E marte, 23.04.2024, 08:39 AM (GMT+1)

Mendime

Engjëll Koliqi: Në fill të mrekullisë

E merkure, 09.07.2008, 07:59 PM


Engjëll Koliqi
Në fill të mrekullisë

Shkruan: Engjëll KOLIQI

Si me porosi historie, të gjitha udhët këndej ishin drejtuar. I pashë vetë -  shtigjeve të dashurisë Agroni e Teuta marshonin. Dorëpërdore – pandashëm brohorisnin e këndonin. Një të vetmin Zot bashkë e lusnin dhe e nderonin. I pashë vetë, në pragun e derës së madhe Agroni e Teuta filluan vallen. Dikush më tha se është një dasmë speciale, dikush më foli për një kremte mrekullie, dikush për një gazmend historie... Nga gojë e tyre, edhe Agroni edhe Teuta – qoftë në brohori, qoftë në psalme e në këngë, më së shumti shqiptonin fjalëbukurat – dashuri dhe mrekulli. Pa humbur kohë, po përshkruaj disa nga çastet, në të cilat bëra ndalesat e mia, në fill të mrekullisë.

Ndërmjet qyteteve të bukura, nga të cilat asokohe komandohej mbarë kontineti i vjetër, me emrin Europë, një reliev i shumëbukur i natyrës së pastër. Në sheshin e lulëzuar që e kishin pagëzuar me emrin e dashurisë, ishte hapur dhe sillej vallja e madhe. Në rrjedhje të valles, të gjithë të kapur dorëpërdore. Secila fytyrë dukej më e vezulleushme se tjetra, më e hareshme se tjetra.  Secila qenie njjerëzore, në veprim dukej më e vendosur se tjetra, më e lumtur se tjetra. Të gjithë njerëzit në lëvizje, të gjithë në veprim, të gjithë duke kënduar bashkë në valle. Thënë me një fjalë – të gjithë njerëzit dukeshin të bukur. Prandaj, nuk ishte vështirë të kuptohej se në të bukurin shesh të dashurisë, n'atë log të lulëzuar të të bukurit reliev të Ilirisë, kishte filluar dhe vrullshëm vazhdonte kremtja e madhe. Të gjithë kremtonin – me të gëzuara këngë e me të gjalla valle. Që të gjithë, me vullnet të plotë ishin kyçur në akte dashurie. Pa pyetur kënd, mbas pak çastesh sa përcolla këtë gjendje të pashme festive, kuptova se n'atë shesh të bukur të dashurisë, në të bukurin reliev të njerëzisë, mes qyteteve të bukura të Dardanisë – n'Ilirinë tonë kish filluar mrekullia. Aty ku kishte filluar e bekuara mrekulli, pa vonuuar kishte marrë vendimin, që me të gjithë njerëzit e asaj toke, përjetemot të jenë në shërbim të dashurisë, gjithmonë e gjithkund, simbas më të mirave rregulla të njerëzisë.

Me valët e saj, që bëheshin gjithnjë e më të vrullshme e që qartas dukeshin gjithnjë e më të hareshme, vallja më çoi mu në mesin e të bukurit shesh të dashurisë. Aty mrekullueshëm ishte stolisur froni. Vezullima e kurorave mbretërore ishte e jashtëzakonshme dhe shumë joshëse. Këngët bëheshin gjithnjë e më të zëshme, gjithnjë e më të fuqishme. Kudo vezullima. Kudo erë e këndshme gjallërie dhe dashurie. Kudo vërehej dora dhe fuqia e mrekullisë. Nuk vonoi shumë dhe në fron, me specifikat e tyre, siç dinin vetëm ata, u ngjitën Agroni e Teuta. N'ato çaste këngët u bënë aq të zëshme, saqë të mbushej mendja se jehonat festive tashmë dëgjoheshin shumë larg, deri në kontinente të tjera, madje në të gjitha hapsirat – anekënd gjithësisë. Në çastin e kurorëzimit, Agroni e teuta shpallën publikisht vendimin e mrekullueshëm – ky vend deri në amshim do të jetë arenë e akteve më të bukura të dashurisë njerëzore – ashtuqoftë! Të gjithë, fuqishëm duartrokitën e brohoritën. Mbarë fara ilirike u betuan që të jenë aktorë të gjallë dhe të pamungueshëm në aktet e dashurisë, që nga ato çaste të zhurmshme festive e deri në amshim.

Nuk e di nëse rastësisht, apo i shtyrë nga dora e mrekullisë, u gjeta në mesin e zotërave, që po plotfuqizonin vendimet dhe ligjet e regjimit të dashurisë, që sapo fillonte. Nuk kisha nevojë për ndonjë përgjigje të zëshme, as të dekretuar me shkrim, sepse përveç lëvizjeve karakteristike, që shiheshin vetëm në ditë të mëdha të historisë, edhe nga mimika e fytyrave kuptohej gjithçka. Populli thotë: "Kush qoftë i zoti, në mos i qoftë i zi moti". Kjo premisë u pa dhe mori udhën e legalizimit, që në ato çaste festive. Nuk e di – me dekret apo me venom, n'ato çaste të fillimit të mrekullisë, historia mori shumë paralajmërime – të këndshme dhe të trishtueshme. Të gjitha paralajmërimet profetët i sollën në portën e madhe të historisë, me rregulla dhe vendime, nga premisa e lartëpërmendur. Gjithmonë – deri në amshim, do të duhet punë, veprim dhe vullnet i fortë. Që në fill të mrekullisë u vendos që të gjitha proceset të përmbushen dhe të realizohen, kryesisht me akte dashurie. Le të jemi të gjithë pjesë aktive e mrekullisë në vazhdim! Ashtuqoftë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora