E premte, 29.03.2024, 12:11 PM (GMT)

Kulturë

Sami Sherifi: Mallëngjime atdhetare

E merkure, 17.12.2014, 06:33 PM


Sami Sherifi

 

MALLËNGJIME ATDHETARE

(Mirësevini Anik e Rona në Shkup!)

 

Në cilën gjuhë duhet të flasim
Që të ndjejmë
Dhimbjen
E mallin mërgimtar
Të shtresuar në petale gjethesh
Si lot fëmije
E si ëndërr e mallë i zjarrtë
Që djegë e përvlonë
Shpirtin

Dhe zemrat e nënave shqiptare .

 

Sa të lënduar ndjehemi
Kur në ëndërr
Shtigjeve të Atdheut rikthehemi
Me shpirtë të vrarë
E sy të përlotur
Atdheun e Dheun
Me lot mërgimi e bekojmë.

 

Kthehuni flutura të lënduara
Në pëllëmbën e blertë të Tokës së zjarrtë
Se u dogjët flakë
Duke ëndërruar vendelindjen
Me shpresën
E ngujuar
Mes dhimbjes e mallit që loton...


(Shkup, 29.11.2014)

 

DUFLLA

 

Nuk i kuptova hieroglifet e shkruara
Në atë shkëmb vullkani
Në ato Gur magme
Ku Duflla burron
E ku barinjtë për cdo ditë
Tufën e dhenve freskojnë.

Nga Mali i Thatë
Zheden
I emëruar nga ardhacakët
Shekujt u rënduan nga gjëma
Nga dhimbja
Gryka e Dervenit mori flakë
E Duflla
E pagëzuar nga stërgjyshërit
E Epokës së Gurit
Shterri përnjëherë
Kur latinët ngritën
Kryqin
E Tumbën ilire e mbuluan me heshtje
Pas tyre
Otomanët erdhën
Një Tyrbe mbi ato eshtra ngritën
E varret e Fisit
I shpallën si të paemër
Por Tumba

Akoma rruan emër e mbiemër nën Gur .


(Fsh. Raçe, 30.11.2014)

 

QELESHE MBI KOKë

 

Tomorri e Sharri
Dy plisa
Hyjërie e Bardhësie
Dritë
Pellazgjie e Ilirie
Deborë
Shqipërie
Flatër Pegasi
E kaltërsi Qielli
Në syrin e shqipes
Qeleshe
Mbi kokë
Mbi Diell.

 

(01.12.2014)

 

NUK HAROJ

 

Nuk e harroj
Fjalën që thé
Kur duart m’i prangose
E poezinë
Bashkë me shkronjat e abetares
M’i shqelmove
Nuk e harroj
As ditën kur më burgose të vëllanë
Me burg të përjetshëm
Ti ishe ai që më përbuze
Djepin
E alfabetin
Me urrejtje
Nënën ma shaje
E sot
Thikë të njejtë sprehë
Djallëzia
Akoma në sy të vizëllonë.

Më thuaj
Si t’i besoj dorës
Së përgjakur
E fjalës tënde
Të mbushur me urrejtje!

I Besës jam
Po në ty besë nuk kam!


(Shkup, 04. 12. 20140)

 

STINËT NDRISIN FJALËN

 

Kur yjet lotojnë
Mbi gjethin e zverdhur
Bora mbi pullaz
Shkrihet
E Qielli
Në katër stinë vishet.

Në vjeshtë
Toka ndahet në dy hemisfera
Qanë e loton në heshtje
E në dimër
Tkurret nga ngrica
Në simetri
Epokën e Akullnajeve kujtonë

Në pranverë
E verë
Çuditërisht ndërron bota
Qielli manjetizohet
Magma rrezatonë stinët
Dhe hyjëron
Sistemin qiellor
Dritën
Dhe errësirën e zbërthen në jone
E Ozonën e kthen në hark
Me ylber e pështjellë
Dhe e mbanë gjallë
Shpirtin
E fjalën e urtë
Vargut të lulëzuar në pranverë
Ia falë
Me flladin e dritës
Rruzullin tokësor e jetëson.

Nuk e kuptoj
Akoma
Në cilën stinë duhet të jetoj!

 

(06.12.2014)

 

DËSHPRIMI

 

Mes heshtjes
E dëshprimit
Fjala
Dridhet nën gjuhë
Tjetërsohet
Dhe të trishton
Kur shqiptari i pa punë të rrëfen
Se i dëshpruar
E me krenari të lënduar
Atdheut
Lamtumirë duhet t’i thotë.

 

Dhe derisa shqiptari
I hidhëruar
Lamtumirë i thotë Atdheut
E Nënës
Hajnat e tradhëtarët
Njëri-tjetrin e dekorojnë
E Popullit
Ëndrrat ia vjedhin.

 

(Dhjetor,2014)

 

QELESHE MBI KOKË

 

Tomorri e Sharri
Dy plisa
Hyjerie e Bardhësie
Dritë dëbore
Pellazgjike e Ilirike
Shqipërie e Dardanie
Flatër Pegasi
E kaltërsi Qielli
Në syrin e shqipes
Qeleshe
Mbi kokë
E mbi Diell.


(01.12.2014)

 

NËNTORI I MOLLËS SË NDARË

 

Në vjeshtë
Mollët i mbledhim në bahçe
E Nëntorin
Me velin e gjysmëhënës
E veshim
Me duvak të bardhë
Me ngjyrë ari stolisur
E nusërojmë.

 

Në Nentor
Shekujt i zbresim në pëllëmbë
E me Epokën e Para Krishtit
Kuvendojmë
Me Mollën e Adamit
Si mollë e ndarë
Në hartën e Atdheut gjejmë
Një gjarpër helmues
Rroje mbi kokë i bën!


(09.11.2014)

LEGJENDA DHE URA MBI LUM

Stërgjyshërit e mi
Me thonjë gërvishtën nëntokën
Nën Gurin e Zi trazuan
Gjarpërinjtë helmues nga gjumi
Legjendën
Me ngjyrat e ylberit stolisën
Qiellit
Gjithë meteorët ia mblodhën
Dhe murranë ngritën
Po një Urë e një Kala
Iu mbet e pambaruar
Si legjendë e tradhëtuar
Mes tre vëllezërve mbeti
Edhe sot
Ditën ndërtohet
Ndërsa Natën rrënohet
Ura e Shenjtë
E Rozafaja
Të pangritura na mbetën .

Në legjendë
Qumshti akoma kullon
Nga gjiri i Nënës
Rrjedhë e nuk shterret .



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora