E enjte, 28.03.2024, 08:07 PM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Kur ndahesh nga një shok

E enjte, 18.12.2014, 07:41 PM


Kur ndahesh nga një shok.

Nga Shahin Ibrahimi

Ende më dhimte koka nga një aksident i ndodhur pak më parë dhe u ktheva  i mërzitur në shtëpi. Sa isha shkëputur pak nga bulevardi kryesor kur dëgjoj muzikë me zë të lartë në rrugicën e lagjes time gjithënjë të heshtur në këto ditë me shi. Tingujt vinin nga një klub i lagjes, dhe kënga ishte e Shqipërisë së mesme. Mendova si kënaqësi e ndonjërit të ardhur në qejf nga pija. Pranë derës së klubit kishte gjallëri, lëvizje dhe të qeshura. Ka ndonjë ndeshje të fortë thashë me vete, pa menduar që ishte e hënë. Kur u afrova pashë tavolinat të sistemuara për banket. Brënda kishin vendosur dixhej, dhe muzika vazhdonte ëmbël avazin. Dikush ja uli pak zërin. Ishin të njohur të lagjes, më ftuan të mirrja pjesë në këtë mbrëmje shoqërore. Duke parë që isha në moshë më të madhe, se ata. Refuzova, dhe mendova të vazhdoja për në shtëpi, por ata nuk më lane, insistuan në të tyren dhe me këmbënguljen e Shpendit qëndrova. Ai më tregoi shkakun e kësaj gostie. U befasova kur më tha sebepin e kësaj feste shoqërore, dhe pjsëmarrjen vetëm të shoqërisë në lagje dhe dy shokë të tyret. Ishin të gjithë rreth moshës nga 50 deri në 20 vjeç, prindërit megjithë fëmijët e tyre. Të gjithëve ju ndrinin sytë nga gëzimi. U futa brënda dhe zura vënd. Ishin në përfundim të pregatitjes së shtruari të tavolinava dhe po zinin vëndet ngadalë. Na afruan pije simbas dëshirës dhe mbasi u rehatuam u vendos qetësia. Shpend Kashari mori fjalën. Dukej i menduar dhe i trishtuar, se kishte më atë buzëqeshjen, siç isha mësuar ta shihja përherë, por dhe kishte arsye.

- Shokë e organizoj këtë darkë shoqërore për shokun, apo për vëllain tim Artan Gabën. Une e kam më shumë se shok, mik familje. Artanin e kemi midis nesh dhe pak ditë, mbasi i kanë dalë dekumentat për bashkim familje në Sh. B. A. Të gjithë e dimë që prindrit dhe të tjerët i ka në Nju Xhersi, ndërsa këtu Tani ka familjen e tij dhe motrën të martuar. Këto ditë atij dhe motrës së tij iu aprovuan dekumentat për bashkim familje, dhe do largohen. Ja detikoj këtë darkë Tanit për ti uruar rrugë të mbarë, shëndet e begati, harmoni në familje por, mos të na harrojë, se unë dhe ne që jemi këtu nuk do ta harrojmë dhe, do ta ndjejmë mungesën e tij.  Më intrigoi fjala e Shpendit dhe më kaloi si në ekran, jeta e mikut tonë të përbashkët Artanit. Artani rrjedh nga një familje e varfër, puntor në ndërtim ka punuar në diktaturë. Gjyshi me origjinë nga gjirokastra, është arratisur më 1949 kur babaj i tij ishte vetëm dy vjeç. Nga Lazarati shkoi në Greqi dhe më pas përfundoi në Amerikë. Shteti komunist brënda rutinës së tij, dhe familjen Gaba e trajtoi si armik të pushtetit dhe nuk ja kurseu internimet, nga Lazarati e çoi në fshatrat e Lezhës dhe më vonë në Hamallaj të Durrsit. Jetën e ngritën si të gjithë të persekutuarit  e asaj kohe, pa të drejtën e votimit dhe pa bursa për shkollë etj. Lindja e pluralizmit dhe vendosja e demokracisë ju dha më në fund mundësnë të komunikonin, mbas 45 vjetësh pa asnjë lajm për të. Më 1994 u bë e mundur bashkimi familjar, por Tani dhe e motra e madhe ishin të rritur në vëndin e ëndrrave që bëhën realitet, dhe ligjet amerikane e lanë në Shqipëri. Mbas shumë proçedurash ju dha mundësia tani të bëhen nënshtetas amerikanë. Artani me të motrën do të shkojnë familjarisht dhe do të ngrejnë jetën atje. Shpendi fliste ngadalë dhe qartë për shoqërinë e tyre, për ndihmesën që i japin njëri tjetrit, mbasi punonin bashkë në vendosjen e kangjellave të aluminit në ballkone dhe shkallët e ndërtesave. Ishte i prekur sinqerisht, megjithëse mundohej ta mbante veten zemra dhe ndjenjat e tradhëtonin. Shpesh i rridhnin lot në faqe, se kishin që fëmi bashkë dhe kishin shkuarshmëri me njëri tjtrit. Ndarja e tyre linte shumë kujtime e brenga. Artani kishte qënë në Itali disa vite dhe aty punoi në ndërtim. Është mësuar me edukatën e jetës perëndimore, me vështirësitë e saj, dhe marëdhëniet me njerzit në punë e jetë. Unë në përgjithësi thoshte Shpendi, për këto dhe qetësinë që ka pasur në shoqëri, do ta kujtoj me mall dhe respekt. Ndaj kishte marrë dhe dixhei për kënaqësi të darkës që të argëtoheshin dhe të kënaqeshin të gjithë.Atë mbrëmje kishin ardhur shumë shokë dhe bëheshin rreth njëzet vetë. Shokët e fëminisë Gramoz Saliu, Enver Zeneli, Lulëzim Myftari, Gëzim Ibrahimi etj kishin zënë vend pranë tij. Ishin ulur simbas dëshirës dhe ndronin vendin shpesh. Një darkë që kalonte çdo lloj përmasash, të gjithë të lagjes, dibranë, çamë, labë nga shqipëria e mesme pa dallim krahinash. Bujar Vogli në dixhej na kënaqi pa masë me këngë dhe muzikë simbas kërkesave, nga të gjitha trevat shqip folëse. Unë kam parë shumë bankete familjare dhe shoqërore në jetën time, gëzime të ndryshme por jo të tillë. Të gjithë të gëzuar, respektonin shoku shokun, ftonin tjetrin në valle dhe i uronin shëndet Tanit, familjes së tij dhe të tjerëve. Prekëse ishin këngët që kërkonin në përshëndetje  të shokut që do ju mungonte, si “ I vetmuar në breg të detit”, “Jam jabanxhi”, Këngë të Isuf Myzyrit, Myslim Lelës, Artiola Toskës, Rifat Sulejmanit etj. Këto ja shtonin gëzimin darkës. Qetësia bënte të vetën, vetëm kur ndonjëri donte të përshëndeste apo të uronte me ndonjë këngë apo kërkonte të ngrinte shëndete rakije, por jo me detyrim. Pastaj ndizej vallja përsëri. Të rinjtë i ipnin shkëndija valles si Liridoni, Denisi, Klodi apo dhe Irdi 17 vjeçar që argëtoheshin me lëvizjet e moshës. Valle popullore të trevave të tyre kërcenin më të mëdhenjtë me kënaqësinë e demonstrimit si valltar jo të keq si Goni, Beni, dhe Titi etj. Ndër të tjerët dhashë dhe unë urimin tim si pjesmarrës në atë gëzim dhe si më i moshuari, mbasi të gjithë i kisha fëmijët apo nipërit e shokëve. I urova rrugë të mbarë dhe mbarësi në jetë. E këshillova të jetë vetvetja dhe të bëhet më largpamës dhe të ruaj qetësinë atje në kontinentin e laargët. Por ndër të tjera i thashë:

- Më bëhet qejfi për këtë banket, për këtë përcjellje dinjitoze, për dashurinë dhe respektin qe keni për njëri tjetrin, që unë po ju a lexoj në sytë tuaj, gjë që ju e shprehni më së miri. Më ndërprenë dy herë për të më falenderuar, dhe se po ju bëja qejfin. Por jo nuk po ju bëja qejfin. Kjo lloj feste ishte një treges i dashurisë dhe lidhjes shpirtërore të njerëzve tanë në momente dhe kohëra të vështira. Në këto 20 vjetët e fundit janë varfëruar shumë zemrat, dhe të përjetojsh një harmoni të tillë me këto strese, me këtë vërfëri që po kalon populli jonë, do të thotë shumë. Isha i emocionuar ndoshta nuk e shpreha qartë mendim e plotë që kisha në mëndje. Të gjithë smi ndanin sytë. Më respektonin shpesh duke më uruar shëndet dhe të mira, dhe me ngacmonin të pija dhe të ndjehesha i kënaqur. Më shumë se ç`më afruan në meze e pije, atë darkë unë u ngopa se pashë “ dashuri pa kufi që miqtë e mirë i jepnin njëri tjetrit”. Atë dashuri dhe mirkuptim unë dua ta përcjell si mesazh gjith dashamirësve të tyre, dhe lexuesëve të këtij shkrimi. Njerzit e thjeshtë e ruajnë dhe e shprehin dashurinë me veprimet e tyre të sinqerta, dhe ndjejnë përbuzjen e tjetrit, në rast se se ftojnë thjesht për një kafe. Artani lëvizte shpesh, ulej pranë secilit, dhe si përherë i qeshur, jepte dashuri dhe falenderonte për nderin që i bënin. Në fjalën e tij ai falenderoi me lot në sy dhe tha:

-  Nuk do tju harroj, me zemrër do ta jem pranë jush dhe në mes lotëve ja mori këngës:-“I vetmuar në breg të detit”etj. Këndonte dhe përqafonte shokët e fëminisë, dhe të jetës ku u rrit dhe u burrërrua. Për një çast humbi në mendime. Në kulmin e kënaqësisë që fluturonte bashkë me të, ai ngriti zërin dhe tha:

- Për shëndetin tuaj jeni të dënuar me nga një birrë të gjithë. E mori atë e trokiti me të gjithë dhe ktheu disa gllënka. Më pas i djersitur dhe i lodhur u ul në karrike dhe ra në mendime. Orkestra vazhdonte këngën Çame ku thuhej “Mos harro Filatin se atje ke vëllanë “etj. Kolor këngësh dëgjova atë natë, kolor ndjenjash,  dashurish dhe emocionesh. Plus kamarjerit të lokalit fëmijët e Shpendit, Liridoni dhe Irdi 17 vjeçar mundoheshin krahas dëfrimit dhe të plotësonin mangësitë e mundëshme në shërbim, që të ngelnin të gjithë të kënaqur. Në fund midis shakave dhe gëzimit u nda torta që i dha zjarr më shumë kënaqësisë dhe seriozitetit së darkës. Ashtu si nisi edhe përfundoi, vërtet e gëzueshme.

Ora po afronte dymbëdhjetë dhe orkestra po prishte qetësinë e familjeve tona që na prisnin. E mbyllëm festën duke uruar dhe përqafuar Tanin dhe njëri tjtrin. Shpendi i dha një disk me këngë dhe “Pistën e Floridës” kartolinë si kujtim etj.

Duke u kthyer në shtëpi mu kujtua thënia e një filozofi të lashtësisë :- Të rrespektojsh tjetrin do të thotë të rrespektosh vetveten, dhe të respektojsh vetveten do të thotë të njohësh dinjitetin njerëzor, dhe Shpend Kashari me këtë darkë shoqërore ka shprehur më së miri këtë  thënie.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora