E enjte, 25.04.2024, 02:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Suzana Kuqi: Natë

E merkure, 09.07.2008, 06:53 PM


Suzana Kuqi
NATE

Nga Suzana Kuqi

Marku  pa orën  dhe shkeli gazin duke menduar se nuk ishte aspak ehijshme  të bënte të priste Irenen  këtë mbrëmje. Në sediljen pranë,në një kuti të vogël të hapur fekste guri i një unaze e ai kthentekokën dhe e sodiste herë pas here . A do t'i thoshte "po"?       Befas një kamion  mbiu nga e djathta e tij  dhe kur e vuri reai ishte tepër vonë. Shkeli frenat deri në fund dhe  zhurma e tyre nëasfalt ju duk si  klithma  e një bishe të tmerruar kur  nuhatrrezikun…          Ishte errësuar  kur  Marku ndali makinën në parkexhin e restorantit ku kish prenotuar . Zbriti dhe u drejtua  drejt  hyrjesme unazën në dorë.  Dritat dhe zhurma e një makine i tërhoqënvemendjen dhe ai njohu makinën e Irenës, vrapoi drejt  saj por ajo nuke pa dhe u largua me shpejtësi. Marku vështroi orën por ajo kishmbetur dhe ai e mori me mend se duhej të ishte  goxha vonë për shkaktë aksidentit që i kish ndodhur. Siç dukej  Irena ish mërzitur duke epritur e  ishte larguar  me siguri e ofenduar pasi ai nuk kish paturmundësi as t'i telefononte , celulari ishte thyer.Kundroi unazën dhe ierdhi keq që nuk kish mundur të vinte në kohë .Për më tepër sepse kjoduhej të ishte një mbremje e shënuar . Nuk donte të dorëzohej , tanido të merrte makinën e do ta ndiqte pas.Mori në drejtim të makinës sëtij kur dëgjoi që e thirrën :                     - Ej ,Mark !Ai ktheu kokën e pa një figure të brishtë e delikate tek i afrohej mehap të lehtë e të hijshëm ,e me dritën e hënës mbi flokë e supe dukejsikur dilte nga një ëndërr.                      - Nuk më mban mënd !?Ajo u afrua akoma më shumë.                      -  Mikela ?!Tingulli i ëmbël i së qeshurës së saj mbushi ajrin e natës,dhe ai  medhimbje kujtoi se kjo e qeshur dikur i përkiste atij dhe vetëm atij.                      -   Mikela !Ajo ju afrua afër , fare afër duke e vështruar në sy gjithnjë dukebuzëqeshur, ai ndjeu zemrën  t'i rrahë me forcë në krahëror dhe kuptoise ajo nuk e kish humbur aspak  magjinë mbi të. Largoi me zor sytëprej buzëve të saj që ishin aq tunduese dhe filloi të vështronterrotull duke ju lutur me vete  Zotit  të mos e lejonte ta bënte këtëgabim sonte , sonte që duhej të kish lidhur fatin  e tij me Irenën.                       - Më kish marrë malli për ty  Mark ! Ai nuk u përgjigj , kish frikë se po të fliste do t'i thosh se edheatë e kish marrë malli,se i kish munguar, se e kish kërkuar se eshihte në ëndërr ….                       -  Kam dashur të vij tek ti e të të kërkoja tëfalur por ...Kur vallë , mendoi ai, herën e fundit që kish dëgjuar për të i kishinthënë se ndodhej në burg për një vjedhje që kish bërë, e kur kishvajtur atje për ta kërkuar nuk e kish gjetur. Kushedi se ç'kishtekatranosur akoma në këto dhjetë vjet. Ajo ju afrua edhe më pranë dheatij ju morën mendtë kur  ndjeu frymën e saj të ngrohtë në qafë.                         - Mark!- zëri i saj ishte lutës.                         - Mos  m'u afro të lutem!- ai e shtyu pak përt'a larguar, -Duhet të të them dicka , gjërat kanë ndryshuar në këtodhjetë vjet ,që ty nuk të kanë mjaftuar për të më gjetur. E meqë rafjala , adresa ime, numri i telefonit të shtëpisë sime nuk kandryshuar.                        - E di , desha të them e kuptoj ,shoh unazënqë mban në dorë.Marku mbylli instiktivisht pëllëmbën e dorës duke e fshehur unazën.Nuk i dihej, Mikela pasi kish filluar të drogohej nuk bënte më dallimse çfarë dhe kujt i vidhte. Le t'i merrte, le t'i kërkonte ç'të dontevetëm këtë jo. Mikelës nuk i shpëtoi kjo lëvizje dhe e qeshura e sajkumboi përsëri nëpër natë.                       -  Mos ki frikë, nuk marr më drogë.                       - Shumë mirë atëhere , jam i lumtur për ty.                       - Ma jep ta shoh pak ,- ajo zgjati dorën duke evështruar me kokë pak të mënjanuar dhe me atë buzëqeshje fëminore sëcilës ai nuk kish ditur kurrë t'i rezistonte. Hapi pëllëmbën e dorësdhe ja zgjati me pahir. Ajo e mori ngadalë , e vuri në gisht dhengriti dorën lart për ta soditur kundrejt dritës së hënës. Guri dhesytë e saj kishin të njëjtën ngjyrë dhe patën të njëjtin vezullim .Ndërsa Marku pyeti veten se mos kish qenë pikërisht kjo arësyeja qëkish zgjedhur këtë .Dhe thellë, diku thellë e pranoi se kish qenëkështu dhe i erdhi turp nga vetvetja  kur  mendoi se kjo nuk ishte edrejtë për Irenën.                         - Ma kthe se duhet të iki.Nxitoj.Ajo ja ktheu dhe ai pa se buzëqeshja  ishte fshirë nga fytyra e saj e bukur .                         - Po mua do të më kishe dhuruar një të tillë?- kish diçka lutëse në ate zë e atë shikim, a thua se donte medoemostë dëgjonte një "po" edhe sikur të mos ishte e vërtetë , mjaft tëishte nje "po"dhe ai ndjeu se si gjithë qenia e tij po mbushej medhimbsuri  për këtë vajzë ,ashtu siç ishte ndier dhe e kish falurgjithmonë , edhe kur kish filluar të gënjente , dhe kur drogohej dhekish filluar ti vidhte nëpër  xhepa edhe…                          - Do të të kisha dhuruar edhe më shumë                          - Sa më shumë ?                          -  Gjithshka !                          - Dhe tani do të shkosh tek ajo ?                          -  Po- foli ai i vendosur.                          -  Dhe do të martohesh me të ?                          -  Po !                          - Duhet të jetë vajzë për së mbari.-psherëtiu lehtë Mikela ndërsa sytë i shkëlqyen nga lotët.Po mendoi ai , është vajzë për së mbari, e bukur inteligjente dhe epasur, mjaft e pasur. Por për ty e dashur nuk duhet të jetë problem ,ti vetë u zhduke , u largove nga unë . Dhjetë vjet ,asnjë lajm, asnjëletër ,mesazh ,asgjë .Ti nuk e din se sa kam vuajtur,sa të kamkërkuar. Po ç'rëndësi kishin këto tani, ai duhej t'i hipte makinës etë shkonte drejt e tek  Irena. Mikela ishte  dashuri e vuajtje e sëkaluarës e duhej të mbetej atje.                          -  Shiko si je katandisur, po të del gjak,nuk mund të shkosh kështu tek ajo ,- Mikela zgjati dorën dhe me njëshami i pastroi ballin e gjakosur teksa ai u çudit që plaga nuk po idhimbte. Siç duket e kishin mbushur me qetësues. Ajo zgjati një shamitjetër dhe atij i tërhoqi vëmendjen një shenjë e zbehtë sipër kyçit tëdorës . Ja mori duart dhe i afroi  më pranë për t'i parë me kujdes.Nuk ishte gabuar , ishin shenja karakteristike të prerjes së damarëve. I kish rastisur  t'i shihte në urgjencat e spitalit.                        - Cfare ke bërë ?                        - Eshtë e kaluar.- ajo u mundua të vinte buzënnë gaz si e zënë në faj.                        -  Si ndodhi ?                        -   Mos më pyet të lutem !                        -   Më thuaj si ndodhi?  – ai i shtërngoi fortkycet . Lotët filluan të rrëshqisnin si margaritarë të vegjël në faqete saj.                        -  Më duheshin para. Mora disa sende të miqvetë  familjes ...                        -  Vodhe!                        -  Vëri ç'emër të duash.Ata më denoncuan dhepërfundova në burg.                        -  Përse nuk më lajmërove? -ai ngriti zërin i revoltuar                        - Të telefonova por nuk ishe në shtëpi                        - Nuk është e vërtetë, do më kishin thënë.                        -  Jo  Mark , ishte mamaja jote e më tha taharroja atë numër                        -  Nuk është e vërtetë !                        -  Më tha se ti nuk doje të dëgjoje më për mua...                        -  Gënjen !- briti ai                        -  Më tha se nëse të doja sado pak duhej tëikja vetë e të fshihesha.Marku i ktheu  krahet.Dënesat e saj e kishin prekur në shpirt. Vallëishte e vërtetë kjo që i thosh apo ishte  një trillim. Nuk i besohejse e ëma e kish gënjyer pasi e kish parë se sa kish vuajtur ai atëkohë por nga ana tjetër ajo nuk e kish fshehur kënaqësinë që kjohistori  kishte mbaruar . Mikela nuk ishte vajzë për të nuk emeritonte .Pastaj  cila vajze do ta meritonte vallë djalin e saj ,deri tani asnjë, bile edhe për Irenën  gjente difekte sa të duash .                          - Po pastaj ç'ndodhi, përse e bëre këtë?                          -  Doja të zhdukesha nga faqja e dheut, nukmund të jetoja pa ty.                          - Ashtu ?Atëhere si ke jetuar, përse nukerdhe të më kërkoje kur dole nga burgu?Lotët filluan të rrokulliseshin përsëri dhe ajo mbuloi fytyrën me duar.                          - Vërtet nuk kupton Mark? - ajo hodhishikimin tutje e ai pa syte e saj të bukur të mbytur në trishtim.                          - Përse Mikela? - zëri i tij ishte i butë ei dhimbsur.                          -  Mbeta e bllokuar...- ajo tregoi shenjat e duarve.                          - Të mbyllën në psikiatri ?- ai e dinte seshpesh në kësi rastesh përfundonin në psikiatri                          - Një farë lloji .Ai u rrënqeth tek  përfytyroi këtë qenie të bukur e të hijshme brendakëmishës së forcës.                         - C'mund të bëj për ty  Mikela ?Lotët u zhdukën si me magji . Ajo e kapi për dore dhe e tërhoqi pranë vetes.                         -  Shko nesër tek ajo. Rri me mua sonte.                         -  Duhet të shkoj sonte .                         - Të lutem !                         -  Nuk  mundem !                         - Veç disa orë të kërkoj , në mëngjes  do tëtë le të lirë, të betohem, të lutem!-ajo përgjërohej dhe  Markudalëngadalë filloi të dorezohej.                         -  Ku don të shkojmë ?                         -  Ku të duash.                                                                - & -  Ajo rrinte  ngjitur pas tij e ai ndjeu se si dalëngadalë e tërë qeniae tij po rimbushej me dashuri për këtë qenie të brishtë . Vështroiprofilin e saj të zbehtë me ata sy vezullues dhe  vuri re se nuk kishndryshuar fare, nuk kish as edhe një rrudhëz, nuk kish humbur as edhenjë fije nga rinia e freskia e saj e dikurshme.Ndërsa ai ishteburrëruar dhe posti i tij si shef në repartin e kirurgjisë në një ngaspitalet më të mira të vendit  i kishin dhënë një pamje edhe më tëvendosur , gjë që e tregonte edhe më të madh në moshë.  Ajo ndjeu seai po e shikonte dhe i buzëqeshi duke u bërë edhe më e bukur.                             - Nuk ke ndryshuar fare – i pëshpëriti ai në vesh.                             -  Cfarë ?                             -  Je po aq e re dhe e bukur si paradhjetë vjetësh.Ajo filloi të qeshte ngadalë  për të mos shqetësuar të tjerët qëshikonin filmin.                             -  Kam një sekret .                             -  Ma thuaj.                             -  Eshtë sekret, nuk ta them.                             - Ke gjetur elizirin e jetës ?                             - Jo .- kukurisi ajo.                             - Ke bërë pakt me djallin  ?                              - Shshsht  mos e zë me gojë!- ajopapritmas u zbeh.Ishte rradha e tij të qeshte sepse ju kujtua se sa frikë kish paturajo nga djalli , aq sa nuk donte kurrë t'i  thoshte as emrin pasimendonte se ai ndodhej diku rrotull dhe e dëgjonte .                              - Atëhere ke bërë një jetë të mirë  këtëkohë që nuk jemi parë?                              -  Njëfarësoji .                              -  C?do të thuash me këtë?                              -  Kam qenë në pritje .                              - Dhe çdo të thuash me këtë , njeriu kurpret nuk plaket ?- qeshi ai.                              -  Të jesh në pritje është , si të tëthem... sikur të jesh në koma . Ti nuk jeton, jeton vetëm shpresandërsa koha të rrjedh përsipër pa të të prekur. Unë të kam pritur tyMark !- pëshpëriti ajo  duke qeshur . Kur qesh është e magjishme , mendoi ai , ndërsa Irena qesh rrallë,shumë rrallë , çudi si nuk e kish vënë re më parë  .Tek  bënte sikurndiqte filmin duke ndier frymëmarrjen e lehtë të  Mikelës pranë,përpara syve  i kaloi tërë historia e tyre , Mikela  e bukur dhe endrojtur e rritur jetime me gjyshen e saj , takimet e para ,  cigarete para  pastaj spineli i parë i ndarë së bashku me një grup miqsh që upasua nga shumë e shumë të tjerë. Pastaj ai që e kish lënë të piritjo vetëm të drogës por edhe duhanin  ndërsa ajo ish treguar më e dobëtkarshi këtij vesi që i shtoi edhe vese të tjera…. gënjeshtrat , zënkat, pajtimet, premtimet  dhe në fund…. Asgjë , e kish humbur. Po taniçfarë bën , me se merret , a ka ndonjë që kujdeset për të ? Gjyshja mesiguri do t'i ketë  vdekur, ishte  e vjetër. E vështroi me bisht tësyrit dhe jo pa njëfarë ndjenje xhelozie , më shumë se sa kureshtje.Mendoi se me siguri duhet të kish ndonjë  burrë ose të fejuar ose tëdashur që kish hyrë në jetën e saj dhe përkujdesej për të.Nuk kish sesi të mos kishte, aq e bukur sa ishte, ajo mund të gjente në çdomoment dikë .Kureshtja dhe xhelozia filloi të nxjerrë kokë dhe atijnuk ju durua :                               - Ke ndonjë që të pret në shtëpi… dojatë thoja ..është prezent ndonjë burrë në jetën tënde ?Ajo nuk u përgjigj.                               - Përse më ke pritur ?                               -  Sepse …sepse doja të dija  nëse mëdashuron akoma.                               - Vetëm për këtë?                               - Në fakt shpresoja .- dy pika loti urrokullisën faqeve të saj ë zbehta.                               -  Po pastaj ç'do të bësh , do tëkthehesh tek ai tjetri ?                               -  Ndoshta .Ndoshta . Ndoshta është më mirë kështu , ai mendoi tërë të mirat qëgëzonte , dipllomën , punën , apartamentin luksoz që kish vendosur tëblinte me rastin e martesës  dhe të fejuarën e bukur që e priste.Mikela do të kthehej përsëri tek ai tjetri , ai ndjeu një të therrurtë pavullnetshme xhelozie që u mundua të mos i vinte rëndësi dhe ishtee drejtë që të bëhej kështu . Ajo duhej të  mbetej aty, pas, ajo itakonte asaj pjese "pas" të jetës së tij , ishte një vegim i bukur  idisa orëve dhe do të kthehej sërish atje ku e kish vendin, i kishpremtuar . Ndërsa ai do të shkonte në shtëpi , do të bënte një dush tëngrohtë, do të pinte nja dy aspirina , do flinte disa orë për t'uçlodhur e pastaj do t'i telefononte  Irenës . Do ta ftonte për njëdarkë nën dritën e qirinjve në një restorant luksoz e kësaj rradhe dotë ishte i kujdesshëm në timon e nuk do të përplasej më.Dolën nga kinemaja të zënë për dore. Pak nga pak yjet filluan tëhumbnin shkëlqimin e tyre e po ashtu edhe sytë e saj. Një veltrishtimi mbuloi tiparet delikate pa i hequr aspak  nga bukuria dhemagjia asaj fytyre të dashur. Ai nuk ishte në gjëndje t'i shqiste sytëprej saj.Papritur ajo ndaloi.                                 - Jam e lodhur  Mark. Ndahemi tani.                                 - Ku do të shkosh , të shoqëroj unë,eja të marrim makinën time.                                 - Diku, askund, apo gjithkund - ajoqeshi  dhe i hodhi krahët në qafë , - Faleminderit  për këtë natë tëbukur , tash je i lirë, por kjo nuk do të thotë që nuk të dua . Kudoqë do të shkoj , unë  të dua !U shkëput prej tij dhe i ktheu krahët duke u larguar ngadalë dhe ai jopa dhëmbje mendoi se sa me fat ishte ai "tjetri" që e priste.Përmbajti me zor veten  për të mos e ndjekur pas e t'i thoshte seedhe ai e donte , e kish dashur dhe nuk kish pushuar kurrë sëdashuri…por nuk bëri asnjë hap. Ai tani nuk ishte më i ri ,ishte bërëburrë , nuk e linte më veten të komandohej nga ndjenjat, shpërthimi ityre nuk sillte asgjë të mirë e të pjekur, tashmë ai dinte t'inënshtronte ato.Vuri re të tjerë njerëz që po lëviznin në rrugë.Ecnintë gjithë në një drejtim .Ndoqi me sy  Mikelën ,atë siluetë të brishtëqë për çudi ecte në drejtim të kundërt me të tjerët dhe befas ju dukaq e mjerë, e braktisur, e pambrojtur dhe krejt e vetme. Ndjeushpirtin t'ja pushtonte dhëmbshuria për atë vajzë delikate , atëmishërim të dhimbjes...Figura e saj ishte ajo e një shpirti që klithtendihmë. Dhe ai kuptoi se nuk ekzistonte ai "tjetri", nuk  kish asnjënjeri që e priste , se ajo ishte fare e vetme, dhe ndoshta nuk kishteas edhe një vend ku mund të shkonte. E si mund të ish i lumtur ai meIrenën nëse e linte atë në mëshirë të fatit…                                -  Mikela !Ajo ndali hapin dhe mbeti e ngrirë  një çast. Pastaj u kthye e vrapoidrejt tij duke ju hedhur në qafë                                                                 - & -.                                     - Nuk do të të lë kurrë vetëm !-ai e shtërngoi fort në krahë. Qëndruan disa çaste të perqafuarndërsa sodisnin horizontin që po ndizej me tërë bukurinë e madhështinee tij. Ai ndjeu se ajo filloi të dridhej tek fiksonte një pikë tëshndritëshme që sa vinte e zmadhohej .                                -  Faleminderit për gjithshka  Mark !–  pëshpëriti ajo pa ja ndarë sytë asaj pike .- Tani lëshomë dhe ik,unë nuk mund të vij me ty. Ai e shikoi i habitur. Vuri re njerezit  e tjerë që i afroheshin asajpike të shndritëshme që çuditërisht i tërhiqte si një magnet imadh.Mikela u përpoq të shkëputej nga krahët e tij. Ai e kapi fortprej duarsh dhe padashur sytë i shkuan tek shenjat e zbehta sipërkyçeve.Një mendim i mjegullt e mpiu të tërin .Ai …ajo…nuk …                              -  Mark, lëshomë !.Nuk ka vend për mua atje.                              -  Nëse do të ketë për mua , do të ketëedhe për ty. Te dua Mikela !                              -  Të dua Mark ! Me të në krahë u nis pas të tjerëve drejt atij shtegu drite nëhorizontin  e mahnitshëm ku pritej të lindte dielli nga çasti në çast, atje ku vdekja dhe përjetësia shkrihen në një, ku problemet , planet, ambiciet mbeten pas . Ajo që kish rëndësi ishte ajo ndjenjë qëpërfaqësonte ajo qenie e dashur që mbante në krahë.Nëse duhej tapranonin atje, duhej ta pranonin bashkë me të ndryshe…Do të ishin dyshpirtra të mjerë të mbetur pezull…Të mjerë ?! A mund të ishte i mjerëai  me të ...?                                                                      - & -     Irena doli  e përlotur nga  morgu. Pamja e shpërfytyruar e Markutpas aksidentit e kish tronditur shumë.  Mendoi se do të kish bërë mëmirë të mos e kish parë . Të kish ruajtur kujtimin e tij siç kish qenënë jetë , i ri e i bukur. Zuri vend në makinë  dhe përpara se tandizte hapi  kutinë e vogël që i kish dhënë nëna e tij duke i thënë sei përkiste asaj . Unaza ishte shumë e bukur , ajo e vuri në gisht dhee soditi me admirim karshi dritës .Guri  rrëzëlleu me një shkëlqim tëftohtë aq sa asaj i shkuan mornica nëpër trup. Nuk kish asgjë tëpërbashkët mes këtij sendi të ftohtë të bukur dhe kujtimit e dashurisësë Markut. Befas e ndjeu të huaj këtë send dhe e hoqi nga gishti dukee vendosur në sediljen pranë e u nis. Mendoi të shkonte në shtepi dhetë përpiqej të qetësohej pak , por pastaj ndërroi mendje. Më mirë tëshkonte e të zhytej  në rrëmujën e urgjencës së spitalit e kështu tëmos kishte kohë të  mendonte . Pastaj një mjeke më shumë në atërepart ishte një bekim nga qielli. Rrugës tek po priste  të hapej njësemafor pa në trotuar një vajzë të re të përlotur me sy në ngjyrë tëzmeraldit  si guri i unazës. Uli xhamin e derës së makinës dhe i bërishenjë të afrohej. Vajza ,tek fshinte lotët u afrua duke menduar sendoshta ishte  një turiste që donte të pyeste për ndonjë rrugë aadresë ndaj mbeti krejt e habitur kur Irena i zgjati kutinë e vogël. Ehapi dhe një nënqeshje e lehtë i çeli fytyrën  tek pa unazën e bukur.                                  - Si të quajnë? –  pyeti  Irena.                                  - Mua ?!-  një buzëqeshje e ndrojturi bëri edhe më të bukur ata sy.                                  - Merre,nuk ka rëndësi . Shpresoj tëtë sjellë më shumë fat se mua.Vajza me sy në ngjyrë smeraldi  vuri unazën në gisht dhe ngriti dorënlart duke e parë karshi dritës së diellit . Irena vuri re se  sytë esaj dhe guri i unazës patën të njëjtin vezullim  të bukur e harmonikdhe ndjeu se ky send i përkiste më shumë asaj vajze të panjohur dhe iuroi  fat me gjithë shpirt. Ndërkohë semafori ishte hapur dhe  Irena ulargua duke e ndjekur vajzën me sy në pasqyrën  e makines tek epërshëndeste me dorë duke i thënë diçka që ajo nuk mund t'a dëgjontepor e mori me mend se po e falenderonte………      Imperia,08-12-2006



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora