Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nijazi Ramadani: Lugina e Preshevës dhe viset tjera

| E merkure, 17.12.2014, 08:14 PM |


Kumtesë e lexuar në Konferencën shencore me temë:”Lugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare në fund të Luftë II Botërore”

Nga Nijazi Ramadani

1 Rezistenca e armatosur e Karadakut në juglindje të Kosovës 1941-1945

Reflektimi i tyre në opinionin publik  ( 28shtatorit 1942 dhe 30 nëntor- 1944)

Lufta e Dytë Botërore - Shqiptarët sikur edhe popujt tjerë u gjenden para  sfidave dhe shpëtimi nga pushtimi serbo-bullgar, pasiqë një pjesë e e atyre viseve juglindore bien zonën fashist sipas ndarjes teritoriale të aleancave të tyre; gjermane (Mitrovica), Lugina e Preshevës[1] dhe Shkupi e Kumanova,  në një koalicioni kundër tyre.

Dhe, me formimin e grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur u radhët edhe shqiptarët në zonën e pushtuar nga bullgaret të Kosovës juglindore, ku ushtrohej dhunë e repression gjithmonë e më i madh, prandaj edhe shqiptarëve dhe lëvizja antifashiste e LNÇ-ja, po  zhvillohej ne ato zona në përmasa më gjithë përfshirëse.

Rrathët e fshatarëve dhe minatorëve po shtoheshin përkrah LNÇ-së, ku pas daljes nga burgu Xheladin Kurbalia, formohet grupi i parë ilegal nga Babush e Kadri Halimi, Kurtesh Agushi, Selami dhe Shemsi Hallaçi, mësuesit nga pjesa tjetër shqiptare : Hasan Dyngjeri, Sadri Mehmeti, Muharrem Çollaku, Malë Beci, Vesel dhe Vehbi Rexhepi.

Në muajt e verës korrikut të vitit 1942, po zgjeroheshin radhët edhe në mes të Gjilanit dhe Dardanës (ish-Kamenica) si në Petroc nga Xheledin Kurbaliu formohet një grup, prej andej përmes Sinan Hasanit një tjetër në Pozhoran dhe nga ana e Ramadan Agushit në Tërpezë të Vitia. Edhe në Preshevë përmes Avdullah Presheva - Krashnicës formohet një grup nga vëllazërit Selami e Shenasi Hallaçi, Riza Selimi, Selim Selimi, Xhemush Bina përmes një lidhje nëpër Karadakun e Shkupit dhe të Kumanovës nga ana e Hazir Hazirit' në zonën e Karadakut të Gjilanit.

 

2 Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës u formua me 28 shtator 1942 në Ramjan te Vitia. Përballja po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizontit për të qarë këtë rrethimë të hekurt që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes  mësuesve, nxënësve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin anëtarë ndër oda e konakë të kthyera në mësojtore të para si ato fetare edhe laike. Më 28 shtator 1942, pas një konsultimi nga grupet e armatosura antifashiste në një fshat të Ferizajt erdhën deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimtare, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci.[2]

Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anën tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë. Mëhallë më mëhallë po endeshin njerëzit e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpër minierat që po grabisin të huajt pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që çonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmen e tyre të lirë. Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhen e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përmes Kokës. Komitetin e Gjilanit e përfaqësonte Xheledin Kurbaliu, sepse një lidhje e tillë serioze ishte mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cep të Ramajve në drithnajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha] nga ana tjetër e tokës së Kosovës Juglindore së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën (Kosova IX.)[2].

 

3 Sulimi i parë i armatosur Sulimi i parë për marrjen e Minierës së Llojanit  (në mes të Preshevës dhe Kumanovës)

 

Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etj.

si dhe Hazir Kokës’ dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi* [][3]. Mbështeste fuqishëm edhe iu bashkuar edhe nënprefekti i kazasë Rifat Berisha dhe nga anën e Liman Staneci që përbënte karahun tjetër në Kosavë LindoreLidhja e Dytë e Prizrenit të një lidhje gjithandej etnisë. Formimi i aradhës së Sharrit dhe UNÇ të Kosovës  Më pas nis një varg zinxhir i shtrirjes së dhunës perms një sulimi i parë i armatosur vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrimisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqërohet me një anarki të parnim-dorëzimit në mes forcave të huaja të koalicionit fashist. Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të  ashtuquajtur “Dora e zezë" që vriste e priste natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër. Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia deh bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo “dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtajë dhe me tehun eskuadronave të vdekjes. Shumë kujt i ra hise që për t'i dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, fillimisht numëroheshin në kishta dhe po e sertoni e hatroni zullumqari që shfrehej për ti nënshtruar me jetuar ende me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjësim dhe asimilimin e atyre që po e rezistoni fuqinë e tyre pushtuese. Si embrone të para të LNÇK-së nga viti 1942 në Kosovë u formuan çeta të armatosura partizane: " Zenel Hajdini "  ( shtator 1942) çeta e Sharrit ( nëntor 1942), " Emin Duraku (janar 1943), e Karadakut ( janar 1943 ), dy bataljionet kosovare dhe Brigada maqedono-kosovare ( shtator 1943).  Në prill 1943 u formua Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, në fund të v. 1943 në K. ishin ngritur 81 këshilla NÇ. Pra Komiteti Krahinor i Kosovës dhe Shtabi Kryesor I UNÇ të Kosovës - komandant Fadil Hoxha kanë qenë të pavarura. Gjatë LANÇ të Kosovës, (Fadil Hoxha) as Shtabi Kryesor i Ushtrisë NÇ për Kosovë, në asnjë mënyrë nuk iu është drejtuar Shtabit Suprem të UNÇJ ose Titos si komandant suprem ose Shtabit Kryesor të Serbisë. Bashkëpunimi dhe kontaktet me Shtabin kryesor të UNÇ të Shqipërisë ishin të shpeshta. Brigada e Parë dhe e Katërt e Kosoves dhe Brigada e Tretë dhe e Pestë e UNÇSH-së, çliruan Kosoven dhe Rr.e Dukagjinit. U shkel mbi gjakun e mijëra dëshmorëve dhe vendimeve të sjellura nga Konferenca e Bujanit[3], e cila u mbajtë pikërisht për ti kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë 29-30 nëntor 1943 ,dhe më 27 koorik 1945, ku këtu nuk ishte vendosur që Kosova fare dhe viset tjera shqiptare në RPFJ(RSFJ). të mbesin në përbërje të RPSJ. si më parë.[4]

 

5 Krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit[5]

Lidhja e Dytë e Prizrenit u mbajt (Lidhja e II-të) në Prizren prej 16-20 Shtator 1943, ku shprëhja gjeografike «KOSOVA» nuk kufizon vetem vendet qi përmblidhen mbrenda kufijve administrativ të krahinës, e cila banë këtë men dhe ka ruejtur shumicen dermuese e kompakte të banorve shqiptarë, por shi për kët arsye ajo përfaqëson dhe symbolizon edhe të gjitha viset tjera Shqiptare të robnueme nën pushtimin e Jugosllavis. Bruxelles, Me 6 Qershuer 1964 [6]. Pra, që nga Marrëveshja e Mukjes dhe Konferenca e Bujanit edhe krahu Lidhja e Dytë e Prizrenit[7] në juglindje të Kosovës në krye me Adem Gllavica e Mulla Idriz Gjilani. Mulla Idriz Gjilani, sipas dr.Muhamet Pirrakut i kishte mbledhur krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të trupave të huaja për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe perëndim. Aty bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur te Beteja e Rekës Raincës Gjakut, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndësh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri në Majën e Zezë, të Brezës dhe atë të Sharrit, duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qendrat përgjatë frontit juglindor.(Në një copë të vogël tokë, në një cep të saj, po bënë luftë të madhe...)

 

 

6 Beteja e Myqybabës

Dhe ajo Llaposhnicës që pasoi pas Beteja e Rekës Raincës përgjatë udhës Frëngut* Beteja e Kikës[4] Reka e Gjakut (u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit, Kosovë më 30 nëntor 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Depërtimi I shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit natifshiast. Me 6 tetor 1944 u formua brigade XVI maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, që shpejt shtoi radhët e numrin e ushtarëve. Me 14 nëntor, kjo brigadë hyri në Shkup për t`u nisur po atë ditë për në Kaçanik. Vetëm për një muaj e diçka, deri me 14 nëntor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptarë. Pas vrasjes se 128 vetave në fshatin Bllacë e Ultë, kjo brigadë u nis për në Karadak Gjilanit, me atë rast në Stubell masakroi mizorisht tetë shqiptare.  30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehit te Bria e Preshevës një ditë më pare u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Derisa trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Karadakun. Siç dihet pas tri bisedeve të ndërmjetësuara nga Abdullah Preshevës, i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVI-të serbo-maqedone do të kalonte pa shkelur “në çdo pëllëmbë toke, duke hyrë edhe nëpër brenda nëpër shpia”, nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës para të mëngjesit iu ofruan Myqybabës. Aty i priten rojet shqiptare. Kolonat pushtuese janë shtrirë për dhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe ne ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i theu mbi tri herë dhe mobilizoheshin prapë me vullnetar tjerë në Pasjan, duke qëndruar deri në mbarmje. Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeve Anamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myqybaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjatë pushtimit italo-bullgar dhe, ku shumë kishte të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e koalicionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, dhe Llocë. Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandant pas që ka marrë plagë vdekjepruese, dhe fshatit i vihet zjarri shtëpive nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye, ku i kishte me veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës ata barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Myqybabës. Beteja  bartet te lumi i Llapushnicës nga Komandantet lokal ia kishin mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enk-lavave, te lumi i Moravës, të Brigadës XVI-të serbe dhe asaj të XVI-të maqedone, mbase kjo ishte një leksion, kur u bë një rezistencë e armatosur nga vullnetarët për ta mbrojtur prakun e shtëpive të tyre të prirë nga Komandant Ymer Saqipi (Myqybaba) dhe pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje, ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Muçibabës. Atë ditë në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Ymer Myqybaba sa ishte në tërheqje në drejtim të Kokajve, si edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944.

Vija frontale e Betejës ishte nga Kotliana e deri te Lerajt e te  Curretëve

Në tërheqje disa luftëtar u fortifikuan në një shpellë guri dhe vranë togun e diversant të armikut, për ti dhënë leksion atyre që kishte mësy me shkel në Karadakun. Disa prej tyre i kish pas nxënë taksiroti, e vriten aty, 6-të të parët mbetën të vrarë, dhe ma vonë përforcimet pati tjera që arritën të kapen dhe mbahen rob nga ana e çetnikëve, dy të rinjët, Jashari e Kadri Koka pasiqë i lidhën për pushkatim, i liruan sa për ti bartur me gomar për t'i ngarkuar të vrarët në Llapushnicë, ndërsa të tjerët e vrarë anës tjetër të vendi i quajtur te Qafa e Lekit në mes Buricës, Lipovicës e Myqybabës, të cilët i përcollën me çerret të mbushur përplot me trina për kah Pasjani. Të vrarët në fund të prrot të katunishtës që bie në lumin Llapushnicë, një nga një lidhur si ngarkesa me dry, dhe i kishin ngarkuar me një gomar, por një prej kufomave që ishte më i leht ia mërrte anën dhe, prej tyre e kishin lidhë në paragon të samarit deri te laku, te Mullini i Kokajve. Aty në lakesën për ballë Birës së kaçakëve u kishte rrëshitur njeri prej tyre e u kishte ra me kokë përtokë. Këtë e paguan me nga një të rënie të kondaktit të pushkëve, Arifi i Myqybabës, Jashari me Kadriun e Kokajve, dhe nuk iu nda fare stupci deri sa ishin varrosur te vendi i quajtur varret e huaja në kodër të Kokajve. Plaku Sali Koka i kishte pritur te vendi i quajtur Rup, partizanet e revoltuar të cilëve u kumtua në emër të fshatit Kokaj se, pos fëmijëve deri 13 vjeç dhe pleqve e grave e të sëmurëve nuk kishte njeri tjetër në Kokaj dhe nuk do të ketë rezistencë të armatuasur, ndërsa burrat janë larguar nga paniku se mund të ju ndodh ndonjë e keqe, pasi që ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe shkëmbim zjarri në Myqybabë dhe Llapushnicë. Batalloni duke kaluar kishte hasur në një zgurë lisi të fshehur te Mëhalla e poshtme e Kokajve, plakun Sinan Burica, plak 70 vejçar të cilin e kishin vrarë me gjakftohtësi nga afërsia te kokajt e poshtëm, i cili ishte ardh si nip i Kokajve me bajoneta të pushkës, në zgurin e një.lisi. Prej asaj dite nuk kaluan shumë ditë tjera dhe prapë u kthyen të paftuar ashtu siç kishin ardhur pas tri javë pas Shën-Mitrit për t'i marrë eshtrat e atyre,që ishin vrarë për tokën e huaj. Hallë Duda te Kokajt që kishte qëlluar rastësisht ti bie aty pari në arën e saj, ku ishin varrosur, kishte dalë njëri nga ata që drejtonte ceremonialin e zhvarrimit për ti kërkuar asaj nëse, u kishte mbetur borxh për tokën që kishin varrosur aty. Sot e atë ditë vendi quhet vend i vakafit. Kjo është quajtur këtu prej atëherë si hanë e donë si vakaf, ku janë varrosur e zhvarrosur asqeria e huaj, secili prej atyre që u vranë I kanë mbledhur eshtrat, thonë pjesëmarrës të asaj lufte pas

kthimit të tyre nga mali, të cilët ishin vullnetar në vijën frontale te Qafa e Myqybabës. Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah LNÇ-së, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga serbobullgare.

 

Kuvendin e livadhit të shehut te Karadaku Lindor i Preshevës

Krahu juglindor kishte mbajtur ushtritë e huaja për të mos invaduar deri në ditën e Bajramit, 28 qershor - 28 gusht 1944, Beteja për udhë të Frengit. Fronti i përbashkët lindor i Aleancës antifashiste Jalta, ia kishte prerë vijën zonës perëndimore dhe lindore, sipas pazarit të tyre tjetër kund. Secili (Ai) që nuk i ka duart e përgjakura le t’i bashkohet aleancës antifashiste, u tha, Ali (Ferat) Bej Draga, përfaqësuesve të legjislaturës së vjetër Ministër në Beograd. Tkurrjet (ngushtimi) në lindje të vendit si : Depcë, Caravajkë, Staneci, ElezBalia, Kruhalia, Buhiqi, Ilica, Ranatoci- Muhaxhirët e Kokajve, Maxhere ishin nisur kaherë të parapërgatiten për aneksim me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes likudimeve, arrestimeve, dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës. Zvogëlimi i territoreve patë filluar me njëherë pas Luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Karadakut vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe Lufta Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, për shkak të trysnive politike, fetare dhe ekonomike, shpërngulet për në Turqi. Karadakut me (nëntë fshatra të tij) që shtrihen në Luginë të Preshevës i takonin Kosovës, si dhe dy fshatra të Malësisë së Bujanocit. Para Luftës së Dytë Botërore u aneksuan në territorin e komunëve të Bujanoci dhe Preshevës si qendra komunale të Kosovës lindore e të aneksuar nga Serbia.

 

8. Kuvendin e Livadhit të Shehut te Karadaku lindor i Preshevës

30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehut te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetëra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Forcat tjera shqiptare të prirë nga Ali Syla ishin në krahinë tjetër te Përroni Vaçka Ilicës, ndërsa Mulla Idris Gjilani, po kalonte me truprojën te Ura e Budrikës, sikur edhe trupat e komanduar nga Hysen Tërpeza në gjendje gatishmërie për mbrojtje të popullatës civile. Limon Staneci- ishsekretar në nënprefekturën e Gjilanit, Ibrahim Kelmendi në përcjellje të situatës te Prroni i Kokajve të poshtëm, dhe pastaj kalojnë në anën e Sllubicës përkarshi, ndërsa Adem Stançiqi, një nga krerët e saj, kishte bërë thirrje “për vetëpërmbajtje dhe mosprofokime të armatosura, deri sa të jetë e mundhsme”[8]. Rezistencën e armatosur në Kosovën lindore si Betejën e udhës së Frengit afër Preshevës, më 18-19 shtator 1944, në të cilën luftë të armatosur dhe të organizuar nga Fronti i Teritoreve të Çliruara Etnike Shqiptare, pikërisht në natën e Bajramit, kur forcat çetnike serbo-bullgare të mobilizuar janë përleshur me forcat vullnetare shqiptare, në mbrojtje të kufirin, të njofur për udhë të Frengit, ku trimfalisht fitohet beteja kundër atyre forcave çetniko të modifikuara si Brigada çlirimtare serbo-bullgare si partizane, të cilat po tentonin të depërtonin në territorin e Kosovës, ku patin humbje mbi 273 të vrarë e të plagosur karshi forcave nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore . Pasi që filloi mobilizimi i vullnetarëve takimi te Livadhi i Shehit, afër Preshevës, si dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla etj. Sipas kronologjisë së ngjarjeve pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, fronti LIndor i udhëhqur nga Adem Gllavica në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës, nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Në muajin shtator 1944, i është besuar detyra e komandantit të trupave vullnetare-balliste në luftë kundër partizanëve në frontin e Preshevës dhe atë në sektorin Raincë- Corroticë, ku edhe ishte aktiv në luftë, dhe ku më 19 shtator 1944-në ditën e bajramit, në atë sektor janë vra mbi 100 dhe janë zënë rob 206 të tjerë. “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Stanecin-nënprefekt i Preshevës, “Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj”(mr>Aliriza Selmani, historian). Kurse Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernicaish- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica .

 

Beteja e Rekës RaincësLufta për Kosovën Lindore[9] përgjatë udhës Frëngut

*Reka e Gjakut (u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit, (Preshevës, Bujanocit deri në Ristovc dhe Tasjan dhe Brezë)[5]- juglindore, më 29 gusht 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit antifshiast, konformë Marrëveshja e Mukjes dhe të Konferenca e Bujanit[10].

Beteja e Rekës Raincës, sikurse ajo te Maja e Kikës e vitit 1944, njihet si luftë për mbrojte të etnisë shqiptare nga sulmi i forcave serbo-bullgare te vija frontale e hapur me 28 gusht 1944 - 30 nëntor 1944 përgjatë udhës së frengut, Maja e Kikës, Ristovcë, Tasjan dhe Brezë ~ Serbi -Maqedoni. Në faqen 96, thuhet se në këtë betejë, forcat vullnetare janë udhëhequr nga atdhetari Ramiz Cernica. Ndjej për obligim që për hir të objektivitetit shkencor historike, se formacionit të luftëtarëve të mobilizuar nga Mulla Ahmet Malisheva në vijen e parë, t’i bëj disa sqarime rreth asaj se kush ishte komandant kryesor, i forcave vullnetare në këtë betejë, ku ngadhënjyen forcat vullnetare shqiptare.[9] Pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës. Nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Filloi mobilizimi i vullnetarëve dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë- Preshevë  Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipo-vica, Sylë Hotla etj.

9 Terrorizmi çetnik dhe Fronti Lindor

Pasojat e kësaj ditë, ku në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Komandanti Ymer Saqapi në tërheqje në drejtim të Kokajve, ku dhe vdesë dhe varroste te varrezat e mëhallës së poshtme. Edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944. Të plagosur dhe të vrarë në radhët e luftëtarëve shqiptar pati në istikamet në Lipovicë-Buricë, si dy bijtë e Mulla Isuf Lipovicës, Rifati që vdiç aty dhe Selimi i plagosur vdesë në shpatin e Llapushnicës gjashtë javë më vonë nga plagët e marra, si dhe pati edhe të tjerë si dy djemtë i axhë Baftjar Depcës, të cilët janë strehuar në mes të fshatit Llovcë dhe Kokaj te Livadhet e Kishës me vetëm nga një bombë në kokë, të cilët i shpëtuan ekspeditës pushtuese serbo-bullgare. Nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore, Komandanti Ymer Myçybaba i plagosur u transferua në fshtin Kokaj, te proi i Kokajve, ku pas kishte marrë plagë vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në varrezat e Mëhallës së poshtme të Kokajve. Djegeja e 73 shtëpive, hambarëve dhe plemeve të Muçibabës u bë me 30 nëntor 1944 dhe fillim të dhjetor 1944, duke mobilizuar serbët lokal, dhe trupat dezertuar çetnike për t'iu vërsulur drejt territorit të Karadakut lindor të Gjilanit dhe Preshevës, kinse për ti ndihmuar brigadën XVI të Serbisë, të cilat bëjnë plojën në Iseukaj, ku u masakruan 93 veta, 33 veta në Gosponicë, 13 veta në Sllubicë, në Kokajt 5 dëshmorë e martir të asaj lufte, sikur gjithandej tjerët në trojet e liruara të Kosovës lindore. Komandanti, Ymer Saqip Muçibaba kishte mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Morava e Binçës, të Brigadës XVI maqedono-kosovare, poi vinte në ndihë Brigadës XVI serbe të shpartalluar gjat depërtimit në malësi të Karadakut dhe Gollakut përgjat vijës frontale prej Majës Kikës e përtej vijës hekurudhore udhës frëngut e gjer të Reka e Raincë dhe të Brezës nga Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore . Brigada në fjalë vazhdoi rrugëtimin për të kaluar në Gollak, ku fati i një batalloni të saj ishte shkatërruar në mes të Qarrit, Vriçecit dhe Gurit të zi, nga kishin arritur të shpëtojnë vetë gjashtë veta kanë arritur të gjallë në Vranjë, arkivi rajonal Gjilan, LNÇ.

10 Fronti i Kosovës lindore Më 17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të

Malësisë së Bujanocit në Zarbincë, dhe të Karadakut të Preshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza,   Aneksimi i dhunëshëm i kosovës nga ana e serbisë- kuvendi i Prizrenit i 27 korrikut të vitit 1946 - akti heroik zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore. “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me LimonStanecin -nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj”. Kurse Hysen Tërpeza-atdhetar I shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: “...Ishte ditë bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernicaish- kryetar komunës sëi Parteshit, Sylë Hotli nga Kumanova, të tubuar rreth Mulla Idriz Velekincës, zëvendskomabdant Sylë Hotli, Sylë Zarbicës dhe Ramiz Cernica .Edhe Ramiz Cërrnica, në shqyrtimin kryesorë kundër tij, në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, më 11.12.1946, lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Preshevës, (Kërkesë e Zaharije Orgjinikidtze-kryetar i Gjyqit të Qarkut në Gjilan, K. nr. 88/47, dërguar Gjyqit të Rrethit-Nish, më 11 shtator 1947, lidhur me deklaratën e mëparshme të Ramiz Ahmetit-Cernicës) sipas historianit mr. Aliriza Selmanit.

11 Aneksimi i dhunëshëm i Kosovës nga ana e Serbisë[6]-

12.1 Masakrat  ne fshatrat e Presheves (pjesa I)

Vrasja dhe mobilizimi i shqiptarëve nga UNÇJ (1944-1945)

Në Gjilan me rrethinë janë vrarë...7854 shqiptarë...Dhjetor 1944-janar 1945

12.1.1 Fshati Peçenë, të vrarë 1. Avdi Demiri, lagja Zubve u vra më 6 nëntor 1944

në fshatin Sefer nga ana e pjesëtarëve të PSKçK`së në moshën 52 vjeçare. 2. Bajram Demiri, lagja Zubve u vra më 22 nëntor 1944 në malin Buçuvinë në moshën 45 vjeçare. Avdiu dhe Bajrami vëllezër. 3. Kadri Asllani u vra më 22 nëntor 1944 të hekurudha e Preshevës në moshën 50 vjeçare (Sipas kujtesës së Nuhi Avdiut, I lindur më 4 janar 1939 në fshatin Peçenë – lagja Zubve, jeton në Kumanovë që nga viti 1961, i cili rrëfimin e vet e mbështet në kujtesën e gjyshit të tij dhe rrëfen për djegjen e familjes së tij në fshatin Peçenë). Fshati Peçenë, që ka lagjën e Zubve, të Bulloshve dhe të Haxhve gjendet 20 km në perendim të qytetit të Preshevës. Përkujtojmë tragjedinë e një familjeje në vitin 1916-1917, kur ky vend ishte i okupuar nga okupatori bullgar. Pas vendosjes së administratës bullgare, u rekrutuan shumë të rinj dhe u dërguan në Bullgari. Këta nukishin ushtarë të rregulltë, por të ashtuquajtur Trudakë, dhe maltretoheshin në mënyrat më të ndryshme. Prej lagjës Haxh ishte rekrutuar një djalosh më emrin Zija. Prej maltretimeve të mëdha që i bëheshin u detyrua të ikte nga ushtria bullgare në shtëpi. Pas ikjes së tij, bullgarët lëshuan flet arrestimin për zënien e tij (me qëllim të kthimit të tij në ushtrinë bullgare). Administrata ushtarako – policore një ditë kishe dërguar bullgarë të veshur me uniforma në lagjën e Zubve për të marrë kryeplakun e fshatit që së bashku me të të shkonin te shtëpia e Zijait dhe ta arrastonin. Për fat të mire kryeplaku nuk kishte ndodhur në shtëpi prandjaj në vend të tij morën një fshatar tjetër që quhej Islam Bilalli. Ky shkoi në lagjën Haxh deri te shtëpia e Zijait, hyri Brenda dhe i tha nënës së Zijait: A ka ardhur Zijai nga Bullgaria, sepse po e kërkojnë bullgarët. Nëna e Zijait u përgjigj se nuk ka ardhur, edhe pse Zijai ishte fshehur afër shtëpisë, në mal. Bullgarët duke dyshuar se nëna gënjente filluan ta rrihnin në oborr. Zijai duke parë se po i rrihnin nënën shtiu me pushkë në bullgarët me qëllim që ti trembte. Ata filluan të iknin dhe u kthyen në stacionin e tyre. Me të arritur ata treguan se ç`kishte ndodhur. Por u shërbyen edhe me genjeshtrëa. Ata thanë se Islami I kishte thënë Zijajit: Merre pushkën dhe vriti bullgarët, sepse kanë ardhur të të arrestojnë. Komanda bullgare urdhëroi menjëherë një grup prej dhjetë vetash (ushtarë) dhe u tha që të shkonin në lagjën e Zubve dhe të bënin çka të donin me Islamin dhe familjen e tij. Bullgarët arritën në këtë lagje, e thirën Islamin dhe e urdhëruan që të shkonte me ta. Ai u nis, por i kërkuan që edhe familja e tij të shkonte me ta. Kështu pas bullgarëve shkuan Islami, nëna e tij, gruaja me katë fëmijë. Në të dalë nga lagja, bullgarët biseduan njëri me tjetrin se çtë bënin me ta. Njëri kishte propozuar që t`i pushkatonin, tjetri që ti therrnin, kurse i treti kishte propozuar që ti hudhnin në zjarr. Islami kur i dëgjoi këto fjalë ( ai e dinte gjuhën bullgare) kishte bërtitur me sa të që kishte: O ju fshatarë, të ma bëni hallal, se unë e pata me gjithë familjen time ! Bullgarët e dërguan Islamin me familje në mal aty afër ku kishte togje dushku, i përgaditur si ushqim dimëror për kafshët. Aty e lidhën për një dru stogut të dushkut ia dhanë zjarrin. Kur zjarri mor hov. Me t madhe bullgarët filluan t`ia hudhnin në zjarr fëmijët me rradhë një nga një, pastaj nënën dhe gruan dhe më në fund pasi kishte përa këtë skenë të tmerrshme u hodhën edhe atë. Prej atëherë ky vend quhet vendi ku është djegur Islami me familje. Këtë ngjarje tragjike e kanë kallëzuar edhe shumë fshatarë të tjerë gjë që tregon se ajo është përcjellë prej brez në brez, por edhe fshatrat përreth e  mbajnë ende të freskët në kujtesë këtë ngjarje. Për fat të keq, dëshmitar që kanë parë këtë ngjarje nuk ka sepse ajo ka ndodhur në vitin 1916-1917.

17 Shkrim me pompozitet negative për masakrën _ “Vrasje” “Vendtakimi në Bistricë" u bë “top lajm” për gazeta, e posaçërisht për gazetën e vetme shqipe të asaj kohe” “Rilindja”, që lexohej nga pjesë dërrmuese e shqiptarëve për të kuptuar operacionin e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav. Gazeta, “Rilindja”, sipas urdhëresës së UDB-së, më 14 tetor 1951, informonte lexuesit dhe qytetarët e mbarë në ish-Jugosllavi me titullin “U vranë pesë banditë Informbyroistë", të cilët mbas shumë krimeve ishin nisur të shkonin te Enver Hoxha për të marrë shpërblim për krimet e bëra. Ja çfarë shkrimi me pompozitet, kinse këta janë nisur për të marrë grada apo dekorata për vrasje, e jo që luftonin për çlirimin e popullit shqiptar në viset e ish-Jugosllavisë nga okupatori sero-jugosllav[13]. Regjisori i njohur jugosllav, Veljko Bulajiq, duke u bazuar në këtë aktivitet të Mustafë Kokës, sipas skenarit “Poslednje Albanske Bande na Kosometu” (Bandat e Fundit të Shqiptarëve në Kosovë), gjiroi filmin e njohur Kapetan Leshi, ku mësuesi që paraqitet në këtë film është Mustafa, kurse vendi është fshati Kokaj. Natyrisht, filmi paraqet ngjarjen e rregulluar sipas shijes së pushtetit okupues serb.

Më 10 tetor 1951, e mërkurë, në Prizren ishteditë tregu. Pjesëtarët e shërbimit të UDB-së, herët në mëngjes i kishin ekspozuar kufomat e tyre dhe kishin dalë nëpër fshatrat e rrethinës së Prizrenit për ta ftuar popullin të vinte në Prizren për t'i parë kufomat e pesë ballistëve shqiptarë: Hasan Remnikut - Aliut, Agush Mehmetit, Mustafë Kokës, Qibrije B. Mehmetit dhe Rabije A. Kokës. Ekspozita e trupave të tyre ishte vendosur në qendrën e pazarit - Bazhdarhane. Kufomat ishin renditur në dyshemenë e kamionit ushtarak të tipit gjerman “Doç". Përreth kufomave, roja e sigurimit jugosllav me uniformë dhe pa të.

Nga shënimet e terrenit, Shaban Kajtazi, ka ritreguar se I. Zenuni i ka thënë se vetëm gruaja e mësuesit*Mustafë Koka) ishte gjetur e gjallë pas plojës, se ajo kishte rënë në lumë dhe se e kishte bartur ujët bukur larg, sa që mezi e gjetën. Ndërkaq, disa pjesëmarrës të korpusit të mbrojtjes popullore që morën pjesë në këtë “aksion” të UDB-ës “Prita në Bistricë”, vërtetojnë se një oficer boshnjak ka thënë: Njëra grua kishte mbetur gjallë dhe më është lutur ta vras dhe e vrava”. Në mbrëmjen e së dielës, më 14 tetor 1951, UDB-a e mbylli ekspozitën e grupit në Pazarishten e Gjilanit. *Kufomat e luftëtarëve të lirisë i ngarkuan në “Doç”, dhe i dërguan në oborrin e kazermës së JNA-së, ku edhe i varrosën me një gropë. Me një shkrim të dr. Muhamet Pirrakut, thuhet se kufomat janë djegur me benzinë, por ne nuk e kemi hasur këtë të dhënë në terren, kurse vendvarrimi është identifikuar në muajin tetor, edhe pse ka pasur disa të dhëna edhe më parë. Për realizimin e kërkesave jetësore të kombit! UDB-a për të mbjellë tmerr në popullsinë shqiptare i burgosi mbi 27 jatakë dhe bashkëpunëtorë të Hasan Remnikut dhe bashkëluftëtarët. Një numër të madh i dënoi me dënime drakonike. Selim Remnikun me pushkatim (me vonë me burg maksimal) , vëllain e tij Hajdinin me 20 vjet . Me pushkatim u dënua edhe Azem Uruqi i Bresalcit (më vonë 20 vjet), sikur edhe Arif Q. Syla I Remnikut. Nën 7 vjet u dënuan dhjeta veta. Latif Mehemti, Ismail Qorrolli, Smajl Deli Muji, Sadik Vranoci, Shukri Hajrizi, Mehemt Syla, Selman Arifi, Arfi Sherifi, Xhemshit Bilinca. Me 9 vjet u dënua Daut Kepa etj.[14]

 

18 Citatet: _ Riza Drini : “Boshti i ra Rusisë. Gjermania e humbi luftën”. _ Drini qante e dëneste : “Shihe, kam dronë se punët do të marrin mbrapsht dhe së shpejti nëpër këtë tokë të shenjtë shqiptare do të rrjedh gjaku rrëke i shqiptarëve sa që toka nuk do ta pijë. Unë nuk po e di se ku do të mbetet Kosova dhe fati I kosovarëve...”. “O Hysen Tërpeza, ja ku ta them: Kosova mbaroi. Ti si djalë i ri që je, ia jep besën kombit shqiptar se do të luftosh deri në fund. Dikush duhet të luftojë !". Prefekt ! Hysen Tërpeza ta jap besën, zotëri prefekt se me ditë që do të bëhen rrafsh Kosova dhe Shqipëria, se pa luftuar kundër armikut nuk do ta lë". Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah Luftës nacional çlirimtare, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet.

CITATE: _ Ali B. Draga, i biri i Ferat Dragës ministër në Beograd : Përkrahja prej boshtit (Anglo-amerikan) që kishte fituar në vitin 1942, (kah fundi i '44-tës) nuk ekziston më prej marrëveshjes së Jaltës (kumtuar nga dëshmitarët e kohës).

_ |Muhamet Pirraku, Mulla Idriz Gjilani dhe 30 nëntor 2011 21:39 (CET)Mbrojtja Kombëtare te Kosova Lindore _ “Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun.

Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me I luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë...” sipas memoareve e prof. Ibrahim Kelmendi-Aliu*[16], përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë. Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të udhëhequra nga Xhafer Deva, i cili në shënimet më të reja bibliografike thuhet se në një kuvend burrash, në fillim të vitit 1944, Sulë Hotla do të zgjidhet për komandant të çetave të Ballit Kombëtar për krejt viset e Kumanovës. Në të vërtetë, pas tërheqjes së Bullgarisë fashiste, në shtator të vitit 1944, me iniciativë të Sulë Hotlës, në Mateç mbahet një tubim i madh me flamuj kombëtar, ku marrin pjesë mbi 2000 veta dhe kreu më i lartë i rezistencës shqiptare nga kjo anë si : Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me këtë rast, Mulla Dulla i Hotlës (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nënprefekt i prefekturës së Mateçit, Sulë Hotla komandant i forcave ushtarake, ndërsa Mulla Hajdari i Orizarës zgjedhet komesar politik, me detyrë që të furnizojë ushtrinë me ushqim dhe armatim. Prej kësaj periudhe deri kah mesi i nëntorit forcat shqiptare që numëronin rreth 3.600 ushtarë, arritën t’i përballojnë të gjitha sulmet ushtarake që vinin nga ana e divizionit të Kumanovës, që përfshinin Brigadën XVI dhe XVI-të të LNÇ-së maqedone. Këto brigada u krijuan po në këtë kohë, ndërsa shumica e tyre ishin çetnikë të Drazha Mihajlloviçit dhe ushtarë të ish-ushtrisë fashiste bullgare.

19 Citate:  Jusuf Selim Baftjarit- i njohur si Hoxhë Lipovica, në muajin shtator 1944, i është besuar detyra e komandantit të trupave vullnetare-balliste në luftë kundër partizanëve në frontin e Preshevës dhe atë në sektorin Raincë- Corroticë, ku edhe ishte aktiv në luftë, dhe ku më 19 shtator 1944-në ditën e bajramit, në atë sektor janë vra mbi 100 partizanë dhe janë zënë rob 206 të tjerë[17].

13 _ | Hoxhë Lipovicës dhënë në zyrën e UDB-ës në Ferizaj, më 10.03.1947, kur thotë: “Pas kapitullimit të Bullgarisë më thirri nënprefekti i Gjilanit Hamit Kroj dhe kërkoj nga unë që të tuboj sa më shumë vullnetarë, dhe të kontaktoj me Limon Staneci nënprefekt i Preshevës, Limoni kërkoi nga unë që ta formoj shtabin për luftë kundër sulmeve të forcave partizane në sektorin Corroticë-Rainca, ku edhe kam qëndruar afër dy muaj]| _ |Hysen Tërpeza-atdhetar i shquar, kur bënë fjalë për Luftën e Preshevës, mes tjerash thotë: ...Ishte Ditë Bajrami...kur arritëm në Preshevë e kuptuam se ishte ndalur lufta, në të cilën pati shumë të vrarë...Atëherë pash se në Preshevë kishin arritur edhe Mulla Idrizi me një fuqi, Ramiz Cernica i Parteshit, F. Seferi nga Bresalci, Sylë Hotli nga Kumanova... Atëherë para popullit të tubuar mbajti fjalim Mulla Idriz Gjilani, pastaj Sylë Hotli, pastaj edhe Ramiz Cërnica ndërsa unë në fund(Hoxhë Lipovica) Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, më 11.12.1946, lidhur me pjesëmarrjen e tij në luftën e Preshevës, deklaron, se për komandant në Corroticë e kishim Jusuf Baftjarin.

_ | Ramiz Cërnica mori pjesë aktive në luftë-në Frontin e Preshevës dhe me autoriteti i tij, bëri që të mobilizohen shumë vullnetarë të kësaj ane, të cilët ndihmuan vëllezërit e tyre në luftë, për mbrojtjen ekufirit të Kosovës Lindore[18].

_ | Në një dokument të 23 nëntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare në rajonin e Karadakut të Shkupit numëronin rreth 3000 veta”, kurse në një dokument të 21 dhjetorit, thuhet se “vetëm në Gjilan kjo shifër është në rreth 2000 ballistë”. Më tej në dokumentet e udhëheqësisë sllavo-komuniste thuhet se këto forca shqiptare filluan t’i sulmojnë njësitë e LNÇ-së në Maqedoni dhe ta pamundësojnë punën e organeve të “pushtetit popullor”.

_ | Lajmi mbi masakrat e filluara të ushtrisë sllavopartizane mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Preshevës, edhe atë mu në natën e Bajramit të madh,në vjeshtën e vitit 1944, Sulë Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njësitë e tyre të armatosura dhe me mendjehollësinë e prof. Ibrahim Kelmendit, Sami Sh. Arizare, Ali Syla (Staneci), Hamëz Ballanoci, Kamber Xhagaduri - Miratoca do të bëjë pushkën një me preshevarët, dhe pas 12 orë luftimesh do të thyhen keq.

_ | “Më e komplikuar situata është në Kumanovë. Atje edhe pse janë kryer burgosje të një pjese jatakësh, përsëri deri te informacionet e sakta nuk kemi

mundësi të vijmë”, ai thekson : Popullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të këshillit Popullor, kështuqë secili çoban apo fshatar dijnë për lëvizjen e bandave, mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qëndrojnë anash, citat i nxherë nga kryeshefi i OZNA-s për qarkun e Shkupit, në një takim me kreun e Byrosë Politike të PKM-së.

_ | “Menjëherë pas çlirimit u mor aksioni për ta stabilizuar vendin, duke ju dhënë të drejta pakicës shqiptare. Me këtë u krijuan kushte për formimin e partisë, në rrethin e Dibrës dhe Kërçovës më 1945, ndërsa në rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirëpo edhe përkundër asaj që është arritur stabilizimi politik, menjëherë duhet pranuar fakti se te masa shqiptare në atë moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu për këtë edhe sot në qarkun e Tetovës dhe Gostivarit, grupi më I madh i popullatës ankohen për humbjen e banditëve në kohën e pastrimeve, dhe konsiderohet si një grusht kundër shqiptarëve, për t’ua marrë të drejtat e tyre.

Në Kumanovë ende për Sulë Hotlën mbretërojnë legjendat dhe nuk besohet se ai është likuiduar. Edhe më tutje ai jeton në memoaret e tyre, kjo po vërehet në fshatrat : Hotël, Sllupçan, Mateç, Orizare etj...” [19].

_ | Kolonel Fuad Dibra pas mbajtjes së një takimi me kryetarët e komunave të nënprefekturës së Gjilanit (në fillim të nëntorit) ishte i urdhëruar nga Komanda

Supreme e Ushtrisë Mbretërore që ta lëshojë frontin te Kosova Lindore dhe të tërhiqte ushtrinë Brenda Shqipërisë londineze. Fuad Dibra nga Gjilani doli me 14 nëntor 1944, me dy kamionë dhe u drejtua “për Shqipëri !”. Njësisë së kolonel Fuad Dibrës, gjatë tërheqjes do t’i prehet rruga diku midis Prizrenit e Krakushtës (Dragashit) dhe në luftë me njësitë partizane të Shqipërisë do të vriten shumë ushtarë, kurse Kolonel Fuad Dibra do të kapet rob. Ai, më vonë do t’i dorëzohet Shtabit të AP të UNÇ të Kosovë e Metohisë, dhe sipas dëshmive të disidentit Hysen Tërpeza, Kolonel Fuad Dibra do të pushkatohet. (Shih Dr. Muhamet Pirraku : Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore 1941 - 1951, fq.125).

14 19 CITATE:  | Gjykata ushtarake e Shtabit Opertiv në Prishtinë ia dënoi me vdekje edhe djalin, Raifin, dënim të cilin më vonë ia zëvendësuan me 20 vjet burg të rëndë. Raifin e dënuan për arsye se si komisar i Batalonit Partizan të Rinisë në Drenicë, me tërë batalionin e vet kishte kaluar në anën e Shaban Polluzhës dhe përse kishte organizuar likuidimin e Shtabit të Brigadës në Prekaz. Ramiz Cernica, Mehmet Krileva, Adem Stançiqi dhe Sinan Hasani.. Në këtë Konferencë mori pjesë edhe Ramiz Cërnica, i cili gjatë mbledhjes pati guxim që në fjalën e vet ta thotë hapur e troç se është kundër aneksimittë Kosovës nga Serbia, duke shprehur vullnetin e popullit shqiptar për bashkim me nënën Shqipëri. Për këtë Jo të madhe pësoi pasoja – u dënua me 20 vjet burg të rëndë.

_ |Ja se ç’thotë 88 vjeçari Ilaz Hajdin Brahimi, anëtari Rojës Partizane në Sojevë dhe korrier i Komitetit të Rrethit në Ferizaj: Prizren (në 27 korrik 1945).

-Votova për Tiranën, thoshte Ramizi.Veprova ashtu siç ishim marrë vesh dhe siç i kishim premtuar ppullit. Kjo për mua dhe për djemtë e mi do të ketë pasoja. Isha dhe jam i vetëdijshëm për këtë, por pasojat e politikat janë të përkohshme, burrëria dhe atdhetaria janë të përhershme, të pavdekshme. _ |Në burg më ra në sy një burrë rreth 45-vjeçar, me shtat të mesëm. Në dukje të parë,dukej sikur tërë qenia e tij ishte e rrethuar me një oreol të shenjtërisë dhe përhapte urtësi, mençuri,dashuri, mirëkuptim e durim[21].

_ |E pyeta Abdullah Musliun (gjithashtu i burgosur)        se kush ishte ky burrë. Më tha se është Ramiz  Cernica i nderuar dhe udhëheqës militant I paepur i popullit shqiptar.. Jo-ja e Ramiz Cernicës ,më 1945 kundër bashkimit të Kosovës me Serbinë e ka pasur, e ka dhe do ta ketë peshën dhe rëndësinë e vet historike kombëtare e botërore; ka qenë, është dhe do të jetë simbol i trimërisë dhe i guximit në analet e historisë, në të kaluarën e në të tashmen se si një patriot duhet t’i mbrojë interesat kombëtare e t’i kundërshtojë tendencat shfarosëse të armikut.

_ Me 1947 komunës së Preshevës i bashkëngjiten edhe këto fshatra : Staneci, Seferi, Caravajka, Peçena, Depca, Maxherja dhe Renatoci, të cilat takonin komunës së Gjilanit.

_ Pas përgjakjes së Gjilanit, më 29 dhjetor 1944 mbahet një takim i Mulla Idrisit me përfaqësuesin e UNÇSH’së [[Shefqet Peçi]n]. Sipas të dëshmive të atdhetarit Ramiz Cërnica, takimi midis Mulla Idris Gjilanit dhe Shefqet Peçit u mbajt, në malet midis fshatrave Livoç, Ponesh, Gumnishtë dhe Pasjan Gjilanit. Mulla Idrisin në këtë takim e kanë shoqëruar rreth 20 bashkëluftëtarë, kurse Shefqet Peçin e shoqëroi komandanti i Brigadës VII të kosmetit Shaban Haxhia ”Përzha”, me një grup partizanësh nga njësia përcjellëse e shtabit. Në këtë takim sipas dëshmitarit tjetër Tahir Zajmi, Shefqet Peqi ka arritur ta bind Mulla Idrisin që të heq dorë nga rezistenca e mëtutjeshme. Shefqet Peçi, me këtë rast Mulla Idisit i ka thënë : _ “Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë pa tjetër do të bashkohen me Shqipni, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurt.. 5/6 Zhvillimet e mëvonshme, në Kosovë dhe në trojet tjera etnike shqiptare, që mbetën padrejtësisht nën administrimin e Jugosllavisë së Titos, dëshmuan të kundërtën e premtimeve të Sh.Peçit.

Burim i të dhënave:_ Sipas dokumenteve të botuar ''Historiku i Preshevës’' përmbledhje shkrimesh, si dhe libri Ibrahim Kelmendit- Aliu "Presheva????...Ibrahim Osmani-Kelmendi,dr. Fehmi Rexhepi "Lufta Nacional Çlirimtare në rrethinën e Gjilanit, trajtes shkencore, ", Mustafë Xhemajli: Hysen Tërpeza, një legjendë për Kosovën, Biseda/intervista, dr.Muhamed Pirraku:"Mulla Idriz Gjilani dhe mbrojtja kombëtare për Kosovë lindore...”, Anamorava e Kosovës në revulucion 1941-1945 Grup autorësh, artikujt nga autori Nijazi Ramadani: Revista "Fjala jonë", Prishtinë, 1996, "Dëshmi mbi luftën e fundit/ Dr. Muhamet Pirraku, Monografia, “Mulla Idris Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Lindore”, 1995.

_ Lufta e II Botërore, si dhe dëshmitarëve të pjesëmarrësve të gjallë të atyre ngjarje, Flaka e Revulucionit, pjesa e IX,_ 'Skender Latifi- “Lugina e Preshevës...”,Emin Pllana, Kosova dhe reformat në Turqi, Prishtinë, 1978. Mr. Aliriza Selmani;Gjilani me rrethinë 1908-1912. Prishtinë 1998

_ [22] , përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë.

[23] ] Dr.Fehmi Rexhepit, historian dhe dokumenteve arkivore të arkivit rajonal të Gjilanit, Shkupit, Kumanovës të arkivuara nga Selim Norça, Kurtesh Agushi, Hoxhë Ibrahim Capari, si dhe të bashkëpunëtorëve e dëshmitarëve të atyre ngjarjeve të Karadakut 1941-1943, të botuara edhe në librin "Flaka" (pjesa e V-IX) nga Autobiografia.

[2] LNÇ në rethinëne Gjilanit nga dr. Fehmi Rexhepi [3] Kurtesh Agushi jetonte në Shkup, ishte një ish-student I Beogradit, dhe njeri kyq i LNÇ-së në rajonin juglindor të Kosovës, i cili në vitin 1936 kishte marrë pjesë në demonstratat e studentëve dhe të komunistëve të Beogradit për të kërkuar armë që të shkonte e të luftonte në Spanjë, dhe kryetar komune në Kamenicë(Dardanë Selmani,Aliriza

[9] Zeqirja Fazliu Si do të përsëritet gabimi i para gjashtëdhjetë viteve?!

13] Ramadan Asllani,Hasan Alia(fejton,2008) Kaqaku I fundit…

[14] Nijazi Ramadani

[15] Në qershor 1948, me përjashtimin e Jugosllavisë titiste nga organizata e partive të shteteve komunsite- Byroja Informative, përfundimisht prishen marrëdhëniet ndërmjet Rusisë e aleatëve të saj, me Jugosllavinë. Mbetja e Shqipërisë në pozitat proruse nënkuptonte edhe prishjen e domosdoshme me jugosllavët. Ndonëse gjatë kohës së marrëdhënieve të mira në relacionin Tiranë-Beograd pozita e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset tjeta ishte e rëndë, pas prishjes së këtyre marrëdhënieve pozita e tyre përkeqësohet edhe më shumë. Pra, pozita diplomatike e Shqipërisë (atëkohë) e pafavorshme në planin ndërkombëtar, e rëndoj drejtëpërdrejtë edhe pozitën e shqiptarëve të mbetur padrejtësisht në Jugosllavinë e avnojit. Qarqet politike antishqiptare në Jugosllavi dhe veçanërisht UDB-a në krye me serbomadhin A.Rankoviq, duke e shfrytëzuar këtë situatë, riaktualizoi projektin famkeq të Vasa Çubrilloviçit për asgjësimin, asimilimin dhe shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta. Dhuna e terrori i shfrenuar qysh herët, tani i shpërthyer me një egërsi të re (përmes diferencimeve si “informbyroist”) fillimisht nisi me kuadrot shqiptare të luftës për të vazhduar pastaj kundër të gjithë shqiptarëve që konsideroheshin armiqë të Jugosllavisë.Shumica e të dënuarve shqiptarë vitet më të rënda të burgut, përveç Idrizovës e Velesit në Maqedoni, Nishit, Beogradit, Pozharevcit... në Serbi, Titogradit në Mal të Zi, Bileqës, Stara Gradishkës, Lepogllavës... në Kroaci, i kaluan më së shumti në sinonimin e ferrit të Dantes në “Goli Otok”, ujdhesë në Adriatikun verilindor (Kroaci). Në këtë ujdhesë të xhveshur e me gurë të thepisur, të burgosurit shqiptarë dhe jo vetëm ata, përjetuan ditët më të tmerrshme të jetës së tyre. Rrëfimet e atyre që kaluan nëpër ferrin e Goli Otokut, dëshmojnë për një trajtim të egër e mizor, të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit. Qëllimi ka qenë i qartë: jo vetëm thyerja por shkatërrimi i plotë shpirtëror i çdo të burgosuri. Aty është praktikuar shpesh herë rrahja e të burgosurve në mes vete (të burgosurit e vjetër me ata të rinjtë e porsa ardhur). Pas punëve të rënda e të mundimshme që bënin gjatë ditës, të burgosurit për çdo mbrëmje ishin të detyruar të kalonin nëpër koridorin e gjallë e të “të penduarve” dhe të udëbashëve të çarkëdisur...  Në Goli Otok, pra të burgosurit me karakter të thyer e të përbaltur (tipat me imoral) jo vetëm që “vetëqeverisnin” me krejt kampin, por bëheshin edhe xhelatë të atyre që kishin karakter njerëzorë e të pathyeshëm . Ky burg-kamp famkeq u bë edhe varr i shumë të burgosurve, në mesin e të cilëve pati edhe shumë shqiptarë.

[16] Ibrahim Osmani-Kelmendi ka lindur më 16.04.1916 në Preshevë.Vdiq më 24.01.1979 në Melburn të Australisë [17] |Në Aktvendimin e fundit, nr. 37/48, të datës 23.04.1948

[18] Hoxhë Lipovicë|(Kërkesë e Zaharije Orgjinikidtzekryetar i Gjyqit të Qarkut në Gjilan, K. nr. 88/47, dërguar Gjyqit të Rrethit-Nish, më 11 shtator 194, [19] Citat i Kërste Cërvenkovski, funksionari i lartë nga një raport i drejtuar Byrosë Politike të PKM-së dhe PKJ_

(Kumtesë e lexuar në Konferencën shencore me temë:”Lugina e Preshevës dhe viset tjera shqiptare në fund të Luftë II Botërore)