vullneti i shprehun lirisht nga populli kosovar dhe udhëheqësit e tij politike. “Ne çdo takim që kam pas me Ibrahim Rugovën, shkruen Lordi anglez Owens, ai ka paraqitë vetëm nji kërkesë: pavarësinë e Kosovës!” Këtë vullnet duhet ta përkrahim të gjithë, që nga udhëheqësit ma të nalte të Republikës së Shqipërisë deri tek qytetari ma i thjeshtë i hapsines shqiptare. Ashte nji imperativ kategorik moral; ashte nji obligim politik i pazevendsueshem. MJAFT!

                                                                 *

 

  Cikël me poezi nga poeti Namik Selmani

 

Çamëria –syth i përgjakur

 

 

Ka mbaruar Universitetin e Tiranës në degën gjuhë –letërsi

Ka botuar disa libra me temën çame si “Vatra e mallit”, Dallëndyshet e Çamërisë”(proza),”Kroi i këngës çame (Poezi) etj.

 

TE QAFA E BOTËS *

 

Këtu filluaka Bota

 Ta thënka kjo Qafë me moshën e diellit e detit .

 

Trarëve të pangritur të doganës

S’i mjaftuaka pafajësia ime deri në madhështi?!

e shkruar me fjalët e Gjyqit hyjnor?!

 

S’i mjaftuaka pasaporta re varreve të gjyshërve

ku firmën e vulën  e vënë shekujt?!

 

S’i mjaftuaka loti i gjyshes sime tumanebardhë

me amanetin për ta varrosur pranë detit

diku në Gumenicë ku hapin e parë hodhi ?!

 

S’i mjaftuaka klithma e ullinjve jetimë:

Ku jeni juuuuuuu? Kuuuuuuuu?

I numëroni vitet që jemi ndarë prej kohësh???

 

S’i mjaftuaka blegërima e deleve

që kokëprera vrapojnë e kërkojnë barinjtë?!

 

S’i mjaftuaka zëri i burimeve çame Çamërisë

cipërrenqethur nga dashuritë që lindin sërish?!

 

E ç’kërkojnë më tepër trarët??!!

 

 

*Qafa e Botës –vendkalimi kufitar mes Shqipërisë e Greqisë në afërsi të Konispolit e njëkohësisht një kufi ndarës mes dy pjesëve të Çamërisë

 

 

2.Shpirti i Çamërisë

 

Një ditë shpirtin çam e thirrën në shesh

I kishin bërë gati gijotinën.

me gjethë dafinë ia kishin stolisur.

Asnjë s’kish mbetur pa sëpatë xhelati në duar

Asnjë për be

Veç prisnin urdhrin e Xhelatit zëngjirur.

 

 

…Po sytë s’ia gjeten t’ia lidhnin me fashe të zezë

E natën para Natës së Gjatë t’ia jepnin patjetër

e qafën s’ia preknin dot, s’ia preknin aspak

ku tehe sëpatash të ngulnin gjakëtuar.

 

 

...Oh, shpirti çam kish ikur, kaltërsia e priste

Kishte mbetur kryexhelati që s’kishte ç’të thoshte.

Heshtonte sheshi.

Krakërima korbash sillte.

Sëpatat kishin fluturuar në krahët e zogjve...

 

 

3.Krenari çame

 

Kur pëlqeu një kalë

në duar i hodhi një qese me flori.

 

Kur piu një kafe në qytet

Po me flori e pagoi kamerierin e çuditur

 

Kur hyri në xhami,

ishte fëmija më i urtë i kësaj bote pambarim.

 

Kur nisi një valle

gjoksin e ktheu në sofër për shokët.

A thua se mali kishte hapur portën

Ylberin e diellit për të pritur .

 

...............................

 

Kur lindi fëmijën

rrëmbeu pushkën nga muri

për të uruar veten e pragun.

 

 

Kur thirri argatët

me ta ndau kokërr më kokërr gjysmën e ullinjve të mbledhur.

 

Kur pa një lypës në rrugë

bëri të parën e të fundit urim për veten:

 

-Mos u bëfsha kurrë kështu

Edhe në se jetoj tri jetë njëherësh!

 

 

4.Motiv çam

 

Faqebardhë trëndafil,

gjumin –o nuk ta rrok syri.

Ç’ke që tretesh, ç’ke që ligesh

Pjergull –o që të mban lisi.

 

I mjel dhentë e flet me vete

 Ç’thua, moj, për kokën tënde?

Sytë e tu si kosë livadhi

vetullat purtekëargjende.

 

Faqekartë, faqehënë

merr e jep me borzilok.

Ç’ke që ligesh aty brenda

Dil me shoqet fol e loz!

 

Faqebardhë klumushtore

kush të ka gatuar vallë?

Në shtatë grika më përcolle

nuk më dhe një pikë dhallë.

 

 

5.MEDITIM MBI HARTËN E ÇAMËRISË

 

Sot dua të më bëni një hartë tjetër

Të bëj Shtetin e Dhimbjes

të Shpresës

Më tej, të vë Kryeqytet ëndrrën e gjyshes

që u plak e vdiq me sytë nga mali tretur.

 

Në një vijë të vë shpatet

ku lind e perëndon dielli thesprot.

Si shatërvan të më hedhë aromë trëndelinash të paprekura

Me një tufë zogjsh sinorët e qiellit të vendos

Me kryeshqiponjën të bëj miqësi të re

Nun shqiptar të bëhem për fëmijët çamë që rriten në djepa .

 

........................................

Ka mbetur dhe një punë për ty, Mjeshtër!

Më ndihmo të ngremë një oxhak të ri!

Fort qenka prishur oxhaku i vjetër

 

 

 

6.KROI I KËNGËS SË VENDLINDJES SIME

 

Askush s’e tha me saktësi

burimin e këngës së trojeve të mia ‘

Askush…askush

Veç sofra të gjithë i mbajti.

Të gjithë në radhë i futi.

Të gjithëve iu dha në zemër masat me shkëndija,…

 

 

Njëri tha se vjen nga Ehoja e lashtë ilire

ku mbretërit mbretëronin ilirçe

Besonin ilirçe...hanin ilirçe

Ku njerëzit ilirçe vinin emra fëmijësh, burimesh, pllaka varresh

Ilirçe ndërtonin amfiteatro modernë.

 

 

Ah, veç një gjë nuk bënë.

Nuk krijuan asnjëherë marshe moderne.

 

Në ballkone brigjesh

Këngët stiseshin si muret e shtëpisë oxhaklashtë.

Ku zjarri nuk rrinte në vatër pa hi.

O këngë-Kroje

që s’dihet nga ç’shpirtra buronin

S’mund të humbnit në shkretëtirat moderne

S’mund t’ua mbyllte sytë kurrë shekulli i ri.

 

 

7.LIBRI I VALËVE

 

I lamë të gjitha në atë vend

Të gjitha i lamë mes pengut e trishtimit

 

Çengelin e varur s’e ulëm dot

E lamë ashtu përjetësisht mes pluhurit e tymit.

 

Plorin e ndryshkur

S’e ndërruam dot me një të ri në ugare...

Kur mbyllëm fletën e fundit të një libri

Për një tjetër menduam.

Në se nuk gjetëm dot ( ishte luftë)

Nisëm të lexonim Librin e  Valëve

-----------------------------------------

 

Një opinion për Kryetarin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën

 

 

 

Rugova shëmbëllimi i vetëm

 

Nga Fehmi Cakolli

 

 

 

Zakonisht kur flasim ose kur e përshkruajmë një personalitet të shquar publik, e në veçanti karakteristikat e tij kryesore, atëherë çdoherë merret si shëmbëllim një figurë historike për t’u krahasuar. Nuk mund të gjesh një personalitet tjetër shqiptar që mund të krahasohet me I. Rugovën. Pra, s’ka shëmbëllim për presidentin e Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Deri tash kemi dëgjuar shumë shpesh që ai të jetë krahasuar me Gandin, por mua në të vërtetë më duket shumë më i afërt, shumë më i krahasueshëm, shëmbëllyeshëm, me një figurë tjetër. Kush është kjo figurë?
Ky njeri ishte hebre dhe është shumë i mirënjohur për të tri religjionet abrahamike. Për izraelitët, përkatësisht për judaikët, njihet me emrin Mosheu. Për të krishterët njihet me emrin Mojsiu. Për myslimanët njihet me emrin Musai. Mojsiu jetoi para 3500 vjetëve.

Rugova dhe Mojsiu


Mojsiu ishte rritur jo nga familja e tij. Rugova po ashtu nuk ishte rritur nga familja e tij. Mojsiu ishte prijës i popullit izraelit për 40 vjet në momentet më të vështira, duke ecur nëpër shkretëtirë, dhe duke dëgjuar çfarë po i fliste Zoti. Rugova ishte prijës i popullit të Kosovës gati për 20 vjet në momentet më të vështira, duke ecur në rrugë shpeshherë shkretëtire, dhe duke pritur dhe besuar se çfarë do të bëjë rendi demokratik i disa shteteve e veçanërisht i Amerikës. Mojsiu besonte në tokën e premtuar që Zoti ia kishte shfaqur. Rugova po ashtu besonte në pavarësinë e Kosovës, i shfaqej. Me gjithë atë besim të Mojsiut, ai e pa vetëm nga larg tokën e premtuar. Po ashtu me anë të besimit Rugova e ka parë nga larg lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Mojsiu nuk hyri në tokën e premtuar, e as Rugova nuk hyri në një Kosovë të pavarur. Mojsiu ishte shumë afër tokës së premtuar, edhe Rugova ishte shumë afër pavarësisë. Mojsiu posa e pa tokën e premtuar vdes, në moshën 120 vjeçare. Edhe Rugova posa po e shihte pavarësinë e Kosovës vdes, në moshën 61 vjeçare. Kur u rrezikua Faraoni ai e ftoi Mojsiun për biseda. Kur u rrezikua Millosheviqi ai e ftoi Rugovën për biseda. Mojsiu ishte lider popullor. Rugova ishte lider popullor. Me Mojsiun fillon formimi i krijimit të shtetësisë izraelite, dhe po kështu me Rugovën fillon shtetësia e Kosovës. Me Mojsiun përmbytet koha dhe religjioni pagan egjiptas ndër hebrenjtë, dhe po me Rugovën fillon përmbytja e pushtimit serb në Kosovë dhe me të fillon përmbytja e komunizmit ndër shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Mojsiu ishte profet i madh. Rugova ishte lider i madh dhe profetizues i madh për pavarësinë. Mojsiu nuk kishte ushtri e as armë dhe për të luftonte dikush tjetër. E as Rugova nuk kishte ushtri e as armë, por po ashtu për të luftonte dikush tjetër. Pra për lirinë e çlirimin e popullit të Mojsiut ndërhyri dikush nga jashtë, dhe po kështu ndodhi që edhe për lirinë dhe çlirimin përfundimtar të popullit të Rugovës ndërhyri dikush nga jashtë. Mojsiu ishte autor librash, edhe Rugova ishte autor librash.

Përfundimisht, politika, kultura dhe mendimi i tij u ndërtuan mbi vetëdijen dhe kulturën krishtere perëndimore dhe kombëtare. Presidenti i parë i Kosovës përveç se ishte një politikan, letrar ai ishte edhe një lider shpirtëror.

Tri tipare të tij: durimi, heshtja dhe buzëqeshja
Durimi, heshtja dhe buzëqeshja e tij ishin shprehjet e tij më të thella filozofike. Durimi i tij ishte i nevojshëm për ekzistencën kombëtare dhe për t’iu shmangur të ligut. Heshtja ishte për maturi, meditim dhe vizion të tij. Buzëqeshja ishte shprehja e kurajës, e shpresës dhe e sinqeritetit të tij. Buzëqeshja e tij ishte edhe përballje me jetën, sfidat dhe me ligësitë. Buzëqeshja e tij ishte edhe lamtumira e tij.

Pushoftë në praninë e Zotit


Normalisht si çdo njeri tjetër, si çdo kryetar tjetër, si çdo intelektual tjetër, edhe ai i kishte të metat e tij, por për shkak të momentit, për shkak të veprës së tij, për shkak të jetës së tij, për shkak të idealeve të tij, e sidomos për shkak të nevojës që ai të ishte ende me ne, nuk mund të ndalemi në to tani, prandaj sot po e kujtojmë me respekt dhe me admirim kryetarin e parë të Kosovës, duke u lutur për familjen e tij, për vendin tonë, dhe duke e falënderuar Zotin për Ibrahim Rugovën.

Zoti e ngushëlloftë familjen e tij!
Zoti e ngushëlloftë popullin shqiptar!
Zoti e ngushëlloftë Kosovën!

 

 

Cilit qytetërim i përkasim ne Shqiptaret?

 

 

Nga Zijadin Thaqi

 

 

Mendova të propozoj këtë subjekt pasi të gjitha diskutimet tona mbi politikën, ekonominë, historinë e kulturën, në fund të fundit, të çojnë te kjo pyetje.
Personalisht mendoj se është pak vështirë t'i përgjigjesh kësaj pyetje pa harxhuar të paktën nja 5000 fjalë a mbase më shumë pasi, historia, filozofia, politika, sociologjia, ekonomia, me një fjalë çdo aspekt i mendimit dhe veprimit njerëzor do të përfshihej në këtë temë.
Kohët e fundit kam lexuar librin e një profesori amerikan, Samuel Huntington "The clash of civilizations" që ka prodhuar dhe vazhdon të prodhojë shumë debate dhe kundërshti. Në pak fjalë teza themelore e librit përmblidhet në atë se pas përfundimit të luftës së ftohtë, shtetet po rigrupohen në bazë të qytetërimeve të cilave u përkasin dhe përplasja midis tyre tani nuk do të vijë më prej ideologjive të kundërta, po për shkak të diferencës së kulturave të tyre. Pikërisht ky libër dhe aktualizimi i tij në ngjarjet e 11 shtatorit më bëjnë të mendoj për pozicionin tonë si komb në këtë prizëm.
Duke marrë parasysh zhvillimin e deritashëm të kombit tonë dhe aspiratat për më tutje, unë dua të shtroj disa pyetje.
Ku qëndrojmë ne si shqiptarë në këtë fillim shekulli?
Si mund të portretizojmë veten tonë duke u bazuar në një sistem matës vlerash?
Cilat janë tendencat ekzistuese në mes nesh dhe cila nga ato do të mbizotërojnë për të përcaktuar të ardhmen tonë si komb?
Dhe pyetja e fundit më e specifikuar: Si e ndjejnë dhe identifikojnë veten e tyre pjesëmarrësit e këtij forumi (
në forumin diskutimet.com), duke marrë të kombinuara disa komponentë, si kombësia, përkatësia krahinore, besimi fetar, bindjet politike, origjina sociale, statusi ekonomik, formimi familjar dhe arsimor?
Tema është mjaft e gjerë dhe secili mund ta trajtojë nga një kënd i veçantë ose në tërësi. Besoj se do të zgjojë interes, po, në fund të fundi, e kemi edhe obligim intelektual, nacional, për një të ardhme të ndritur dhe në shumë pyetje që duhet parashtruar vetes, e me së shumti i them vetes "KAH PO SHKOJMË NE SHQIPETARËT"?- dëshiroj që të kemi ide, opinione që do të na shërbejnë në konotacion pozitiv.

Ju përshëndet Reformatori nga Kosova

 

Komenti i redaksisë- ne shqiptarët duhet ta ndjekim shembullin brilant të  miqve tanë kroatë:

Te kroatët dihet se cili është i pari, i dyti, i treti:

Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-

1.Dr. Ante Starçeviqit, por  shembull dhe model i tij prej atdhetari dhe shkencëtari qe-

2.Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj, se Kroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-

3.Dr. Ante Paveliqi.[3]

Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?!

Në këtë vazhdë (të qytetërimit perëndimor) ishte edhe Gjergj Kastrioti, të cilin Hysamedin Feri në magjistraturën e vet: SKICË E MENDIMIT POLITIK SHQIPTAR e nxjerr tradhtar dhe Hamzanë atdhetar!!

 

Arkivore

 

 

VEPRIMTARI ËSHTË AMBASADOR I VENDIT TË VET,

EDHE PA NJË VENDIM FORMAL[1]

/Zotni Qemajl Morina në Lidhjen Internacionale më 13.3.1994/

 

Të nderuar miq,

zonja dhe zotërinj,

Jam shumë i lumtur që më jepet rasti të flas në Lidhjen Internacionale për të Drejtat e Njeriut, të kësaj organizate të fuqishme që bashkon rreth vetes mijëra e mijëra njerëz liridashës në të gjithë botën, dhe ku prijnë me mendjen e tyre më të fuqishme intelektuale nga më të dëgjuarit në botë.

Unë do të doja të flas shkurtimisht, por jo për një temë që është e njohur, por jo aq sa duhet dhe jo në rrezikshmërinë që paraqet për të ardhmen, për shtypjen që sundon sot

nga sllavokomunistët serbë në Kosovë dhe në Sanxhak, në Mal të Zi, kundër shqiptarëve dhe familjeve të tyre.

Kjo shtypje dhe ky problem nuk është i ngritur sot, dhe në natyrën e shovinistëve të sëmurë serbë, por kjo dhunë dhe ky terror që sundon tek ne shumë vite më parë.

Një zonjë e nderuar nga Anglia, shkencëtarja Edith Durham, në librin e saj të njohur: „20 vjet ngatërresa ballkanike“ ka nënvizuar se „Pa u zgjidhur çështja e shqiptarëve të Kosovës dhe statusi i tyre, asnjë çështje nuk mund të zgjidhet në Serbi. Zgjidhja e vetme – thekson zonja e lartërmendur – është mëvetësia e tyre dhe bashkimi me Shqipërinë“.

Shtatëdhjetë vjetët që kaluan nga ky parashikim, i vërtetuan parashikimet vizionare të saj. Jugosllavia nuk mund të ketë qetësi, nëse nuk u zgjidhet çështja shqiptare. Por në vend që të shkohet drejt dialogut dhe zgjidhjes, po shkohet drejt shtypjes, drejt vrasjeve, drejt mjerimit. Në këtë fundshekulli ne jemi i vetmi popull në Evropë i ndarë në disa shtete dhe me popullatë të dëbuar nga shtetet fqinje fashiste.

Shqiptarët e Kosovës po vriten sistematikisht, ata janë me të vërtetë një popull i ndaluar, sepse u janë mohuar të gjitha të drejtat, që nga e drejta për të jetuar të lirë dhe deri tek e drejta e natyrshme e jetës.

Po bëhet e zakonshme për një shqiptar të vrarë, të arrestuar, të torturuar, të dënuar me shumë vjet burg, të shpallur armik, nacionalist, irredentist, po bëhet e zakonshme shqiptari i papunë, i përjashtuar nga gjithçka, nga çdo e drejtë. Bota sot i ka sytë tek vrasjet  e dhuna në Bosnjë, e nuk po shikon vrasjet e përditshme në Kosovë; ajo nuk shikon si duhet se burgjet e Serbisë po mbushen përditë me të dënuar politikë kosovarë dhe se dhjetëra të tjerë presin në burgje fillimin e gjykimit, ndërsa mijëra e mijëra nuk kanë siguri për të nesërmen.

Njerëzit në Kosovë nuk mund të bëjnë gjumë të qetë as dinë nëse çelen të gjallë. Nu dinë se çka do të sjelli dita as nata. Kjo është jetë kosovare, plot drama, plot vrasje. Vetëm në javën e fundit u vranë tre kosovarë, vetëm në këtë muaj u mbyllën dy tempuj të kulturës shqiptare. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Instituti Albanologjik i Kosovës tani nuk janë më. Nesër nuk do të jenë edhe institucione të tjera. Shkollat janë të mbyllura e nxënësit mësojnë nëpër shtëpia private. Atëherë ku janë të Drejtat e Njeriut?

Unë flas këtu para jush, zonja dhe zotërinj të nderuar, dhe nuk dua të ju lodh me shifrat e të vrarëve, me dhjetëfishimin e të dënuarve poetikë, me liderët partiakë të ndaluar, me deputetët e torturuar, me mijëra njerëz që janë të detyruar ta lënë strehën atërore dhe të marrin rrugën e kurbetit, ku bëjnë një jetë tejet të vështirë.

Nuk dua të ju lodh edhe me vetë faktin se shumë nga anëtarët e këtij komiteti kanë qenë në Kosovë dhe e kanë pa shumë mirë se deri ku ka arritur dhuna, shtypja dhe brutalitetit.

Kundër kësaj gjendje ne jemi përcaktuar me politikë paqësore, për rrugëdalje në zgjidhjen e problemeve. Dhe ne si popull jemi gjetur në një situatë kur për një fjalë goje të shkon koka, një popull që vazhdimisht këndon këngë trimërie. Por ne zgjodhëm këtë rrugë, sepse kemi besim tek Evropa e qytetëruar, sepse kemi besim se bota nuk do të lejojë më Serbinë të vrasë e të presë në Kosovë. Në emër të këtij besimi sjell edhe unë fjalën time në këtë tubim, me besimin e plotë se do të mirëkuptohemi.

Zoti i bekoftë të gjithë ata që kontribuojnë në zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës. 

 

Çka shkruan Adem Jashari në letrën - dërguar LPK-së në Dhjetor 1997
E hene, 17-03-2008, 07:20pm (GMT+1)

Kjo letër, e dërguar nga Adem Jashari dhe e shkruar nga i vëllai, Amza, dhe e nënshkruar nga një grup luftëtarësh të Drenicës është një ndër mesazhet e luftës. Natyrisht, ajo nuk është shkruar me mendimin se do të botohet ndonjëherë; ajo është një letër mes shokëve të luftës, flet për realizimin e një aksioni dhe për probleme të tjera. Por, në gjithsecilin rresht të saj, tepër dukshëm, mund të shikosh atë që do të vinte më pas. E shkruar thjeshtë, si gjithçka që është madhërisht e bukur, pa fjalë të mëdha dhe pa mburrje, ajo mbart në vete dëshminë historike, jo vetëm të një beteje. Kjo letër është shkruar në fundin e vitit 1997, më saktësisht në dhjetor të këtij viti. Fillimisht ajo është faksuar, nga jashtë Kosovës, sipas të dhënave nga një faks në aeroportin e Shkupit, e më pas ka ardhur edhe origjinali, pas disa ditësh, përmes kanaleve ilegale.

Letra ruhet sot në arkivin e Lëvizjes Popullore të Kosovës, ku edhe është adresuar, ndërsa një kopje e saj ruhet në Kosovë.

Ja edhe letra, thuajse e plotë:

“Të dashur shokë e vëllezër,

Disa të dhëna rreth ngjarjes në fshatin Vojnik, të ndodhur me 25 nëntor 1997 në mes forcave tona dhe të policisë sekrete të okupatorit serb. Ngjarja fillon me lajmërimin e një automjeti civil të tipit “niva” me katër persona civilë, i cili bënte lëvizje të dyshimta në fshat, nga lagjja në lagje. Atë e vërejtëm dhe e përcollëm deri sa erdhi tek lagjja e Binakajve dhe pikërisht afër shtëpisë ku gjendet veprimtari ynë. Sipas rrëfimit të shokut, ky tentoi t’i identifikojë, por ata tentuan ta tradhtojnë duke u paraqitur njëri prej tyre se “jemi shqiptarë” dhe porsa ai e mbaron fjalën,njeri prej tyre shtien disa herë me revolver, në drejtim të veprimtarit tonë.

Shkathtësia e tij e shpëtoi nga plumbat dhe me shpejtësi të madhe ky ia kthen automatikun dhe e qëllon automjetin dhe dihet se i ka qëlluar disa nga të ndodhurit brenda. Të dyshimtit largohen me shpejtësi të madhe nga vendi i ngjarjes, duke lënë në vend shenjat e xhamave të thyer dhe shenja gjaku.

Kjo ka ndodhur rreth orës 14.00. Pasi largohen të dyshimtit, ky kthehet në shtëpi dhe bashkohet edhe me tre shokët e tjerë, të cilët ishin të gatshëm për ndihmë, por rreziku mendohej se kaloi. Vendosën të mos largohen nga fshati se mos ndodh ndonjë intervenim i mundshëm policor.

Ashtu edhe ndodhi.

Pas dy orësh, pra rreth orës 16.00, në fshat hyjnë dy autoblinda,të shoqëruar edhe nga një “NIVË” dhe mësyjnë lagjen e Binakajve. Këta,shokët tanë, zënë pozicionet në malin e afërt dhe në gardhiqet e afërta.

Porsa mbërrin ekspedita ndëshkuese e forcave speciale, zbresin nga blindat dhe fillojnë të shtiejnë në drejtime të ndryshme, për të përhapur panik por, në atë kohë, forcat tona, të përbëra, si e thamë edhe më lart, nga katër persona, hapin zjarr dhe e kthejnë konfliktin mes tyre dhe ekspeditës

ndëshkuese serbe. Të pabarabartë në numër e në teknikë, bëhet tërheqja në drejtim të pyllit. Forcat speciale serbe shtinin pa ndërprerje dhe filluan të afrohen, çka u detyruam të përdorim bombat, edhe pse të pakta. Atëherë, me përdorimin e bombave, serbët u tërhoqën në autoblinda dhe lufta bëhej vetëm nga autoblindat. Kjo zgjati deri rreth orës 18, por nuk mundën të na shtyjnë nga pozicioni që e zumë në pyll. Kjo i shtyri të largohen me shpejtësi të madhe nga lagjja dhe fshati.

Nga ana jonë nuk patëm viktima ose të plagosur: Kurse nga ana e armikut ka patur shenja gjaku në vendin e ngjarjes, sidomos të shumta ishin ku janë përdorë bombat.

Sa i përket organizimit të mëvonshëm dhe informimit të antarëve,ngjarja zhvillohet kështu: Në organizimin tonë ekzistojnë edhe vëzhguesit e terrenit. Njëri prej tyre vëren autoblindat duke shkuar në drejtim të Klinës apo Turiqevcit, deri sa për rastin që biseduam më lart, kishim informata. Bëhet lajmërimi i disa prej punkteve tona dhe ata bënë lajmërimin e antarëve, por vetëm të jemi të gatshëm, që porsa të marrim lajmin se çfarë po ndodh në terren, të jemi të gatshëm për ndihmë. Nata e bëri të vetën dhe me vonesë u bë e ditur se ishte fshati Vojnik ku shkuan forcat policore. Edhe pse ne shpejtuam drejt Vojnikut, tërheqja e policisë bëri që të mos konfrontohemi atë mbrëmje. U tubuam dhe konstatuam se nga forcat tona nuk kishte humbje. Vendosëm që të jemi në vëzhgim të terrenit, në të gjitha rrugët që të shpien drejt vendit të ngjarjes.

Dërguam vëzhguesit, pra edhe të tjerët, vendosëm, pasi e morëm edhe pëlqimin e shokut në ngjarje të drejtpërdrejtë që: nëse policia do të ndërmarrë ndonjë operacion ndëshkues, të bëjmë rezistencë. U vendos që para mëngjesit të zihen pikat më strategjike në rrugët që shpien drejt rajonit të rrezikuar, duke e patur parasysh se forcat mund të ndërhyjnë nga Mitrovica, Peja, por edhe nga Prishtina. U caktuan grupet që do të zënë pritat, por edhe vëzhguesit për lajmërim. Çdo gjë në Drenicë dhe rreth saj ishte nën kontroll. Dëshira jonë ishte dhe luteshim, që bash në vendin ku edhe ndodhi konfrontimi, të jetë ashtu.

Pra aty e parashikonim se do të korrnim fitore. Kemi pas mundësi edhe më herët, pra në vend tjetër t´i “shkurtojmë”, por bash aty, ku edhe e dëshironim, na erdhën, ishim disa grupe, në disa prita. Kolona ishte e gjatë. Kishim lajmin nga vëzhguesit se janë të shoqëruar edhe me helikopterë.

I pritëm deri sa hynë në mesin e të gjithë grupeve nga 3 - 4 e deri në 5 veta në grup, ku numri i përgjithshëm nga ne ishte prej 23 vetash ( kuptohet prej fshatit Lludeviq deri tek vendi i quajtur “kryqat e popit”). Të tjerët ishin në vende të tjera, për të mos i përshkruar tash të gjitha.

Kolona hyri ku dëshironim. Së pari sulmuam me minahedhës, e pastaj disa me bomba e disa me armë zjarri të ndryshme, si automatikë, snajperë e mitralozë. Konfrontimi filloi rreth orës 10 ku zgjati deri rreth orës 13 -14.

Operacioni ishte shumë i vështirë, luftë e ashpër, pandërperë,harxhuam shumë municione, sidomos në helikopterët. Disponimi në forcat tona ishte në nivel, edhe pse disa ishin të parët, përveç harxhimeve në municion,

nga forcat tona nuk pati humbje e as të plagosur. Çka është më e rëndësishmja,edhe fshatarët e këtyre anëve u përgjigjen dhe u mbushen malet me luftëtarë të gatshëm, ku gjatë tërheqjes policia u sulmua nga të gjitha anët, e ku policia në panik shtiu kah mundi, në objekte civile, shkolla e xhami.

Pasi i shtymë të tërhiqen forcat speciale serbe shkuam në vendin e ngjarjes ku ishin forcat armike. Ata kishin lënë në vend shumë dëshmi që të tregojnë se kanë pasur humbje dhe se kanë qenë të hendikepuar nga paniku.

Gjetëm municion të ndryshëm të kalibrit të madh e deri tek revolverët, veshje antiplumb të përgjakura, shlema, karikatorë të ndryshëm, maska kundër gazrave, patrona lotsjellës e shumë e shumë të tjera. E gjithë rruga që nga fshati Lludeviq e deri në vendin “Kryqat e popit” ishte e mbuluar nga gëzhojat.

Dëmet e pësuara nga armiku, çka na i kemi parë, janë një autoblindë i kallur,një i prishur, mitralozin e shkatërruar, njërin nga “ pizgauerët” e djegur e disa blinde të dëmtuar pjesërisht. Helikopteri dyshojmë se ka qenë i goditur, se shumë shpejt u largua dhe më nuk u duk, duke i lënë forcat e veta të vetmuara, gjysmë ore para se të tërhiqeshin.

Kemi kërkesa të mëdha për antarsim, por mungon armatimi. Shumë pak keni punuar në këtë drejtim. Prandaj shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqësohemi me një nga shokët tonë të mëhershëm

që tani e disa kohë gjendet jashtë, nën emrin e tij konspirativ “VESHI”.

Në fund të këtij rrëfimi ju përshëndesim përzemërsisht nga Drenica.

Lavdi të rënve për liri.

Nga një grup shokësh,

Të nënshkruar:Rafeta, Gipa, Zena, Dili, Nura, Dyli, Gafurri”.

Kush janë të nënshkruarit e kush është “Veshi”

Një sqarim për lexuesit:

“Rafeta” -  ishte pseudonimi i Adem Jasharit,

“Gipa” - ishte Iliaz Kodra (komandant i brigadës “Fehmi Lladrovci” - vrarë në luftë),”Zena” -  ishte Zenun Kodra,

“Dili” -  ishte Fadil Kodra,  ”Nura”- Nuredin Lushtaku,

“Dyli” - Hamëz Jashari,,” Gafurri” - Abedin Rexha, i njohur më vonë si “Sandakani”, komandant brigade,i vrarë në luftë.

Nga shtatë të nënshkruarit, katër janë vrarë në luftë, tre të tjerët janë sot në TMK, me gradat superiore, gjeneral major e më tej.

Ndërsa “Veshi” ishte emri konspirativ i Ramiz Ladrovcit – gjatë luftës, i caktuar me detyra të një rëndësie të veçantë pranë Lëvizjes Popullore të Kosovës, si përfaqësues i saj në Shqipëri dhe pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Jam mrekulluar gjithnjë prej kësaj letre, që kur e kam pasur në duar për herë të parë, mrekullohem edhe tani. Përgjithësisht aksionet e ndryshme të UÇK-së janë informuar në Shtabin e Përgjithshëm ose në Kryesinë e

Organizatës. Disa prej tyre ruhen ende. Por kjo letër, e shkruar thjeshtë,nga njëherë duke i rënë shkurt disa ngjarjeve, ajo ka në vete edhe një vlerë të madhe : Asnjëherë e askund nuk mund të gjesh mburrje, rrahje gjoksi, askund nuk gjen emra të përveçëm, se ishte ai apo isha unë, por gjithçka mbeti në emrin e shokëve dhe të luftëtarëve të lirisë. Rreth tre muaj pas kësaj letre Adem Jashari u vra në luftë. Mirëpo kushdo që ka rastin të lexojë këto radhë mund të kuptojë fare mirë se asgjë nuk ka qenë e rastësishme.Gazeta Ndryshe

Agim Gashi: Kthehu Rini
E hene, 17-03-2008, 07:50pm (GMT+1)

ALBUMI I TRETE I AGIM GASHIT

KTHEHU RINI
 
Nga Gëzim Marku - Zemra Shqiptare
 
Miq të nderuar!
Pas një pauze të shkurtër; po vazhdojmë me veprimtarinë muzikore të këngëtarit dhe Rapsodit të Popullit z. Agim Gashi.
 
Albumi i tretë i rapsodit të popullit Agim Gashi karakterizohet nga këngë kurbeti dhe këngë malli. Ishin vitet e nëntëdhjeta, fundi i shek. XX, kur Kosova jo vetëm që lëngonte nga zgjedha barbare serbe, por i rëndonte dhe plaga e rëndë e ikjes nga atdheu të energjisë dhe gjakut rinor, duke lënë nënat si “qyqet e rremit”, ndërsa atdheun në rrezik. Kjo dhembje e pushton këngëtarin tone, i cili duke u nisur nga amaneti i Jusuf Gërvallës në vitin 1981, pak para se të vritej në klubin “Ikballe Prishtina” të Gjenevës tha: ”Mos të lejojmë që perëndimi të na mbushet me azilantë, sepse kjo do të jetë tragjedi mbarëkombëtare”!
 
Agim Gashi gjithmonë brengat, problemin e shqiptarëve, mallin për atdheun, dhimbjen shpirtërore të mërgimtarit e derdhi ne letër dhe me telat e sharkisë së tij, vazhdoi të këndojë pareshtur, me qëllim që ato të arrijnë të dëgjohen nga veshët dhe zemra e çdo shqiptari anembanë botës. Ecjet e këtij këngëtari nëpër qytetet dhe fshatrat e Evropës për të arrirë deri tek çdo vend ku kishte shqiptarë, atë e lanë pa pasuri materiale, por ndërkohë në anën tjetër dicka e tille ndikoi, qe ai të pasurohej me ideal njerezor, me qëllim që çdo hall e brengë e të rinjëve shqiptarë, nxënës, studente e punëtorë, të lehtësohej sadopak.
Agim Gashi ishte si qiriri i Naimit, që digjej për t´ua ndrirë rrugën të tjerëve. Ai gjithmonë i kendon së kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes, duke leshuar mesazhe shprese për ardhmërinë dhe duke bërë të pavdekshëm figurat madhore shqiptare.
 

Faqja e brendëshme e albumit

Ky album që u realizua në vitin 1996, ka dhjetë këngë të kompozuara nga vetë këngëtari, me tekste të poetit Ali Podrimja, Faruk Tashollit dhe të vetë Agimit.

Këngët e Albumit:

1.- Këngë për Ibrahim Rugovën,
2.-Kam do vorre rreth Toplicës,
3.-Qyqja e rremit,
4.-Kthehu moj rini
5.- Për flamur e për Shqipni
6.- Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël
7.- Këngë për Feim Jupën
8.- O moj Nanë e Dubovikut
9.- Kur unë shkova në kurbet
10.- Himni i gazit

 

 

 

 

Dr. Ibrahim Rugova

 

PRESIDENT RUGOVA

Lum Kosova që ka nji djalë
N´kohë të randa që i du’l n`ballë,
Lum e lum po ban Kosova
Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!

 Lumja nana n’dritë që t’qiti
 I lum pragu që të rriti,
 Lum e lum populli që t’dha
 Lum e lum Vatani që t`ka.

Kah u nise me nji grusht dhe
Për liri e për atdhe,
Sy me sy me burra t`botës
Me ja  pru dritën Kosovës.

         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.

Ku ma k`i oxhakun, gurin
Gjithmonë nalt e mban flamurin,
Pri e pri po t’ thotë Kosova
N’ballë të kam President Rugova.

         Lumja nana n´dritë që t´qiti
         I lum pragu që të rriti,
         Lum e lum populli që t´dha
         Lum e lum Vatani që t´ka.

Vienë, 1992.

Eh! Vorret e të parëve na mbetën në Serbi

Kam do vorre rreth Toplicës

Ish nji dimen ka shumë vjet
Ish nji dimen me stuhi
N´kam nau qu krajli i Serbisë
Ma naj mbushë trojet me t´zi.
     Kur regtinte krah i shqipes
     Nëpër Nish e Kurshumli,
     Kam do vorre rreth Toplicës
     Mi kan shkelë do shapkali.

Qanin fmija e dridhej mali
Nëpër rrugët zanë prej borës,
Ku i kam trojet e mia
Ku i kam gishtat e dorës.
    Kur regtinte krah i shqipes
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.

Ish ni dimen ka shumë vjet
Erdhen thikat prej Serbisë
Gjak shqiptari pinte rrfija,
Me ja thy nji krah Shqipnisë.
    Kur regtinte krah i shqipe
    Nëpër Nish e Kurshumli,
    Kam do vorre rreth Toplicës
    Mi kan shkelë do shapkali.

Nëna në pritje

Qyqja e rremit

Qyqja e rremit flakë po qet
Ku i ka nana djemt e vet,
Ku i ka nana djemt e ri
Nu kurbet o tuj u shkri.

Kur n´pranverë qel lule bora
Po nisë nanës ti thahet dora,
Me merzi tuj e plak motin
Spo mun vera me ja pi lotin.

N´guri t´votres nana flet
Me prush n´shpirt len amanet
N´kry të djemve po ban be
Përskaj udhës me m´shti n´dhe.

Përskaj udhës rrajë nji arre
Lemna vorrin me dritare,
Kur t´vin djemt me qilen sytë
Qohet nana e i merr n grykë.

Metropolet e Evropës bucisnin nga protestat shqiptare

KTHEHU  MOJ RINI

Kah po shkojnë k´ta trena t´zi
Ku po e qojnë gjith këtë rini?
Kah flutrojnë k´ta  aeroplan´ ,
Këtë Kosovë po kujt ja lanë?
Kujt ja lanë nanë e babë,
Qe n´pleqni n´shpi i kan´ lanë?
        Kthehuni Ju moj rini
        Se Kosova nuk asht Serbi.
        Kthehuni Ju në vendin tuj,
        Se Kosova nuk asht e huej,
        Jo kurr´ mor JO!

Nuse t´reja në shtatzani
Në kurbet po lindin fëmijë
Po lindin n´Evropën plakë,
Fëmijë për t´huej e t´pa nafakë,
Mblidhni mendjen motrat tona
Se s´harrohet dot Kosova!
       Kthehuni pra gra, pleq, e të ri
       Mos ta lamë Kosovën  n´Serbi
       Kthehuni ju në vendin tuj
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Ju kolona me djem te ri
Pse po i bani Kosovës tradhëti
Ju kolona, n´kurbet qe shkoni,
Pse Kosvën po e tradhëtoni.
       Kthehuni ju djel të ri
       Ta bajmë luften me Serbi,
       Kthehuni Ju n´vendin tuej
       Se Kosova s´bahet e huej,
       Jo kurr´  mor JO!

Vien, 1992

PER FLAMUR E PER SHQIPNI

Në shtatë kodra e në shtatë male
Ndihet vaji i nji zemre nane,
Ndihet vaji e ndihet gjama
Për djal´  t´vetin po vajton nana.

Vajton nana  për t´vetmin djal
Që ja prunë n´shpi me plimb në ball,
Ja prunë n´shpi me plumb në zemër
Për nji nder e për nji emen.

Sa përmallshëm nana vajton
Për hajr plumbat djalit ja ban,
Për hajr plumbat në ball e n´gji
Nja për flamur, nja për Shqipni.

Nji për falamur të Skënderbeut
Edhe nja për nder t´atdheut,
Nuk të qan ma nana ty
Se t´kam lindë t´bish për Arbni.

Të kam rritë e t´kam ba burrë
Që ta mbrojsh tonin flamur,
Të martova me plumba n´ball
N´vend të nusës lapidar.

Se kjo tokë e ka traditë
Me gjak trimash me u ujit,
Edhe lulet ma t´bukra qelin
Kur rinia far gjaku mbjellin.

Për liri ashtë deka e burrit
Për hajr t´qoftë Dita e Flamurit,
Për hajr t´qoftë nanë deka e djalit
Për flaur të Ismail Qemalit.

Këngëtari i paharruar Qamili i Vogël

Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël

Kanga shqipe kjau mbi kodër
Ku m´ka mbetë Qamili i Vogël,
Ku m´ka mbetë e ku m´ka shkue
Fort po droj mos m´ka harrue?
    Mos ka ra në valë të Drinit
    Mos ashtë fsheh n´fushë të Dukagjinit
    Mos shkoi malit majë Pashtriku
    Mbas ndoj Zane a mos iku.

Kanga shqipe po nxjerr lot
Ku e kam Qamilin sot?
Çka i kam ba mos ashtë isdhnue
Ka kohë n´gojë nuk më merr mue?!
    N´Lybeten ku bora zen borën
    Mos ja shkriu diçka dorën,
    Ndoj ortek keq mos i ra
    Apo zani keq ju tha!?

Mos pyt kangë ma për Qamilin
Ish merzit pa Jusuf Myzyrin,
Tha po shkoj te Ai të rri
Përmbi dhe prap të la Ty.
    Të mos bahesh kurrë e vjetër
    Të merr n´goj tash dikush tjetër,
    N´fushat tona n´malet krenare
    Jeho bukur oj kangë shqiptare.

KANGE PER FEIM JUPEN

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar të rrall,
Pa atë za si gurgullima kanga ka shumë mall,
Ka mall kanga ka mall dasma, ka mall çdo gazmend,
Sepse vdekja e rrëmbeu, shumë të ri pa rend.
     Le e rritë n´Gadime në rranzë të Murturit
     I jepte gjak jetës, ujë i nxirrte gurit
     Me atë kangë të dashtun kangën popullore,
     Në gazmende zemrat flakë naj digjte prore.

Kur këndonte kangë trimnije, bahej si kreshnik
Do të tjera arshikishte, arshik mbi arshik
N´Karadak e n´Kaçanik, dej ku buron Drini,
Si bie shiu n´pikë të verës, Za nxirrte Feimi.
     Ia merrte kangës sikur vërshon lumi
     Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
     Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
     Se këndonte bukur kangë të vendit tim.

E kujtoj sot Feim Jupen, atë kangëtar plot jetë
Midis nesh kur zen vend kanga diçka shprazt ka mbetë,
Se nder vorre te do lisa gjumin e ka nisë
N´gryk të zemrës ja preu vdekja kangën e lirisë.
      Ai ja merrte kangës sikur vërshon lumi
      Borën sipër malit e zgjonte nga gjumi,
      Borën sipër malit, shelqet plot pikllim
      Se këndonte bukur kangë të vendit tim.

Zemra e Nënë Ajshes flladitej nga kënga e Jusufit

O MOJ NANE E DUBOVIKUT

O moj nanë e Dubovikut
O moj loke mal me borë,
Rite djalin rrite trimin
Për atëdhe lule kunorë.
      Kur kujtimi ta vran ballin
      Kur merzia ti djeg syt,
      Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
      Me zjarr kange ti flladitë.
O moj nanë e Dubovikut
Dil e shtrydhe atë shami
Gjaku yt në gjak të djalit
Karanfil për bukuri...
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.

O moj nanë e Dubovikut
O moj nanë me erë Kosove
Me dy djem si krah shqiponje
Çdo gjak trimi ti nderove.
     Kur kujtimi ta vran ballin
     Kur merzia ti djeg syt,
     Prajshëm vjen Jusuf Gërvalla
     Me zjarr kange ti flladitë.

Poeti Ali Podrimja me këngëtarin tonë në një mbrëmje letraro-muzikore në Siegen të Gjermanisë

KUR UNË SHKOVA NE KURBET

N´prehen t´grues e lashë qikën
Kur unë shkova në kurbet,
Tash asht rritë e asht ba nuse
Nuk e njeh babën e vet.
       
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Syt´ as flokun pa ja pa.

Lidh per djepi e lashë djalin
Kur unë shkova në kurbet,
Ka ba dasmë e ka marrë nuse
Pa nji pushkë të babës t´vet.
        Hej ç´mu tha zemra prej mallit
        Pa e g´zu dasmën e djalit.

N´kry duvakun ja lashë motrës
Tuj ja prit krushqit në derë,
Pa ja pa unë fëmijt rreth votrës
Mu mbush zemra helm e vner´.
       Ç´më dhemb zemra, ma ngrit gjakun
       Pa ja puth motrës duvakun.

Në sy nanës ju ngri loti
Në kurbet kur shkova s´pari,
Vdiq e shkreta tuj kqyr udhët
Vorrin tash ja ka mblu bari.
        Hej ç´mu tha zemra mu ngri
        Pa ja mbjell mbi vorr nji bli.

Unë n´kurbet baba në pritje
Ju ba mjekrra bardh si borë,
Asht qorrun po shkon me krroqe
Pa më prek ma e tija dorë.
        Zemra e shpirti mu kanë tha
        Edhe nji herë o babë me t´pa.

Vien,1992.

HIMNI I GAZIT

Edhe kur nuk ke bukë
Edhe kur ia vejnë dryrin shkollës sate
Edhe kur djegin librin tandë të shenjët
Qeshu vlla

Edhe kur të shajnë
Edhe kur të ndjekin
Edhe kur të rrahin publikisht
Qeshu vlla

Edhe kur ske nga tia mbash
Edhe kur të vrasin
Edhe kur del te varret
Qeshu vlla

Dhe bindu niherë o i miri im
Me vdektarë ke punë
Dhe arma më e fortë është gazi
Ha,ha,ha,ha,ha,
lavdi marrzisë

Tri pyetje, tri përgjigje për Janullatosin
E hene, 17-03-2008, 06:11pm (GMT)

Shkruar nga T.O. (Tirana Observer) 

1. Presidenti Bamir Topi deklaroi pak ditë më parë në një intervistë për "Ora News" se është duke parë dhënien e nënshtetësisë shqiptare të kryepeshkopit Janullatos. A është normale dhënia e kësaj nënshtetësie?

2. Ditën e diel kryepeshkopi Janullatos ishte prezent në ceremoninë e organizuar në Boston me rastin e 100-vjetorit të dorëzimit të Fan Nolit prift. Përse një pjesë e opinionit e kanë kundërshtuar me forcë prezencën e tij, kur dihet që ftesa ka qenë nga krerët e kishës autoqefale në Boston?

3. A ka ardhur koha që Kisha Autoqefale shqiptare të ketë në krye të saj një prift shqiptar dhe përse duhet bërë një gjë e tillë?

Jeteshkrimii

Emri: Anastas
Mbiemri: Janullatos
Grada Shkencore: profesor doktor në Teologji
Grada Kishtare: Kryepeshkop i Tiranës Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë.
Datëlindja: 4 nëntor 1929
Vendlindja: Pire, Athinë
Ka studiuar për Teologji në universitetin e Athinës dhe në Hamburg e Marburg të Gjermanisë.
1960: Merr gradën e parë kishtare dhjak.
1972-1997: Pedagog teologjie në universitetin "Kapodistria" të Greqisë
1992: Kryetar i Komunitetit Ortodoks në Shqipëri.
2001: Kandidat për çmimin "Nobel" për paqen
Ka marrë titullin "Honoris Causa" nga 15 universitete teologjike dhe psikologjike në të gjithë botën.
Autor i disa vëllimeve me temë fetare dhe psikologjike.
Flet anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe latinisht.
Anëtar Nderi i disa organizatave fetare ndërkombëtare.
Në 16 vite të drejtimit të Kishës Shqiptare, janë ndërtuar mbi 140 kisha dhe kishëza të reja, janë restauruar rreth 90 manastire e kisha monument kulture dhe janë riparuar 141 kisha.

Deklarata për Janullatos

Prof. dok Ylli Popa, 22.04.2003
"Është meritë e Kryepeshkopit Janullatos, që duke rimëkëmbur Kishën Ortodokse, ai kontribuoi shumë në rivendosjen e ekuilibrit edhe të harmonisë midis besimeve fetare në vendin tonë. Një gjë e tillë na intereson të gjithëve edhe me siguri do t'i pëlqente edhe Imzot Fan Nolit".

Mitropoliti i Korçës, Imzot Johan Pelushi, 08.12.2006
"Unë besoj dhe jam dëshmitar që gjatë këtyre 15 viteve është punuar drejt konsolidimit të Kishës Autoqefale Shqiptare. Pa dyshim dhe këtë e them haptazi kudo, rolin kryesor në konsolidimit të Kishës Autoqefale e ka pasur Kryepeshkopi Janullatos"

At Nikoll Marku, 05.12.06
"Anastas Janullatos nuk përfaqëson kishën Ortodokse shqiptare dhe se është një person nxitës konfliktesh ndërfetare në Shqipëri, me politikat e tij shoviniste greke. Kërkojmë gjithashtu nga Këshilli i Evropës ndërhyrjen e tij autoritare ndaj Greqisë".

Presidenti Bamir Topi, 9.03.2008
"Ne kemi vlerësim për zotin Janullatos, i cili realisht ka zhvilluar një veprimtari që i takon të zhvillojë në krye të kishës ortodokse dhe besoj që ka qenë edhe në një pozicion ku i ka shërbyer Shqipërisë në arenën ndërkombëtare".

Kryeministri Sali Berisha, 10.03.2008
"Prania e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasios Janullatos, përbën një hallkë e rëndësishme në marrëdhëniet shqiptaro-greke. z.Anastas ka meritë në gjallërimin e kishës greke ne Shqipëri".


Arben Puto
Akademik

 
1.    Unë mendoj se po. Dhe normale po më duket, se është e dëshirueshme. Peshkopi Janullatos ka tani gati 20 vjet në krye të kishës ortodokse shqiptare dhe më duket se është një lëvizje e arsyeshme nga ana e tij. Ai ka kombësi tjetër, kombësi greke, por derisa është krye të kishës ortodokse shqiptare, mirë është që të ketë nënshtetësi shqiptare. Megjithëse dua të theksoj që Kushtetuta e Shqipërisë nuk vë si kusht që në krye të një bashkësisë shqiptare  të jetë një klerik doemos shqiptar. Nuk e vë këtë, po të lexoni një nen që ka të bëjë me fetë, me bashkësitë fetare, atëherë do të shikoni që shteti thotë që nuk ka asnjë fe zyrtare, që komunitetet fetare janë të pavarura etj., dhe nuk ve si kusht që të jetë medoemos me orgjinë shqiptare. Por unë nga ana ime e përshëndes këtë përçapje të Peshkopit Janullatus, sepse do që të jetë më i angazhuar në kishën autoqefale shqiptare, do që të tregojë, se është vërtet i angazhuar në autoqefalin e kishës shqiptare. Unë e përshëndes dhe  e quaj normale që t'i jepet  nënshtetësia shqiptare, por mua më duket që peshkopi Janullatus ka marrë një pozicion shumë të drejtë, ai e quan kishën shqiptare autoqefale, dhe kishën greke quan aleate. Ai ka dhënë prova të mjaftueshme të angazhimit të tij në mbrojtje të kishës autoqefale.

2.     Unë mendoj se është një akt për t'u përshëndetur, është një akt që tregon se peshkopi Janullatus thekson disi më tepër vendosmërinë e tij, angazhimin e tij, për respektimin e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare. Mund të ketë vërejtje sigurisht, ka sektorë të ndryshëm të opinionit, të cilët nuk e pranojnë këtë gjë. Po të nisemi nga dëshira, edhe unë vetë do të dëshiroja që në krye të kishës autoqefale të ishte një shqiptar si Noli, i cili e filloi këtë punë një shekull përpara, por s'duhet t'i vëmë faj faktorit të jashtëm. Ne e kemi të qartë se feja ka qenë persekutuar gjatë regjimit komunist, aty është origjina e kësaj dhe në '90, kur u hap vendi, kur u vunë në vendin e vetë besimet fetare, nuk kishin funksionuar rregullat kanonike, procesi ishte ndërprerë. Dhe nuk qe e mundur që në bazë të këtyre rregullave të vihej një ideal nga kisha shqiptare dhe nga kjo pikëpamje unë them që  ka qenë zgjidhja e arsyeshme, por e  imponuar. Donin të gjithë, dhe unë nuk e përjashtoj që të jetë në krye një si Fan Noli, por këto janë rrethanat që peshkopi Janullatus është vënë në krye të kishës shqiptare. Ka qenë një zgjedhje shumë pozitive duke marrë parasysh personalitetin e peshkopit Janullatus. Është një intelektual i nivelit të lartë,  është jo thjesht kishtar, është filozof e autor veprash edhe me këtë horizont të gjerë ka mundur të ruajë pozicionin e arsyeshëm në këto kushte. Unë mendoj që peshkopi Janullatus e kryen me korrektësi këtë detyrë. Dhe me këtë të shpresojmë që tani që janë të gjitha hapësirat për respektimin e rregullave kanonike, një ditë të vijë në krye të kishës një shqiptar, siç është për shembull peshkopi i Korçës.

3.     Kushtetuta nuk thotë ndonjë gjë shprehimisht që duhet të jetë në krye të bashkësisë të komunitetit fetar qoftë mysliman apo ortodoks, një shqiptar. Kështu që kjo është një arsye e imponuar, por më duket mua e arsyeshme në  këto kushte, sepse këtë e ka bërë realiteti shqiptar. Ky është produkt i realitetit shqiptar. U bënë rreth 30 vjet që u mohua çdo besim shqiptar dhe u mbyllën të gjitha institucionet fetare, dhe kështu u ndërpre procesi.


Jorgo Bulo
Akademik
 

1.    Unë nuk jam jurist dhe nuk i njoh ligjet me imtësi. Por nëse nga pikëpamja ligjore nuk ka problem, atëherë është normale marrja e nënshtetësisë. Për mendimi tim, në këtë rast duke pasur parasysh dhe statusin që ka Janullatos, vetëm nga pikëpamja juridike mund të ketë probleme.

2.     Nuk e di kush e ka kundërshtuar një vizitë të tillë. Të paktën nga sa kam para mediat, nuk më ka rezultuar një gjë e tillë. Por unë mendoj se hirësia e tij është faktikisht në krye të kishës që themeloi Fan Noli. Në këtë aspekt ai është i detyruar të respektojë dhe të nderojë figurën e Fan Nolit. Ndaj pjesëmarrja e tij më duket normale në një aktivitet të tillë. Pjesëmarrja e tij i bën nder atij që themeloi Kishën Autoqefale të Shqipërisë, pra Fan Nolit.

3.     Unë do të dëshiroja që në krye të kishës të ishte një shqiptar, por dihet që për rrethana të ndryshme, si ajo e mungesës së klerikëve që plotësojnë kushtet për t'u vënë në krye të kishës shqiptare është pranuar kandidatura e Janullatosit. Mendoj se  Kisha Autoqefale do të duhet të mendojë pak më gjatë për këtë punë. Të arrijë të nxjerrë dhe të përgatisë klerikë të aftë, që nesër të jenë në krye të saj. Me sa jam informuar për këtë çështje përpara se të vendosej kandidatura e Janullatosit një kërkesë për të marrë drejtimin e Kishës Shqiptare u është bërë dhe personaliteteve shqiptare që jetojnë në diasporë. Ka pasur mes tyre klerikë të aftë që ishin në lartësinë e duhur. Realisht nuk di për çfarë arsyesh nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. Pra ka pasuar kandidatura. Tani mendoj se ka ardhur koha që pas 15-20 vitesh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë të jetë një klerik shqiptarë me përgatitjet e nevojshme për këtë detyrë. Mbase nuk do të jetë në përmasat e Fan Nolit, por gjithsesi orientimin dhe rrugën që është ndjekur e ka të qartë në këtë drejtim.
 

Kiço Blushi
shkrimtar, gazetar

1.    Sigurisht që është normale. Dhënia e nënshtetësisë duhej të ishte kryer vite më parë. Ky veprim nuk na nderon ne as si shtet e as si shoqëri. Kryepeshkopi Janullatos është kreu i kishës autoqefale të Shqipërisë qysh kur u hapën kishat e xhamitë, pra, prej gati 17 vjetësh, ndaj nuk është as serioze dhe as e denjë për një shtet e për një shoqëri që pretendon të integrohet në BE, të vazhdojë të gjykojë, lidhur me të, me një mendësi tipike komuniste. Aq më tepër që ai nuk erdhi në krye të Kishës me "kokën" e vetë, po me miratimin e autoriteteve të atëhershme të kohës, e konkretisht të Berishës që atëhere ishte President... Ndaj dua të besoj se nuk gjykon me "jo" populli, aq më pak nuk gjykon kështu populli që i përket besimit kristian, sidomos ortodoksët shqiptarë, po disa krerë të indoktrinuar, të mëkuar me ideologjinë e vjetër, jo dhe aq me ideologjinë nacionaliste, se sa me nacional-komunizëm, me atë fryme primitive që zotëronte e ende fryn, mjerisht, në korrentet e në korridoret e Ballkanit të sotëm. Duhet pranuar se pa kontributin e kryepeshkopit Janullatos nuk e dimë se si do të ishte sot kisha ortodokse shqiptare, po e sigurt ama është se nuk do të ishte kaq e lulëzuar sa është sot. Fakti që kryepeshkopi është grek, nuk është provë se ai është i prirur të jetë antishqiptar, se deri më tani nuk ka asnjë provë të tillë,  po ama e sigurt është që dhënia e nënshtetësisë, do ta bënte atë që të ndjehej edhe më shumë shqiptar!

2.    Vetë fakti që Hirësia e tij Janullatos ka shkuar në Boston dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në kujtim të dorëzimit të Fan Nolit prift, tregon jo vetëm respekt, po edhe nderin që ai i bën kësaj figure madhore të kulturës e të Kishës sonë.
Komentet që qenkan bërë andej këtej kanë lidhje me atë mendësi atavike, primitive, nacional-komuniste që përmenda më lartë. E quaj turp! Kryepeshkopi ka vajtur në këtë ceremoni për të nderuar Fan Nolin dhe trashëgiminë tonë e jo për ta turpëruar dhe poshtëruar atë! Njëkohësisht vajtja e tij në këtë ceremoni tregon se ai e respekton dhe e nderon jo vetëm Nolin, po edhe autoqefalinë e Kishës sonë, kështu që kjo më duket se as nuk ka nevojë për koment të mëtejmë...

3.    Koha nuk ka ardhur, koha  ka qenë dhe, natyrisht, edhe është! Por këtë nuk e ka penguar ardhja e Janullatosit, pasi në atë kohë, sipas statutit të Kishës sonë autoqefale nuk mund të bëhej dot asnjë shqiptar i këtushëm kryepeshkop, pasi nuk i plotësonte kushtet...Ata priftërinj shqiptarë që ishin jashtë, kryesisht në Amerikë, nuk pranuan të vinin në Shqipëri e në krye të Kishës...Pra është absurd ajo që lihet të nënkuptohet andej-këtej sikur hirësia e Tij Janullatos ka ardhur nga Greqia me qëllim për të "zaptuar" kreun e kishës sonë. Këto hamendje dashakeqe, në të vërtetë synojnë të rrënojnë e dëmtojnë Kishën tonë dhe autoqefalinë e saj të padiskutueshme. Sepse autoqefalinë e Kishës në fund të fundit e mbrojnë vetë besimtarët, jo priftërinjtë dhe as kryepeshkopët.

Ermal Hasimja
universiteti evropian i tiranes

1.    Nëse një shqiptar kërkon nënshtetësinë greke, italiane apo amerikane pas disa vitesh jete në vendet përkatëse, përse nuk do të duhet ta kërkonte nënshtetësinë edhe Janullatosi? Në fakt pyetja që ju bëni nënkupton diçka tjetër: a mund t'i japim nënshtetësinë një kryepeshkopi grek, të cilin një pjesë e shqiptarëve e shohin si uzurpator të postit që mban? Kësaj pyetjeje mund t'i përgjigjen vetëm besimtarët ortodoksë dhe strukturat drejtuese të Kishës Ortodokse Shqiptare. Nëse Janullatosi do ta merrte nënshtetësinë, kjo do ta bënte të panevojshme pyetjen tuaj të tretë: a duhet të kemi një prift
shqiptar në krye të kësaj kishe!

2.    Asociimi i kujtimit të Nolit me personazhin e Janullatosit është plotësisht i papranueshëm për shumë shqiptarë. Kjo duket se është arsyeja kryesore. Është fjala për një asociim të sforcuar që prek ndjeshmëritë nacionale, për aq sa ato depërtojnë në strukturimin e identiteteve fetare.

3.    Historianët përgjithësisht na thonë se ky ishte synimi themelor i themeluesve të kësaj kishe. Një synim jo thjesht fetar, por edhe patriotik. Ndarja nga kisha ortodokse dhe themelimi i një kishe të pavarur shqiptare synonte edhe mbylljen e kanaleve të ndikimit të politikës shqiptare përmes strukturave fetare. Duhet thënë se kontekstet nuk janë të njëjtat sot. Në kohën e Nolit identiteti shqiptar rrezikohej nga tretja në identitetet fqinje përmes fesë si katalizator. Sot, kjo është shumë e vështirë të ndodhë. Shqiptarët e konsiderojnë veten shqiptarë, edhe nëse janë ortodoksë. Presioni madhor për ndryshimin e identitetit nuk vjen më nga feja, por nga xhepi. Çështja e pasjes së një kryepeshkopi shqiptar sidoqoftë është çështje që u përket vetëm besimtarëve ortodoksë shqiptarë dhe askujt tjetër, për aq kohë sa Janullatosi merret vetëm me fenë dhe nuk përzihet me gjëra të tjera.

Aleksander Cipa
analist

1.    Ngritja e çështjes së dhënies apo vonimit të nënshtetësisë për kryepeshkopin zyrtar të ortodoksizmit në Shqipëri, mbetet një rrezik politizimi. Në aktin dekretues të Presidentit, pra në firmosjen e kërkesës së bërë ose të përgatitur për t'u bërë prej Hirësisë së tij, ka vetëm, diçka normale. Burokracia kishtare përmes kanoneve të saj triumfon ndaj një nevoje të menduar ndryshe, prej ndërgjegjes kombëtare shqiptare. Dasia mes kësaj nevoje dhe këtyre rrethanave do të vijojë të mbetet një realitet i prekshëm ende në Shqipëri. Delikatesa në marrëdhëniet e shumicës së shqiptarëve dhe përkatësisë etnike greke të kryesuesit të Kishës Ortodokse Autoqefale shqiptare, pra Kryepeshkopit Janullatos, sipas të gjitha gjasave, do të vijojë të mbartet edhe për një kohë të ardhme. Legalizimi i nënshtetësisë shqiptare të Hirësisë nga ana e Presidentit të Republikës, padyshim që është diçka normale, ndonëse e paragjykuar kur vihet në diskutim e drejta ortodokse shqiptare për të trashëguar një hierarki kishtare prej klerikëve me kombësi shqiptare dhe që në kohë të sotme meriton të ketë edhe një Kryepeshkop shqiptar. Kisha Ortodokse shqiptare është më e vjetër se shumë kisha të tjera të popujve të rajonit, ndonëse fatkeqësisht autoqefalia e saj është e re. Ky kompleks natyral, ndoshta e bën edhe të debatueshëm aktin normal të lëshimit të nënshtetësisë për kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, me kombësi greke.

2.    Mendoj se ka lidhje me meritat autoqefalizuese që mbart personaliteti dhe vepra e Fan Nolit në raport me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hirësia e tij Janullatos, në karrierën e vet klerikale e kapërcen shtatin e krijuesit të Kishës, pra të Im Zot Nolit. Ka qenë kjo një ndër arsyet që Hirësia e tij Janullatos e ka përthyer vlerësimin e vet për Nolin më së shumti në vlerat e tij si veprimtar, si filolog dhe aktivist të shumëshquar kombëtar dhe jo si një personalitet të karrierës së lartë klerikale. Së paku ky ka qenë një argument i përcjellë prej shumicës së fansave të tij religjionarë, në Shqipëri, së shumti, ky ka qenë argumenti gati zyrtar i  shërbestarëve të institucioneve të sotme kishtare në vend. Pesha thelbësore që ka Kisha e Shën Gjergjit në Boston në varësi me vlerat autoqefaliste të ortodoksisë shqiptare, pas 16 vjetëve të ardhjes së Hirësisë Janullatos në cilësinë e Kryepeshkopit, rikonfirmohet sërish. Tashmë me më tepër autoritet, pasi pranohet zyrtarisht edhe prej vetë personalitetit  klerikal të përbotshëm, Janullatos. Kjo është një nojmë e rëndësishme nderuese për at-themeluesin e Kishës sonë ortodokse, Im Zot Nolin. S'kish si ndodhte ndryshe. Ankimtarët ndaj vizitës nderuese të Hirësisë Janullatos në kishën e Shën Gjergjit në Boston kanë arsyen e tyre. Por personalisht mendoj se ftesa prej krerëve të sotëm të kishës shqiptare në Boston, pra ftesa prej adhurimtarëve pasardhës të kryepeshkopit tonë shpirtëror (në këtë pikë ndihem vetiakisht dhe shpirtërisht vetëm pjesëtar i grigjës noliane), lehtëson në një farë mënyre edhe diçka prej ndërgjegjes së vetë Hirësisë Janullatos si pasues institucional i kryesimit të Kishës Autoqefale Shqiptare.

3.    Koha, mendoj se është kapërcyer, por jo se është humbur krejt. Kryepeshkopi aktual, personaliteti Janullatos, për shkak të dimensionit që përfaqëson, për shkak të investimit që ka kryer dhe për shkak të shërbesës që përfaqëson, është praktikisht hierarku që mbart këtë përgjegjësi dhe mundësi konkrete. Në këtë kërkesë të shumëshprehur shqiptare, arsyetimi i mëtejshëm i tij do të shtonte transparencën dhe do të shkarkonte ngarkesa negative që shpesh akumulohen dhe amplifikohen mediatikisht dhe mentalisht. Për shkak të dritësisë dijesore që mbart dhe për shkak të valencës së lartë intelektuale që përfaqëson, Hirësia e tij duhet ta sjellë si çështje të dorës së parë dhe kontribut po të dorës së parë, nevojën e mbërritjes së trashëgimtarit të tij ortodoks shqiptar në krye të Kishës që fatlumturisht është pjesë e kurorës së autoqefalizmit kishtar në botën e krishterë. Këtë liri ai e ka sot më tepër se kurrë, për ta shndërruar në një akt kontribues në vëllazërimin paqësor të popujve ballkanas. Nga ana tjetër, mendoj se një kontribut të pakryer Hirësia e tij ka edhe kujdesin institucional dhe moral ndaj ortodoksëve shqiptarë në hapësirën shqiptare, brenda hapësirës administrative të Shqipërisë dhe përreth saj, veçanërisht për ortodoksët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Kujdese të tilla konkrete, do të çlironin mjaft emocione dhe ndjenja pozitive ndër shqiptarë e më së shumti ndër besimtarë të religjioneve të tjera të këtij vendi.


Alfred Peza
drejtor i “ora-news”

1. Rrënjët e raporteve mes Shqipërisë, Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe Janullatosit (kjo histori meriton më shumë se një forum modest si ky, madje ndoshta më shumë se një libër) duhen kërkuar në fillim të viteve '90, atëherë kur Hirësia e Tij erdhi në krye të njërit prej besimeve kryesore fetare të shqiptarëve. Një besim me një histori të veçantë, në krye të të cilit ka qenë një prej mendjeve më të ndritura të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Imzot Fan Noli. Para se t'i përgjigjemi pyetjes, nëse duhet dhënë apo jo nënshtetësia shqiptare dhe nëse kjo është apo jo normale, besoj se duhet që më parë të marrin përgjigje pyetjet: Përse në kishat shqiptare meshat janë mbajtur pas 1990 në gjuhën greke; përse askush nuk jep asnjë informacion zyrtar nga Kisha Ortodokse rreth ndërtimit të Katedrales së këtij besimi në mes të Tiranës; përse Kisha Ortodokse nuk u distancua nga një prift që strehonte në shtëpinë e Zotit arkivolet me eshtrat e shqiptarëve, duke i konvertuar në ushtarë grekë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore; përse u ndryshua gati në fshehtësi të plotë ajo pjesë e rregullores së vitit 1928 të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, sipas të cilës kjo kishë duhet të drejtohet nga shqiptarët; përse edhe pas 18 vjetësh, pretendohet se nuk është përgatitur personeli i duhur shqiptar për të drejtuar Kishën Ortodokse kur kjo kohë i mjafton një njeriu për të përfunduar 10 shkolla për astronaut për të shkuar e për të ardhur jo vetëm nga Hëna, por edhe nga Marsi? Nëse të gjitha këto e shumë pyetje të tjera dikujt i duken normale, atëherë edhe dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Hirësinë e Tij Janullatos, është normale. Hirësia e Tij ka merita të jashtëzakonshme në fushën fetare dhe ai është një personalitet i padiskutueshëm i fushës së tij, madje me përmasa që e kalojnë kufirin e Greqisë dhe Shqipërisë. Por, ndonjëherë, në Ballkan çështje si kjo, nuk shkojnë në përpjestim të drejtë me vlerat individuale të padiskutueshme të një personi. Ashtu sikundër, për shembull, çështja e pavarësisë së Kosovës, çështja çame, çështja e emrit të Maqedonisë në Tiranë, shihen krejt ndryshe në Athinë, e kështu me radhë.   

2. Pak ditë më parë, studiuesi Nasho Jorgaqi ka botuar një libër me dy vëllime rreth Nolit, ku mund të gjendet shumë fakte dhe dëshmi rreth veprimtarisë së tij e, mbi të gjitha, rreth ngritjes në Boston të Kishës Autoqefale shqiptare në Boston. Merret vesh se Noli e bëri këtë, veç të tjerash, edhe për arsyen shumë të fortë e të kuptueshme për atë kohë, që Kisha Ortodokse Autoqefale shqiptare të mos binte në duart e grekëve, të cilët ortodoksinë e kanë ngatërruar (në ndonjë rast, qarqe të caktuara ekstremiste e bëjnë edhe tani), me çështjet e shtetit, kombit, përkatësisë nacionaliste, qytetërimit, etj. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar, por jo të gjitha realitet dhe ndjeshmëritë e shqiptarëve. Me këtë e shpjegoj se përse një pjesë e opinionit atje e kanë kundërshtuar praninë e Janullatosit në ceremoninë e organizuar në Boston me rastin e 100-vjetorit të dorëzimit të Fan Nolit prift. Përsa i përket ftesës që kanë bërë krerët e Kishës Autoqefale në Boston për Hirësinë e Tij, kjo është çështje e tyre. Por, më duhet të shpreh dyshimet e mia rreth disa qëndrimeve jo shumë të qarta nga ana e At Artur Liolinit në vitet e fundit rreth kësaj çështje. Koha do t'i shpjegojë më mirë disa gjëra, për të cilat, jemi të pasigurt, apo të paqartë sot.

3. Koha që Kisha Autoqefale Shqiptare të ketë në krye të saj një prift shqiptar ka kaluar. Se përse nuk ecet me kohën në këtë drejtim, besoj se pak më lart i hodha disa teza. Ajo që druaj unë, është nëse Hirësia e Tij Janullatos (dhe jo vetëm ai), pasi të ndodhë kjo, a do të ketë të njëjtën këmbëngulje dhe shqetësim për mos marrjen e nënshtetësisë shqiptare?!

Arben Muka
Radio "Deutsche Welle"

1. Kërkesa për shtetësi shqiptare nga ana e kryepeshkopit Janullatos është brenda të drejtës që ka gjithkush banor i globit, për ta fituar atë në bazë të kritereve dhe ligjeve të këtij vendi. Nëse do ta marrë Presidenti në konsideratë apo jo këtë kërkesë, nëse ai do ta miratojë apo refuzojë tani apo dikur, kjo është një çështje ekskluzivisht e z. Topi. Mendoj se akti i dhënies së nënshtetësisë një kleriku të rëndësishëm nuk do të kishte ndonjë efekt negativ, apo do të përdorej për nisma a angazhime kundër interesave të besimtarëve shqiptarë, ose interesave kombëtare në tërësi.

2. Unë kam ndjekur lajme dhe informacione nga veprimtaritë krejt të veçanta që janë zhvilluar në SHBA, ku në qendër ka qenë një figurë shumëdimensionale, si ajo e Nolit të madh. Nuk kam konstatuar ashtu sikundër dhe ju që kundërshtimi për pjesëmarrjen e Kryepeshkopit Janullatos atje të ketë qenë argument i mjaftueshëm për t'u bërë pjesë e lajmeve që vijnë nga Bostoni. Protokolli i aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit të dorëzimit të Fan Nolit prift, nuk mund të zbehë rëndësinë që ka përmbajtja e tyre për historinë e Kishës Autoqefale Shqiptare, për historinë e kombit shqiptar në tërësi.

3. Pavarësisht se i takoj një besimi tjetër, e them hapur se kam dëshirë që në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare të jetë një klerik 100 për qind shqiptar. Koha e rindërtimit dhe rigjallërimit të kësaj Kishe në fillim të viteve '90 tashmë është kapërcyer dhe gjatë kësaj periudhe me kontributin dhe të vetë kryepeshkopit Janullatos është konsoliduar një kastë e re klerikësh shqiptarë, të mirë edukuar dhe me reputacion brenda komunitetit të besimtarëve ortodoksë. Klerikë, që jam i bindur se janë të gatshëm të marrin çdo përgjegjësi dhe angazhim hierarkik brenda kishës, në bazë dhe të statutit dhe paketës së rregullave që janë në fuqi. Dorëzimin e stafetës e shikoj si një proces të pavarur, si një çështje që i takon vetëm komunitetit ortodoks shqiptar, dhe në shërbim të plotë ndaj tij. Si një zgjedhje që do t'i vlejë vazhdimësisë së nxitjes së frymës së tolerancës dhe të bashkëjetesës mes besimeve fetare në Shqipëri.


Plator Nesturi
analist

1. Dosja Janullatos është një çështje e mbarsur në Presidencë për disa mandate radhazi dhe Presidenti Topi është i fundit në radhë që deklaron se do të shqyrtojë kërkesën për nënshtetësi shqiptare të kryepeshkopit të Kishës Ortodokse. Ju pyesni a është normale marrja e nënshtetësisë? Ky debat i ushqyer në media herë pas here, është shndërruar në një paradoks që nuk i bën nder as politikës që e mban peng këtë çështje, as shoqërisë civile e shtypit dhe që veçse ndikon në departizimin e opinionit publik duke tronditur balancat e harmonisë fetare. E ndërsa ne diskutojmë pa fund e në formë ciklike sa herë hapet kjo temë, duke zbërthyer nene të autoqefalisë pa harruar edhe retorikën patriotike, nuk kuptojmë se shndërrohemi në qesharakë në imazhin që përcjellim. Për ta thjeshtuar shembullin le të gjykojmë se si do ta përcillte këtë lajm media e huaj. Padyshim do të na ironizonte ashtu siç bën dhe media jonë për lajme butaforikë nga vende të humbura. "Shqiptarët nuk pranojnë t'i japin shtetësinë Kryepeshkopit të tyre Ortodoks", ky do të ishte titulli sensacional që do ta bënte argëtues lajmin për çdo lexues jashtë Ballkanit. Argëtues, pasi çdo i huaj nuk mund ta kuptojë se çfarë ka kaq të rëndësishme te nënshtetësia shqiptare, sa kjo i mohohet edhe kreut të kishës, kur vetë shqiptarët, të shpërndarë si zogjtë e korbit nëpër botë, kërkojnë me ngulm të pajisen me dokumente e të marrin nënshtetësinë e vendeve ku shkojnë për t'u ndier qytetarë me të drejta të plota. "A është normale t'i mohohet kjo kryepeshkopit?", do të pyesin të huajt, ndërsa "a është normale të barabitet me ne?", shprehen ndër shqiptarë.
Nuk është e vështirë të kuptohet se problemi i dhënies së shtetësisë është shndërruar në një armë politike. Në pafuqishmërinë e vetë, e drejta për të pajisur me pasaportë shqiptare një shtetas të huaj është instrumenti i vetëm që ka në dorë shteti ynë, dhe këtë po e përdor kundër kreut legal të Kishës Ortodokse, që njëkohësisht është dhe Presidenti Botëror i Këshillit të Kishave. Megjithatë ne akoma bëjmë pyetjen, a është normale që Hirësia e Tij, Anastasio, të ketë shtetësinë shqiptare. Por a është normale që në morinë e shtetasve të huaj, që kanë marrë pasaportën me shqiponjë, një pjesë e tyre na dalin nëpër listat e të kërkuarve për terroristë? A kemi bërë ndonjëherë pyetjen se sa shtetas të huaj kanë marrë shtetësinë tonë dhe me çfarë procedurash iu është dhënë kjo një pjese prej tyre? Po pasaporta diplomatike apo shërbimi a kanë përfituar këta shtetas të huaj dhe për çfarë shërbimesh iu është dhënë kjo e drejtë?
Fiksimi pas dosjes Janullatos dhe debati rreth saj nuk është koincidencë. Shkas duket se është bërë neni që përcakton se në krye të Kishës Autoqefale duhet të jetë një shtetas shqiptar. Pa marrë parasysh faktin se për hir të konjukturave, ekstremet e politikës shqiptare bëjnë marrëveshje deri në abrogimin apo ndryshimin e neneve të Kushtetutës, ky nen i Kishës Ortodokse, megjithëse i bërë nga njerëzit, nuk është ndryshuar. Kryepeshkopi Anastasio, i cili erdhi për të rindërtuar kishën kur asaj i mungonte njëkohësisht kasta e lartë drejtuese, nuk tentoi ta ndryshojë këtë nen. Thjesht bëri kërkesë për nënshtetësi, në përputhje me ligjet e vendit. Edhe pse kanë kaluar kaq vite që dosja e tij mbetet "për shqyrtim", as ka tentuar të stimulojë grigjën, pra komunitetin ortodoks, që të ushtrojë presion ndaj autoriteteve për marrjen e nënshtetësisë. Atëherë pse kjo zhurmë?
Debatet nëse duhet apo jo ta marrë shtetësinë shqiptare kryepeshkopi Anastasio nuk ka dalë brenda komunitetit ortodoks. Atëherë kur kjo çështje nuk e shqetëson këtë komunitet, përse debati mbahet i ndezur nga pjesëtarë të komuniteteve të tjerë fetarë apo njerëz që e deklarojnë veten ateistë? Me çfarë guximi këta i japin vetes të drejtën se janë rojtarë të kombit dhe mbi këtë të drejtë "patriotizmi" kërkojnë të bëhen dhe kujdestarë të një komuniteti fetar kur nuk i ka ftuar askush?  
Nuk mund të mos mendohet se kjo "përkujdestari" ka prapavijë politike nga segmente të caktuar. Në vitet e para '90, debatet mbi Kishën Ortodokse ishin të frymëzuara pikërisht nga politika. U krijua deri një Komitet për Mbrojtjen e Autoqefalisë dhe fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i atëhershëm Berisha. Madje eksponentë të asaj lëvizjeje i gjejmë edhe sot në krye të disa institucioneve shkencorë.   Porse deri tani këta "zhurmuesa" kanë qenë fatmirësisht minorancë. Sidoqoftë, zgjerimi këtij debati sipas kësaj fryme veçse do të hidhte tisin e mosbesimit, ndërsa ende mburremi se ekziston harmonia fetare në Shqipëri.  Vetë zgjatja e procesit të nënshtetësisë për kryepeshkopin nga ana e autoriteteve, do të ndihmonte ata që duan ti vënë zjarrin kësaj tolerance.

2. Përsëri kemi dy pamje të ndryshme, ndonëse jetojmë në të njëjtin realitet. Sipas informacioneve, ceremonia në Boston ka shkuar për mrekulli, ka patur shumë pjesëmarrje dhe Kryepeshkopit Anastasios i është rezervuar një pritje e ngrohtë nga organizatorët dhe besimtarët. Ndërkohë nëpër forume kanë plasur sërish polemikat. Kam përshtypjen se këto lloj polemikash janë të nxitura, të stisura dhe më së tepërmi i shërbejnë zbrazjes së mllefeve primitivë ballkanikë sesa  i shërbejnë shëndoshjes  së harmonisë dhe emancipimit demokratik.

3. A nuk është më mirë që këtë çështje ta lemë vetë në dorë të Kishës Autoqefale se sa të ushtrojmë presion nga jashtë? Çuditërisht ne nuk ushtrojmë kaq presion ndaj veprimeve anormale të qeverive shqiptare, paaftësisë dhe shkeljes së të drejtave prej saj, çka ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën tonë, dhe këtë po e bëjmë vetëm ndaj institucionit të njërit prej tre feve në Shqipëri.  Hirësia e Tij, Anastasios, më ka vënë kurorë në kishë kur jam martuar dhe kjo nuk më ka shqetësuar të dija se çfarë shtetësie kish. Përkundrazi, jam ndier i nderuar.
 

Edlira Gjoni
analiste

1. Dhënia e shtetësisë për z. Janullatos nuk mund të jetë kurrë në kushtet e sotme një "çështje e thjeshtë e normale". Ky peshkop grek që ka "uzurpuar" ortodoksinë shqiptare ka një marrëdhënie të acartë perceptimesh me shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë; ashtu si edhe brenda dhe jashtë vetë ortodokzismit. Nëse ka një çështje për të cilën grekët luftojnë fort, ajo është feja. Nëse ka diçka që shqiptarët e luftojnë po kaq fort, ajo është mosrënia pre e identifikimit si grekë apo nëngrekë. Janullatos përfaqëson ortodoksinë greke. Si i tillë, ai mbart në vetvete helenizimin, për të cilin çdo shqiptar është shumë i indoktrinuar të mos e ketë. Prandaj dhënia e nënshtetësisë për këtë zotëri thellësisht grek me mantel ortodoks, nuk mund të shihet kurrë si thjeshtësisht e pranueshme nga çdo shqiptar, aq më tepër nga ortodoksët e mirëfilltë. Në të gjitha vitet e eksperiencës së tij në Shqipëri, Janullatos ka përsëritur me dhe pavetëdije shfaqjen e tij publike si bartës i ortodoksisë shtetërore, jo asaj fetare.

2. Festa e 100-vjetorit të themelimit të katedrales së Shën Gjergjit në Boston ishte një festë shumë më tepër se sa fetare. Ashtu siç është emri i saj, vendosur për Gjergj Kastriot Skënderbeun; ashtu siç ishte kur Noli e themeloi për të promovuar shqiptarizmin, jo ortodoksinë. Reagimet do të ishin patjetër kundërshtuese, sepse ajo katedrale është themeluar nga një gjigant i shqiptarizmit. Po Noli do të ishte ngritur nga varri për të përsëritur se "herezitët na lanë pa atdhe"; kurse 100- vjetori me prezencën e Janullatosit e sillte Nolin në tokë si një qenie thjeshtësisht priftërore në nderim të ortodoksizimit. Nuk është fare e vërtetë. Noli është vigani i shqiptarizimit, i letrave, kombësisë, politikës, ekzistencës së lartë shqiptare. Janullatos është vetëm një prift. Një peshkop pa emër që nuk mundet kurrë të marrë përsipër zbehjen e figurës së Nolit, duke e "nderuar në përkujtim" në 100-vjetorin e Shën Gjergjit. Por reagimi i shqiptarëve të Amerikës ka qenë i nxituar. Mos vajtja e tyre në katedrale apo largimi prej saj në momentin që morën vesh se aty do të vinte Janullatos, nuk ishte mënyra më e mirë për të nderuar Nolin. Jo! Ata duhet të kishin shkuar të gjithë, të dyndeshin në kishë, t'i vijnë në ndihmë asaj, shpirtërisht dhe financiarisht. Se Noli e hapi për shqiptarizmin...dhe nuk ka  nevojë 100 vjet më pas t'i mësojnë e t'i nderojnë ortodoksinë!

3. Koha që Kisha Autoqefale shqiptare të ketë në krye të saj një prift shqiptar ka ardhur e ka kaluar me kohë. Kishën autoqefale shqiptare e themeloi një shqiptar këtu e kusur vjet më parë. Nuk ka tregues më të mirë për të vërtetuar se nuk ka nevojë ortodoksia shqiptare t'ia mësojnë fenë që nga fillimi. Prania e huaj në shumicën e praktikemeve fetare në Shqipëri po tregon se efektin primar të saj ka përçarjen dhe shkaktimin e disa lloj dëmeve mes shqiptarësh (që realisht ndihen të dhunuar me mbirjen e shumë prezencave dhe ndërtesave fetare në të katër anët dhe meset e Tiranës). Mbase është më mirë që shqiptarët të lihen rehat në shqiptarizimin e tyre, edhe atë fetar. Tingëllon më pak trazues se çdo term tjetër fetar, që sjellin veç dilema moralesh e identifikimesh të dyzuara.

Agim Gashi: Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe popullin shqiptar
E hene, 24-03-2008, 07:11pm (GMT+1)

Kjo thënje e Nënës Tereze u bë moto e botës humanitare

Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe popullin shqiptar

Pergatitur nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare

Agneze Gonxhe Bojaxhiu
Nënë Tereza

(1910 - 1997)

"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit". Nënë Terezës, me shtat imcak, por me besim shkëmbor, të patundur, iu besua misioni të kumtonte dashurinë e etur të Jezusit për njerëzimin, veçanërisht për më të varfërit ndër të varfër. "Hyji vijon ta dojë botën dhe na dërgon ty e mua për t'u shprehur të varfërve dashurinë dhe mëshirën e Tij". Në shpirtin e saj, përplot me dritën e Krishtit e me dashuri të zjarrtë për Të, kishte një dëshirë të vetme : "Të shuante etjen e dashurisë së Tij për shpirtrat njerëzore".

Kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë së Zotit, lindi më 26 gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në udhëkryq të historisë së Ballkanit. Më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, mori Kungimin e parë në moshën pesë vjeç e gjysëm e u krezmua në nëntor të vitit 1916. Që ditën e Kungimit të parë, ndjeu në zemër një dashuri të thellë për shpirtrat njerëzore. Me vdekjen e papritur të babait, në sa Anjezja nuk i kishte mbushur endè 8 vjetët, për familjen filluan vështirësitë ekonomike. Dranja, grua burrneshë, i rriti fëmijët plot dashuri, duke ndikuar shumë në karakterin dhe rrugën e jetës që do të zgjidhte e bija. Më pas formimi fetar i Gonxhes u thellua në famullinë Zemrës së Krishtit, nën drejtimin e jezuitëve, në sa merrte pjesë gjallërisht ndër të gjitha veprimtaritë.

Në moshën 18 vjeçare, e shtyrë nga dëshira për t'u bërë misionare, në shtator të vitit 1928, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore, për të hyrë në Institutin e së Lumes Zojë, që njihej ndryshe me emrin "Motrat e Loretos", në Irlandë. Atje mori emrin motër Mari Tereza, për nder të Shën Terezës së Krishtit Fëmijë. Në dhjetor u nis për në Indi. Në Kalkutë arriti më 6 Janar të vitit 1929. Pasi bëri kushtet e përkohshme, në maj të vitit 1931, Motër Tereza u dërgua në bashkësinë e Loretos, në Entali, ku dha mësim në shkollën St.Mary për vajza. Më 24 maj të 1937-ës, motër Tereza paraqiti kushtet e përjetshme duke u bërë, siç tha ajo vetë: "Vashë e Jezusit" për "amshim". Që nga ajo ditë e tutje u quajt Nënë Tereza. Vazhdoi të jepte mësim në St. Mary dhe më 1944 u emërua drejtoreshë e shkollës. Grua që ia kishte kushtuar jetën lutjes, që i donte fort motrat dhe nxënëset e saj, Nënë Tereza jetoi e lumtur në Loreto për njëzet vjet me radhë. E njohur për zemërgjerësi, bujari, guxim, aftësi të posaçme në kryerjen e punëve më të rënda dhe për talent të natyrshëm organizativ, ajo e jetoi përkushtimin e saj ndaj Jezusit, ndërmjet motrave, me besnikëri dhe gëzim.

Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985

Më 10 dhjetor të 1946-ës, gjatë udhëtimit me tren nga Kalkuta në Darjeeling, për ushtrimet shpirtërore vjetore, Nënë Tereza ndjeu "frymëzimin" e ri, "thirrjen brenda thirrjes". Atë ditë, si e qysh ajo nuk e tregoi kurrë, etja e Krishtit për dashuri e për shpirtra njerëzore e pushtoi zemrën e saj dhe dëshira e flaktë për ta shuar etjen e Zotit u bë qëllimi kryesor i jetës. Në javët dhe muajt e mëpasëm, ajo nisi të dëgjonte një zë që i fliste shpirtit të saj e të shihte vegime. Krishti i zbulonte kështu dëshirën e zemrës së Tij ndaj "njerëzve, që duke u flijuar për dashurinë", "do të rrezatonin dashurinë e tij ndër shpirtra". "Eja, të jesh drita ime"- iu lut - "nuk mund të shkoj vetëm". E i tregoi sa vuante duke parë mospërfilljen ndaj të varfërve, sa i dhimbte, kur mendonte se ata nuk e njihnin e sa dashuri të zjarrtë kishte për ta. Jezusi i kërkoi Nënë Terezës të themelonte një bashkësi rregulltare, Misionaret e Bamirësisë, që do t'i kushtoheshin shërbimit ndaj më të varfërve ndërmjet të varfërve. Kaluan rreth dy vjet arsyetimesh e verifikimesh, para se Nënë Tereza të merrte lejen për fillimin e misionit të saj të ri. Më 17 gusht të 1948-ës, veshi për herë të parë sarin e bardhë me anët blu dhe la pas shpine kangjellat e kuvendit të Loretos, të cilin e donte aq shumë, për të hyrë në botën e të varfërve.

Nëna Tereze më 1988

Pas një kursi të shkurtër pranë Motrave Mjeke Misionare në Patna, Nënë Tereza u kthye rishtas në Kalkutë ku gjeti një strehë të përkohshme pranë Motrave të Vogla të të Varfërve. Më 21 dhjetor shkeli për herë të parë në lagjet e të varfërve: vizitoi familje, u lau plagët disa fëmijëve, u kujdesua për një plak që dergjej në rrugë të madhe dhe për një grua që po vdiste nga uria e nga tuberkulozi. E niste ditën me Jezusin në Eukaristi; pastaj, me rruzaren në duar, dilte për t'i gjetur dhe për t'u shërbyer atyre që janë: "të braktisur, të padashur, të papërkujdesur". Disa muaj më vonë, me të u bashkuan, njëra pas tjetrës, disa nga ish-nxënëset e saj.

Më 7 tetor të vitit 1950, Kryedioqeza e Kalkutës njihte zyrtarisht Kongregatën e re të Misionareve të Bamirësisë. Në muajt e parë të vitit 1960, Nënë Tereza filloi t'i dërgonte motrat e saj në të katër anët e Indisë. E Drejta Papnore, lëshuar Kongregatës nga Papa Pali VI në shkurt të 1965-ës, i dha zemër të hapte një shtëpi misionare në Venezuelë. Menjëherë pas saj u themeluan shtëpi të tjera në Romë e në Tanzani dhe, pak më vonë, në të gjitha kontinentet. Duke filluar nga viti 1980, deri më 1990, Nënë Tereza hapi shtëpi misioni pothuajse në të gjitha vendet komuniste, duke përfshirë ish-Bashkimin Sovjetik, Shqipërinë dhe Kubën.

Për t'iu përgjigjur sa më mirë si nevojave fizike, ashtu dhe atyre shpirtërore të të varfërve, Nënë Tereza më 1963 themeloi Vëllezërit Misionarë të Bamirësisë; më 1976, degën kundruese të motrave; më 1979, Vëllezërit kundrues dhe më 1984, Etërit Misionarë të Bamirësisë. Gjithsesi frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm në njerëzit e thirrur për jetë rregulltare. Organizoi Bashkëpunëtorët e Nënë Terezës dhe Bashkëpunëtorët e Sëmurë dhe të Munduar, njerëz të feve e të kombësive të ndryshme, me të cilët u bë një në lutje, thjeshtësi, flijim dhe në apostullimin e saj që shprehej me vepra të përvuajtura bamirësie. Kjo frymë e shtyu të themelonte më pas Misionarët Shekullarë të Bamirësisë. Duke iu përgjigjur kërkesës së shumë meshtarëve, më 1991 Nënë Tereza themeloi edhe Lëvizjen e Korpit të Krishtit për Meshtarë, si "rrugë e vogël që i çon në shenjtërim" ata, të cilët ishin një mendje me karizmën dhe me shpirtin e saj.

Gjatë këtyre viteve, në sa misioni i saj përhapej me të shpejtë, bota filloi t'ia ngulte sytë Nënë Terezës dhe veprës që ajo kishte nisur. Meritoi shumë çmime për veprën e saj, duke filluar nga Çmimi indian Padmashri, në vitin 1962, për të vijuar me Çmimin e rëndësishëm Nobel për Paqen, më 1979, ndërsa mjetet e komunikimit filluan t'i ndiqnin veprimtaritë e saj me interes gjithnjë e më të madh. Si çmimet, ashtu edhe gjithçka që e vinte në qëndër të vëmendjes, i pranoi "për lavdinë e Zotit e në emër të të varfërve".

Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin. Por duhet theksuar edhe një virtyt tjetër heroik i kësaj gruaje të madhe, i cili u bë i njohur vetëm pas vdekjes së saj. E fshehur nga sytë e të gjithëve, e fshehur deri nga ata që i qëndruan më pranë, jeta e saj e brendshme u vu në provë: pati përshtypjen e dhimbshme e të vazhdueshme se ishte ndarë nga Zoti, madje se ai e kishte braktisur, ndërsa në shpirt i rritej gjithnjë e më tepër dëshira për ta pasur pranë. Atë që po provonte e quajti "errësirë". "Nata e dhimbshme" e shpirtit të saj, e cila nisi në kohën kur sapo kishte filluar apostullimin mes të varfërve e që vijoi gjatë gjithë jetës, e çoi Nënë Terezën në një bashkim edhe më të thellë me Zotin. Përmes errësirës, mori pjesë mistikisht në etjen e Krishtit, në dëshirën e tij të dhimbshme e të zjarrtë për dashuri, duke u njësuar me mjerimin e të varfërve.

Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të vitit 1997 bekoi Eproren e re të Përgjithshme, të sapo zgjedhur, të Misionareve të Bamirësisë e bëri edhe një udhëtim jashtë shteti. Si pati takuar Papën Gjon Pali II për të mbramen herë, u rikthye në Kalkutë ku kaloi javët e fundit të jetës duke pritur vizitorë e duke u dhënë këshilla simotrave. Më 5 shtator 1997 jeta tokësore e Nënë Terezës arriti cakun e fundit. Qeveria indiane e nderoi me funeralin e Shtetit, në përfundim të të cilit trupi i saj u varros në Shtëpinë-Nënë të Misionareve të Bamirësisë. Shumë shpejt varri i saj u bë cak shtegtimi e lutjeje për njerëz të besojmave të ndryshme, për të varfër e për të pasur, pa kurrfarë dallimi. Nënë Tereza na lë testamentin e fesë së patundur, të shpresës së pamposhtur e të bamirësisë së jashtzakonshme. Duke iu përgjigjur thirrjes së Jezusit "Eja, të jesh drita ime!", u bë Misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", simbol i mëshirës për mbarë botën e dëshmitare e gjallë e dashurisë së etshme të Zotit.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e kanonizimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj.

27 gusht 1910 – U lind Ganxhe Bojaxhiu në Shkup si bija e Kolë Bojaxhiut dhe Drane Bernajt nga Prizreni, me prejardhje nga Novosella e Gjakovës. 27 gushti i vitit 1910 ia shtoi familjes Bojaxhiu fëmijën e tretë pas dy të parëve, Ages dhe Lazrit. Në familjen Bojaxhiu, Ganxhja thithi nektarin e parë të fesë së Krishtit dhe të gjakut të të parëve të vet. Që nga fëmijëria e hershme, së bashku me familjen shtegtoi në shenjtëroren e Zojës Cërnagore në Letnicë.

Fati i mirë i Nënës Tereze ishte edhe lindja e saj në një familje të shëndoshë, apo siç thotë vetë Nëna Tereze: “Ishim të gjithë të bashkuar... jetonim njëri për tjetrin... Ishim familje e bashkuar dhe shumë e lumtur”.

1919 – Në rrethana të dyshimta i vdes babai, Kolë Bojaxhiu, tregtar i zgjuar, veprimtar i zellshëm dhe besnik për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë.

Gonxhe Bojaxhiu (majtas) me motren e saj Agen në veshje kombëtare

1915–1924 – Shkolla dhe jeta në famulli. Vijon me zell shkollimin dhe ishte e rregullt në veprimtarinë e jetës famullitare: në meshë dhe katekizëm. Lazri, vëllai i saj, dëshmon: “Jetonim afër kishës famullitare të Zemrës së Krishtit. Nganjëherë nëna dhe motrat e mia, Agëja dhe Ganxhja, më bënin mbresa se po rrinë sa në shtëpi, aq në kishë, sepse kaq shumë ishin të preokupuara me korin e famullisë, me shërbimet fetare dhe temat për misione”.

26 shtator 1928 – Thirrja rregulltare. Pikërisht më 26 shtator të vitit 1928, niset për në Zagreb në përcjelljen e nënës Drane dhe motrës Age, ku do të qëndrojë deri më 13 tetor. Në ditën e 13 tetorit, së bashku me zonjushën Betike Kanjc, niset për në Irlandë. Udhëtimi u bë nëpër Austri, Zvicër, Francë, pastaj me anije nëpër kanalin Lamanche, kurse prapë vazhduan rrugën kah Londoni, prej kah vazhduan për në Dublin. Në Dublin qëndruan rreth dy muaj të angazhuara në mësimin e gjuhës angleze.

6 maj 1929 – Mbërrin në Darjeeling, rrëzë Himalajeve, ku pas një prove të vogël, më 23 maj 1929, filloi noviciatin, duke u quajtur Terezja e Krishtit të Vogël.

25 maj 1931 – Dha kushtet e para te Motrat e Loretos. Pas kushteve të para u dërgua në Bengal për të punuar si misionare.

1931–1937 – Motra Tereze, pasi një kohë shërbeu si infermiere, për së shpejti u emërua mësuese e gjeografisë në St. Mary High School në Kalkutë. Nga kjo kohë kemi këtë dëshmi të saj: “E kam fituar edhe një fushë të punës: shkollën e Shën Terezës. Kjo shkollë është mu në Kalkutë. Mu të njëjtën ditë, kur ma besuan këtë detyrë, shkova ta shoh. Është shumë larg, por udhëtoj me qerre indiane.

Kur më shikuan ata të vegjël për herë të parë, pyetnin njëri-tjetrin se a jam hyjneshë apo shpirt i keq. Për ta nuk ka mes. Kush është me ta i mirë, atë e nderojnë si hyjnitë e veta, ndërsa kush është i mrrolshëm, i frikësohen porsi shpirtit të keq, dhe vetëm e adhurojnë.

Me të shpejtë përvola krahët, shkova në dhomë, mora ujë dhe fillova të laj dyshemenë. Kjo i befasoi shumë, sepse ende nuk kishin parë që ndonjë mësuese të merrej me atë punë. Kur më vërejtën fytyrëgëzuar dhe të hareshme, vogëlushet filluan të më ndihmojnë, ndërsa vogëlushët sillnin ujin. Për dy orë vendi ku ishim u bë i përshtatshëm për klasë mësimi, u bë krejt i pastër.

Kur erdha këtu kishte vetëm 52 fëmijë, ndërsa sot janë rreth 300... Pasi u njohëm, nënat filluan t’i sjellin fëmijët për bekim. Në fillim pakëz më befasuan me lutjet e veta, por në misione duhet të jemi të gatshme për çdo gjë, ndër të tjera, edhe të ndajmë bekimin”.

24 maj 1937 – Pasi i kaluan kushtet e përkohshme rregulltare, motra Tereze i kushtohet Zotit me kushte të përjetshme te Motrat e Loretos, të cilat u themeluan në vitin 1609 nga anglezja Mary Ward. Te motrat e Loretos fitoi një përvojë të mirë rregulltare dhe shpirtërore. Më vonë u bë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Për këtë përvojë të punës do të dëshmojë: “Në Loreto isha rregulltarja më e lumtur e botës. Isha dhënë pas arsimit. Ajo punë e udhëhequr prej Zotit ishte apostullat (të dërguar) autentik që më pëlqente shumë”.

1942 – Ante Gabric, misionar kroat, në revistën “Katolicke Misije” të vitit 1942 shkruan: “Motra Tereze ishte tejet e sëmurë, dhe s’kemi pasur fort shpresë se do të shpëtojë, por tash përsëri është në këmbë dhe po punon sa dhjetë veta”.

10 shtator 1946 – Pasi kishin kaluar paksa vështirësitë e luftës dhe ishin kthyer përsëri kuvendet e motrave të Loretos të cilat i kishte përdorur ushtria, motra Tereze, duke udhëtuar për në ushtrime shpirtërore në Darjeeling, fiton edhe një thirrje të re. 10 shtatorin vetë Nëna Tereze do ta quajë “Ditë inspirimi”. Tashmë e rryer në jetën fetare dhe e regjur me vështirësitë e popullsisë së vendit, si edhe duke sjellur nëpër mend Jezusin, të cilit ia kishte kushtuar fëmijërinë dhe rininë, vendosi të lëshojë motrat e Loretos dhe t’u kushtohet krejtësisht më të varfërve ndër të varfër, duke u njëjtësuar me ta në veshje, në banim, në ushqim...

Për këtë thirrje të dytë do të dëshmojë: “Isha duke udhëtuar me tren për Darjeeling prej Kalkutës. Atje shkoja për ushtrime shpirtërore. Derisa isha në lutje intime dhe isha në gjendje prehjeje, fitova qartas një thirrje mbi thirrje. Porosia ishte tejet e qartë: duhet të lë kuvendin dhe t’u kushtohem të varfërve, duke jetuar në mesin e tyre. Ishte një dërgim. E kuptova porosinë, por nuk e dija si do ta njëmendësoja”.

7 shkurt 1946 – I shkruan Kongregatës së Rregulltarëve dhe kërkon lejen që të lë kuvendin e Loretos dhe t’u kushtohet tërësisht më të varfërve ndër të varfër. Letra në Romë u shkrua pas shumë orvatjesh dhe marrëveshjesh që Nëna Tereze i kishte pasur me ipeshkvin e Kalkutës, Ferdinand Perier, i cili ia kishte ofruar veshjen e parë rregulltare më 1929, si dhe me eproren e Loretos.

7 gusht 1948 – Mori lejen nga Papa Piu XII që të lëshojë Loreton dhe të ndjekë zërin e ndërgjegjes ku i fliste Zoti. Kjo leje ishte e nevojshme që çdo gjë të shkojë në rregull, sepse asohere Nëna Tereze kishte kushtet e përjetshme kështu që duhej leja e Kongregatës së Rregulltarëve.

16 gusht 1948 – Doli nga kuvendi i Loretos, e brumosur me dije dhe aftësi intelektuale, ku gjatë qëndrimit në këtë kuvend ishte 20 vjet profesoreshë, e më vonë edhe drejtoreshë e St. Mary High School. Pastaj kishte marrë në mbikqyrje ehd eKongregatën dioqeziane të motrave indiane, të quajtura “Bijat e Shën Prenës”.

Ishte kjo dita kur Nëna Tereze mori një rrugë të cilën ia tregoi Zoti porsi Abrahamit: e pasigurtë, plot rreziqe, përplot frikë, por sikurse edhe Abrahami, Nëna Tereze, atëherë ende motra Tereze, besonte se thirrja e “dytë” është vullneti i Zotit.

Kjo ishte ajo ditë kur Nëna Tereze pa hamendje la kuvendin, mirëqenien, kënaqësinë, miqësinë e madhe të bashkëmotrave dhe u nis (doli në rrugë) duke mos ditur qartë se kah po shkon, pos që e kishte të qartë se duhet ta kryejë vullnetin e Zotit. Dhe sikurse Zoti i premtoi Abrahamit: “Prej teje do të bëj një popull të madh dhe do të të bekoj. Do ta bëj të madh emrin tënd. Ti vetë do të jesh bekim” (Zan 12, 2), ashtu edhe Nëna Tereze, duke ecur rrugës të cilën ia kishte treguar Zoti, u bë emër i madh dhe bekim për mijëra e mijëra njerëz.

Varri i Nënës Tereze

Daljen nga kuvendi i Loretos do ta përshkruajë kështu: “Hyji ynë dëshiron që të jem rregulltare e lirë, e veshur me varfërinë e kryqit. Sot e kam mësuar një mësim të madh: Varfëria për të varfërit është tepër e rëndë! Kur e kam kërkuar shtëpinë (për qendër) kam ecur e ecur, derisa më kanë dhimbur këmbët dhe duart. Kam menduar: sa shumë vuajnë të varfërit në trup dhe në shpirt kur kërkojnë strehim, bukë dhe shërim. Atëherë e mendoja këndshmërinë e Loretos, më ishte tundim, por për shkak të zgjedhjes sime të lirë, për shkak të Zotit tim durova dhe duroj, rri dhe do të rri duke e kryer vullnetin e Zotit për të varfërit e mi. Më ndihmo, o Zot!”

18 gusht 1948 – Ndërroi veshjen. La veshjen rregulltare të motrave të Loretos dhe veshi sari të bardhë të përshkuar me vijë të kaltër dhe me kryq në parzëm. Pastaj shkoi rreth tre muaj në Patna te Motrat Mjeke Misionare (Medical Missionaries) për të kryer edhe një kurs intenziv për infermiere.

21 dhjetor 1948 – Merr lejen për hapjen e shkollës së parë, lokali i së cilës ishte një kasollë. Nga lagjet më të varfëra të Kalkutës, Tilje dhe Motijil, bashkon fëmijët e lënë dhe të braktisur në atë shkollë, ndërsa vetë banonte te Motrat e Vogla të të Varfërit.
19 mars 1949 – Në banesën e parë të improvizuar, në shtëpinë e Michael Gomes, pranoi në vizitë një të re bengaliane me emrin Subashini Das, dhe e nxiti ta ndjekë misionin e saj. Kështu misioni i saj kishte filluar të mbarën. Kjo ishte shenjë se vepra e Nënës Tereze është vullneti i Zotit; kjo ishte shenjë se çka Zoti dëshiron, atë edhe e bekon dhe ia ftillon të mbarën.

Nëntor 1949 – Tashmë Nëna Tereze ishte bartur në shtëpinë e familjes Gomes, e cila ia kishte lënë në disponim tërë katin e sipërm. Pos Subashinit Das që në pagëzim e kishte marrë emrin Agnes, kishin ardhur edhe vajza tjera të cilave Nëna Tereze u kishte dhënë mësim. Në nëntor të vitit 1949, Nëna Tereze do të shkruajë: “Tani jemi pesë motra. Lutuni që bashkësia e vogël të rritet në shenjtëri dhe në numër, nëse është vullneti i Zotit”.

Po këtë vit viton shtetësinë indiane.

7 tetor 1950 – Sipas porosisë së ipeshkvit të Kalkutës, Ferdinand Perier, Selia e Shenjtë e miraton Kongregatën e Misionareve të Dashurisë si kongregatë ipeshkvore. Për këtë flet vetë Nëna Tereze:

“Zoti ishte i mahnitshëm ndaj nesh, sepse siç rritej puna, ashtu rriteshin edhe thirrjet. Ati i Shenjtë, në tetor të vitit 1950, bashkësinë tonë të vogël e bëri kongregatë ipeshkvore. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë na bëri kongregatë të së drejtës papnore. Kjo do të thotë se ne jemi drejtpërdrejt të nënshtruara Atit të Shenjtë. Kjo është thjesht një mrekulli, sepse rëndom një kongregatë nuk ngritet aq shpejt në rendin e së drejtës papnore. Për shumë rreguj nevojiten 30 deri në 40 vjet për të fituar pranim të tillë. Kjo tregon dashurinë e madhe dhe kujdesin e Atit të Shenjtë për punën dhe kongregatën tonë. Kur u shpall kongregata jonë kongregatë ipeshkvore, ne ishim vetëm 12 veta. Kjo ishte në vitin 1950. Dhjetë vjet nuk kemi dalur nga Kalkuta, sepse duhej t’i përgatitnim motrat tona për punë. Kur në vitin 1959 hapëm shtëpinë në Runchi, e pastaj edhe në Delhi, numri i motrave tona filloi të rritej. Filluan të vijnë vajza nga ato vende ku kishim hapur shtëpitë”.

1952 – Hapi shtëpinë e parë pranë tempullit të hyjneshës Kalli në Kalkutë. Përurimi i saj u bë më 22 gusht, në festën e Zemrës së Papërlyer të Marisë. Këtë shtëpi e pagëzoi si Nirmal Hriday (Shtëpia e zemrës së pastër). Me këtë emër do t’i quajë edhe shumë shtëpi tjera në mbarë Indinë dhe më gjerë.

Nene Tereza ne Shqiperi

1953 – Për shkak të numrit të motrave që rritej gjithnjë, ndërroi shtëpinë, kështu që mori shtëpinë e një avokati mysliman në rrugën Lawer Circulr Road 54. Kjo shtëpi u bë qendra e kongregatës dhe së shpejti, jo larg saj, themeloi qendrën për fëmijë të lënë të cilën e quajti Nirmala Shishu Bhavan (Vatra e fëmijëve të lënë).

1960 – Në tetorin e këtij viti, Nëna Tereze për herë të parë doli jashtë Indisë që prej kur kishte ardhur. Së pari shkoi në Amerikë, pastaj në Romë, ku u takua me vëllaun e vet Lazrin, të cilin nuk e kishte parë që nga mosha tetëmbëdhjetëvjeçare, kur u nis në misione.

1962 – Pasi fama e Nënës Tereze kishte filluar të rritej me të madhe, së shpejti filluan t’i jepen edhe shpërblime. Kështu, shpërblimi i parë që mori Nëna Tereze ishte ai i qeverisë indiane në vitin 1962: Padna Shri. Këtë shpërblim ia dorëzoi Pandit Nehru.

31 gusht 1962 – Qeveria filipine ia dhuroi shpërblimin Ramon Magsaysay. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Komisioni për ndarjen e shpërblimit e shpërblen Nënën Tereze për shkak të përkujdesjes së saj për më të varfërit në një tokë të huaj, si edhe për themelimin e bashkësisë së re për t’u shërbyer të varfërve”.

Me këtë rast, Nëna Tereze u shpall gruaja më e merituar e Azisë.

25 mars 1963 – Në bashkësinë e Nënës Tereze themelohen edhe vëllezërit, të cilët do të quhen: “Vëllezërit Misionarë të Dashurisë”, të cilët do t’i udhëheqë jezuiti austrailan, Travers-Ball, i cili e ndërron emrin e vet në: vëlla Andreu – misionar i Kalkutës.

1 shkurt 1965 – Misionaret e Dashurisë, me të ashtuquajturin decretum laudis, marrin nga Papa Pali VI miratimin papnor.

Që nga ky vit, Nëna Tereze e fillon veprimtarinë e vet edhe jashtë Indisë: në Kokorotë të Venecuelës.

26 mars 1969 – Papa Pali VI miraton Shoqatën e Bashkëpunëtorëve të Nënës Tereze si pjesëtare të Misionareve të Dashurisë me statut të veçantë.

1965–1971 – Pas Venecuelës vazhdon të hapë qendrat e veta nëpër të gjitha kontinentet: Afrikë (Tanzani), Australi (Melbourne), në Evropë (Angli dhe Itali), Amerikë (New York).

6 janar 1971 – Mori shpërblimin ndërkombëtar për paqe Gjoni XXIII, të cilin ia dorëzoi Papa Pali VI. Ky ishte shpërblimi që themeloi Papa Gjoni XXIII më 10 maj 1963, ndërsa për herë të parë iu nda Nënës Tereze. Me këtë rast, Papa Pali VI pati thënë: “Po i ndahet për herë të parë një rregulltareje të heshtur, por jo edhe të panjohur për ata që përcollën veprat e saja të mëshirshme në botën e të varfërve. Kjo rregulltare quhet Nëna Tereze, eprorja e kongregatës Misionaret e Dashurisë, e cila tashmë 20 vjet vepron në të gjitha anët e Indisë duke kryer vepra dashurie ndër të gërbulur, ndër të vjetër dhe fëmijë të braktisur. Si shembull për të gjithë ua bëjmë me dije këtë zëdhënëse të patrembur të Krishtit, duke dëshiruar që pas hapave të saj të shkojnë sa më shumë në shërbim të vëllezërve, si edhe sa më shumë të rritet në botë ndjenja e bashkimit në mes të njerëzve”.

Shtator 1971 – Mori shpërblimin Samaritani i Mirë në New York. Në arsyetimin e këtij shpërblimi thuhet: “Duke e shpërblyer Nënën Tereze, dëshirojmë për t’i dhënë nderim punëve të saja vetëmohuese që bëri për zvogëlimin e mjerimit të të varfërve. Me këtë punë u jep guxim edhe të tjerëve dhe ofron shembull të mahnitshëm se si duhet përkujdesur për njerëz. Me shpërblimin e ‘Samaritanit të Mirë’ dëshirojmë për ta theksuar më fort shembullin e saj”.

Nene Tereza ne Shqiperi

16 tetor 1971 – Mori shpërblimin Kennedy me këtë arsyetim: “Në gjeografinë e vet të veçantë përdëllestare, Nëna Tereze di ku duhet të ndihmojë dhe me fenë e vet të veçantë nuk dyshon kurrë se s’do t’i gjejë mjetet e nevojshme për këtë”.

29 tetor 1971 – Nga universiteti katolik amerikan mori doktoratën e nderit nga shkencat shoqërore. Me këtë doktoratë nderi iu pranua puna e saj e madhe rreth kapërcimit të krizave sociale. Nëna Tereze, me fuqinë dhe me dashurinë e vet kundrejt Krishtit në figurën e të varfërve i tregoi botës se si rregullohen shumë probleme ekonomike e sociale të cilat e mundojnë dhe e ngarkojnë shoqërinë njerëzore.

1972 – Hapi qendra të reja në Bangladeshin e shkatërruar.

12 korrik 1972 – Në moshën 83 vjeçare, në Tiranë i vdes e ëma, Drane Bernaj. Në varrimin e nënës nuk mori pjesë, sepse regjimi i atëhershëm komunist antinjerëzor dhe diktatori, E. Hoxha, i cili nuk e meriton t’i përmendet as emri, nuk e lejuan hyrjen e saj në Shqipëri, për pavarësinë e së cilës u vra babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Nëna Dranja, pati rol të rëndësishëm në rrugën flijimtare për të varfër të Nënës Tereze. Kjo ishte ajo nënë e mirë dhe e përshpirtshme e cila e përcolli të bijën e vet për Indi duke e bekuar me lot, por duke mos e kujtuar se nuk do të shihen më; kjo është ajo nënë e cila në vitin 1938 do t’i shkruajë vajzës së vet në Indi: “... Të bie ndërmend, bija ime e dashur, se ti ke shkuar atje për të varfër. A të kujtohet Filja jonë? Ajo është bërë krejt varrë e gjallë... por edhe më tepër e mundon mendimi se s’ka askënd... Ne po mundohemi, sipas mundësive tona, t’i ndihmojmë... Dhembja më e madhe për të nuk janë varrët, por që është harruar prej të vetëve...”

15 nëntor 1972 – India edhe një herë tregoi se sa e çmon punën dhe dashurinë e Nënës Tereze për popullsinë e varfër indiane kur ia dorëzoi shpërblimin Jawaharlal Nehru. Këtë dhuratë ia dorëzoi presidenti Giri, duke e quajtur Nënën Tereze Koruna-dut – Engjëll i mëshirës.

Komisioni për marrëdhënie kulturore, për shpërblimin “Nehru” dha këtë arsyetim: “Një flijim i tillë vetëmohues dhe i palodhshëm sikurqë ka treguar Nëna Tereze rrallë mund të shihet. Shërbimi i saj vetëmohues pa dallim feje, kombi, fisi... duke mos pritur as dhurata për punën e bërë, është shembull i mahnitshëm se si puna në heshtje e përkushtim mund të rrisë miqësinë dhe marrëveshjen në mes të popujve”. Ndërsa Nëna Tereze, me rastin e pranimit të këtij shpërblimi, pati deklaruar: “Ky shpërblim nuk po më jepet mua, por mijëra atyre që kanë nevojë për dashuri. Ju falemnderit që më zgjodhët mua ta marr këtë shpërblim në emër të tyre dhe t’u përcjell porositë tuaja të përkujdesit dhe të dashurisë. Të varfërit janë të mahnitshëm, ata janë të mëdhenj...”

1973 – Hap qendra të reja nëpër qytetet e Indisë: Viayawada, Coimbatore, Shivpur, Takdah.

25 prill 1973 – Pranoi shpërblimin Templeton i cili jepet vetëm për ata që kontribojnë në rritjen e fesë. Këtë shpërblim ia dhuroi princi Filip në London. Vetë Nëna Tereze na bën me dije për këtë shpërblim: “Para 17 vjetëve, zotëriu Templeton ka shkruar porosinë në të cilën ka lënë një shumë parash në fondacionin Templeton, prej të cilit për çdo vit pas vdekjes së tij do të ndahej një shpërblim për ata të cilët në veçanti mundohen rreth përhapjes së fesë. Para dy vjetësh ai ka ndërruar mendimin. Ka vendosur që shpërblimi të jepet për të gjallë të tij, sepse ka dëshiruar ta përjetojë vetë gëzimin kur ta ketë ndarë. Dikush ka lutur për të varfërit tanë.

Kjo është dhuratë e Zotit që do të përdoret për lavdinë e Tij e për të varfër.

Paraja nuk mjafton. Njerëzit tanë kanë nevojë për dashurinë e zemrës suaj dhe për shtrirjen e dorës suaj.

Krishti po më përdor si mjet nëpër të cilin dëshiron t’i lidhë të gjithë njerëzit. Për këtë gjë jam i bindur rreth e rrotull: njerëzit po afrohen njëri me tjetrin, sepse kanë nevojë për Zotin...”

1973 – Mori në Los Angelos shpërblimin St. Louis of Marillak “Për mirësi dhe dashuri të pashoqe”.

7 tetor 1975 – 25 vjetori i themelimit të Misionarëve të Dashurisë. Këtë përvjetor të çmueshëm Nëna Tereze me bashkëpunëtorët e vet e kremtoi me lutje dhe adhurim. Mirëpo, në një letër të adresuar “motrave të mia të dashura, vëllezërve, të varfërve tanë, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që marrin pjesë në punën tonë kudo në botë”, Nëna Tereze thotë: “25 vjet kemi punuar së bashku në shërbim të së mirës duke dhënë krejt zemrën tonë, duke i shërbyer vullnetarisht Krishtit në figurën e tij të dhimbshme, dhe në këtë shërbim kemi jetuar së bashku, punuar dhe jemi lutur së bashku, këndej edhe tanimë të themi së bashku:

Të falemnderit, Jezus, që na zgjodhe të jemi Misionaret Tua të Dashurisë!

Të falemnderit, Jezu, që na do me dashuri personale dhe kaq të thellë!

Të falemnderit, Jezu, që na ushqen me Korpin dhe Gjakun tënd!

Të falemnderit, Jezu, për privilegjin që t’mund t’u shërbejmë të varfërve!

Të falemnderit, Jezu, për të gjitha, në veçanti që je Jezus për të gjithë ne dhe që na do sikurse Ati të do Ty!”

1975 – Vëllezërit Misionarë të Dashurisë hapin shtëpinë e parë jashtë Kalkutës, në Vietnam.

29 dhjetor 1975 – Javorja amerikane Time ia kushton Nënës Tereze kopertinën me titull: “Shenjtërit e gjallë: porositësit e dashurisë dhe të paqes”.

Nene Tereza ne Shqiperi

17 janar 1976 – Javorja françeze Paris Match ia kushton Nënës Tereze kopertinën dhe shkresën me titull: “Ka ende shenjtër: Nëna Tereze në mes të gjallëve dhe të vdekurve të Kalkutës... Në këtë humnerë të pafund siç është Bota e Tretë, çka mund të ndërrojë Nëna Tereze? Për ekonomistët, asgjë. Një pikë uji në oqean. Por çfarë dëshmie dhe çfarë dashurie!”

13 qershor 1976 – Në festën e Zemrës së Krishtit, Nëna Tereze vendosi të themelojë edhe një degë të motrave të veta: Misionaret Kontemplative të Dashurisë, misioni i të cilave është “ztë jetuarit sipas Fjalës së Zotit duke e adhuruar euharistinë, duke kundruar dhe shpallur Fjalën e popullit të Zotit; për ta bartur me Marinë, Nënën e Kishës, Fjalën e mishëruar në zemrat e njerëzve”.

31 dhjetor 1976 – Për një kohë të shkurtër, Nëna Tereze bëri aq shumë për botën e varfër dhe të lënë, saqë për shumë njerëz ishte e pabesueshme. Kështu, një statistikë e shpallur më 31 dhjetor 1976 na bën me dije se Nëna Tereze kishte 66 shtëpi në Indi, 34 shtëpi jashtë Indisë nëpër vende të ndryshme. Numri i motrave, postullanteve, aspiranteve dhe bashkëpunëtoreve ishte 1343, ndërsa numri i përgjithshëm i spitaleve, shkollave, strehimoreve, dispanzerive, qendrave për asistencë në Indi dhe jashtë saj ishte 729. Numri i fëmijëve, jetimave, të gërbulurve, të vdekurve dhe përgjithësisht pacientët tjerë të shërbyer mbërrijnë në 6.544.864.

1 mars 1978 – Nëna Tereze pranoi shpërblimin “Balzan” nga duart e kryetarit të Italisë, Sandro Pertini. Ky shpërblim jepet për humanitet, paqe dhe vëllazërim në mes të popujve. Me rastin e ndarjes së shpërblimit, si arsyetim u theksua:

“Për vetëmohim dhe dashuri të veçantë gjatë tërë jetës së saj në shërbim të të varfërve, të uriturve, të mjerëve, të sëmurëve...”

Ndërsa Nëna Tereze, “një grua shtatvogël, por më e madhja”, theksoi: “Dëshirojmë që çdo fëmijë i dëshiruar apo i padëshiruar të vijë në botë. Aborti është krim. Jemi të krijuar për të bërë sende të mëdha: nuk jemi në botë vetëm për të plotësuar një numër”.

1980–1985 – Pas marrje së çmimit Nobel për paqe, Nënës Tereze iu hapën mundësitë për veprimtari më të mëdha. Kështu, gjatë periudhës pesëvjeçare, qendrat e saj u rritën me të madhe. Filloi të hapë qendrat e veta për të mirën e të varfërve dhe njerëzve të lënë në Spanjë, Belgjikë, Etiopi, Francë, Guinenë e Re, Argjentinë (të gjitha këto në vitin 1980). Ndërsa në vitin 1981, në Gjermaninë Lindore, Çile, Kolombi, Bolivi, Japoni, Korenë Jugore, etj. Në vitet vijuese, hapi qendra edhe në Irlandë, Portugali, etj.

25 janar 1980 – Nëna Tereze shpallet Qytetare nderi e Shkupit. Edhe pse Shkupi ishte vendlindja e saj, Nëna Tereze kishte kohë që ishte shtetase indiane, e titulluar Bharat Ratna – Zbukruesja e Indisë.

23 tetor 1980 – Papa Pali II në Vatikan ia dhuron çelësat e ndërtesës Shën Injaci Papë për shërbime të fëmijëve të lënë, që gjindet në Romë, në zonën Primavalle. Misionaret e Dashurisë, pos Romës, gjinden edhe në Palermo, Napoli, Corato (Bari), Calabri, Ragusë, Milano...

27 qershor 1982 – Nëna Tereze fitoi në Kanada Shpërblimin ndërkombëtar të spitalit të Shën Bonifacit dhe Urdhërin e gjuetisë së bizonëve.

Nene Tereza ne Shqiperi

1983 – Në këtë vit u nderua nga mbretëresha e Anglisë, Elizabeta II, me Urdhërin e Nderit. Në arsyetim thuhej: “Për punën e saj të gjatë humanitare”. Po të njëjtin vit në Taranto mori Dhuratën e Paqes 1983.

1 tetor 1984 – Themelohet kongregata Etërit Misionarë të Dashurisë në SHBA nën kujdesin e Atë Joseph Langford.

20 tetor 1985 – Bashkohet kapitolli i Misionareve të Dashurisë. Me këtë rast, Nëna Tereze zgjedhet për herë të tretë udhëheqëse e këtij rregulli, që bëri kaq shumë të mira, që shpëtoi aq shumë shpirtëra. Zgjedhja e saj për herë të tretë në krye të Misionarëve të Dashurisë nuk ishte në përputhje me të drejtën kanonike. Për këtë rizgjedhje ishte e nevojshme leja nga Kongregata e Rregulltarëve në Vatikan. Kongregata në fjalë me gjithë dëshirë dhe nderim të madh dha dispencën nga ky ligj.

21 qershor 1985 – Nga kryetari i SHBA-ve Ronald Regan, mori shpërblimin Medalja e Lirisë.

Ish Presidenti amerikan Ronald Reagan duke e shpërblyer Nënë Terezën me çmimin Medal of Freedom 1985

26 tetor 1985 – Nëna Tereze thirret nga sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara Xavier Pérez de Cuéllar, t’i flasë Asamblesë gjenerale. Gjatë këtij takimi, sekretari i përgjithshëm de Cuéllar e prezentoi Nënën Tereze me këto fjalë: “Ua prezentoj gruan më të fortë të botës”. Me këtë rast u tregua edhe një film për punën dhe jetën e Nënës Tereze. Duke iu drejtuar të pranishmëve, Nëna Tereze, ndër të tjera, tha: “Ky është vend ku popujt bashkohen për të biseduar për paqe, ta lusim Zotin për paqe... Jemi bashkuar për ta falënderuar Zotin me rastin e dyzetvjetorit të punës së mirë të Kombeve të Bashkuara për të mirën e njerëzimit. Raca, feja dhe kombi nuk mund të na ndajnë: të gjithë jemi bij të Zotit. Kur e shkatërrojmë një embrion në kraharorin amnor, mëkatnojmë drejtpërdrejt ndaj Zotit. Kemi frikë nga lufta bërthamore, nga ky tmerr kanoset shkatërrimi, por nuk frikësohemi kur i mbysim fëmijët. Aborti është kanosja më e madhe e paqes”.

13 dhjetor 1985 – Ishte kënaqësi e veçantë për Nënën Tereze kur hapi shtëpinë në qytetin e New Yorkut për të sëmurët nga AIDS-i. Shtëpia u quajt Gift of Love (Dhurata e Dashurisë). Më vonë hapi edhe shtëpi tjera në SHBA për së sëmurët nga AIDS-i.

Janar 1986 – Nëna Tereze shkoi për herë të parë në Kinë dhe u takua me kryetarin Deng dhe me djalin e tij të hendikepuar. Së shpejti edhe në Kinë do të dërgojë motrat e veta. Kjo u realizua në vitin 1988. Më 19 janar 1988, Nëna Tereze u ftua nga arqipeshkvi i Kalkutës, i cili ia kumtoi se ishte lejuar hapja e shtëpisë në Kinë, por me dy kushte: motrat guxojnë të ndërmarrin punë sociale e jo religjioze, si dhe nuk guxojnë të vishen në sari, por në veshje kineze.

Nëna Tereze edhe këtë vend komunist e pushtoi me përvuajtërinë dhe dashurinë e vet.

4 shkurt 1986 – Papa Gjon Pali II, gjatë udhëtimit të vet në Indi, vizitoi qendrën Hirmal Hriday (Zemra e Pastër, shtëpia e atyre në fill të vdekjes) në Kalkutë. Kjo vizitë e papës e gëzoi shumë Nënën Tereze, saqë pati deklaruar: “Ishte dita më e gëzueshme e jetës sime”.

Nene Tereza ne Shqiperi

24 gusht 1987 – Nëna Tereze shkon në Moskë, dhe merr dhuratën Medalja e Paqes “në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për afirmimin e paqes dhe të miqësisë ndërmjet popujve”. Pas kthimit të saj nga ish-Bashkimi Sovjetik, i shkruan letër presidentit të atëhershëm Gorbachev, duke ia shprehur dëshirën për hapjen e një qendre. Miratimin për këtë e mori në vitin 1988.

21 maj 1988 – Realizohet dëshira e Nënës Tereze të hapë shtëpinë brenda mureve të Vatikanit. Shtëpia u quajt Dono di Maria – Dhurata e Marisë, dhe u çel së shpejti me dëshirën e papës. “Papa na dha këtë dhuratë – tha Nëna Tereze – një kënd të shtëpisë së vet ku mund të përkujdesemi për të sëmurët dhe për të varfërit. Këta njerëz të varfër janë Krishti, dhe si mund të lihet Krishti, i trishtuar dhe i mërdhirë, jashtë shtëpisë së papës?”

1988 – Nëna Tereze ishte për një operim të syve në New York.

21 dhjetor 1988 – Shkon në Bashkimin Sovjetik për t’i shoqëruar katër motrat e para të cilat kishin ndërmend të fillojnë punën në një spital pediatrik të Moskës. Njëherit ishin edhe ditët e vështira të tërmetit në Armeni, me ç’rast Nëna Tereze dërgoi edhe disa motra të tjera për t’u ndihmuar të dëmtuarve.

Gusht 1989 – Më në fund, Nëna Tereze shkon në Shqipëri. Shkon në vendin, për pavarësinë e të cilit aq fort u mundua babai i saj, Kolë Bojaxhiu. Qe e pritur nga e veja e diktatorit, Hoxha. Ishte e krishterja e parë që shkeli këtë tokë prej që Shqipëria e shpalli veten shtet ateist (1967) dhe vuri jashtë ligjit çdo religjion.

5 shtator 1989 – Nëna Tereze kishte probleme shëndetësore.

Dhjetor 1989 – Nëna Tereze shpallet Femra e vitit.

Prill 1990 – Për shkaqe shëndetësore ia paraqet papës dorëheqjen nga udhëheqja e Misionareve të Dashurisë.

Maj 1990 – Nëna Tereze përuron shtëpinë e parë në Çekosllovaki.

2 maj 1990 – Shkon në Romani për të përuruar edhe atje shtëpinë e parë të Misionareve të Dashurisë. Kjo shtëpi u hap për përkujdesjen e atyre që vuajnë nga sëmundja AIDS. Mirëpo, deri në fund të vitit 1992, atje çeli katër shtëpi.

27 gusht 1990 – Nëna Tereze mbush tetëdhjetë vjet. Me këtë rast mori përurime nga të gjitha anët e botës. Në veçanti rëndësi të madhe i kushtoi shtypi botëror. Vepra e saj e madhe nuk mbeti në heshtje. Prej librit që kishte shkruar Malcolm Muggeridge me titull: Something Beautiful for God (Diçka e bukur për Zotin), London 1971, një ndër librat e parë që fillimisht i dha popullaritet të madh Nënës Tereze e deri në vitin 1990, u shkruan dhjetëra libra e qindra artikuj, ishin dhënë ehde mijëra mendime dhe lavdërime për Nënën Tereze, prej burrave të shteteve, shkencëtarëve, poetëve e deri te ata që në heshtje e lavdëronin veprën e saj dhe e shëmbëllenin në jetë (numri i këtyre të fundit kap milionat).

8 shtator 19990 – Fillon punën Kapitolli gjeneral që ishte thirrur për të emëruar superioren e re të përgjithshme të Misionareve të Dashurisë. Mirëpo, edhe pse Nëna Tereze i kishte mbushur tetëdhjetë vjet, përsëri u zgjodh udhëheqëse e Misionareve të Dashurisë, sepse përkundër trupit të harxhuar, shpirti dhe mendja e saj ishin të fortë dhe gjallërues.

7 tetor 1990 – Misionaret e Dashurisë kremtuan dyzetvjetorin e themelimit. Statistika e këtij viti dëshmon se ishin 3500 motra të shpërndara nëpër 470 shtëpi në 95 shtete të botës.

Tetor 1990 – U bë përurimi i shtëpisë së parë të Misionareve të Dashurisë në Kamboxhë.

Mars 1991 – Nëna Tereze shkon përsëri në Shqipëri. Ishte kjo hera e dytë. Nëna Tereze filloi të bashkëpunojë me presidentin e atëhershëm komunist, Ramiz Alinë, për të hapur qendrat e veta edhe në këtë shtet “ateist”. Me këtë rast, Nëna Tereze bëri përurimin e dy shtëpive: në Tiranë dhe Shkodër, dhe mori pjesë në rihapjen e dy kishave: të Shën Ndout dhe katedralës së Zemrës së Krishtit e cila ishte shndërruar në kinema (Kinema Rinia). Kësaj here kishte mundësi të shkojë edhe te varri i nënës dhe motrës së vrarë nga regjimi komunist dhe të vë lule mbi varrin e tyre, si edhe dy kryqa të bronzit.

Deri në fillim të vitit 1992, në Shqipëri u hapën pesë shtëpi.

Nene Tereza ne Shqiperi

23 korrik 1991 – Nëna Tereze vazhdon udhëtimin nëpër botë dhe mbërrin në Irak, në Bagdadin e rrënuar nga lufta e Gjirit. Ja si e përshkruan gjendjen e hasur: “Ishte një mrekulli autentike e mirësisë së Zotit fakti se kryetari i Irakut qe i gatshëm të lejojë hapjen e një qendre në Bagdad, të cilën do ta japë ai vetë. Me ne bashkëpunuan shumë njerëz me ndikim. Ata na ndihmuan në përgatitjen e shtëpive. Kryetari na fali edhe një furgon për bartjen e klinikës lëvizëse, duke parë se të varfërit jetonin larg dhe s’kishin mundësi të mbërrinin në qendra të mëdha...”

Dhjetor 1991 – Nëna Tereze qëndroi për mjekim në një klinikë të La Jollas (Kaliforni, SHBA) pasi gjendja e saj shëndetësore ishte vështirësuar.

Mars 1992 – Nëna Tereze kthehet në Kalkutë dhe vazhdon punën e vet në përkujdesje ndaj më të varfërve ndër të varfër.

25 prill 1993 – Papa Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë. Ishte kjo vizita e parë që një papë i bënte shtetit tonë amë. Me këtë rast tejet të gëzueshëm për mbarë popullin tonë, mori pjesë edhe Nëna Tereze. Papa ia kushtoi një mendim të veçantë Nënës Tereze: “Nuk mundem të mos përshëndes një njeri fort të përvuajtur që ndodhet mes nesh. Kjo është Nëna Tereze e Kalkutës. Të gjithë e dinë prej nga vjen dhe cili është atdheu i saj. Atdheu i saj është këtu. Edhe në kohën e izolimit të plotë të Shqipërisë, kjo rregulltare e përvuajtur ishte ajo që e përçonte emrin e atdheut tuaj në mbarë botën. Në personin e Nënës Tereze, Shqipëria është nderuar gjithmonë. Ky është misioni i saj dhe i gjithë atyre që, porsi ajo, ndjekës të vërtetë të Krishtit, apostuj të Krishtit, apostuj të dashurisë e të dhembshurisë. Ju falënderoj sot në emër të Kishës Katolike për këtë bijë të tokës suaj e të popullit tuaj”.

28 nëntor 1996 – Shpallet Qytetare Nderi e Kosovës nga kryetari Rugova. Në dekretin e shpalljes së dr. Rugovës, ndër të tjera thuhet: “Nëna Tereze, me punën e flijimin e pashoq, u bë simbol dhe krijuese e filozofisë së bamirësisë dhe e dashurisë njerëzore.

Shenjtëreshë e gjallë, Nëna Tereze është shëmbëlltyrë e një nëne shqiptare që u ngrit në figurë të një Nëne të gjithë njerëzimit. Nëna Tereze për së gjalli u bë mishërim i miliona njerëzve, të cilët tek Ajo gjetën dashurinë e madhe njerëzore, ndihmën e pakursyer dhe shpresën për jetë.

E lindur në qytetin e Dardanisë antike, në Shkup, rrënjët e familjes së Nënës Tereze ishin në Prizrenin e lashtë të Kosovës”.

1996 – Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha i akordoi Nënës Tereze Urdhërin e Artë Nderi i Kombit me këtë arsye:

“Shqiptares më të shquar të të gjitha kohërave, shenjëtores së gjallë Nënës Tereze që me mirësinë njerëzore dhe fisnikërinë e shpirtit shqiptar pushtoi zemrën e mbarë njerëzimit, trimëroi mbi dhembjen e tij; gruas shqiptare, që është simbol i amshuar dhe tokësor i forcës hyjnore të dashurisë së njeriut për njeriun, të dhimbshurisë, për atë që vaun dhe që ka nevojë për ndihmë, të dashurisë së Zotit për lirinë, në shenjë mirënjohjeje të thellë që kombi shqiptar ushqen për misionaren e Zotit, simbolin e mirësisë dhe të shpresës, të nderit dhe të krenarisë së tij”.

Mars 1997 – Në marsin e vitit 1997, Nëna Tereze u shpërblye me Çmimin për shkëlqyeshmëri. Ky çmim, i cili iu dorëzua Nënës Tereze nga ana e presidentit të shoqatës Indo-Amerikane, Jasu Shah, iu dha në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj të pamohueshëm në promovimin e shërbimit humanitar.

24 prill 1997 – Me rastin e trazirave në Shqipëri, Nëna Tereze, shqiptarja më e famshme e botës, apeloi për paqe në vendlindjen e saj. Nëna Tereze, ndër të tjera, tha:

“Lajmet për rrëmujën që kaploi shtetin tonë më shkaktuan dhembje. E dini sa shumë e dua Shqipërinë. Ndjej shumë dhembje për jetërat e humbura dhe për njerëzit e plagosur me dhunë. Kuptoj mllefin e atyre që humbën paratë, porse do t’i lusja të mos i shkaktojnë njëri-tjetrit edhe më shumë vuajtje.

20 maj 1997 – Papa Gjon Pali II priti në audiencë private Nënën Tereze. Nëna Tereze qëndroi disa ditë në Romë. Pos takimit me Atin e Shenjtë, ajo u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Romës, Françesko Rutelin, të cilit ia paraqiti një seri kërkesash në favor të aktivitetit të saj.

9 qershor 1997 – Nëna Tereze mori Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, medaljen më të lartë që jep organi më i lartë ligjdhënës në SHBA. Kjo medalje iu nda Nënës Tereze në praninë e shumë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Fjalën e hapjes e pati kongresmeni Henri Hajd, ndërsa lutjen e mbajti kapelani i Kongresit Amerikan Lori Zogolvi. Në këtë tubim miqësor kushtuar 87-vjeçares, shqiptares famëmadhe, kongresmeni Xhekson Junior, përfaqësues i shtetit Ilinoi, lexoi tekstin e aktit nëpërmjet të cilit Kongresi Amerikan i jep Nënës Tereze Medaljen e Artë. Në mes tjerash u lexua: “Kongresi Amerikan vlerëson se Nëna Tereze ka ndikuar thellë mbi jetën e personave të ndryshëm në të gjitha sferat e jetës, në çdo kënd të botës. Ajo ka themeluar Rregullin Misionar të Bamirësisë, i cili ka mbi 3000 anëtarë në 25 vende. Nëna Tereze, për mendimin e Kongresit të SHBA-ve, është një instrument i vullnetit të Zotit. Dashuria e Zotit që rrjedh nga Nëna Tereze ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit. Nëna Tereze udhëheq nëpërmjet shembullit personal dhe u tregon njerëzve se si të jetojnë me dashuri për njerëzimin”.

Mëpastaj, duke ia dhënë një kopje të aktit të Kongresit, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Njut Gingriç, tha:

“Nënë Tereze, nuk jemi ne që të nderojmë me këtë akt. Jeni Ju që na nderoni duke pranuar të vini këtu dhe të ndani kohën tuaj me ne. Përjetë ne jemi borxhlinj”.

Pastaj, Nëna Tereze, si gjithnjë e përvuajtur dhe e përshpirtshme, i ftoi të pranishmit në lutje për punën e Rregullit të vet dhe shtoi:

“Jam tejet mirënjohëse për dhuratën që më bëtë. Do të lutem për Ju, për bijtë dhe bijat që bëjnë pjesë në Rregullin Misionar të Bamirësisë, që ata të kenë sukses në përpjekjet e tyre që t’u japin të varfërve dashurinë dhe kujdesin që na mëson Zoti”.

Gusht 1997 – Sipas një ankete të cilën e realizoi Instituti Infratest Berk në Gjermani, Spanjë, Francë, Britani të Madhe, Holandë dhe Suedi, Nëna Tereze u shpall personalitet i shekullit XX.

5 shtator 1997 – Nëna Tereze ndërroi jetë. Shpirti i saj e la trupin i cili u harxhua për vëllaun njeri dhe kaloi në përjetësinë e Zotit, kaloi në jetën e Zotit e cila është gjithmonë jetë. Me këtë rast u dhanë deklarata të shumta, u mbajtën ditë zie dhe pikëllimi. Lajmin për vdekjen e saj e dhanë pothuajse të gjitha kanalet televizive botërore. Ndër mendimet që dhanë njerëzit e politikës, eprorët e bashkësive fetare dhe të pendës, po veçojmë:


Poezi nga Gonxhe Bojaxhiu

GJEJ KOHE

Gjej kohë për të menduar- është burim i fuqisë.
Gjej kohë për t´u  lutur-është në botë më e madhja fuqi.
Gjej kohë për të qeshur- është muzika e shpirtit.

Gjej kohë për lojë- është fshehtësia e rinisë.
Gjej kohë për të dashur- është dhurata e Hyjnisë.
Gjej kohë për t´u  dhuruar- është ngadhnjimi i dashurisë.

Gjej kohë për të lexuar – është burimi i urtisë.
Gjej kohë për t´u  shoqëruar- është rruga e lumturisë.
Gjej kohë për të punuar- është çmimi i ardhmërisë.

Gjej kohë për të bërë mirë- është çelësi që të shpie në Qiell.

(Përktheu Don Lush Gjergji)


S'KA RENDESI

Njeriu është i paarsyshëm, i palogjikshëm, egocentrik
S´ka rëndësi, duaje!

Nëse bën mirë, do të thonë e bën për qëllime egoistike
S´ka rëndësi, bëj mirë!

Nëse zbaton qëllimet e tua, do të gjesh miq të rrejshëm dhe armiq të vërtetë
S´ka rëndësi, zbato!

Të mirën që e bën, nesër do të harrohet
S´ka rëndësi, bëj mirë!

Nderi dhe çiltërsia do të bëjnë të lëndueshëm,
S´ka rëndësi. Ji i çiltër dhe i ndershëm!

Atë që ke ndërtuar vite me radhë, mund të rrënohet fill
S´ka rëndësi. Ndërto!

Nëse i ndihmon njerzit, do të hidhërohen
S´ka rëndësi, ndihmoi!

Jepja botës pjesën më të mirë të vetvetës, do të shqelmojnë!
Ska rëndësu, jepe pjesën më të mire të vetvetës!


JETA

Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është kenge, kendoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, perfito.
Jeta është aventure, kujdes.
Jeta është shume e çmuar, duaje.
Jeta është lufte, mesohu dhe me te.
Jeta është jetë, lufto për të..."


Lamtumirë

Po lë shtëpinë zemërfanar
Vendlindje e farefis
Po vete n´Bengalin dergje.vtarë
Atje, në të largtin vis.

Lë të njohurit në mejtime
Të afërmit e vatrën shqim,
Më tërheq zemra ime
T´i  shërbej Krishtit tim.

Nënë e dashur, lamtumirë
Ju lë shënde´n  miq të mi
Më djeg,o, një fuqi e dlirë
Drejt të përflakurës Indi.

Dhe anija lehtë lehtë lundron
Pret valët e detit të trazuar,
Pë herë të fundit syri vrojton
Brigjet e Evropës së hakërruar.

Qëndron në anije e galdëruar
Fytyrën e përvuajtur gjithë hare
E Krishtit flijetarja e vluar
Nuse e njomë e botës së re.

Një kryq hekuri n´dorë shtrëngon
Shpëtimi lëvarshëm kumbon në të,
E shpirti i gatshëm pranon
Blatën e rëndë fli për të.

Pranoje, këtë flijim, o Zot,
Dëshmi e përbetimit që të dashuroj,
Ndihmoi gjallesës Tënde sot
Që emrin do ta madhëroj!

Si shpërblim, Të lus o Hirt´,
O Ati ynë plot mirësi
Të më japësh vetëm atë shpirt
Atë shpirt që-veqëse Ti e di.

Dhe t´imtë, të pastër si n´ag vere vesojnë
Të valët lot rrjedhin qetë, me mall,
Që betimin për Ty prore e madhërojnë
Për të madhin blatim që tani u shpall.

Këtë poezi Nëna Tereze e ka shkruar në moshën 22 vjeçare në rrugë për në Indi

Thanë me rastin e vdekjes së Nënë Terzës:

Kryetari i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova me rastin e vdekjes së Nënë Terezes dha këtë deklaratë:

Në rrugë për të takuar mikun e Kosovës, ministrin e jashtëm gjerman, zotin Klaus Linkel dhe ndërsa po bëja gati për ditën e Kushtetutës të Republikës  Kosovës, me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nënë Terezës, Nënës shqiptare dhe Nënës së njerzimit e qytetarës së pare të nderit të Republikës së Kosovës.
Nënen tone Tereze, bota e çmoi si personalitetin më të madh të shekullit të njëzet. Eshtë simbol i kombit shqiptar, sepse ajo vjen nga thellësitë iliro-shqiptare duke bërë dritë me kurorën e saj në epokën tone, për të mbetur përherë në historinë e njerzimit.
Në këto vite të rënda për popullin e Kosovës në ndërtimin e pavarsisë, Nëna Tereze e Przrenit dhe e Shkupit antic u bë shembull inspirimi w qëndresës për liri e paqë.
Populli i Kosovës dhe i gjithë populli shqiptar, sot është krenar para botës me Nënën Tereze, me Nënën e vet. Nëna Tereze është engjëll i rojës për Kosovën dhe për popullin shqiptar.

Prof Rexhep Mejdani Presidenti I Republikës së Shqipërisë

Nëna Terze ishte qytetare e madhe e botës, e cila tërë jetën e saj e kaloi në shërbim të të varfërve dhe të atyyre që kishin nevojë. Nëna Tereze ishte një shqiptare e madhe  dhe humbja e saj do t´i  piklloj të gjithë shqiptarët. Në këto kohë të vështira për popullin tone emri dhe shembulli i saj ishin të domosdoshme, si një simbol i tolerances dhe solidaritetit. Ajo ishte në udhërrefim që duhet të shërbej për të gjithë ne.

Pal Shtufi

Mbretresha e zemrave njerzore, misionarja e paqes dhe e dashurisë, lindi në fillim të shekullit njëzet dhe vdiq në mbarim të tij. Ndoshta është gabim të thuhet “vdiq” sepse shenjtoret nuk vdesin. Ata ndërrojnë jetë. Nëna Terezë ndërroi jetë – shkoi në amshueshmëri Ati i gjithëpushtetshëm e paste në duar!
Me mirësinë dhe bekimin që kishte, Ajo u bë nënë e gjithë njerzimit. Falenderojmë Zotin që na fail njerz të tillë ne shqiptarëve.
Shekulli i XV ishte shekulli i Gjergj Kastriotit
Shekulli i XX është i Gonxhe Bojaxhiut
Megjithatë, Zoti mbase nuk na paska lënë pasdore përderisa dishepujt e vet i zgjedh nga gjinia shqiptare.
Nëna Terezë tërë jetën punoi e u lut për njerzimin. Tani njerzimi do të lutet për shpirtin e Saj. I ndritë shpirti në përjetësi!

Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereze, shembull i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;

William Bill Clinton (president amerikan): “Vigani i shekullit tonë”;

Dr.Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;

Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.

Chirac (kryetar i Francës): “Më pak dashuri në botë pas vdekjes së Nënës Tereze”;

Tony Blair (kryeministër britanik): “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;

Dr. don Shan Zefi: “Shenjtëreshë e ditëve tona”;

Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuri në vepër”;

Dr. don Prekë Lazri: “Njeri i shekullit që i shtyri njerëzit të besojnë në Zotin”;

Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm derisa të ekzistojë njerëzimi”;

Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereze ishte princeshë e dashurisë”;

Akademik Mark Krasniqi: “Simbol i traditës sonë”;

Bekim Fehmiu (artist): “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereze”;

Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit shqiptar të besimit islam): “Vdekja e Nënës Tereze ishte vdekja më e rëndë për kombin tonë”;

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënen e saj që jetonte në Tiranë, as për të marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as... për të parë varrin. Madje këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë në të katër anët e botës deri në fillim të viteve '90-ta.

Nënë Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje ajo kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar rishtas në një lagje të zhurmëshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej shtabi i përgjithshëm i Rregullit, „Shtëpia e Nënës", pranë portës të së cilës qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: „Mother Teresa. IN/OUT".

Në shtëpinë e Nënë Terezës kishin hyrë edhe vetë mbretëresha britanike, pastaj njerëz të tillë siç janë kryetari amerikan Georg Bush, ish kryetari amerikan Jimmy Carter, Yasser Arafati, princesha Diana e shum të tjerë.

13 shtator 1997 – U varros Nëna Tereze me nderimet më të larta që organizoi qeveria indiane. Në varrimin e saj morën pjesë shumë burra shtetesh, njerëz me famë dhe ndikim në botë. Mijëra zëra iu drejtuan Romës për ta shpallur sa më shpejt shenjtëreshë, edhe pse tashmë bota edhe pa këtë shpallje zyrtare e njeh si shenjtëreshë dhe e nderon si të tillë. Në shenjë nderimi dhe miradie ndaj Zotit që na dha këtë bijë dhe që familja e saj vinte nga Prizreni, kjo famulli, nën udhëheqjen e dr dom Prekë Lazrit, mbajti katër ditë lutje. Meshë, lutje, takime komemorative u mbajtën në të gjitha zyrat politike shqiptare.

Nëna Tereze i bëri nder të madh kombit të vet, por edhe kombi i saj i bëri nder dhe e përcolli vdekjen e saj me krenari.
2003 – shpallet e lumturuar

Mirënjohjet
çmimi Damian Dutton
1962 – çmimi Ramon Magsaysay
1973 – çmimi Templeton
1978 – çmimi Balzan
1979 – çmimi Nobel për Paqe
1980 – çmimi Bharat Ratna
1985 – çmimi Medal of Freedom
1996 – qytetare nderi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
1996 – Dekorata Qytetar Nderi i Kosovës
2003 – shpallet e lumturuar
Aeroporti i Tiranës mban emrin e saj që nga viti 2003. Në hyrje të këtij aeroporti më 2007 u inagurua busti i saj. Sheshi kryesor i Prishtinës mbanë emrin e Saj. Shumë sheshe, rrugë, shkolla e institucione janë pagëzuar me emrin e nënës Tereze.
Pagëzime
Medalja humanitare Nëna Tereze, Kosovë
Urdhri "Nënë Tereza", Shqipëri

Hans Joachim Lanksch:
“Në lajmet e medias shqiptare, jo rrallë, iluminimi i Nanë Terezës quhet “shejtnim”. Qe shumë vjet ajo figuron si “shejtnore shqiptare”, në Treshen e Emnave që figuron patjetër kur pyesim shqiptarët a faqet e tyre në internet për shqiptarët e famshëm:
Skënderbeu (heroi kombëtar) Ismail Kadare (nji shkrimtar), dhe Nanë Tereza.”

Rapsodi

Nobelistës së parë shqiptare

Nga Agim Gashi
 
Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze

Nji shqiponjë kreshtash shqiptare
për Indi u ba udhtare,
u nis Gonxhja për Kalkutë
n´mes t´mjerimit me u futë -
misionare e dashnisë –
engjullore e vorfnisë,
Lim e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

E përcollën baba e nana,
e përcollën vlla e motër
dy lot peng i la në voter…
Mori Gonxhe Bojaxhiu
fat i mire në jetë të priu.
Vashë fisnike e burrnore –
me guxim – zemër arbnore
nise punën me bekim –
besë shqiptare e përkushtim,
ti s´u  ndale asnjiherë
n´ndihmë u erdhe njerzve t´mjerë;
jetën fale për të tjerë,
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum poplli qi t´ka!
Kudo njerzve u ndihmove
n´shpirt pak dritë ua dhurove,
ua ndale lotin n´buzë,
ua sherove dhimbjen n´zemër –
ua përtrive jetë e emën.
N´punën tande humanitare
ishe motër e arsimtare.
E ma vonë, besa, të tanë
Gonxhe, ty të quejtën, Nanë,
Krenari e kombit tone
Nanë Tereze, kudo t´thonë.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

Nobelistja e parë shqiptare
grue e urtë edhe krenare –
për tanë botën Nanë u bane.
Për mirsi ti kurrë s´u ndale.
Ngrite shpia e spitale,
çele shkolla e internate
shumë të vorfunve u solle fate,
mu si nanë ti u flijove
si fmijë t´tu tanë i pranove.
Ora e bardhë, ti, e vorfnimit,
shpresë e drit-o e mjerimit.
Lum e lum pop´lli qi t´dha,
lum e lum pop´lli qi t´ka!

Kënduar më 1990 me rastin e 80-vjetorit të lindjes.


Përtej vetvetes jetonte

Tani ka ardhur tek vetvetja dhe jeton me engjëjt
(Nënës Terezë)

Jeton Kelmendi

Sa vjet kaluan
Nga një shkuarje e madhe
Përtej vetes jetonte një mrekulli Albanika
Me dy shpirtra
Njërin për zotin tjetrin për njerëzimin

Ishte pak Gonxhe pak Kalkutë
Më shumë Albanika e më shumë dritë
Njerëzimit
Lutej dhe bëhej vet
Lutja

Ilirika
Nëna jonë Terezë
Me 1978 paça të ra në emër
At vjet nëno
Unë erdha në ketë botë
Tash
Kur më duhet krenaria
Shkoj në Krujë të kastriotët
E i thërras Gjergjit
Kur më duhet një yll
Universi
Dal në Kodër të Diellit
I bëj zë Rugovës
Nëna jonë Terezë
Me lutjen tënde kam rënë e jam
Zgjuar
Dardan
Engjëjt që jetojnë në qiell
Buzëqeshën dhe pritën
Shkuarjen tënde
Të madhe
Sa vjet u bënë
Dhe atdheu po bëhet gati
Për një ditë tjetër
Albanika
Vazhdo lutu për njerzimin
Jetimet tu
Për tokën e shtrenjtë
Që i thonë
ILIRI

Kaluan sa mote
Që shkove
Këndej po vijnë do tjerë
Gonxhe
“E di një fjalë prej guri”
E mësova n’ Shkrel
Edhe një pallat ëndrrash e kam diku
Tha Kadare
E tash
Bekoj edhe gjurmët e Prekazit
E të Glloxhanit
Ato zhgjëndrra i pamë me sy
Ati ynë në qiell
Na shikon me simpati

Thuaje edhe një fjalë
Shqip
Zoti e bekoftë Arbërinë
Ndeze një kandil ndriçues
Ilirikase
Kjo është e para
Çdo kush e din
Nënë ti je vet drita

Shkuarja nuk është e lakmueshme
Për kurrkënd
Veç kur shkohet si ti nënë
Është shkuarje e mrekullueshme

Edhe Jezusi dinte për albanët
Po moti i keq na pat marrë
E çka ti bësh fatit zi
Fqinjët na qëlluan të tillë

Përtej vetës ke jetuar
Dhe tani ke ardhur po jeton në vetveten
Përjetësi
Bashkë me engjëjt

Të ardhmen tonë të nesërme
Sjellna sot

Lutu bre Nënë edhe një herë
Se dhjetori m’ ka frikësuar
E nuk di çka po më shohin sytë

Më bëhet se të ftohtit të Dardanisë
Po i vonohet pranvera
Dardanika
Mos harro edhe katër pjesë
T’ ndara
Nënë ti je emri ynë që shndrit në qiell
E tokë

Dhjetor 2007, Bruksel

 

      24 Pyetje dhe 24 Pergjigje te Nene Terezes (Gonxhe Bojaxhiu)

          Dita me e bukur ?                  Dita e sotme
          Pengesa me e madhe ?           Frika
          Gjeja me e lehte ?                  Te gabosh
          Gabimi me i madh ?              Te heqesh dore
          Rrenja e gjithe te keqijave ?  Egoismi
         Argetimi me i mire ?               Puna
         Disfata me e keqe ?                 Shkurajimi
         Profesionistet me te mire ?      Femijet
         Nevoja e pare ?                        Te komunikuarit
         Lumturia me e madhe ?           Te jesh i dobishem per te tjeret
         Misteri me i madh ?                 Vdekja
         E meta me e keqe ?                  Humori i keq  , pakenaqesia
         Personi me i rrezikshem ?        Ai qe genjen
         Ndjenja me e keqe ?                 Meria
         Dhurata me e bukur ?               Falja
         Me e domosdoshmja ?              Familja
         Kursi me i drejte ?                    Rruga e drejte
         Ndijimi me i kendshem ?         Paqja e mbrendeshme
         Mikpritja me e mire ?              Buzeqeshja
         Ilaçi me i mire ?                       Optimizmi
         Kenaqesia me e madhe ?          Detyra e kryer
         Forca me e madhe ?                  Besimi
         Njerezit me te  nevojshem ?     Njerezit e fese
         Gjeja me e bukur ne bote ?       Dashuria

Memet Bushi: Letër e hapur komunitetit intelektual dhe Qeveritar të Kosovës
E shtune, 05-04-2008, 12:20pm (GMT+1)

Memet Bushi

Letër e hapur komunitetit intelektual dhe Qeveritar të Kosovës

Memet Bushi eko. I diplomuar

Të jesh kohanik i ngjarjeve që janë në vazhdimësi, është pak vështirë të zbërthehen elementet të cilët e përbejnë  momentin në të cilin formësohet ardhmëria shekullore e këtij populli, të vuajtur ndër shumë shekuj, në të kaluarën historike.

Në euforinë e krijimit të shtetit të Kosovës, në euforinë e pranimit të shtetit tonë nga ana e shteteve me të zhvilluara të botës, të duket se edhe e zeza është e bardhë, është e praruar në ar dhe shkëlqen gjithandej. Kjo vështirëson përceptimin individual dhe grupor, mandej edhe të komunitetit intelektual të Kosovës, për të dalluar, atë që është duke e formësuar ardhmërinë e Kosovës, të orkestruar nga ana e forcave ndërkombëtare, e nën aprovimin tonë zyrtar. Vështirësia shtohet edhe më tej, mbasi formësimi strategjik, nga ana e Europës, po realizohet në emër të ndihmës dhe në emër të  mbrojtjes së Kosovës.  Mandej, vështirësia bëhet edhe më e qëndrueshme nga veprimet joprofesionale të organeve qeveritare dhe të parlamentit, mbasi pjesa më e organizuar e jona, me paaftësitë  organizative, politike dhe ekonomike, të len të kuptosh se krejt kjo që po ndodh rreth nesh, të duket se po formëson një ardhmëri siç e kemi ëndërruar ndër shekuj.

Ndihmat për zhvillimin ekonomik, janë të parashikuara që të krijohen kushte dhe ambient të volitshëm, për depërtimin e kapitalit të huaj, për të marrë në pronësi shfrytëzuese pasuritë natyrore të Kosovës, dhe dominimi me resurset ekonomike që janë fitimprurëse.

Duhet ditur se në gjitha projektet ku kërkohet një përbërje e lartë organike e kapitalit financiar, siç është  industria e mineraleve, industria energjetike industria e komunikimit dhe transportit dhe ajo përpunuese, për shkak të mungesës së kapitaleve investive vendore,  do të vendoset kapitali i kompanive shumënacionale. Shembull praktik është miratimi i kërkesës se AKM, nga ana e qeverisë për privatizimin e KEK-ut, Aeroportit, PTK, Trepçës dhe pasurive nacionale minerale.

Në ketë formë do të kemi një strukturë pronësore ku  pronësia ekonomike e kapitaleve të huaja do të kaloj 70% e pronësisë  të ekonomisë  sonë kombëtare, e që është karakteristikë e ekonomisë koloniste bashkëkohëse. Kurse pronësia e kapitaleve vendore mund të përfaqësohet me 30% . Do të ushtrohen aktivitetet ekonomike në fushën e shërbimeve (restorantet, rrjeti tregtar, zanatet dhe bujqësia ekstensive). Identiteti ynë ekonomik kombëtar do të ketë tiparet e një ekonomie Koloniste moderne.

Kjo formë e ekonomisë koloniste është e përmasave që nuk mund të ndryshohen apo formësohen, apo ndikohet,  nga qeveria jonë  kombëtare, mbasi ajo do të jetë qeveri e instrumentalizuara nga ana e kësaj force ekonomike koloniste.

Instrumentalizimi i qeverisë në funksion të interesave koloniste, e vë qeverinë në rolin e mbrojtësit të interesave të tyre, e jo në mbrojtjen e interesave të kombit. Forca e  këtij rendi kolonist, për ne, në një të afërt kohore, do të shkoj aq lart sa do të bëhet pjesë e mënyrës së të kuptuarit të jetës në Kosovë dhe, fillon të jetë varianti  i vetëm, e mandej kuptimplotë, kur te realizohet integrimi në Bashkësinë  Europiane. Këtu merr fund çdo gjë dhe hapet procesi i pashmangshëm, i asimilimit të qenies sonë kombëtare, të ruajtur me xhelozi ndër periudha mijëravjeçare.

Këto vlerësime, a nuk janë të mjaftueshme që të zgjohet intelekti kombëtar, në ketë moment historik, për  të përkufizuar veprimet e forcave ndërkombëtare, që po ofrojnë ndihmën e tyre, që ajo të jetë në funksion të krijimit të qenies sonë ekonomike dhe kombëtare, të bazuar në potencialin tonë natyror dhe mental me të cilin  disponojmë sot?!

Ne sot kemi mundësi praktike, që me pak mund  të ndalojmë instalimin e instrumenteve ligjore e organizative, në krijimin e terrenit të përshtatshëm për tu jetësuar qëllimi kolonist i kapitaleve të mëdha, që janë të mbështetura nga strukturat shtetërore të shteteve të Evropës dhe të organeve të tyre të përbashkëta.

Sot, me shumë pak mund e me një vullnet ngulmues  e me vetëdije kombëtare, mund të ndalohet një proces i tillë sistemor ekonomik.

Kjo mund të arrihet nëse:

1.      Definohet strategjia zhvillimore ekonomike  e Kosovës deri në vitet 2050;

2.      Përligjen masat administrative, të cilat mbrojnë procesin e krijimit të identitetit tonë ekonomik kombëtar, nga veprimet grabitëse të segmenteve të tregut global (edhe me kushtetutë);

3.      Përkufizohen kushtet  e depërtimit të kapitalit të huaj në përputhje me interesat e ekonomisë kombëtare dhe duke ruajtur identitetin tonë ekonomik;

4.      Sigurohen burime të pavarura të kapitaleve investive nga mekanizmat e industrisë financiare botërore;

Kur këta faktorë ekonomikë dhe shoqëror janë qartësisht të formuluar, do ta kemi më lehtë që të kemi një perceptim mbi  idenë e forcave,  të cilat janë duke instaluar mekanizmat  e një kolonizimi  modern. Mbasi ky proces është duke u kryer nën  petkun e ndihmës ekonomike, kështu vështir që mund të perceptohet lehtë nga ana e organeve vendimmarrëse dhe autoriteteve qeveritare, duke qenë kohanik i ndodhive në vazhdimësi, pa pasur përkufizimet e duhura kombëtare dhe shtetërore, se si dhe ç'ekonomi duhet të ndërtojmë.

Pesha e këtyre vlerësimeve duket sheshazi, kur e vëjmë në marrëdhënie me realitetin, ku pas disa mijëra vjetësh, kemi të drejtë,  për herë të parë, të krijojmë ekonominë tonë kombëtare, trashëgimia e se cilës është e mjerueshme. Pra, na duhet të fillojmë të ndërtojmë ekonominë tonë të bazuar vetëm në pasuritë natyrore dhe në potencialin tonë mental njerëzor, nga e para.

Të vetëdijshëm,  ne dhe ata që dëshirojnë të na ndihmojnë, për këto rrethana objektive të momentit, pa ndonjë vështirësi mund të instrumentalizohen të gjitha forcat shoqërore dhe shtetërore të Kosovës, në instalimin e themeleve për krijimin e një ekonomie të kolonizuar, që vepron në interes të kapitalit global, pa përfillur interesat tona ekonomike kombëtare, ku në tokën tonë, do të luajmë rrolin e argatit, shërbëtorit e të rrogëtarit, duke mos pasur të drejtë të gëzojmë përfitimet në dobi të mirëqenies kombëtare, se ato do t'u takojnë kapitaleve të huaja globale.

Kur këtyre rrethanave i bashkëngjisim faktorin e integrimit në strukturat e aleancave ndërkombëtare, e me theks të veçantë në Bashkimin Europiane, do të humbet kontakti me realitetin e proceseve të kolonizimit ekonomik të Kosovës, mbasi çdo veprim merr një kuptim të arsyeshëm për veprimet e kryera nga ana e kompetentëve.  Kështu,  elementet e kolonizimit marrin tiparet e integrimit ekonomik, çka vështirëson identifikimin e tyre.

Si do ti duket një prindi, propozimi që vajza e posalindur, të hyjë në marrëdhënie martesore me një burrë të moshuar, qoftë edhe për interes të sigurisë dhe ekzistencës!? Pra,  këtu menjëherë aktivizohet mekanizmi i prindit në mbrojtjen e fëmijës,  që s' pari të rrit fëmijën e tij, e kur të ketë krijuar personalitetin e pjekurisë të vendos vetë të hyj në marrëdhënie martesore me personin që i përmbush kërkesat e saj.

 Këtu qëndron edhe kërkesa jonë, që ne njëherë të ndërtojmë ekonominë tonë, të bëhemi faktor ekonomik i Republikës Kosovës, e mandej faktor ekonomik i gjeo-regjionit, e në momentin e dhenë edhe faktor segmentor i ekonomisë globale, gjithmonë duke ruajtur identitetin tonë kombëtar ekonomik dhe kulturor.

Kjo do të krijoj mundësitë që të kemi rrethana të volitshme dhe të sigurta për ushtrimin e veprimtarive ekonomike nga ana e komunitetit  afarist kombëtar në Kosovë,  për të ngritur një ekonomi të shendoshë dhe të aftë për t'u integruar në rrjedhat ekonomike regjionale dhe globale, gjithmonë si element segmentor i tyre, ku pronësia kombëtare mbi pasuritë ekonomike, s' paku  të jetë rreth 80%,  në raport me pronësinë e kapitaleve të huaja, që ju lejohet që të kenë fushë veprim ekonomik në kuadër të ekonomisë sonë kombëtare.

Në të kundërtën, do të kemi një ekonomi koloniste, e cila do të ushtroj veprimtarinë e vet në këto hapsira të përkufizuara si Republikë e Kosovës, duke qenë Kosova vetëm identitet gjeografik dhe adresë në nivel global, pa identitetin tonë kombëtar e ekonomik dhe pa forcën që të drejtojmë aktivitetet ekonomike, në përputhje me nevojat tona kombëtare.

Pa forcën e drejtimit të aktiviteteve drejt plotësimit të nevojave kombëtare, por gjithmonë në funksion të kompanive shumëkombëshe, e që në thelb kanë prirjen e aktiviteteve ekonomike që kriminalizojnë interesat tona kombëtare, në emër të ca interesave, që mbështillen në petkun e globalizimit. Kjo do të jetë forca që edhe do të ngulfatë aktivitetin ekonomik të forcave prodhuese vendore, e duke i shndërruar në faktor periferik të ekonomisë kombëtare dhe në  furnizues të sigurt me fuqi punëtore, e cila ju mungon sistemeve të mëdha ekonomike.

Besoj se nga kjo secili prej nesh do të mund të nxjerr peshën e momentit, peshën e domosdoshmërisë për komunitetin profesional e shkencor, për elitën progresive në Kosovë, për qeverinë e Kosovës, për të qenë aktiv në përkufizimin e rrugëve strategjike ekonomike e shoqërore, për Kosovën tonë, të sapo dalur nga robëria shumëshekullore, për të mos e lënë të zhytet në një robërim modern, të cilin nuk do të ketë mundësi praktike që ta luftojnë, nesër, gjeneratat që do të pasojnë, mbasi do të jenë pjesë integrale e sistemeve të mëdha ekonomike, ku zotëron  ligjshmëria e forcës koloniste bashkëkohëse.

Kurse për qeverinë aktuale, pesha ka kuptim me shumë dimensione, me përgjegjësi konkrete, që të formësoj fatin e ardhmërisë së kombit, në përputhje me idealet e krejt atyre që kanë dhenë edhe jetën për ta parë një ditë Kosovën të lirë, e jo koloni, qoftë edhe të Europës së zhvilluar.


 

SHEFKI OLLOMANI - POET, PUBLICIST DHE ATDHETAR

 

n                       nga Hysen Ibrahimi, politolog,

Suedi-Förslöv, 15-04-2008

 

 

 

KRIJIMTARIA POETIKE  E  Z. SHEFKI OLLOMANI

 

 

Krijimtaria dhe veprimtaria e z. Shefki Ollomani, tani më ka lënë gjurmët e saj në krijimtarinë e tij poetike, publicistike dhe atdhetare.

Në fushën poetike, z. Ollomani, del me librin e tij të dytë me poezi të zgjedhura 1995-2000, libër ky  i  titulluar -    ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, botuar nga Shtëpia Botuese ”SHKUPI” – Shkup Janar 2005.

Vet titullimi ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, nga autori Ollomani,  lë të  kuptojë prirjen e poetit    ndërtimin e fushës poetike dhe atdhetare, me motive dhe ide, të cilat nuk mund të mohohen nga intelekti i dijes poetike e Kombëtare.

Gjatë leximit të këtij libri, me poezi të zgjedhura nga poeti Ollomani, do të vërejmë se në krijimtarinë e tij (i referohemi librit në fjalë) ka preokupime të natyrës patriotike e Kombëtare, e  që janë tejet frymëzuese për lexuesin dhe kanë vlerë artistike e poetike.

Të gjitha këto preokupime të çështjes Kombëtare, duke ju përshtatur ngjarjeve aktuale të kohës, arrinë mjaft suksesshëm t’i paraqet përmes poezisë, ndonëse ka një stil të veçantë nga krijuesit e tjerë, që ai në poezinë e vet fut edhe paknaqësitë aktuale të  kohës, si një kritik i rrept, duke i bërë roje çështjes  madhore Kombëtare. Ngjarjet e lëvizjeve Kombëtare,  prekin thellë shpirtin e poetit Ollomani, e  frymëzojnë për të  krijuar dhe për t’u ballafaquar me realitetin herë  të dhimbshëm  e  herë të arsyeshëm, por rrallë, shumë rrallë, të arritshëm.

Libri i poetit Ollomani ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, evidenton dëshmitë e gjalla në botën e ngjarjeve të kohës, e që poeti tregon një  prirje vërtetë krijuese, tejet kuptimore me një përjetim të thellë shpirtëror,  që bëjnë me dije faktorin intelektual e politik Shqiptar,  se  jeni në  përcjellje të çdo ”veprimi” të punës suaj, rreth çështjes Kombëtare.

Në poezinë   JAM…”, poeti Ollomani, bën një  prezentim, një hyrje modeste,  por domethënëse  dhe tejet kuptimor. Ai shkruan:

 

               JAM

 

Jam  njeri dhe shqiptar,

   Jetoj me nderë, jam krenar.

 

Jo rastësisht poeti cekë,  Jam  njeri dhe shqiptar”, ”Jetoj me nderë, jam krenar”. Kjo për lexuesin tingëllon për të  ndikuar në  natyrën e qenies individuale, për të menduar secili për veten e tij, se çfar është, çfar jete e jeton, çfar kreanrie ka ?! Poeti vazhdon më tutje:

 

   Jam poet dhe pishtar,

   Shkruaj me  mall, digjem si zjarr.

 

   Jam patriot dhe luftëtar,

   Atdheun në zemër, lirinë në ballë.

 

   Jam flakadan  dhe zemërluan,

   Përmes errësirës me  penë e  jatagan.

 

Poezia e cituar në  tërësi (gjë që nuk praktikohet gjatë vlerësimeve poetike), ka një mesazh për  njerëzit, për botën e njeriut të  sotëm, që t’i  këthehet pasqyrimit individual duke u nisur nga vetja, e më pastaj të  krijohen hapësirat reale të veprimit të mëtutjeshëm. Bie në sy formulimi i kësaj poezie : ”Jam poet dhe pishtar”, ”Shkruaj me  mall digjem si zjarr”, ide sygjeruese,  që realizon idenë : ”Jam patriot dhe luftëtar”, ”Atdheun me zemër, lirinë në ballë”, ”Jam flakadan  dhe zemërluan”,”Përmes errësirës me  penë e  jatagan”. Kjo poezi e poetit Ollomani,  nuk është e krijuar e  përjetimeve të poetit, por është një ”Himn”, i librit

”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, e poetit Shefki Ollomani. 

 

Të analizojmë poezinë e poetit në fjalë -  MOS E LENI…”!

 

               MOS E LENI…!

              

   Mos e leni idealin të vyshket!

   Mos e leni pushkën të ndryshket!

   Mos e  leni plisin të përlyhet!

   Mos e  leni fytyrën të  nxihet!

 

Titullimi i kësaj poezie  MOS E LENI…”, nga poeti Ollomani, është titullim i motivuar poetik dhe paraqet frymën origjinale të  përjetimit të autorit, që presupozon mundësinë e ”lënies”  të idealit, të pushkës,  përlyerjen e plisit dhe fytyrën e  nxirë po qe se largohemi dhe e lëmë rrugën drejtë arritjeve dhe synimeve Kombëtare për  Liri dhe Pavarësi. Këtu hetohet një prirje e poetit në formulimin poetik. Prek  ngadalë, por me kujdes, ngacmon ndjenjën e  lexuesit  duke provokuar shpirtin kombëtar,  zgjimin nga një amulli e  mundshme, sipas poezisë ”MOS E LENI…”.

Në strofën e pestë të   kësaj poezie,  autori shkruan:

 

   Mos e leni shpresën të shuhet!

   Mos e leni besën të zhduket!

   Mos e leni krenarinë të  kërruset!

   Mos e leni zjarrin të fiket!

              

Kjo vjershë e ndërtuar si një  ”apel”,  që thërret të  mos  e leni, lidhet gjithnjë me titullin e kesaj poezie ”MOS E LENI…”, që në vetvete ka një pastërti poetike me mesazh për ardhmërinë.  Shtrohet pyetja,  pse poeti e lidhë tërë poezinë me ”Mos e leni”? Pse nuk e  ka titulluar me një  tekst tjetër?! Nuk e ka titulluar sepse poezia kishte me marrë një kuptim krejtë tjetër në krahasim me këtë  që tani është e formuluar. Poezia e  poetit Ollomani manifeston një  protestë në brendësi, artikullon frikën e rënies morale e njerëzore të  mundshme drejtë rrugës  për Liri.  Kështu që  për ta mbajtur moralin Kombëtar, autori e piketon me idenë e të formuluarit  të kësaj poezie.

Lexojmë me vëmendje:  ”Mos e leni shpresën të shuhet”, ”Mos e leni besën të zhduket”, ”Mos e leni krenarinë të  kërruset”, ”Mos e leni zjarrin të fiket”!

Poeti Ollomani prekë ndjenjën kur thotë:  ”Mos e leni shpresën të shuhet”!  Pse pikërisht potencon ”shpresën”!? Sepse besimi i krijuar për arritjen  e qëllimit dhe synimeve tona Kombëtare, dhe kur krijohet një ndjenjë shpirtërore në  arritjen e kapshme, vetvetiu krijohet “shpresa”, optimizmi real. 

Poeti njeh mirë mundësinë e arritjeve të veçanta, prandaj ai fut në strofë kur thotë: “Mos e leni besën të zhduket”!  Çfar lidhshmërie të vargjeve bënë poeti Ollomani, nga “shpresa” del menjëherë  tek “besa”? Çfar don të thot poeti me vargun e  krijuar të poezisë “mos e  leni besën të  zhduket”? Sigurisht, se poeti ka njohuri të  thella në krijimin e letërsisë poetike  dhe kap fjalët më me ndikim sikurse tani kur e  kemi fjalën për “besën”. Fjala “besë”, tek populli Shqiptar, është fajlë me peshë të madhe, që zoton veprimin e përbashkët për një qëllim të caktuar, fjalë që lidhet ngushtë për të  përkrahur deri në arritjen e synimit, fjalë që për asnjë  moment nuk guxon të prish marrëveshjen pavarësisht  sfidave…..!

Ose poeti  kur thotë, po e citojmë : “Mos e leni krenarinë të  kërruset”!,  “Mos e leni zjarrin të fiket”!  Edhe “krenaria” ka sombolikën e vet, por gjithësesi është prekëse dhe emocionale vargu i poezisë :“Mos e leni zjarrin të fiket”!  Fikja e zjarrit në votër,  simbolizon idenë e mbarimit të asaj familje, që vdesin të gjithë burrat, e që mbesin pa djal. Fiket familja, fiket fisi, fiket trashëgimia Kombëtare…..etj ! 

Poeti Shefki Ollomani, me mjaft aftësi poetike, arrinë shumë lartë të  prekë opinionin, duke krijuar ndjenjën e përjetimit. Orientimi i poetit Ollomani, ka për synim,  tragjika e  krijuar, të mos mbetet brenda përbrenda  kufijëve të caktuar. Ngjarjet, poetin e detyrojnë të merret me mesazhe.

Në strofën e parafundit dhe të fundit të poezisë ”MOS E LENI…”,  shkruan :

 

 

   Mos e leni betimin pa realizuar!

   Mos e  leni lirinë pa fituar!

   Mos e leni atdheun pa çliruar!

   Mos  e leni Shqipërinë pa bashkuar!

 

   Mos e leni as sot, as mot!

   Mos e leni atdheun pa zot!

   Mos e  leni mos,  mos, mos!

   Mos  e leni armiku t’ju sos!    

 

  të dyja strofat, shihet se poeti Ollomani, nuk ka probleme të të formuluarit në fjalë të reja shprehëse poetike.  Ka shtrirje të gjërë dhe secila fjalë ka kuptimin e vet, që  lidhet ngushtë me titullimin e  poezisë. Edhe në këto dy strofa në vargjet e poezisë ”MOS E LENI…”, inkuadron shprehje  me ndikim që e prekin jetën konkrete të ngjarjeve. Lexo me vëmendje,

„Mos e leni betimin pa realizuar“, kështu që  poezia arrinë formën e përpjekjeve të poetit - Betimin! Çfar don të thotë poeti Ollomani,  kur shkruan : Mos e leni betimin pa realizuar !

E dinë  ai se  është dhënë ”betimi”? Pa tjetër se  po. Shihet se poeti është i implikuar në mënyrë direkte apo inderekte me ngjarjet. Apo është një njohës i mirë i rrethanave krijuese, prandaj, ai potencon ”betimin”, si një fjalë me  peshë të njejtë që  e  cekëm te fjala ”besë”. Betimi,  është një premtim, që lidhet shumë ngushtë për kryerjen e një pune deri në mbarim. Për të mos e lënë punën pa  kryer, duhet të betohet njeriu.  Betimi, bëhet solemn dhe krejtë hapur për  të kryer një detyrë,  ose për të luftuar në  përputhje me kërkesat Kombëtare.

 

               *     *     *

 

Poeti Shefki Ollomani, aplikon një rregullativ të ndërtimit të poezisë, e  cila kryesisht shtrihet mbi rrafshin Kombëtar,  së paku kjo qëndron në këtë libër ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, duke dëshmuar një  prirje poetike.

Poeti i përkushtohet edhe fatit jetësor personal, sikurse në poezinë e shkruar gjatë këthimit të tij në vendëlindje pas 13 vitesh në Tuhin, në vitin 1995, të cilën poezi e  titullon:

 

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”!

 

O Zot i bekuar, jemi vetëm ne shqiptarët, që përjetojmë drama të  tilla?! Kjo poezi, pa tjetër se krijon emocione rrënqethëse, edhe tek lexuesit që lexojnë me një vëmendje të  përkushtuar, do të vërejnë se kjo poezi ka vlerën e kirijmtarisë, e ndërtuar mbi mallin e 13 viteve të  mërguara, që u ndalua nga një  pushtet barbarë, për vizitë vendit të vet, vendëlindjes. Poezia e  poetit Ollomani, kryesisht prekë tri fjalë kryesore në të tri strofat e që fillon me: ”Ecë”,  ”Ulem” dhe ”Endem”.

Pa tjetër se kjo  poezi, është njëra ndër  poezitë më prekëse, që lidhë kryesisht problematikën që është krijuar nga barbarët sllavo/maqedonas.

Po e marrim strofën e  parë të poezisë :

 

MBI TROJET TUA – ILIRIDË!

     (Në vendlindje, pas 13 vitesh)

                          

   Ecë  mbi tokën tënde të bekuar,

   Ecë  mbi malet e gjelbëruar,

   Ecë mbi lëndinat e tua të bukura,

   Ecë mbi fushat me  lule  e flutura,

   Ecë mbi trojet tua – Iliridë,

Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë,

 

Çka mund t’i shtohet tjetër kësaj strofe?! Asgjë.  Përveç përshkrimit në vargje të kësaj tragjedie, kjo me aftësinë e krijimit të poetit Ollomani, poezia vetvetiu shëndrrohet në dramë të  llahtarshme. Pas 13 viteve poeti me këmbët e tij, ecë nëpër tokën e vet të bekuar, ecë mbi truallin e vet etnik. Brenda përbrenda poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”, krijohet përshtypja e mundësisë së një  paraqitje para syve,  duke ecur poeti mbi tokën  e bekuar të  stërgjyshërve të tij, mbi malet e gjelbëruara, të bekuara, me lule e flutura, mbi truallin – ILIRIDË, dhe te zemra dhe sytë e poetit vjen drita! Këtu poeti  arrinë aq lart, sa që kësaj poezie ja jep shpirtin, e ”shpirtëzon”, e ngjallë duke dëshmuar se është një  poet  i veçantë, me  prirje poetike.  Këtu në këtë poezi shohim se,  poeti gjatë ndërtimit të poezisë ”MBI TROJET TUA – ILIRIDË”,  arrinë që të shprehë  në vetvete : ”Ecë  mbi tokën tënde të bekuar”, ecje me bekimin e Zotit që e ka bekuar këtë tokë ILIRE,Ecë  mbi malet e gjelbëruara”, ”Ecë mbi lëndinat e tua të bukura”, ”Ecë mbi fushat me  lule  e flutura”, ”Ecë mbi trojet tua – Iliridë”,”Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë”.

Vallë, pse poeti e cekë  në vargun e fundit ”Dhe zemra e sytë  më mbushen dritë”, çfar don të thotë me këtë poeti Ollomani? A thua se periudhën kohore 13  vjeçare, poeti e konsideron një terr pa  dritë?! Pa tjetër se  po. Duke i munguar vendëlindja, poetit i ka munguar edhe drita e syve, dritë e  cila lëshon rrezet e energjisë atdhetare,    vijnë nga dielli i bekuar.  Dritë që poeti e  vlerëson si një rrezatim, si një shkëlqim që ia ka ndriçuar edhe syrin edhe zemrën me t’u kthyerAtdhe.

Në strofën e dytë poeti vazhdon me të  njejtin përjetim  dhe ”shpirtëzim”poetik, duke ndryshuar në formulim dhe shprehje të tjera poetike. E lexojmë strofën e dytë të poezisë

 

”MBI TROJET TUA – ILIRIDË :

 

   Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara,

   Ulem mbi  gurët  e kalave të lartësuara,

Ulem mbi bregoret në formë  plisi,

Ulem pranë varreve të  t’im fisi,

Ulem pranë votrës me  oxhak,

Ulem  pranë kullës me bajrak,

Ulem e  përkulem para teje -  Iliridë,

Dhe zemra e sytë më  mbushen dritë.

 

Poeti Ollomani, nuk fshehë aspak mallëngjimin në  këtë poezi, përkundrazi shprehë hapur brengën e mallit për  vendin e  lindjes, për livadhet,  për  gurët  e kalave të lartësuara...,  duke pasqyruar përmallshëm përjetimin e tij të këthimit në Atdhe pas 13 viteve, e që e pasqyron në vargje poetike duke futur elemente prekëse poetike.

Poeti për asnjë moment nuk arrinë të  lirohet nga ballafaqimi i përjetimitAtdhe, gllabërohet i tëri në ambientin e përjetimit dhe vuajtjeve të viteve që për asnjë moment nuk e ka harruar vendin. Ulem! Çka paraqet poeti ketu? Lexo me vëmendje, me përqëndrim:

”Ulem mbi livadhet tua të lulëzuara”, ”Ulem mbi  gurët  e kalave të lartësuara”, ”Ulem mbi bregoret në formë  plisi”, ”Ulem pranë varreve të  t’im fisi.

  Në secilin varg, vërejmë  se poeti gjenë shprehje që i dalin nga thellësia e shpirtit. Është për t’u çuditur se si ka mundur që  aty për aty të rënditë  vargjet, gjë    kjo nuk ka mundur të ndodhë. Por, është më se  e  vërtetë se  ideja  e thurrjeve të vargjeve, është aty për aty e krijuar, gjatë përjetimit të poetit në vëndëlindjen e tij. Prandaj janë shumë  origjinale,  poetike dhe me një vlerë të thellë artistike. ”Ulem  mbi gurët e kalave të lartësuara, mbi bregoret në  formë  plisi, pranë varreve    t’im fisi”, të gjitha këto te krijuesi kanë çliruar tensione shpirtërore, dridhje shpirtërore, lot shpirtëror,  sidomos kur poeti   përkulet para ILIRIDËS, e  pastaj është ulur mbi varret e fisit të tij.

 Edhe strofa e tretë e poezisë është tejet  domethënëse, me një fuqi  poetike të rrallë. Këtë lloj poezie të një  stili të veçantë të të krijuarit, nuk mund ta gjeshë tek secili poet. Për  këtë po ja lëmë  lexuesit që  të lexojë vetë, këtë poezi dhe krijimtarinë e poetit të shquar Shefki Ollomani, në librin  e tij, ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”.

 

               *     *     *

 

Në librin e poetit Shefki Ollomani  ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”, me poezi të  zgjedhura, do të hasim shumë poezi, që kanë vlerë poetike  e  artistike.  Pa fije dyshimi mund të themi se krijimtarija  e poetit Ollomani, ka një disiplinë,  ka plan  me një strukturë të caktuar të krijimtarisë poetike.

Lexuesi do të hasë në shumë periudha, ngjarje që janë përfshi në poezinë e poetit Ollomani, që bëjnë përshtypje se janë të krijuara nga një poeti tejet meritor dhe krijues i vërtetë, me ndjenja poetike.

Poeti Ollomani, në shumë  poezi  precizon idenë dhe kuptimin, bënë radhitjen e tyre sistematike në kohë dhe ndodhi të ngjarjeve.

Po e marrim  poezinë e poetit Ollomani - ”KËSHTJELLA E LIRISË”:

 

   KËSHTJELLA E LIRISË

 

   Kështjellë prej gurësh të Ilirisë,

   Kështjellë prej gjakut të rinisë,

   Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve,

   Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve,

   Kështjellë prej betoni e qëndrese,

   Kështjellë prej prej hekuri e bese.

 

Edhe kuptimi i kësaj poezie ka karakter Kombëtar. Kështjella, sipas poetit Ollomani, paraqitet si një dëshmitar okular i ngjarjeve historike. Duke e  ditur se në kështjellat shqiptare, të ndërtuara me  mure të larta prej guri,  të trasha dhe të pajisura me bedena, vetëm për mbrojtjen e identitetit Kombëtar  nga armiq shekullor, vend ky që  kemi mundur të sigurohemi nga armiqtë barbarë sllavë.  Në kështjellat  tona ështe bërë luftë e tmerrshme, gjë që  poeti jo rastësisht komunikon me ”Kështjellën” përmes vargjeve poetike, për kristalizimin e ndodhive. Prandaj, poeti e  quan me të  drejtë: ”Kështjellë prej gurësh të Ilirisë”, sepse vërtetë kështjellat tona janë  të ndërtuara me  gurë të  truallit ILIR.

 

”Kështjellë prej gjakut të rinisë”, ”Kështjellë prej eshtrash të shqiptarëve”,”Kështjellë prej kafkash të luftëtarëve”, ”Kështjellë prej betoni e qëndrese”, ”Kështjellë prej prej hekuri e bese”,   kanë një kuptim  logjik, sepse kështjellat tona e kanë  edhe gjakun e rinisë, eshtrat e shqiptarëve, kanë edhe kafkat e luftëtarëve e që poeti e rrumbullakson këtë strofë me  vargun: Kështjellë prej betoni e qëndrese. Leximi i vëmendshëm, të thellon në parim  dhe është shumë imponuese, përshkrimi poetik i tragjikës shekullore të Kombit. Poeti Ollomani, në varg, hjedh fjalët poetike me një cilësi dhe kuptim tejet vlerësues. Këtu gjenë për kështjellën fjalë qëndrese prej betoni, hekuri dhe bese, gjë që nënkupton se sikurse kështjellat që ishin të forta, edhe të parët tanë qëndruan stoik në istikamet e kështjellave. Ndaj, këtë Kështjellë ILIRE,  mund ta  kishim quajtur,  ”KËSHTJELLË FISNIKRORE”.

 

Poeti Ollomani, me  përsosshmëri gjenë metodën e    formuluarit poetik. 

 

Në strofën e katërt të poezisë ”KËSHTJELLA E LIRISË”, poeti Ollomani, shkruan:

 

   Kështjellë prej kullash të rrënuara,

   Kështjellë prej fisesh të  dëbuara,

   Kështjellë prej librave të djegura,

   Kështjellë prej lëkurave të rrjepura.

 

Ose në strofën e fundit:

 

   Kështjellë me themele në tokën arbërore,

   Kështjellë me majat a lartësive qiellore

   Kështjellë me bedenat e shqiptarisë

   Kështjellë e përjetshme, kështjella e lirisë.

 

Çfar dallimi aq i madh nga strofa në strofë që i bënë poezisë, poeti Shefki Ollomani. Te strofa e më epërme, poeti paraqet  një zhgënjim, nuk mundet pa a përmendur realitetin, sado i hidhur që është, për derisa poeti e din mirë  se  Kështjellat tona prej kullash kanë qenë të rrënuara, lexo:

„Kështjellë prej kullash të rrënuara“, pastaj vazhdon vargu tjetër  i poezisë, „Kështjellë prej fisesh të  dëbuara“, gjë që është një realitet se, fiset ILIRE kanë qenë të  dëbuara nga kështjellat e tyre,  Kështjellë prej librave të djegura“, „Kështjellë prej lëkurave të rrjepura“.

Pa tjetër se poeti në imagjinatën e tij poetike, dallon strofën prej strofe. Strofa e fundit me të parafundit dallojnë, në dy aspekte në :

 

a)                 Pesimizëm, zhgënjim, ankim, vajtim.

b)                Optimizëm, krenari, lartësi, këndim.

 

Aftësia e poetit Ollomani,  për të krijuar, shihet se ka një përvojë të hershme dhe din të identifikojë krijimtarinë,  si në ngritje të  poezisë, në rrafshin  e poezisë dhe në rënien e poezisë. Përveç kësaj, ka një prirje të thukët në  ilustrimin e poezive mbi bazën e realitetit    kohës.

 

*     *     *

 

 

 

Poezia e poetit Ollomani  …ILIRIDA IME”, përkon me një realitet të hidhur, që  implikon relitetin dhe na bën të mendojmë se kjo poezi nuk ka të bëjë fare me imagjnatën, duke marrë parasysh formulimin e poezisë me shembuj konkretë dhe tejet realë.  Poetin e mundon realiteti i krijuar në rrethana në të  cilat gjendet vet ILIRIDA, motivohet me vështërsitë e krijuara të jetës së fëmiut, rinisë,  cucës iliriane, vajzës...,etj.

Po marrim strofën e parë të poezisë “…ILIRIDA IME” dhe duke  e  lexuar  me vëmendje, do t’i zbulojmë qëllimet e  poetit Ollomani.

 

   …ILIRIDA IME

 

   Lindur në stuh!

   Rritur n’Iliri!

   Fëmijë pa fëmijëri!

   Vajzë  pa vajzëri!

   Cucë pa rini!

   Vashë pa nusëri!

   Çikë me pikëllime!

   Ilirida ime!

 

Poeti Ollomani, në këtë poezi, evokon jetën qysh nga fëmijëria e hershme  e tij, dhe lirisht mund të themi se duke pasur pasrasysh prirjen e poetit që  poezinë e vet ta lidhë me kontaktin e jetës rinore në  përshtashmëri të plotë të jetës së ILIRIDËS, gjë që këtë ia arrinë me plot sukses, përmbush edhe një  obligim ndaj Aëdheut të vet të lindjes. Teksti i hyrjes së kësaj poezie prekë ngadalë, shumë ngadalë lindjen, kur thotë:  Lindur në stuhi”,  që don të thotë se stuhitë e  asaj  kohe kanë qenë  luftëra fizike, psiqike..., të ILIRIDËS, për t’u rezistuar regjimeve të huaja, që e  kanë pllakosur trullin e ILIRIDËS, e pastaj del tek: ”Rritur n’Iliri”, ”Fëmijë pa fëmijëri”. Shikoni sa bukur e bën lidhshmërinë e vargjeve poeti, shihet se thuarja e vargjeve është bërë me një kujdes tejet të përpiktë dhe të njejten kohë bën përshtashmërinë e tyre. Lindja, rrita, fëmijëria,  dhe vazhdon kur thotë: ”Vajzë  pa vajzëri”, ”Cucë pa rini”,  ”Vashë pa nusëri”, ”Çikë me pikëllime”, Ilirida ime!

Pse poeti Ollomani, përkushtohet në gjininë femërore në kuptimin e poezisë. A mos don të jetë  më i hapur për lexuesin apo ka tendencë. Jo, poeti në këtë poezi i kushtohet tërësisht ILIRIDËS, dhe nuk ka tendenca në raport me  lexuesin, duke futur filozofi poetike, me ide të imagjinuara. Por kuptohet se secili varg i poezisë  …ILIRIDA IME”,  ka një  kuptim tejet domethënës,  dhe brenda  përbrenda vargut mund të themi se ka filozofi të të shprehurit poetik, që poeti Shefki Ollomani tregon aftësi prej vizionari. Vargjet e kësaj poezie, kanë porosinë e vet, duke vu në spikamë gjendjen e së kaluarës, së tashmes, e po ashtu poeti prekë edhe mundësit  e   ardhmes, të cilat nuk i përjashton në asnjë varg të tij.

Marrim strofën  e fundti të kësaj poezie “…ILIRIDA IME”, ku poeti Ollomani shkruan:

 

   Vend i bekuar!

   Tokë e paçliruar!

   Liri e pafituar!

   Shqipëri e pabashkuar!

   Nëpër  shekuj, mijëvjeçarë...!

   Herë plagosur, herë zemërvrarë!

   Herë për tokë, herë në  marshime...!

   Ilirida ime!

 

Marr në përgjithësi, poezitë  e poetit Shefki Ollomani, trajtojnë faktin e çështjes Kombëtare me një shtrirje poetike, në hapësirën ekzistenciale të popullit Shqiptar, me formulime  moderne që shprehin e pasqyrojnë rrethanat universale shqiptare.

Vetëm poezitë të cilat janë tejet kuptimore,  e    arrijnë të paraqesin kuptimësinë e  mirëfilltë në  krijimtari, sikurse që janë poezitë në librin ”…. Për lirinë, për Shqipërinë”   poetit Shefki Ollomani, rrënojnë çdo gjë që është antivlerë, dhe ndërtojnë çdo gjë që  është vlerë.

E tërë poezia dhe krijimtaria e poetit Shefki Ollomani, priret përkah qartësia e kuptimit të poezisë,  fut në përdorim  logjikën  e të  kuptuarit, duke i  qartësuar fenomenet dhe qëllimet, për : ÇLIRIMIN E TOKAVE ARBËRORE

 

Botuar tek Iliria, e premte 9 Maj, 2008
 
Pse u zgjodh Albana si "Gruaja e vitit" nga "Motrat Qiriazi"
 
Shkruar nga Elmira MUJA
 
Mirësjellja e bën atë të duket jashtë ashtu sic është në shpirt.
Modestia, ndershmëria, ndjeshmëria, kurajoja dhe vullneti të shkrira në një japin besnikërisht portretin e saj.
 
*******
 
Kohën, kur ka punuar në RTSH Albana Mëlyshi Lifschin e kujton me kënaqësi si kushdo që e dashuron punën e vet, por edhe si një periudhe tensioni edhe stresi të vazhdueshem Stresi ishte i lidhur jo vetëm me procesin e dorëzimit në kohë të materialeve për transmetim, por më shumë me çensurën, dhe vetçensurën.
 
"Gjatë punimit të një programi televiziv, ne, krijuesit, i njihnim mirë kornizat brenda të cilave nuk mund të lëviznin as edhe një milimetër. Asnjë ndjenjë lirie nuk gëzonin emocionet e redaktorit.
Nëse do të shtonim një paragraf në tekst, për kënaqësinë tonë ishim 100 për qind të sigurtë që do të na e hiqnin gjatë kontrollit.
Çensura kalonte deri në në ekstrem. Një herë më thirri drejtori i përgjigthshëm i RTSH për të më kërkuar llogari se pse në një koncert fëmijësh kopshti, kishim nxjerrë "fëmijë pa dhëmbë", sikur të jenë pleq!-tha ai. Guxova t'i kujtoja që është mosha e ndërrimit të
dhëmbëve. Një herë tjetër po i njejti drejtor më thirri duke më tërhequr vërejtjen që regjisorja e redaksisë sonë, nuk kishte nxjerrë në ekran, mbesën e Mehmet Shehut." I ka mend në vend kjo regjisorja juaj? Shkon në kopështin e fëmijëve ku është mbesa e kryeministri, e nuk nxjerr mbesën e tij në ekran? Niseni menjëherë me shërbim të bëjë
emision tjetër! E vërteta ishte që mbesa e kryeministrit atë ditë nuk kishte vajtur fare në kopësht, e kur kishte parë në mbremje koncertin e kopështit të saj kishte zënë të qante, meqë ajo nuk qe në ekran bashkë me shoqet. Natyrisht, nipërit e mbesat janë të ëmbël
për gjyshërit , dhe vetëtima e gjyshit të saj tundi televizionin.
 
Për një kohë kam përgatitur e drejtuar ne ekran emisionet e rinise. Ndodhi që ndonëse isha e sëmurë dhe isha këshilluar nga mjekët për tu shtruar në spital për operacion, nuk mundesha kurrsesi pa përgatitur programe rezerve për tre javë rresht. Dhe kur programet
e mia ishin në transmetim çdo të premte njera pas tjetrës, askush veç familjes dhe të afërmve nuk e dinte që redaktorja e programit, që spektatorët shihnin të gjallë në ekran luftonte në mes jetës e vdekjes pas një operacioni të rëndë.
 
Padyshim, kjo periudhë me gjithë tensionet e streset e saj, ka qenë riudhe akumulimi dhe "prodhimi'për Albanën. Ngritja e saj profesionale në fillimin e vitit 1992, shënoi një hap të dukshëm me ciklin e plotë të emisioneve televizive mbi periudhën e tranzicionit në Shqipëri, cikël me një frymemarje te re nga pikpamje e konceptimit e liris së shprehjes e mirëseradhjes që vetë populli shqiptar i bënte lëvizjes demokratike. Për herë të parë populli dhe veçanërisht rinia shprehte hapur në ekran ndjenjat për epoken e re në të cilën po hynte e shoqëria shqiptare.
 
* * *
 
Nëntori i vitit 1992 e gjeti Abanën në Nju Jork, tek gjyshi i saj ikoll Melyshi, vatran i njohur i cili qe arratisur që në 1945 nga Shqipëria. Përshtypjet e saj të para nga Amerika i hodhi në një reportazh në gazetën "ILLYRIA" me titull "Shi në Nju Jork". Amerika
dhe jeta e emigrantëve shqiptarë u bën burim frymëzimi dhe njëkohësisht fokusi qëndror i krijimtarisë së saj. Puna e saj e parë dhënë televizionit shqiptar qe skenari i telekomedisë "Një zonjë nga Nju Jorku u", interpretuar nga aktorët e estradës profesioniste të Tiranës., xhirimet e të cilit u bënë këtu në Nju Jork. Kjo komedi
është transmetuar vazhdimisht në prag të festimeve të vitit të ri në atdhe.
 
*********
 
Nëse shkrimtarët nuk do të shkruanin më mbi ngjarjet që u ndodhin atyre vetë, atëhere do të kishte shumë faqe bosh dhe të tjerat pa emocion.
 
Në krijimtarinë e Albanës, të duket se je brënda një galerie, ku sheh qindra personazhe dhe fragmete jete, të jetës sonë të përditëshmes. Me tematikën që trajton, me sinqeritetin në të shkruar, krejt tipike kjo për Albanën, ajo ka bërë mjaft miq midis lexuesve.
Nga pena e saj buron dashuria për njeriun e mirë, dhimbja, mençuria, por njëkohësisht edhe një ndjenjë humori, e cila nuk kalon pa u vënë re. Duke qenë e lidhur shpirtërisht me Atdheun, Albana e ndjeu me dhimbje tragjedinë kosovare të pranverës 1999. Me dhimbjen e një motre ajo shkoi të punonte si përkthyese dhe gazetare e radios në
bazën ushtarake të Fort Diksit, ku qeveria amerikane kishte strehuar reth 5000 mijë refugjatë Kosovarë. Në mesin e tyre, me fjalën e ëmbël që vetëm ajo di ta thotë, Albana rrezatoi mirësinë. Edhe të tjerë shkuan për të punuar atje si përkthyes, por çfarë e veçoi Albanën, është, se ajo erdhi andej me një vepër me vlera dokumentare e patriotike dy gjuhësh, të titulluar "Children of Kosova -stories of horror"- " Fëmijët e Kosovës -histori tmerri", (2500 kopje)të cilin e botoi me shpenzimet e saj. "E shkrova librin në dy gjuhë qëllimisht, që lexuesi anglisht folës të njihte tragjedinë e Kosovës, parë nga
këndvështrimi i pafajshëm dhe i paanshëm i fëmijës" thotë Albana.
Libri u vlerësua nga Bordi i Edukimit i Nju Jork, i cili e aprovoi si tekst jashtëshkollor për studime sociale për studentët e klasave 6-12 të shkollës së mesme. Kjo ishte një ngjarje e madhe, jo vetëm për autoren por edhe komunitetin shqiptar në USA dhe për të gjithë shqiptarët e kudo ndodhur. Albana i dhuroi Këshillit Shqiptaro-Amerikan (NAAC) 800 kopje të librit, të cilat u përdorën në aktivitetin e organizuar për të nderuar presidentin Klinton për ontributin e tij në çlirimin e Kosovës.Presidentit Klinton libri iu
dhurua personalisht nga autorja me dedikimin e saj. Gjatë një aktiviteti të promovimit të krijimtarisë së Albana Mëlyshi Lifschin, organizuar nga Organizata e gruas shqiptaro amerikane "Motrat Qiriazi", shkrimtari Naum Prifti, , theksoi se: "Gjuhën, kulturën,
historinë tonë, do ta mbrojmë e zhvillojmë në gjuhën tonë, por është e domosdoshme që të drejtat tona t'i mbrojmë në gjuhë të huaj, siç bëri Albana me këtë libër".
 
* * *
 
Libri voluminoz dhe mjaft cilësor i autores "Udhëtim në Historinë Amerikane", është padyshim një shërbim i madh që Albana Mëlyshi Lifschin i ka bërë komunitetit tonë dhe lexuesit në atdhe. Albana e quan si një një obligim të kujtdo që jeton në Amerikë, t'i tregojë botës të mirat e këtij vendi, ta prezantojë atë në dritë të vërtetë.
Veçanërisht tani, kur Amerika është bërë target për të gjithë terroristët kudo në botë, njerëzit duhet të kenë një kuptim më të drejtë se ç'është ky vend dhe idealet që ai mbron. Ajo vetë e kreu këtë obligim nëpërmjet penës së saj duke na dhënë këtë libër
interesant. Për të arritur këtë qëllim asaj iu desh te studionte rreth 60 libra të karakterit historik, shoqëror, biografik, letrar etj. Ndaj në libër, siç shprehet intelektuali Prec Zogaj "ka edhe histori edhe letërsi" Vetë qëllimi i autores ishte që ta jepte historine e këtij vendi te madh, jo në mënyre akademike, mësimore, por "ta rrefente" që librin ta merte me kënaqësi çdo lloj moshe , i riu , studenti dhe i moshuari'.
 
Libri Udhetim ne Historine amerikane u vlerësua maksimalisht nga profesorët e nderuar, personalitetet e çmuara të komunitetit tonë në SHBA. Profesori i nderuar Nikolla Pano (Illinois) e quajti atë një "vepër e një kërkimi të kujdesshëm, shkruar në mënyrë të gjallë.
Libri do të shërbejë si një prezantim me vlerë i Historisë së SHBA për lexuesit e tij shqiptarë, duke i dhënë atyre një bazë solide për lexime apo studime të mëtejshme. Prof.. Sami Repishti,(NY) në letrën që i dërgonte autores i shkruante: "Puna që keni ba meriton lavdërime nga të gjithë shqiptaro-amerikanë t.. Ndërmarrja ka qenë nji akt guximtar e ju përgëzoj për vullnetin tuej me krye me sukses nji punë të tillë." Ndërsa Prof. Peter Prifti nga California, ndër të tjera i shkruan :"Çdo vend në botë duhet të lexojë Historinë e Amerikës në gjuhën e tij dhe të përfitojë prej saj. Me librin tuaj ju jeni kujdesur për popullin shqiptar" (Shenim:Referencat origjinale të profesorëve të nderuar gjenden në ëebbsitin e Albanës: www.geocities. com/annamonti) Të njëjtat vlerësime kanë dhënë Prof Aleks Luarasi në Tiranë, Prof. Hamit Boriçi intelektuale e kolege të të saj.
 
* * *
 
Me katër vëllime me tregime për jetën e emigracionit, duke filluar me "Kafe Shkodra e Nju Jorkut", "Fundjave në Hillsajd" "Takim me të papriturën "dhe së fundi me librin "Ura mbi Oqean" , Albana Mëlyshi Lifschin ka kontribuar në letërsinë e emigracionit në Amerikë.
Profesor Peter Prifti shprehet se ajo" ka fituar të drejtën të cilësohet si " pioniere në këtë rrugë të letërsise shqiptare, këtu në Amerikë". Në të gjithë krijimtarinë e Albanës me temë nga emigracioni, lexuesi gjen një galeri të tërë figurash të gruas së sotme shqiptare.Vendi i gruas në prozën dhe poezinë e Albanës ka ardhur krejt natyrshëm. Ndoshta, sepse gruaja në emigracion këtë pozicion e 'ka okupuar" vetë, me meritën e saj, me qëndresën e saj, me këmbënguljen për të ecur përpara, e mbi të gjitha me shpirtin e
sakrificës, të cilin shpesh e ka më të zhvilluar se edhe vetë burrat. Kush ka lexuar novelën "Fundjave në Hillsajd" në përmbledhjen me tregime me të njëjtin titull, vështirë t'i hiqet nga mendja Jona, që ruan me dinjitet personalitetin e saj e krenarinë e të qënit shqiptare. Mesazhi i autores është se emigrantet shqiptar të këtij shekulli,nuk vijnë në Amerikë më për 'një copë bukë".Ata janë të aftë të kapërcejne veshtirësitë e të njësohen me shoqerine
amerikane e progresojnë më tej.
 
Albana është vetvetja. Grua intelektuale me kërkesa, e vendosur në qëllimin e saj për të zënë vend në shoqërinë amerikane, Albana iu thye universitetit për herë të dytë. Sot ajo punon asistente legale në një zyrë ligjore që merret me emigracionin që ndihmon komunitetin shqiptar. Është bërë mjaft e njohur me rubrikën përjavëshme në
gazetën ILIRIA me titull "Çështje të emigarcionit" - Kjo rubrikë e rëndësishme e gazetës, tashmë ka hyrë në vitin e saj të pestë, dhe jo të gjithë e dinë, që ajo është iniciuar dhe mbahet nga Albana Mëlyshi Lifshin. Albana punon, por edhe jep mësim tek Globe Institute of Technology, në Manhattan ku shumë nga studentet e saj janë emigrantë
shqiptarë. Edhe pse kane kaluar 16 vjet nga dita e ardhjes së saj në Nju Jork, edhe pse e martuar me amerikan, vitet e shumta nuk e kanë larguar Albanën nga atdheu. Ajo vazhdon të hedhë ura bashkimi për bashkëatdhetarë t. Këtë e dëshmon edhe vepra e saj e fundit "Ura mbi oqean", që ka ngjallur interes edhe në nivele institucionale.
Instituti i Diasporës së Ministrise së Jashtme të Shqipërisë e ka vlerësuar si një instrument efikas njohurie për ata që vijnë si emigrantë në Amerikë. Lidhur me këtë, Zv.Ministrja e jashtme shqiptare, Znj. Edith Harxhi, e ka ftuar Albanën të referojë në disa
çështje lidhur me emigracionin...
 
Për gjithë aktivitetin e saj, si patriote dhe shkrimtare, që veprën e saj e ka vënë në shërbim të komunitetit shqiptar këtu dhe në atdhe, një grua modeste, me një zemër të madhe dhe shpirt rinor, mishëruese e dashurisë njerëzore dhe sinqeritetit, Albana Mëlyshi Lifschin e meriton plotësisht çmimin që i akordohet nga Organizata e gruas
Shqiptaro Amerikane "Mortat Qiriazi" . Nomiminim e saj e pritën me kënaqësi dhe e përshëndetën shumë nga kolegët e saj të penës.
 
Botuar tek Iliria, e premte 9 Maj, 2008
 
 
Të nderuar,

Bashkangjitur e keni letrën që Susan Yoshihara, kryetare e Grupit të Organizatave për Hulumtime Ndërkombëtare ia ka drejtuar kryetarit të Republikës së Kosovës dhe ekspertit me nam të së drejtës kushtetuese, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu.

Në letrën e saj, Dr. Yoshihara këshillon kryetarin tonë se si duhet reaguar në traktatet ndërkombëtare që Kosova do t’i nënshkruaj, dhe rreziqet që ekzistojnë nga keqinterpretimi i atyre traktateve kundër sovranitetit të Kosovës. Keqinterpretimet e traktateve janë biznes i zakonshëm i disa OJQ-ve ndërkombëtare ndaj shteteve të pavarura edhe në rastet kur kushtetutat janë të “përkryera”, e lëre më që Kosova ka kushtetutën më anti-demokratike në botë.

Qëllimii kushtetutës së Kosovës shihet qartas si një dokument për krijimin e përqarjeve të shumëfishta dhe konflikteve të pashmangshme. Diçka shumë e çuditshme është duke u planifikuar kundër popullsisë. Nuk është rastësi që në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të popullsisë prej vitit 1981 dhe për këtë mund t’i gjejmë mijëra arsyetime që nuk janë argumente por pallavra.

 

Pak jashtë kësaj teme, por përsëri rreth kushtetutës,emërtimit “laik”, dhe mllefit të disa anëtarëve të këtij forumi.

E përcjella pak debatin e nxehtë për shtetin “laik”. Nëse doni tolerancë fetare, atëherë rrokni armët e ta heqim fjalën “laik” nga kushtetuta. Kjo fjalë është futur për të gjeneruar urrejtje ndërfetare e kurrsesi për të treguar diçka laike. Fjala laik në kushtetutë nënkupton jo vetëm ateist por edhe diçka kundër Zotit, ose luftë kundër Zotit. Përse kjo fjalë futet në kushtetutën e Kosovës?

Disa thonë se Zoti ja ka thy qafën komunizmit në Rusi, e aq më tepër komunizmit ateist të Xhaxhit në Shqipëri. Ne duhet ta heqim rreptësisht fjalën “laik” nga kushtetuta dhe në vend të saj nuk kemi nevojë të fusim fjalë për asnjë religjion. Le të jetë kushtetuta indiferente (silent) dhe kjo nënkupton tolerancën fetare dhe respektin ndaj Zotit.

I kisha lutur disa komentues në këtë forum që mllefin e tyre ndaj artikujve të mi (ky mesazh nuk është artikull) ta shprehin në këtë forum dhe jo tjetërkah. Sa për ilustrim po e përmend faktin se, për disa artikuj që i kam postuar në këtë forum nuk ka pasur komente apo reagime, por disa anëtarë vendosin të reagojnë me komente verbale kur artikujt botohen më vonë tjetërkund. Unë i plasoj artikujt e tillë së pari në këtë forum duke shpresuar në ndonjë vërejtje konstruktive.   

Shikojeni komentin e një anëtari të këtij forumi:

http://www.telegrafi.com/?id=26&a=364

Është komenti i pestë me radhë. Po që se klikoni në emrin e tij, u paraqitet adresa e saktë e e-mailit që e hasa para disa ditëve në këtë forum. Ai thotë se është qytetar Amerikan dhe me gjasë i urren komentet konstruktive të disa OJQ-ve Amerikane (në mesin e të cilave njëra është OJQ fetare) ndaj kushtetutës së mbrapshtë të Kosovës. Po çka ka lidhje kur vërejtjet ndaj kushtetutës janë të argumentuara? Çka ka lidhje nëse një organizatë fetare thotë:2+2=4. Ose, pse ne (dhe i tërë planeti) i përdorim numrat që i kanë zbuluar Arabët? Pse ne i përdorim shkronjat që i kanë zbuluar Latinët? Ligjin e gravitacionit të Judistit Isak Njuton, etj.?

Komentuesit të nderuar “laik”i bëjë thirrje që ta nxjerrë një banknotë prej vetëm një dollari nga xhepi (pasi ai qenka qytetar Amerikan) dhe të lexoj me kujdes së çka shkruan në të dhe, të na dërgoj fjalinë në këtë forum sepse ai nuk e kupton (në Dollar thuhet: IN GOD WE TRUST).    

Tash po më duket se nuk është çudi pse Zoti u ka “ndihmuar” atyre që gati për çdo ditë përdorin diçka ku thuhet IN GOD WE TRUST (të gjitha religjionet pa dallim, "laiket", etj.), ndërsa Zoti ua ka “thyer” qafen “djajve” siç ishin Stalinizmi dhe Enverizmi.

Vetëm njerëzit e çmendur fusin fjalën “shtet laik” në kushtetutë. Pse Kosova nuk e kopjon kushtetutën e SHBA-ve për të mos pasur referenca as për e as kundër kësaj çështje, por turret me fjalën “laik”. Me gjasë edhe neve Zoti do të na “thyej qafën” sepse po e irritojmë atë. Nuk ka nevojë që ne të luajmë me Zotin në kushtetutë.

Një anëtar tjetër i këtij forumi ka komentuar artikullin tim që gjindet këtu:

http://www.telegrafi.com/?id=26&a=3

Çudia më e madhe është se anëtari i nderuar nuk ka dashur të komentoj të njëjtin artikull kur është postuar në këtë forum para 8 muajve. Arsyet pse ai tash komenton nuk i di plotësisht, por i kam kthyer përgjigjje aty ku ai ka komentuar.

Shumica e Shqiptarëve, e sidomos disa të arsimuar, janë paragjykues. Atyre kurrë nuk u intereson produkti por vetëm xhelozia dhe paragjykimet ndaj individit ose autorit (kuptohet nëse autori është Shqiptar se po të ishte i huaj do të ngritej në qiell nga paragjykuesit Shqiptarë).

Me përjashtim të z. Shkreli, debati rreth kushtetutës së Kosovës dhe shteteve tjera në këtë forum deri më tani ka qenë më shumë joreal se real.

Përshendetje

Isa

 P.S. Eksperti me me nam ne Kosove i te drejtes kushtetuese ne Kosove ka qene (nuk jam fort i sigurt) Prof. Dr. Kurtesh Salihu, miratues i kushtetutes se Millosheviqit. Pas tij vjen Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, miratues i kushtetutes se shtetit te pavarur te Kosoves. Kushtetuta e shtetit te Kosoves ne permbajtje eshte me bizare se ajo e Millosheviqit. Te me falin te gjithe anetaret e ketij forumi nese i kane te aferm keta dy Prof. Dr. dhe ndjehen te ofenduar, por ketu po bisedojme per produktet e tyre - Kushtetutat.

------------------------

Adnan Abrashi -NANDA

 

HIMNI I QYTETIT TIM

Rrethuar me Sharrin e Pashtrikun plak,
Në rrëzë të Dukagjinit, të larë, të larë me gjak,
Është qyteti i bukur, qyteti i lashtësisë,
Simbol i kombit, simbol i lirisë.

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore, për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Atje lart si pararojë, Kalaja krenare qëndron,
Më poshtë në gjirin e saj, Lumëbardhi gjarpëron,
Me Marashin piktoresk dhe burimin ujë kristal,
Që përherë ma kujton, dashurinë e parë

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Jo s'harohet shpirti, kujtesa e vetëdijes kombëtare,
Ndërtesa e bukur muze, e Lidhjes Shqiptare,
Urën plak të gurit, Shatërvanin prore,
E bujshme si gjithnjë, nga gumëzhimet rinore.

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.



KUQ E ZI

Adnan Abrashi-NANDA

 

 

E kuqja dhe e zeza janë dy ngjyra më të rëndësishme dhe më antagoniste të baraspeshës universale. Por, njëkohësisht, këto janë edhe ngjyra karakteristike kombëtare të ne shqiptarëve . Edhe pse në raport të ndërsjellë, domethënia e tyre simbolike shprehet si kundërshti ekstreme, ato kanë një rol relevant tek harmonia e veprimit të pandërprerë të ligjit natyror të të kundërtave.

Pa dashur të hyjmë në fillet historike të gjenezës së pranimit të “kuqes dhe të zezës, si ngjyra tona identifikuese kombëtare, përmes këtij artikulli, desha të prezantoj një domethënie të rëndësishme të simbolikës së tyre metaforike tek mësimet e vjetra okuliste dhe praktikat rituale tradicionale të popujve të ndryshëm të lashtë.Është tejet me rëndësi të cekim se përzgjedhja e mu këtyre ngjyrave, nuk është kombinacion i rastësisë, sepse përmes veprimit të ligjit të të kundërtave, iniciohet reflektimi i fortë mbresëlënës emocional tek masat. Andaj, ndoshta edhe jo rastësisht, dikur nga të urtit e të parëve tanë, si ngjyrë simbolike e flamurit tonë kombëtar, janë përzgjedhur mu e kuqja dhe e zeza.Në vazhdim të shkojmë radhazi në interpretimin simbolik të ngjyrës së kuqeshe të zezë dhe domethënien kundërthënëse që ato kanë si raport në mes veti.

E KUQJA

Sipas urtësive të lashta ezoterike, ngjyra e kuqe është njëra ndër ngjyrat më të rëndësishme të simbolikës rituale okuliste. Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist të të urtëve që në vete mban vulën e shenjës së Diellit. Është ngjyrë e shpirtit të shenjt, e viktimizimit, zjarreve hyjnore, bukurisë, begatisë dhe dashurisë. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrë e luftës, gjakut, shqetësimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes.
Jo vetëm kaq!
Më tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrë e shpirtit, epshit (libido), e zemrës, dijenisë, mençurisë si dhe urtësisë ezoterike.
Të gjithë magjistarët, gjatë ritualeve të tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrë të kuqe. Edhe sipas mësimeve biblike, gjatë krijimit të njeriut të parë, (Adamit) është përdorur dheu i kuq.
Në Japoni, e kuqja është ngjyra e sinqeritetit dhe e besnikërisë. Atje, zakonisht në veshjet e tyre tradicionale, të kuqen e bartin femrat.
Në Romën e lashtë, ngjyra e kuqe ka qenë ngjyrë e fisnikëve, gjeneralëve dhe shtresës elite.
Në Kinë dhe Rusi, ngjyra e kuqe i paraprinte të gjitha riteve popullore, veçanërisht atyre që i kushtohen pranverës, fejesës, lindjes dhe pjellshmërisë.
Për fëmijët e shëndosh thuhet se është i kuq si gjaku. E, nëse e ëndërron të kuqen , do të thotë, fat në dashuri.

E ZEZA

Në krahasim me ngjyrën e kuqe, e zeza është ngjyrë skajshmërish e kundërt.
Zakonisht është negative dhe ka të bëj me:terrin, vdekjen, varfërinë, kobin, kaosin…
Ngjyra e zezë është ngjyra e Sotonës, e djajve, shtrigave dhe e demonëve. Gjithmonë kjo ngjyrë shprehet si manifestim i së keçes. Në letrat e fatit TAROT, ka domethënien e vdekjes.
Tek shumë popuj besohet se vezët e zeza kanë fuqi magjike, ndërsa pula me ngjyrë të zezë parathotë varfërinë. Nëse buqetën e luleve e lidhim me fjongo të zezë, kjo parathotë vdekjen. Në hieroglifët e lashta egjiptiane, pëllumbi i zi ka qenë simbol i femrës e cila gjatë tërë jetës ka mbetur e ve. Ndërsa kalorësi i Apokalipsës (paralajmëruesi i shkatërrimit të botës), në shkrimet e lashta tregohet se kalëron në kali të zezë. Sikurse tek shumë popuj tjerë, edhe te ne, shqiptarët, është e përhapur besëtytnia se, nëse ju prehet rruga na macja e zezë, nuk do të keni fat, ndërsa romakët e vjetër ditën e ‘pa fat” në kalendarët e tyre e

 kanë shënuar me ngjyrë të zezë. Në shkrimet biblike thuhet se Juda që e tradhtoi Jezusin është i mbuluar me ngjyrë të zezë, etj.
Por, e zeza, si simbol, shpesh nuk përdorej në kontestin negativ. Ta zëmë, besohej se nëse me vete mbani dhëmbin e qenit të zi, atëherë kur nuk do të sulmoheni dhe as të kafshoheni nga qentë tjerë. Ose, në kulturat e pasura tradicionale të shumë popujve, lidhja e shiritit të zi është përdorur për largimin e zënies së frymës, dhembjes së kokës dhe dhembjeve të dhëmbëve.

Dhe…çka të themi për fund?

Ngjyrat ‘kuq e zi”, në raport ndaj njëra-tjetrës, qëndrojnë si ekstreme, ndërsa ndikimi i tyre kontradiktor, tek shumë urtësi të lashta, konsiderohet si barazhesh universale.
Pasi që ne shqiptarët, ‘kuq e zi”-në e kemi në flamur dhe këto dy ngjyra i konsiderojmë si ngjyra tona kombëtare, atëherë, të nderuar lexues, bëjeni ju vetë një analizë krahasuese në mes të simbolikës figurative të përshkruar, dhe realitetit tonë si popull gjatë historisë.
Sa i përngjan fati i popullit tonë domethënies metaforiket këtyre dy ngjyrave antagoniste?
Vëreni ngjashmëritë! Por, assesi në këtë analizë, mos e anashkaloni ligjin universal të të kundërtave dhe natyrshmërinë e veprimit të tij, sepse mu këtu qëndron fshehtësia e forcës mbresëlënëse të veprimit të tyre si bashkësi antagoniste në ndërvetëdijen tonë si individuale ashtu edhe kolektive.

--------------------------------------

MUNDËSIA E PREJARDHJES SË SHQIPTARËVE NGA ATLANTIDA LEGJENDARE?!

Adnan Abrashi-NANDA

 

Në historiografinë botërore, kohën e fundit, ekzistojnë tendenca serioze të dëshmimit të një hipoteze tejet të guximshme se shqiptarët dhe baskët, janë popuj të Evropës me një prejardhje të lashtë historike, ku zanafillat e tyre mund të kërkohen aq larg, deri tek civilizimi i lashtë misterioz botëror, i njohur si Atlantida.
Mundësia e prejardhjes së shqiptarëve nga Atlantida e lashtë legjendare, kuptohet, është totalisht në suazat e një hipoteze të mundshme, me tendenca serioze akademike edhe të dëshmimit të saj të afërt materialo-shkencor.
Ashtu siç do të shohim në vazhdim, prejardhja e lashtë e shqiptarëve, ka mundësi të mos fillon me civilizimin e hershëm pellazg-ilir, por i ka rrënjët shumë thellë e më thellë se sa realisht mendojmë ne vetë.
Në dritën e kërkimeve dhe zbulimeve të reja, hasa në një hipotezë tejet të guximshme se pasardhësit e popullit të Atlantidës legjendare në Evropë, mund të janë baskët dhe shqiptarët. Kuptohet nuk u befasova, por as nuk e pranova atë menjëherë si megalomani nacionale e cila sigurisht më konvenonte si shqiptar. Përkundrazi, kërshëria ime mu ngacmua seriozisht dhe unë fillova të hulumtoj edhe më tej duke gjurmuar dhe mbledhur materiale të ndryshme që sado pak do të mundësojnë më racionalist t’i besoj kësaj hipoteze.
Se ilirët e kanë një prejardhje të lashtë në këto troje dhe se ne jemi pasardhës të denjë të këtij civilizimi, flasin shumë studime jo vetëm të studiuesve shqiptarë, por numri më i madh i tyre është nga ata të huajt. Në suazat e shkencës së mirëfilltë, teoria tanimë e dëshmuar e prejardhjes së shqiptarëve të sotëm nga ilirët e lashtë, askund nuk kontestohet. Gjurmët e para materiale dhe më të vjetra të ekzistimit të jetës në këto troje, janë zbuluar në fshatin XARRË ( afër Sarandës) . Këto janë: vegla pune, armë, stoli, enë nga dheu etj. Prejardhja e tyre daton që nga koha e paleolitit të lartë, që vazhdon afërsisht 40.000 – 6.000 vjet para e.s. Poashtu është interesante zbulimi në shpellën e SHËN MARINËS ( në Bogaz të Konispolit) të eshtrave të një dhie të egër e cila i takon llojit “CAPRA IBEX”, lloj ky i cili është zhdukur dhe nuk ekziston më, gjë që dëshmojnë mbi ekzistimin e lashtë të jetës në këto troje, me një gjueti të zhvilluar.
Por, hipoteza mbi mundësinë e prejardhjes së shqiptarëve dhe baskëve nga Atlantida legjendare, është diçka krejtësisht tjetër. Diçka më e guximshme dhe më sfiduese. Në fillim të gjetjes së një mbështetje logjike të kësaj hipoteze, kishte për qëllim, që së pari, ta bindi veten time në një mundësi të tillë, e tek pastaj, nëse do të ketë arsye të mjaftueshme, edhe ta argumentoj para të tjerëve.
Baskët janë një popull që jetojnë në pjesën veriore të Spanjës dhe kufizohen me Francën. Sikur shqiptarët, edhe baskët janë një popull që kanë ngjashmëri të ndërsjellët me virtyte të përbashkëta nacionale, sikurse bie fjala: gjuha specifike në krahasim me gjuhët e popujve tjerë të Evropës, pastaj, instinkti i fortë kolektiv i ruajtjes së identitetit etnik, trimëria dhe luftërat e shpeshta për ekzistencë dhe pavarësi.
Jo vetëm kaq!
Por, këta popuj i karakterizon deri vonë tendenca e kultivimit të marrëdhënieve fisnore dhe instinkti i fortë i ndjenjës për bashkësi që ishte mjeti i fuqishëm dhe vendimtar të mbrojtjes së tyre nga kthetrat e pashmangshme të asimilimit gjatë historisë. Pse pra të mos ketë mundësi dhe bazë logjike, të argumentohet hipoteza se shqiptarët dhe baskët mund të kenë një prejardhje nga Atlantida e lashtë?
Kuptohet, dëshmi të forta materiale ende nuk ka. Gjurmët e Atlantidës edhe sot e kësaj dite nuk dihen, përveç atyre njohurive të përcipta se: Atlantida ishte një civilizim tejet i përsosur. Ishull i rrethuar nga të katër anët me ujë dhe shtrihej në mes të Oqeanit të sotëm Atlantik, midis pjesës perëndimore të kontinentit të Evropës dhe Afrikës, si dhe pjesës lindore të kontinentit të Amerikës Jugore. Si karakteristikë e popullit të Atlantidës ka qenë inteligjenca e lartë kolektive si dhe sundimi tejet i përsosur i të urtëve që ka zgjatur 13.900 vjet.
Pas lëvizjeve të mëdha tektonike që kanë ndodhur në rruzullin tokësor, janë bërë shumë rivendosje të sipërfaqeve të shumta kontinentale, ku një pjesë e madhe e sipërfaqes së tokës është zhytur në ujë, kure pjesët tjera janë paraqitur mbi sipërfaqen e ujit, duke krijuar kështu, ujdhesa dhe hapësira tjera të reja tokësore. Shkenca e jonë bashkëkohore, disponon me shumë fakte se para disa mileniumeve toka nuk e ka pasur këtë sipërfaqe sikur e kemi ne tani. Andaj, ka gjasa se një gjë e njëjtë ka ndodhur edhe me Atlantidën e cila mbulohet me ujë, kurse një pjesë e popullatës së saj të mbetur gjallë, për t’i ikur përmbytjes, është shpërndarë në katër anët e botës. Duhet të jetë logjike se atdheu iu tyre i ardhshëm të zgjidhet bregdeti i rrethuar me vise të larta malore, sepse përherë ka ekzistuar frika nga ndonjë përmbytje tjetër eventuale. Nisur nga njohuria se populli i Atlantidës ka disponuar me një inteligjencë të lartë kolektive( duke mos dyshuar në lëvizjet e mëdha tektonike të sipërfaqes së atëhershme tokësore dhe ujore) atëherë, atlantidasit duhet të dispononim me pajisje të përsosura të lundrimit, andaj, edhe mundësia e tyre e arritjes në brigjet e gadishullit ballkanik ka qenë e realizueshme.
Për Atlantidën si pracivilizim i të gjitha civilizimeve, për herë të parë në veprat e veta flet filozofi i madh i Greqisë Antike, Platoni ( 427 – 347 para e.s.) si një vend më të madh dhe më të fuqishëm, i cili, 9000 vite para kohës së tij, ishte përmbytur në Oqeanin Atlantik.
Ndër popujt e botës të cilët me krenari e kanë pranuar dhe kultivuar bindjen se janë pasardhësit e atlantidasve, kanë qenë egjiptasit e lashtë. Nga një papirus i vjetër të zbuluar në muzeun e Petrogradit (Rusi), e cila datonte që nga koha e sundimit të faraonit SENTA, nga dinastia e II-të, përafërsisht para 457 vite para e.s. Ky papirus i ruajtur mirë, qartë dëshmonte se si faraoni Senta ka dërguar ekspeditën detare kah perëndimi, të pajisur me marinarë të aftë, që ta zbulojnë vendin Atlantida., prej kah, para 3550 viteve pas lindjes së tij, kanë ardhur të parët e egjiptasve, duke sjell me vete urtësinë dhe shkathtësinë fantastike të atdheut të vjetër. Ekspedita detare, pas 6 viteve bredhjeje nëpër det të hapur, është kthyer pa gjetur as këtë popull, dhe as ndonjë të gjallë që do të dëshmonte ekzistimin e asaj toke të zhdukur. Në dorëshkrimin tjetër të gjetur në të njëjtin muze, të shkruar nga historiani i vjetër egjiptas, MANATHON, thuhet: “sundimi i të urtëve në Atlantidë ka zgjatur 13.900 vjet…”
Egjiptasit e vjetër, pra, veten e kanë konsideruar si pasardhësit e atlantidasve, e që kjo për ne do të ketë rëndësi të veçantë gjatë shtjellimit të mëtejshëm të kësaj lënde.
Në një botim kërkimor-shkencor të Institutit Albanologjik në Prishtinë, titulluar “Gjurmime albanologjike”- viti 1984, hasa në një RECENZURË-KRITIKË të studiuesit dhe historianit tonë të madh, Dr.Skender Riza, bërë një vepre tejet interesante dhe me një titull tejet bombastik : THOT-TAT PARLAVA ALBANEZE (Thoti-Toti fliste shqip) si një rezultat i punës 40 vjeçare në fushën e filologjisë, të filologut të shquar nga Roma. [color=”Red”]CIUSEPPE CATAPANO.[/COLOR]Kush ishte THOTI apo TOTI?

Thoti, tek egjiptasit e vjetër ishte perëndi e mësimit, e shkathtësisë të të shkruarit, e shkencës dhe magjisë; pastaj ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifëve (alfabetit të egjiptasve të vjetër) Pamja e tij përshkruhet si qenie me trup njeriu dhe me kokë të ibis-it ( shqipes-shqiponjës). Sipas Katapanos, edhe emri i Thotit ishte fjalë shqipe sepse ka domethënie të qartë shqipe: me thanë, thua, lajmëtarë, besim, mësues, ose me domethënie më komplete: “lajmëtari i Zotit”, “Mësues nga Zoti” etj. Sipas tij, nga Atlantida, buron edhe emri i sotëm i Oqeanit Atlantik dhe ATLLASIT ( libri hartave të tokës), e që janë fjalë shqipe, sepse Atlantida, gjegjësisht Atllasi, burojnë nga rrënjët e dy fjalëve shqipe: AT-LASH, që do të thoshte: AT-baba dhe LASH-i lashtë, pra stërgjyshi i lashtë. Përveç këtij fakti, Atlantida në shumicën e rasteve emërtohet si “BOREA”, e që edhe ky nocion, rrënjën e vetë e ka në shqipen. Bore do të thotë e bardhë, nga fjala “borë” e shqipes. Nga ana tjetër, BOREA në Egjipt, identifikohet me sfingën. Sfinga ishte në emblemë guri, adhurues i dritës që e personifikonte Zotin. Prandaj, THOTI, sipas gjykimit të Katapanos, nuk i takonte erës së egjiptasve, por asaj të “BOERO-s”, d.m.th. të erës së Atlantidës. Sepse, THOTI konsiderohej krijues i doktrinës VRBALO-DRITËS, që u manifestua në tokë. Poashtu, Dielli, ishte simbol i një PERËNDIE, “ATUM ISE TEM”, terme këto që kanë shpjegimin ilir-shqip:

1. AT=at=at (baba); U=unë;
M=më=mëmë
2. T=tatë=baba;
E=e
M=me=mem.
Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: “me qenë i lirë”, sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritën, Thotoin, Zotin.
Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dëshmime edhe më larg. Në të, më tej ai konstaton dhe argumentohet gjerësisht, se i tërë alfabeti i egjiptasve të vjetër (hieroglifët)j si alfabet i parë i përpiluar për shkrim dhe lexim, e ka bazën dhe domethënien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve që dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Të gjitha të theksuarat, Katapano, në studimin e vetë, dëshmon gjerësisht dhe të argumentuar me fakte bindëse, prezantimi i të cilëve, në këtë shkrim revyal, do të ishte tejet i gjatë.
Së fundi, edhe disa fakte historiografike që dëshmojnë lashtësinë e madhe të popullit tonë?
Të gjithëve na është e njohur vepra e Homerit “ILIADA”, ku përshkruhet lufta 10-vjeçare e ahejëve kundër trojanëve, udhëhequr nga komandanti legjendar i fiseve të bashkuara të POLISAVE (shteteve ) të Greqisë Antike-Agamemnoni. Kjo vepër epike, e shtjelluar shumë mirë dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujë të madhe jo vetëm në qarqet e historisë letrare botërore si një krijimtari e vlefshme artistike që dëshmonte shkallën e lartë të kulturës antike, por nisur nga përshkrimi tejet i qartë i hapësirës gjeografike të vendndodhjes, ngacmoi historianët dhe arkeologët që të mbështeten në një hipotezë tejet të guximshme se Lufta e Trojës vërtetë ka ndodhur në një kohë dhe hapësirë të caktuar.
Më i zëshmi dhe më këmbëngulësi në këtë hipotezë ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve të bëra arkeologjike arriti të dëshmoj shumë fakte se Troja ekzistonte dhe se e tërë ngjarja nga Epi i Homerit “ILIADA” ka ndodhur me të vërtetë në histori. Duke i bërë gjurmimet arkeologjike, të udhëhequra drejtpërdrejt nga vetë ai, në pjesën perëndimore të Azisë së sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisë, konkretisht, në rrafshnaltën e vendit HISARLIK, arriti të zbuloj gërmadhat e këtij qyteti, dhe kështu, një herë e përgjithmonë e largoi dyshimin se Lufta e Trojës ka ndodhur vërtetë dhe se Epi i famshëm i Homerit “Iliada” e përshkruante pikërisht këtë ngjarje historike.
Pas këtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime të mëvonshme është vërtetuar se Lufta e Trojës është zhvilluar ndërmjet viteve 1194-1184 p.e.s
E tërë ngjarja rreth Luftës së Trojës për ne fare nuk do të ishte e rëndësishme sikur në vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme “PUBLIKU I VERBËR I HOMERIT”. Në këtë vepër, Prajsi kundërshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinë e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik të pranuar të Shlimanit se, Troja e vërtetë gjendet në rrafshnaltën e sotme të Turqisë Perëndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallë në anën e kundërt të rruzullit, saktësisht në gjirin e Bokës së Kotorit, vendosur në mes të trekëndëshit të megjeve të kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinë. Pra, Troja e vjetër shtrihej në territorin e ish Jugosllavisë. Kjo hipotezë në qarqet e atëhershme shkencore dhe publicistike të Jugosllavisë, bëri një bujë të madhe dhe arriti popullaritet fantastik në opinionin e atëhershëm, për tu zbehur dhe heshtur më vonë në tërësi.
Çka mendoni pse?
Ndërkohë, dikujt të mençur nga shkenca sllave iu kujtua se vërtetimi i kësaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund të jetë në regjionin e Gabellës, do të përfundonte me realitetin e papranueshëm për ta, se shqiptarët e sotëm janë popull që do të konsiderohen si trashëgimtar të trojanëve të lashtë, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirët?!
Pas dëshmive të prezantuara mbi lashtësinë e madhe të popullit shqiptarë në këto troje, për ta bërë më të besueshme hipotezën mbi mundësinë e prejardhjes tonë nga civilizimi i lashtë i Atlantidës legjendare, fillimisht duhet dëshmuar se sa mund të merret si e vërtetë vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjë civilizimi shumë të përparuar të quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.
Përshkrimi i parë i këtij civilizimi të lashtë, që nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, në muzeun e Petrogradit ku dëshmohet besimi se egjiptasit e vjetër e kanë prejardhjen nga civilizimi i Atlantidës, mund të jenë si gjurma të para paralajmëruese, por jo edhe fakte materiale, që do ta përmbushin vërtetësinë edhe më të madhe vetëm me zbulimin e elementeve në formë gërmadhash ose sendesh nga ndonjë gërmim arkeologjik nënoqeanik. Në këto të fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatë!
Deri më tani më së afërmi të këtij lloji të dëshmimit material të ekzistimit të pracivlizimit të lashtë të Atlantidës, nuk ka qenë askush tjetër, veçse arkeologu i famshëm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojës mitologjike të Homerit nga vepra “ILIADA DHE ODISEA”
Çka ka ditur ai në të vërtetë për Atlantidën?
Më 20 tetor 1912, në revistën shkencore “NJU YORK AMERIKEN” u botua artikulli sensacional me titull: “ SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDËN-PRACIVILIZIMIN E TË GJITHA CIVILIZIMEVE?”. Autori i këtij dorëshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman është nipi i Henri Shlimanit të famshëm.
Teksti i artikullit në fjalë ishte: “Disa ditë para vdekjes, në Napoli, më 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorëzuar një mikut të tij të ngushtë zarfin e mbudhur, ku me dorëshkrimin e vet personal ka shkruar : - Le ta hapi këtë letër vetëm ai anëtar i familjes sime i cili do të betohet se tërë jetën e vet do t’ia kushtojë hulumtimeve që janë të përcaktuara në të.
Një orë para vdekjes gjyshi im kishte kërkuar lapsin dhe letër, dhe në të, me një dorëshkrim të lodhur, kishte shtuar edhe një porosi: - Shtesa e fshehtë asaj që gjendet në zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokën e sorrës dhe hulumtoje përmbajtjen e saj. Ka të bëj me Atlantidën. Varri, në lindje të gërmadhave të tempullit në Saisu dhe në varrin që gjendet në rrafshnaltën ÇAKUNA. Me rrëndësi! Do të gjesh dëshmitë mbi vërtetësinë e hipotezës sime. Nata vjen. Lamtumirë!…
Këtë porosi në besim, gjyshi im ia jep një mikut të besueshëm të cilës ia bashkëngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky të gjitha këto i deponon në një bankë franceze .
Kur i mbarova studimet në Rusi, Gjermani dhe në Lindje, kisha vendosur që t’i vazhdoj gjurmët e gjyshit tim të lavdishëm. Në vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kërkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Në te kam hasur në dokumente të ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinë:- Ai i cili do ta hap këtë zarf, së pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugën e veprës sime të pakryer… kam ardhur në përfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenë vetëm një gërmadhë e qytetit të vjetër që shtrihej ndërmjet kontinentit të Amerikës së sotme dhe brigjeve perëndimore të Evropës de Afrikës, por ajo ishte një pracivilizim mbi të gjitha civilizimet ekzistuese që dihen gjer më tani. Në materialet që kam grumbulluar, do të gjenden skica, shënime dhe dëshmi tjera që shpijnë në zbulimin definitiv të Atlantidës.
Ai që do ta vazhdon veprën time të pakryer, së pari duhet t’i shfrytëzoj të gjitha aftësitë e veta që disponon dhe, së dyti, do ta ketë si obligim që ta publikoj të vërtetën se unë kam qenë iniciator i vërtetë i këtij aksioni.
Banka franceze disponon në trezorin e vet mjete të konsiderueshme financiare që do t’i vihen në dispozicion atij që vendos ta përfundoj këtë iniciativë, e ato mjete simbas mendimit tim duhet të jenë të mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të këtij aksioni.
Zoti i madh dhe i gjithëfuqishëm le ta bekoj këtë mision të lavdishëm!…
Henri Shliman,d.v.
Po ashtu një dorëshkrim tjetër iu gjyshit tim ka qenë i formuluar kështu: - Në vitin 1873, gjatë gjurmimeve të mia në gërmadhat e Trojës që shtrihej në rrafshnaltën e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytë e tokës dhe zbulova visarin e njohur të PRIJAMIT, nga sendet e shumta të vlefshme, gjeta edhe një vazo bronzi me një formë specifike.
Në brendinë e kësaj vazoje gjeta do copa nga argjila, të holla nga metali, copa të ndryshme eshtrash dhe një mbishkrim tejet të rëndësishëm: PREJ MBRETIT TË ATLANTIDËS – KRONOSIT.
Kjo Nuk ishte e tëra. Në zarfin e njëjtë gjeta edhe një dorëshkrim të shifruar me shkronja “B.E”. E hapa dhe e lexova: Në vitin 1883, në Muzeun e Luvrit (Paris) kam hasur në ekzemplar të shumtë të sendeve të zbuluara nga gërmadhat e qytetit të vjetër TIAKUNAKA (Amerika Qendrore) . nga shumë sende aty më ranë në sy disa grimca të vazove të argjilat, para nga metali, si dhe eshtra të ngurosura, plotësisht të njëjta si ato të zbuluara nga rrafshnalta e Hisarlikut (Trojës).
Ngjashmëria e sendeve të njëjta më shtyn që të gjitha këto grimca t’ia nënshtroj analizave mikroskopike dhe laboratorike, kështu që arrita në përfundim se ato sende e kanë kohën dhe burimin e njëjtë dhe se materiali i ndërtimit të tyre nuk mund të gjendet as në Hisarlik dhe as në Amerikën Qendrore.
Analizat edhe më detale të disa sendeve të metalta tregojnë se ato ishin të bëra prej një legure të përzierjes së platinës, bakrit dhe aluminit, legurë e cila edhe sot e kësaj dite mbete e panjohur. Prandaj, kam ardhur në përfundim se të gjitha këto sende që janë të zbuluara në të dy anët e kundërta të botës janë bërë nga materiali i njëjtë dhe se me siguri kanë edhe prejardhje të njëjtë. Poashtu ishte e rëndësishme edhe fakti se, sendet e cekura nuk kishin prejardhje fenikase, mikene dhe as amerikane… Të kujt kanë qenë pra? Çka duhej menduar në këtë moment?
Shkrimi që zbulova nga sendet e Hisalikut, në gërmadhat e Trojës, bindshëm orientojnë kah burimi i tyre i vërtetë – ATLANTIDA”.
Herri Shlimani, ky arkeolog legjendar gjerman, edhe para zbulimit të Trojës, dispononte me fakte bindëse për ekzistimin e saj dhe për këto teza të veta ka qenë i përqeshur nga kolegët e atëhershëm. Por, Troja legjendare nga epi i Homerit, është zbuluar pikërisht nga ai vetë. Së paku kjo është ende e pranuar botërisht, që mu në at vend shtrihet Troja e epit të Homerit. (edhe përpos hipotezave të reja që shfaqen kohën e fundit, sikur ajo e Prajsit)


Edhe disa dëshmi logjike mbi prejardhjen e shqiptarëve nga Atlantida legjendare.

Nëse atlantidasit si popull i ka karakterizuar inteligjenca e lartë kolektive dhe shkalla shumë e zhvilluar e përparimit kulturor dhe teknik, atëherë edhe shqiptarët në shumë etapa të zhvillimit të tyre, si individ dhe kolektiv etnik, i ka karakterizuar mu ky virtyt. Të marrim civilizimin e ilirëve të lashtë, të cilët, përveç një sistemi të organizimit shtetëror dhe teknikë, kanë qenë artist të suksesshëm, arkitektë, dhe ndërtues të mëdhenj. Fortifikatat e tyre të hershme befasojnë për shkallën e lartë teknike dhe arkitektonike të ndërtimit.
Pas shtetit të fortë dhe të zhvilluar ilir, shqiptarët përherë kanë qenë të robëruar dhe nën sundimin shekullor të tjerëve, andaj potenciali i madh i aftësive të tyre kulturor-teknik, nuk ka pasur mundësi të vjen aq në shprehje si kolektiv etnik i organizuar.
Nuk ka dyshim se shqiptarët janë popull që kanë prirje të shprehur kolektive kulturo-artistike. Nëse do ta krahasonim me numrin e banorëve, numri i krijuesve të suksesshëm artistik, e tejkalon mesataren e shumë popujt tjerë të botës. Mjaftë artist shqiptar, posaçërisht ata të shpërngulur jashtë kufijve etnik.
Përherë kur u është dhënë mundësia e lirë e krijimit, energjia e tyre latente diku në ndërvetëdijen kolektive si stereotip i të parëve tanë të lashtë (ndoshta edhe nga atlantidasit), gjithnjë ka ardhur në shprehje. Shumë emra shqiptar (ose me prejardhje shqiptare), janë të njohur në të gjithë botën për sukseset e tyre në lëmenjtë e ndryshëm të jetës shoqërore-politike dhe kulturo-artistike. Kontributi i tyre në zhvillimin e gjithmbarshëm material dhe shpirtëror të civilizimit gjithëpërfshirës bashkëkohor është i madh.
Të gjitha që i theksuam më lartë, marrë realisht, nuk janë një gjë e re. Çdo popull në botë ka gjenialitetin e shprehur kolektiv dhe individual, por tek shqiptarët duhet të jetë diçka e veçantë: Deri më tani në histori nuk na është e njohur asimilimi i ndonjë populli tjetër në shqiptarë. Përkundrazi, ne kemi qenë si popull viktimë e asimilimeve të ndryshme gjatë pushtimeve të pandërprera shekullore. Dihet se asimilimi është i imponuar ( i dhunshëm) e shqiptarët kurrë nuk kanë pasur një mundësi të tillë, sepse kurrë nuk kanë sunduar askënd. Andaj, të gjithë ata që janë shqiptarë, e mbajnë vulën gjenetike të pastër racore, pa ndonjë kryqëzim të ndonjë shkrirje tjetër masovike. Përkundrazi, shqiptarët ishin ata që nga pushtuesit e ndryshëm u asimiluan duke u përzier edhe me popuj tjerë që tani ekziston me ndonjë emër tjetër në Evropë. ( shembull: dalmatinët e Kroacisë, kanë prejardhje nga fisi ilir DALMAT; malazezët e Malit të Zi, kanë prejardhjen nga fisi ilir DOKLEATËT, etj.)
Civilizimi bashkëkohor i sotëm në Perëndim, për zhvillimin e vetë material de kulturor, gjithmonë ka qenë mirënjohës bazave të trashëguara nga kultura e lashtë helene e Greqisë Antike. Ky “shabllon” është pranuar si realitet i pacenueshëm. Ajo, jo rastësisht, ka qenë edhe tendencë e fortë që të ruhet me çdo kusht, nga frika e lëkundjes së themeleve bazë e një vetëdije kolektive mbi të cilën do të ndërtohet rendi i ri botëror. Projektuesit e këtij “rendi të ri botëror”, edhe përpos dëshmive të reja që mund të paraqiten, nuk kanë qenë të interesuar që të shkaktojnë rrëmujë për një çështje të kaluar dhe jo aq me rëndësi nga synimet e veta përfundimtare.
Botën, realisht, e sundon MASONERIA e sekteve të ndryshme, dhe ata, vetën e konsiderojnë si “ELITA SHOQËRORE” që dikton kahet e orientimit të vetëdijes kolektive botërore.
Masonët sot kanë depërtuar kudo, veçanërisht në koncerne të mëdha financiere-bankiere, dhe përmes imponimit të kredive dhe ndihmave tjera financiare, ndikojnë në vullnetin e popujve të vegjël, duke trysur të gjitha idetë e reja që nuk i konvenon qëllimeve të tyre të fundit. Qofshin ato edhe zbulime të mirëfillta shkencore.
Nuk është fare e rastit që në shumë biblioteka të mëdha dhe të pasura botërore, ruhen me xhelozi dhe me një vello të fshehtësisë së madhe, shumë të vërteta që do ta dëshmonin të kundërtën historike nga ajo që është pranuar. Andaj, fare nuk mund të merret si e rastësi, që në mes të popujve që konsiderohen si një civilizim i lashtë, janë gjithmonë luftëra, tendenca të asimilimit ose imponimi i një mënyre të re dhe të përhapur të të jetuarit dhe të menduarit, me arsyetimin, se ajo bëhet në emër të modernizmit bashkëkohor. Poashtu, nëse e vrojtojmë me një vëmendje të përqendruar zhvillimin e shumë përleshjeve të armatosura me përmasa lokale dhe regjionale në botë, do të vërejmë se, këta popuj gjithnjë janë në luftëra dhe mbahen në ankth të përhershëm, duke ju mohuar e drejta për vetëvendosje dhe shtetësi të pavarur. Si shembuj mund t’i marrim: baskët, shqiptarët, palestinezët, kurdët…etj.
Do të ishte naive të mendojmë se dikush frikohet nga ekzistenca e tyre fizike, por frika e vërtetë qëndron gjetiu: në inteligjencën e lartë të trysur si ndërvetëdije kolektive të këtyre popujve të lashtë. Pra, ata frikohen nga shpirti i këtyre popujve.
Nëse marrim luftën e fundit në Kosovë dhe ngjarjet rreth saj, dhe në kontest të temës tonë në shtjellim, e parashtrojmë pyetjen: Çka ishte ajo që i shtyri pikërisht këta hartues të “rendit të ri botëror” të bëjnë diç të tillë?!
Në këtë pyetje do të ketë shumë përgjigje të natyrës: humanitare, ekonomike, politike, ushtarako-strategjike etj. Normalisht, që edhe disa prej tyre mund të merren si të sakta, por, në këtë ngjarje të madhe me përmasa botërore, ka edhe diçka irracionale, ose si latente shpirtërore. Ajo nuk mund të lexohet në gazeta dhe as të ndihet nga goja e politikanëve, poashtu, as të kuptohet nga qendrat e ndryshme të vendosjes politike globale. E përgjigjja do të ishte: magnetizmi i fortë i ndërvetëdijes tonë kolektive që rrezaton pa masë dhe tërheq. Është intuita e popujve tjerë që shpaloset një realitet të pamohueshëm se ne jemi pjesë e atij civilizimi të lashtë, nga i cili kanë buruar shumë njohuri gjatë tërë ekzistencës njerëzore, dhe se është momenti i fundit, që sipas të gjitha ligjeve natyrore, t’i kthehet ky borxh u kahershëm këtij populli.
Dhe si përfundim: DUHET TË KRENOHEMI ME PLOTË BESIM INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV SE JEMI SHQIPTARË, DHE SI KOMB I TAKOJMË NJË CIVILIZIMI TË LASHTË DHE SHUMË TË PËRPARUAR. Pse të mos themi, edhe nga Atlantida legjendare.
Me zbulimet e afërta edhe arkeologjik të ekzistimit të Atlantidës, jam i bindur se patjetër do të vërtetohet hipoteza e pamohueshme e Katapanos se, THOTI-TOTI me të vërtetë fliste shqip, dhe se stërgjyshërit tanë janë më të vjetër nga ato të vërtetuara pellazge-ilire.
Koha punon për ne shqiptarët…

Nivelim nga poshtë
 
 
Nga Ardian Vehbiu
10-09-2007
 
 
Debati i tanishëm për varrimin administrativ të albanologjisë në Shqipëri i ngjan diskutimit të mjekëve rreth kufomës në morg, sepse vlen për të shpjeguar shkaqet e vdekjes, jo për të shpëtuar të sëmurin. Çka shqetëson në përmbajtjen e këtij debati nuk është aq cilësia e prurjeve dhe e konstatimeve, sa zbrazëtia që duket të ketë lënë pas shkrirja e instituteve akademike albanologjike; pikërisht në një moment delikat për
kombin, kur kultura dhe shoqëria po ndiejnë nevojë të madhe për ta përvetësuar shkencërisht historinë e popullit, gjuhës, kulturës dhe trojeve banuar nga shqiptarët.
Kritikat e rënda albanologjisë shqiptare i kanë mbërritur nga disa drejtime. Është thënë se albanologjia ka ardhur duke u sunduar nga mefshtësia dhe mediokriteti; se u është bindur verbërisht politikave totalitare në lëmë të dijes; se u është shmangur temave madhore të
autoktonisë e të etnogjenezës shqiptare, të prejardhjes e parahistorisë së gjuhës shqipe; se u është nënshtruar shkollave të ndryshme antishqiptare të dijes; se ka bërë politikën e "armiqve të kombit", e kështu me radhë.
Nga ana tjetër, ndonjë kritik nuk ka ngurruar të vërë në diskutim edhe vetë logjikën e ekzistencës së një disipline të veçantë të studimeve shqiptare. Në "Panorama," Adri Nurellari shkon deri atje sa të dalë me tezën se "(n)ë kushtet kur vendi ishte krejtësisht i izoluar dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm qoftë të armikut të jashtëm, dhe qoftë të armikut të brendshëm, regjimi e shikonte të volitshme që të improvizonte një shkencë safi shqiptare të quajtur albanologji, si për të certifikuar e legjitimuar shkencërisht atë që regjimi kishte shkaktuar politikisht."
 
(Këtu dhe më poshtë theksimi është imi, AV).
 
Në të vërtetë, albanologjia u përftua si disiplinë e dijes, në një kohë kur Shqipëria ende nuk ekzistonte si shtet i pavarur; falë përpjekjeve të dijetarëve nga shumë universitete të Evropës, të cilët nisën t'i qasen problemit shqiptar në mënyrë të shumanshme, duke ndërthurur e sintetizuar në një përpjekje të vetme gjuhësinë historike, historiografinë,
etnografinë, arkeologjinë, filologjinë, arkivistikën dhe antropologjinë fizike e kulturore. Nuk është e tepruar të pohohet se albanologjia, sidomos e shkollës historike gjermane, ishte një nga mamitë e Shqipërisë së 1912-ës. Edhe vepra e Eqrem Çabejt, më i shquari albanolog shqiptar, dëshmon se çfarë i solli dijes kjo metodë shumëdisiplinore qëmtimi.
Sikur regjimi komunist të mos kishte përndjekur e shurdhuar shumë dijetarë që kishin filluar të shquheshin në vitet 1930, ndoshta arritjet e albanologjisë shqiptare do të kishin qenë edhe më të mëdha. Nga ana tjetër, e me ripërtëritjen e kombëtarizmit pas vitit 1968-të, morën hov edhe përpjekjet për t'i vënë kërkimet albanologjike drejtpërdrejt në shërbim të politikave kulturore të regjimit. Megjithatë, është meritë e pamohueshme e Akademisë së Shkencave, të krijuar në vitin 1972, që u bëri dot ballë trysnive dhe ftesave për aventurë, si ato për nxitjen artificiale të studimeve pellazge ose etruske. Nëse edhe sot e kësaj dite dijes dhe kulturës shqiptare nuk i mungojnë hipotezat dhe teoritë shkencërisht solide e të mbështetura për etnogjenezën shqiptare, prejardhjen e gjuhës shqipe, vendin e saj në familjen indo-evropiane; ose historinë e popullit shqiptar; ose kulturën materiale dhe folklorin, për këtë mirënjohja duhet t'i shkojë edhe përpjekjeve të mëdha sistematizuese, ose drejtpërdrejt kërkimore, të Akademisë së Shkencave.
Të kritikosh sot studimet albanologjike në Shqipëri, pse i janë shmangur kësaj apo asaj teme "madhore", ose pse nuk kanë arritur të vërtetojnë këtë apo atë hipotezë historike, do të thotë të mos kuptosh asfare si i qaset së vërtetës dija; ose të kujtosh se kjo dije i vlen shoqërisë vetëm si instrument ideologjik, për të arritur qëllime dhe objektiva që me të
vërtetën nuk kanë të bëjnë. Akademia e atëhershme, e udhëhequr nga Aleks Buda, tregoi integritet të madh kur nuk ua vuri shumë veshin thirrjeve të Enver Hoxhës për të hulumtuar "rrënjët pellazgjike" të shqipes e të shqiptarëve; sepse studimet pellazge, në atë masë që shtjellohen me metoda shkencore, i përkasin më shumë helenistikës se albanologjisë; dhe sidomos sepse kur vjen puna për gjuhën, historinë dhe kulturën e shqiptarëve, hulumtimet gjithnjë janë të detyruara të nisen nga e njohura drejt së
panjohurës, duke i rindërtuar hap pas hapi periudhat përndryshe të pa dokumentuara të së shkuarës kombëtare.
Kush ngrihet të denoncojë tani albanologjinë shqiptare për mungesë "guximi" shkencor, ndoshta përnjëmend kujton se dijes mund t'ia imponosh autoritarisht jo vetëm objektet e kërkimit, por edhe rezultatet; thua se është fjala për të bërë këpucë me porosi, ose për të prerë kostume te rrobaqepësi. Në këtë pikë, akuzat se Akademia e Shkencave "dogji në
altarin e turpit testamentet më të shenjta të Rilindjes" i përkasin së njëjtës mendësie brutalisht pragmatike si edhe propozimi i Adri Nurellarit, për t'i komisionuar studimet shqiptare me tendera publikë sipas nevojës: "Nëse me të vërtetë shteti do të donte që të nxiste kërkimet për probleme shqiptare," shkruan ky autor në artikullin e lartcituar, "fare mirë mund të komisionojë kërkime shkencore, nëpërmjet shpalljes të garave në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke ftuar institucionet kërkimore apo akademike më në zë në botë për t'u angazhuar.
Ashtu sikurse kemi hequr dorë që të prodhojmë vetë televizorë "Lura" e "Adriatiku" në Durrës, sepse ato që blejmë nga "Philips" apo "Samsung" na leverdisin më mirë, po kështu kërkimet shkencore për Shqipërinë të realizuara nga akademikë të huaj mund të jenë shumë më cilësore dhe të leverdishme për vendin tonë se mbajtja e një qendre permanente për kërkime shkencore për problemet shqiptare."
 Mirëpo albanologjia gjithnjë e ka mbajtur e do ta mbajë njërën këmbë në shkencë dhe tjetrën në kulturë; dhe kur vjen puna për studimet shqiptare, prurjet e vyera studiuesve të huaj nuk mund të zëvendësojnë as të konkurrojnë me prurjet e studiuesve vendas; siç mund të duket menjëherë, po të krahasohen dy studiues të ngjashëm për nga metoda, si Jokli dhe Çabej. Për më tepër, Nurellari duket se u vesh produkteve të kërkimit shkencor atribute produktesh teknologjike-utilitare, nëse vërtet shpreson se përvetësimi i historisë mund të blihet në treg si të ishte vlerë përdorimi; edhe pse ngatërresa më e madhe këtu, e më e palejueshmja, është midis dijes si qasje e çinteresuar ndaj së vërtetës, dhe përdorimit të kësaj dijeje nga ideologjitë.
Zelli plebeas për ta zhbërë albanologjinë si veprimtari të bashkërenduar në kulturën shqiptare përkon me një shtim marramendës të sharlatanëve e të sharlatanizmit në dijen e sotme historike në Shqipëri, siç e vë re mirë Monika Stafa në një artikull tani së fundi në gazetën "Shqip". Ky është po ai sharlatanizëm që deri dje vërtitej vjedhurazi në skutat më anonime të forumeve shqiptare në Internet, e që herë-herë nxirrte krye në ndonjë broshurë të vogël provinciale e të vetëfinancuar nga autori; por që tani kërkon të përfitojë nga zbythja e papërballueshme e autoritetit dhe qendërzimit në dije, për ta kapur edhe Bastijën e fundit që i ka mbetur-ligjërimin historik publik, të cilin kërkon ta riderdhë në trajta rrëfenjash fund e krye mitike, në shërbim të kombëtarizmit të skajshëm.
Edhe sa kohë do të duhet ende të kalojë, para se nxënësve t'u jepen në dorë tekste ku etruskët, pellazgët, trojanët, spartanët, egjiptianët e lashtë, indo-evropianët, madje krejt njerëzimi që nga Adami dhe Eva, të shpjegohen nëpërmjet shqipes e shqiptarëve? Kush do t'i pengojë sharlatanët në punën e tyre kaq ngazëllimtare, për t'i shpërfillur e shkëputur lidhjet midis së vërtetës historike dhe vetëdijes kombëtare shqiptare? Tregu?
 Diskutimi nëse ideologjia dhe miti kombëtarist e afrojnë apo e largojnë shqiptarin nga popujt e tjerë e nga kultura evropiane nuk i përket hapësirës së këtij artikulli; por të paktën deri dje, gjuhëtarët, historianët, etnologët, arkeologët dhe filologët e institucioneve
akademike shqiptare mund të krenoheshin se, me gjithë trysnitë nga autoritetet politike totalitare, ia kishin dalë ta mbanin albanologjinë në shinat e dijes bashkëkohore; në kuptimin që Eqrem Çabej, Shaban Demiraj, Idriz Ajeti, Frano Prendi, Kristo Frashëri, Hasan Ceka, Selami Pulaha – sa për të përmendur pak emra - do të dëgjoheshin me nderim e respekt të madh në të gjitha forumet e kongreset ndërkombëtare; si autoritete të
mirëfillta në fushat e tyre, prodhues dinjitozë të dijes dhe ndriçues të mendjeve. Po e përfytyroni dot ç'mund të ndodhte sot, sikur të përfaqësoheshim në kongres të egjiptologëve me dikë nga sharlatanët, që të referonte se "Thoti fliste shqip"? Edhe pse administrativisht pjellë e vizionit totalitar për dijen, Akademia e Shkencave arriti ta mbajë albanologjinë shqiptare larg teprimeve e mashtrimeve karakteristike të akademive në vende të tjera të Ballkanit - mjaft të kujtoj këtu elaboratet pseudo-historike, promemoriet dhe mitet e kultivuara nga Akademia në Beograd, për të përligjur primatin serb në Kosovë. Po kush vallë do ta mbrojë sot kulturën dhe shkollën shqiptare nga interpretimet agresive e halucinante të etruskologëve, pellazgologëve dhe ëndërrshpjeguesve të tjerë; ose nga përmbytja prej gjirizeve populiste të Internetit?
Albanologjia në Shqipëri kish filluar të jepte shpirt që para 1990-ës, për shkak se i mungonin albanologët; totalitarizmi vërtet arriti t'i shtrydhë dijetarët që kish trashëguar prej sistemit tjetër, por cilësinë e punës së tyre kërkimore nuk e riprodhoi dot. Gjendja e mjerueshme e dijes sot në Shqipëri i ka rrënjët në periudhën kur regjimi totalitar përnjëmend kujtonte se studimet akademike do t'i mbante në këmbë e do t'i çonte
përpara duke zbatuar vijën e masave e duke burokratizuar kualifikimin shkencor, deri atje sa të mos mbetej mësues fshati pa mbrojtur disertacionin. Për fat të keq, edhe shkrirja e tanishme e instituteve të Akademisë, si institute të pavarura, i shërben po atij nivelimi nga
poshtë, ose "demokratizimi", që dje bëhej në emër të Marksit, sot në emër të Adam Smithit. Është recetë e garantuar, për ta mbajtur kulturën shqiptare të ngujuar në skajet më të humbura e të harruara të provincës evropiane; për çka nuk kemi arsye të ngazëllehemi
Mare nga Shekulli.


-------------
 
Begzad Baliu: Kosova - Fundi i një padrejtësie historike
E hene, 28-04-2008, 04:42pm (GMT+1)

KOSOVA – FUNDI I NJË PADREJTËSIE HISTORIKE

Nga Prof. as. dr. Begzad Baliu

Universiteti ”Eqrem Çabej” në Gjirokastër, më 4 prill 2008, organizoi një konferencë shkencore ndërkombëtare kushtuar Kosovës: gjuhës, historisë, kulturës, zhvillimit të saj në rrjedha të shekujve, statusit juridik dhe perspektivës së saj. Në konferencë morën pjesë studiues të Universitetit të Gjirokastrës, të Universitetit të Prishtinës, të Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe institucioneve të tjera shkencore. Megjithëse, emërtimi tematik i konferencës ishte ”Kosova në rrjedhat e shekullit XX”, aty u shtruan dhe u diskutuan shumë çështje të mprehta në rrafshin aktual, paravajtës e prapavajtës.
Fjalën e hapjes e mbajti rektori i Universitetit Prof. dr. Gëzim Sala. Duke i bërë një paraqitje të përmbledhur të temës së Kosovës, Profesor Sala, në fjalën e tij përkujtoi se kjo është konferenca e dytë shkencore që punonjësit e këtij universiteti e organizojnë brenda dhjetë vjetësh dhe fatet e saj, kryesisht brenda shekullit XX, i bëjnë objekt studimi. Nëse në vitin 1999 konferenca për Kosovën organizohej, dhe me kumtesa prezantoheshin vetëm mësimdhënësit e Universitetit të Gjirokastrës, në Konferencën e këtij viti rrethi ishte më i zgjeruar, dhe në të ishin ftuar mësimdhënës e studiues nga Kosova.
Pjesëmarrësve në këtë Konferencë u kishte dërguar një përshëndetje edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Profesor Fatmir Sejdiu, në të cilën ndër të tjera thuhej: “Projekti Juaj për të shënuar në shkallë të një sesioni shkencor aktin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është një nder dhe respekt me të cilin Ju u bëni kolegëve tuaj universitarë dhe njëkohësisht të gjithë qytetarëve të Kosovës. Prandaj, më lejoni që, në këto çaste pune e angazhimi në Kosovë, Shqipëri dhe në gjithë botën demokratike, për të ndërtuar shtetin më të ri në botë, të Ju përshëndes dhe të Ju uroj punë të mbarë e suksese. Kosova po kalon nëpër një periudhë të ndjeshme dhe njëkohësisht shumë të vrullshme në riorganizimin e institucioneve të saja demokratike, për të realizuar ato premisa të domosdoshme, të cilat duhet t’i ketë një shtet për të gjithë qytetarët e saj. Le të besojmë se e! dhe sesioni juaj shkencor “Kosova në rrjedha të shekullit XX”, do t’i shërbejë këtij synimi dhe këtij qëllimi”.
Gjithashtu, në emër të studiuesve të Kosovës, rektorit të Universitetit të Gjirokastrës Prof. dr. Gëzim Salës, iu dhurua flamuri i Republikës së Kosovës.
*
Sikur ndodh përgjithësisht në Konferencat shkencore të kësaj natyre, vendin kryesor dhe më të madh e zënë kumtesat me temë nga historia: zhvillimet e brendshme, rrethanat e kohës, të krahasuara edhe me fatet e popujve të shteteve fqinje dhe ndikimi i shteteve më të fuqishme në botë.
Të shtruara në kontekstin kronologjik, për zhvillimet e brendshme historike shqiptare flisnin kumtesat e studiuesve: mr. Elvira Shapllos (Kryengritjet e viteve 1910, ’11, ’12 dhe ndikimi i tyre në shpalljen e Pavarësisë 1912); Prof. as. dr. Gëzim Salës (Qëndrimi i shtypit të diasporës shqiptare ndaj çështjes së Kosovës në vitet 20); Prof. as. dr. Lush Culajt (Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe mbështetja në shtetin shqiptar 1918 -’20); mr. sc. Merxhan Avdylit (Kosova e demostratave të vitit 1981); dhe Prof. dr. Emin Kabashit (Lufta e UÇK-së dhe proceset historike të kombit shqiptar).
Në kumtesat e tyre ata theksuan se historia e Kosovës, në të vërtetë është historia e popullit shqiptar, madje edhe atëherë kur ajo identifikohet vetëm me disa nga vendbanimet dhe heronjtë e saj, sikur ndodh në fund të shekullit XIX, e në fillim të shekullit XX, kur fati i fshatrave të Sanxhakut të Nishit dhe fati i Kosovës morën përmasa tragjike. Kryengritjet e gjera në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore, si dhe mbetja e saj jashtë kufijve të Shqipërisë, bënë që Kosova të bëhet shenjë e veçantë në hartën e Ballkanit dhe të Evropës, si dhe referencë qendrore e shtypit kombëtar e ndërkombëtar. Kjo gjendje prodhoi kryengritës, si Isa Boletini e Azem Bejta, organizata politike, siç Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës dhe lëvizje ushtarake e politike, sikur ishin ato të gjysmës së dytë të shekullit XX.
Pas aktiviteteve shumë të fuqishme ushtarake dhe politike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, e cila pati ndikim jo vetëm kombëtar e rajonal, por edhe ndërkombëtar, kryengritjes së viteve 1908-1912, kryengritjes së armatosur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe demonstratave të vitit 1968, demonstratat e vitit 1981 paraqesin njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës. Është e kuptueshme prandaj, pse në këtë konferencë, temën e madhe të kësaj kthese historike e ligjëroi njëri prej idealistëve të kësaj periudhe dhe njëri prej pjesëmarrësve e drejtuesve të këtij procesi, mr. sc. Merxhan Avdyli. Demonstratat e vitit 1981 shënojnë ato kthesa të mëdha që kanë shënuar luftërat, kryengritjet dhe vendimet historike të pas vitit 1912. Në këtë kontekst edhe vlerësimi i tij del i karakterit historik. “Ngjarjet e vitit 1981, -tha Avdyli, -janë ndër ngjarjet më të domosdoshme historikisht, më të ! rëndësishmet politikisht dhe më domethënëset kombëtarisht, ngjarje, të cilat kanë bërë kthesë të madhe dhe vendimtare në ndërgjegjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve”.
Për më shumë se gjysmë shekulli shqiptarët, kudo që ishin, u mjaftuan me hapësirën e tyre shtetërore (Shqipëri), me lirinë e tyre të demokracisë perëndimore (Europë dhe Amerikë) dhe me “robërinë” e tyre ideologjike (Shqipëri) e politike (ish-Jugosllavi). Kjo është arsyeja pse ata u mjaftuar me institucionet e tyre kombëtare (Shqipëri), me institucionet e tyre të pakicave kombëtare (Kosovë) dhe me institucionet e tyre të vullnetit të mirë (Europë dhe Amerikë). Është dashur të lindte një organizatë jo vetëm e përkushtimit intelektual dhe refuzues, por e angazhimeve kryengritëse dhe flijuese, që të përmbysë konceptet e mendjes së vetëmjaftueshmërisë dhe mendjes së robëruar shqiptare. Po në këtë rrjedhë, Prof. dr. Emin Kabashi trajtoi proceset historike të kombit shqiptar dhe frymën që solli lufta e UÇK-së.
Është dashur të lindte një institucion, sikur ishte UÇK-ja, që ta projektonte të kaluarën si një vijimësi të pashkëputshme të Lëvizjes Kombëtare, të asaj fryme që përcaktoi parimet 500-vjeçare të programeve kombëtare dhe rrjedhojave të tyre: që nga Kuvendi i Lezhës e deri te Lidhja e Prizrenit, apo që nga Kryengritjet për pavarësi të fillimit të shekullit XX, deri te Lufta e UÇK-së. Pra, tërë ky proces i gjatë kishte edhe referencat e tij historike: luftën e Skënderbeut, - si kryengritje nacionale e si reflektim në procesin e civilizimit europian të kohës dhe luftën e UÇK-së, në fund të shekullit XX, që reflektoi përmasën universale të lirisë dhe trokitjen e saj në ndërgjegjen e diplomacisë euro-amerikane. Në këtë mënyrë ajo rindërtoi filozofinë politike të asaj tradite luftarake, e cila gërshetohej prej përbërësve themelorë të mendimit politik të Lëvizjes Kombëtare, prej pritjes që po i bëhej asaj në ! kancelaritë europiane dhe prej përkrahjes historike që kishte marrë dikur, e priste të merrte edhe më tej nga diplomacia amerikane.
Kishin të drejtë.
Themeluesit dhe bartësit e saj kishin mësuar prej historisë, se në fillim të shekullit XX politika dhe diplomacia amerikane e drejtuar nga Presidenti Wilson, duke mbrojtur Lëvizjen kryengritëse antiosmane dhe duke përkrahur Lëvizjen Kombëtare proeuropiane, me votën e tij kishte ndihmuar popullin shqiptar për të shpëtuar nga rreziku që i vinte nga fqinjët. Prandaj, ata besonin se dora e fuqishme e Amerikës që në fillim të shekullit XX rrezatonte parimet e demokracisë universale, në fund të këtij shekulli do të dilte me përkushtimin e fjalës edhe të forcës, në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë edhe të popullit të Kosovës.
Gjatë tërë shekullit të kaluar, këto përpjekje mbinjerëzore kaluan nëpër periudha të rënda shpeshherë edhe të vetmisë së madhe. Por dy skajet e shekullit u përshkuan me dy pikëtakime me peshë të jashtëzakonshme. Prej presidentit Wilson në fillim të shekullit XX e deri tek presidenti Bill Clinton në fund të tij, përpjekjet për lirinë e trojeve shqiptare nuk reshtën asnjëherë.
Të para në këtë sfond, zhvillimet historike në Kosovë janë përcjellë dhe janë diktuar kur më shumë e kur më pak edhe nga ndikimet e jashtme, të shteteve fqinje dhe të qeverive botërore. Kjo është arsyeja pse disa nga studiuesit, në kumtesat e tyre sollën të dhëna të reja arkivore, burime të tjera historike apo analiza të rëndësishme për qëndrimin e kancelarive ndërkombëtare ndaj Lëvizjes Kombëtare në Kosovë.
E kësaj natyre ishte kumtesa e Prof. asoc. Abaz Mullai, (Politika e Rusisë ndaj territoreve shqiptare deri në fund të shekullit XIX), me të cilën autori ynë solli një analizë thelbësore të politikës ruse ndaj çështjes ballkanike në përgjithësi dhe ndaj çështjes shqiptare në veçanti; kumtesa e dr. Shyqyri Hysit (Platforma për “Serbinë e Madhe” dhe elaboratet antishqiptare serbe), me të cilën ai u bënte kritikë qarqeve politike, akademike, kulturore, arsimore dhe madje religjioze serbe, si dhe Programeve të tyre gjatë dy shekujve të fundit, duke u ndalur në mënyrë të veçantë te Naçertanja e Garashaninit (1844); Programi i Vasa Çubriloviqit “Dëbimi i arnautëve” (1937); Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave (1986) etj; kumtesa e prof. as. dr. Bektash Mema (Çështja e Kosovës në konferencat ndërkombëtare), ku sillte një sintezë analitike të diskutimit të çështjes së Kosovës në forumet ndërkombëtare, në të ci! lat në të vërtetë u përcaktua fati i popullit shqiptar dhe veçanërisht fati i Kosovës; si dhe kumtesa e mr. sc. Sylë Ukshinit (Bashkimi Europian dhe Kosova), me të cilën ai arrinte në një përfundim thelbësor: “Kosova u bë katalizator i zhvillimit të politikës së jashtme europiane dhe i kornizimit të identitetit politik europian. (...) Aty u dëshmua vendosmëria europiane për integrimet postnacionale”. Më shumë se njëqind vjet pasi Jeronim de Rada, në esenë historike të tij Shqipëria përballë Europës, i bënte një kritikë të fuqishme Europës së Kongresit të Berlinit, studiuesi ynë Sylë Ukshini këtu gjen rastin të vlerësojë Europën e sotme për vendin që ia ka caktuar Kosovës në strukturën e ardhshme të saj.
*
Epika historike është një prej gjinive e llojeve letrare, e cila e ka përcjellë nëpër shekuj dhe sot vazhdon ta ndriçojë një traditë të pasur dhe të lashtë të marrëdhënieve të shqiptarëve me fqinjët. Studiuesit Prof. dr. Gëzim Rredhi (Aspekte të mbijetesës kosovare në epikën historike 1978-1999) dhe Prof. dr. Zymer Neziri (Kënga epike dhe lufta çlirimtare e popullit shqiptar në Kosovë gjatë periudhës së robërisë serbe 1912-1999), e kanë trajtuar këtë komunikim mes poetit popullor dhe historisë, në përmasa mjaft të gjera dhe të veçanta. Sikur e kanë vënë re studiuesit e letërsisë popullore, këtë përvojë të kohës homerike, ashtu sikur edhe bardët europianë të Rilindjes Europiane, këngëtarët tanë të epikës e kanë përcjellë brez pas brezi, e kanë bartur betejë pas beteje, jo vetëm të periudhës parasllave e paraosmane, por edhe të Epokës së Skënderbeut, tç Pashallaqeve shqiptare, të betejës së Oso Kuk?! ?s, të rikthimit të sllavëve në fillim të shekullit XX, të Lëvizjes kaçake, të fundit të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së UÇK-së.
Legjendat thonë se, pas vdekjes së Skënderbeut vashat shqiptare mblidheshin në mbrëmje dhe i këndonin trimërisë dhe lavdisë së tij, se Bonaparti e merrte me vete veprën e Macphersonit në betejat e tij, se Oso Kuka ka ndezur Kullën e barotit duke kënduar, se Isa Boletini e Shaban Polluzha sa herë ktheheshin pranë oxhakut, dëgjonin një këngë të re për vete, se Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin vrarë nga policia serbe me këngë në gojë, se Adem Jashari u ka thënë në shtëpi: kur ta kem ndalur këngën duhet të kuptohet se jam vrarë, se ndër beteja Mujë Krasniqi në njërën anë mbante armën e në anën tjetër çiftelinë etj. Në këtë mënyrë dhe në këtë proces, kënga epike shqiptare, është bërë pjesë e historisë dhe vetë historia: koha, hapësira, përmbajtja, heronjtë. Bota krijuese e bardëve të këtyre këngëve, është shumë e pasur, disa prej të cilëve marrin pjesë drejtpërsëdrejti në ngjarjet historike. Pra, nuk ! janë këngëtarët vetëm ushtarë që këndojnë për t’u frymëzuar dhe për të frymëzuar të tjerët, as vetëm këngëtarë të verbër që mbledhin faktet dhe i bashkojnë në një tekst epik prej qindra vargjesh, as vetëm vajza që përcjellin mallin për të kaluarën e lavdishme të Skënderbeut, por edhe këngëtarë që merrnin pjesë në beteja: Bala, ai që bëri këto këngë qe një ushtar i madh - Gavrill Dara i Riu, (Epoka e Skënderbeut); Sali Uglla i Sanxhakut të Pazarit (luftërat e betejat shqiptaro-malazeze të epokës së Lidhjes së Prizrenit); Metë Rrustemi - Nilaj (periudha e kryengritjeve antiosmane në Kosovë 1908-1912); Sefer Beçuku (kryengritjet antijugosllave të Luftës së Dytë Botërore), Mujë Krasniqi (betejat e UÇK-së) etj.
Një vend si Shqipëria në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, e cila ka kaluar nëpër situata shumë të vështira dhe periudha të gjata dhune, konflikti e lufte, është e kuptueshme, të ketë prodhuar dhe madje të vazhdojë të prodhojë një epos kaq të pasur, brenda të cilit, bardët e eposit kanë ruajtur kujtesën dhe vlerat më të çmuara historike, materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar. Ndoshta, mu për faktin se ata ishin pjesëmarrës të këtyre ngjarjeve historike, në këngët e tyre ka kaq shumë përjetime të brendshme, po edhe shije estetike edhe semantike të ndërtimit e të rindërtimit të jashtëzakonshëm të figurave dhe ngjarjeve historike, apo edhe këtu vazhdon natyrshëm tradita mijëvjeçare e famës së eposeve dhe bardëve të tyre të njohur: Homeri, Virgjili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Balzaku, Tolstoi, Dostojevski, De Rada, Fishta etj.
*
Në dy kumtesat e tyre, Prof. dr. Agim Vinca dhe Prof. as. dr. Roland Zisi, merren me zhvillimin e letërsisë shqipe në Kosovë. E sintetizuar si zhvillim i brendshëm (gjini dhe lloj) dhe si sintezë historike (diakroni, sinkroni), letërsia shqipe u trajtua si vlerë e përgjithshme historike dhe estetike e letërsisë shqipe, por që në rrethana të caktuara historike, politike dhe hapësinore, në të cilat u zhvillua, ajo mori disa veçanti, të cilat e bëjnë të dallohet nga letërsia e përgjithshme shqiptare. Në kontekstin historik letërsia shqipe e shekullit XX, në Kosovë ka pasur bardët dhe institucionet e saj letrare e shkencore, të cilave fillimisht iu ka prirë Esad Mekuli dhe revista letrare “Jeta e re”. Rreth kësaj reviste dhe botimeve të tjera të “Rilindjes”, janë mbledhur një numër i madh krijuesish letrarë, prej të cilëve sigurisht do veçuar, poetët, prozatorët, dramaturgët dhe kritikët e letërsisë: Esad Mekuli, Adem Dema! çi, Ramiz Kelmendi, Enver Gjerqeku, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Anton Pashku, Rrahman Dedaj, Murat Isaku, Ali Podrimja, Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Agim Vinca, Sabri Hamiti, Jusuf Gërvalla, Bajram Krasniqi, Emin Kabashi, Beqir Musliu, Mehmet Kraja etj.
Në këtë konferencë studiuesit tanë theksuan prirjet dogmatike, të cilat e përcollën mendimin letrar dhe kritik në Shqipëri, si dhe pengesat për të shquar shenjat nacionale në letërsinë e Kosovës, pavarësisht prej mundësive për të mbajtur qëndrim pluralist ndaj vlerave estetike të saj. Mbase kjo është arsyeja pse në Kosovë janë zhvilluar të gjitha gjinitë letrare, madje sikur ka theksuar kritika letrare shqipe sot: poezia më me sukses se proza (Elsie), drama në përmasa modeste, kritika më shumë se historia e letërsisë etj.
Zhvillimet historike, politike, kulturore e gjuhësore në Kosovë gjatë shekullit XX kanë pasur edhe bartësit e tyre. Është e kuptueshme prandaj, pse edhe kumtesat e paraqitura në këtë konferencë përshkoheshin prej bartësve të kryengritjeve e betejave, kthesave të mëdha, vendimeve historike, flijimeve të mëdha, projekteve kombëtare, vetëdijes historike të bartësve të zhvillimeve kulturore e shkencore, vetëdijes kritike mbi gjendjen në botën shqiptare dhe perspektivës së saj etj. Në këtë rrjedhë, kumtesat e kësaj konference identifikonin edhe personalitetet, të cilët paraqesin nyjat historike, politike, kulturore e shkencore në historinë e Kosovës: Isa Boletini, Shaban Polluzha, Hasan Prishtina, Bedri Pejani, Esad Mekuli, Adem Demaçi, Idriz Ajeti, Rexhep Qosja, Fehmi Agani, Ukshin Hoti, Hydajet Hyseni, Ibrahim Rugova, Jakup Krasniqi etj.
Studimi i Prof. as. dr. Artur Lamajt, merrej me konceptet politike të njërit prej personaliteteve që ka kulmuar ligjërimin politik të gjysmës së dytë të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI: Rexhep Qosjes. Biografia e tij jetësore dhe intelektuale e ka pasuruar lëvizjen mendore, kulturore, politike dhe historike. Gjatë kësaj periudha prej rreth gjysmë shekulli Rexhep Qosja është shquar në mënyrë të veçantë me përpjekjet e tij integraliste në fushë të mendimit shkencor dhe për etikën e fjalës e të mendimit në kulturën shqiptare, në kohën kur ajo ndahej për shkaqe politike, ideologjike dhe ‘parimore’. Në vitet ’70 ai është shquar për përpjekjen e tij që kulturën shqiptare ta paraqes si pjesë integrale dhe të natyrshme të kulturës europiane, sado kjo përpjekje e ka vënë në konflikt me regjimin e ideologjizuar të institucioneve politike dhe shkencore të Tiranës; në vitet ’80, ai e ka mbrojtur me këmbëngulje t! ërësinë nacionale të kulturës, letërsisë dhe historisë kombëtare, si dhe përbërësit evropianë të qytetërimit shqiptar, sado kjo e ka vënë në konflikt me institucionet politike dhe shkencore të Beogradit; ndërsa, pas demonstratave të vitit ’81 ai u bë pjesë e lëvizjes së madhe kombëtare në mbrojtjen politike, fizike dhe qytetare të popullatës shqiptare në Kosovë nga gjenocidi i politikës së Beogradit, duke u bërë edhe bardi moral e intelektual i saj. Në dekadën e fundit, kur zëra të caktuar filluan të shquajnë karakterin krahinor (të kulturës shqiptare), dialektor (të gjuhës shqipe) dhe përdallues (të religjionit të shqiptarëve), duke e shquar njërin më shumë se tjetrin dhe madje njërin kundër tjetrit, Rexhep Qosja mbrojti me guximin e tij intelektual pasurinë universale të qytetërimit shqiptar, pa dalluar prejardhjen perëndimore apo lindore të tij.
*
Toponimia është njëra prej shenjave më të dalluara të publicistikës, historisë dhe politikës serbe, me të cilën ajo përpiqet të mbrojë të drejtën e saj historike mbi Kosovën. Kjo është arsyeja pse në këtë konferencë shkencore kjo temë u bë objekt referimi dhe diskutimi kritik. Prej Periudhës së Lidhjes së Prizrenit e deri në fund të shekullit XX, pushtetet serbe të përkrahura edhe nga institucionet akademike, shkencore, kulturore dhe madje religjioze, në hapësirën etnike shqiptare kanë kryer dy misione paralele: dëbimin e shqiptarëve dhe ndërrimin e emërvendeve e kolonizimin e tyre me serbë të ardhur nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Kroacia etj. Kjo është arsyeja pse reagimet e popullatës shqiptare nuk kanë munguar asnjëherë, ndërsa përpjekjet për të mbrojtur vlerat materiale dhe shpirtërore, e kjo do të thotë edhe toponimet dhe antroponimet shqiptare, nga studiuesit shqiptarë, janë bërë në mënyrë të veçantë pas ! vitit 1981, kur përmasa e ndalimit të përdorimit të toponimeve dhe antroponimeve shqiptare pati marrë përmasat e një gjenocidi kulturor. Dhe kjo është arsyeja pse menjëherë pas përfundimit të Luftës (1999), në Kosovë qe formuar Këshilli për Standardizimin e Emërvendeve të Kosovës.
Në përmasat e mundësive që jep një konferencë shkencore, kumtesat e studiuesve që morën pjesë, paraqesin një pasqyrë mjaft të plotë të pasurisë materiale e shpirtërore të Kosovës dhe popullit të saj. Historia e kësaj hapësire etnike shqiptare, sigurisht është edhe më e pasur dhe mundësitë për të sjellë vlera të reja historike dhe bashkëkohore të saj ende nuk janë ezauruar. Esenca e kësaj konference qëndron në faktin se Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, për të dytën herë brenda dekadës së fundit, po iu përgjigjet vendimeve historike të popullit të Kosovës, ashtu siç do të duhej t’iu përgjigjeshin këtyre vendimeve edhe institucionet tona shkencore e arsimore: në mënyrë akademike.
(Ky tekst është porositur për parathënie të vëllimit të kumtesave të konferencës shkencore “Kosova në rrjedhat e shekullit XX”, Universiteti “Eqrem Çabej”, Gjirokastër)
 
Prishtinë, më 14 prill 2008 Prof. as. dr. Begzad Baliu

 
 Tentativë vetëvrasjeje e Kosovës
[Gazeta Shqiptare, 27.10.2006]
 
Nga Bashkim Kopliku

 
I gjithë populli shqiptar, e gjithë Kosova, pret vendimin e çlirimtarëve të saj, Perëndimit antikomunist, që ta bëjë të pavarur.  E pikërisht në këtë kohë delikate, liderët e saj presin me nderime pasuesin besnik të enverizmit, pikërisht të njeriut dhe të ideologjisë që mbajti Kosovën nën zgjedhën Serbe, që nga 1945 e deri në 1999-ën.  Shpesh kemi bërë veprime vetëvrasëse gjatë historisë, po kjo e fundit ia kalon edhe Haxhi Qamilit: pritja e Ramiz Alisë, kryetarit të fundit të shtetit komunist shqiptar, “me të gjitha atributet e një kreu shteti”, “nga të gjithë krerët e institucioneve në Kosovë, si dhe liderët e partive politike”, “makina të blinduara i janë vënë në gatishmëri për ta sjellë në Prishtinë”!!!  Mjerim!  A do të votojnë perëndimorët për një Kosovë të pavarur, që tregon këtë dashuri për komunizmin, kur Amerika dhe Evropa na dërgojnë mesazhe për dënimin e tij?
Nuk po bëjnë një pritje të një kushëriri nga Shqipëria, ata në Kosovë, gjë që do të ishte normale, por po presin pasuesin më besnik dhe konsekuent të Enver Hoxhës, dhe e presin pikërisht sepse është i tillë!  Po të ishte para vitit 1990, do t’i justifikonim kosovarët, siç dhe kemi bërë: nuk e dinin të shkretët sesa gjakatar e i poshtër ka qenë enverizmi.  Por tani jo, se ka 15 vjet që ata duhet ta kishin mësuar të vërtetën, e nëse nuk e kanë mësuar, faji është i tyre, dhe vetëm i tyre.  E nuk është vetëm kjo në Prishtinë, apo ajo në Ferizaj, demonstrimi i vetëm enverist, ka edhe të tjera, në qytete të tjera.
Kemi ndjekur, deri dje, me simpati luftën heroike kundër pushtuesit serb, të kryeministrit të sotëm Agim Çeku, e me radhë të gjithë atyre që pritën kryekomunistit nga Shqipëria, të “Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, liderit të ORA-s, Veton Surroi, kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj” etj.  Por tani që morëm vesh për pritjen e ngrohtë të kryekomunistit, fillojmë të rimendojmë?!
Mendimi i keq “më i lehtë” që na vjen në mend, është sa vijon.  A mos kanë marrë për së koti, dhe kujtojnë se kanë kapur qiellin me dorë, këta liderët aktualë të Kosovës?  A mos kujtojnë se përnjëmend e çliruan ata vetë Kosovën, dhe tani mund të bëjnë ç’të duan me të, edhe të presin e të përcjellin shokët e ideve vrastare komuniste të Millosheviçit? 
Sa për t’i çfryrë, se mbase i sjellë në vete, po ju themi se po të ishte për ata, Kosova sot do të ishte nën thundrën e Millosheviçit, se kosovarët do të ishin një popull pa shtëpi e pa katandi, duke u sjellur nëpër botë në shtegtim pa vendin e tyre.  Në Prishtinë, e në gjithë Kosovën nuk do të kishte këmbë shqiptari, e në shtëpitë e tyre do të kishte sot vetëm romë e serbë.  Ata e panë veten të përzënë, mbi 1 milionë shqiptarë, në dyert e Shqipërisë e Maqedonisë.  E Kosovën, ua ktheu Amerika, NATO, Perëndimi, Antikomunizmi, e jo ata që sot po mirëpresin kryekomunistin shqiptar.  Kosova do të bëhet e pavarur në saj të Perëndimit antikomunist, e jo në saj të komunistëve kosovarë, apo dhe shqiptarë.
Mendimi i keq “shumë i rëndë” që na vjen ndër mend, është sa vijon.  A mos ka një tradhëti të tmerrshme, të paguar nga klanet serbe, që po e merr kalanë e Kosovës nga brenda?  A mos ka një agjenturë të stërholluar që vepron në Kosovë, në majat e lidershipit të saj, që po i fut minat pavarësisë së Kosovës?  Nuk lufton perëndimi për një shtet komunist: ta heqin mendje të gjithë, nuk është kaq naiv e kaq pa respekt për mijëra djem e vajza perëndimore, që kanë dhënë jetën kundër tij, që nga lufta e Koresë, e Vjetnamit, e sa e sa vende të tjera.
Lidershipi i Kosovës duhet riparë, mbase duhet ribërë!  Të bëjnë kujdes kosovarët patriotë, që mos ta lënë Kosovën të shkojë në atë pozicion, që pastaj të thonë: na tradhtoi “Evropa kurvë”, se “na ishim burra të mirë”, kur vetë e kemi fajin, vetë e kemi lënë kurvërinë të bëhet sheshit në mes të Prishtinës.
Bashkim Kopliku
10.10.2006
 
 
At Zef Pllumi: Ulkonja dhe bijt e vet
E premte, 02-05-2008, 08:19pm (GMT+1)


At Zef Pllumi
Fragmente nga libri ''Rrno vetëm për me tregue''
Fq. 125
ULKONJA DHE BIJT E VET


Shoh se Paulinin po e zbrisnin shkallve. Ai trup i gjatë dymetrosh ishte kërrusë dyfish. Mezi gjimonte. Nuk e lidhën aty në hamamxhik por e nxuerën n’oborr, diku afër murit, në kambë, i hodhen nji batanije në krye si të gjithë tjerëve që mos ta njifshin shoqishojnë. Roja me automatik në dorë sillej andej e këndej nëpër oborr. Mandej u ndrruen rojet që i dorëzojshin njani-tjetrit në prani të kapterave inventarin njerëzor: pesë në këmbë, gjashtë palmuç, nji tjetër të lidhun në mur, në shkallë apo në trumë. Më shkundën edhe mue në atë pjeshkë. Mbas asaj zhurme që shkaktoi ndrrimi i rojeve u ba nji qetësi e cingrimtë, ku ndigjoheshin zanet e mbytuna të pshertimave. Nuk mund thom nji orë, mbasi un në atë gjendje qëishem kishem humbë edhe nocionin e matjes së kohës, nuk jam i sigurtë nëse e numroshem me shekuj apo me kilometër a me milje, por mbas do kohe u ndie nji brimë e çmendun: Ndal! Ndal! Dhe nji e shtime breshnije automatiku. N’ate çast filloi nji stuhi e vertete zhurmash të ndryshme. Nga të gjitha anët e ndertesës e oborrit turreshin njerëz me armë e fenerë dritash. Brima, të shame e ulurima. Urdhna. Un ishem i varun aty në pjeshkë, n’atë pozicion që e shumta e skenës zhvillohej mbrapa meje. Ata që kishem para ishin palmuç porsi thasë. Nuk mujta me kuptue mire cka flitej për vdekje apo plagosje në kambë. Me çka pash në terr, sepse dritë elektrike nuk kishte, pa fenerë vajgurit bajtën nji njeri per kambësh e për krahësh dhe e derguen per nuk dij se ku. Mandej i muerën të gjithë ata që ishin drejt në kambë, mbulue me batanije. Disa i ngjitën nalt, disa poshtë. U erdhi radha atyne 4-5 vetve që ishin palmuç para meje, nji nga nji i zhdukën. Mbeta për pak minuta un i vetem i varun. Por më muerën dhe më shtinë në nji dhomë aty poshtë ku mund ishim nga gjashtë nejrëz, palmuç nën batanije. Dhoma nuk kishte dritare. Nji fener vajguri kishte tymosë aq shumë sa gadi m’u xu fryma: pamvarsisht dhimbjeve si i varun, ishem kenë pothuej ma shnëdosh atje jashtë në cingrimë Të gjithë ishin të shtrimë palmuc e mbulue me batanije lecka, pervec meje që më urdhnuen me ndejë në kambë. Në të vërtetë edhe ata që ishin pertkë ishin shumë ngusht. Mbas pak kohe erdhi kapteri e më dergoi persri në hetuesi te ai oficeri i naltë. Ishte i terbuem nga operacioni që kishte drejtue pak minuta para. Çfryni kundra meje me shputa, grushta, kërcnime e të shame: „Asnji nga ju qelbanikët nuk do mbetet i gjall”! – Mandej thirri kapterin. Ai më muer, më zbriti per shkallësh. Kur mbrrijtem n’atë dhomën që ishim, i largoi ata njerzit palmuç porsi thasë në mjedis të dhomes; me nji çels hapi nji dry: ishte nji kapanxhë drrasash. E çoi kapakun dhe ashtu të lidhun më hodhi mbrendë. Ishte nji podrum i naltë sa me nxanë nji njeri në kambë. Krejt terr. Kur e mbylli kapanxhen, u solla ashtu në terr tue prekë me duer para. Nuk ishte aq i madh. M’u duk se dikund ndesha në nji gomë automobili o diçka të tillë. Mandej ndesha në nji gjasen si thes. Ishte kenë njeri dhe më foli:
- Kush je?
- Jam un fra Zef Pllumi – iu pergjegja – Po ti që kur gjindesh këtu?
- Jam N.N. Më kanë pru kot, krejt kot. Me emnin tim gjindet dhe nji tjetër burrë në Mirditë, por ai asht i arratisun në mal dhe flitet se ka vra X oficer partizan. Mbasi kemi të njajtin emen më kanë kapë mue për të. Ka ma shumë se dy javë që jam këtu nën tokë. Puna asht se na kena të njajtin emen, por nuk jemi në të njajtin katund. Ndersa këta thonë se „të gjithë mirditorët thirren me tre emna, e kështu mendoni ju se do të na e hidhni neve”.
U ula aty në batanijet që kishte. Më tha se ishte i mbushun në morra. Kapanxha hapej vetem nji herë në ditë për të dhanë racionin e bukës e shpesh nji tas ujë. Për nevojë i kishin thanë: „bëje aty“. Më tha se aty ishte nji si gomë makine dhe se ulej aty mbi të. Më pveti se c’ditë ishte, mbasi ai aty tue mos pa dritë kurr me sy, nuk përcaktonte se kur mbaron nji ditë e kur fillon nji tjeter. Më tha se ishte arrestue në muejin gusht, se kishte kalue atje nalt tre muej torturash ma të tmerrshmet. Më kallxoi se mbasi e kishin torturue për shumë ditë tue i lidhë korentin ndër veshë, atëherë ai hetuesi ia kishte lidhë telat edhe në organet e ulëta të trupit. E ku me të sjellun të manovelës ai kishte provue ato therje të cuditshme që e bajshin me u hjedhë përpjetë e me u përplasë përtokë¸ai kishte cue duert nalt për me folë dhe u kishte thanë: “Or burra, tash sa dit” që keta tela m’i keni ba provë në krye. Po si mendoni ju se kur nuk din gja kryet po din gja b…?” Qysh atëherë ata e kishin lanë të qetë nga torturat tjera por e kishin heshë për së gjalli n’at varr të qelbtë ku jetonte tash. Ai mendonte se ishte tash dy javë, tue e llogaritë me buk’ që e kishin hjedhë aty me 15 Nandor, e kështu i takonte që t’ishte aty prej ma shumë se nji mueji. E kishte marrë malli me folë e nuk pushonte. Un kishem gjumë dhe i kerkva të falun. Ai me dashamiresinë ma të madhe më vuni bri vedit. Dhoma ose varri ishte shumë i ngrohtë. Fjeta. Për ku ishem fjeta mirë. Nocionin e kohës e kishem bjerrë tashma edhe un, prandej mund thom se fjeta gjatë por edhe në gjumë i ndjejshem dhimbjet e trupit të derrmuem prej varjes e të rrahunave.
Kur erdhën e më nxuerën, un ishem në kulmin e bisedimeve me atë malok aq të mendshem e praktik. Kishem mësue prej tij gjakftohtësinë edhe në vuejtjet e pabesueshme. Jeta na ndau përgjithmonë, por kujtimi më mbet i pashlyem. Ai oficeri i naltë bukurosh u tregue shumë i shqetsuem për gabimin e kapterave që më kishin shti me pushue n’atë varrin e X-it. E kishte humbë durimin e mbas disa ushtrimeve të boksit mbi trupin tim hapi defterin ose „dokumentat“ sic i thirrte ai, për nji akuzë absurde. Më tha se Kleri Katolik ishte ma obskurantisti i shekujve dhe kishte djegë gjallë Galileo Galilein e Xhordano Brunon. M’u kërkue llogari për kryqzatat e inkuizicionin. Un iu përgjegja se nuk ishem as Pier L’Eremite, as Torquemada, bile nuk kishem të baj fare me ta, un ishem për dashuninë me të gjithë njerzit, ishem nji bir i padenjë i Franceskut që ka moto Pax et bonum. Kje nji gabim fatal. M’u turr si i terbuem:
- Me dashtë armikun? Po ky është diversioni më i madh i shekujve. Mejtoni se i ha këto profka proletariati?! Neve e kemi luftën e klasave që do ta rregullojë njerzimin dhe do vërë drejtësinë mbi njerzit e jo gënjeshtrat tuaja.
Mandej nxori prej sirtarit nji bllok shënimesh, format mesatar.
- E njeh ti këtë?
- E njoh. Asht nji lloj ditari që mbajshem.
- Ç’ke shkruar apo ç’ke katranosur këtu?
- Disa mendime të mija.
- Mejtime? Po cfarë mejtimesh se? Ti je mishërimi i reaksionit borgjez. Dhe ne do t’ia këpusim kokën borgjezisë. E do ta këpusim edhe ty. Ja ç’ke shkrojtur:…
Dhe mbasi e lexoi tha me terbim:
- Pse gjerman na konsideron ti neve? Më ti se fashistat jemi ne, kështu thua ti? Fol!
- Un e kam shkrue ket kur ju pushkatuet 10 burra prej familjes së dajave të mij vetëm për raprezalje: Mue nuk më duket e drejtë që të pushkatohen 10 për nji.
- Po a mejton ti se ai një ishte Babë Rexha. E din ti se kush ishte Babë Rexha?
- Kushdo që t’ishte, zakonet shqiptare i lajnë burrat gjak për gjak dhe nuk kemi nevojë të veprojmë sipas ligjeve të luftës që kishin vu gjermanët. Kjo nuk ishte logjikë.
- Ti do të na mësosh neve logjikën? Ti…ti – dhe nuk u përmbajt ma, por veproi simbas logjikës partizane. Kur u lodh tue më rrahë, atëherë thirri kapterin dhe e urdhënoi që të më varte në pjeshkë.
Oborri ishte vu persri në veprim. Ndersa po më varshin kqyra në se po i shof kund ato njollat e gjakut. Paulinin nuk e pashë ma kurr. As atë burrin lidhë në trumë bishtshkurtë. Dita dhe nata ishin shumë të ftohta. Nji firifickë e hollë ma merrte shpirtin. Por tjera tortura filluen mbrenda meje: mendimet. Mendimet gjithfarësh, njani ma zi se tjetri. Ai burri atje poshtë në varr më pati tregue: „Nder biruca të Lezhës, kisha ndejë gadi nji muej me nji frat, i cili na fillonte uratët e rruzaren: sa burrë i mirë që ishte, na mësote e na këshillote. Por mbas disa kohe që më prunë këtu në Shkodër, baj be se e kam pa të veshun ushtarak dhe kur un e kqyra me cudi ai m’u zhduk.“ Për tregimin e malsorit nuk kishem kurrfarë dyshimi; ishte i saktë, por m’u lodhte mendja tue pvetë: kush mund ketë kenë ai? A thue mund t’ishte ndonji prej shkove të mij? Cili? Për nji ishim të sigurtë se ishte Juda, por kishim dyshime edhe për të tjerë. Na kishim jo vetëm dyshime, por edhe fakte ndoshta për ma shumë se nji. Mendime të pafundme. A thue ndonji oficer ose nënoficer mund të ketë luejtë pjesën e fratit? Problem me shumë të panjohura, por që më mundonte aq. Ku ishin gjithë ata freten profesora e superjora të mij që nuk shifshem asnjanin prej tyne? Apo ndoshta ishte ndonjani prej këtyne të lidhun palmuç këtu para meje e të mbuluem me batanije?... Edhe pse trupi ishte mpi krejtësisht, për çudi truni vazhdonte veprimet e veta në rregull apo jo? Kush e di?...
Në nji moment të caktuem, ndjeva cizmet e lustrueme të oficerit (N.K.) tue ngjitë shkallët e hymjes. Trupi filloi të më dridhej në nji mënyrë të cuditshme, nji të dridhun frige. Mbas shkrepjes së çizmeve do të vinte tortura me korent. Normalisht ishte krejt e pamundun që të ndigjoheshin ngjitjet dhe zbritjet e atyne shkallëve që ishin në të hymen kryesore të shpisë: ishin shumë larg. Mandej po t’ishte ashtu pse nuk ndigjoheshin kur hypshin dhe zdrypshin tjerë oficerë e kaptera, por vetëm ato të oficerit bukurosh. M’u avit e më tha: „Kërcllin dhëmbët? Aty të ngordhësh!“
Pak ma vonë nuk m’erdh fare çudi kur erdhi kapteri, më hoqi nga pjeshka e më shoqnoi atje nalt në zyrë. Dridhjet vazhdojshin. Ato çizme të lustrueme.
„Qumshtin e mëmës! Ne nuk lodhemi, jemi pranë zjarrit, nuk dridhemi si ti. Eshtë më mirë të flasësh, se do të vuash më pak. Këtu nuk ka burra, që nuk i përulim. Këtu jemi e me gjithfarë mjetesh. Fol!”
Ndersa ai fliste m’u përfytyronte shkrimi në WC „Un Dom Vlash Muçaj, sot më 22 korrik …”, takimi atje nalt në zyrë kur At Pali më tha: “dorëzoji, e shef si jam”, Paulini i gjatë…, Guljemi në raft…, ai mirditori në vorr...O Zot më shpëto!
Atë c’ka kishem ma tepër frigë, atë ma suell: aparatin e vjetër telefonik. Dridhjet që kishin fillue para nji ore n’oborr u shndrruen në dhimbje tjera, të padurueshme, të tmerrshme. O Zot, pse më lshove doret? Miliona gjylpana therse... Përplasje në dysheme. Përplasje. Atëherë nuk munda të rezistoj ma gjatë. Çova duert e lidhuna nalt si sheje se doja me folë. M’i hoqen telat prej veshve, tue më qeshë me nji gaz pëbuzës. Më lanë me pushue pak, mandej: fol!
- Shikjo, - thashë un – ju shkrueni cka të doni dhe un firmosi…
- E dimë, - tha – që do të firmosësh si gjithë të tjerët ose me lanë shpirtin. Por na trego ne këtu ato lidhjet që ke ti.
- Po cfarë lidhjesh, kur nuk kam lidhje me kurrkend?
- Mos u shtir si naiv. Aty reaksionarët që janë me pushkë në dorë ndër male kush I drejton? Juve, ju kleri katolik.
- Po, un nuk jam kleri katoli, por nji zog i tyne.
- Nji zog shumë i rrezikshëm, që jep urdhëra të vriten njerëzit tanë. Ja dokumenti, ja letra e shkruar me dorën tënde, fashist i qelbur. Dëgjo! Dhe lexoi: „Për veprime tradhtare që ke ba tuj u shërbye anmiqve të fesë e Atdheut shpërblimi asht ky: Plumbi“. Kjo letër është gjetur mbi kufomën e një njeriut tonë të vrarë prej reaksionit me vulën tënde.Ç’thua?
- Kjo nuk kerkon nji dije të madhe – i fola un – Mjafton t’i krahasoni shkrimet e mia që i keni këtu, me këtë shkrim gërmë për gërmë. Të lutem avite ta shoh, konfrontoi gërmat.
- Njeriu shkruan si të dojë.
- Jo nuk asht e drejtë.
Atje poshtë në rrugë u ndie nji sinjal fishkullimë. Oficeri bukurosh iu avit dritares. Hapi xhamin dhe i tha: “Prit se erdha” E kuptova që e thirrte nji vajzë.
O dashuni – thashë me vedi – vetëm ti duhet të sundosh botën. Vetëm ti mund t’i zbutish kafshët e egra.
Oficeri bukurosh e mbylli seancën e pvetjeve. Më kthyen persri te ajo pjeshkë që priste mue ose nji tjetër. I varun aty filluen mendimet. Nuk e ndjejshem aq shumë premjen që shkaktojshin litarët nën sjetulla. O Zot i madh! Kshtu e krijove ti boten?...Dhunë e dashuni? ...Dhunë e dashuni?! Po, e gjithë historia njerzore asht dhunë e dashuni! Ç’kërkon ajo vajza aty me ket kriminel sadist? Si mundet nji femen shqiptare të bajë dashuni me nji kafshë, me nji egërsi, me nji ujk që ka etje vetëm për gjak?!...Jo, ajo nuk asht njeri, ajo nuk mundet të jetë nanë. Nanë! Nanë simbol i dashunisë! Ajo femen asht ulkonjë, nji ulkonjë e zezë e untë për gjak njerzor... Jo, cdo femen shqiptare që don ta shtojë ket racë antinjerzore, meriton me u zhdukë. Kjo nuk asht dashuni, asht vetem nji instikt i ndytë. E ky instikt që synon me perjetsue krimin sadist nuk ka të drejtë me egzistue në shoqninë njerzore. Asht e poshter ajo femen shqiptare që në këto çaste, nuk flitet për çaste, por për nji periudhë kritike fatale, të paimagjinueshme në histori, nji periudhë e zezë me lot e gjamë nanash, me lot e vaj fëmijsh, me torturat ma cnjerzore për burrat, për njerzit, për shoqninë, për kombin e këto femna t’i përkdhelin këta përbindsha njerzorë, t’i dashunojnë, të shtojnë farën e tyne? Jo, jo, ky asht krimi ma i madh. Ato duhet ta bojkotojnë ket krim. Vetëm kështu i jepet fund së keqes mbi tokë. Ato duhet të jenë të ndërgjegjshme për damin e madh që po i bajnë shoqnisë njerzore e kombit shqiptar. Tue shtue këtë farë të keqe ato janë edhe ma kriminele se vetë kriminelët. Duhen zhdukë: ato për instikte shtazore të vetat degradojnë shoqninë e kombin. Për to nuk duhet me pasë mëshirë, jo. Gratë e vërteta shqiptare, e dimë nga historia se, u hodhen nga shkambi për të mos plotsue dëshirat e kqija të anmikut… ato po, shembull heroik. Ndërsa këto?...Këto!... Po sikur këto të bajshin si mendoj un c’do të ndodhte? Populli shqiptar do të shuhej: të mirët po i zhdukin këta, të kqijtë po i zhduki un. Çka mbetet? Kurrgja. Vdekje. Vdekje me nderë! E kush e din si do ta gjykojnë të tjerët. Vdekja asht vdekje: asgjasimi, kulmi i së keqes asht hici. Ndërsa jeta asht jetë, ka të mirën e të keqen. Ka shpresën: ajo me gishtin shënues të drejton kah e mira. Kanuni i ynë: „Prej të keqit lenë i miri e prej të mirit lenë i keqi”. E mira dhe e keqja. Filozofi e vjetë, besim i vjetër. Ai njeri i vjetër nuk ishte budall si mendojmë na, ai ishte filozof i vërtetë. Fajet i ka Zoti. Zoti para materjes, para nesh krijoi Engjëjt: shpirtin pa materje. Ata shpirtën i krijoi të mirë dhe gjysma e tyne u banë të kqij. Pra para materjes kje e mira dhe e keqja. Edhe mbas krijimit të materjes Zoti, si demokrat i vërtetë, e lejoi të mirën e të keqen: lejoi lirinë. Liria asht e mirë apo e keqe? Asht e mirë dhe e keqe. Dhe i Biri i Tij predikoi: „Mos i zhgulni barnat e kqija deri të vijnë të korrat. Kur të vijnë të korrat barnat e kqija hidhni në zjarr e grunin në hambar“. Hambari i njerzimit. Po hambari i njerzimit, ai i historisë, mjerisht ka ma shumë të kqij se të mirë. Njerzimi asht në rrugë të gabueme. Ai kultivon me saktësi të gjitha kafshët e gjalla e bimët e kopshtit, kultivon vetëm racat e zgjedhuna. Kultivon frytet e arave e të pemve, të gjitha racat të zgjedhuna, jo vetëm të bukura, por frytdhanse. Kultivon racat e kuajve, lopve, berreve. Edhe të derrave. Por nuk kultivon vehten. Raca njerzore duhet kultivue. Seleksionimi asht nji detyre e domosdoshme për me dashtë me shpëtue njerzimi; të gjithë të marrtë, idjotët e të smundët nuk dijn me ba kurrgja tjeter, por me shtue marrinë, idiotësinë. Njerzimi do të bahet nji xhahil handikapatësh, i cili do të përpijë gjallë njerzit e mendshëm. Shtatë lopët e liga të faraonit që përpijnë lopët e majme. Si rrjedhim duhet të neutralizohen të gjithë idjotët, të smundët e të poshtrit. Të kultivojmë racën e zgjedhun. Mirë e ka Hitleri: „Pastroje tokën prej së keqes, pastroje me zajrm“ e vrau miljona. Po mirë, vrau milojna cifutën dhe tjerë. Po kush i njofti që janë të kqij? Çifutët thonë për vedi se janë ma të mirët: popull i zgjedhun. Thonë se janë ma të mirë se gjermanët. Po, gjithkush thotë për vedi se asht ma i miri në botë, edhe na shqiptarët. Ndoshta edhe jevgjit e thonë. Kush e ka këtë të drejtë të vendosë se cili asht i miri e cili i keqi?
- O Kanuni ynë i maleve, ti je ma i urti i botës: „Prej të mirit del i keqi e prej të keqit del i miri“. Ani le të shtohet edhe kjo racë e keqe se të bijt e tyne kanë për t’i përpi. Po a kanë për të kenë të zotët bijtë e tyne? Revolucioni asht nji ulkojë që han bijt e vet... Edhe këtu ashtu do të ndodhin. Të bijt e ktyne, së paku nipat e ktyne do t’i dënojnë randë. Brezat, vitet kalojnë. Jeta gjallon. Kundra çdo anmiku jeta vazhdon ciklin e vet me të mirë e me të kqij...
Trupi aty varun në pjeshkë ishte mpi krejtësisht, ba akull, dru. Vetëm truni kishte jetën, gjallninë, bile mendonte me reformue njerzimin.
Un nuk ishem ma në ket botë. Erdhi roja e më zgjidhi nga pjeshka. Mezi lëizja kambët e ajuna. Kur mbrrita në WC nuk dijshem ç’të baj, syni më ishte ngulë aty në mur ku ishte shkrue: „Un Dom Vlash Muçaj këtu me 22 korrik piva urinën time për mos me dekë etjet“.
Jeta ban çmos për me jetue. Un thashë me vedi: „Pse?“. Roja uluriti me tërbim:
- Hej, ti atje, ç’ben? Shpejt!
Un nuk mujshem ma as shpejt, as kadalë. Erdhi e më kapi për krahu. Iu duk se po i rezistoja. Po të kishem fuqi me rezistue, edhe aty i varun në pjeshkë dojshem me jetue.
Pse?

Përkujtohet në Vlorë   Ago Agaj
 
AGO AGAJ-PATRIOT I MADH , BURRË SHTETI DHE INTELEKTUAL I SHQUAR “.
Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj vlerësoi rolin e Ago agaj
 
Nga Gëzim Llojdia

 
Klubi kulturor mbarëkombëtar "Ali Asllani" ne bashkëpunim me deputetin Z. Bujar Leskaj ne fund javë ,ne ambientet e pallatit te kulturës "Labëria" (Skele),organizuan takimin:Ago Agaj-patriot i madh , burrë shteti dhe intelektual i shquar “.Erdhën Deputetët e Vlorës Bujar Leskaj,Ardian Kollozi,Prefekti i Vlorës,Xhevahir Rexhepaj,Kryetari iq arkut Agron Sharra,Drejtori i Instituttit të Përndjekurëve politik Simon Miraka dhe kryetari i shoqatës së të përndjekurvev Tiranë Skënder Qëndro dhe Reshat Kripa.
Fjala e hapjes Sekretari i klubit  Ali Asllani.Qendro MeminajAgo agaj është do të mbetet në historin tonë si një patriot i mirë dhe i shquar që për interesat e kombit të tij vuri ne dispozicion gjithshka që kishte dijen,kulturën,pasurinë deri dhe jetën.
Deputeti i Vlorës Bujar Leskaj në kujdesin e të cilit u promovua edhe kjo veprimtari tha: Në librin ‘Lufta e Vlorës’ të shkruar nga Ago Agaj thuhet se ‘Tri herë në jetën time e kam ndjerë veten vlonjat:për shpalljen  e pavarësisë,për Luftën e Vlorës dhe më shumë për pritjen e muhaxhirëve,të cilën se kam parë më gjetkë në të gjithë fatkeqësit,që i ranë më vonë kombit tonë përsipër. Deputeti Bujar Leskaj unë ndjej detyrim që si deputet i këtij qyteti  si politikan për të vlersuar figurën e Ago agaj që në historinë tonë zë një vend të rëndësishëm.Ago agaj është një personalitet i politikës ku përfshihet veprimtaria e tij nga viti 1918-1945.Ago agaj ka një veprimtari kulturore ne kohën emërgimit të gjatë kur mërgatat priste piskamën e lirisë përtej kohës me mjegull. Ai ka edhe një veprimtari shkencore duke qenë hartues i hartës gjeologjike ne Shqipëri me austriak Ernest Novak, qëllimi i tij ishte te përpilonte hartën -gjeologjike te Shqipërisë. Nga K/Agronomm i prefektures se Gjirokastres, ku punoi deri ne vitin 1937,por me ngjarjet e  Delvines" denua me tre vjet burg. Ago shume shqiptare te tjere, shkuan vullnetarisht  per te punuar ne Mitrovice te Kosoves. Kosovaret e Mitrovices doiz perkushtimin e tij per punen dhe sidomos dashurine qe Agua kishte per Kosoven, kerkuan dhe e  bene Prefekt Mitrovices. Prefektura e Mitrovices nen/prefekturat e Podujeves, Vushtrise dhe  dhe te Pazarit te ri.Agua u perpoq dhe realizoi shqiptarizimin e administrates seKosoves. Ai mori nje grup specialistesh  shqiptare veterinere, mesues, nenpunes finance. Ai emroi Prokuror Kudret Kokoshin, Kryetar gjykate Shefqet Shkupin Komandant xhandarmerie Bajazit Boletinin (djali Isa Boletinit). Mjek shkoi Dr Ibrahim Dervishi. Ne kete menyree edhe Mitrovica ju bashkua pjeses tjeter te Kosoves.Nje dometheine në jetën e Agaj mbetet pjesmarrja  etij ne qershorin e viti 1944 ne mbledhjen e Lidhjes se dyte te Prizerenit .Ago Agaj tha deputeti B.Leskaj ka është autor librash si Lufta e Vlorës.Për të kuptuar qartësishtë historin e kombit tonë për të bërër një përkufizm të qartë të Labërisë,të kësaj krahine dhe të tjera lexoni 100 faqet  epara të Luftës së Vlorës të Ago Agaj për të kuptuar më shumë Më së shumti këmi nevojë për kujtimet e atyre që mbenë përtej detit tonë,lotët tanë janë vesa e,plagët e tyre edhe tonat,sepse ata në mish e ,gjak e kocka ishin të një fisi,të racës tonë të bukur,dhe distancat smund të jenë kufj ndarës për ne.Deputeti Bujar Leskaj tha se kjo veprimtari do të shtrihet në të ardhmen edhe ne Kosovë,ku Ago Agaj punoi si prefekt i Mitrovicës,duke u quajtur’Vlonjati që qeverisi Mitrovicën”.
“ Ago Agaj Prefekt ne Mitrovice-punuar nga studiuesi i figurave historike te Vlores- Fari Shaska ish i përvuajtur i diktaturës. Shqiptaret asnjehere nuk kane qene te administruar ne nje shtet te vetem. Te huajt i kane ndar ne vilajete dhe shtete te ndryshme, por asnjëherë shqiptaret nuk u ndan nga njeri tjetri. Shqiptaret i ruajten te përbashkëta gjuhen, flamurin, kulturën si dhe lidhjet fizike. Ne Janine, ne Prizren, ne Peje, ne Manastir, ne Vlore, të gjithe se bashku, të pa ndare.Ne Prizren ndodhet Xhamia e Sinan Pashait, ne Kanine Teqeja dhe Tyrbja e tij, te treja te shekullit te XVI, monumente kulture. Sinan Pashai sanxhakbej ne Vlore dhe Kosove, minister, kryeminister, kryeadmiral ne perandorin Osmane. Ismail Qemali, Eqrem Vlora dhe pasardhesit e tyre na thon se Ai ishte stergjyshi i tyre.
Ne Kuvendin e Vlores 1912 Kosova kishte njembedhjet mandate 1) Rexhep bej Mitrovica 2) Bedri Peja 3) Aidin Draga 4) Isa Boletini 5) Sali Gjuka 6) Mehmet Pash Kallkandeleni 7) Riza bej Jakova 8) Mitat bej Frasheri 9) Dervish Ipeku 10) Zenel Ipeku dhe 11) Qerim bej Ipeku.
Isa Boletini erdhi ne Vlore me dy dite vones, i shoqeruar nga 30 kalores, ishin shoket e tij qe kishin luftuar ne Ka~anik. Vlora ishte e tejmbushur, e mbi populluar. (;eten e Isait e strehuan ne nje bregore prane lagjes Topana, atje ishte mundesia per td strehuar edhe kuajt. Qe ne ate kohe kjo qender banimi u quajt "lagja Kaganik" td moshuarit keshtu e quajne edhe sot. Isa Boletini qendroi me gjate ne Vlore, shoqeroi Ismail beun edhe ne Evrope. Fotot e tij jane shume td publikuara dhe te njohura ne Vlore.Shpallja e Pamvarsise dhe Lufta e Vlores 1920, dy momente kulmore ne historine e Shqiperise i bene vlonjatet euforik dhe td mendojne se ne te gjitha krizat duhet te jene ata qe do zgjidhin situaten. Ky mendim ishte qe edhe levizja e Qershorit 1924 ta ket qendren ne Vlore. 15 vjet me vone nje krize tjeter.F.shaka në biografin e Ago Agaj renditi:U lind ne Smokthine te Vlores, ne 7 mars 1897, ne nje familje luftarake dhe patriotike. Shkollen fillore e kreu ne Vlore. Per shkollen e mesme shkoi ne Austri ne vitin 1909, per td larten filloi po aty per mjekesi. Ne praktiken e pare, gjate nje operacioni i ra te fiket. Shpirti i tij i but nuk mund td shihte nje njeri te coptuar. Nderroi degen dhe vazhdoi per agronomi. Pasi mori diplomen punoi nje vit ne Moldavi dhe nje vit ne" Poloni. Ne BerlinDoktraten.Ne vitin 1919 u kthye ne Vlore.Me fillimin e luftes seVlores, babai i tij Shero Emini ishte komandant i mlicise se luftes dhe Barjam Qamil Agaj komandant i getes se ullerit, Agua i ri mori pjese ne kete lufte. Punoi si agronom Vlore. "ne 1924 u bashkova me Nolin, Gurakuqin, Fishten Koculin qe pushtetin ta merrnin jugoret e jo krahu i veriut" thote  Ago Agaj. Kur u formua bataljoni i Vlores u caktua sekretar i bataljonit.Ne vitin 1926 vjen ne Shqiperi nje austriak Ernest Novak, qellimi i tij ishte te perpilonte harten -gjeologjike te Shqiperise. Dr. Novak mori si bashkepuntor dhe perkthyes nxensin e tij Ago Agaj me te cilin punoi deri ,ne 1929. Pas perfundimit te hartes ata se bashku botuan edhe liber ne gjermanisht per kete studim.NE vitin 1930 emrohet Drejtor i shkolles bujqesore Lushnje,ketet detyre e mbajti deri ne vitin 1934.Ne ate vit emerohet K/Agronomm i prefektures se Gjirokastres, ku punoi deri ne vitin 1937.Hetem Totua organizoi. Levizjen e Delvines" dhe per kete kerkoi edhe perkrahjen e Ago Agos. te cilit i ngarkoi detyren per ta pajtuar me  me familjen  e Gjolekajve te  Kucit dhe te netralizonte kushsuririn etij, deputetin Sadik Shaska. Pajtimin me Gjolekajt e realizoi, Sadikut nuk ju afiua dot. Me deshtimin e kesaj levizje, u akuzua  per mos  kallzim dhe u denua me tre vjet burg cilin e kreu ne Gjirokastres.
Ne 1 tetor 1943 zgjidbet Deputet i Vlores Vlores ne Kuvendin Kombetar, ky kuvend  ky kuvend perbehej nga trvat e Shqiprise, brenda dhe jasht kufijve te 1913, duke e quajtur Kososven pjese te Shqiprise. Ne 5 nendor 1943 Minister i Ekonomise Kombetare. Ne qershorin e viti 1944 merr pjese ne mbledhjen e Lidhjes se dytete Prizerenit   programi i te ciles ishte " Shqiperia Etnike".
 Ne fundin  e vitit 1944 largohet nga atdheu per ne Itali e Austri dhe  ne Egjipt ku jetoi per gadi 20 vjet. Ketu jetonte edhe kundershtari politik i tij Mbreti Zog me te cilin u afrua dhe dhe zgjidhen cdo mosmarveshje. Nga Egjipti Agua ne vitin 1966  shkoi ne Amerike, jetoi per nje kohe ne Detroit,
  Ku shfrytezoi bibloteken e Teqes se Detroitit.Me von Ago Agaj ne Florida ku kaloi vitet e fundit te jetes se tij. Vdiq (Florida) ne 24 dhjetor 1994.Ago Agaj kur jetonte ne Egjipt, krahas p agronom shkroi shume artikuj ne gazetat e aiermjet tyre artikujt "Si e njoha Xhafer Deven", per te alin shpreh konsideratat me te larta, per punen e tij per beshkimin e trevave shqiptare. Per Rexhep Mitrovicen, _Uafer Deven dhe per vete thote: "Shpresonim fu benim balle dy te keqijave: komunizmit dhe sllavizmit" Ne kete kohe perpunoi edhe kujtimet e tij te cilat i permblodhi ne librat "Milloshi Heroi Kosoves" Legjende e mbledhur dhe .perkethyer nga Ago Agaj dhe "Lufta e Vlores" te cilen e shkroi ne Mehdie te Egjiptit ne vitin 1962, por qe u botua me von ne Toronto te Kanadas."Vepra    "Milloshi - Heroi Kosoves" paraqitet si  nje legjende      e mbledhur dhe e perkethyer nga Ago Agaj          meQellimin       fisnik qe td jete nje veper sa kolegjialedhefolklorike. Po ajo ka autor, i cili me skrupolozitet 41lcencetari mbledh faktet, i gjykon me gjakftohtesi dhe me dinjitet patroitik, i pa zbritur nga kali i betejave, rend rrufeshern neper mbreterin e vdekjes ku si  nje shkretetire mirazhet duan te mashtrojne. Zoti dhe dombi nuk duhet te genjehen!- betohet Agoja. Ai e njeh mire Kosoven, prandaj di te udhetoje dhe ne retrospektive, * vej atje ku jane burimet e hershme td fjales dhe mes mjegullave. A eshte shqiptar Milloshi? Atentatori i Sulltan Muratit ne betejen e Kosoves diten e 15 tetorit 1389, mengjezi i se ciles kishte shi, qe ne
m misteri do te binte ne shekujt me pas duke krijuar den qe s'te le t'i shohesh ngjarjet ! Ate dite ne Fushe Kosove u kacafyten ballkanasit me osmanllinjte, vendasit ardhacaket, oksidenti me orientin, pra dy gjysma esh qe ishin ne qdo pikpamje td ndryshme. Nje betej e er, por qe vendosi apo permbysi fatin e gjithe ujve te Ballkanit per 500 vjet.. Po a ishte shqiptar oshi ? Kronikat e huajat dhe tonat}, kujtesa kolektive ne "po". Serbet u kujtuan vone t'a pervetsojne.
 
Libri"Milloshi heroi i Kosovës" shkruar nga Ago Agaj një kumtese e përgatitur nga sekretari i Lidhjes se shkrimtareve te Vlorës Albert Abazi Nje liber te rralle si rruaze xhevahiri per lexuesit e vertete td letersise shqiptare Re per ata qe kerkojne plotesimin e domosdoshem td historise sone kombetare,qe di ta prodhoje vetem nje mendje e madhe si ajo e atdhetarit,intelektualit dhe burrit te shtetit AgoAgaj, ka nderin te promovoje klubi kulturor mbarekombetar "Ali Asllani"perpara ketij auditori te respektuar qytetar te Vlores
Legjenda e mbledhur dhe e perkthyer,nga nje mjeshter i spikatur i penes historike,eruditi fisnik i Vlores~Ago Agaj mban titullin "Miloshi Heroi i Kosoves.Ky patriot i ditur i shfaq e s'i ndan dot nga njera tjetra dy dashurite e tij me te medha:Vloren dhe Kosoven, te cilave dhe u kushtoi dy librat e tij.Nese "Lufta e Vlores" eshte enciklopedi e trimerise, diplomacise e memorjes te Epopese se Njezetes,"Miloshi Heroi i Kosoves" eshte nje testament i gjalle i atij veprimtari te vegante,qe mbushi me drite syte e sa e sa te verbuarve.
Me dashuri e deshperim,me nje krenari lartesisht fisnike e te motivuar,Ago Agaj na jep nje portret fenomenal,fantastik per nga realizimi i pershkrimit te tipareve, te cilesive, td veprimeve e ngjarjeve te nje kohe thuajse teresisht te mjegullt per ne.
Eshte pikerish koha kur shekujt e murme te pushtimit perandorak otoman i kishin vene nje porte te blinduar kujteses historike te popullit shqiptar dhe fatit tone kombetar. Pikerisht kete periudhe,nga me te veshtirat,nga me humbeset ne vijueshmerine logjike te ngjarjeve,datave, personazheve qe bejne datat e medha e ngjarjet e degjuara,pra pikerisht fillimin e kohes se Mesjetes se Mesme kerkon te zbardhe dhe ia arrin qellimit guximtari kembengules i mendimit kerkimor,studimor,shkencor e historik Kosovari nga Vlora Ago Agaj,siq e quajne me td drejte qytetaret dhe rrethet intelektuale -akademike te Kosoves. Fakt i dhembshem eshte qe shume kombe qyteterim formuese jane zhdukur nga faqja e dheut nga rrebeshet e dyndjeve barbare para Krishtit e nga furtunat vandale pas Krishtit me Gotet,Hunet,Sllavet,Bullgaret,Normanet,Serbet e pastaj Turqit,qe e renduan shume kete toke.Shqiperia,u rrah nga stuhite,u tkurr,u mpak,por nuk u asgjesua,se pati,neper hallet e shumta, bij me vlera,qe ia prune emrin te pahumbur nga lashtesia deri ne kohet Moderne.Shume historiane kane driteruar faqe te shumta te historise shqiptare,por kontributi i Ago Agajt vleresohet i pallogaritshem,sepse ai zbardh nje fakt te rralle,te mbuluar nga nenveftesimi,shperfillja,harrimi e inati i te "medhenjve" kundershtare xheloze apo armiq dashakeqe.Eshte pikerisht Ago Agaj qe zbulon faktin e famshem: Sulltan Muratin e vrau vete Miloshi!Sulltanin!Nje bir i Kosoves martire,lirienderruar!
E per kete ICosova ka gati 720 vjet qe e nderon si hero e do ta nderoje per jete. Atje,te Fusha e Mellenjave,mel5 qershor 1389 u zhvillua beteja e Fushekosoves,ku sulmonte kaloresia e rende dhe e ngrire ne hekur e ballkanasve e po aq furishem hidhej kaloresia e lehte dhe e shkathte turke.Ajo ndeshje fatrende,brenda nje dite qe perfundimtare dhe vulosi fatin e popujve ballkanike gjer pertej portave te Vjenes gjate qindra shekujve.Ne, shqiptareve na solli nje lufte njeqind vjegare dhe gjakderdhje here pas here gjate afro pese shekujve.Na shkeputi nga ndikimi europian qe kishte gelur Rilindjen e saj,na dha liri te plote ne 9do pikepamje,por na mohoi lirine politike dhe keshtu mbetem prapa persa i perket qyteterimit modern, edhe me keq se Turqia vete!Qe vertete dem i madh ky,qe populli yne me vrull po perpiqet ta zhduke.
Libri"Lufta e Vlorës 1920" shkruar nga Ago Agaj përmbante kumtesa e Kryetarit te Shoqatës se te përndjekurve politik Dega Tiranë,Reshat Kripa.
Skender Qendro i ardhur nga Tirana nxorri në pah vlerat intelektuale dhe patriotike të Ago Agaj si dhe vyrtytet  e larta që kanë trashguar Agajt.Drejtori i Institutit të përndjekurve politk Simon Miraka tha se në cermonin mortore në Florida fjalën be lamtumirës e mbajti babai im.
Përshtypje, kumtime dhe vlerësime nga te pranishmit.Falenderim ne emer te familjes dhe te  pranishmeve foli nipi Mallengjim Skenderaj,Nuredin Agaj,Avni Agaj.
 
Ekskluzive - Agim Gashi: Moj Drenicë e Haki Ymerit
E diel, 24-02-2008, 07:30pm (GMT+1)


Haki Ymeri duke u intervistuar nga gazetarët e BBC-së në mars të vitit 1998
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!

Nga Agim Gashi - Zemra Shqiptare Ekskluzive

Në përkujtim të Dëshmorëve të Demokracisë

Në faqen www.zemrashqiptare.net në të ardhmen do të mundohemi që t'i përkujtojmë Dëshmorët e Demokracisë me nga një biografi të shkurtër dhe me këngë e poezi të kushtuara nergut për Ata.
Haki Ymeri
(1953-1999)
Aty, ku shpirti është i patrembur dhe balli qenedron lart,
ku lejohet dituria;
ku bota s´mbyllet me avllia
ku fjalët burojnë nga e vërteta
Ku synimi i palodhur shtrinë krahët kah përsosmëria;
Në atë qiell të lirisë, Imzot, zgjoje vendin tim.
Tagora
Haki Ymeri u lind në Vojnikë të Skënderajt me 1953. Shkollën fillore e kreu në Turiqefc, ndërsa gjimnazin në Skënderaj.
Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega e Letërsisë dhe Gjuhë shqipe.
Po ashtu Haki Ymeri për një kohë studjoi edhe Gjuhën dhe letërsinë anglo-amerikane në Universitetin e Prishtinës..Punoi si mësimdhënës në shkollën fillore “Kosova” në Vajnik dhe shkollën “Iliria” në Turiqevc. Me përkthime është marrë që nga vitet e ´80-ta dhe që atëherë ka botuar në gazetën “Rilindja” si dhe në revistat “Zëri i Rinisë” dhe “Bota e re”. Librin e parë e boton më 1997  me titull “Lirika të përkthyera”. Rrjedh nga një familje atdhetare e Drenicës së Tahir e Ymer Binakut. U vra në tradhëti më 2 nëntor 1999.
Ishte veprimtarë i pa epur i çështjes kombëtare. Ndihmoi luftën çlirimtare me pushkë dhe mjete materiale. Në momentin e vrasjes ishte profesor në shkollën e fshatit.
Qendra për Informim me rastin e vrasjes se Hakiut lajmëronte;
Qendra për Informim e Kosovës
Informatori ditor nr. 2474 B
Prishtinë, 3 nëntor 1999
Persona të panjohur kidnapojnë dhe vrasin anëtarin e Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj
Prishtinë, 3 nëntor (QIK) - Haki Ymeri, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj, është gjetur i vrarë mbrëmë, në rrethana të pasqaruara dhe nga autorë deri tash të panjohur,njoftoi Dega e LDK-së në Skënderaj. Njoftohet se z. Ymeri (46), baba i gjashtë fëmijëve, është kidnapuar dje pasdite, midis orës 16 dhe 17, në fshatin Brojë,nga persona të panjohur, që janë prezentuar si policë, që kishin rroba të zeza dhe që ishin me një veturë të tipit "Opel Omega" me ngjyrë të zezë. Sipas njoftimit, trupi i pajetë i Hakiut u gjet në një thellësi të malit në fshatin A‡arevë, dy kilometra larg vendit ku është kidnapuar. Z. Ymeri është i lindur në fshatin Vojnik dhe punonte në shkollën e fshatit si profesor i gjuhës shqipe dhe i gjuhës angleze.
Ai ishte aktivist i LDK-së që nga themelimi, ndërsa në momentin e vrasjes ai ishte në detyrën e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Turivec dhe të anëtarit të kryesisë së Degës së LDK-së në Skënderaj. Varrimi i Haki Ymerit bëhet nesër në orën 14 në varrezat e fshatit Vojnik.
Me  Medaljen e Artë të Pavarësisë nga Presidenti Rugova dekorohen: Prof. Fehmi Agani, Latif Berisha, komandat Sali Çeku, Agim Hajrizi, Enver Maloku, Xhemail Mustafa, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Ismail Hajdaraj, Ukë Bytyçi dhe Haki Ymeri.


Fotografi e rrallë e ruajtur me gjelozi nga familja e Hakiut: nga e djathta Ymer Binaku, Shaqir Smaka, Azem Bejta i ulur, Fazli Berani dhe Fekë Rakinica
 
 
Moj Drenicë e Haki Ymerit

Agim Gashi

Kull´  e Kamer Loshit
Dhe Ahmet Delisë,
Ndeleni Ju vajin
Për msues t´letërsisë.
Mjaft kanë qajtë lisat,
Blinajat n´Aqarevë,
Kur ja morën jetën
Çunat e pa nderë.
I
Kulla e Tahir Mehes
Qe e mbrojte nderin,
A sma fale nji lule
Per Haki Ymerin
T´ia la te vorri
Msuesit t´letersise,
Qe ja moren jeten
Diten e lirise.
II
Nur i Azem Bejtës
Dhe Adem Jasharit,
Ja përkdhelin plagët
Atje n´thellsi t´varrit.
Vjen Shote Galica
E të përkdhel Ty,
Trimin e Kosovës
Që ra për liri!
III
Flej me gjyshin tand
Trim Tahir Binakun,
Që bajlozav shkie
Mirë ja ipte hakun.
Të rrallë janë kta trima
Që i pat Kosova,
Tash t´erdhi përgjithmonë
Dhe Ibrahim Rugova.
IV
Lut´   Kosova  e bukur
Me zemër të madhe,
Të ndalen hasmenitë
Dhe vrasjet nder shqiptare.
Pash gjakun e derdhun
Pashë vorret e mija,
Pa gjak e pa krim
Të g´zohet Liria!
Düren, 18.08.06

KENGE PER HAKI YMERIN

Agim Gashi

 

Libri i parë i Haki Ymerit „Lirika të përkthyera”
Hej n´ato maja ku s´shkrin bora,
N´ato rreze e n´ato hije,
Kanga e zogut e merr qiellin,
Bashk me kangë e gaz femije,
N´vaj të Nikës tash Vojnik
Lind nji trim zemër çelik,
Për tu rujtë besa e nderi
Lind i trimi Haki Ymeri.
Po n´Drenicë në atë kshtjell burrnije
Që i dha trimat me nam trimnije,
Ku n´barot u shkonte jeta,
Ku n´Bajloza turrej Azem Bejta,
Ku me besë o matej burrnija
Ku s´dorzohej Kamer Sejdija,
Ku merr hak Ahmet Delija,
Ku janë sulë shumë trima tjerë
Që për Kosovë binin me nderë,
Brez pas brezi pertrihej Gjaku,
Tash pertrihet Tahir Binaku,
Me i ndritë besa e nderi
Lindi e rritet  Haki Ymeri.
Lindja e rrita e djalit t´ri,
Shum bujare në këtë  shtëpi
Ku rrinin burrat e kuvendojshin
Për liri besen e vnojnshin
Ku gjith flitej fjalë trimnije
Fjalë të besës e fjalë burrnije,
Me buzë n´gaz pritej miku
Ku perbuzej gjithmonë anmiku,
Miku i shpisë vjen pa trokit
Me i ba planet e lirisë
Me këtë Odë krenohej Drenica
Aty vinte Azem Galica
Gzohej shpija dhe shtrohej darka,
Kur u vinte Shahqir Smaka,
Hije nuri kish konaku
Mirë i priste Ymer Binaku.
Kështu rritej dhe edukohej
Piqej djali e shkollohej
Kryente shkollë e fakultet
Kontribut për atëdhe jep,
Tuj mendu veq për liri
Shpirti i tij s´gjente qetësi
Kishte shokët t´mirë me vete
Ismet Racin e Fadil Gecin,
Ksaj Drenice ja rritshin namin
Me bujarin Xhafer Behramin,
Edhe tjerë trima të rrallë
Burra t´fortë e atdhetar.
Që për luftën tash mendonin
Popullatën ta ndihmonin,
E Hakiu jo nuk ndalej
Dhe armikut nuk i falej
Por atij ja ipte hakun
Bash si kopje e Tahir Binakut.
Dhe kshtu lufta ashpërsohej
Në Kosovë gjithkund luftohej,
Haki Ymeri burrë bujarë
E ndihmoj luftën pa ndalë;
Hem me pushkë e hem me pare,
Edhe me ndihma humanitare
I bante shtretnit për ushtri,
Me familje e vllezen te tij
Pa sakrifica ska liri!
Këtë e dinte Haki Ymeri
Se ku ish besa e ku ish nderi
Lype vlla te ky burrë dai
Që nuk ndalej për liri.
O babë i mirë i gjashtë fëmijëve
Familjar e luftëtar
Profesor dhe edukator
Shkrunte vjersha dhe përkthente
Asgja mangut n´shoqri s´lente,
Se e dinte çka ashtë jeta
Me arsim dy fakulteta.
Në krah pushkën e në dorë lapsin
Kshtu anmikut i ipet haku
Siç ia dha Tahir Binaku.
E nderonte President Rugovën,
Ai e donte shumë Kosovën
LDK-në e kish parti
Se shumë vjet tuj lypë drejtësi
Edhe lufta u ashpërsue
Në shumë fronte tuj luftue,
Filloj egzodi në shqiptari
Ikshin njerzit me gra e fmijë,
Në Shqipni e Maqedoni,
Në Turqi e Itali,
Haj ne Zvicer e Gjermani,
Në Kanadë e Amerikë,
Në kater anët shqiptart´  tuj ikë!
Filloj lufta nga ajri e toka
Tash lufonte e tane bota
Amerika mikesha e jonë
Filloj Serbinë e bombardon,
Ja ka qart tank e ushtri
Bash me zor n´Serbi i ka kthy!
N´Kosove kthehej shpresa e nderi,
Gzohej shumë Haki Ymeri
Siq i gzohet fmiu nanës,
E siq i gzohet o nata hanës,
U gzuen mbarë shqiptaria
Nisen shpejt me u kthye te shpija
Ah e ambel ashtë liria.
Haki Ymeri djalë zotni
Filloi punën tash n´liri.
N´degë të vet nis aktivitetin,
Për me que n´vend amanetin ;
Të shumë trimave e djemve t´ri
Që ranë në luftë po për liri,
Por dikuj si konvenonte
Që Kosova para t´shkonte,
Nis´ formohen turli SHIK-u,
Që i gzohej veq anmiku
LDK-istat me i pengue
E ata vetë me përfitue;
Materialisht e politikisht
E me marr me dhunë pushtetin
Qe me grushta t´përshëndesin!
Nis e bajnë plane të ndyta
Prap me vrasje politika,
Veshin maska si bandita
Për me vra shqiptarë në prita.
Spo e dojnë Ibrahim Rugoven
Komuniste e don Kosovën.
Kanë ba plane ku me ja nisë,
Kanë vendosë t´fillojnë n´Drenicë
Djemt ma t´zot me ja vra Kosovës
Me ja thye „krahët“ President Rugoës!
O me 2 nandor ´99,
E Hakiut prit´ i kanë zanë
Djem të kqij me maska t´zeza,
Tre katila, tre kriminela,
Me ni veturë Opell Omega
Me nji veturë të zezë katran
Mu si zemrat qysh i kanë!
N´fshatin Burojë e kidnapojnë
Në Açarevë n´male e qojnë
E rrahin djalin e torturojnë
Porse jo, jo se nënshtrojnë.
U përgjigjej me pak fjalë :
-Sjam komunist e as tradhëtar
Drenicak jam zemer bujarë !
Kriminelat smund t´durojnë
T´lidhun djalin e pushkatojnë,
Frigacakët kshtu veprojnë
Me dalë para nuk guxojnë;
Me shumë plumba vritet djali
Por nuk vritet jo ideali,
Që e lirë të jetë Kosova
E t´na prijë President Rugova.
U hap lajmi si rrufe
Në Kosovë t´shtrejtin atdhe,
Se na vranë besen e nderin
Na e kan vra Haki Ymerin,
Të pa besit sa ma ska
Që mbulojnë fytyrat mos me u pa
Që e vrasin dijen, shkollën,
Që jau vrasin fmive lojen,
Që shkelin n´dije e shkelin n´besë
E  n´jetima Kosova t´jesë!
E vranë shokun e Idriz Rrecit
Edhe shokun e vllaznive Geci,
Sejdi Koci se nal vajin
Si t´ja vritshin atij vllaun,
Ja kanë vra nji trim Kosovës,
Me ja thye krahin President Rugovës
E gjashtë fëmijë jetim me i lanë
Me u rritë vetëm me nanë.
Sot n´Vojnik në ato vorre
E rrokë flladi nji përmendore
Ku pushon trimi i nderit
I Heroit Haki Ymerit,
Ku shkojnë lulet nga vllaznija
Nga familja e mbare shqiptaria
Në nderim të Drenicakut
Të asaj kopje të Tahir Binakut,
Fli i qetë Haki he burrë
Se Kosova s´tharron kurrë.
2006.03.25
Düren


Agim Gashi: Disa poezi për të rritur e disa për fëmijë
E enjte, 05-06-2008, 07:04pm (GMT+1)


Agim Gashi
Disa poezi për të rritur e disa për fëmijë
Agim Gashi
ERDHI PRANVERA
Dor´ për dore merrim rrugen,
Me shetit o nepër ara
Babi e mami po më thonë,
Azale moj ec e para.
            Shpejt vrapoj nën hije t´ahut,
            Ku ka lule te ai kru
            Pak për babin e pak për mamin
            Lule t´bukra me i tubu.
Po vrapoj unë bregut t´lumit
Shokë e shoqe m´dalin para,
Por ma tepër ndër të gjithë
E dua qengjin plot me lara.
          Pata e lumit bën guak, guak,
          Azale rri me mu pak,
          Gjeli këngën kikiriku
          Bashk me qengjin rrimë te fiku.

I MBUSHA DHJETE

Sot është ditë e bukur
Se i mbusha dhjetë,
Zgjohet Babi im
Dhe më përshëndet.
Urime, urime,
U rritsh me shendet
Gëzime bija ime,
Edhe njëqind vjet.
T´falem nderit Babi,
Për Urimet tua
Na priftë fati n´jetë
Ty edhe mua.

21.01.1995

QENI I IM BENI

Jam e vogel pak jam rrite
Un prej qenit shum kam frike,
Jam qapkane sa nji gogel,
Mami blema nji qen t´ vogel.
Mu ne dreke me zuni gjumi,
Nana qenin mu ma pruni,
Ish i vogel lalra-lara,
Pin veq qumsht e nuk han arra.
Tani qeni nis me u rrite
Beni emnin  ia kam ngjite,
Kur i them eja ketu,
Hau-hau-hau, thot qka po thu.
Sa i bukur ashte qen Beni,
Shoke te mire ne te dy jemi,
E nga shkolla kur te vi
Kcen nga gzimi nis me lpi.
JAM NJE VAJZE LOZONJARE
Jam nji cucë qe shkoj në shkollë,
Buzë të kuqe belin e hollë
E mbush qanten libra plot
Jo,jo unë nuk i mbaj kot,
Edhe bllokun n´vizatim
Plot me ngjyra unë e kam,
Edhe notat e muzikës,
Unë i kam në pentagram.
Hi,hi, hi, e ha,ha,ha,
Mos bën shumë bla, bla, bla.
Jam një cucë lozonjare
I kam fjalët asiqare,
Shkoj n´balet e shkoj n´kung-fu
Po dhe shoten di me lu.
Kam ca shoqe t´ mira janë
Një behane ato e kanë,
Jau kam thënë asiqare,
Se ato nuk janë shqiptare.
Hi, hi, hi e ha,ha,ha
Mos ban shume bla, bla, bla.

NA ISHTE DIKUR

Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.
Lulet me shumë ngjyra
Fluturat më të bukura,
Ishin për fëmijë
Në t´madhen ILIRI.
Na ishte dikur
Një vend i bukr
Që quhej ILIRI.
N’zemër të Rizonit
Kishte lindë Teuta,
Kroje, fusha, male…
Deti me val’ t’buta.
Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.
Teuta, Teuta,
Ish mbretnesh e madhe,
Trimëria e saj
Krenari shqiptare.
Na ishte dikur
Një vend i bukur
Që quhej ILIRI.

Mars,2000.

NJË DITË T`BUKUR

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´pishat e Deçanit,
Vasha e bukur malësore
I jep besën djalit.
Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.
Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
Pranë lumit të kulluar,
Po qëndrojnnë vasha e djali
Të dy të dashuruar.
Aty u dha besa
E lidh miqësia,
Aty u shtri dora
Lindi dashuria.
Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´livadhin e lulëzuar,
Po qëndrojnë vasha e djali
Të dy t´besatuar.
Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

1981

PSE MOJ VDEKJE?...

Pse moj vdekje vdiqe para meje,
E ma bëre jetën shkrumb e hi!
Pse s´më more mori spari mua
Po më le t´jetoj pa dashuri!
Oh! Vdekje, vdekje-sa e mirë je ti,
Çka të duhet jeta-oh pa dashuri!
Pse moj vdekje mua më kalove,
E më le të vuaj në ketë jetë!?
Përveq vuajtjes edhe vajit,
Asgjë mue  s´më ka mbetë.
Oh! Vdekje, vdekje- sa e mirë je ti,
Çka të duhet jeta- oh pa dashuri!
Ah moj vdekje po ta qoj një fjalë,
Eja e kthema ti mu lumturinë,
Ose merrma o ti jetën mua,
Ose kthema ti mu dashurinë!
Ndëgjoni o pleq, ndëgjoni ju të ri,
Nuk kalohet jeta, o pa dashuri!

16.12.03

O BILBIL I MALIT

O bilbil i malit,
Ti që po këndon
Ore zanin tim
A nuk ma ndëgjon.
A nuk ma ndëgjon,
A nuk don të flet,
Zemra mu ka nxi
N´shpirt e kam nji dert.
Unë pata shumë shokë,
Tani skam as miq,
Vetë e pata fajin
T´gjithe mu banë „anmiq“!
Vinin shokët vinin,
Pleq edhe të ri
U bëja meze t´mira,
Verë edhe raki.
Tani jam hargjue,
As buk s´kam me ngranë,
Nji  shok të asaj kohe
Kund ma smund e gjan.
Ikën dhe u tretën,
Kështu e ka dynjaja
Me hangër e me pi
Ska te fukaraja.
O bilbil i malit
Mos të shti n´merzi,
Thuaja kangës tane,
Mos mu tret dhe ti.
Do mbledhi kokrra meli,
Në fusha e vrri,
Mos e ndalsh ti kangën
Ato ti jap Ty.

01.07.2003 Düren

NJË DITË T`BUKUR

Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´pishat e Deçanit,
Vasha e bukur malësore
I jep besën djalit.
Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.
Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
Pranë lumit të kulluar,
Po qëndrojnnë vasha e djali
Të dy të dashuruar.
Aty u dha besa
E lidh miqësia,
Aty u shtri dora
Lindi dashuria.
Një ditë t´bukur t´ksaj pranvere,
N´livadhin e lulëzuar,
Po qëndrojnë vasha e djali
Të dy t´besatuar.
Aty u dha besa,
E u lidh miqësia,
Aty u shtri dora,
Lindi dashuria.

1981

Fati

një ditë me diell
me erë e me shi
një ditë si çdo ditë
e klimës Gjermane
e klithmës së nënës
e vdekjes e lindjes
e tmerrshme e llahtarshme
e vrasjes e masakres
e Ruandës e Çeçenisë
e Sarajevës e Bihaqit
e Kosovës në robëri
me tanksa e ushtri
Evrova e „lirë“
nuk mund të frymoj
pa derdhje gjaku

1993

 

Nga galeria e dëshmorëve të kombit

 

Dëshmori Naser Hajrizi

 

I lindur më 7. 07. 1962 dhe i regjistruar më 29.08.1962, në Henc të Fushë-Kosovës.

I ati i tij, Beqir Hajrizi, u lind më 1933 në Strofc të Vushtrrisë kurse e ëma, Fatime Saliu- Hajrizi ka le më 1935 në Gradicë të Drenasit (ish Gllogocit).

Axha i Beqirit, Zymber Hajrizi, ishte pushkatuar nga forcat serbe më 1921, sepse kishte ndihmuar luftën e çetave të Azem Galicës, kurse axha i Shefkijes, Milazim Saliuka ishte dënuar më 1949 me pesë vjet burg, si pjesëtar i Lëvizjes Nacional-Demokratike Shqiptare.

I biri i Zymber Hajrizit, Zenel Hajrizi, kishte luftuar në brigadat shqiptare për çlirimin e Kosovës nga fashizmi, pastaj në radhët e kryengritësve të udhëhequr nga atdhetari Shaban Polluzha dhe më 1960 bashkë me Zeqir Hajrizin, axhën e Naser Hajrizit, si pjesëtarë të Komitetit Revolucionar për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, të udhëhequr nga Kadri Halimi dhe Ali Aliu, kishin formuar dy aradhe të armatosura në rajonin e Artakollit, të gatshme për veprime luftarake, çlirimtare.

Naser Hajrizi që në moshën 12 vjeçare angazhohej nga veprimtarë të Grupit Revolucionar të Kosovës (organizatë ilegale e lëvizjes së atëhershme kombëtare), për bartjen dhe ruajtjen e materialeve konspirative.

Më 1979 ai kishte organizuar një grup të të rinjve, të cilët vepronin kundër pushtuesit nëpërmjet propagandimit të ideve të lirisë dhe me shpërndarje të literaturës e shtypit ilegal. Naseri u organizua pastaj në radhët e Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës, kurse me kolegët e vet vazhdonte veprimtarinë përgatitore për organizim më serioz. Ndonëse i ri, si maturant i Shkollës së Mesme Elektroteknike “Miladin Popoviq” në Prishtinë, Naseri i furnizonte me literaturë dhe me shtypin ilegal edhe profesorët e vet, si Ahmet Qeriqi, Zenun Gjocaj  etj.

Naser Hajrizi ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë. Më 2 prill 1981 Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva ishin organizatorët  e demonstratave të shkollarëve të Elektroteknikës. Dyert e shkollës atë ditë ishin mbyllur, por nxënësit dolën nga dritaret. Në përleshje me kordonin policor, Naseri plagoset por masa demonstruese marshon drejt qytetit ( Shkolla ndodhej afër parkut Gërmia, në periferi të Prishtinës). Ai shkon në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe pasi i zë kolegët, vihet në ballë të demonstratës në qendër të qytetit. Pas ndërhyrjes së forcave serbe, demonstruesit ndahen në grupe, njëri prej të cilëve ishte në sheshin midis Bankës Popullore ( Sot Kryeministria) Shtëpisë së Mallrave dhe Postës, të cilit i prinin Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Dy të rinjtë, rreth orës nëntë, para dite, u vranë nga oficerë ushtarakë, të vendosur në objektin e Bankës.

 

Nga kujtimet e Mehmet Hajrizit

 

Më 1974 veprimtaria e organizuar po intensifikohej. Xhafer Shatri vendosi ta lëshonte konviktin, ku banonte dhe u vendos me qira në një banesë private, afër shtëpisë sime. Kjo lidhje e ngushtë, bashkëpunimi i përditshëm dhe jeta pothuaj e pandarë, përbënin një kusht shumë të rëndësishëm të sukseseve tona fillestare. Duke qenë afër, Xhaferi u njoh me gjithë familjen time, e cila kishte goxha anëtarë. Vëllezërit e mi, Beqiri, Bahtiri, Zeqiri dhe Tahiri ishin të martuar dhe kishin nga disa fëmijë, përveç Tahirit. Xhaferi, nga gjithë fëmijët e vëllezërve e donte veçanërisht, ndoshta për bukurinë dhe shkathtësinë e tij, djalin e madh të Beqirit, Naserin, i cili më 1974 ishte 12 vjeç.

Ky djalë, Beqirit dhe Fatimes u lindi  pas 11 vjet martese. Atëherë kur po humbnin shpresat për të pasur një fëmijë ky çift bashkëshortor, lindja e një djali, përbënte një gëzim të madh jo vetëm për familjen tonë, por për gjithë farefisin. Naseri i vogël po rritej me përkujdesjen e veçantë të të gjithë anëtarëve të familjes, si një fëmijë i shëndetshëm dhe shumë inteligjent. Në shkollë mësonte mirë dhe po bëhej shumë i dashur me mësuesit, nxënësit dhe familjen. Një mbrëmje të vjeshtës 1973, sapo isha kthyer në shtëpi, erdhi  Naseri i vogël te unë dhe më thotë se ai xhaxhi Xhafer ka udhëtuar diku, por më ka lënë një porosi për ty dhe ma solli një pako me nja 10-12 libra të ndaluara dhe disa materiale konspirative të organizatës sonë. I habitur e pyeta ku i kishte mbajtur deri atëherë, por ai si të ishte i rritur më tha se nuk dinte për to askush, as prindërit, sepse kështu ishte porositur. Muajve në vijim, Naseri kishte kryer disa herë shërbime për organizatën, duke dërguar materiale fshehurazi nga një veprimtar te tjetri. Ky ishte angazhimi i parë i një fëmije që më vonë do të bëhet një nga militantët më të mirë të organizatës dhe dëshmor i Kosovës, duke rënë në ballë të demonstratave të vitit 1981.

Në demonstratën e 2 prillit ranë dëshmorët e parë të organizatës sonë, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Gjatë vitit 1980 kam qenë i angazhuar me Naser Hajrizin. Jahir Hajrizi kishte filluar prej kohësh të punonte me Naserin, por ai kishte shkuar në shërbim ushtarak dhe  lidhjet organizative i mbaja unë dhe Haxherja me të. Naseri ishte lexues i pasionuar. Ne kishim një bibliotekë prej rreth 1200 librash. Disa dollapë ishin për letërsinë për fëmijë, me qindra libra. Asnjë nga këto libra për fëmijë nuk kishte lënë pa e lexuar Naseri, qysh si nxënës i fillores. Tashti që ishte goxha djalë, lexonte literaturë serioze, duke përfshirë literaturën e ndaluar që siguronte organizata jonë. Thënë sinqerisht, nuk isha shumë i interesuar të ngutesha në organizimin e plotë të tij, por ai ecte vetë disa hapa përpara planit tim. Kështu ai  zgjeroi grupin e shokëve të tij gjysmilegal aq shpejt, sa përbënte rrezik zbulimi, prandaj u deshtë që vetë Naseri të organizohej tërësisht në radhët tona, kurse lidhjet e tij t’i rishikonte edhe njëherë, duke i seleksionuar elementët më të përparuar për t’i organizuar edhe ata. Sa më kujtohet nga gjithë shokët e tij, më afër i mbante lidhjet dhe punonte me Asllan Pirevën, Sylë Loshi, Hashim Hajrizin dhe një a dy vajza, emrat e të cilave nuk më kujtohen. Ai kishte krijuar lidhje edhe me dy profesorë të tij, Ahmet Qeriqin dhe Zenun Gjocajn, të cilëve u jepte libra të ndaluara dhe botimet ilegale të organizatës sonë. Naseri ishte një militant i palodhshëm i radhëve ilegale të lëvizjes kombëtare. Në shtëpinë e tij thërriste natën vonë shokët në takime ilegale, ose mungonte shpesh për të shkuar gjetkë në takime me ta. Veprimtaria e tij, sikur edhe e bashkëveprimtarëve të tjerë konsistonte në ngritjen teorike, edukimin atdhetar e politik, zgjerimin e radhëve dhe përhapjen e ideve të luftës për liri. Ai propagandonte këto ide jo vetëm në shkollë, por kudo që arrinte, duke sqaruar njerëzit për çështjen e pazgjidhur kombëtare të shqiptarëve, gjendjen në të cilën ndodhej Kosova dhe për nevojën e organizimit popullor për këputjen e prangave të robërisë. Në shkollën e mesme (ish Normalja e Prishtinës) ku ndiqte mësimet e vitit të katërt, ai kishte respekt dhe autoritet, jo vetëm në klasën e tij, por edhe në të tjerat. Pas vrasjes së Naserit, pothuajse gjithë nxënësit e kësaj shkolle vinin për ngushëllime në shtëpinë tonë, shumë prej të cilëve deklaronin se e kishin njohur mirë atë, prandaj citonin fjalë që u kishte thënë për nevojën e organizimit e të rezistencës dhe betoheshin se do t’u përmbaheshin gjithë jetën porosive të tij. Naseri na e ka mësuar rrugën dhe ju betohem se do ta ndjekim deri në vdekje, më kishte thënë solemnisht njëri prej tyre.

Naseri, nga 26 marsi në të gjitha demonstratat e vitit 1981 ka marrë pjesë aktive. Më 1 prill, në mbrëmje vonë i kishte thënë axhës së vet, Tahirit, se fitorja jonë tashmë është siguruar, sepse është ngritur në këmbë i gjithë populli bashkë me ne. Ai ia kishte kujtuar edhe njëherë poezitë nga “Këngët e Lirisë” që i pat recituar aq bukur para xhaxhallarëve dhe babait, të cilat përshkoheshin nga optimizmi i fitores së luftës së drejtë të popullit tonë të robëruar. Asnjë nga xhaxhallarët, por edhe babai dhe motra e tij nuk kishin munguar në demonstrata, prandaj kjo i jepte një kënaqësi të veçantë Naserit entuziast.

Më 2 prill Naseri dhe Asllani organizojnë kolegët e tyre të shkollës në demonstratë. Në ish normalen e Prishtinës ishin mbyllur dyert, por nxënësit shpërthyen nëpër dritare dhe u përleshën me kordonët e policisë përreth shkollës. Naseri plagoset në përleshje me policinë, por nuk ndalet. Demonstruesit marshojnë drejt qytetit. Ai ndalet në familjen e Adem Kurteshit, lidh plagën dhe i zë shokët. Në qendër të qytetit, Naseri dhe Asllani me flamur në dorë vihen në ballë të demonstratës.

Më 2 prill rreth orës tetë para dreke, ndodhesha bashkë me vëllain tim, Zeqir Hajrizi, midis demonstruesve para teatrit të Prishtinës. Para se të grumbulloheshim aty, na kishin kërcënuar me tyta armesh oficerë ushtarakë rreth ndërtesës së Kuvendit, por demonstruesit i injoronin duke vazhduar marshimin. Edhe objekti i sotëm i Qeverisë, atëherë i Bankës Popullore, ishte i mbushur përplot ushtarë, të cilët kishin mbërritur gjatë natës. Unë kisha qenë rreth këtij objekti në orën gjashtë të mëngjesit dhe kisha parë ushtarakë të zdërvajur në sallën e madhe të objektit, rrethuar me xhama. Pas gjysmë ore thirrjesh e brohoritjesh të demonstruesve, filluan krismat ngjashëm me mbrëmjen e kaluar, kur na kishin shpërndarë me tym ngulfatës dhe krisma nga të gjitha anët. Por tashti përdornin edhe plumbat, sepse dalloheshin krismat. Një pjesë e demonstruesve u tërhoqëm përgjatë lumit, Vellushës, nga lindja dhe te teatri i sotëm „Dodona“, me alarme dhe në shpejtësi kaluan dy makina, jo të policisë siç menduam në fillim, po të ndihmës së shpejtë. Shkonin në drejtim të spitalit. Pak minuta më vonë thanë se i kishin vrarë dy të rinj në ballë të demonstratës, në sheshin midis Shtëpisë së re të mallrave, Postës së vjetër dhe Bankës Popullore. Kishin shtënë nga objekti i Bankës. Edhe sot duken shenjat e plumbave në shtëpinë dykatëshe kundruall  këtij pallati. Më vonë morëm vesh se ishte vrarë Naser Hajrizi dhe bashkëveprimtari i tij, Asllan Pireva... Kujtimi i përjetimit që kisha do të më shoqërojë deri në varr.

Me shumë peripeci arritëm që më 3 prill të nxirrnim kufomën e Naserit nga Morgu i Spitalit të Prishtinës, kurse më 4 prill bëmë homazhet dhe  ceremoninë e varrimit, duke u betuar të gjithë të pranishmit para trupit të tij lapidar. Betimin po e udhëhiqja unë, pasi kisha thënë disa fjalë për dëshmorin. Vetëm njëri nga të pranishmit, derisa bëhej betimi, thërriste me shqetësim, „amani lëreni këto se po rrezikohemi“. Ato ditë nuk lejonin të shkohet në grup prej tre vetash, kurse në varrim lejonin vetëm katër përcjellës të kufomës. Ne kishim siguruar një kamion të mbuluar, me të cilin shkuam te varrezat e qytetit mbi njëzet vetë. Të tjerët individualisht shkuan drejt varrezave...

Pas demonstratave, në vendin ku u vranë heroikisht dy dëshmorët, regjimi ngriti një nevojtore publike me dy hyrje. Sot aty s’ka më nevojtore, por as monument që të shënonte dhe kujtonte historinë e vitit 1981. Janë vetëm dy drunj, lisa që rrinë në këmbë si dëshmorët dhe përballë, duket shenja e plumbave gjakatarë...

Pas rënies së dëshmorëve në ballë të demonstratave më 1981, si Naser Hajrizi e Asllan Pireva, organizatorë dhe militantë të lëvizjes kombëtare, Xhelal Maliqi e Salih Abazi (Në Prishtinë, më 2 prill 1981),  Salih Mulaku ( Zeka) e Ruzhdi Hyseni (Vushtrri, më 3 prill 1981), Rizah Matoshi e Sherif Frangu (Ferizaj, më 3 prill 1981), dhe më vonë, Tahir e Nebih Meha (Prekaz, më 13 maj 1981), Nesimi Dervishdana (Gjakovë, 26 korrik 1981), Ibrahim Krasniqi, Afrim Abazi (i mbytur në burg më 20 mars 1982), Xhemaili Berisha (i mbytur në burg), në vitet vijuese vriten udhëheqës të shquar të lëvizjes, si Kadri Zeka dhe Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj e Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu dhe shumë të tjerë që ranë për të mos vdekur kurrë.

 

Poezi për Naser Hajrizin

 

Hydajet Hyseni

 

Pranverë me plagë

 

Një pranverë me plagë,

Gjëmë e gjak e vragë,

 

Në lule, në kurorë,

Flakë, flakë e borë...

 

Një zile zëzezë,

Nuk bie, por dënesë;

 

Jo nuk tringëllon,

Qan, qan edhe rënkon.

 

Një klasë e shtangur,

Një bankë e zbrazur;

 

Dhe banka rënkon,

Aty dikush mungon.

 

Aty askush nuk ulet,

Aty- vetëm lulet;

 

Lule e freski,

Mbi to dhjetëra sy.

 

Sytë aty takohen,

Njomen, turbullohen.

 

Një vajzë si  e hutuar,

Një grusht i shtrënguar.

 

E shtrëngon shaminë,

Në të lotët i bien.

Shami e qëndisur,

Ëndërr  grisur.

Lot vajzërorë;

Flakë, flakë e borë.

 

Një njome e përdëllyer,

Lule prilli e thyer.

 

Një këngë e ujitur,

Lot zemre të zhuritur:

Qan lulja, o bo-bo,

Për lulën, o bo-bo!

 

Mësuesi kujdestar,

Në ballë akull e zjarr;

 

Bankën e lëmon,

Lotin e kafshon.

 

Fjalët në grykë i ngelin;

Si ta bëjë apelin!?

 

Jo zë, po çirrmë nxjerr,

Kur thërret Naser...!

 

Ku janë Naseri, Asllani[1][1], ku!?

Tërë klasa gjegj: Këtu!

 

Këtu!, kthehet jehona,

Këtu në zemrat tona!

Jashtë kuis një erë,

Gufon një pranverë;

Një pranverë me plagë,

Borë e flakë, e flakë, e flakë!

1983, CZ

Hydajet Hyseni: Paraverë në katër pamje, LSHK, Prishtinë 2006 f. 163

 

Ismail Syla

 

Shqipja e furtunës

        ( Naser Hajrizit)[2][2]

 

Ti e deshe jetën, tokën njerëzit, pranverën

Ëndrrat t’i skuqi dielli i zjarrtë jugor

Tufë rrezesh të arta, miliona margaritarë

Shndriste në syrin tënd ylli mëngjesor.

 

Udha e dritës vinte thellësive shekullore,

Shtrihej kalldrëmeve të eshtrave dhe gjakut,

Mëngjeset e ndritura i zinte nata mjegullore,

Terri i zi, kuçedra, sfidë i bënin agut.

 

Atë dite hidhej vallja fluturim shqiponjash,

Nën qiellin e egërsuar, nga erërat e të ftohtit veri,

Mes tyre vallen hodhe sup më sup si malet,

Krenar i patundur si lisi në stuhi.

 

Veriu mes prillit derdhte suferinë,

Akull e breshër mbi lulet e njoma,

Që toka e shqipeve të mos ketë tjetër stinë,

Që të thahet blerimi, të zhduket aroma.

 

Vallja e shqiponjave e rëndë atë ditë hidhej,

Zemra strall shkreptinte vetëtimë,

Përflakej horizonti, qielli i turbullt ndizej,

Marshimi i shqipeve gjëmonte bubullimë.

 

Në çdo rrebesh ka fluturim shqiponjash,

Dhe fluturimet hapin shtigjet e lirisë,

Varganit i shkëputet një shqipe, bie,

Edhe një gurë kështjellës, një emër pavdekësisë.

 

Në çdo stinë moj shqipe ëndrra të mbeti një,

Sa vjeshta, sa dimra ta argasën rininë,

Ta thyen buzëqeshjen,ëndrrën ta trazuan,

Dhe për pranverën, ta rritën dashurinë.

 

Jashtë kuiste veriu, zemra merrte plagë,

Pranvera ëndërr, vegim i bukur ishte,

Dallëndyshet fluturonin, kudo dritë e ag,

Ti ëndërroje në dimër, ëndrra e re ishte.

 

Buzëqeshja jote – lule, karafil,

Zbukurues i kësaj toke me zjarre,

Në ballin flamur-plagë trëndafil,

Ti pishtar i ndezur në netët kosovare.

 

Dhe tokës sate që aq shumë e deshe,

Me strall, plisa të bardhë, shqipe zëbilbili,

Me male, legjenda, krisma, rrebeshe,

Një gurrë gjaku i fale atë ditë prilli.

 

Shumë herët rinia t’u thye o vëlla,

Dhe ike mbi krah shqiponjash fluturim,

Qiellit të përskuqur, stuhi vetëtimash,

Vezullim yjesh, lulëkuqe shkëmbi, dritë, agim.

 

Prishtinë, gusht 1981        

 

Organi klandestin “Liria”nr. 6, dhjetor 1981



 

 

 



[1] Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva, nxënës që ranë dëshmorë në

demonstratat e vitit 1981 në Prishtinë.

[2]  Naser Hajrizi, militant i lëvizjes kombëtare dhe

njëri nga  organizatorët e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë,

i rënë në ballë të tyre më 2 prill 1981, në Prishtinë.

 


[1] Titulli është i redaksisë.



[1] Jovan Radoni?, Rimska kurija i južnolovenske zemlje od XVI do XIX veka, Beograd  (SAN), 1950, str. 347.

[2] Jašar REDŽEPAGIQ: ŽIVOT, RAD I PEDAGOSHKI POGLEDI ANDREJA I PJETRA BOGDANIJA, Priština, 1965, st. 1.

 

[3] DARKO SAGRAK: Dr. MILAN pl. SHUFFLAY HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA, Zagreb, 1998 f. 9

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora