E hene, 27.09.2021, 01:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Qytetaria e Dibrës dhe Xhelal Marku

E marte, 16.12.2014, 08:43 PM


QYTETARIA E DIBRËS NË NJË VLERËSIM PËR XHELAL MARKUN

NGA QAZIM SHEHU

Udhëtimi drej Dibrës, këto ditë, ndonëse koha sjell shi dhe mjegull, i ngjet një magjie.Për mua që udhëtoj për herë të parë drejt këtyre visesve,kjo magji vjen dhe shton dozën e një kuriorizeti, atëhere kur para teje, pas Qafë Buallit shfaqen fusha të gjëra dhe intime, tretur në një mjegull panoramike që e shton enigmën e magjisë.Si një fëmijë pyet për zonat e banuara,fshatrat fushat, kodrat e vogla, urat dhe ja:Drini që rrjedh përmallshëm siç thotë Lasgushi:mes për mes nër Shqipëri.Shkojmë në një event në Bashkinë e Peshkopisë,Xhela Marku, ish gazetar, telekronist, publicist dhe personalitet i shquar i medias investigative, merr titullin qytetar nderi nga Komuna Reç, dhe ceremonia do zhvillohet në pallatin e kulturës “Haki Stërmilli”.Peshkopia është një qytet magjepsës, një perlë e fshehur në guackën e brishtë të kodrave,ajo vjen nga fjala pesë shtëpi, siç thotë një vendas, apo peshkop, nuk ka rëndësi.Peshkopia i është larguar fushës së Maqellarës, për tu bërë më e bukur mes kodrave ose për të jetësuar frymëmarrjen e tyre.Po si mund të shkojmë në pallatin e kulturës, pa bërë një foto pranë statujës së Sënderbeut,ku dikush para nesh ka vënë një tufë lule, një foto pranë Elez isufit ,apo Vehbi Dibrës?Duket se ata na presin të parët.Është një ndjesi historike, një mall dhe dëshirë e vevetishme që ka njeriu për të përqafuar me mallin e tij këto figura emblema të historisë shqiptare.Dibra i ka dhënë shumë historisë sonë, duke qenë një avantpost,  ajo është përballur e para me hordhitë turke,serbe, me Nëntë Malet e saj,Grykën e Vogël e Grykën e Madhe; sepse Dibra ruajti e para etninë, mori edhe udhëtimin e fjalës nga Shkodra që pushoi në Dibër, tek këta njerëz që të rrahin me pambuk duke i dhënë fjalës ngjyresa të një ngacmimi shpirtëror pa të ofenduar; por duhet të jeshë mjaft i kujdeshëm ,sepse nuk e di nga cila çerdhe arsyetimi vjen metafora që merr krahë mençurie.Por le të kthehemi tek Xhelal Marku, i cili gjithë jetën e vet e shkoi pranë punëtorëve minatorëve, inetektualëve,me laps në dorë,kamera në sy.Janë dhjetra e qindra kronika ,filmime,reportazhe të një mjeshtri të gërmimit në shpirtin njerëzor, për të pasqyruar në kohë të vështirë një kohë të punës dhe të ndërtimit, një jetë gjerdan brezash , të cilët gjithnjë çanë malet, nxorën mineralin, ndërtuan diga e realizuan detyra vetëm nëpërmjet punës.Gjithë aktivitetin e vet gazetaresk Xhelali e shkoi në Mirditë Pukë,por duke qenë bir i Reçit, ai njëkohësiht nuk e ka lënë pas vëmendjes edhe vendlindjen e vet,sidomos në librin e ri për turizmin shqiptar.Ende ka zona të harruara, bukuri që flenë në prehër malesh, lumenj, lëndina, monumente natyrorë që aq shumë ka nevojë njeriu shqiptar t`i njohë,e veçmas turisti i huaj.Ndaj, për këtë kontribut,Reçi e nderon birin e vet me titullin qytetar nderi.Siç do të thotë Ilirian Agolli, gazetar I” Zërit të Amerikës”, është herë e parë që këtë titull e merr një gazetar,sepse jemi mësuar që këtë titull ta marrin, politikanë, biznesmenë apo  të kategorive të tjera sociale.Në kontekstin e vlerësimit të fjalës, aty ku fjala merr konotacione të gjëra edhe këtu Dibra tregon një shembull; është një shembull që ta sjell edhe një herë në vëmendje se sa të vërteta dhe mbresëlënëse bëhen këo vlerësime kur është fjala për njerëzit e penës dhe të ektranit.Kur është fjala të portretizojmë një gazetar të atëhershëm menjëherë në fokusin e njohjes sonë, na vijnë kohë të mira dhe të errta.Gazetari atëhere nderohej dhe gëzonte një status nderimi të veçantë.sepse ishte mjaft i kujdesshëm dhe duhej ta verifikonte faktin mirë;por gazetari ndodhej edhe në trysninë e burokracisë partiake sdhe shtetërore,sepse e vërteta i damkoste  burokratët e provincës nga syri vëzhgues i udhëheqjes lart.Nuk ka krahasim me sot, ku gazetari buron përmes manipulimit dhe lehtësisë që jep interneti,nga mllefet dhe pasionet e dyfishta,;gazetaria në atë kohë kërkonte një sakrificë tjetër.ajo kërkonte lodhje, terren, shkuarje në vendin e ngjarjes, verifikim të lajmit nga disa burime.Ishte një kohë pasionante, përkushtuese,brenda së cilës Xhelali e rriti personalitetin e vet prej gazetari duke u bërë një zë i spikatur investigativ.Xhelali e shpëtoi dinjitetin e vet prej profesionisti, sepse kurrë nuk bëri propagandë , por ai pati si të vërtetë ,vetëm të ndodhurën reale, ndonëse propaganda e përfshinte gjithë vendin në tam tamet e një suksesi të manipuluar.Kështu ishte ajo kohë, dhe ne duhet ta japim me gjithë intonimet e saj nga e bardha tek grija.Në fund koha dhe sistemi bien, po vlerat e njerëzve kurrë.

Ndërsa kryetari i këshiliit të komunës së Reçit,zoti Petrit Premçi i dorëzon Xhelalit çerftifikatën e qytetarit të nderit, në një gjendje emocioni, nuk ka sesi të mos mendosh sesi asnjëherë njeriu dnuk duhet të gjendet i papërgatitur para këtyre rasteve,por emocionet tradhtojnë.Është një rast i spikatur, një nderim dhe jo vetëm kaq, por edhe një obligim që njeriu e merr në vetvete.Nëse bën për njerëzit,atëhere ata dinë ta thonë fjalën për ty.Edhe Sabri Lajçi, nënkryetar i bashkisë së Peshkopisë,sikur nuk do të rrijë jashtë këtij vlerësimi.Ai i dorëzon protagonistit të këtij shkrimi çertifikatën e mirënjohjes së qytetit të Peshkopisë.Brenda një dite dy vlerësime dhe të dyja në rrjedhën e qytetarisë dibrane,e njohur për mençurinë dhe drejtësinë e vlerësimit.Janë këto dy akte të rëndësishme për një njeri, një kurorëzim vlerësimi sinjifikativ,të cilat e ndezin atmosferën në sallën e pallatit që mban emrin e shkrimtarit të shquar dibran Haki Stërmilli, ku drejton njeriu pasionant Veli Vraniçi, i cili meriton fjalë miradije për gjithë atë punë që bënë edhe në organizimin e veprimtarive të tjera ku më e spikatura mbetet Oda dibrane.Të përshkruash emocionet e një dite të tillë,ku zyrtarizmi shkrihet në një atmosferë miqësore dhe ku çdonjëri ndjehet sikur merr pjesë dhe ka diçka nga ky vlerësimi është shenjë e qartë e një poetike mbresëlënëse njerëzore.Natyrisht një gjest i tillë zyrtar e merr këtë vorbullim njerëzor si përfaqësim i ndjenjës së vlerësimit të gjithë qytetarëve dibranë, atyre njerëzve punëtorë dhe mjaft të komunikueshëm të kujdesshshëm ndaj mikut , respektues dhe të muhabetit sikur të keshë kohë që njihesh me ta.Kjo ndjesi përftohet  ndërsa shkrihesh në biseda me njerëz të ndryshëm, të cilët nuk i jnjeh, po ata ta heqin këtë pengesë me afrimin e tyre gjithë njerëzi dhe kulturë.Dhe patjetër fjala mbetet e para, interesi për të ditur, për tëpyetur, për të këmbyer diçka të mundshme për një njohje tjetër më të gjatë.Duke parë me syrin tim këtë nuk mund të rri pa shprehur edhe faktin se për Xhelalin kanë ardhë enkas edhe nga Mirdita, Bibë Gjon Marku, Ndue Dedaj gazetar dhe kulturolog,Filip Gjon Markaj, Bardhok Gjikola ,Gjon Deda,kryetar i bashkisë Rrëshen, sepse edhe Mridita, para ca kohësh, e vlerësoi Xhelalin me çertifikatën e mirënjohjes.Mirdita dhe Dibra janë motër e vëlla, po midis tyre gjithë gjendet një bashkëlidhje brezash në mote të shkuara e në të sotmen.një histori e famshme kapedanësh dhe bajraktarësh me zë, me miq në Reç e Lurë, me miq në Bulqizë e Zerqan, Gjoricë e Maqellarë.Është pikërisht një trevë e cila shtrihet më gjërë në historinë kombëtare, një trevë me pjesët e saj që vijnë në plotësim të fjalës, mikpritjes besës dhe dashurisë për trollin amtar.Një histori bashkimi dhe ndërkëmbim vlerash që gjithnjë i patën dhe i kanë zonat e Veriut, ndaj, kënga për Hajredin Pashën e plotëson nganjëherë në sfond peshën e fjalës dhe i jep një ngjyresë të një timbri të bukur poetik.Nga Pukka vjen regjizori dhe kuratori i veprimtarisë së bukur ,Fran Vukaj, njeri me talent, çmontues i situatave dhe ndërtues i tyre, njeri i dashur, i gjendshëm, pasionat, me shije dhe sens të spikatur njerëzor.Gjithçka thurët natyrshëm jo për ti bërë lavde Xhelalit,po për të ngritur në një sistem vlerash të vlertën njerëzore, për të treguar sesi mund të bëhet një veprimtari e tillë, jashtë çdo ftohtësie akademike,ku akademizmi dhe zyrtarja nuk përjashtohet.Kjo ardhje e shumtë njerëzish,miqsh, shokësh, njerëz të artit dhe kulturës, pushtetarë dhe zyrtarë të dikurshëm e të sotëm, tregon për rrezatimin e sjelljes njerëzore në kohë, për mirëkuptimin, tolerancën dhe gjendshmërinë njerëzore, cilësi që spikatin tek një njeri për të merituar titullin e qytetarit të nderit.Jashtë çdo konsumizmi të fjalëve të bukura të cilat i mbartin vetvetiu këto raste, ne mund të themi se Xhelal Marku është një personalitet në fushë të gazetarisë dhe të ekranit, i shfaqur si studiues kohët e fundit, në fushë të turizmit dhe hulumtimeve etnokulturore të trevave shqiptare.Kjo, i ka sjellë atij që pasionin e kahmotshëm të gërmimit në shpirtin njerëzor, kur me një motor përshkonte rrugët e Pukës dhe Mirditës, në vapë e zheg,shi e borë,ta zgjerojë sot në fusha më të thella e të sjellë ndihmesa në këto fusha; duke pasur në proces edhe një libër tjetër me publicistikë  që përfshin një punë disavjeçare.Puna skrupuloze e tij,një punë që vjen edhe në respekt ndaj gjuhës,po të sillnim këtu konstatimin e Ilirian Agollit:dikur korigjonim detyrat e shtëpisë nga lajmet e TVSh-së;është një thirrmë që duhet dëgjuar për gjithë ata gazetarë të sotëm të cilët shkruajnë me gabime, apo flasin pa respektuar rregullat derjtshkrimore.Kjo natyrisht e sjell edhe një herë kthimin e vëmendjes drejt përvojës sa individuale aq kolektive.Selman Marku,Mal Cani,kryetar i shoqatës “Nënë Tereza”, Abaz Marku  do vënë në dukje edhe kontributin e sotëm të Xhelalit në rrafsh të aktivizimit të tij social e human,në  risjellen e përvojës komunikuese drejt njerëzve në nevojë.Kjo, patjetër, i shton një dimension tjetër figurës së tij, është një trashëgimi e kësaj treve të Reçit që ka nxjerrë burra të besës e të  mikpritjes ,burra të faljes e të gjërësisë shpirtërore ,siç është Sheh Ymeri.Reçi që është një zonë me këmbët në Dri e kryet në lartësi të Korabit , një zonë e bukur turistike, natyrisht mbetet një trevë ku historia flet me gjuhën e traditave po edhe e të sotmes , ku bashkëvepron historia me realitetin në një ndërlidhje të mrekullueshme vlerash qytetare e kulturore.Di të vlerësojë, të masë fjalën dhe të gjendet në çastin e duhur të vlerësimit ashtu siç ndodhi me Xhelal Markun.Natyrisht, ky vlerësim nuk është një e bërë e përfunduar, përkundrazi një përmasë e së shkuarës dhe e së ardhmes ,një vijimësi e ndritur e asaj që mrekullisht duhet bërë, sepse një zonë dikur mbahej me burra të mirë dhe të qenë, sot mbahet me intelektualë dhe njerëzit e ditur që nxjerr, me personalitete të fushave të ndryshme, dhe populli gjithnjë di ta vejë notën,larg çdo paragjykimi apo interesi të  ngushtë.Dhe Reçi ka nxjerrë personalitete të shumta, ka nxjerrë njerëz të cilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme në nivel kombëtar edhe më gjërë,ashtu siç e gjithë treva e mrekullueshme e Dibrës.Xhela Marku përfaqëson një figurë më vete, ai është një shembull i punëtorit të palodhur të fjalës dhe një arkivbërësi i pamjeve vizive për dyzet vjet në Mirditë, Pukë e më gjërë, duke dëshmuar një punë sistematike përmes sakrificave të kohës,duke shënuar një kujtesë në atë kohë të vështirë e njëherit sa pasionante.Kjo e ka sjellë profilin e tij në vëmendjen e një opinion të gjërë të njerëzve të gazetarisë,të artit kulturës e më gjërë, po kur rreth tij u soll vëmendja e vendlindjes, besoj, kjo mbetet për të vlerësimi më i bukur, një kurorëzim i merituar ,sa shpirtëror aq edhe shoqëror, sa kulturor aq edhe filozofik, sepse vendlindja përbën për çdo njeri jo vetëm bërthamën e ngjizjes ,por edhe motivin e rritjes, motivin e ecjes,dhe kur e shikon që ke ecur mirë,me gjithë pengesat dhe stërkëmbshat; kupton se kjo lidhje nuk është shkëputur dhe ndjehesh krenar kur pret vlerësimin e saj….



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora