E enjte, 25.04.2024, 06:41 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhepi: Hija e Mustafës do quhej Hashim Thaçi

E merkure, 17.12.2014, 07:50 PM


Fyelli i arsyes

Nuk besoj që Mustafa të mos ketë ditur atë, që në kupolën e shtetit janë ngritur figura të përfolura, të shenjur për krim të organizuar dhe se ngritja e tyre në poste shtetërore mund ti amnistoj nga gjykata speciale.

Nga Bekim Rexhepi

Hija e Mustafës do quhej Hashim Thaçi

Nuk ka dyshim se qeveria e kaluar e Hashim Thaçit, ka akoma patologjinë e dorës së fortë! Këtë po e tregon më se miri zgjedhja e tij brenda skuadrës qeverisëse të kryeministrit të sapo zgjedhur Isa Mustafa.  Potenca e Thaçit, gjithashtu mbetet e qartë, ai do të ketë sa më shumë mbikëqyrje dhe kontroll në qeverinë e re, dhe kjo mund të bëhet duke u ulë më afër tij dhe po ashtu përmes ministrit të drejtësisë Hajredin Kuçi. Ulja e Mustafës afër Thaçit dhe Kuçit do ta shndërroj në  sufler politik. Hashim Thaçi i pamjaftueshëm më njërin post të ministrit të punëve të jashtme, është zgjedhur të jetë edhe si zëvendëskryeministër i kabinetit Mustafa (nuk di nëse përbënë ndonjë shkeljeje ligjore), kjo etje e Thaçit për më shumë pushtet politik, disi e nxjerrë atë egon e tij të tepruar dhe se sa i nevojshëm ndjehet të jetë brenda vetës të jetë akoma njëfarë faktor në vendimmarrjet politike të vend, pa çka se pjesëmarrja e tij në vendime nuk është një domosdoshmëri gjithherë e justifikueshme. Mbajtja e dy posteve shtetërore dhe synimi i një të treti (ai i presidentit të vendit) është një akt skandaloz për demokracinë, sepse akte të tilla janë të shpjegueshme vetëm për ato shtete me regjimet e diktaturat. Ky akt skandaloz i dy posteve dhe synimi i të tretit është një mesazh se shteti nuk mund të iket aq lehtë nga duart e tij, patologjinë e tij është se forca është dhe duhet të jetë vetëm tek unë! Kjo është logjika e sëmur për pushtet, kjo është mendja e tij, që orvatet të tregoj se asgjë nuk mund të kaloj pa ndikimet dhe pjesëmarrjen e tija. Madje duhet saktësuar se pjesëmarrja e tij në të shumtën e vendimeve kanë kenë të dhimbshme për vet politikën e vendit, dhe për këtë është historia ajo që nuk fal dhe që nuk i mban borxhet gjatë.

Qeverisja

Është e vërtetë që një shtet duhet të ketë një qeverisje, dhe aludohet qe ajo qeverisje të jetë efektive në një territor të caktuar. Shtrirja e saj duhet të jetë përtej kryeqytetit dhe jo të mbete brenda tij, sepse shtrirja e saj, e gjithanshme tregon se ka potencial për të kenë e efektive ne teren, ngase në fakt shteti është një sajesë por që shumë qeveri atë nuk e konsiderojnë si të tillë.

Ata që mbi këtë sajesë nuk pajtohen, por vazhdojnë ta konsiderojnë atë si kapje qe mund të legjitimohet edhe përmes një marrëveshje politike, gjithsesi do të krijojë pakënaqësi akoma më të mëdha brenda shtetit, do të prodhoj situata konfliktuoze sepse përjashtuese më e madhe mbetet vullneti i popullit, i cili abrogohet nga marrëveshjet e pamoralshme dhe jo të natyrshme. Çfarëdo qeverie që ndërtohet mbi koncepte të pamoralshëm dhe jo të natyrshëm, mbase do të jetë jo gjatë në pushtet. Ajo qeveri qe qeverisjen e saj e sheh nga zyrat e shtetit si mundësi të vetme për tu favorizuar me konceptin e të mirave publike, është qeveri e përdalë, sepse do të përhapë më shumë korrupsionin.

Gjykata speciale dhe qeveria

Krijimi i qeverisë Mustafa, me të gjitha ato qe s’mund të quhen të moralshme dhe të natyrshme duket se ka një incativë më të theksuar dhe më kuptim plote, e qe vije gjithsesi nga ata qe jemi mësuar ti quajmë edhe si “miqtë e Kosovës”! Unë dua ta kuptojë edhe tendencën e zotit Isa Mustafa, për të kenë akoma në politikë, për tu avancuar edhe më lartë, sepse ky është synim i secilit politikan. Por, ajo që e ka atakuar atë, që në fillim të detyrës së re si kryeministr do të jetë mjaftë e vështirë për të, do të jetë mjaftë e vështirë për tu rikuperuar gjithë ajo çfarë bëri qeveria e kaluar. Qeveria e Mustafës  me një staf qeverisës qe mbartë fajësi për qeverisjen e kaluar, e cila ka kenë tërësisht kleptokatike do të duhet të përballet me korrupsionin, padrejtësinë e gjithanshme në shtet, dhe varfërinë e vendit që është në listën e vendeve më të varfëra.

Gjykata speciale duhet të krijohet dhe vendosja e shumë figurave ne postet më të larta të shtetit, ka të bëjë edhe me të shënjuarit e këtyre figurave qe u ngjitën befas në kupolën e qeverisjes në shtet. Nuk besoi që Mustafa të mos ketë ditur atë, që në kupolën e shtetit janë ngritur figura të përfolura, të shenjur për krim të organizuar dhe se ngritja e tyre në poste shtetërore mund ti amnistoj nga gjykata speciale. Ndofta ata janë ngritur më qëllim ne këto poste, në mënyrë qe shembulli i krijimit të gjykatës speciale të jetë një meritë vendore, madje të thuhet se të përfolurit të shënjuarit po e vet krijojnë gjykatën speciale për ti dhënë shans drejtësisë qe ajo ta provoj vetveten karshi akuzave të gjithanshme. Krijimi i gjykatës speciale do të bëhet sepse është detyra një për qeverinë Mustafa, madje ai do ta ketë për detyrë qe edhe ministrin e saj të mbrojtjes ta jap urdhrin qe të filloj me arrestimet e të akuzuarve për këtë gjykatë. Duhet sqaruar jo pse këtë nuk mund ta bënte EULX-i, apo ndonjë taskforcë tjetër brenda KFOR-it. Të gjithë të akuzuarit për krime të rënda do të dërgohen në këtë gjykatë nga Mustafa, dhe përfundimisht duket se merita për këtë do ti mbete Kosovës gjë qe është një shenjë indikativë se ky vend mund të futet në BE, pa i plotësuar shumë standarde apo edhe kushte e plota të anëtarësisë në BE-së. Le ti besojmë më shumë kësaj hipoteze, se sa që duhet akoma të merremi me faktin se pse u krijua qeveria e pamoralshme apo e panatyrshme e Mustafës, ndryshe vazhdimi i i gjithë kësaj mund të quhet edhe një fyell i arsyes...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora