E hene, 29.11.2021, 09:10 PM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Ngordhi me shkop në dorë

E premte, 19.12.2014, 07:09 PM


NGORDHI  ME  SHKOP    DORË...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

Me që diktatorët nuk besojnë në një jetë tjetër, kur iu vjen dita... “ata” ngordhin!

Edhe mirë bajnë që ngordhin, por ç’ e don, tepër vonë...

Gjithë jeta i shkoi “dyke mejtuar për popullin”...Aty i rrinte mendja kur e kishte në kokë!

Rrallë herë ka ngja që nuk ishte në vete, po edhe atëherë...nuk vononte e kthjellohej...

Ishte fare i rij, kur vendosi me u sakrifikue për popullin: “Unë do bëhëm terrorist!”...

Ndoshta, janë shumë të rralla rasët që dëshira shoqnohët edhe me karakterin e njeriut!

Mendimi i të Ndjerit Muntaz Kokolari, i lanun me shkrim në nandorin e vitit 1944, më ka shty me lexue shumë nga shkrimet e Enver Hoxhës për vitët e luftës, mardhanjet e tij me Vasil Shanton, Qemal Stafen, Zaj Fundon dhe Zef Malen... Letrat e Zef Malës, drejtue Enverit nga interrnimi, më kanë dhanë me kuptue se: I vetmi njeri me ato pikpamje të theksueme komuniste që ka vdekë i penduem plotsisht, asht kenë Zef Mala! Në letrën e fundit Ai i shkruen Enver Hoxhës: “Edhe pse jam qorrue dhe nuk shoh fare, shikoj nga dera dhe veshtroj nëse po dëgjoj turmat e Popullit Shqiptar, që po më shpërthejnë derën e shtëpisë, dhe po më marrin zharg dhe bashkë me ty, po na djegin përsëgjalli, për atë tmerr që i kemi sjellë né këtij populli me komunizmin e instaluem në Shqipni...”

Sigurisht, një leter si kjo, ia përforconte mendimin se, “ky popull do hu...”!!

A thue kësaj dëshirë i kishte ra në té i Ndjeri Muntaz Kokolari, kur perkufizonte Enverin:

Po përjetojmë ditë të vështira. Kam vendosur me brengë në zemër të largohem nga Shqipëria ime e bukur, nga familja e dashur...Këtë vendim e mora mbasi më njoftuan disa nga miqtë e mi të besuar, se jeta ime dhe e të afërmëve të mi është në rrezik nga bashtua (vagabondi M. K.), Enver Hoxha. Ai ka urdhëruar djajtë e kuq kundër nesh.

Kjo kuptohet: Thjesht për motive personale... Kjo është fatkeqësi e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë, që ka rënë në duart e një njeriu të përbindshëm, tinëzak, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar edhe kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove etj. Fëlliqi botën me borxhe. Né intelektualët gjirokastrit ja dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj kërkon të na asgjësojë...” (Shkrue nga M.K., me 9 Nandor 1944).

Shpjegonte Prof. Petro Fundo, Muntaz Kokolari, Zef Mala... E edhe pse dijmë sot sakt se mbi 500.000 Shqiptarë u masakruen nga ky perbindsh, me paturpsi deputetët e Kuvendit Popullor, presin me shqyrtue “Me i hapë, apo mos me i hapë ‘Dosjet” e krimeve të tij..!

Kjo “mëdyshje” tregon edhe një tjetër mangësi të madhe morale të “shqiptarëve” po u themi: “Nga një popull që në 1912, ishte ma pak se 1 miljon banorë, i kemi dhanë Botës së qytetnueme Europjane në Shek. XX, një tiran të përmasave të pakrahasueshme me krimet e kryeme prej tij, ndaj popullit të vet.”

Dosja e parë që duhet hapë asht ajo e Enver Hoxhës, dhe mbas saj, e Nexhmije kobres, për të kalue mandej tek tradhëtarët e bashkpuntorët e tij, kundër Popullit Shqiptar.

A ka sot “dosje” Enver Hoxha?, mund të pyesin Shqiptarët...

– Jo një, po disa kopje dosjesh ka “Enveri ynë”...

Ai ishte ideatori i tiranisë dhe i terrorit... Ai vetëm mendonte ke me vra...?

Ai dinte edhe torturat që duheshin me ua ba?

Ai urdhnonte sa vetë me vra çdo ditë?

Ai shpjegonte pse duhen vra?

Ai aprovonte çdo vrasje...me nënshkrimin e tij.

Ai dishronte me dijtë edhe “vullnetin e fundit” të viktimës, tek stomi i gropës pa emën...

Ai donte me dijtë ku perfundoi far’ e fisi e trashigimtarët e të masakruemëve..?

Ai kerkonte “shifren” e skllavëve të përfshimë në “luftën e kllasave”?

Ai vetem numronte sa dollarë i shtonin këta skllavë në rezervat e tij ndër banka?

Kjo ishte knaqësia e tij, që po pasunohej dhe po trashigonte tek të vetët dhe “pasuninë e fitueme me gjakderdhjen e Popullit Shqiptar”...

Ai çdo ditë tek pasqyra krahasonte vetvetën me terroristët ma të mëdhej të shekullit...

Ai krenohej si tiran, po egoizmi e shtynte me ua kalue atyne dhe, ua kaloj...

Po, mos harroni se Europa, dinë edhe pak ma shumë se kujtojmë né!

Vazhdon...



(Vota: 20 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora