E enjte, 25.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Çka ka thanë Mehmeti

E enjte, 18.12.2014, 08:55 PM


ÇKA KA THANË  MEHMETI

 

Çka  ka thanë  Mehmeti –

Dija hallin veti !

Këqyri punët tuaja ,

Mos  mbajë gajle  t’ huaja !

 

Ka pas thanë malësorja Zojë –

Mos i merr hallkun për gojë !

Mos ta bëjnë hallku me dorë ,

Se çka t’ mbjellësh ke me e korrë !

 

Ka pas thanë mixha Jakup –

Ku t’ hash  bukë , mos përmbys kupë !

Se t’ vret buka  mot pas moti ,

T’ mallkon sofra , t’ mallkon Zoti !...

 

Çka ka thanë , ai mixha Mujë –

N’ krua t’ hyqmetit  mos pi ujë  !

N’ krua t’ hyqmetit  t’ mbyllen sytë

Dhe të mbetet uji në fyt !...

 

Çka  ka thanë ,  ai  mixha Sykë –

Gomarit  t’ hyqmetit , kurrë mos i hipë !

Mbi  gomar  t’ hyqmetit , lehtë do të mashtrohesh –

Herë do kurë do t’ rrëzohesh dhe do t’ sakatohesh !...

 

Çka ka thanë , kjo  tezja Hyrë –

Këqyre vetën  në pasqyrë !

E mos  luaj me fytyrë ,

Se  do  mbetesh  pa yndyrë !

 

Çka ka thanë , kjo halla  Mrikë –

Mos u rras në politikë !

Mos ia ngul vetit atë thikë –

Herë do kurë ke me u fikë !

 

Politika është  zjarr  që joshesh –

Nga i cili kurrë  s’ do t’ ngrohesh !

N’ politikë kurrë nuk do t’ ngihesh –

Herë do kurë n’ te do të ndizesh !

 

Gjilan, më 18.12.2014.           Demir KRASNIQI

 



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora